1 Traktati i pikturës së Leonardo Da Vinçit Z. Z. MOIKOM Tiranë, 2019 Westprint Ky libër i kushtohet 500 vjetorit të vdekjes së Leonardo Da Vinçit. Moikom Z. TRAKTATI I PIKTURËS SË LEONARDO DA VINÇITMoikom Zeqo 2 Autori: Moikom Zeqo Titulli i librit: Traktati i pikturës së Leonardo Da Vinçit Shtëpia Botuese: Westprint Pergatiti: Vlash PRIFTI Redaktorë: Fatmir MINGULI Anton PAPLEKA Arti grafi k: Xhina ÇAÇI Kopertina: Në kopertinë piktura e Leonardo Da Vinçit “Salvator Mundi” ISBN: ............................ © Copyright, 2019: Moikom Zeqo3 Traktati i pikturës së Leonardo Da Vinçit PJESA E PARËMoikom Zeqo 45 Traktati i pikturës së Leonardo Da Vinçit LEONARDO DA VINÇI, MENDIMTAR I ARTIT Në 29 prill 1519, pra, 500 vjet më parë Leonardo da Vinçi bëri testamentin tek noteri francez mbretëror Guillaume Boreau. Në 2 maj 1519 Leonardo vdes. Më 12 gusht varroset në Kishën San Fiorentino në Amboise të Francës. Me trashëgimin e tij epokal për shekujt, përveç pikturave, dritareve dhe shënimeve ai la edhe Traktatin e “Diskutimit të piktorit me poetin, të muzikantit me skulptorin”. Në vitin 1999 unë botova librin tim substancial “Kështu foli Mona Liza”. Ky libër i refl ekton idetë kryesore të Traktatit të Leonardo da Vinçit. Në të vërtetë që në 1992, unë e botova në shqip këtë Traktat të përkthyer nga frëngjishtja në revistën “Sot”, nr. 7-8, 1992, faqe 114-123. Më pas lexova librin e famshëm studimor të Paul Valerysë pikërisht për Leonardo da Vinçin.Moikom Zeqo 6 Në këtë 500 vjetor po e botoj Traktatin si dhe përsiatjet estetike të Valery-së!7 Traktati i pikturës së Leonardo Da Vinçit TRAKTAT PER PIKTUREN Diskutimi i piktorit me poetin, muzikantin dhe skulptorin I Piktura është poezi memece, kurse poezia është pikturë e verbër. Si njëra dhe tjetra synojnë të imitojnë natyrën sipas forcave të tyre. Si me anën e njërës ashtu dhe me anën e tjetrës mund të mësohet shumë ashtu siç veproi edhe Apeles1. Piktura është e varur nga syri që është ndjenja më fi snike. Kjo vartësi e bën atë të ketë atë proporcion harmonik që shëmbëllen me zëra të zakonshëm, të bashkuar në një kohë. 1 ) Apeles. Piktor i Greqisë së vjetër i gjysmës së dytë të shek. 4 p.e.s. Është autor i portreteve të Aleksandrisë të Maqedonisë, i tablove që paraqesin Afërditën që del nga uji, i tablosë “Komploti”. Veprat e Apelesit të shquara për kohën e vet nuk janë ruajtur. (Shënim i përkthyesit).Moikom Zeqo 8 Për pasojë do të dilte një harmoni e tillë që kaq shumë do të kënaqte veshin, sa që dëgjonjësit do të ngrinin në vend nga habia. Vlejnë më tepër bukuritë proporcionale të portretit të engjëllit të paraqitura në tablo. Si rezultat i këtij proporcionaliteti, del ai tingëllim i vetëm, i cili i shërben syrit, ashtu si muzika veshit. Dhe në qoftë se kjo harmoni bukurish do t’i tregohet adhuronjësit, nga ku këto hijeshi janë marrur, atëherë pa dyshim, ai, do të ngrijë nga habia dhe gëzimi i pakrahasueshëm që i kalon të gjitha ndjenjat e tjera. Me qenë se poezia jep bukurinë e përsosur me anë të paraqitjes së pjesëve të veçanta, nga të cilat futet në tablo bukuria e mësipërme, atëherë nga poezia do të fi tohet diçka e ngjashme sikurse në muzikë dëgjimi i secilit zë veçmas në kohë të ndryshme, nga i cili nuk do të dilte një tingull i pëlqyeshëm. Do të ishte një lloj sikur ne të dëshironim të tregonim portretin në pjesë, gjithmonë duke mbuluar ato pjesë të treguara përpara atyre që i shohim. Me këtë paraqitje, kujtesa jonë nuk do të krijojë asnjë proporcionalitet harmonik, sepse syri nuk mund të marrë në shikim të gjithë fytyrën menjëherë.9 Traktati i pikturës së Leonardo Da Vinçit E njëjta gjë ndodh edhe me bukurinë e një sendi të çfarëdoshëm i menduar nga poeti, përderisa pjesët e tij emërohen të shkëputura veç e veç dhe në kohë të ndryshme e për pasojë kujtesa nuk merr asgjë të harmonishme. Me të drejtë ankohet piktura se është përjashtuar nga numri i arteve të lira. Ajo është bijë e vërtetë e natyrës dhe realizohet nga një ndjenjë më tepër e lartë. Për këtë shkrimtar, ju nuk keni të drejtë që nuk e futët atë në numrin e arteve të lira. Ajo nuk merret vetëm me krijesat e natyrës, por edhe me një numër të pafund krijesash që natyra asnjëherë nuk i ka krijuar. Next >