T R I O D IDHEP E S E D H J E T O R J AE PërktheuI M Z O T F A N S T Y L IA N N O L IE Botoj PESHKOPATA E AMERIKESBOSTON, MASS.1952GJYSHES SE DASHURS UMBA G J E R Q NO LIPER KUJTIM TE PERJETMEPERKTHENJESIPJESA E PARETRIODIE DIELA E PUBUKANIT EDHE FARISIANITTHIRRTORETKëndohen dhjetë, domethënë shtatë të Tingëllit edhe dy dy të Triodit, dyke përsëritur të parën:T. I. Le të mos falemi farisianisht o vëllezër, se ay që e lartëson veten do të përunjet, po le të përunjemi përpara Perëndisë si Publikani, dhe le të thërresim të agjëruar: Kij mëshirë për ne mëkatarët o Perëndi.Farisiani i fryrë prej ambicjes së kottë, dhe Publikani i krusur prej pendimit, t’ u-afruan o Zot i vetëm; po ay i humbi të mirat me mburrjen, dhe ky i trashëgoj dhuratat me heshtjen. Me këto psherëtime përkrah-më, o Krisht o Perëndi si njeridashës.LAVDI, T. T. IV. O Zot i gjithëfuqishim, e di sa forcë kanë lotet: Se e çkëputnë Ezekinë nga vdekja, se e shpëtuan mëkatarin nga gremina, dhe e drejtësuan Publikanin përmi Farisianin. Të lutem pra nëmëro-më me ata dhe mëshiro-më.Tania e Tingëllit, edhe Pasvargjet e TingëUit.LAVDI, T. T. I. Sytë më janë rënduar nga mëkatat, edhe nukë munt t’i ngre përpjetë, dhe ta shikonj kulmin e qiellit, po prit-më të penduar si Publikanin dhe mëshiro-më o Shpëtimtar.Tania e Tingëllit, edhe Përlëshoret e Tingëllit.2TRIODISHKURTORJA, T. HI PAS I PARTHENOS SIMERONLe t’i sjellim psherëtim, si Publikani Perëndisë, dhe përdhe mëgjunjazi, si mëkatarë le t’i biem, se ay, pruri shpëtimin, për njerëzinë, dhe i ndjen, të gjith’ ata që po pendohen, se për ne u-mishërua, i Bir’ i Atit, që nukë ka nisje.SHTEPIALe të përunjemi të gjithë o vëllezër, dhe le ta goditim ndërgjegjen me psherëtime dhe vajtime, që të çfaqemi besnikë, të pafajmë dhe të falur, përpara gjyqit të përjetm ë; se atje me të vërtetë është ndjesa, të cilën lutemi tani ta shohim; se atje në Parajsën e çudiçime nukë ka as dhëmbje as helme as psherëtim; se atë e ka krijuar Krishti Perëndi, i Bir* i Atit, që nukë ka nisje.SINAKSARIGjithë sot, kujtojmë parabollën e Publikanit edhe Farisianit prej Ungjillit të Shën Llukajt.Me nërmjetimet e Gjithë Shenjtorëve çudibërës, o Krisht o Perëndi, mëshirona dhe shpëtona. Amin.ZBRITESORET, T.T.II OS EN IPIRO PEZEFSAS O ISRAILKëndohen një javë pas Përhasjes.I. E kapërceu më këmbë Detin e Kuq, Israeli me lavdi, dhe të mbytur e shikoj, ushtërinë ndjekëse, dhe Zotin hymnonte besërisht, me këngë mundëse.IH. Si ti të shenjtë s’ ka, o Zot Perëndia ynë, dhe përpjetë e ngrite, ballën e besnikëve, edhe na dhe shiguri mi shkëmbin e rëfimit tënt.E DIELA E PUBLIKANIT EDHE FARISIANIT 3IV. 0 Krisht o Perëndi, ti forca ime je, Kish’ e shenjtë thërret e të këndon, këngë brohoritëse, me tërë zëmrën besërisht, në shërbesat e të kremteve.V. Në dritën tënde o Zoti Krisht, ndrit-i zëmrat e besnikëve me mall dhe dashuri, bëj-i që të besojnë, që i Bir’ i Perëndisë je, dhe shpëtoj-i nga gremina e mëkatave.VI. Kur detin e jetëve të përzier e shikonj, prej ngasjeve dhe shqotave, menjëherë në limanin tënt, sulem dyke thirrur. Prej prishjes ti më shpëto, Zot i dhëmpshur i mëshirave.Vn. Furra çfaqet vesëprurëse, me krahun e Engjëllit, për Tre Djemat në zjarr, me një uidhër të perëndishmë, populli thërret, dhe Mbret’ i Kaldenjve tok me t a : 0 Perëndi dhe Zot i Math, për jetë i bekuar je.VIII. Për Tre Djemat e bëre, flagën vesonjëse, për flin’ e të drejtit, ujën e bëre zjarr, se çdo gjë o Krisht, posa e do e bën. Pra të lavdërojmë përherë dhe për jetë.IX. Asnjë njeri Perëndinë nuk e sheh, se nuk e shohin dot as ushtërit’ e Engjëjve. Po me ty o Hyjlin- dëse, u-duk përmi dhe Fjala e mishëruar; pra kur mblidhemi, madhështojmë ty dhe Zotin Krisht, tok me gjith’ Engjëjtë.Pas Dërgimësores NgjaUësore këndohen:DERGIMESORET, T. II.PAS TIS MATHITES SINELTHOMENBesnikë neveriteni, mburrjen farisiane, si Publika- ni me pendim, çfaqni përunjësinë, dhe lartësojeni4TRIODIshpirtin, edhe thirrini Zotit: Mëshirë kij o Zoti Krisht, o i Bir i Marisë o Shpëtimtar, që për ne durove Kryq edhe vdekje, edhe i ngjalle njerëzit, me fuqi perëndore.O Krijetar i botëve, o Zot i gjithësisë, prej Shën Marisë more trup, dhe njeri pa ndryshuar, për njerëzit na u-bëre, na e përsërite shpirtin, të prishur prej mekatave, ti që linde prej Nëne çuditërisht, pra thërresim besërisht të gjithë, me lavdërim dhe brohori. Zonj’ e jetës gezohu.LAVDERIMETKëndohen pesë të Tingëllit edhe dy të Triodit, dyke përsëritur të parën:T. m . Shiko o shpiti im ndryshimin, midis Pub- likanit edhe Farisianit, urrej-e mburrjen e keti, imitoj-e përunjësin’ e ati dhe thirr: Fal-më o Perëndi, dhe kij mëshirë për mua mëkatarin.Urrejeni o besnikë, mburrjen e Farisianit, edhe kini zili për pendimin e Publikanit, mos e lartësoni veten, po përunjuni dhe thërrisni besërisht: 0 Perëndi na i ndje mëkatat.LAVDI, T. n. Farisianin që mburrej me veprat, edhe e drejtësonte veten, e dënove o Zot, edhe Publikan- in e përunjur, që lypte ndjesë me psherëtim e drejtësove, se nuk i pëlqen mejtimet kryelarta, dhe zëmrat e thyera nuk i meprizon; përandaj pra të biem nër këmbë me përunjësi, ty që ke pësuar për ne dhe të thërresim: Fal- na ndjesën dhe përdëllimin e math.TANI. E përmibekuar je, o Hyjlindëse Virgjër- eshë___Doksologjia e Madhe. Në Hyrjen këndohen Tropari i Tingëllit, i Shenjtit të Kishës, p astaj:E DIELA E PUBLIKANIT EDHE FARISIANIT 5SHKURTORJA, T. IV PAS EPEFANIS SIMERONNga Farisiani lark, le të qëndrojmë, dhe le t*i përunjemi, si Publikani me vajtim, le të thërresim me zë të m ath: Zot kij mëshirë, për ne që pendohemi.APOSTULLIFaluni dhe çpagojeni Zotin Perëndinë tonë.Zoti ësht i njohur në Jude.Këndimi prej Letrës n së Palit për Timothenë.Bir Timothe, më ke pasuar në mësimin, në rritjen, në qëllimin, në besën, në zëmërgjerësinë, në dashurinë, në durimin, në ndjekjet, edhe në vojtjet, që na kanë ngjarë në Antioki, në Konjë, dhe në Lystrë. Sa ndjekje kam vojtur, po nga të gjitha më ka shpëtuar Zoti. Dhe ashtu do të ndiqen të gjithë ata, që duan të rrojnë pieto- zisht më Krishtin Jesu. Po njerëzit e liq dhe gënjeshtarë do të përparojnë për më keq, dyke rejtur dhe dyke u-rejtur. Po ti qëndro në ato, që ke mësuar dhe që ke besuar, se e di nga cili i mësove, dhe i di që prej fosh- njërie Shkripturat e Shenjta, të cilat mundin të të urtësojnë për shpëtimin me anën e besës më Krishtin Jesu, Zotin tonë.UNGJILLI PAS LLUKAITZoti tha këtë parabollë: Dy njerës u-ngjitnë në Shenjtëroren të falëshin. Njëri ishte Farisian dhe tjatri Publikan. Farisiani qëndroj, edhe falej me vete kështu: “0 Perëndi, të përhironj që nukë jam rëmbe- njës, i padrejtë, dhe kurvar, si njerëzit e tjerë a si ky Publikan. Agjëronj dy herë në javë, dhe jap të dhjettën e tërë pasurisë që kam.” Dhe Publikani qëndroj përNext >