E DIÉLA É SHÉNJTE É PASHKES SE MADHÉ

SHERBÉSA E MENGJÉZIT DHÉ Ê MÉSHES

Ne mes te nates, passi békon Prifti, «Lavdi ty, ô Pêrendia jone, lavdi me ty», «Shent Pérendi», «Meshirô, ô Zot» 12 hère, Lavdi é Tani, «Ejani le t’i falémi» 3 hère, Psalrni 51, pastaj Kanuni i se Shtunes se Madhé. Pas kênges IX te Kanunit, «Shent Pérendi» ne Alltar, Tropari «Kur zbrité te vdékja», Litani é Gjére dhé Perleshim.

Pastaj dél Prélati a Prifti nga Dér’ é Bukur, me nje qirí te ndézur ne dore, préj te cilit ndézin populli, dyké u-kenduar tri hère ky Tropar:

T. T. I – Eni mérrni drite préj drites qe s’pérendon dhé lavderoni Krishtin qe u-ngjall se vdékuresh.

Pastaj dalin jashte Kishes, dyké kenduar ketê Tropar:

T. T. II – Ngjalljén tende, ô Krisht Shpetimtar, Engjejte hymnojne ner qiéjte; vléresô-na dhé né mi dhè te te lavderojme me zerner te paqmé.

Passi arrijne té vendi i prégatitur, Diaku therrét «Dhè qe te vléresohémi», dhè kendohét préj Prélatit a Priftit Ungjilli i Mbrêmesorés se Shtunes se Madhé, a Ungjilli Mengjézor II. Pastaj Prélati thote me zê te larte:

Lavdi Trinise se Shénjte, se bashkeqênurshmé dhè se pandare, pergjithmone, tani é perhére, é ne jeté te jétevé. Amen.

Dhè me nje hère kendohét:

T. T. I – Krishti u-ngjall se vdékuresh, me vdékjé vdékjén shkéli édhé te varrosurvé u fali jéten.

Thuhét tri hère préj Priftit dhé 6 hère préj Vallévé me ketà VARGJÉ:

Lé te ngjallét Pérendia, dhé lé te perndahén armiqt’ é tij, dhé lé te ikin préj faqés se tij atà qe i kane meri.

Si debirét tymi, lé te debirén, si shkrin qiriu nga faq’ é ziarrit.

Ashtu do te humbasin mekataret préj faqés se Pérendise, dhé te dréjtet do te defréjne.

Kjo eshte dita qe bêri Zoti; lé te ngazellohémi é lé te defréjme ne te.

Lavdi Atit, é Birit édhé Shpirtit Shénjt. Tani é perhére, é ne jeté te jétevé. Amen.

Pastaj Prifti thote «Krishti ngjall» dhé mérr fundin Vallja. Litani é Madhé dhé Thirrja «Se ty te ka hié ç’do lavdi», étj. Passi hyjne ne Kishe, kendohét ky KANUN, T. I:

Kênge I

Dit’ é Ngjalljés! Lé te ndriçohémi, ô popuj. Pashka é Zotit, Pashka! Se préj vdékjés té jeta dhé préj dhéut ne qiéll na shpuri Krishti Pérendia jone, dyké kenduar kênge mundesé.

Lé te paqesojme ndjénjat, dhé do te shohim me driten é paaferuar te Ngjalljés Krishtin qe vétetin, dhé do t’a degjojme te thote me zê te larte Gezohuni, dyké kenduar kênge mundesé.

Qiéjte lé te defréjne, siç vlén, dhé lé te ngazellohét dhéu, dhé têre bota é dukur dhé é padukur lé te krémteroje, se u-ngjall Krishti, gezimi i améshuar.

Pas ç’dô Kênge thuhêt tri hère «Krishti u-ngjall» dhé pastaj ky Tropar:

Kur u-ngrit Jésuj préj varrit, siç paretha, na dha jéten é améshuar dhé perdellimm é math.

Litaní é Vogel dhé Thirrja: «Se jotja eshte potera…»

Kênge III

Eni te pime nje te pire te ré, qe s’dél çuditerisht préj nje shkêmbi te thate, po burimin é paprishjés qe kecén préj varrit te Krishtit, me te cilin shigurohémi.

U-mbushne me drite te gjitha tani, qiélli é dhéu dhé te nenedhéshmét; lé te krémteroje pra têre Kriésa Ngjalljén é Krishtit, me te cilen shigurohét.

Die varrosesha me ty, ô Krisht, ngrihém me ty sot qe u-ngjallé; kryqesohesha die me ty; ti me lavderô bashke, ô Shpetimtar, ne mbréterí tende.

Litaní é Vogel dhé Thirrja: «Se ti je Pêrendia jone… »

Degjim – T. IV

Kur ardhe Grate me Marine para agimit dhé gjétne gurin te rrugullizur, degjonin préj Engjellit: Atê qe rron té drit’ é améshuar si é kerkoni si njéri me te vdékurit? Réntni dhé i leçitni botes si u-ngrit Zoti, dyké vrare vdékjén; se eshte i Bir’ i Pérendise, qe shpeton gjindjén é njéresvé.

Kênge V

Lé te qendroje me né Hyifolesi Abbakum mi ruajtjén é pérendishmé, dhé lé te rrefeje Engjellin dritesiélles qe therrét shéshit: Sot vjén shpetimi té bota, se u-ngjall Krishti si i têrefuqishim.

Krishti u-trégua mashkull, se çéli gjirin virgjeror; si njéri u-quajt qénq i pacinuar, se nuke njohu njolle, Pashka jone; dhé si Pérendi é vertéte, quhét i mbaniar.

Si qénq i permoteshim, thérét per te gjithe vullnétarisht kurora jon’ é mire é békuar, Pashka paqesoré; dhé perseri préj varrit na ndriti i bukuri diéll i dréjtesise.

Hyjprindi David u-hoth, dyké kecyér perpara arkes se hiéshmé; dhé né, populli i Pérendise i shénjte, dyké shikuar mbarimin é symbolévé, lé te defréjme hyjerisht, se u-ngjàll Krishti si i têrefuqishim.

Litani é Vogel dhé Thirrja: «Se ti je Pérendi é mire dhê njéridashesé…».

Kênge V

Lé te mengojme qe mé-nate, dhé lé t’i blatojme Zotit hymne ne vent te myrres, dhé do te shikojme Krishtin, diéllin é dréjtesise, qe u lint jéten te gjithevé.

Kur pane meshiren tende te pamatur atà qe permbaheshin ner radhet é Férrit, ô Krisht, shpéjtonin té drita me kêmbe te ngazelluar, dyké trokitur Pashke t’améshuar.

Lé t’i dalim perpara me lampadé ne dore Krishtit qe dél préj varrit, si nje dhênderri, dhé lé te krémterojme me urdherét krémtofilé Pashken shpetimtaré te Pérendise.

Litani é Vogel dhé Thirrja: Se eshte i békuar émeri yt dhé e lavderuar mbréteria joté… »

Kênge VI

Zbrité ne me te poshtmét é dhéut dhé dermové llozét é perjéteshme, qe ruanin te burgosurit, ô Krisht, dhé pas tri ditsh, si Jonai préj balénes, kecévé jashte préj varrit.

Dyké ruajtur shilat te pangara, ô Krisht, u-ngrité préj varrit, ti, qe nuke cenové klyçét é virgjeréshes me lindjén tende, dhé na çélé dyért é Parajses.

O Shpetimtari im, viktim’ é pathéreshmé qe me fal jeté, dyké i blatuar vétén Atit vullnétarisht, ngjallé Adamin me gjithe gjindjén é tij, kur u-ngjalle préj varrit.

Litani é Vogel dhé Thirrja: «Si ti je Mbrét’ i Botes…»

Shkurtore – T. T.IV

Me gjithe qe zbrité ne varr, ô i Pavdékeshme, po rrezové potéren é Férrit; dhé u-ngjallé si mundes, ô Krisht Pérendi, dyké u thêne Gravé Myrrepruresé «Gezohuni», dhé Apostujvé te tu u dhurové paqen, ti qe u fal ngjalljén te rênevé.

Shpia

Diéllin para diéllit, qe pérendoj nje hère ne varr, dyké menguar qe ménate, vane t’a kerkonin si dite Vajzat Myrrepruresé dhé i therrisnin njêra tiatres: Eni, ô miqésha, t’a lyéjme me aroma trupin jéteprures te varrosur, trupin é shtrire ne varr, qe ngjall Adamin fajtor. Eni, shpéjtoni, si Maget, t’i falémi é t’i blatojme myrra per dhurata jo te peshtiéllurit ner shpergij, po ne prokof, dhé lé te qajme é te therrésim: Ngjallu, ô Zot, qe u fal ngjalljén te rênevé.

Synaksar

Te Diélen é Shénjte te Pashkes se Mâdhé krémterojme vête Ngjalljén jétepruresé te Zotit, dhé Pérendise, dhé Shpetimtant tone Jésu Krisht.

Vark – Krishti zbriti kunder Férrit vétem.

U-ngjit si mori shume plaçka mundjéjé.

E Ati eshte lavdia dhé potéra ne jete te jétevé. Amen.

Pastaj thuhén per se tréti: «Mê-qene-qe pamé Ngjalljen e Krishtit» dhé «Kur u-ngrit Jêsuj prej varrit».

Kênge VII

Ay qe shpetoj Diémat préj furres, passi u-bê njéri, peson si i vdêkshim, dhé me pesimin é tij vésh njérine me mirhiésin’ é paprishjés, Pérendi é Atervé tane, i vétemi i békuar dhé i permilavdishim.

Grate Hyjmendesé me myrra te réntne pas; dhé ate qe kerkonm me lot si te vdékshim, é adhuruan me gas si Pérendi te gjallé, ô Krisht, dhé Pashken myshtiké u ungjillezuan Dishépujvé te tu.

Krémterojme vrasjén é vdékjés, rrezimin é Férrit, nisjén é nje jeté tiater t’améshuar; dhé, dyké kecyér, hymnojme shkaketarin, Pérendin’ é Atervé tane, te vétemin te békuar dhé te permilavdishim.

Me te vertéte é shénjte dhé é krémteniar préj te gjithevé kjo nate shpetimtaré dhé é ndriçimé, qe parelajmeron diten é shkelqyér te Ngjalljés, me te cilen drita pa-mot u shkelqéu te gjithevé préj varrit truperisht.

Litani é Vogel dhé Thirrja: «Qofte potéra é Mbréterise s’ate e bekuar
dhé é lavderuar…»

Kênge VIII

Kjo eshte dit’ é zgjédhur dhé é shénjte, é para dit’ é javes, mbréterésha dhé zonja, é krémt’ é te krémtévé, dhé panair’ i panairevé, me te cilen békojme Krishtin per jeté.

Eni, me diten é shenuar te Ngjalljés, te kungojme préj pémes se ré se vréshtes, préj defrimit te hyjeshme, préj mbréterise se Krishtit, dyké é hymnuar per jeté.

Ngrér syte rréth téjé, Sion, dhé shikô; ja se ku te vijne bijt’ é tu, te hyjndriçim si yj, nga pérendimi dhé nga veriu, nga déti dhé nga lindja, dyké békuar me ty Krishtin per jeté.

At’ i têrefuqishim dhé Fiale dhé Shpirt, natyr’ é bashkuar me tri substanca, i permiqênurshme dhé i permihyjeshme, me ty jémi pagezuar dhé ty te békojme per gjithe jétet.

Litaní é Vogel dhé Thirrja: «Se i békuar eshte émeri yt dhe é lavderuar Mbréteria joté…».

Pastaj DIAKU: «Hyjndesen dhé Mêmen ê Drites me hymne nderimi le t’a lavderojme», dhé kendohét:

Kênge IX

Madheshtô, ô shpirti im, ate qe, dyké dashur, pesoj dhé u-varros dhé u-ngjall pas tri ditsh préj varrit.

Ndriçohu, ndriçohu, ô Jérusalem i ri, se lavdi’ é Zotit lindi permi ty; loj vallé tani dhé ngazellohu, ô Sion, dhé ti, ô Hyjlindesé é qashter, defré me Ngjalljén é t’yt Biri.

Madheshtô, o Shpirti im, Krishtin jétedhênes, qe u-ngjall pas tri ditsh préj varrit.

Ndriçohu, ndriçohu…

Krishti eshte Pashk’ é ré, théroréja é gjalle, qéngj’ i Pérendise qe ngré mekatin é botes.

O zêr’ i hyjshim, i dashur, édhé fort i embel! se me né u-zotové me te vertéte te jésh gjér ne mbarim te jetés, ô Krisht; dhé keté ankur shpetimi dyké patur, né bésniket ngazellohémi.

Sot kríés’ é têre gezohét é ngazellohét, se Krishti u-ngjall dhé Férri u-plaçkua. O zêr’ i hyjshim…
O zêr’ i hyjshim…
Lavdi – Madheshtô, ô shpirti im, potéren é Hynise se triqênurshmé dhé se pandare.

O Pashka é madhé dhé hiéroré, ô Krisht; ô urtésí dhé Fiale dhé fuqi é Pérendise! Vléresô-na te marrim piése shéshit té dita é pambrémeshme é mbréterise s’até.

Tani – Gezohu, Virgjeréshe, gezohu; gezohu, é békuar; gezohu, é lavderuar; se Biri yt u-ngjall pas tri ditsh préj varrit.

O Pashka é madhé…

Zbritesoré

Engjelli i therristé Hirplotés: Gezohu, Virgjerésh’ é qashter, dhé prape te thorn, Gezohu; se Biri yt u-ngjall pas tri ditsh préj varrit.

Ndriçohu, ndriçohu…

«Krishti u-ngjall» tri hère, «Kur u-ngrit Jêsuj préj varrit» nje hère, Litani é Vogel dhé Thirrja: «Sé ty te kendojnt gjithe fuqit’ e Qiêjvé…»

Dergimesoré – T. II

Si fiété truperisht si njéri, ô Mbrét dhé Zot, u-ngjallé i triditeshme, ngrité Adamin nga prishja, dhé abolité vdékjén. Pashka é paprishjés, shpetimi i Botes (tri hère).

LAVDERIMË – T. T.I

Kendohén kater te parât Vargezimé Ngjalljésoré te Tingellit I, pastaj ketô te Pashkes, me keto vargjé:

Lé te ngjallét Pérendia dhé lé te perndahén…

Pashka hiéroré na u-çfaq névé sot; Pashk’ é ré, é shénjte, Pashka myshtiké, Pashk’ é gjithendéruar, Pashka, Krishti çperblénjes, Pashka é panjolleshmé, Pashk’ é madhé, Pashka é bésnikevé, Pashka qe ha çéli dyért é Parajses, Pashka qe shénjteron gjithe bésataret.

Si debiret tymi, lé te debirén…

Ejani préj pamjés, Gra mirelajmeronjesé, dhé Siones thojini: Prit préj nésh ungjillezimé gazi te Ngjalljés se Krishtit; defre dhé gezohu, dhé ngazellohu, ô Jérusalem, dyké pare Krishtin Mbrét te kecèje si dhênderr préj varrit.

Ashtu do te humbasin mekataret…

Grate Myrrepruresé qe mé-nate qendruan té varr’ i Jétedhênesit, gjétne nje Engjell qe rrinté mi gurin, dhé ay u foli keshtu, dyké thêne: Si kerkoni te gjallin me te vdékurit? Si vajtoni si me prishjé te paprishurin? Çapni dhé leçituni Dishépujvé te tij.

Kjô eshte dita qe é bêri Zoti…

Pashka è gezuar, Pashka é Zotit Pashka, Pashk’ é gjithendéruar na lindi, Pashka, me gas lé te perqafojme njêri tjatrin, ô Pashke, çperblim i hélmit, se Krishti sot shkelqéu préj varrit si préj nuseroréjé, dhé i mbushi Grate me gezim, dyké thêne: Leçituni Apostujvé.

Lavdi é Tani – Dit’ é Ngjalljés, lé te ndriçohémi préj panairit dhé lé te perqafojme njêrijatrin; lé t’u thémi, ô vellézer, dhé atyré qe na urréjne; lé t’i ndjéjme te gjitha me diten é Ngjalljés dhé keshtu lé te therrésim: «Krishti u-ngjall se vdékuresh, me vdékjé vdékjén shkéli edhé te varrosurvé u fali jéten (tri hère).

Passi békon Prifti, thuhét «Krishti u-ngjall» 10 hère me Vargjét si me siper.

NE MESHE

Hyrtoré

Ner Kisherat békoni Pérendine, Zotin préj burimit t’Israélit. Shpetô-na, ô i Bir’ i Pérendise, qe u-ngjallé se vdékuresh, né qe te kendojme: Alléluia.

Para se te dale Prifti me Ungjillin, kendohét nje hère dhé pastaj 3 hère «Krishti u-ngjall», pastaj Degjimi dhé Shkurtorja.

Ne vent te «Shent Pérendi», thuhét:

Sa u-pagezuat me Krishtin, me Krishtin u-véshte. Alléluia.

APOSTULL

Kjô eshte dita qe bêri Zoti; lé te ngazellohémi dhé le te defréjme ne te.

Rreféni Zotin, se esht i mire, se perdellim’ i tij mban per jeté.

Kendimi préj Aktévé t’Apostujvé.

Fialen é pare, ô Théofil, é bêra per te gjitha sa nisi Jésuj te bêje é te mesoje gjér m’atê dite qe u-shéstjua, passi me anen é Shpirtit Shénjt u là porosira Apostujvé qe pat zgjédhur. Te cilevé u deftéu dhé vétén é tij te gjallé passi pesoj me shume shenja, dyké u-dukur ner ta per dyzét dite, dhé dyké u folur per punet é mbréterise se Pérendise. Dhé dyké qêne mblédhur, i porositi mos ndahén nga Jérusalémi, po te présin zotimin é Atit qe degjuat préj méjé. Se Joani pagezoj me uje, po ju do te pagezohéni me Shpirt Shénjt jo pas shume ditsh qe sot. Kur u-mblodhe pra, é pyésnin, dyké thêne: «Zot, valle me ketê kohe do t’i réstorosh mbréterine Israélit?» Dhé ay u tha: «Nuk eshte puna juaj te njihni koherat é motet qe i ka vêne Ati ne potére te tij. Po do te mérrni fuqi, kur te vije Shpirti Shénjt mi ju; dhé do t’me jini deshmore ne Jérusalem dhé ne têre Judéne dhé Samarine, édhé gjér ne funt te dhéut.»

UNGJILL – PAS JOANIT

Ne kryé ishté Fiala, dhé Fiala ishté me Pérendine, édhé Fjala ishté Pérendi. Kjô ishté ne kryé me Pérendine’ te gjitha u-bêne me anen é saj; dhé pa atê nuk u-bê asnje gjê nga ç’ qè bêre. Ne te ishté jeté, édhé jeta ishté drita é njéresvé. Édhé drita ndrit n’érresire, dhé érresira nuk é kupetoj. Qé nje njéri i derguar nga Pérendia, emeri i te cilit qé Joan. Ky ardhi per deshmim, qe te deshmoje per Driten, qe te bésojne te gjithe me anen é tij. Ay nuk ishté Drita, po qé per te deshmuar per Driten. Ishté Drita é vertéte, qe ndrit ç’dô njéri qe vjén ne bote. Ishté ne bote, édhé bota u-bê me anen é tij, édhé bota nuk é njohu. Ardhi ner te tijte, édhé te tijte nuk é pritne. Po sa é pritne, u dha potére te bêhén bij Pérendié atyrévé qe bésojne me émerin é tij. Te cilet nuke lintne préj gjakrash, as préj deshiré mishi as préj deshiré burri, po préj Pérendié. Édhé Fiala u-bê mish édhé ndenji nder né (dhé é pâme lavdin’ é tij, posi lavdi te vétemlindurit préj Atit), plot me hir é me te vertéte. Joani deshmon per te dhé thirri, dyké thêne: «Ky eshte ay per te cilin thashe: Ay qe vjén pas méjé eshte me i math se une, sépsé ishté perpara méjé». Dhé préj plotesise se tij né te gjithe muarme, dhé hir per hir. Se ligja u-dha préj Moisiut, po hiri dhé é vertéta ardhi préj Jésu Krishtit.

Pastaj thuhét Mésh’ é Gojartit.

Ne «Véçan Têreshénjten» thuhét: «Engjelli i therristé Hireplotés»

Kungatoré

Kungoni préj Trupit te Krishtit, ngjeroni préj burimit te pavdékshim.

Ne vent te «Pame driten» dhé te «Emer’ i Zotit qofte i békuar» thuhét: «Krishti u-ngjall».

Pas Urimit prapa Ambonit, «Krishti u-ngjall» pa zê tri hère. Pastaj kendohét préj Priftit ky:

URIM

I SHEN JOAN GOJARTIT

Cilidô piétos dhé hyjdashes lé te gezoje ketê panair te mire dhé te shkelqyér. Cilidô sherbetor mirenjohes lé te hyje i gezuar té gazi i te Zott. Ay qe u-mundua, dyké kréshmuar, lé te gezoje tani dénarin. Ay qe punoj qe préj ores se pare, lé te prése sot çpagimin é dréjte. Ay qe ardhi pas se trétes lé te krémteroje me gjithe zemer. Ay qe arriu pas se gjashttes lé te mos dyshoje asfaré; se nuke peson asnje dêm. Ay qe vonoj gjér me te nêntten, lé t’afrohét pa hézituar faré. Dhé ay qe arriu vétem me te njembedhiétten, lé te mos trembét nga vonirni. Se Zoti, dyké qêne i zemerdhempshur, prêt te funtmin sikunder dhé te parin, çloth atê te se njembedhiéttes, si atê qe punoj qe préj se pares. Dhé te funtmin é perdellén dhé te parin é sheron; dhé atí i jép dhé ketí i fal; dhé punet i prêt dhé mendimin é pelqén; dhé vépren é ndéron dhé qellimin é levdon. Hyni pra te gjithe té gazi i Zotit tone; dhé te pare dhé te dyte, gezoni rogen. Te pasur dhé te varfer, vallézoni me njêrjatrin; te perkoreshme dhé te ngathet, ndéroni diten; sa kréshmuat dhé sa nuk kréshmuat, defréni sot. Tryésa eshte plot, hani qe te gjithe. Viçi eshte i shume, asnje lé te mos dale uret. Te gjithe, gezojéni darken é béses; te gjithe, gezojéni pasurin’ é miresise. Asnje lé te mos vajtoje per varferi; se u-çfaq mbréteria é perbashkmé. Asnje lé te mos qaje per fajé; se ndjésa lindi nga varri. Asnje lé te mos kéte frike nga vdékja; se na çliroj vdékja é Shpetimtarit. E shuajti, kur permbahéj préj tij. E plaçkoj Férrin ay qe zbriti ne Férr. E hidheroj, kur ngjeroj mishin é tij; dhé ketê dyké pareshikuar Isaïa, thirri: Férri u-hidherua, tha, kur te hasi poshte. U-hidherua, se u-abolit. U-hidherua, se u-perqésh. U-hidherua, se vdiq. U-hidherua, se u-rrezua. U-hidherua, se u-burgos. Priti trup dhé gjéti Pérendi. Priti dhé, é hasi qiéll. Mori atê qe shikonté dhé ra ngaha nuke shikonté. Kû eshte gjêmbi yt, ô vdékjé? Ku eshte mburrja joté, ô Férr? U-ngjall Krishti dhé ti u-hodhé poshte. U-ngjall Krishti dhé rane démonet. U-ngjall Krishti dhé gezohén Engjejte. U-ngjall Krishti dhé jeta qytéterohét. U-ngjall Krishti dhé asnje i vdékur s’mbéti ne varr. Se Krishti, dyké u-ngjallur se vdékuresh, u-trégua kulloshtra é te fiéturvé. E atí eshte lavdia dhé potéra ne jeté te jétevé. Amen.

Dhé me nje hère Kendohét TROPAR’ I SHENJTIT, T. T. IV:

Hir’ i gojes s’atê qe shkelqén si pishtar ndriçoj gjithesine, thésaré mosargjentdashjéjé pertogesoj per boten, lartesiren é perunjesise na trégoj. Pô, siç na areson me fialet é tua, ô Atê Joan Gojarte, nermjétô té Krishti Pérendia te shpetohén shpirtét tona.

MBREMESORJA É MADHÊ

Me 10 te mengjézit Prifterijte vishén me robat é tyré me te mira dhé shétitin ne fshat a ne qytét, dyké kenduar ngadalé «Krishti u-ngjall».

Passi hyjne ne Kishe dhé passi békon Prifti, kendohét «Krishti u-Ngjall» tri ne Alltar dhé 6 hère préj Vallévé me Vargjét dhé pastaj nje hère tjater ne Alltar.

Pastaj Litani é Madhé dhé me nje hère Thirrtorét me T. II

Pastaj thuhén 6 Vargezimét Ngjalljésoré te para te mbrêmes te T. II. Pastaj:

Lavdí – Dyké kenduar hymnin shpetimtar, lé te mé mellodisim me goje. Eni te gjithe te biém ner kêmbe té shtepi’ é Zotit, dyké thêne: Ti qe u-kryqesové mi dru, dhé u-ngjallé se vdékuresh dhé je té gjir’ i Atit, kij meshire per mekatét tona.

Tani – Shkoj hiéja é ligjes…

Hyrja me Ungillin. «Drite gazmore».

Parevark

Cila Pérendi esht aq’ é madhé sa Pérendia jone? Ti je Pérendi’ é vétem qe bên çudira.

Pastaj thuhét me shume gjuhe, si pas zakonit, ky

UNGJILL – PAS JOANIT

Si u-ngrys atê dite, qe ish é par’ é Javes, dhé dyké qêne dyérte te mbyllura, atjé ku ishin mblédhur dishépujte, nga frik’ é Judéjvé, ardhi Jésuj dhé qendroj ne mést é u thote: «Paqe me ju». Dhé si tha ketê, u deftéu duarte dhé brinjen é tij. U-gezuan pra dishépujte kur pane Zotin. U tha pra Jésuj perseri: «Paqe me ju; sikunder me ka derguar Ati, dhé une ju dergoj juvé.» Dhé si tha ketê, fryri dhé u thote : «Mérrni Shpirtin Shénjt; kujvé t’u falni mekatét, u jane falur; kujvé t’ua mbani, jane te mbajtura». Pô Thomaj, nje préj te Dymbedhiétevé, qe thuhéj Binjak, nuk ish me atà, kur ardhi Jésuj. I thoshin pra dishépujt é tjére: «E pâme Zotin». Pô ay u tha: «Ne mos pafsha ne duar te tij shtypin é péronavé, dhé te vê gishtin t’ im té shtypi i péronavé, dhé te vê doren t’imé té brinj’ é tij, nuke do te bésoj».

Pastaj Litani é Gjére, «Vléresôna, ô Zot», «Le t’ia mbarojme lutjén tone» étj. Pas Thirrjés, kendojme Pasvargun é pare te Tingellit II, dhé pastaj «Pashke hiéroré», Laydl é Tani: «Dit’ i Ngjalljés», «Krishti u-ngjall» tri hère dhé Perleshim.

JAV’ E PASHKES

Têre Javen é Pashkes bêhét Sherbésa é Pashkes se Madhé, dhé kendohén me radhe Vargezimét Ngjalljésoré te Tingejvé, te Hênen T. II, te Marten T. III, dhé keshtu tutjé.

Te Premtén é Javes se Pashkes kendohét bashke dhé SHERBÉSA É BURIMIT JÊTEPRURES.

* * *