PRILL
1. – Maria oshenarja Egyptiana.
2. – Tito oshenari çudibêresi.
3. – Nikéta, igumén’ i monastérit te Médiciut, Joséf Hymnografi.
4. – Gjérq oshenari i Malése.
5. – Klaud, Diodor dhé shoket é tyré deshmore.
6. – Eutych, kryépéshkop’ i Kostantinopojes.
7. – Kalliop deshmori, Gjérq, péshkop’ i Mitylénes.
8. – Hérodion, Agab, Ruf, Asynkrit, Flégont dhé Herma préj 70 Apostujvé.
9. – Eupsych deshmor’ i Qésarise.
10. – Térént, Pompéj dhé shoket é tyré deshmore.
11. – Antipa, péshkop’ i Pérgamit.
12. – Basil Konfésori, péshkop’ i Parit.
13. – Martin Konfésori, Papa i Romes.
14. – Aristark, Pud dhé Trofim préj 70 Apostujvé.
15. – Kréscént deshmori.
16. – Agapa, Iréna dhé Hionia Virgjer-deshmoré.
17. – Syméon Hiérodeshmori i Pérsides.
18. – Joan oshenari.
19. – Pafnut Hiérodeshmori.
20. – Théodor Trihina, oshenari.
21. – Jénar hiérodeshmori dhé shoket é tij.
22. – Théodor Sykéoti, oshenar.
23. – DESHMOR’ I MATH SHEN GJÉRGJ TROPÉPRURESI.
MENGJÉS.
Pas Perendia eshe Zoti, Perleshorja:
TINGELL IV.
Si çlirimtar i robervé dhé mprojtes i te vobékevé, miéku i te semurevé dhé perluftar i mbrétervé, Deshmor i Math, Shen-Gjérgj, nermjétô té Krishti Perendia jone te shpetohén Shpirtét tona.
Qe préj dialerise s’ imé. Parevark:
I dréjti do te lulezoje si fénik, dhé do te shumohét posi dellinja ne Liban.
UNGJILL’ I MENGJÉZIT.
(Shih Ungjillin é Mengjézit te Shen-Mitrit, 26 Viéshte II.)
Me qêne qe pame Ngjallén.
Psalm 51 pa zê. Lavdî: Mé nermjétimét é Athloforit; Tanî: Mé nermjétimét é Hyjlindesés. Perdellyés, perdellè-me…
TINGELL T. II.
Sot gjithe bota shkelqéhét mé rézét é Athloforit; dhé Kish’ é Krishtit é zbukuruar mé lulé te therrét, ô Gjérgj; Sherbetor i Krishtit, dhé protéktor i nxéhte, mos mungô se nermjétuari per nè té Zoti.
Zbritesorét é Pashkes. Pastaj, Mê te nderçimén dhe Engjelli i therristé.
Dergimesoré.
Pas: Tis mathités sinélthomén.
Na shkelqéu si prendvére Ngjallja é ndriçimé dhé é hyjeshmé é Zotit dhé na dergoj préj dhéut ne nje Pashke qiélloré; dhé mé’ tê shkelqén dhé kujtim’ i ndriçim i Deshmorit Gjérgj te lavderuar, te cilin lé t’ a krémterojme te gezuar qe te vléresohémi per hirin é hyjeshme perpara Krishtit Shpetimtar.
Pastaj é Javes.
LAVDERIMÉ.
Pas: Oté ék tu ksilu.
Eni, passi krémtuam te gjithe Ngjalljén gazmoré dhé te lavderuar, te lusim panairin buzeqéshur te Deshmorit Gjérgj dhé t’ a kurorezojme mé lulé te véres si te pamundur, qe te marrim, mé lutjét é tij çperblimin é hidherimévé dhé te fajévé tona.
Têre vétén têndé i’ a ‘blatové, ô i Lumur, atî qe te dhâ têre jéten si gjithpémesî shpirtor dhé théroré te mirpritur é te kalluar; perandaj kè qêne nermjétar i nxéhte dhé i shpeton nga trubullimét gjith’ ata qe te hymnojne dhé te lutén mé bése, ô Gjérgj Deshmor.
Passi lerové mé kujdés faren é hédhur préj fiales té shpirti yt i kulluar, é shumové mé mundimét é martirit; dyké thésaruar urtesisht tè florét qiélloré, gjété gezimin é pamplakur; mé te cilin tanî plot, ô i Lumur, mé lutjét têndé tè Pérendia, shpetô-i ata qe te hymnojne béserisht.
Deshmor i math i Krishtit athlofor, mé nermjétimét é tua, çperblè-na préj shtrengimésh te ndryshmé dhé ç’ dô rasjéjé dyké dbuar hélmin é tmérrshme dhé pérnikosh per shpirtin; dhé dyké lypur hir dhé meshire per nè, shpetô-na mé lutjét é tua, qe te lavderojme te gjithe mé gas luftimét é tua, ô Shen-Gjérgj.
LAVDI. – TINGELL T. I.
Lindi prendvéra, éni te bêjme gostî; shkelqéu Ngjallj’ é Krishtit, éni te defréjme; na u-çfaq kujtim’ i Athloforit qe mbush mé gas bésniket, éni, ô krémtofile, t’ a krémterojme myshtikerisht. Sé ky, si ushtar i mire, urrefyé burre kunder shtyranevé dhé i turpetoj, dyké u-bêre imitator i pesimit te Krishtit Shpetimtar; nuk i ardhi kéq per énen é tij te balteshmé, po é trégoj te çvéshur dhé é daroviti mé mundimé. Atî lé t’ i therrésim; Shen-Gjérgj Athlofor, lut-u per shpetimin’ é shpirtévé tona.
Tanî, é Javes. Doxologjî é Madhé dhé Tropar’ i Shéntit.
MÉSHE.
Antifoné, Hyrtoré dhé Shkurtoré te Pashkes.
APOSTULL.
Do te defréje i dréjti me Zotin.
Degjô, ô Pérendî, zêrin t’ im.
Kendimi préj Aktévé t’ Apostujvé.
M’atê kohe, Hérodi mbréti vuri dore qe t’ i mundoje ca préj Kishes. Dhé vrau Jakobin, te vellan’ e Joanit, mé thike. Dhé kur pâ sé kio ish é pelqyér me Judéjte, vuri ner ment te zêre dhé Piétrin (dhé ishin ditet é te Pambrujturavé); te cilin si é zuri é vuri ne burg, dyké u’ a dhêne kater katerionévé ushtaresh t’ a ruajne, dyké dashur t’ a nxiére pas Pashkevé perpara popullit. Piétrin pra é ruanin ne burg; dhé nje lutjé é nxéhte bêhéj préj Kishes té Pérendia per atê. Dhé kur ardhi dita qe t’ a nxiére perpara Hérodi, atê nate Piétri ish dyké fiétur ne més dy ushtaresh i lidhur mé dy vargoj; dhé ruajtes perpara déres ruanin burgun. Dhé ja ku Engjelli Zotit ardhi papritur dhé nje drite shkelqéu n’ atê vent; dhé si é goditi Piétrin ne brinje, é sqojti, dyké thêne; Ngréh-u shpéjt, Dhé i rane vargojte préj duarvé. Dhé i tha Engjelli; Ngjéshu dhé mbath kepucet é tua. Dhé ay bêri ashtu. Dhé i thote; Vésh roben têndé dhé éja pas méjé. Dhé ay dolli é i râ pas, dhé nuke dinté qe ish é vertéte ajo qe u-bê préj Engjellit; po i dukéj sé shikonté enderr. Dhé passi shkuan ruajtjén é pare dhé te dyte, arrine té porta é hékurte qe shpinté ne qytét, é cila u-hap vétiu; dhé dualle me nje ruge; dhé mé nje hére shkoj Engjelli préj tij. Dhé Piétri, kur erdhi me vété, tha: Tanî di mé te vertéte qe Zoti çoj Engjellin é tij dhé me shpetoj nga dor’ é Hérodit dhé nga gjithe qellimét é popullit te Judéjvé.
UNGJILL (PAS JOANIT).
(Shih Ungjillin é Shen-Mitrit.)
Ne Véçan: Te ka hié.
Kungatoré.
Per kujtim te perjéteshme do te jéte i dréjti.
24. – Elisabéta oshenaré, çudibêresé.
25. – Apostulli dhé Ungjillori Mark.
PERLESHORÉ. – TINGELL III.
Apostull i shénte dhé Ungjillor Mark, nermjétô té Pérendia meshireploté qe t’ u fale ndjése fajésh shpirtévé tona.
26. – Basilè Hiérodeshmori, péshkop’ i Amasise.
27. – Syméon Hiérodeshmori, njériu i Zotit.
28. – Deshmoret é Kyzikut.
29. – Apostujte Jason dhé Sosipater.
30. – Apostull Jakob, vellaj i Joan Théologut.