KTHYERË PAS EVRAISHTESË VIETËRË SHQIP NDË GLUHË TOSKËRISHTE
prej KONSTANTINIT KRISTOFORIDHIT, ELBASANASIT
KONSTANTINOPOL. Ndë shtypa-shkronjë të A. H. Bojaxhianit. 1868.
Psalmet: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150
PSALLMË 1
1 Lum ay njieri që nuk’ eci ndë këshillë të pa-besëve, edhe nukë qëndroi nd’udhë të fajtorëve, edhe nuk ndenjti ndë fron të përqeshëseve.
2 Po dashurim’ i ati është ndë nomt të Zotit; edhe shkon ndër mënt nomn’ e ati dit’ e natë.
3 Edhe do të jetë posi druri që është mbiellë përanë vivet ujëravet, që ep pemën’ e ti ndë kohë të ti, edhe gjetheja e ati nukë fyshketë; edhe gjithë sa të bënjë, do të venë mbarë.
4 Të pa-besëtë nukë (do të jenë) kështu, po (do të jenë) posi kashta, që e heth tej era prej faqesë dheut.
5 Përandaj nukë do të qëndronjënë të pa-besë ndë gjyq, as fajtorë ndë këshillë të drejtëve.
6 Sepse Zoti ngjeh udhën’ e të drejtëvet, po udh’ e të pa-besëvet do të vdiretë.
PSALLMË 2
1 Përse çfrytinë kombetë, edhe llauzetë shkuanë ndër mënt (punëra) të kota?
2 Mbëretërit’ e dheut ndënjtinë, edhe të parëtë u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të lyerit ati.
3 Le të këpusmë lidhëjet’ e atyre, edhe le të hethmë tej prej nesh cgjedhën’ e atyre.
4 Ay që rri ndë qiej do të përqeshnjë ata, edhe Zoti do të përdredhë buzët’ atyre.
5 Atëhere do t’u flasë ndë mëri të ti, edhe do t’i trumbullonjë ndë zëmërimt të ti.
6 Po unë u vushë mbëret prej ati mbi Sionë, malë e shenjtëruar’e ati.
7 Duke dëftyer’ urdhërimn’ e Zotit, Zoti më tha: Ti je biri im, unë sot të kam piellë.
8 Lypë prej meje, edhe do të të ap kombetë për trashëgimt tënt, edhe anët’ e dheut për të përmbajturitë tënt.
9 Do të kulloç ata me shkop të hekurtë; do të thyenjç ata posi enë tiegullari.
10 Tashti pra, o mbëretërë, urtësohuni, mësohuni, gjithë ju që gjykoni dhenë.
11 Shërbeni Zotit me frikë, edhe gëzohuni për atë me të dridhurë.
12 Puthni birnë, mos zëmëronetë ndonjë herë Zoti, edhe do të vdireni prej udhësë drejtë, kur të ndizetë së shpejti zëmërim’ i ati. Lum gjith’ ata që kanë shpëryerë mb’atë.
PSALLMË 3
Psallm’ e Dhavidhit, kur iku prej sysh Abessallomit. të birit ti ndë shkretëtirë.
1 Zot, sa u shumuanë ata që më shtrëngonjënë! Shumë vetë ngrenë krye kundrë meje.
2 Shumë vetë thonë për shpirtinë t’im: Nuk’ është shpëtim për atë te Perëndia ti. Sellah.
3 Po ti, o Zot, je ndihmësi im, lavdia ime, edhe ay që larton kryetë t’im.
4 Thërrita Zotit me zënë t’im, edhe më ndigjoi prej malit ti të shënjtëruarit. Sellah.
5 Po unë rash’ e fjeta; u cgjova se Zoti më ndih.
6 Nukë do të frikësonem prej dhijetë mijërave llauzi, atyreve që qëndronjënë kundrë meje përqark.
7 Ngreu, o Zot, shpëto-më, o Perëndia im, se ti godite gjith’ arëmiqt’ e mi nbë nofullët, theve dhëmbët’ e fajtorëvet.
8 Shpëtimi ësht’ i Zotit, edhe bekimi yt është mbi llausnë tënt. Sellah.
PSALLMË 4
Mbë të parinë kënkëtuar, ndë Neginoth mbi Sheminith. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Mbë të thirrët tim, më ndigjove, o Perëndia i drejtërisë s’ime; ndë ngushtim më cgjerove; përdëllye-më, edhe ndigjo të faluritë t’im.
2 O bij njierëzish, gjer kur (ktheni) lavdinë t’ime ndë turpëje, përse doni kotësirë, edhe kërkoni gënjeshtrë? Sellah.
3 Po merrni vesh, se Zoti cgjodhi të drejtin’ e ti; Zoti do të më ndigjonjë, kur të thërres tek ay.
4 Zëmërohuni, e mos fëjeni, sa flitni ndër zëmrat tuaja mbi shtratnë tuaj, e prëhuni. Sellah.
5 Bëni kurban drejtërie, edhe shpëreni mbë Zonë.
6 Shumë vetë thonë: Kush do të na dëftenjë të miratë? Ngre lart mbi ne dritën’ e faqesë s’ate, o Zot.
7 Dhe gëzim ndë zëmërët t’ime, më tepërë se kur shumonetë grur’ i atyre edhe ver’ e atyre.
8 Ndë paqtim edhe do të bije, edhe do të fle, se ti vetëm’, o Zot, më bën të rrimbë shpëresë.
PSALLMË 5
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Nehilloth. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Vër’u vesh fjalëvet mia, o Zot, kupëto klithmënë t’ime.
2 Mba-i vesh zërit lutëjesë s’ime, o Mbëreti em, edhe Perëndia im, se ty do të falem.
3 Zot, ndë mëngjes do të ndigjojsh zënë t’im, ndë mëngjes do të rri përpara teje, edhe do të shikonj.
4 Se ti nukë je Perëndi që do pa-udhëri, i keqi nukë do të rrijë përanë teje.
5 As të pa-udhëtë nukë do të qëndronjënë përpara syvet tu; ti merr mëri gjithë ata që punonjënë pa udhë.
6 Do të vdierrç gjithë ata që flasënë gënjeshtrënë, Zotit i vien të ndohëtë nga njieriu gjakëtuar edhe nga gënjeshtari.
7 Po unë, me anë të shumëtit përdëllimit tënt, do të hynj ndë shtëpit tënde, do të adhuronj ndë kishën e shënjtëruarë tënde me frikë tënde.
8 Zot, më hiq udhënë ndë drejtërit tënde, për punët të arëmiqet mi, drejto udhënë tënde përpara meje.
9 Se nuk’ ësht’ e vërtetë ndë gojë t’atyre, zëmra e atyre ësht’ e keqe, gurmaz’ i atyre është varr i hapëtë, me gjuhërat’ e tyre gënjenjënë.
10 Gjyko ata, o Perëndi, mos qëllofshinë ndë këshillat të tyre; nxir jashtë ata për të shumëtit e pa-besërivet atyre, se ngritnë krye kundrë teje.
11 Edhe u gëzofshinë gjith’ ata që shpërenjënë mbë ty; le të gëzonenë përherë, sepse ti mbulon ata qark; edhe le të mburrenë mbë ty ata që duanë emrinë tënt.
12 Se ti, o Zot, do të bekonjç të drejtinë, do t’ e rrethonjç me pëlqim, posi me armë.
PSALLMË 6
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth, mbi Sheminith. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Zot, mos më qërto ndë zëmërimt tënt, as mos më mundo ndë mërit tënde.
2 Përdëlle-më, o Zot, sepse jam i pafuqiçim; shëro-më, o Zot, se u tuntnë eshtërat’ e mia.
3 Edhe shpirti im u tunt fort, po ti, o Zot, gjer kur?
4 Kthehu, o Zot, ruaj shpirtinë t’im, shpëto-më për përdëllimt tënt.
5 Se s’ka kush të të kujtonjë ndë vdekëjet, edhe ndë varr kush do të të lavduronjë?
6 U lodha ndë psherëtimënë t’ime, gjithë natënë lanj shtratnë t’im, lak shtresënë t’ime me lott e mi.
7 Syri em u fyshk prej hidhërimit, u plak për punë të gjithë arëmiqet mi.
8 Largohuni prej meje, gjithë ju që punoni pa udhë, se Zoti ndigjoi zën’ e të qarit t’im.
9 Zoti ndigjoi të luturitë t’im, Zoti priti të faluritë t’im.
10 U turpërofshinë e u tunçinë fort gjith’ arëmiqt’ e mi, u kthefshinë prapazi e u turpërofshinë së shpejti.
PSALLMË 7
Shigajon i Dhavidhit, që i psalli Zotit, për fjalët’ e Hushit Benjamitit.
1 O Zot Perëndia im, mbë ty shpëreva; shpëto-më prej gjith’ atyre që më ndiekënë, edhe ruaj-më;
2 mos rrëmbenjë ndonjë herë shpirtinë t’im posi leon, edhe mos e çqyenjë, pa qënurë shpëtimtar.
3 O Zot Perëndia im, ndë bëra këtë, ndë është shtrëmbëri ndë duart e mia,
4 ndë i çpagova të keqe (për të mirë) ati që kishtej paqtim me mua (a ndë shtrëngova atë që më ndiek pa ndonjë punë),
5 ndiektë arëmiku shpirtinë t’im, edhe e kaptë, edhe shkeltë përdhe jetënë t’ime, edhe vëntë lavdimnë t’im ndë pluhurë. Sellah.
6 Ngreu, o Zot, ndë zëmërim tënt, lartohu për punë të tërbimit arëmiqet mi, edhe çohu për mua ndë gjyq, që urdhërove.
7 Edhe përmbëledhëja e llauzevet do të të qarkojë, edhe kthehu përmbi atë mbë të lartë.
8 Zoti do të gjykonjë llauzetë; gjyko-më, o Zot, pas drejtërisë sate, edhe pas të mos qënurit e keqe ndek unë.
9 Le të mbaronet’ e keqeja e fajtorëvet, edhe forco të drejtinë, ti o Perëndia i drejtë, që provon zëmra e veshnje.
10 Ndihma ime është prej Perëndisë, që shpëton zëmrë-drejtëtë.
11 Perëndia është gjykatës i drejtë, edhe Perëndi që zëmëronetë përditë.
12 Ndë mos u ktheftë (i pa-besi), do të prehnjë shpatën’ e ti; ngrehu harkun’ e ti, edhe e bëri gati.
13 Edhe për atë bëri gati enë vdekëje, ndërtoi me ziar shigjetat’ e tia kundrë ndiekëset.
14 Na (i pa-besi) tek mundonetë të piellë shtrëmbëri, edhe u mbars të keqe, e polli gënjeshtrë.
15 Mihu gropë, edhe e thelloj, edhe do të bierë ndë gropët që bëri.
16 Të dhëmburit e ati do të kthenetë mbi krye t’ati, edhe shtrëmbëria e ati do të cbresë ndë majë të kresë ati.
17 Do të lavduronj Zonë pas drejtërisë ati, edhe do të psall për emërin’ e Zotit lartë.
PSALLMË 8
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Gittith. Psallm’ e Dhavidhit.
1 O Zot Zoti ynë, sa i maniçim ësht’ emëri yt mbë gjithë dhenë! Se u lartua madhëria jote përmbi qiejt.
2 Nga goj’ e foshnjevet edhe atyreve që pinë sisë bëre gati lavdurim për punë të arëmiqet mi, për të prishurë arëmiknë edhe çpagë-marrësinë.
3 Kur vështron qiejtë, punën’ e gishtrëvet tu, hënën’ edhe yjtë, që themelove ti!
4 Ç’është njieriu, që t’e kujtonjç? A i biri njieriut, që t’e vështronjç?
5 Po ti bëre atë pak gjë më të poshtërë nga ëngjëjtë, edhe e kurorëzove me lavdi e me nder.
6 Edhe vure atë zot mbi punët’ e duaret tua, të gjitha ja vure poshtë ndënë këmbët të ati.
7 Gjithë dhëntë edhe qetë, po edhe shtëzët’ e fushësë,
8 shpesët’ e qiellit, edhe pishqet’ e detit, që shkonjënë udhëvet detevet.
9 O Zot Zoti ynë, sa i maniçim ësht’ emëri yt mbë gjithë dhenë!
PSALLMË 9
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Muth-llavven. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Do të të lavduronj o Zot, me gjithë zëmrënë t’ime, do të tregonj gjithë punët e tua të maniçimetë.
2 Do të gëzonem e do të ngazëllonem për ty, do të psall për emërinë tënt, o i Lartë.
3 Kur të kthenen’ arëmiqt’ e mi për së prapi, do të bienë, edhe do të vdirenë përpara sysh tu.
4 Se ti bëre gjyqnë t’im edhe të drejtënë t’ime, ndënjte mbë fron duke gjykuarë me drejtëri.
5 Qërtove kombe, edhe prishe të pa-besinë, shove emërin’ e atyreve ndë jetët të jetësë.
6 Të shkretuarat’ e arëmikut pushuanë për kurdo, edhe rrëzove qytetetë; edhe kujtim’ i atyreve u vduar bashkë me ata.
7 Po Zoti mbetetë për gjithë jetënë, bëri gati fron’ e ti për gjyq.
8 Edhe ay ka për të gjykuarë botënë me drejtëri, ka për të gjykuarë llauzetë me të drejtë.
9 Edhe Zoti do të jetë mpshtetëje te dorë-holli, ndihmës ndë kohëra shtrëngimi.
10 Edhe le të shpërenjënë mbë ty ata që ngjohënë emërinë tënt, se nukë hoqe dorë prej atyreve që të kërkonjënë, o Zot.
11 Psallni Zotit, që rri ndë Sionë, tregoni punërat’ e ati ndër kombet.
12 Se, kur të kërkonjë gjakratë, i kujton: nukë harron klithmën’ e dorë-hollëvet.
13 Përdëlle-më, o Zot, shih shtrëngimnë t’im (që vien) prej arëmiqet mi, ti që më ngre lart prej dyeret vdekëjesë,
14 që të tregonj gjithë lavdurimet’ e tu ndër dyert e bijësë Sionësë: unë do të gëzonem për shpëtimnë tënt.
15 Kombetë ranë nd’atë gropë që bënë; nd’atë kurth që fshehnë u zu këmb’ e atyreve.
16 Zoti ngjihetë (nga) gjyqetë që bën: fajtori zihetë ndë lak nga punërat’ e duaret tia. Higgajon. Sellah.
17 Fajtorëtë do të kthenenë ndë adhë, gjithë kombetë që harronjënë Perëndinë.
18 Se nukë do të harronetë kurrë dorë-holli; shpëres’ e të nevojëshimet nukë do të humbetë kurrë.
19 Ngreu, o Zot, le të mos shkonjë forc’ e njieriut, le të gjykonenë kombetë përpara teje.
20 Vër’, o Zot, nom-vënës mbi ata: le ta ngjohënë kombetë, se janë njierës. Sellah.
PSALLMË 10
1 Përse rri së largu, o Zot? Fshihe ndë kohëra shtrëngimi?
2 Ndë madhështi të pa-besit përvëlonetë dorë-holli; le të zihenë ndë diallësi që shkonjënë ndër mënt.
3 Se fajtori mburretë ndë dëshërimet’ e shpirtit ti, edhe i paudhi lumëron vetëvetëhenë: nuk e zë për gjë Zonë.
4 Fajtori, për madhështin’ e faqesë ti, nukë do të kërkonjë, s’ka Perëndi mbë gjithë mendimet të ati.
5 Udhët’ e ati ndyhenë ndë çdo kohë, gjyqet’ e tu janë shumë lart nga faqeja e ati, çfryn kundrë gjith’ arëmiqet ti.
6 Sepse tha ndë zëmërë të ti: Nukë do të tundem bres pas brezi, pa ndonjë të keqe.
7 Goja e ati është plot me mallëkim e me hidhërim e me gënjeshtrë, ndënë gjuhën’ e ati ësht’ e keqe edhe pa-udhëri.
8 Rri ndë ushe ndëpër fshatra, që të vrasë të pafajminë ndë të pshehëtë, syt’ e ati përgjonjënë të nevojëshiminë.
9 Pulitetë ndë të fshehëtë, si leoni ndë shpellët të ti, pulitetë për të rrëmbyerë dorë-hollinë, rrëmben dorë-hollinë, kur heq ndë lak të ti.
10 Kërrusetë e uletë, që të bienë të nevojëshimitë ndër thonj t’ati.
11 Sepse tha ndë zëmërët të ti: Harroi Perëndia; ktheu mbënjanë faqen’ e ti, për të mos parë kurrë.
12 Ngreu, o Zot, o Perëndia im, u lartoftë dora jote, mos harro kurrë të nevojëshimit’ e tu.
13 Për ç’punë zëmëroi Perëndinë i pa-besi? Sepse tha ndë zëmërë të ti: Nukë do të kërkonjë.
14 Sheh, se ti vështron të shtrembërëtë edhe të sharëtë, që ta çpaguanjç me dorët tënde; dorë-holli lihetë ndë dorët tënde, ti je ndihmësi i të varfërit.
15 Dërrmo krahën’ e fajtorit edhe të keqit, do të kërkonetë faji i ati, nukë do të mos gjëndetë.
16 Zoti është mbëret ndë jetë të jetësë, kombetë do të vdirenë prej dheut ati. Ndigjove dëshërimn’ e të nevojëshimet,
17 o Zot, do të bënjç gati zëmërën’ e atyreve, do të ndigjonjç me veshnë tënt,
18 që të gjykonjç të varfërinë edhe të zëmërë-ulëtinë, gjersa të mos mundonjë më njieriu mbi dhet.
PSALLMË 11
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Vura shpëresënë mbë Zonë, qysh i thoni shpirtit t’im: Ikë ndër male posi shpes?
2 Sepse, na fajtorëtë tek ngrehnë hargunë, bënë gati shigjetatë mbi kordhëzënë, për të shigjetuarë ndë errëcirë zëmërë-drejtëtë.
3 Sepse ata rrëzuanë ato që ndërtove ti, po i drejti ç’bëri?
4 Zoti është ndë të shënjtëruarën’ e ti, Zoti (ka) fron’ e ti ndë qiell; syt’ e ati vënë re të nevojëshiminë, qepallat’ e ati vështronjënë të bijt’ e njierëzet.
5 Zoti vështron të drejtinë, po të pa-besinë edhe atë që do të shtrëmbërinë shpirti i ati e ka mëri.
6 Do të bënjë të bierë shi kurthash mbi fajtorët; ziarr, e squfurë, e erë e fortë është pies’ e qeftit atyreve.
7 Se Zoti ësht’ i drejtë, edhe do drejtëri, syr’ i ati sheh drejtëri.
PSALLMË 12
Mbë të parinë kënkëtuar mbi Sheminith. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Shpëto-më, o Zot, se s’mbet i drejtë, se u pakësuanë të vërtetatë prej të bijet njierëzet.
2 Gjithë-se-cili flet të kota tek i afërmi ti; me buzë gënjeshtare ndë zëmërë edhe ndë zëmërë flasënë dy keq.
3 Zoti thaftë gjithë buzëtë gënjeshtare, edhe gjuhënë që flet fjalë të mëdha.
4 Të cilëtë thanë: Do të madhëroimë gjuhënë t’ënë, buzëtë t’ona janë me ne; kush është zot mbi ne?
5 Për punë të vuajturit e dorë-hollëvet, edhe për psherëtimën’ e të nevojëshimet, tashi do të ngrihem, thotë Zoti, do ta vë ndë shpëtim, do të qëndronj përpara ati.
6 Fjalët’ e Zotit janë fjalë të këthiellëta, ergjënt i provuarë, treturë ndë enë balte, kulluarë shtatë herë.
7 Ti, o Zot, na ruajtish, edhe na mbajtish prej këti brezi gjithë jetënë.
8 Të pa-besëtë ecënjënë përqark, kur lartonenë më të këqijt’ e të bijet njierëzet.
PSALLMË 13
Mbë të parinë kënkëtuer. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Gjer kur, o Zot, do të më harronjç gjithë-në? Gjer kur do të kthenjç mbë-nj-anë faqenë tënde prej meje?
2 Gjer kur do të bënj këshillë ndë shpirt t’im, të dhëmbura ndë zëmërë t’ime dit’ e natë? Gjer kur do të lartonet’ arëmiku im mbi mua?
3 Vërë re, ndigjo-më, o Zot Perëndia im, ndrit syt’ e mi, mos fle ndonjë herë gjumën’ e vdekëjesë,
4 mos thotë ndonjë herë arëmiku im: Dola më i fortë se ay, ata që më shtrëngonjënë, do të gëzonenë, ndë u tunça.
5 Po unë shpëreva mbë përdëllimnë tënt, zëmra ime do të gëzonetë për shpëtimnë tënt.
6 Do t’i këndonj Zotit, që më bëri mirë.
PSALLMË 14
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Tha i marri ndë zëmërë të ti: S’ka Perëndi. U prishnë edhe u ndynë ndë punërat, s’ka kush të bënjë të mirë, s’ka asnjë.
2 Zoti u kërrus prej qiellit mbë të bijt e njierëzet, që të shohë ndë është ndonjë që kupëton, a që kërkon Perëndinë.
3 Të gjithë u përvarnë mbë-nj’-anë, edhe u bënë të pa-vyerë, s’ka kush të bënjë të mirë, s’ka asnjë.
4 S’kanë mënt gjith ata që punonjënë pa udhë, ata që hanë llauznë t’im, posi kafshatë buke; nukë thirrë Zonë.
5 Atie u hyri frik’ e madhe, se Perëndia është ndë bres të drejtëvet.
6 Turpëruatë këshillen’ e dorë-hollit, po Zoti është shpëresa e ati.
7 Kush do t’apë nga Siona shpëtimn’ e Israilit? Kur të kthenjë Zoti llausn’ e ti prej skllavisë, do të gëzonetë Jakovi, edhe do të ngazëllonetë Israili.
PSALLMË 15
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Zot, kush do të rrijë ndë tendët tënde? A kush do të rrijë ndë malt tënt të shënjtëruarinë?
2 Ay që ecën drejtë, edhe punon drejtëri, ay që flet të vërtetënë ndë zëmërë të ti.
3 I cili nukë gënjen me gjuhë të ti, edhe nuk’ i bën keq fëqinjësë ti, edhe nukë pret çpërnderim për të afërmin’ e ti.
4 I keqi nukë zihetë për gjë përpara ati, po nderon ata që kanë frikë Zotit. Ay që përgjëronetë mbë të afërmin e ti, edhe nukë del prej fjalësë.
5 Nuk’ ep ergjëndin’ e ti me kamatë, edhe nukë merr dhurata kundrë të pa-fajmit. Ay që bën këto, nukë do të tundetë gjithë jetënë.
PSALLMË 16
Miktam i Dhavidhit.
1 Ruaj-më, o Zot, se mbë ty shpëreva.
2 I thashë Zotit: Ti je Zoti im, se s’ke nevolë për të mirat e mia.
3 Gjithë dashuria ime është mbë shënjtorët që janë ndë dhet, edhe mbë të cgjedhurit.
4 Do të shumonenë të dhëmburat’ e atyreve që venë pas të tierësh (perëndira), unë s’do të bie kurbanet’ e atyreve të cpërkaturë prej gjakrash, as s’ do të zë n’goje emërat’ e atyreve.
5 Zoti është pies’ e trashëgimit tim, edhe e qeftit t’im, ti je që më vë ndë këmbë trashëgimnë tim.
6 Shkurtatë më ranë ndë (vënde) fort të mirë, sepse trashëgimi em është fort i mirë.
7 Do të bekonj Zonë, që më urtësoi, po edhe natënë më mësuanë veshnjet’ e mia.
8 Keshe ndër sy Zonë për herë, se është prej së diathtash mia, që të mos tundem.
9 Përandaj u gëzua zëmra ime, edhe u ngazëllua gjuha ime, po edhe mishi im do të prehetë mbë shpëresë.
10 Se nukë do të lësh shpirtinë t’im ndë varr, as nukë do të lësh të drejtinë tënt të shohë prishëje.
11 Më dëfteve udhën’ e jetësë, do të më nginjç me gëzim të faqesë sate; gas është kurdo ndë të diathtët tënde.
PSALLMË 17
Urat’ e Dhavidhit.
1 Ndigjo, o Zot, drejtërinë t’ime, ki kujdes lutëjesë s’ime, mba vesh uratësë s’ime, (që epetë) jo me buzë gënjeshtare.
2 Daltë gjyqi im prej faqesë s’ate, syt’ e mi pafshinë të drejta.
3 Provove zëmrënë t’ime, vure re natënë, më provove, edhe nuk’ u gjënt e shtrëmbëri tek unë, mendimi em s’ndan prej fjalëvet mia.
4 Sa për punët’ e njierëzet, unë, me anë të fjalëvet buzëvet tua, u ruajta prej udhëvet të pa-udhëvet.
5 Forco këmbët’ e mia mb’udhët tua, që të mos luanjënë çapet’ e mi.
6 Unë thirra mbë ty, se do të më ndigjonjç, o Perëndi; ul’ veshnë tënt tek unë, edhe ndigjo fjalët e mia.
7 Bën të maniçim përdëllimet’ e tu, ti që shpëton ata që shpërenjënë mbë ty prej atyreve që janë ngriturë mbë këmbë kundrë së diathtësë s’ate.
8 Ruaj-më, o Zot, posi dritën’ e syrit, mbulo-më ndënë hijen’ fletëvet tua,
9 prej sysh të pa-besëve që më bënjënë keq; arëmiqt’ e mi qarkuanë shpirtinë t’im.
10 U mbyllnë ndë dhiamë, goj’ e atyreve flet madhështi.
11 Tani më nxuarnë edhe më ranë pas gjurme, ma vunë synë, për të rrëzuarë përdhe.
12 Më përngjanjënë posi leon, (kur bënetë) gati për gjah, edhe posi këlysh leoni, që rri ndë të mpshehëta.
13 Ngreu, o Zot, harri ata, edhe rrëzo ata, ruaj shpirtinë t’im prej të pa-besit, shpatënë tënde prej arëmiqsh me anë të dorësë s’ate,
14 o Zot, prej njierëzish botësë, të cilëtë marrënë piesënë ndë jetët tyre, edhe mbushetë barku i atyreve prej së fshehuravet tua; u mbushnë me diem, edhe lanë të mbeturatë foshnjevet tyre.
15 Po unë me drejtëri do të shoh faqenë tënde; do të nginjem së pari ty, kur të cgjonem.
PSALLMË 18
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit, shërbëtorit Zotit, i cili foli te Zoti fjalët’ e kësaj kënke, mb’atë ditë që e ruajti Zoti prej duarsh gjith arëmiqet ati, edhe prej dorësë Saullit, edhe tha:
1 Do të të dua, o Zot, fuqia ime.
2 Zoti është qëndrimi im, edhe mpshteteja ime, edhe shpëtimtari im; Perëndia im, ndihmësi im; mb’atë shpërenj; mburonjësi im, edhe briri shpëtimit t’im, edhe ndihmëtari im.
3 Duke lavdëruarë do t’i thërres Zotit, edhe do të shpëtonj prej arëmiqet mi.
4 Të dhëmbura vdekëje më qerthulluanë, edhe përronj pa-udhërie më trëmpnë.
5 Të dhëmbura varri më qerthulluanë, kurthe vdekëje më harrinë.
6 Edhe ndë shtrëngim t’im thirra Zotit, edhe klitha mbë Perëndinë t’im; më ndigjoi zënë prej kishësë ti të shënjtëruarësë, edhe klithma ime harriu përpara ndë veshët të ati.
7 Atëhere u tunt edhe u droth dheu, edhe themelet’ e malevet u tuntnë e luajtnë vëndit, se u zëmërua mb’ata Perëndia.
8 Hipi tym prej fyejevet hundësë ati, edhe ziar që diek prej gojës’ ati, thëngjij u ndesnë prej ati.
9 Edhe uli qiejtë, edhe cbriti, edhe ishtej errëcirë ndënë këmbët të ati.
10 Edhe hipi mbi Qeruvim, edhe fluturoj, fluturoj mbi fletët’ e erëravet.
11 Vuri errëcirë (për vëndinë) të fshehurë të vetinë; qark vetesë ishtej tend’ e ati, uj’i zi ndër re erërave.
12 Prej ndriçimit përpara ati shkuanë retë, breshërë edhe thëngjij ziari.
13 Edhe bubulliti Zoti nga qielli, edhe i Larti nxori zën’ e ti: breshërë edhe thëngjij ziari.
14 Edhe dërgoi shigjetat’ e tia, edhe përndau ata, edhe shumoi vetëtimëra, edhe i përzieu.
15 Edhe u duknë burimet’ e ujëravet, edhe u cbuluanë themelet’ e botësë, prej
qërtimit tënt, o Zot, prej të fryrit frymësë fejevet hundësë s’ate.
16 Dërgoj prej së larti, e më mori; më hoqi prej ujërash shumëta.
17 Më ruajti prej të fortëvet arëmiqet mi, dhe prej atyreve që më kanë mëri, sepse ishinë më të fortë se unë.
18 Më harrinë ndë ditë të keqe, po Zoti qe forcati im.
19 Edhe më nxori ndë vënt të gjerë, më ruajti, sepse i pëlqeva.
20 Edhe Zoti ma çpagoj pas drejtërisë s’ime, edhe pas së këthiellëtësë duaret mia ma çpagoj.
21 Se ruajta udhët’ e Zotit, edhe nukë dola i pa-besë Perëndisë t’im.
22 Se gjithë gjyqet’ e ati ishinë përpara meje, edhe urdhërimet’ e ati nuk’ u larguanë prej meje.
23 Edhe dolla faqe-bardhë tek ay, edhe u ruajta prej pa-udhërisë s’ime.
24 Edhe Zoti ma shpagoj pas drejtërisë s’ime, edhe pas së këthiellëtësë duaret mia përpara syvet ati.
25 Me të drejtinë do të jesh i drejtë, me njierin’ e qëruarë do të jesh i qëruarë,
26 edhe me të cgjedhurinë do të jesh i cgjedhurë, edhe me të shtrëmbërinë do të jesh i shtrëmbërë.
27 Sepse ti do të shpëtonjç një llaus që është ndë shtrëngim, po syt’ e madhështorëvet do t’i përgjunjç.
28 Se ti do të ndriçojsh kandilenë t’ime, Zoti Perëndia im do të ndriçonjë errëcirënë t’ime.
29 Se me anë tënde do të thyenj fushatë, edhe me anë të Perëndisë t’im do të kapërcenj murë.
30 Udh’ e Perëndisë ësht’ e qëruarë, fjalët’ e Zotit janë të provuara, është mburonjës’ i gjith’ atyreve që shpërenjënë mb’atë.
31 Sepse kush është perëndi, veç Zotit? A kush ësht’ i fortë, veç Perëndisë t’ënë?
32 Perëndia ësht’ ay që më ngjesh fuqi, edhe bën të qëruarë udhënë t’ime.
33 Bën këmbët’ e mia posi të drerit, edhe më qëndron mbi vënde të lartë.
34 Mëson duart’ e mia ndë luftë, edhe bën krahët’ e mi hark të ramtë.
35 Edhe më dhe mburimn’ e shpëtimit tënt, edhe e diathta jote më ndihu, edhe të mirëtë t’at më rriti.
36 Cgjerove çapet’ e mia përposh meje, edhe këmbët’ e mia nuk’ u tuntnë.
37 Ndoqa arëmiqt’ e mi, edhe i harrita, edhe nuk’ u kthyeshë gjer sa s’mbetnë më.
38 Dërrmova ata, edhe s’muntnë të qëndroninë: ranë ndënë këmbët’ e mia.
39 Edhe më ngjeshe fuqi ndë luftë, vure ndënë këmbët e mia gjithë ata që u ngritnë kundrë meje.
40 Edhe bëre arëmiqt’ e mi të më kthenjënë krahëtë, edhe prishe ata që më kanë mëri.
41 Thërritnë, po s’kish’ kush t’i shpëtontej, (thërritnë) Zotit, po nuk’ i ndëgjoj.
42 Atëhere i hollova posi pluhurë përpara faqesë erësë, i hodha posi baltën’ e udhëvet.
43 Më ruajte prej kundrë-fjalëvet llauzit, më vure krye kombesh; një llaus, që s’e ngjoha, më shërbeu.
44 Posa ndigjuanë me veshë, edhe më ndigjuanë, të bijt’ e të huajet ulnë kryetë tek unë.
45 Të bijt’ e të huajet u përndanë, edhe u trempnë ndë të fshehurët vënde të tyre.
46 Rron Zoti, edhe i bekuarë është Perëndia, edhe u lartoftë Perëndia i shpëtimit t’im.
47 Perëndia që merr çpagim për mua, edhe vë llauzetë ndënë mua, i cili më shpëton prej zëmërakëvet arëmiqet mi.
48 Po, më larton përmbi ata që janë ngriturë kundrë meje, më ruajte prej burrit pa-udhë.
49 Përandaj do të të lavduronj ndër kombe, o Zot, edhe do të psall për emrinë tënt.
50 Ay madhëron shpëtimet’ e mbëretit ti, edhe përdëllyen të lyerin’ e ti, Dhavidhë’ edhe farën’ e ati për gjithë jetënë.
PSALLMË 19
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Qiejtë tregonjënë lavdin’ e Perëndisë, edhe qëndresa dëften punën’ e duaret ati.
2 Dita i flet fjalë ditësë, edhe nata i dëften mënt natësë.
3 Nukë janë ligjërata, as fjalë, që të mos u ndigjonetë zëri.
4 Mbë gjithë dhenë doli zër’ i atyreve, edhe fjalët’ e atyreve (vanë) gjer mbë anë të botësë. Ndër ata vuri tendë për diellinë.
5 Edhe ky del posi dhëndërë prej dhomësë dhëndërisë, gëzonetë posi burr’ i fortë, kur sulet udhësë;
6 prej anësë qiellit është të dalët’ e ati; edhe të qarkuarët’ e ati (mbaronetë) gjer mb’anë të qiellit, edhe s’është (gjë) që fshihetë prej të nxehëtit ati.
7 Nom’ i Zotit ësht’ i këthiellëtë, që kthen shpirte; martyria e Zotit ësht’ e besuarë, që bën të mënçurë të mituritë;
8 urdhërimet’ e Zotit janë të drejtë, që gëzonjënë zëmrënë; porosia e Zotit ësht’ e ndriçime, që ndrit sytë,
9 frik’ e Zotit ësht’ e këthiellëtë, që mbetetë ndë jetë të jetësë, gjyqet’ e Zotit janë të vërtetë, (edhe) të drejtë fare;
10 janë më të dëshëruarshim se ari, po edhe më tepërë se ar’ i kulluarë, edhe më t’ëmbëlë se mialta, edhe pikat’ e hojit.
11 Shërbëtori yt fort tepërë këshillonetë me anë t’atyreve; ndë të ruajturit t’atyreve është shumë çpagim.
12 Kush kupëton fajetë? Qëro-më prej së mpshehëtavet punëra,
13 edhe ruaj shërbëtorinë tënt prej madhështish, le të mos zotëronjënë mbi mua, atëhere do të dal faqe-bardhë, edhe do të qëronem prej fajit math.
14 Le të jenë të pëlqyera fjalët’ e gojësë s’ime, edhe mendim’ i zëmrësë s’ime përpara teje kurdo, o Zot, ndihmësi im, edhe shpërblimtari im.
PSALLMË 20
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Të ndigjoftë Zoti ndë ditë të shtrëngimit! Të mburoftë emër’ i Perëndisë Jakovit!
2 Të dërgoftë ndihmë prej të shënjtëruarit (vënt), edhe të forcoftë prej Sionësë!
3 Kujtoftë gjithë kurbanet’ e tu, edhe të prittë kurban gjithë-diegurinë! Sellah.
4 Të dhashtë pas zëmrësë s’ate, edhe mbaroftë gjithë këshillënë tënde!
5 Do të gëzonemi për shpëtimnë tënt, edhe do të madhonemi mb’emërë të Zotit Perëndisë t’ynë; mbaroftë Zoti gjithë të lypurat’ e tua!
6 Ndashti ngjoha, se Zoti shpëtoi të lyerin’ e ti; do t’e ndigjonjë prej qiellit shënjtërisë ti; shpëtim’ i së diathtës’ ati (është) me fuqi.
7 Ca (mburrenë) ndë qerre, e ca ndë kuaj, po na do të thërresmë mb’emër të Zotit Perëndisë t’ynë.
8 Ata shkanë edhe ranë, po na u ngritëm, edhe ndenjtëm drejtë.
9 O Zot, shpëto mbëretnë, edhe ndigjo-na, atë ditë që të thërresmë.
PSALLMË 21
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Mbëreti do të gëzonetë ndë fuqit tënde, o Zot, edhe do të gëzonetë fort ndë shpëtimt tënt!
2 I dhe dëshërimin’ e zëmrës’ ati, edhe nuk’ i shtere dashurimn’ e buzëvet ati. Sellah.
3 Sepse e harrite me bekime të mirë, vure mbi krye t’ati kurorë ari të kulluarë.
4 Të lypi jetë, edhe i dhe ditt të gjata ndë jetë të jetësë.
5 Lavdia e ati ësht’ e madhe ndë shpëtim tënt; vure mbi atë lavdi e madhëri.
6 Se ti i dhe bekim ndë jetë të jetësë, e gëzove me gëzim me faqenë tënde.
7 Se mbëreti shpëren mbë Zonë, edhe me anë të përdëllimit të Lartit nukë do të tundetë.
8 Dora jote do të gjenjë gjith’ arëmiqt’ e tu, e diathta jote do të gjenjë gjithë ata që të kanë mëri.
9 Do të bënjç ata posi furrë ziari ndë kohë të zëmërimit tënt: Zoti do t’i përzienjë ndë zëmërim të ti, edhe ziar do t’i hajë,
10 Do të priç pemën’ e atyreve prej dheut, edhe farën’e atyreve prej të bijet njierëzet.
11 Se vunë ndër mënt të këqia kundrë teje, menduanë këshille (të këqia), të cilatë nukë muntnë t’i ngrehënë.
12 Përandaj do t’i bënç të kthenjënë krahatë, (kur) të bënç gati (shigjetat’ e tua) mbi kordhëzat’ e tua kundrë faqes’ atyreve.
13 Lartohu, o Zot, ndë fuqit tënde: do të këndojmë e do të psallmë për fuqinë tënde.
PSALLMË 22
Mbë të parinë kënkëtuar, për ndihmë të mëngjesit. Psallm’ e Dhavidhit.
1 O Perëndi, Perëndia im, përse hoqe dorë prej meje? (Përse rri) lark prej shpëtimit t’im, (edhe prej) fjalëvet psherëtimavet mia?
2 Perëndia im, thërres ditënë, e nukë ndigjon, edhe natënë, e s’kam pushim.
3 Po ti rri ndë (vënt) të shënjtëruarë, lavdia e Israillit.
4 Atëritë t’anë shpëryenë mbë ty, shpëryenë, edhe i ruajte.
5 Klithnë mbë ty, edhe shpëtuanë; shpëryenë mbë ty, edhe s’u turpëruanë.
6 Po unë jam krimp, e jo njieri, çpërnderim njierëzish, edhe të përqeshurë llauzi.
7 Gjithë sa më shohënë, më përdredhënë buzëtë, flasënë me buzë, tuntnjënë kryetë,
8 (duke thënë): Shpëreu mbë Zonë, le ta ruanjë, le ta shpëtonjë, sepse e do.
9 Po ti je ai që më çqite nga barku, shpëresa ime që prej sisëvet ëmësë s’ime.
10 Mbë ty u hodha prej shtratit barkut: ti je Perëndia im që nga barku i ëmësë s’ime.
11 Mos u mërgo prej meje, se shtrëngimi është ngjat, se s’ka kush të më ndihnjë.
12 Shumë dema më qarkuanë, mëzetë të fortë prej Basanit më rrethuanë.
13 Hapnë gojën’ e tyre mbi mua, posi leoni kur rrëmben edhe ulurin.
14 U derdha posi ujë, edhe gjith’ eshtërat’ e mia u cbërthyenë, zëmra ime u bë posi qiri, treturë ndë mes të zorrëvet mia.
15 Fuqia ime u tha posi guacë, edhe gjuha ime u ngjit ndë gurmast t’im, edhe ti më cbrite ndë baltë vdekëje.
16 Sepse më qarkuanë shumë qen, përmbëledhëje të këqijsh më rrethuanë, çpuanë duart’ e mia edhe këmbët’ e mia.
17 Munt të numëronj gjith’ eshtërat’ e mia, edhe ata shtinë sytë e më panë.
18 Ndanë petkat’ e mia ndë vetëvetëhet, edhe shtynë shortë mbë petkunë t’im.
19 Po ti, o Zot, mos mërgo ndihmënë tënde prej meje, nxito të më ndihç.
20 Ruaj shpirtinë t’im prej shpate, dhe të vetëminë t’im prej dorësë qenit.
21 Shpëto-më prej gojësë leonit, edhe ndigjomë (të më shpëtojsh) prej brirësh bri-vetëmish.
22 Do të dëftenj emrinë tënt vëllazrëvet mi, në mes të përmbëledhëjesë do të të lavdonj.
23 Ju që kini frikë Zotit, lavduroni atë, gjithë fara e Jakovit, lavdoni atë, edhe kini frikë prej ati, gjithë fara e Israillit.
24 Se nukë hodhi poshtë, edhe nuk’ u rëndua nga lutëja e dorë-hollit, edhe nukë fshehu faqen’ e ti prej ati, po kur thërriti mb’atë, e ndigjoi.
25 Lavdimi im do të rrëfehetë prej teje ndë përmbëledhëje të madhe, do të ap uratat’ e mia përpara atyreve që kanë frikë ati.
26 Dorë-hollëtë do të hanë, edhe do të nginjenë; edhe do të lavduronjënë Zotnë ata që kërkonjënë atë, zëmra juaj do të rronjë gjithë jetën e jetësë.
27 Gjithë anët’ e dheut do të kujtonjënë, edhe do të kthenenë te Zoti, edhe gjithë farat’ e kombevet do të adhuronjënë përpara ati.
28 Se mbëretëria ësht’ e Zotit, edhe ay urdhëron kombetë.
29 Gjithë të majmit’ e dheut do të hanë, edhe do të adhuronjënë, gjith’ ata që cbresënë ndë baltë, do të bienë mbë gjunjë përpara ati, edhe nukë munt të rronjë shpirti ti.
30 Edhe fara do t’i shërbenjënë, do të numëronetë te Zoti për bres që vien pas.
31 Edhe do të dëftenjënë drejtërin’ e ati llauzit që do të lindetë, se këtë bëri Zoti.
PSALLMË 23
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Zoti është bariu im, edhe nukë do të më shteretë gjë.
2 Më vuri të rri ndë kullota të ngjoma, më hoqi udhënë ndë ujëra të prejturi.
3 Më pruri shpirtinë ndë vënt, më hoqi udhënë ndëpër ruga drejtërie, për punë të emërit ti.
4 Sepse edhe ndë shkofsha për mes hijesë vdekëjesë, nukë do të kem frikë për ndonjë të keqe, se ti je bashkë me mua; purteka jote edhe shkopi yt, ato më ngushullonjënë.
5 Bëre gati përpara meje truvezë kundrë atyre që më shtrëngonjënë, leve me vaj kryetë t’im, edhe qefti im do të derdhetë për buzë.
6 Edhe të mirë e përdëllim do të më ndiekënë gjithë ditt’ e jetësë s’ime, edhe do të rri ndë shtëpi të Zotit (gjithë) ditt’ e gjata.
PSALLMË 24
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Dheu ësht’ i Zotit, edhe të mbushurit’ e ati, bota, edhe gjithë ata që rrinë nd’atë.
2 Sepse ai themeloi atë mbi detëra, edhe e qëndroi mbi lumëra.
3 Kush do të hipënjë ndë malt të Zotit? A kush do të rrijë ndë vënt t’ati të shënjtëruarinë?
4 I pa-faji ndë duart, edhe i këthiellëti ndë zëmërët, i cili nukë mori shpirtin’ e ti mbë të kotë, edhe nuk’ u betua mbë të rrem.
5 Ky do të marrë bekim prej Zotit, edhe përdëllesë prej Perëndisë Shpëtimtarit ti.
6 Ky është brezi atyreve që kërkonjënë Zotnë, që kërkonjënë faqen’ e Perëndisë Jakovit. Sellah.
7 Ngreni kryetë tuajt tuaj, o dyer, edhe lartohuni, o dyer të përjetëshime, se do të hynjë Mbëreti lavdisë.
8 Cili është kyj Mbëreti lavdisë? Zot i fortë edhe i fuqiçim, Zot’ i fuqiçim ndë luftë.
9 Ngreni kryetë tuaj, o dyer, edhe lartohuni, o dyer të përjetëshime, se do të hynjë Mbëreti lavdisë.
10 Cili është kyj Mbëreti lavdisë? Zoti i fuqivet: ay është Mbëreti lavdisë. Sellah.
PSALLMË 25
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Te ti, o Zot, vara shpirtinë t’im.
2 O Perëndia im, mbë ty shpëreva: mos u turpërofsha, as mos qeshçinë me mua arëmiqt e mi.
3 Sepse gjith’ ata që presënë ty, nukë do të turpëronenë; u turpërofshinë ata që punonjënë pa udhë mbë të kotë.
4 Dëfte-më udhët’ e tua, o Zot, edhe mëso-më rugat’ e tua.
5 Hiq-më udhënë ndë të vërtetënë tënde, edhe mëso-më, se ti je Perëndia Shpëtimtari im, edhe të prita gjithë ditënë.
6 Kujto përdëllimet’ e tu, o Zot, edhe misheriret’ e tu, se janë që jetet.
7 Mos kujto fajet’ e dialërisë s’ime, edhe marrëzit’ e mia; pas përdëllimit tënt kujto-më ti, o Zot, nga e mira jote.
8 Zoti ësht’ i mirë edhe i drejtë, përandaj do t’u mësonjë udhënë fajtorëvet.
9 Do t’u heqë udhënë të butëvet ndë gjyq, edhe do t’u mësonjë udhën’ e ti të butëvet.
10 Gjith’ udhët’ e Zotit janë përdëllim e të vërtetë mb’ata që ruanjënë dhiatën’ e ati edhe martyrit’ e ati.
11 Për punë të emërit tënt, o Zot, ndëje fajnë t’im, sepse ësht’ i math.
12 Cili ësht’ ay njieri që ka frikë Zotit? Ati do t’i dëftenjë udhënë, që duhetë të cgjedhë.
13 Shpirt’ i ati do të rrijë ndë të mira, edhe fara e ati do të trashëgonjë dhenë.
14 Të fshehurit’ e Zotit ësht’ e atyreve që i kanë frikë, edhe dhiata e ti do të dëftenetë ndek ata.
15 Syt’ e mi janë kurdo te Zoti, se ai do të nxierrë këmbët’ e mia nga kurthi.
16 Shtierë sytë mbi mua, edhe përdëllyemë, sepse jam i vetëmë edhe dorë-hollë.
17 Shtrëngimet’ e zëmrësë s’ime u shumuanë: nxir-më prej nevojavet mia. 18 Shih shtrëngimnë t’im edhe mundimnë t’im, edhe fal gjithë fajet’ e mi. 19 Shih arëmiqt’ e mi, se u shumuanë, edhe më muarnë mëri pa udhë.
20 Ruaj shpirtinë t’im, edhe shpëto-më, mos u turpërofsha, se shpëreva mbë ty.
21 Të pa-keqtë edhe të drejtëtë le të më ruanjënë, se prita ty, o Zot.
22 Shpërble Israillë, o Perëndi, prej gjithë shtrëngimevet ati.
PSALLMË 26
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Gjyko-më, o Zot, se un’ eca ndë të pa-keqe t’ime, edhe sepse shpëreva mbë Zonë, nukë do të tundem.
2 Provo-më, o Zot, edhe vështro-më: provo veshnjet’ e mia edhe zëmrënë t’ime.
3 Se përdëllimi yt është përpara syvet mi, edhe eca ndë të vërtetënë tënde.
4 Nukë ndënjta bashkë me njierës të kotë, edhe nukë do të hynj bashkë me ipokritë.
5 Mora mëri mbëledhëjen’ e të këqijvet, edhe nukë do të rri bashkë me të pa-udhë.
6 Do të lanj duart’ e mia me të pafajit, edhe do të qarkonj therorenë tënde, o Zot,
7 që të bënj të ndigjonetë zëri lavdurimit tënt, edhe të tregonj gjithë punët’ e tua të maniçimetë.
8 Zot, desha të ndënjturit’ e shtëpisë s’ate, edhe vëndin’ e tendësë lavdisë s’ate.
9 Mos vdir shpirtinë t’im bashkë me të pa-besët, edhe jetënë t’ime bashkë me njierës gjakrash;
10 ndë duart t’atyreve janë pa-udhëri, edhe e diatht’ e atyreve është plot me dhurëtia.
11 Po unë do të ecënj ndë të pakeqe t’ime: shpërble-më, o Zot, edhe përdëllye-më.
12 Këmba ime qëndron ndë të drejtët: do të bekonj Zonë ndër përmbëledhëje.
PSALLMË 27
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Zoti është drita ime edhe shpëtimtari im: kujt do t’i trembem? Zoti është mburonjës i jetësë s’ime: prej kujt do të frikësonem?
2 Kur m’u afruanë të këqijtë, shtrëngimtarët’ edhe arëmiqt’ e mi, për të ngrënë mishnë t’im, vetë ata shkanë edhe ranë.
3 Edhe ndë daltë fushatë kundrë meje, zëmra ime nukë do të frikësonetë; ndë u ngrittë luftë mbi mua, atëhere do të shpërenj.
4 Një gjë lypa prej Zotit, këtë do të lypënj: që të rri ndë shtëpi të Zotit gjithë ditt’ e jetësë s’ime, të shikonj bukurin’ e Zotit, edhe të vështronj kishën’ e ati të shënjtëruarë.
5 Se ndë ditë të këqiavet mia do të më mpshehë ndë tendë të ti, do të më mbulonjë ndë (vënt) të mpshehëtë të tendësë ti, do të më ngrerë lart ndë shkëmp.
6 Edhe tani kryetë t’im do të lartonetë përmbi arëmiqt’ e mi që më qarkonjënë, edhe do të bënj kurban lavdie edhe brohorie ndë tendë t’ati; do t’i këndonj, edhe do t’i psall Zotit.
7 Ndigjo zënë t’im, o Zot, kur thërres, përdëllye-më, edhe ndigjo-më.
8 Zëmra ime tha prej anësë s’ate: Kërkoni faqenë t’ime. Do të kërkonj faqenë tënde, o Zot.
9 Mos kthejsh mbë-nj’-anë faqenë tënde prej meje, mos hethç ndë zëmërim shërbëtornë tënt; bënu ndihmësi im: mos më lësh, edhe mos heqç dorë prej meje, o Perëndi shpëtimtari im.
10 Edhe ndë heqçinë dorë prej meje im atë edhe ëma ime, po Zoti do të më presë.
11 Mëso-më nd’udhët tënde, o Zot, edhe hiq-më ndë rugë të drejtë për punë t’arëmiqet mi.
12 Mos më ep ndë dëshërime t’arëmiqvet mi, se u ngritnë kundrë meje martyrë të rrem, edhe (asish që) çfryenjënë pa-udhëri.
13 (Oj,) ndë mos patëkeshe besuarë të shohnjë të mirat’ e Zotit ndë dhe të gjallëvet!
14 Prit Zotnë: bënu burrë, edhe le të forconetë zëmra jote, edhe prit Zotnë.
PSALLMË 28
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Mbë ty do të thërres, o Zot, shkëmbi em: mos hesht prej meje, mos hesht ndonjë herë prej meje, sepse do t’u përgjanj atyreve që cbresënë ndë gropë.
2 Ndigjo zën’ e lutëjesë s’ime, kur thërres mbë ty, kur ngre duart’ e mia ndë kishë tënde të shënjtëruarënë.
3 Mos më hiq bashkë me fajtorët, edhe mos më prish bashkë me ata që punonjënë pa udhë, të cilëtë flasënë paqtim me të afërmit’ e tyre, (po kanë) të keqe ndë zëmrat të tyre.
4 Ep-u atyreve pas punëve atyre, edhe pas së keqesë të punuaravet atyre, pas punëvet duaret atyre, ep-u atyreve; ep-u atyreve çpagimn’ e atyreve.
5 Se nukë mbanë vesh punëvet Zotit, edhe punëvet duaret ati, do t’i rrëzonjë ata, edhe nukë do t’i ngrerë më.
6 I bekuarë (qoftë) Zoti, se ndigjoi zën’ e lutëjesë s’ime.
7 Zoti është fuqia ime, edhe mburonjësi im; zëmra ime shpëreu mb’atë, edhe gjeta ndihmë, përandaj u gëzua zëmra ime, edhe me kënkët’ e mia do t’e lavduronj.
8 Zoti është fuqi e llauzit ti, edhe është mburonjës i shpëtimit të lyerit ti.
9 Shpëto llausnë tënt dhe beko trashëgimnë tënt, edhe kullot ata, edhe larto ata për gjithë jetënë.
PSALLMË 29
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Epni Zotit, o të bijt’ e të fortit, epni Zotit lavdi e nder.
2 Epni Zotit lavdin’ e emrit ati, adhuroni Zonë ndë hobor t’ati të shënjtëruarë.
3 Zër’ i Zotit (është) mbi ujërat, Perëndia i lavdisë bubullin, Zoti (është) mbi shumë ujëra.
4 Zër’ i Zotit (është) ndë fuqi, zër’ i Zotit (është) ndë madhëri.
5 Zër’ i Zotit thyen dëllinja, edhe Zoti thyen dëllinjat’ e Livanit,
6 edhe i bën të kërcenjënë si viç: Livanë edhe Sirionë, si bir bri-vetëmi.
7 Zër’ i Zotit çkëput flakën’ e ziarit.
8 Zër’ i Zotit tunt shkretëtirënë, edhe Zoti tunt shkretëtirën’ e Kadhësë.
9 Zër’ i Zotit bën të piellënë drerëtë, edhe cvesh pyjetë, edhe si-cili-do thoë lavdi ndë kishët të ati.
10 Zoti rri mbi përmbytëjenë, edhe Zoti rri mbëret për gjithë jetënë.
11 Zoti do t’ i apë fuqi llauzit ti, Zoti do të bekonjë llausn’ e ti me paqtim.
PSALLMË 30
Psallmë kënke për të përtëriturit e shtëpisë Dhavidhit.
1 Do të të lartonj, o Zot, se më ndihe, edhe nukë gëzove arëmiqt’ e mi mbë mua.
2 O Zot Perëndia im, bërtita mbë ty, edhe më shërove.
3 O Zot, nxore shpirtinë t’im prej varrit, më shpëtove nga ata që cbresënë ndë gropë.
4 Psallni Zotit, o të drejtët’ e ati, edhe lavduroni kujtimn’ e shënjtërisë ati.
5 Sepse zëmërim’ i ati (është vetëmë për një çikë herë) kur zëmëronetë, po (është) jetë ndë dashurim t’ati, mbrëmanet mund të vinjë të qarë, po ndë mëngjes (bënetë) gëzim.
6 Po unë thashë ndë mbarësit t’ime: Nukë do të tundem për gjithë jetënë.
7 O Zot, me anë të dashurimit tënt i dhe fuqi malit t’im. Po ktheve mbënjanë faqenë tënde, edhe u përzieshë.
8 Mbë ty thërrita, o Zot, edhe iu luta Perëndisë t’im.
9 Ç’ të mirë (bënetë) ndë gjakt t’im, ndë cbritsha ndë gropë? Mos do të të lavduronjë pluhuri? A do të dëftenjë të vërtetënë tënde?
10 Ndigjo o Zot, edhe përdëllye-më, o Zot, bënu ndihmësi im.
11 Ktheve të qarëtë t’im ndë gëzim, grise thesnë t’im, edhe më ngjeshe gëzim,
12 që të psallë për ty lavdia ime, edhe të mos pushonjë. O Zot Perëndia im, do të të lavduronj gjithë jetënë.
PSALLMË 31
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Shpëreva mbë ty, o Zot, mos u turpërofsha për gjithë jetënë, ruaj-më edhe shpëtomë ndë drejtërit tënde.
2 Ul veshnë tek unë, shpejto të më shpëtojsh, m’u bën shkrep i fortë, edhe shtëpi mpshtetëje, që të më shpëtojsh.
3 Sepse je guri im edhe kasteli em, edhe për punë të emërit tënt hiq-më udhënë,
edhe ushqe-më.
4 Më nxir prej këti kurthi, që fshehnë për mua, se ti je mburonjësi im, o Zot.
5 Ndë duart të tua ap frymënë t’ime: ti më shpërbleve, o Zot, Perëndia i së vërtetësë.
6 Mora mëri ata që u mbanjënë vesh kotësivet rreme, po unë shpërenj mbë Zotnë.
7 Do të gëzonem e do të ngazëllonem për përdëllimnë tënt, sepse vështrove shtrëngimnë t’im, ngjohe shpirtinë t’im ndë nevolat.
8 Edhe nukë më mbylle ndë duart të arëmiqet; vure këmbët’ e mia ndë të gjerë.
9 Përdëllye-më, o Zot, sepse jam ndë shtrëngim; u fyshk prej hidhërimit syri im, shpirti im, edhe barku im.
10 Se shkova jetënë t’ime ndë të dhëmbura, edhe viet’ e mi ndë psherëtima, fuqia ime m’u këput prej varfërisë, edhe eshtërat’ e mia u tuntnë.
11 U bëshë çpërnderim ndë gjith arëmiqt e mi, edhe më tepërë ndë fëqinjt’ e mi, edhe frikë ndë të ngjohurit e mi, ata që më shihinë jashtë ikëninë prej meje.
12 U harrova prej zëmrësë (atyreve), posi i vdekurë, u bëshë posi enë e humburë.
13 Se ndigjova çpërnderimn’ e të shumëvet: (ishtej) frikë përqark, kur u mbëlothnë ata kundrë meje, bënë këshillë të më ngrijnë jetënë.
14 Po unë shpëreva mbë ty, o Zot, thashë: Tije Perëndia im.
15 Ndë duart të tua (janë) kohërat’ e mia: ruaj-më prej dorësë arëmiqet mi, edhe prej atyre që më ndiekinë.
16 Ndrit faqenë tënde te shërbëtori yt: shpëto-më për përdëllimnë tënt.
17 Zot, mos u turpërofsha, sepse mbë ty thirra; u turpërofshinë të pa-besëtë, edhe cbritçinë ndë varr.
18 U mëçelshinë buzëtë gënjeshtare, që flasënë pa udhë kundrë të drejtit me madhështi e me çpërnderim.
19 Sa fort e madhe (ësht’) e mira jote, o Zot, që ruajte për ata që kanë frikë prej teje; bëre punë tek ata që shpërenjënë mbë ty, përpara të bijet njierëzet!
20 Do të fshehç ata ndë të fshehëtit të faqesë s’ate prej madhështisë njierëzet, do t’i mbulonjç ndë tendë prej kundrë-fjalësë gjuhëravet.
21 I bekuarë (qoftë Zoti), se bëri të maniçim përdëllimn’ e ti ndë qytet të fortë.
22 Po unë thashë ndë tëmerimt t’im: U hodha tej prej sysh tu, përandaj ndigjove zën’ e lutëjes s’ime, kur klitha mbë ty.
23 Doni Zonë, gjithë të drejtët’ e ati, Zoti ruan besëtarëtë, edhe ua çpaguan tepërë atyreve që punonjënë madhështi.
24 Bëhuni burra, edhe le të forconetë zëmra juaj, gjithë juve që shpëreni mbë
Zotnë.
PSALLMË 32
Psallm’ e Dhavidhit. Mashhilll.
1 Lum kujt iu ndëjyenë pa-udhëritë, edhe iu mbuluanë fajetë.
2 Lum ay njieri, që nuk do t’i numëronjë faj Zoti, edhe s’ka gënjeshtrë ndë gojët t’ati.
3 Sepse pushova, u vietëruan eshtërat’ e mia prej klithmësë s’ime gjithë ditënë,
4 sepse nat’ e ditë u rëndua dora jote mbi mua, lagësira ime u kthye mbë thatësirë vere. Sellah.
5 Fajnë tim ta dëfteva, edhe pa-udhërinë t’ime nuk e fsheha; thashë: Do t’i rrëfenj Zotit pa-udhërinë time, edhe ti fale pa-besërin’ e zëmrësë s’ime. Sellah.
6 Për këtë çdo i drejtë do të të faletë ndë kohë që duhetë, po ndë përmbytëje shumë ujërash, nukë do t’i piekënë.
7 Ti je mpshtetëja ime, do të më ruanjç prej shtrëngimit, do të më qarkonjç me gëzim shpëtimi. Sellah.
8 Do të t’ap mënt, edhe do të të mpsonj nd’atë udhë që do të ecënjç: do të ngul sytë mbë ty.
9 Mos u bëni si kalë, e si mushkë, që s’kanë mënt, të cilavet goja duhetë t’u mbahetë me gojëzë e me fre, (tiatrazi) nukë do të afroneshinë te ti.
10 Frushkullat’ e fajtorit (janë) shumë, po atë që shpëren mbë Zonë, do ta qarkonjë përdëllim.
11 Gëzohuni për Zotnë, edhe ngazëllohuni, o të drejtë, edhe mburruni, gjithë zëmrë-drejtëtë.
PSALLMË 33
1 Gëzohuni për Zotnë, o të drejtë, të drejtëvet u ka hije lavdurim.
2 Lavduroni Zotnë me qitharë, psallni ati me psalltir me dhietë kordhëza.
3 Këndoni ati kënkë të re, psallni mirë ati me brohori.
4 Se fjal’ e Zotit (ësht’) e drejtë, edhe gjithë punët’ e ati (janë) me të vërtetë.
5 Zoti do drejtëri edhe gjyq; dheu (është) plot me përdëllimn’ e Zotit.
6 Prej fjalësë Zotit u bënë qiejtë, edhe gjithë fuqi’ e atyreve prej frymësë gojës’ ati.
7 Mbëlodhi ujërat’ e detit posi shakullë, vuri avyssatë ndë thesore.
8 Le t’i ketë frikë Zotit gjithë dheu, edhe le të dridhenë prej ati gjithë ata që rrinë ndë dhet.
9 Se ay tha, edhe u bënë, ay urdhëroi, edhe u ndërtuanë.
10 Zoti nxier të kotë këshillën’ e gjindëjevet, kthen përmbys mendimet’ e llauzevet.
11 Po këshill’ e Zotit mbetetë për gjithë jetënë, mendimet’ e zëmrës’ ati bres pas brezi.
12 Lum ay komp, të cilit Perëndia është Zot’ i ti, ay llaus, të cilinë cgjodhi për trashëgimn’ e ti.
13 Zoti shtyri sytë prej qielli, pa gjithë të bijt’ e njierëzet.
14 Prej vëndit që rri vetë vështron gjithë ata që rrinë ndë dhet.
15 I cili gatoi si një zëmrat’ e atyreve, i cili ngjeh gjithë punët’ e atyreve.
16 Mbëreti nukë shpëton nga të shumët’e fuqisë, edhe burr’ i fortë nukë shpëton nga e madheja forc’ e ti.
17 Kot është kali për shpëtim, edhe nukë do të shpëtonjë me anë të shumësë fuqisë ti.
18 Na syt’ e Zotit ndek janë mbi ata që kanë frikë prej ati, mbi ata që shpërenjënë mbë përdëllimt t’ati,
19 që të shpëtonjë shpirtin’ e atyreve prej vdekëjesë, edhe t’i ushqenjë ndë (kohë) urie.
20 Po shpirti ynë pret Zonë, se është ndihmësi ynë, edhe mburonjësi ynë.
21 Se mb’atë do të gëzonetë zëmra jonë, sepse shpëryem mb’emërin e ati të shënjtëruarinë.
22 U bëftë përdëllimi yt mbë ne, o Zot, sikundrë shpëryem mbë ty.
PSALLMË 34
Psallm’ e Dhavidhit, kur ndërroi faqen’ e ti përpara Avimellehut, edhe kyj e lëshoj, e iku.
1 Do të bekonj Zonë mbë çdo kohë, lavdim’ i ati do të jetë kurdo ndë gojët t’ime.
2 Shpirti im do të mburretë mbë Zotnë, të butëtë do të ndigjonjënë, edhe do të gëzonenë.
3 Madhoni Zonë bashkë me mua, edhe le të lartojmë bashkë emrin’ e ati.
4 Kërkova Zonë, edhe më ndigjoi, edhe më shpëtoj nga gjithë shtrëngimet’ e mi.
5 U afruanë ndek ay, edhe u ndritnë, edhe faqet’ e atyreve nuk’ u turpëruanë.
6 Ky dorë-holli thërriti, edhe Zoti e ndigjoj, edhe e shpëtoj prej gjithë shtrëgimevet ati.
7 Engjëll’ i Zotit vë fushatënë rreth atyreve që i kanë frikë, edhe i ruan.
8 Viri ndë gojë edhe shihni, se Zoti ësht’ i mirë. Lum ay njieri që shpëren mb’atë.
9 Kini frikë Zotit, gjithë shënjtorët’ e ati, se nuk’ u shteretë gjë atyreve që i kanë frikë.
10 Të pasuritë u varfëruanë edhe i mori uria, po ata që kërkonjënë Zotnë, nuk’ do t’u shteretë ndonjë e mirë.
11 Ejani, o dielm, më ndigjoni: do t’u mësonj frikën’ e Zotit.
12 Ç’ ësht’ ay njieri që kërkon jetë, do të shohë ditt të mira?
13 Ruaj gjuhënë tënde prej së keqesë, edhe buzët’ e tua të mos flasënë gënjeshtrë.
14 Hiqu prej së keqesë, edhe bën mirë, lyp paqtim, edhe ndiq atë.
15 Syt’ e Zotit janë mbi të drejtët, edhe veshët’ e ati mbi lutëjen’ e atyreve.
16 Po faqeja e Zotit është kundrë atyreve që bënjënë keq, që të humpnjë kujtimn’ e atyreve prej dheut.
17 Të drejtëtë thërritnë, edhe Zoti i ndigjoi, edhe i shpëtoi nga gjithë shtrëngimet’ e atyreve.
18 Zoti është ngjat atyreve që kanë zëmrë të thyerë, edhe shpëton të përgjunjuritë ndë shpirt.
19 Shtrëngimet’ e të drejtëvet janë shumë, po Zoti do t’i shpëtonjë prej gjithë atyreve.
20 Zoti ruan gjithë eshtërat’ e atyreve, as një prej këtyre nukë do të thyhetë.
21 E keqeja do të vrasë fajtorëtë, edhe ata që kanë mëri të drejtinë, do të bënenë fajtorë.
22 Zoti shpëton shpirtin’ e shërbëtorëvet ti, edhe gjithë ata që shpërenjënë mb’atë nukë do të bënenë fajtorë.
PSALLMË 35
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Gjyko, o Zot, ata që më bënjënë keq, lufto ata që më luftonjënë.
2 Rrok armë edh mburonjë, edhe ngreu të më ndihç.
3 Edhe kap shtijëzënë, edhe zër’ udhën’ e atyreve që me ndiekinë; thuaj shpirtit t’im: Unë jam shpëtimi yt.
4 U turpërofshinë e u marrofshinë ata që kërkonjënë shpirtinë t’im; u kthefshinë për së prapi, edhe u turpërofshinë ata që mendonjënë të keqe për mua.
5 U bëfshinë posi byk ndër sy të erësë, edhe engjëll’ i Zotit i ndiektë.
6 U bëftë udh’ e atyreve errëcirë e shkitë, edhe ëngjëll’ i Zotit i ndiektë.
7 Sepse pa ndonjë farë pune fshehnë kurthin’ e tyre (ndë) gropë për mua, pa ndonjë farë pune e mihnë atë për shpirtinë t’im.
8 Arthtë prishëje mbi atë, pa mos diturë atë, edhe kurthi që fshehu, zëntë atë, edhe raftë nd’ atë për humbëje.
9 Po shpirti im do të gëzonetë për Zotnë, edhe do të ngazëllonetë për shpëtimin’ e ati.
10 Gjithë eshtërat’ e mia do të thonë: Zot, cili të gjan ty, që shpëton dorë-hollinë prej dorësë më të fortit, edhe dorë-hollinë edhe të nevojëshiminë prej ati që e rrëmben?
11 U ngritnë martyrë të pa-udhë, më pyetinë për punë që unë nukë dije.
12 Më bënë të keqe ndë vënt të së mirësë, edhe rrëmbullë ndë shpirt t’im.
13 Po unë visheshe me thes, kur ishinë ata ndë shtrëngim, edhe përgjunjnje shpirtinë tem ndë agjërim, edhe të faluritë t’im kthenej ndë gji t’im.
14 Silleshe posi mbë mik, posi mbë vëllanë t’im, kërruseshe duke prishurë fytyrënë, posi ay që mban zi për t’ëmënë.
15 Po ata u gëzuanë për të keqenë t’ime, edhe u mbëlothnë; u mbëlothnë kundrë meje të poshtërë, e unë nukë dije, (më) çqyeninë, edhe s’pushoninë.
16 Kërcëllininë dhëmbëtë kundrë meje bashkë me përqeshës dy faqesh ndë gostirra.
17 Kur do të shohç, o Zot? Dëlir shpirtinë t’im prej prishëjes’ atyreve, të vetëmen t’ime prej leonëvet.
18 Do të të lavdonj ndë mbëledhëje të madhe, ndë shumë llaus do të të nderonj.
19 Mos u gëzofshinë për mua ata që kanë arëmiqësi me mua pa udhë, edhe mos bëfshinë me sy ata që më kanë mëri pa ndonjë fare pune.
20 Se nukë flisinë paqtim ndek unë, po shtijnë ndër mënt gënjeshtra kundrë atyreve që rrijnë urtë mbi dhet.
21 Cgjeroninë gojën’ e tyre kundrë meje, thoshinë: Të lumtë, të lumtë! Panë sytë tanë!
22 Pe, o Zot, mos pushojsh, o Zot, mos mërgonesh prej meje.
23 Ngreu, o Zot, e vështro gjyqnë t’im, o Perëndia im edhe Zoti em, del-i zot punësë s’ime.
24 Gjyko-më, o Zot Perëndia im, pas drejtërisë s’ate, edhe mos u gëzofshinë për mua.
25 Mos thënçinë ndë zëmrat të tyre: I lumtë shpirtit t’ënë! As mos thënçinë: E përpimë atë.
26 U turpërofshinë e u marrofshinë bashkë, ata që gëzonenë për të keqenë t’ime; u veshçinë me marrëzi e me turp ata që mbahenë mbë të math kundrë meje.
27 U gëzofshinë e u ngazëllofshinë ata që duanë drejtërinë t’ime, edhe thënçinë përherë: U madhoftë Zoti që do paqtimin’ e shërbëtorit ti.
28 Edhe gjuha ime do të flasë për drejtërinë tënde, (edhe) për lavdurimnë tënt gjithë ditënë.
PSALLMË 36
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit, shërbëtorit Zotit.
1 Pa-udhëria e të pa-besit thotë ndë zëmërë t’ime: S’është frikë Perëndie përpara syvet ati.
2 Sepse gënjen vetëvetëhenë ndër sy të ti, se do të gjëndetë pa-udhëria e ati, që të mirretë mëri.
3 Fjalët’ e gojës’ ati janë pa-udhëri e gënjeshtrë, nukë desh të kupëtonjë, që të punonjë të mirënë.
4 Mendon pa-udhëri mbë shtrat të ti, rri mbë çdo udhë që s’ ësht’ e mirë, edhe nuk’ iu rëndua e keqeja.
5 Zot, përdëllimi yt është ndë qiell, edhe e vërteta jote gjer ndë ret.
6 Drejtëria jote është posi malet’ e Perëndisë, gjyqet’ e tu janë avyss’ e madhe, shpëton njierës e bagëti, o Zot.
7 Sa shumë i vyerë është përdëllimi yt, o Perëndi! Përandaj të bijt’ e njierëzet shpërenjënë mbë hije të fletëvet tua.
8 Do të nginjenë prej të majturit shtëpisë s’ate, edhe do t’u apç ujë prej përrojt të prëjturit tënt.
9 Sepse përanë teje është burim jete, ndë dritë tënde do të shohmë dritë.
10 Shtrij përdëllimnë tënt tek’ ata që të ngjohënë, edhe drejtërinë tënde te zëmrë-drejtëtë.
11 Mos arthtë mbi mua këmbë madhështori, edhe mos më tunttë dorë fajtori.
12 Atie ranë gjithë ata që punonjënë pa udhë, u nxuarnë jashtë, edhe nukë do të muntnjënë të qëndronjënë.
PSALLMË 37
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Mos u zëmëro për punë të këqijvet, as mos ki zili atyreve që punonjënë pa udhë.
2 Se do të thahenë shpejt posi bari, edhe posi barisht’ e ngjomë do të fyshkenë shpejt.
3 Shpëre mbë Zotnë, edhe bën mirë, edhe rri ndë dhet, edhe kullot ndë të vërtetë.
4 Prehu mbë Zotnë, edhe do t’apë dhanë ç’kërkon zëmra jote.
5 Lerë mbë Zotnë udhënë tënde, edhe shpëre mb’atë, edhe ay do ta bënjë.
6 Edhe do të nxierë drejtërinë tënde posi dritë, edhe gjyqnë tënt posi mes dite.
7 Prehu mbë Zonë, edhe prit-e me durim; mos u zëmëro për atë që vete mbarë nd’udhë të ti, për njieri që punon pa udhë.
8 Pusho zëmërimnë, edhe lëre mërinë; mos u zëmëro, që të bëjsh keq.
9 Se të këqijtë do të vdirenë, po ata që presënë Zotnë, këta do të trashëgonjënë dhenë.
10 Sepse edhe pakëzë, edhe fajtori nukë do të jetë më, edhe do të kërkonjç vëndin’ e ati, edhe nukë do t’e gjejsh.
11 Po të butëtë do të trashëgonjënë dhenë, edhe do të prehenë ndë shumë paqtim.
12 Fajtori çpik ndër mënt punë kundrë të drejtit, edhe kërcëllin dhëmbët’ e ti kundrë ati.
13 Po Zoti do të qeshnjë me atë, sepse sheh se po vien dit’ e ati.
14 Fajtorëtë hoqnë shpatënë, edhe ngrehnë harkun’ e tyre, për të vënë poshtë dorë-hollinë edhe të nevojëshiminë, për të therrë udhë-drejtëtë.
15 Shpat’ e atyreve do të hynjë ndë zëmërë t’atyreve, edhe hargjet’ e atyreve do të thyhenë.
16 Më të mirë është të pakët’ e të drejtit, se të pasurit’ e shumë të fajtorëvet.
17 Se krahët’ e fajtorëvet do të thyhenë, po të drejtët i forcon Zoti.
18 Zoti ngjeh ditt’ e faqe-bardhëvet, edhe trashëgim’ i atyreve do të jetë për gjithë jetënë.
19 Nukë do të turpëronenë ndë kohë të keqe, edhe ndë ditt urie do të nginjenë.
20 Se fajtorëtë do të vdirenë, edhe arëmiqt’ e Zotit do të tretenë posi dhiamët’ e qëngjevet, edhe do të përndahenë posi tym.
21 Fajtori huetë e nuk’ ep prapë, po i drejti përdëllyen edhe ep.
22 Se të bekuarët’ e ati do të trashëgonjënë dhenë, edhe të mallëkuarët’ e ati do të prishenë.
23 Kur ndreqenë çapet’ e njieriut prej Zotit, ay pëlqen fort udhën’ e ati.
24 Kur të bierë, nukë do të dërrmonetë, se Zoti e mba për dore.
25 Qeshë i ri, edhe tani u mblakçë, edhe s’pashë ndonjë të drejtë hequrë dorë prej ati, as farën’ e ati të lypënjë bukë.
26 I drejti gjithë ditënë përdëllyen edhe huan, edhe far’ e ati është ndë bekim.
27 Mërgohu prej së keqesë, edhe bën mirë, edhe do të mbetesh ndë jetë të jetësë.
28 Se Zoti do gjyq, edhe s’heq dorë prej të drejtëvet ti; për gjithë jetënë do të ruhenë, po të pa-udhëtë do të dëbonenë, edhe far’ e të pa-besëvet do të vdiretë.
29 Po të drejtëtë do të trashëgonjënë dhenë, edhe do të rrinë nd’atë për gjithë jetënë.
30 Goj’ e të drejtit ligjëron dituri, edhe gjuh’ e ati flet gjyq.
31 Nom’ i Perëndisë ati është ndë zëmërë t’ati, edhe çapet’ e ati nukë do të shkasënë.
32 Fajtori përgjon të drejtinë, edhe kërkon ta vrasë.
33 Po Zoti nukë do t’e lërë ndë dorët t’ati, as nukë do t’e dëmëtonjë, kur ta gjykonjë.
34 Prit Zotnë, edhe ruaj udhën’ e ati, edhe do të të lartonjë, që të trashëgojsh dhenë; kur të vdirenë fajtorëtë, do të shohç.
35 Pashë të pa-besinë lartuarë tepërë, edhe shtriturë posi dafin’ e ngjomë,
36 po shkoi, edhe na te nuk’ është më, edhe e kërkova, po nuk’u gjënt vënd’ i ati. 37 Ruaj të pakeqenë, edhe shih të drejtënë, se njieriu i paqtuarshim është lënë. 38 Po të pa-udhëtë do të vdirenë fare, të lënat’ e të pa-besëvet do të vdirenë.
39 Po shpëtim’ i të drejtëvet është prej Zotit, edhe ay është mburonjës’ i atyreve ndë kohë të shtrëngimit.
40 Edhe Zoti do t’u ndihnjë, edhe do t’i ruanjë, edhe do t’i dëlirë prej fajtorëvet, edhe do t’i shpëtonjë, se shpëryenë mb’atë.
PSALLMË 38
Psallm’ e Dhavidhit: për kujtim.
1 Zot, mos më qërto ndë zëmërimt tënt, as mos më mundo ndë mërit tënde.
2 Se shigjetat’ e tua m’u ngulnë, edhe dora jote po më shtrëngon.
3 S’ka shëndet ndë misht t’im, për punë të zëmërimit tënt, s’ka paqtim nd’eshtërat e mia, për punë të fajevet mi.
4 Se pa-udhëriat’ e mia kapërcyenë kryetë t’im, posi barr’ e rëndë u rënduanë mbi mua.
5 Plagët’ e mia u qelpnë e u kalpnë, për punë të marrëzisë s’ime.
6 U bësh i ngratë, edhe u kërrusa fare, gjithë ditënë ecënj i vrërëtë.
7 Se zorrët’ e mia u mbushnë me të nxehëtë, edhe s’ka shëndet ndë misht t’im.
8 U sëmura edhe u këputa fort, ulurinj prej shtrëngimit zëmrësë s’ime.
9 Zot, gjithë dëshërimi im është përpara teje, edhe psherëtima ime s’fshihetë prej teje.
10 Zëmra ime përzihetë, fuqia ime po më lë, edhe drit’ e syvet mi, edhe ajo s’është bashkë me mua.
11 Miqt’ e mi edhe të afërmit’ e mi rrinë përpara plagësë s’ime, edhe më të afërmit’ e mi rrinë për së largu.
12 Edhe ata që kërkonjënë shpirtinë t’im ngrehnjënë kurth, edhe ata që kërkonjënë të keqenë t’ime, flasënë kotësi, edhe shkonjënë ndër mënt gënjeshtra gjithë ditënë.
13 Po unë nukë ndigjonje posi shurth, edhe posi i pagojë, që nukë hap gojën e ti.
14 Edhe jeshe posi një njieri që nukë ndigjon, edhe që nukë ka dredhëje në gojët të ti.
15 Se shpëreva mbë ty, o Zot, ti do të ndigjonjç, o Zot Perëndia im.
16 Se thashë: Mos u gëzofshin’ arëmiqt’ e mi për mua; edhe kur të tundenë këmbët e mia, ata mbahenë mbë të math kundrë meje.
17 Se unë jam gati për të rënë, edhe të dhëmburitë t’im është përpara meje përherë.
18 Se unë do të rrëfenj pa-udhërinë t’ime, edhe do të më vinjë rëndë për fajnë t’im.
19 Po arëmiqt’ e mi rronjënë, edhe janë më të fortë se unë, edhe u shumuanë ata që më kanë mëri pa udhë.
20 Edhe ata që më bënjënë keq ndë vënt të së mirësë, jan’ arëmiqt’ e mi, sepse ndiek të mirënë.
21 Mos hiq dorë prej meje, o Zot, Perëndia im, mos u mërgo prej meje.
22 Nxito të më ndihç, o Zot i shpëtimit tim.
PSALLMË 39
Mbë të parinë kënkëtuar, Jedhuthunë. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Thashë: Do të kem kujdes nd’udhët’ e mia, që të mos fëjenj me gjuhë t’ime, do t’i vë fre gojësë s’ime, kur të jetë fajtori përpara meje.
2 Ndenjta pa gojë e pa zë, u reshta edhe nga (të foluritë) mirë, edhe të dhëmburitë t’im u përtëri.
3 M’u nxe zëmëra përbrenda meje; kur e shkonje ndër mënt, u ndes ziar (përbrenda meje), fola me gjuhë t’ime.
4 Dëfte-më të prapësmenë t’ime, o Zot, edhe numërin’ e ditvet mia, cili është, që të ngjoh edhe sa do të rronj.
5 Na tek bëre ditt’ e mia sa një masë pëllëmbe, edhe koh’ e jetësë s’ime është posi asgjë përpara teje, po ç’do njieri që rron, është gjithë kotësi. Sellah.
6 Vërtet njieriu ecën ndë hije të kotë, po kot trumbullonetë; mbëleth thesorë, edhe nukë di për kë do t’i mbëledhë.
7 Edhe tani, o Zot, ç’ pres unë? Shpëresa ime është mbë ty.
8 Shpëto-më prej gjithë pa-udhërivet mia, mos më bën çpërnderimn’ e të marrit.
9 U shurdhuashë, edhe nukë hapa gojënë t’ime, se ti e bëre.
10 Mërgo prej meje frushkullat’ e tua, sepse u lodha prej fuqisë dorësë s’ate. 11 Kur mundon njierinë me çprovime për pa-udhërinë, prish bukurin’ e ati, si pëlhurë mirmange, po kot trumbullonetë ç’do njieri. Sellah.
12 Ndigjo të faluritë t’im, o Zot, edhe mba-i vesh lutëjesë s’ime, mos u hesht për lott e mi, se jam i huaj përanë teje, edhe i ikurë prej dheut, posi gjith’ atërit’ e mi.
13 Ler-më të mar fuqi, para se të ikënj së këtejmi, edhe të mos jem më.
PSALLMË 40
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Duke priturë prita Zotnë, edhe më mbajti vesh, edhe ndigjoi lutëjenë t’ime.
2 Edhe me nxori prej gropësë mundimit, edhe prej baltësë ndyrë, edhe qëndroi këmbët’ e mia mbi gur, ndreqi çapet’ e mi.
3 Edhe vuri ndë gojët t’ime kënkë të re, lavdi për Perëndinë t’ënë; shumë do të shohënë, edhe do të frikësonenë, edhe do të shpërenjënë mbë Zonë.
4 Lum ay njieri, të cilit emëri i Zotit është shpëres’ e ti, edhe nukë vështron madhështorëtë, edhe ata që përvarenë ndë të rremë.
5 Shumë të maniçime janë punët’ e tua, që bëre ti, o Zot Perëndia im, edhe s’munt ndonjë të vërë një mbë një mendimet’ e tu për ne; të doje t’i rrëfenje, e të flasë për ato, kapërcenjënë çdo numërë.
6 Kurban e dhuratë nukë deshe, më nxore veshëtë, kurban gjithë-diegurë edhe dhuratë për faj s’kërkove.
7 Atëhere thashë: na ndek po vinj, ndë ballë të vivlisë është shkruarë për mua:
8 më k’anda të bënj dashurimnë tënt, o Perëndia im,
9 edhe nomi yt është ndë mes të zëmrësë s’ime.
10 Leçita drejtëri ndë përmbëledhëje të madhe, na te nukë ndala buzët’ e mia, o Zot, ti e di. Nukë fsheha drejtërinë tënde ndë zëmërët t’ime, rrëfeva të vërtetënë tënde edhe shpëtimnë tënt, nukë mpsheha përdëlliminë tënt edhe të vërtetënë tënde prej përmëledhëjesë madhe.
11 Po ti, o Zot, mos mërgo përdëllimet’ e tu prej meje, përdëllini yt edhe e vërteta jote më ndihçinë kurdo,
12 Se më qarkuanë të këqia që nukë kanë numërë, më harritnë pa-udhërit’ e mia, edhe nukë munt t’i shoh, u shumuanë më tepërë se qimet e kreit t’im, edhe zëmëra po më lë.
13 Pëlqe, o Zot, të më shpëtojsh; o Zot, nxito të më ndihç.
14 U turpërofshinë e u marrofshinë bashkë ata që kërkonjënë shpirtinë t’im të ma marrënë; u kthefshinë për së prapi, e u turpërofshinë ata që duanë të keqenë t’ime.
15 Marçinë turp për çpagim, ata që më thonë: Të lumtë, të lumtë!
16 U gëzofshinë e u ngazëllofshinë për ty; gjith’ ata që të kërkonjënë, ata që duanë shpëtimnë tënt, le të thonë kurdo: U madhëroftë Zoti.
17 Po unë jam dorë-hollë edhe i nevojëshim, Zoti më ka kujdes, ndihmësi im edhe mburonjësi im ti je, o Perëndia im, mos u mëno.
PSALLMË 41
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Lum ay që shtie sytë mbë dorë-hollinë, ndë ditë të keqe Zoti do ta shpëtonjë.
2 Zoti do t’e ruanjë, edhe do t’i ruanjë jetënë, edhe do të jetë i lumurë mbi dhet, edhe nukë do t’e apë ndë dorë të arëmiqet ati.
3 Zoti do t’i apë fuqi ndë shtrat të sëmundëjesë, do të kthenjç gjithë shtratin’ e ati ndë sëmundëjet të ati.
4 Unë thashë: Përdëlle-më, o Zot, shëro shpirtinë t’im, se fëjeva mbë ty.
5 Arëmiqt’ e mi thonë keq për mua: Kur do të vdesë e të humpnjë emëri i ati?
6 Edhe ndë arthtë ndonjë për të parë, flet kot, zëmër’ e ati mbëleth ndë vetëvetëhenë pa-udhëri, si të dalë jashtë, flet për atë.
7 Gjith arëmiqt e mi pishtëllinjënë bashkë kundrë meje, mendonenë keq kundrë meje,
8 (duke thënë): Gjë e keqe iu ngjit, edhe duke dergjurë, nukë do të ngrihetë më.
9 Sepse edhe ay njieriu i paqtimit t’im, që shpëreva mb’atë, i cili hantej bukënë t’ime, ngriti thundrënë kundrë meje.
10 Po ti, o Zot, përdëlle-më, edhe ngre-më, edhe do t’ua çpaguanj.
11 Nga këjo e di se më do, sepse arëmiku im nukë gëzonetë kundrë meje.
12 Po ti më ndihe për të pakeqenë t’ime, edhe më forcove përpara teje për gjithë jetënë.
13 I bekuarë qoftë Zoti Perëndia i Israillit për gjithë jetën’ e jetësë. U bëftë, u bëftë.
PSALLMË 42
Mbë të parinë kënkëtuar, Mashhilll, për të bijt’ e Koreut.
1 Sikundrë mallënjen dreri rrëket’ e ujëravet, kështu edhe shpirti im mallënjen për ty, o Perëndi.
2 Shpirti im ka et për Perëndinë, Perëndin’ e gjallë: kur do të vinj, e do të dukem përpara Perëndisë?
3 Lott’ e mi m’u bënë bukë dit’ e natë, kur më thonë për ditë: Ku është Perëndia yt?
4 Këto i mendova, edhe derdha shpirtinë t’im përbrenda meje, se shkonje bashkë me gjëndëjenë, edhe ecënjë bashkë me atë, gjer ndë shtëpit të Perëndisë, me zë gëzimi e lavdurimi, bashkë me gjëndëjenë që kanë të kremte.
5 Përse je i hidhëruarë, o shpirti im? Edhe përse përzihe përbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se do ta lavduronj: faqeja e ati është shpëtesë.
6 O Perëndia im, shpirti im përzihetë përbrenda vetesë, përandaj do të të kujtonj prej dheut Jordhanit edhe Hermonijmit, prej malit Vogëlë.
7 Avyssa thërret avyssënë ndë zë të troçillavet tua, gjithë thëllimet’ e tu edhe valët’ e tu shkuanë mbi mua.
8 Ditënë Zoti do të urdhëronjë përdëllimn’ e ti, edhe natënë kënka e ati do të jetë bashkë me mua, të falur te Perëndia i jetësë s’ime.
9 Do t’i them Perëndisë, shkëmbit t’im: Përse më harrove? Edhe përse ecënj i vrërëtë prej shtrëngimit arëmikut t’im?
10 Arëmiqt’ e mi, duke dërrmuarë eshtërat’ e mia, më çpërnderonjënë, duke thënë mua për ditë: Ku është Perëndia yt?
11 Përse je i hidhëruarë, o shpirti im? Edhe përse përzihe përbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se do ta lavduronj edhe më, (ay është) shpëtesa e faqesë s’ime, edhe Perëndia im.
PSALLMË 43
1 Gjyko-më, o Perëndi, edhe bën gjyqnë t’im kundrë një kombi të pa-udhë, ruaj-më prej njieriu të pa-udhë edhe gënjeshtari.
2 Se ti je Perëndia i fuqisë s’ime, përse më hodhe tej? Edhe përse ecënj i vrërëtë prej shtrëngimit arëmikut tim?
3 Dërgo dritënë tënde edhe të vërtetënë tënde, ato le të më heqën’ udhënë, edhe le të më siellënë ndë mal tënt të shënjtëruarë, edhe ndë tendat’ e tua.
4 Atëhere do të hynj ndë theroren’ e Perëndisë, te Perëndia, gëzimi i gëzimit t’im, edhe do të të lavduronj me qitharë, o Perëndi, Perëndia im.
5 Përse je i hidhëruarë, o shpirti im? Edhe përse përzihe përbrenda meje? Shpëre mbë Perëndinë, se do t’e lavduronj edhe më, (ay është) shpëtesa e faqesë s’ime, edhe Perëndia im.
PSALLMË 44
Mbë të parinë kënkëtuar, për të bijt’ e Koreut, Mashhilll.
1 O Perëndi, me veshët t’anë ndigjuam, edhe atëritë t’anë na dëftyenë punënë që punove ndë ditt t’atyreve, ndë ditt të moçime.
2 Ti nxore jashtë kombe me dorët tënde, edhe i mbolle, shtrëngove llauze edhe i përzure.
3 Sepse nukë trashëguanë dhenë me anë të shpatësë tyre, edhe krahu i atyreve nukë i shpëtoi, po e diathta jote, edhe krahu yt, edhe drit’ e faqesë s’ate, se i pëlqeve.
4 Ti vetë je mbëreti im, o Perëndi, që urdhëron shpëtimet’ e Jakovit.
5 Me anë tënde do të shtyjmë arëmiqtë t’anë, me anë të emërit tënt do të vëmë poshtë ata që ngrihenë kundrë nesh.
6 Sepse nukë do të shpërenj mbë hargunë t’im, edhe shpata ime nukë do të më shpëtonjë.
7 Sepse na shpëtove prej arëmiqet t’anë, edhe turpërove ata që na kanë mëri.
8 Gjithë ditënë do të mburremi mbë Perëndinë, edhe do të lavdurojm’ emërinë tënt për gjithë jetënë. Sellah.
9 Po tani na hodhe tej, edhe na turpërove, edhe nukë del më, o Perëndi, bashkë me fushatat t’ona.
10 Na bëre të kthenemi për së prapi përpara arëmiqet t’anë, edhe ata që na kanë mëri rrëmbenjënë për vetëvetëhenë.
11 Na dhe posi dhëntë për të ngrënë, edhe na përndave ndëpër kombet.
12 Shite llausnë tënt pa nder, edhe nukë shtove (pasëjenë tënde) prej të shituravet atyre.
13 Na bëre çpërnderim ndë fëqinjët t’ona, të përdredhurë buzëtë e të përqeshurë ndër ata që janë rreth nesh.
14 Na bëre përrallëzë ndër kombetët, të tundurë kryetë ndër llauzet.
15 Gjithë ditënë turpi im është përpara meje, edhe turpëria e faqesë s’ime më mbuloi.
16 Për zën’ e ati që qërton e shan, për arëmiknë edhe çpagë-marrësinë.
17 Gjithë këto erthnë mbi ne, po nukë të harruam, edhe nukë duallëm nga udh’ e dhiatësë s’ate,
18 edhe nuk u kthye prapë zëmëra jonë, as nxuarëm çapetë t’anë jashtë udhësë s’ate,
19 ndonëse na dërrmove ndë vënt të drangonjëvet, edhe na mbulove me hijen’ e vdekëjesë.
20 Ndë harronim emërin’ e Perëndisë t’ënë, edhe ndë shtrinim duartë t’ona mbë perëndi të huaj,
21 nukë do t’i kërkontej këto Përëndia? Sepse ay ngjeh të fshehëtat’ e zëmrësë. 22 Se për punët tënde vritemi gjithë ditënë, u numëruam si dhëntë për të therurë. 23 Çohu, ç’fle, o Zot? Ngreu, mos na hith tej për kurdo.
24 Ç’kthen faqenë tënde mbë-nj’-anë? Harron varfërinë t’ënë edhe shtrëngimnë t’ënë?
25 Se na u përgjunj shpirti gjer ndë pluhurë, barku na u ngjit për dhe.
26 Ngreu të na ndihç, dhe shpërble-na për përdëllimnë tënt.
PSALLMË 45
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Shoshannim, për të bijt’ e Koreut, Mashhill: kënkë për të dashurinë.
1 Zëmra ime buron fjalë të mirë, un’ i them mbëretit: punët’ e mia, gjuha ime është pëndë shkronjësi që shkruan hollë.
2 Ti je më i bukurë se të bijt’ e njierëzet, u derth gas ndë buzët tënde, përandaj të bekoi Perëndia për gjithë jetënë.
3 Ngjish shpatënë tënde përmbi kofshët, o i fortë, ndë lavdurit tënde, e ndë madhërit tënde.
4 Edhe shko mbarë ndë madhërit tënde, edhe mbëretëro ndë të vërtetë, e ndë butësi, e ndë drejtëri, edhe e diathta jote do të të dëftenjë punë të maniçime.
5 Shigjetat’ e tua janë të prehëta, llauze do të bienë ndënë ty, (edhe ato shigjeta do të futenë) ndë zëmrë t’arëmiqet mbëretit.
6 Froni yt, o Perëndi, është ndë jetët të jetësë, shkop drejtërie është shkopi mbëretërisë s’ate.
7 Deshe drejtërinë, edhe more mëri shtrëmbërinë, përandaj të leu Perëndia, Perëndia yt, me vaj gëzimi më tepërë se pjesëtarët’ e tu.
8 Gjithë të veshurat’ e tua (bien erë) smyrne edh alloje edhe kassie, (kur del) nga pallatet e elefantra, andej ku të gëzuanë.
9 Bija mbëretrish ishinë ndër të nderçurat e tua, mbëretëresha qëndroi së diathtash tua veshurë me petkë prej ar ofiri.
10 Ndigjo, o bijë, edhe shih, edhe ul veshnë tënt, edhe harro llausnë tënt, edhe shtëpin’ e tyt-et;
11 edhe mbëreti ka për të dëshëruarë bukurinë tënde, se ay ësht’ yt-zot: edhe adhuro atë.
12 Edhe e bij’ e Tyrësë (do të dalë përpara) me dhurata, të pasurit’ e llauzit do t’i lutenë faqesë s’ate.
13 Gjithë lavdia e së bijësë mbëretit është së brendëshëmi, petk’ e asaj ësht’ e endurë me ar.
14 Do të biretë te mbëreti veshurë me petkë të qëndisurë; vërgjëreshatë shoqet’ e asaj, pas asaj, do të birenë te ti.
15 Do të birenë me gëzim e me ngazëllim, do të hynjënë ndë shtëpi të mbëretit.
16 Ndë vënt të atrëvet tu do të jenë bijt’ e tu, do t’i vësh urdhëratës mbi gjithë dhenë.
17 Do të kujtonj emrinë tënt ndë gjithë brezat, përandaj do të të lavduronjënë llauzetë ndë jetët të jetësë.
PSALLMË 46
Mbë të parinë kënkëtuar, për të bijt’ e Koreut: kënkë mbi Allamoth.
1 Perëndia është mpshtetëja jonë, edhe fuqia, ndihmë fort e gatije ndë shtrëngimet.
2 Përandaj nuk do të kemi frikë, kur të tundetë dheu, edhe të ndërronjënë vënt maletë ndë kërthizë të detëravet;
3 gjëmonjënë e përzihenë ujërat’ e atyreve, tundenë maletë prej lartësisë ati. Sellah.
4 Rrëket’ e lumit kanë për të gëzuarë qytetn’ e Perëndisë, të shënjtëruarinë (vëndin’) e tendavet të Lartit.
5 Perëndia është në mes t’ati, edhe nukë do të tundetë; Perëndia do t’i ndihnjë që shpejt ndë mëngjes.
6 U përzienë kombe, u tuntnë mbëretëri, dha zën’ e ti i Larti, u tret dheu.
7 Zoti i fuqivet është bashkë me ne, Perëndia i Jakovit është ndihmëtari ynë. Sellah.
8 Ejani, e shihni punët’ e Zotit: ç’farë punë të maniçime bëri ndë dhet.
9 Pushon luftëtë gjer ndë anët’ të dheut, copëton hark, edhe thyen armë, edhe diek qerre ndë ziar.
10 Pushoni, e ngjihni, se unë jam Perëndia, do të lartonem ndër kombet, do të lartonem ndë dhet.
11 Zoti i fuqivet është bashkë me ne, Perëndia i Jakovit është ndihmëtari ynë. Sellah.
PSALLMË 47
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë për të bijt e Koreut.
1 Përpiqni duartë, gjithë kombetë: brohorini për Zotnë me zë gëzimi.
2 Se Zoti ësht’ i lartë, i frikëshim, mbëret i math mbi gjithë dhenë.
3 Vuri ndënë ne llauze, edhe kombe ndënë këmbët t’ona.
4 Cgjodhi për ne trashëgimnë t’ënë, bukurin’ e Jakovit, të cilën’ e deshi. Sellah.
5 Perëndia hipi me brohori, Zoti me zë trumbete.
6 Psallni Perëndisë t’ënë, psallni; psallni mbëretit t’ënë, psallni.
7 Se Perëndia është mbëret’ i gjithë dheut, psallni me urtësi.
8 Perëndia mbëretëron mbi kombet, Perëndia rri ndë fron të shënjtëruarin’ e ti.
9 Urdhëratësit’ e llauzevet u mbëlothnë bashkë me llausn’ e Perëndisë Avraamit, sepse mburonjat’ e dheut janë të Perëndisë: u lartua fort.
PSALLMË 48
Kënkë psallme për të bijt’ e Koreut.
1 Zoti ësht’ i math, edhe fort i lavduruarë ndë qytet të Perëndisë t’ënë, ndë mal të shënjtëruarin’e ti.
2 Vënt-bukurë, gaz i gjithë dheut është mal’ i Sionësë, (nga) brinjët’e borësë, qytet’ i mbëretit math.
3 Perëndia ngjihetë ndë pallatet t’asaj për mpshtetëje.
4 Se na tek u mbëlothnë mbëretëritë e dheut, shkuanë bashkë.
5 Ata kur panë kështu, u manitnë, u përzienë, iknë me nxitim.
6 I mori frika; atie të dhëmbura, si të asaj që piell.
7 Me erë të lerit diellit thyen magjet’ e Tharsisë.
8 Sikundrë ndigjuam, kështu pam ndë qytet të Zotit fuqivet, ndë qytet të Perëndisë t’ynë; Perëndia do t’e themelonjë për gjithë jetënë. Sellah.
9 Presmë përdëllimnë tënt, o Perëndi, ndë mes të kishësë s’ate.
10 Pas emërit tënt, o Perëndi, kështu ësht’ edhe lavdurimi yt gjer mb’anët të dheut; e diathta jote është plot me drejtëri.
11 Le të gëzonetë mali i Sionësë, edhe le të gëzonenë të bijat’ e Judhësë për gjyqet e tu.
12 Qarkoni Sionënë, edhe ecëni rrotullë asaj, numëroni pyrgjet’ e asaj.
13 Shikoni muret’ e asaj, vështroni pallatet’ e asaj, që t’i tregoni brezit pastajm.
14 Sepse kyj Perëndi është Perëndia ynë jetë pas jete, ay do të na heqë udhënë gjer mbë vdekëjet.
PSALLMË 49
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë për të bijt’ e Koreut.
1 Ndigjoni këto, gjithë llauzetë; mbani vesh, gjithë sa rrinë ndë dhet,
2 të mëdhenj e të vogjëlë, të pasurë e dorë-hollë bashkë.
3 Goja ime ka për të folurë dituri, edhe mendimi i zëmrësë s’ime urtësi.
4 Do të ul veshnë t’im ndë paravoli, do të cgjith fjalën’ e errëtë me qitharë.
5 Përse të frikësonem ndë ditë të keqe, (kur) të më qarkonjë pa-udhëria që është ndë udhë?
6 Ata që venë shpëresënë ndë të mirat të tyre, edhe mburrenë për të shumëtit’ e pasëjesë tyre.
7 Asnjë nukë munt të shpërblenjë vëllanë, as të apë Perëndisë shpërblim për atë.
8 Sepse (nukë gjen) ndern’ e çpërblimit shpirtit ati, edhe nukë gjendetë kurrë,
9 që të rronjë gjithë jetënë, e të mos shohë prishëje.
10 Sepse sheh të mençuritë që vdesënë, sikundrë edhe të marrin’ e të pamençiminë që vdirenë, edhe lënë të mirat’ e tyre ndë të tierë.
11 Ata mendonenë me vetëhe, se shtëpit’ e atyreve do të jenë gjithë jetënë, të ndënjturat’ e atyreve bres pas brezi; quanjënë dheratë me ata emërat’ e tyre.
12 Po njieriu që është mbë nder, nukë mbetetë, po gjan bagëtivet që vdirenë.
13 Këjo udh’ e atyreve është marrëzi e atyreve, po fëmijëvet atyre u vinjënë t’ëmbëla ndë gojët fjalët’ e atyreve. Sellah.
14 Posi dhëntë u hothnë ndë varr, vdekëja do t’i kullosë, edhe të drejtëtë do të zotëronjënë mbi ata ndë mëngjes, edhe fuqi’ e atyreve do të vietëronetë ndë varrt, për të ndënjturit e tyre.
15 Po Perëndia do të çpërblenjë shpirtinë t’im prej dorësë varrit, sepse do të më marrë. Sellah.
16 Mos ki frikë, kur të bënet’ i pasurë njieriu, a kur t’i shtonetë lavdia e shtëpisë ati,
17 sepse kur të vdesë, s’ka për të marrë me vete gjë, as s’ka për të cbriturë bashkë me atë lavdim i ati.
18 Ndonëse bekoi shpirtin’ e ti ndë jetë të ti, edhe (njierëzitë) do të të lavduronjënë, kur t’i bëjsh mirë vetëvetëhesë.
19 Ka për të vaturë ndë bres t’atrëvet ti, gjithë jetënë s’kanë për të parë dritë.
20 Njieriu që është mbë nder, edhe s’kupëton, gjan bagëtivet që vdirenë.
PSALLMË 50
Psallm’ e Asafit.
1 Perëndia i perëndivet, Zoti foli, edhe thirri dhenë, nga të lindurit e diellit, gjer ndë të perënduarit.
2 Perëndia u duk prej Sionësë, (që është) ball’ i bukurisë.
3 Perëndia ynë do të vinjë, edhe nukë do të pushonjë; do të digjetë ziar përpara ati, edhe er’ e fortë qark ati.
4 Do të thërresë qiellë së siprëmi, edhe dhenë, për të gjykuarë llausn’ e ti.
5 Përmbëlithni të drejtët’ e mi, të cilëtë bënë dhiatë me mua mbi kurbane.
6 Edhe qiejtë do t’apënë zë për drejtërin’ e ati, se Perëndia vetë është gjykatës. Sellah.
7 Ndigjo, o llauzi im, se unë do të flas, o Israill, se do të martyris kundrë teje: unë jam Perëndia, Perëndia yt.
8 Nukë do të të qortonj për kurbanet’ e tu, edhe kurbanetë të diegurë gjithë janë përpara meje kurdo.
9 Nukë do të pres prej shtëpisë s’ate viçrë, as sqep prej tufëvet tua.
10 Se gjith’ egërsirat’ e pyllit janë të miatë, edhe bagëtia që janë mbi një mijë male.
11 Ngjoh gjithë shpesët’ e malevet, edhe egërsirat’ e fushësë janë bashkë me mua.
12 Ndë më arthtë u, s’do të them ty, sepse imeja është bota, edhe të mbushurit’ e asaj.
13 Mos do të ha mish demash, a do të pi gjak sqepësh?
14 Bën-i Perëndisë kurban lavdurimi, edhe ep-i të Lartit uratat’ e tua,
15 edhe thirrë-më ndë ditë të shtrëngimit, se do të të dëlir, edhe do të më lavduronjç.
16 Po Perëndia i tha fajtorit: Ç’ke ti, që tregon urdhërimet’ e mi, edhe zë ngojesh dhiatënë t’ime?
17 Edhe ti ke mëri të mësuaritë, edhe hedh prapa teje fjalët’ e mia.
18 Ndë pafsh viedhës, ecën bashkë me atë, edhe piesa jote është bashkë me kurvarët.
19 Goja jote flet shumë keq, edhe gjuha jote gërsheton gënjeshtrë.
20 Rri e flet kundrë t’yt vëllai, edhe vë skandallë kundrë të birit s’at ëme.
21 Këto bëre, edhe pushova, more me mënt, se jam vërtet posi ti; do të të qërtonj, edhe do të nxier gjithë fajetë përpara syvet tu.
22 Viri ndër mënt pra këto, ju që harruatë Perëndinë, se mos u rrëmbej ndonjë herë, edhe s’ka se kush t’u shpëtonjë.
23 Ay që bie kurban lavdurimi, më lavduron, edhe ati që ndreq udhënë, do t’i dëftenj shpëtimn’ e Perëndisë.
PSALLMË 51
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit, kur erdhi profiti Nathan tek ay, si hyri te Vathshevaja.
1 Përdëlle-më, o Perëndi, pas të madhit përdëllimit tënt, edhe pas të shumëtit të dhëmburavet tua, shuaj pa-udhërit’ e mia.
2 Laj-më tepërë prej pa-udhërisë s’ime, edhe më qëro prej fajit t’im.
3 Se unë ngjoh pa-udhërinë time, edhe faji em është përpara meje kurdo.
4 Mbë ty vetëmë fëjeva, edhe bëra të keqenë përpara teje, që të dalç i drejtë ndë fjalët’ e tua, edhe të jesh i këthiellëtë ndë gjyqet’ e tu.
5 Sepse na ndek u zushë ndë pa-udhëri, edhe ëma ime më polli ndë faje.
6 Sepse na te deshe të vërtetënë ndë zëmërë, edhe do të më dëftenjç dituri ndë të thellat e zëmrësë.
7 Çpërkat-më me hyssop, edhe do të qëronem, laj-më, edhe do të bënem më i bardhë se dëbora.
8 Bën-më të ndigjonj gëzim e ngazëllim, (që të më) gëzonenë eshtërat’ e thyera.
9 Kthe mbë-nj’-anë faqenë tënde prej fajevet mi, edhe shuaj gjithë pa-udhërit’ e mia.
10 Krijo zëmërë të këthiellëtë tek unë, o Perëndi, edhe përtëri përbrenda meje frymë të drejtë.
11 Mos më hith tej prej faqesë s’ate, edhe mos merr prej meje frymënë tënde të shënjtëruarënë.
12 Ep-ma prapë gëzimn’ e shpëtimit t’ënt, edhe forco-më me frymë zotërishte.
13 Do të mësonj ata që dalënë jashtë udhësë s’ate, edhe të pa-besë të do të kthenenë mbë ty.
14 Shpëto-më prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit t’im, gjuha ime do të gëzonetë duke kënduarë për drejtërinë tënde.
15 Zot, çil buzët’ e mia, edhe goja ime do të dëftenjë lavdimnë tënt.
16 Se, të dashëkeshe kurban, do të të keshë prurë, po kurbane të djegurë gjithë nukë të pëlqenjënë.
17 Kurban’ i Perëndisë është frym’ e thyerë, zëmërën’ e thyerë edhe të përgjunjurënë nukë do t’e hethç tej, o Perëndi.
18 Bën mirë Sionësë me pëlqimnë tënt, edhe ndërto muret’ e Jerusallimësë.
19 Atëhere do të pëlqejsh kurban drejtërie, dhuratë, edhe kurbane të diegurë gjithë; atëhere do të bienë viçre mbi therorenë tënde.
PSALLMË 52
Mbë të parinë kënkëtuar, Mashhill i Dhavidhit, kur erdhi Dhojku Idhumiti, e i dha zë Saullit, edhe i tha: Erdhi Dhavidhi ndë shtëpit të Ahimelleut.
1 Ç’mburre mbë të keqenë, o i fortë? Përdëllim’ i Perëndisë (mbetetë) përherë.
2 Gjuha jote çpif të këqia, posi ruanjës i prehëtë, punon me gënjeshtrë.
3 Deshe të keqenë më tepërë se të mirënë, gënjeshtrënë më tepërë se të flaç të drejtënë. Sellah.
4 Deshe gjithë fjalët’ e prishëjesë, edhe gjuhënë gënjeshtare.
5 Përandaj Perëndia do të të rrëzonjë për kurdo, do të të shkëputnjë, edhe do të të ndërronjë vëndinë prej tendësë s’ate, edhe do të të çkulnjë prej dheut të gjallëvet. Sellah.
6 Të drejtëtë do të shohënë, e do të frikësonenë, edhe do të qeshnjënë për atë, e do të thonë:
7 Shih ay njieriu që nukë vuri Perëndinë për ndihmësin’ e ti, po shpëreu mbë të shumëtit e pasëjesë ti, edhe u forcua mbë të keqen’ e ti.
8 Po unë (do të jem) posi dru ulliri i ngjomë ndë shtëpit të Perëndisë; shpërenj mbë përdëllimt të Perëndisë, gjithë jetën’ e jetësë.
9 Do të të lavduronj përherë, se bëre (këtë), edhe do të shpërenj mb’emërit tënt, se ësht’i mirë përpara të drejtëvet tu.
PSALLMË 53
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Mahallath: Mashhill i Dhavidhit.
1 Tha i marri ndë zëmërë të ti: S’ka Perëndi. U prishnë e u bënë të ndohtë ndë pa-udhërit, s’ka kush bën mirë.
2 Perëndia u kërrus prej qiellit mbë të bijt’ e njierëzet, për të parë, ndë është ndonjë që kupëton, a që kërkon Perëndinë.
3 Të gjithë u përvarnë, bashkë u bënë të pavëjyerë; s’ka kush bën mirë, s’ka as një.
4 S’kanë mënt gjithë ata që punonjënë pa udhë? Ata që hanë llausnë t’im, si kapshatë buke? Nukë thirrnë Perëndisë.
5 Patnë frikë të madhe atie te s’qe frikë, se Perëndia përndau eshtërat’ e atyreve që duallnë në fushatë kundrë teje; i turpërove, se Perëndia nuk’ i zu për gjë.
6 Kush do t’apë shpëtimn’ e Israillit prej Sionësë? Perëndia kur të kthenjë llausn’ e ti prej skllavisë do të gëzonetë Jakovi, edhe do të ngazëllonetë Israilli.
PSALLMË 54
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth, Mashhill i Dhavidhit, kur erthnë Zifasitë edhe i thanë Saullit: Nuk’ është fshehurë ndër ne Dhavidhi?
1 O Perëndi, shpëto-më mb’emërit tënt, edhe gjyko-më me fuqit tënde.
2 O Perëndi, ndigjo të faluritë t’im, mba vesh fjalëvet gojësë s’ime.
3 Se u ngritnë të huaj kundrë meje, edhe shtrëngimtarë kërkonjënë shpirtinë t’im, edhe nukë vunë Perëndinë përpara vetëvetëhesë. Sellah.
4 Na te më ndih Perëndia, edhe Zoti është bashkë me ata që mburonjënë shpirtinë t’im.
5 Do të kthenjë të këqiatë mbi arëmiqt e mi; rrëzo ata me drejtërinë tënde.
6 Vetëvetiut do të të bënj kurban, do të lavduronj emërinë tënt, o Zot, se ësht’ i mirë.
7 Se më shpëtove prej çdo shtrëngimi, edhe syri im pa (si desh) arëmiqt’ e mi.
PSALLMË 55
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth: Mashhill i Dhavidhit.
1 Mba vesh të falurit t’im, o Perëndi, edhe mos kthe sytë mbë-nj’-anë prej lutëjesë s’ime.
2 Ki-më kujdes, edhe ndigjo-më: hidhërohem ndë mendimt t’im, edhe dyndem,
3 prej zërit arëmikut, edhe prej shtrëngimit fajtorit, se hedhënë pa-udhëri mbi mua, edhe më marrënë mëri me zëmërim.
4 Më dridhetë zëmra përbrënda meje, edhe më mori frikë vdekëje.
5 Më erdhi frikë e të dredhurë, edhe më mbuloi tëmer.
6 Edhe thashë: Kush të më eptej fletë posi të pëllumbit! Do të fluturonje e të prëheshë.
7 Na te do të largoneshe duke ikurë, edhe do të shkonje kohënë ndë shkretëtirët. Sellah.
8 Do të ikënje me nxitim prej erësë fortë, e prej thëllimit.
9 Mbyt-i, o Zot, edhe ndai gjuhët’ e atyreve, se pashë shtrëngim e të briturë ndë qytetë.
10 Nat’ e ditë qerthëllonjënë muret’ e asaj; edhe pa-udhëri e të sharë është ndë mes t’asaj;
11 e keqe është në mes t’asaj, nukë shterenë prej rugavet asaj të sharë e gënjeshtrë.
12 Se të më patëkej sharë arëmiku, do t’e keshe duruarë, edhe të m’u mburrëkej ay që më mer mëri, do të jeshe fshehurë prej ati,
13 po jeshe ti, o njieri, që je posi unë, udhë-heqësi im, edhe i ngjohuri im,
14 që flishim bashkë ëmbëlë, vijëm bashkë me shoqëri ndë shtëpit të Perëndisë.
15 Arthtë vdekëje mbi ata, edhe cbriçinë të gjallë ndë varr, se janë të këqia ndër të ndënjurat t’atyreve, edhe ndë mes të atyreve.
16 Unë do të thërres Perëndisë, edhe Zoti do të më shpëtonjë.
17 Mbrëmë, e mëngjes, e mes-ditë do të lutem e të thërres, edhe do të më ndigjonjë zënë.
18 Do të më shpëtonjë shpirtinë ndë paqtim prej luftësë, që është kundrë meje, se shumë vetë ishinë bashkë me mua.
19 Perëndia do të ndigjonjë, edhe do të përgjunjnjë ata; ay që është para jetëvet, Sellah, se ata nukë ndërronenë, as kanë frikë nga Perëndia.
20 Ngjasënë duart’ e tyre kundrë atyreve që janë ndë paqtim me atë, ndynjënë dhiatën’ e tyre.
21 Fjalët’ e gojës’ ati janë më të buta se gjalpi, po ndë zëmërët t’ati është luftë; fjalët e ati janë më të buta se vaji, po janë thika të cveshëta.
22 Hidh barrënë tënde mbë Zonë, edhe ay do të të ruanjë, kurrë s’ka për të lënë të tundet’ i drejti.
23 Po ti, o Perëndi, ke për të cbriturë ata ndë pus të humbëjesë; njierëzit’ e gjakravet e të gënjeshtrësë nukë do të harrinjënë ndë gjymësë të ditëvet tyre, po unë do të shpërenj mbë ty.
PSALLMË 56
Mbë të parinë kënkëtuar mbi Jonath-ellem-rehokim, Miktam i Dhavidhit, kur e mbajtnë atë Filistanëtë ndë Gath.
1 Përdëlle-më, o Perëndi, sepse njieri rri me gojë hapëtë që të më përpijë, gjithë ditënë më shtrëngon duke luftuarë.
2 Arëmiqt’ e mi rrinë me gojë hapëtë gjithë ditënë, që të më përpinjënë, se ata që më luftonjënë përsiprë janë shumë.
3 Atë ditë, kur të frikësohen, do të shpërenj mbë ty.
4 Te Perëndia do të lavduronj fjalën’ e ati; shpëreva mbë Perëndinë, nukë do të kem frikë, ç’do të më bënjë mishi?
5 Për ditë u vien të ndohtë nga fjalët e mia, gjithë mendimet’ e atyreve janë kundrë meje për të keq.
6 Mbëlidhenë, mpshihenë, ruanjënë çapet’ e mi, sikur presënë shpirtinë t’im.
7 Për mos gjë do t’i shpëtonjç ata? Rrëzo llausnë ndë zëmërim, o Perëndi.
8 Ti më numëron të humburat’ e udhësë, vërë lott’ e mi ndë qeft tënt, sikundrë janë edhe ndë shkronjët tënde.
9 Atëhere do të kthenenë prapazi arëmiqt’ e mi, atë ditë kur të thërres mbë ty; na ndek e ngjoh se ti je Perëndia im
10 Te Perëndia do të lavduronj ligjëratënë, te Zoti do të lavduronj fjalënë.
11 Shpërenj mbë Perëndinë, nukë do të kem frikë; ç’do të më bënjë njieriu?
12 Tek unë janë urata, o Perëndi, që do t’ap për lavdurimnë tënt.
13 Se shpëtove shpirtinë t’im prej vdekëjesë; nukë (do të shpëtonjsh) edhe këmbët e mia prej shkitësë, që të ecënj përpara Perëndisë ndë dritë të gjallëvet?
PSALLMË 57
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi All-tashhith, Miktam i Dhavidhit, kur iku nga syt’ e Saullit ndë shpellë.
1 Përdëlle-më, o Perëndi, përdëlle-më, se shpirti im vu shpëresënë mbë ty, edhe mbë hijen’ e fletëvet tua do të shpërenj, gjer sa të shkonjë pa-udhëria.
2 Do t’i thërres Perëndisë lartë, Perëndisë që më bën mirë.
3 Do të dërgonjë prej qiellit, edhe do të më shpëtonjë; do të çpërnderonjë atë që rri me gojë hapëtë të më përpijë. Sellah. Perëndia do të dërgonjë përdëllimn’ e ti edhe të vërtetën’e ti.
4 Shpirti im është ndërmiet leonësh, dergjem (ndërmiet) të bijet njierëzet që ndizenë flakë, dhëmbët e atyreve janë armë e shigjeta, edhe gjuh’ e atyreve thikë e hollë.
5 Lartohu mbi qiejt, o Perëndi, lavdia jote qoftë mbë gjithë dhenë.
6 Bënë gati kurth për këmbët e mia, edhe shpirti im u kërrus poshtë; mihnë gropë përpara meje, po ranë mb’atë. Sellah.
7 Zëmëra ime është gati, o Perëndi, zëmëra ime është gati, do të këndonj e të psall.
8 Çohu lavdia ime, çohu, psalltir e qitharë, do të cgjonem me natë.
9 Do të të lavduronj ndër llauze, o Zot, do të të psall ndër kombe.
10 Se përdëllimi yt u madhua gjer më qiej, edhe e vërteta jote gjer mbë ret.
11 Lartohu përmbi qiejt, o Perëndi, lavdia jote qoftë mbë gjithë dhenë.
PSALLMË 58
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi All-tashhith, Miktam i Dhavidhit.
1 Vallë vërtet flitni drejtëri? Gjykoni drejtë, o të bijt’ e njierëzet?
2 Po shumë punoni pa udhë ndë zëmërë, duartë tuaj gërshetonjënë shtrëmbëri.
3 Fajtorëtë u bënë të huaj që nga shtrati barkut, ata që flasënë gënjeshtrë humpnë udhënë që nga barku.
4 Vëreri i atyrevë është posi i gjarpërit, posi i nepërkësë shurdhë, që mbyll veshët e saj,
5 e cila nukë do të ndigjonjë zën’ e magjistarëvet, që bënjënë magji duke kënduarë kënkë mieshtërisht.
6 O Perëndi, thyej-u dhëmbëtë ndë gojët t’atyreve, o Zot, dërrmo dhëmp-qent’ e leonëvet.
7 Çkrifshinë si ujë që rrieth, do të siellë shigjetat e ti, gjer sa të dërrmonenë.
8 Shkofshinë posi kërmill që tretetë, mos pafshinë diellënë, posi dështak gruaje.
9 Gjëmbatë tuaj pa lëshuarë dega, do t’i përpijë të gjallë, posi ndë zëmërim.
10 I drejti do të gëzonetë, kur të shohë të marrë çpagim, do të lanjë këmbët’ e tia ndë gjakt të fajtorit.
11 Edhe ç’do njieri do të thotë: Me të vërtetë qënëka pemë për të drejtinë, me të vërtetë qënëka Perëndi që gjykon mbi dhet.
PSALLMË 59
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi All-tashhith, Miktam i Dhavidhit, kur dërgoj Saulli, e ruaninë shtëpin’ e ati që ta vrisinë.
1 Shpëto-më prej arëmiqet mi, o Perëndia im, mburo-më prej atyreve që janë ngriturë kundrë meje.
2 Ruaj-më prej atyreve që punonjënë pa udhë, edhe shpëtomë prej njierëzet gjakravet.
3 Sepse, na te gjuanjënë shpirtinë t’im; u hothnë mbi mua të fortë, as për pa-udhërinë t’ime, as për fajnë t’im, o Zot.
4 Pa (qënurë mbë mua) pa-udhëri, sulen’ e bënenë gati, çohu e më del’ përpara, edhe shih.
5 Ti pra, o Zot Perëndia i fuqivet, Perëndia i Israillit, çohu për të vënë re gjithë kombetë. Mos përdëllyejsh gjith’ ata që punonjënë pa udhë. Sellah.
6 Kthenenë mbrëmanet, edhe lehnjënë si qen, edhe qarkonjënë qytetnë.
7 Na ata te nxierrënë fjalë nga goj’ e tyre, edhe është shpatë ndë buzët t’atyreve, sepse (thonë): Kush ndigjon?
8 Po ti, o Zot, ke për të qeshurë me ata, do të përqeshç gjithë kombetë.
9 O fuqia ime, ty kam për të të priturë, se ti, o Perëndi, je ndihmësi im.
10 Perëndia i përdëllimit t’im do të më harrinjë, Perëndia do të më dëftenjë (prishëjen’) e arëmiqet mi.
11 Mos vrit ata, se mos harronjë ndonjë-herë llauzi im, përndaj ata me fuqit tënde, edhe shtier’-i poshtë, o Zot, mburonjësi ynë.
12 (Për) fajn’ e gojësë tyre, (për) fjalët e buzëvet tyre, u zënçinë ndë madhështit të tyre, edhe për mallëkimn’ e për gënjeshtrënë që flasënë.
13 Prish (ata) me zëmërim, prish (ata), sa të mos jenë, edhe le të ngjohënë, se Perëndia zotëron te Jakovi, edhe deri tek anët’ e dheut. Sellah.
14 Do të kthenenë mbrëmanet, edhe do të lehnjënë si qen, edhe do të qarkonjënë qytetnë.
15 Do të përndahenë për të ngrënë, edhe ndë mos u nginjçinë, do të hahenë.
16 Po unë do të këndonj për fuqinë tënde, edhe ndë mëngjes do të lavduronj me gëzim përdëllimnë tënt, se m’u bëre ndihmës, edhe pshtetëje ndë ditë të shtrëngimit t’im.
17 O fuqia ime, ty kam për të psallurë, se ti, o Perëndi, je ndihmësi im, Perëndia i përdëllimit t’im.
PSALLMË 60
Mbë të parinë kënkëtuar mbi Shushan-Edhuth, Miktam i Dhavidhit për mësim, kur luftoi Syrin’ e Mesopotamisë, edhe Syrin’ e Sovasë, edhe u kthye Joavi, edhe i goditi Edhomit ndë gropësirët të krypësë dymbëdhietë mijë.
1 O Perëndi, na hodhe tej, e na theve, u zëmërove, kthehu te na.
2 Tunde dhenë, edhe çave atë; shëndosh thërrimet’ e ati, se po tundetë.
3 I dëfteve llauzit tënt punë të ashpëra, na dhe të pimë verë që merr mëntë.
4 U dhe shënjë atyreve që të kanë frikë, që të ngrihetë lart për të vërtetënë. Sellah.
5 Që të dëlirenë të dashurit’ e tu, shpëto-më me anë të së diathtësë s’ate, edhe ndigjo-më.
6 Perëndia foli ndë (vënt) të shënjtëruarin’ e ti: Do të gëzonem, do të ndanj Syhemënë, edhe do të mas gropësirën’ e Sokhothësë.
7 Imi është Gallaadhi, edhe ime është Manassiu; edhe Efraimi është fuqi e kresë s’ime, Judha është nom-vënësi im,
8 Moavi është lëqeri i të larit t’im, mbi Edhom kam për të hedhurë këpucënë t’ime, brohori për mua, o Palestinë.
9 Kush do të më bierë ndë qytet me mure të fortë? A kush do të më heqë udhënë gjer ndë Edhom?
10 Jo ti, o Perëndi, që na hodhe tej? Edhe nukë do të dalç bashkë me fushatat t’ona, o Perëndi.
11 Ep-na ndihmë prej shtrëngimit, sepse shpëtimi prej njieriut ësht’ i kotë.
12 Me anë të Perëndisë kemi për të bërë trimëri, edhe ay ka për të shkelurë arëmiqtë tanë.
PSALLMË 61
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Ndigjo klithmënë t’ime, o Perëndi, vër’-i vesh të falurit t’im.
2 Kam për të thirrë mbë ty prej anëvet dheut, kur fiketë zëmëra ime, hiq-më udhënë ndë gur, që është fort i lartë për mua.
3 Se ti m’u bëre pshtetëje, pyrk i fortë përpara arëmikut.
4 Kam për të ndënjturë përherë ndë tendët tënde, do të hynj ndënë mbulesën’ e fletëvet tua. Sellah.
5 Se ti, o Perëndi, ndigjove uratënë t’ime, dhe trashëgim atyreve që kanë frikë emërit tënt.
6 Do të shtonjç ditt ndë ditt të mbëretit, viet’ e ati qofshinë bres pas brezi.
7 Do të mbetetë gjithë jetënë përpara Perëndisë, bën ta ruanjënë përdëllimi edhe e vërteta.
8 Kështu do të psall përherë për emrinë tënt, që të ap uratat’ e mia ditë për ditë.
PSALLMË 62
Mbë të parinë kënkëtuar, për Jedhuthunë. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Vetëmë mbë Perëndinë prëhetë shpirti im, sepse shpëtimi im (vien) prej ati.
2 Vetëm’ ay është guri im, edhe shpëtimi im, mburonjësi im; s’do të tundem së tepëri.
3 Gjer kur do t’i biri përsiprë njieriut? Ju të gjithë do të vriti, (ini) si mur i epurë, edhe si garth i shtyturë.
4 Nukë bënjënë tiatërë këshillë, për veç ta shtienë poshtë nga nderi, u pëlqen gënjeshtra, bekonjënë me gojë, e mallkonjënë me zëmërë. Sellah.
5 Po ti, o shpirti im, prëhu mbë Perëndinë, se tek ay është shpëresa ime.
6 Vetëm’ ay është guri im, edhe shpëtimi im, mburonjësi im; s’kam për të luajturë vëndit.
7 Shpëtimi im edhe lavdimi im është te Perëndia; guri i fuqisë s’ime, edhe mpshtetëja ime është te Perëndia.
8 Shpëreni mb’atë kurdo, o llaus, hapni zëmratë tuaj përpara ati, se Perëndia është ndihmësi ynë. Sellah.
9 Vërtet njierëzit’ e dorësë poshtërme janë të kotë, edhe zotërinjtë të rrem: ndë ziqt, të gjithë bashkë janë më të lehtë, se vetë e kota.
10 Mos shpëreni mbë pa-udhëri, edhe mos kini mall për rrëmbim; ndë rriethtë gjëja, mos ngjitni zëmrënë pas asaj.
11 Një herë foli Perëndia, dy herë e ndigjova këtë, se fuqia ësht’ e Perëndisë.
12 Edhe yti është përdëllimi, o Zot, se ti do të ja paguanjç gjithë-se-cilit pas punëvet ti.
PSALLMË 63
Psallm’ e Dhavidhit, kur ishtej ndë shkretëtirë të Judhesë.
1 O Perëndi, ti je Perëndia im, që me natë po të kërkonj, shpirti im ka et për ty, mishi im ka mall për ty ndë dhe të shkretë, e të thatë, e të pa-ujë,
2 që të shoh fuqinë tënde edhe lavdimnë tënt, sikundrë të pashë ndë (vënd) të shënjtëruarë.
3 Se përdëllimi yt është më i mirë se jeta, buzët’ e mia do të të lavduronjënë.
4 Kështu do të të bekonj ndë jetët t’ime, edhe mb’emërit tënt kam për të ngriturë duart’ e mia.
5 Shpirti im do të nginjetë posi prej të majmi e prej dhiami, edhe goja ime do të të lavduronjë me buzë gëzimi,
6 kur të kujtonj ndë shtrat t’im, ty shkonj ndër mënt që me natë.
7 Se m’u bëre ndihmësi im, përandaj do të gëzonem ndënë mbulesën’ e fletëvet tua.
8 Shpirti im u ngjit pas teje, e diathta jote më ndih.
9 Po ata që kërkonjënë shpirtinë t’im, për të humburë, do të hynjënë ndë më të poshtëmet anët’ e dheut,
10 do të bienë ndë gojë të shpatësë, do të jenë piesë dhelpërash.
11 Po mbëreti do të gëzonetë për Perëndinë, do të lavduronetë kushdo që betonetë mb’atë, se do t’u thuretë goja atyreve që flasënë gënjeshtrë.
PSALLMË 64
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 O Perëndi, ndigjo zënë t’im, ndë lutëjet t’ime, ruaj jetënë t’ime prej frikësë arëmikut.
2 Fshih-më prej këshillësë të këqijvet, prej gjindiesë që punonjënë pa udhë,
3 të cilëtë prehnjënë gjuhën’ e tyre, posi shpatë, ngrehnjënë harkun’ e tyre, edhe hedhënë shigjeta, fjalë të hidhura,
4 që të shigjetonjënë fshehuraj të pa-fajminë, e shigjetonjënë fshehuraj, edhe s’kanë frikë.
5 Forconjënë vetëhenë ndë fjalë’ te keqe, pishtëllinjënë të fshehnjënë kurth, thonë: Kush do t’i shohë?
6 Kërkonjënë me kujdes punë pa udhë, u lothnë duke kërkuarë me kujdes, edhe të përbrendëshmetë, edhe zëmra e çdo njieriu ësht’ e thellë.
7 Po Perëndia do t’i shigjetonjë, plagët’ e atyreve do të jenë nga shigjeta të papritura.
8 Edhe (fjalët’) e gjuhës’ atyreve do të bienë mbi ata, do të ikënjënë gjith’ ata që i shohënë.
9 Edhe çdo njieri do të frikësonetë, edhe do të tregonjënë punët’ e Perëndisë, edhe do të kupëtonjënë të bërat’ e ati.
10 I drejti do të gëzonetë mbë Zotnë, edhe do të shpërenjë mb’atë; edhe do të mburrenë gjithë zëmërë-drejtëtë.
PSALLMË 65
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë kënke e Dhavidhit.
1 Të pret lavdurim, o Perëndi, ndë Sionë, edhe ty është për të dhënë uratë.
2 O ti që ndigjon të falurë, te ti ka për të ardhurë çdo mish.
3 Fjalët’ e të pa-udhëvet duallnë më të forta kundrë meje, ti do të qërojsh pa-udhëritë t’ona.
4 Lum ay që cgjodhe, edhe e more me vete, që të rrijë ndë hoboret e tu; do të nginjemi me të mirat e shtëpisë s’ate, të shënjtëruarësë kishësë sate.
5 (Prej) punës frikëshime me drejtëri, do të na përgjegjesh, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, shpëresa e gjith’ anëvet dheut, edhe i atyre që janë lark ndë det;
6 ti që forcon maletë me fuqinë tënde, që je ngjeshurë me fuqi;
7 ti që pushon zën’ e detit, zërin’ e valëvet ati, edhe të bërtiturit’ e llauzevet.
8 Edhe ata që rrinë nd’ato anët përtej, ndruanjënë shenjevet tua.
9 Ti gëzon të dalat’ e mëngjesit edhe të mbrëmëjesë. Vështron dhenë, edhe e ujit; e bën të pasurë tepërë; lumi i Perëndisë u mbush me ujëra; bën gati grurët’ e atyreve, se kështu e bëre gati.
10 Ujit vitë e ati, sheshon plisat’ e ati, cbut atë me pika shiu, bekon bimërat’ e ati.
11 Vë kurorë vitit me të mirat e tua, edhe gjurmët’ e tua pikonjënë dhiamë.
12 Pikonjënë (mbi) kullotat e shkretëtirësë, edhe kodratë ngjishenë me gëzim.
13 Fushatë janë veshurë me tufa dhënsh, edhe gropësiratë mbuluarë me grurë; brohorijënë, po edhe këndonjënë.
PSALLMË 66
Mbë të parinë kënkëtuar. Kënkë psallme.
1 Brohorini për Perëndinë, gjithë dheu. Psallni lavdin’ e emërit ati,
2 bëni të lavdëruarë kënkën’ e ati.
3 Thoni Perëndisë: Sa të frikëshime janë punët’ e tua! Për madhërin’ e fuqisë s’ate bënjënë sikur të ndigjonjënë arëmiqt’ e tu.
4 Gjithë dheu do të t’adhuronjë, e të psallnjë për ty, do të psallnjënë për emrinë tënt. Sellah.
5 Ejani e shihni punët’ e Perëndisë: ësht’ i frikëshim mbë punët te të bijt’ e njierëzvet.
6 Bëri detnë dhe të thatë, shkuanë lumënë mbë këmbë, atie u gëzuam për atë.
7 Me anë të fuqisë ti zotëron për gjithë jetënë; syt’ e ati shikonjënë kombetë, krye-ngrituritë mos lartofshinë vetëhenë. Sellah.
8 Bekoni Perëndinë t’ënë, o kombe, edhe bëni të ndigjonetë zëri i lavdurimit ati,
9 i cili ruan shpirtinë tënë ndë jetët, edhe nukë lë të tundenë këmbëtë t’ona.
10 Sepse ti na provove, o Perëndi, na shprovove, sikundrë shprovonet’ ergjëndi.
11 Na shtyre ndë rrietët, na vure barrë të rëndë mbë krahë.
12 Cbrite njierëz mbi krerët t’anë, shkuam ndëpër ziar e ndëpër ujë, edhe na nxore ndë të prëjturë.
13 Do të hynj ndë shtëpit tënde me kurbane të diegurë gjithë, do të t’ap uratat’ e mia,
14 të cilat’ i nxuarnë buzët’ e mia, edhe goja ime foli ndë shtrëngim t’im.
15 Do të të bie kurbane deshësh të majm, diegurë gjithë, bashkë me tymim, do të të bie qe bashkë me cqep. Sellah.
16 Ejani e ndigjoni, gjithë ju që i kini frikë Perëndisë, edhe do të tregonj sa i bëri shpirtit t’im.
17 Bërtita tek ay me gojët t’ime, edhe ay u lartua me gojët t’ime.
18 Ndë shihnje të shtrëmbërë ndë zëmërë t’ime, Zoti nukë do të më ndigjontej,
19 përandaj Perëndia më ndigjoi, mbajti vesh zërit lutëjesë s’ime.
20 Qoftë i bekuarë Perëndia, që nukë largoi të faluritë t’im, edhe përdëllimn’ e ti prej meje.
PSALLMË 67
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth. Psallmë kënke.
1 Perëndia na përdëlleftë, e na bekoftë! Ndrittë faqen’ e ti mbë ne. Sellah.
2 Që të ngjihet’ udha jote ndë dhet, shpëtimi yt ndër gjithë kombet.
3 Le të lavduronjënë llauzet’, o Perëndi, le të lavduronjënë gjithë llauzetë.
4 U gëzofshin’ e u ngazëllofshinë kombetë, se do të gjykonjç llauzetë me drejtëri, edhe do t’u heqç udhënë kombevet ndë dhet. Sellah.
5 Le të lavduronjënë ty llauzet’, o Perëndi, le të lavduronjënë gjithë llauzetë.
6 Dheu ka për të dhënë pemën’ e ti, do të na bekonjë Perëndia, Perëndia ynë.
7 Do të na bekonjë Perëndia, edhe gjith’ anët’ e dheut do t’i kenë frikënë.
PSALLMË 68
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë kënke e Dhavidhit.
1 U ngrittë Perëndia, edhe u përndafshinë arëmiqt’ e ati, edhe ikçinë prej syvet ati ata që e kanë mëri.
2 Sikundrë vdiretë tymi, (kështu) u vdiershinë (ata), sikundrë tretetë qiriu përpara ziarit, kështu u vdierçinë fajtorëtë prej syvet Perëndisë.
3 Po të drejtët’ u gëzofshinë, u ngazëllofshinë përpara Perëndisë, u gëzofshinë me gëzim.
4 Këndoni Perëndisë, psallni emërit ati, bëni gati udhënë ati që shkon kaluar nga të perënduarëtë; emëri i ati është Zot, edhe gëzohuni përpara ati.
5 At’ i të varfëret, edhe gjykatës i të vevet është Perëndia ndë të shënjtëruarinë vëndin’ e ti.
6 Perëndia bën të vetëmitë të rrinë ndë shtëpi, nxier të lidhuritë me hekura ndë trimëri, po krye-ngrituritë rrinë ndë dhe të thatë.
7 O Perëndi, kur dilnje përpara llauzit tënt, kur shkonje ndëpër shkretëtirët, Sellah.
8 U tunt dheu, edhe ata qiejtë pikuanë prej sysh Perëndisë, ai Sinai (u tunt) prej sysh Perëndisë, Perëndisë Israillit.
9 O Perëndi, dërgove mëjaft si mbë trashëgimt tënt, edhe kur ishtej pa fuqi, ti e forcove.
10 Përmbëledhëja jote ndenji nd’atë, bëre gati për dorë-hollinë me të mirënë tënde, o Perëndi.
11 Zoti tha fjalë: ata që dhanë zë të mirë ishinë fushat’ e madhe.
12 Mbëretërë fushatave duke ikurë iknë, edhe ata që mbetnë ndë shtëpi ndaninë plaçkatë.
13 Edhe ndë dergjeshitë ndë mest të vatrësë, (po do të ini si) fletë pëllumbi të ergjëndëruara, edhe pupulat e ati me ar të verdhë.
14 Fuqi-madhi kur përndantej mbëretërë nd’atë, u bë (i bardhë) posi dbora ndë Sallmon.
15 Mal’ i Perëndisë (është posi) mal’ i Vashanësë, mal’ i lartë (posi) mal’ i Vashanësë.
16 Përse kini zili, o male të lartë? (Ky është) mali, që i pëlqeu Perëndisë të rrijë nd’atë, sepse Zoti ka për të ndenjurë (nd’atë) kurdo.
17 Qerret’ e Perëndisë janë njëzet mijë mijërash, që i heqënë, Zoti është ndë mest t’ atyre (posi) ndë Sina, ndë të shenjtëruarinë (vënt).
18 Hipe lart, skllavose skllavëri, more dhurata për njierëzit, po edhe (për) të pandigjuarit, që të rrish (ndërmiet atyreve), o Zot Perëndi.
19 Qoft’ i bekuarë Zoti ditë për ditë, që na bën udhën’ e mbarë, Perëndia i shpëtimit t’ynë. Sellah.
20 Perëndia ynë është Perëndi shpëtimi, edhe prej Zotit Perëndisë është të nxierrëtë nga vdekëja.
21 Po Perëndia ka për të dërrmuarë kryet’ e arëmiqvet ti, kryetë me qime atyre që ecënjënë nd’udhë të këqia.
22 Zoti tha: Kam për të kthyerë prej Vashanësë, kam për të kthyerë prej të thellavet detit,
23 që të ngjyhetë këmba jote ndë gjak të arëmiqet, (edhe) gjuh’ e qenet tu prej ati.
24 U panë çapet’ e tu, o Perëndi, çapet’ e Perëndisë t’im, mbëretit t’im, ndë vënt të shënjtëruarë.
25 Vininë përpara psalltrëtë, prapa ata që u bijnë drurëvet, ndë mes vashëra duke rënë tympanavet.
26 Bekoni Perëndinë ndër mbëledhëje, (bekoni) Zonë, (ju që ini) prej burimit Israillit.
27 Atie ishtej Venjamin’ i vogëlë, i par’ i atyreve, urdhëratësit’ e Judhesë, zotërinjt’ e atyreve, urdhëratësit’ e Zabullonit, urdhëratësit’ e Nefthaliut.
28 Perëndia yt urdhëroi fuqinë tënde: o Perëndi, forco këtë që punove për ne.
29 Për kishënë tënde ndë Jerusalimë, mbëretrë do të të bijenë dhurata.
30 Qërto egërsiratt’ e kallamishtësë, tufën’ e demavet bashkë me viçret’ e llauzevet, që ulnjënë kryetë duke prurë copëra ergjëndi, përndaj kombetë që duanë luftëra.
31 Kanë për të ardhurë njierës të mëdhenj, dërguarë nga Egjyptia; Ethiopia shpejt ka për të ndejturë duart’e saja ndë Perëndia.
32 Këndoni Perëndisë, o mbëretërit’ e dheut, psallni Zotit, Sellah,
33 ati që ecën kaluar mbi qiejt e qiejet që jetet, na ndek ep zën’ e ti, zën’ e fortë. 34 Epni lavdi Perëndisë, madhëri’ e ati është mbi Israillë, edhe fuqi’ e ati mbi ret. 35 I frikëshim je, o Perëndi, prej vëndevet tu të shënjtëruarëvet; Perëndia i Israillit ësht’ ay që ep fuqi e forcatë llauzit ti. I bekuarë qoftë Perëndia.
PSALLMË 69
Mbë të parinë kënkëtuar mbi Shoshanim. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Shpëto-më, o Perëndi, sepse hynë ujëra gjer ndë shpirt t’im.
2 U kredha ndë baltë të thellë, ndek nuk’ është vënd për të qëndruarë; harriva ndë të thellat’ e ujëravet, edhe rriedhëja më mbuloi.
3 U lodha së bërtituri, m’u ngjir gurrmazi, m’u lothnë sytë së prituri Perëndinë t’im.
4 Ata që më kanë mëri pa punë u shumuanë më tepërë se qimet’ e kresë s’ime, u bënë të fortë arëmiqt’ e mi, që më ndiekënë pa udhë, atëhere unë ktheva ç’nukë rrëmbeva.
5 O Perëndi, ti ngjeh marrëzinë t’ime, edhe fajet’ e mi s’janë fshehurë prej teje.
6 Mos u turpërofshinë për punët t’ime ata që të presënë, o Zot Perëndia i fuqivet, as mos u turpërofshinë për punët t’ime ata që të kërkonjënë, o Perëndia i Israillit.
7 Se për punët tënde durova çpërnderim, turpëja më mbuloi faqenë.
8 U bësh far’ e huaj ndë vëllazërit’ e mi, edhe i huaj ndë të bijt’ e ëmësë s’ime.
9 Se zilia e shtëpisë s’ate më hëngri, edhe çpërnderimet’ e atyreve që më çpërnderonjënë ranë mbi mua.
10 Edhe qjava (duke munduarë) shpirtinë t’im me agjërim, po (këjo) m’u bë për çpërnderim.
11 Edhe bëra thesnë petkë, edhe u bëshë përrallëzë ndër ata.
12 Ata që rrinë ndëpër dyert, flisinë kundrë meje, edhe ata që pijnë verë më këndonjinë kënkë.
13 Po unë (dërgonj) të faluritë t’im nde ti, o Zot, kohë pëlqimi është, o Perëndi, për të shumëtit’ e përdëllimit tënt ndigjo-më, për të vërtetën’ e shpëtimit tënt.
14 Shpëto-më nga balta, që të mos kredhem, shpëtofsha prej atyreve që më kanë mëri, edhe nga thellësirat’ e ujëravet.
15 Mos më mbuloftë të rriedhurët’ e ujëravet, as mos më përpiftë thellësira, edhe pusi mos mbylltë grykën’ e ti mbi mua.
16 Ndigjo-më, o Zot, se përdëllimi yt ësht’ i mirë; pas të shumëtit të dhëmburavet tua, hith sytë mbi mua.
17 Edhe mos kthe mbënjanë faqenë tënde prej shërbëtorit tënt, se jam shtrënguarë; ndigjo-më shpejt.
18 Afrohu nde shpirti im, edhe shpërbli atë, për punët të arëmiqet mi ruaj-më.
19 Sepse ti ngjeh përnderiminë t’im, edhe marrëzinë t’ime, edhe turpëjenë t’ime, gjithë ata që më shtrëngonjënë janë përpara teje.
20 Çpërnderimi më theu zëmrënë, edhe jam i mjerë; edhe prita ndonjë të rëkonjë bashkë me mua, po nukë qe, edhe ngushëllimtarë, po nukë gjeta.
21 Edhe më dhanë t’ëmblëth për të ngrënë, edhe më dhanë të pi uthullë ndë etëjet t’ime.
22 Truveza e atyreve u bëftë përpara atyreve për kurth, e për çpagim, e për lak.
23 Syt’ e atyreve u errësofshinë, për të mos parë, edhe kërrus kurriz’ e atyreve për kurdo.
24 Derth mërinë tënde mbi ata, edhe i zëntë zëmërimi i mërisë s’ate.
25 U shkretoftë vëndi të ndënjurit atyreve; edhe mos pastë kush të rrijë ndë tendat t’atyreve.
26 Sepse ata ndoqnë atë që godite ti, edhe flasënë për të dhëmburat e atyreve që plagose.
27 Shto pa-udhëri mbi pa-udhërin’ e atyreve, edhe mos hyfshinë ndë drejtërit tënde.
28 U shofshinë nga vivlia e të gjallëvet, edhe mos u shkrofshinë bashkë me të drejtët.
29 Po unë jam dorë-hollë edhe i hidhëruarë, shpëtimi yt o Perëndi, më harriftë.
30 Do të lavduronj emërin’ e Perëndisë tim me kënkë, edhe do t’e madhonj me lavdurim.
31 Edhe do t’i pëlqenjë Zotit më tepërë, se viç i ri, që ka brirë e thundra.
32 Dorë-hollëtë do të shohënë, e do të gëzonenë, kërkoni Perëndinë, edhe do t’u rronjë zëmëra.
33 Sepse Zoti do të ndigjonjë dorë-hollëtë, edhe nukë heth poshtë të lidhurit’ e ti.
34 Le të lavduronjënë atë qiejtë, edhe dheu, deti edhe gjithë ato që lëvisnjënë nd’atë.
35 Se Perëndia do të shpëtonjë Sionënë, edhe do të ndërtonjë qytetet’ e Judhësë, edhe do të rrinë atie, edhe do të trashëgonjënë atë.
36 Edhe far’ e shërbëtorëvet tu do të trashëgonjënë atë, edhe ata që duanë emërinë tënt do të rrinë nd’atë.
PSALLMË 70
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit, për të kujtuarë.
1 O Perëndi, shiko të më ndihç; Zot, nxito, të më ndihç.
2 U marrofshin’ e u turpërofshinë ata që kërkonjënë shpirtinë t’im; u kthefshinë prapazi, edhe u turpërofshin ata që më duanë të keqenë.
3 U kthefshinë sa-kaqë herash të turpëruarë, ata që më thonë: Të lumtë, të lumtë!
4 U gëzofshin’ e u ngazëllofshinë për ty gjith’ ata që të kërkonjënë, o Perëndi, edhe ata që duanë shpëtimnë tënt, thënçinë përherë: U madhoftë Zoti.
5 Po unë jam dorë-hollë edhe i nevojëshim; o Perëndi, ndih-më, ti je ndihmësi im, edhe shpëtimtari im; o Zot, mos u mëno.
PSALLMË 71
1 Shpëreva mbë ty, o Zot: mos u turpërofsha kurrë.
2 Për drejtërinë tënde ruaj-më, edhe shpëto-më; ul veshnë tënt ndek unë, edhe shpëtomë.
3 Bën-m’u gur për të ndënjurë, që të vete atie përherë; ti urdhërove të më shpëtojsh, se ti je guri im edhe kasteli im.
4 O Perëndia im, shpëto-më prej dorësë fajtorit, edhe prej dorësë të paudhit edhe të shtrëmbërit.
5 Se ti je pritëja ime, o Zot Perëndi, shpëresa ime që prej dialërisë s’ime.
6 U mpshteta mbë ty që nga barku, ti je mbulesa ime që nga barku i ëmësë s’ime, kam për të lavduruarë ty përherë.
7 U bëshë posi kafsh’ e egrë mbë të shumëtit, po ti je e forta mpshtetëja ime.
8 U mbushtë goja ime me lavdurim, që të lavduronj lavdinë tënde gjithë ditënë.
9 Mos më hith tej ndë kohë të pleqërisë, mos hiq dorë prej meje, kur të më lërë fuqia.
10 Se arëmiqt’ e mi flasënë për mua, edhe ata që ruanjënë shpirtinë t’im, bënjënë këshillë bashkë,
11 duke thënë: Perëndia hoqi dorë prej ati, ndiqeni edhe zireni, se s’ka kush ta shpëtonjë.
12 O Perëndia im, mos u mërgo prej meje; o Perëndia im, nxito të më ndihç.
13 U turpërofshin’ e u shofshinë arëmiqt’ e shpirtit t’im, i mbuloftë marrëzia e turpëja ata që kërkonjënë të keqenë t’ime.
14 Po unë përherë do të shpërenj mbë ty, edhe do të shtonj lavdurimet’ e tu mbë të gjithë.
15 Goja ime ka për të dëftyerë drejtërinë tënde (edhe) shpëtiminë tënt gjithë ditënë, se nukë ngjoh numëratë.
16 Do të hynj ndë fuqë të Zotit Perëndisë, do të kujtonj drejtërinë tënde vetëmë.
17 O Perëndi, ti më mësove që prej dialërisë s’ime, edhe deri tani dëfteve punët’ e tua të maniçimetë.
18 Mos hiq dorë prej meje as gjer ndë pleqërit, edhe gjer ndë të cbardhurit e qimevet mia, o Perëndi, gjer sa t’i dëftenj krahënë tënt këti brezi, (edhe) fuqinë tënde gjithë atyreve që vinë pas.
19 Sepse drejtëria jote, o Perëndi, është fort lart, sepse ti bëre punëra të mëdha; o Perëndi, kush është si ti,
20 i cili më dëfteve shumë shtrëngime edhe të këqia, edhe u ktheve e më dhe frymë të gjallë, edhe më nxore përsëri nga avyssat’ e dheut.
21 Shtove madhërinë t’ime, edhe u ktheve e më ngushëllove.
22 Andaj edhe unë, o Perëndia im, do të lavduronj me organë psalltiri ty, edhe të vërtetënë tënde; ty do të të psall me qitharë, o Shënjt’ i Israillit.
23 Do të gëzonenë buzët’ e mia, kur të psall për ty, edhe shpirti im, që e çpërbleve.
24 Po edhe gjuha ime do të shkonjë ndër mënt drejtërinë tënde gjithë ditënë, sepse u marruan’ e u turpëruanë ata që kërkonjënë të keqenë t’ime.
PSALLMË 72
Psallmë për Sollomonë.
1 O Perëndi, ep-i gjyqnë tënt mbëretit, edhe drejtërinë tënde të birit mbëretit,
2 për të gjykuarë llausnë tënt me drejtëri, edhe dorë-hollët’ e tu me gjyq.
3 Maletë kanë për të prurë paqtim llauzit, edhe kodratë drejtëri.
4 Do të gjykonjë dorë-hollët’ e llauzit, edhe do të shpëtonjë të bijt’ e të nevojëshimet, edhe do të dërrmonjë shtrëngimtarinë.
5 Do të të kenë frikënë breza pas brezash, gjer sa të jetë dielli edhe hëna,
6 Do të cbresë posi shi mbi bar të korrë, edhe posi pikatë që pikojënë mbi dhet.
7 I drejti do të lulëzonjë ndë ditt t’ati, edhe (do të jetë) shumë paqtim, gjer sa të mos jetë më hënë.
8 Edhe do të zotëronjë që nga deti gjer ndë det, edhe që nga lumenjtë gjer ndë anët’ të dheut.
9 Ata që rrinë ndë shkretëtira kanë për të rënë ndë gjunjë përpara ati, edhe arëmiqt’ e ati kanë për të lëpirë dhe.
10 Mbëretrit’ e Tharsisë, edhe të ujëdheset do të bienë dhurëtia, mbëretrit’ e Aravisë edhe të Shabasë do të bienë dhurëtia.
11 Edhe gjithë mbëretrit’ e dheut do të adhuronjënë atë, gjithë kombetë do të shërbenjënë ati.
12 Se do të shpëtonjë dorë-hollinë, kur klëthet, edhe të nevojëshimin, edhe atë që s’ka kush t’i ndihnjë.
13 Do të kursenjë dorë-hollinë edhe të nevojëshiminë, edhe do të shpëtonjë shpirtet’ e të nevojëshimet.
14 Do të çpërblenjë shpirtet’ e atyreve nga gënjeshtra e nga pa-udhëria, edhe gjaku i atyreve do të jetë shumë i ndershim ndë syt t’ati.
15 Edhe do të rronjë, edhe do t’i epetë prej arit Aravisë, edhe do të falenë për atë kurdo, gjithë ditënë do t’e bekonjënë.
16 Ndë qoftë një dorëzë gruri ndë dhet mbi majat e malevet, pem’ e ati do të tundetë përmbi Livanë, edhe (ata) nga qyteti do të lulëzonjënë posi bar’ i dheut.
17 Emër’ i ati do të jetë i bekuarë gjithë jetënë, emëri i ati do të mbesë gjer sa të jetë dielli, gjithë farat’ e dheut do të bekonjënë ndë ay, gjithë kombetë do t’e lumëronjënë.
18 Qoft’ i bekuarë Zoti Perëndia, Perëndia i Israillit, i cili vetëmë bën punëra të maniçime.
19 Edhe qoftë bekuarë i lavduruari emër’ i ati ndë jetë të jetësë, edhe u mbushtë gjithë dheu me lavdin’ e ati. U bëftë, u bëftë!
20 U mbaruanë lavdurimet’ e Dhavidhit të birit Jessiut.
PSALLMË 73
Psallm’ e Asarit.
1 Sa i mirë është Perëndia ndë Israillë, ndë zëmrë-drejtët.
2 Po mua për pak m’u tuntnë këmbëtë; për pakëzë më shkanë çapetë.
3 Se pata zili të pa-udhëvet, duke parë paqtimn’ e fajtorëvet.
4 Se nuk’ është mundim ndë vdekëjet t’atyreve, po fuqia e atyreve ësht’ e fortë.
5 Nukë janë ndër mundime njierëzish, as frushkullonenë bashkë me njierës. 6 Përandaj i qarkon madhështia posi qafore, i mbulon pa-udhëria posi petkë. 7 U kanë kërcyerë sytë prej dhiamit, shkuanë dashurimet’ e zëmrësë.
8 Shkonjënë ndër mënt, e flasënë keq për pa-udhëri, flasënë me madhështi.
9 Vënë gojën’ e tyre ndë qiell, edhe gjuha e atyreve shkoi mbi dhet.
10 Përandaj do të kthenetë këtu llauzi i ati, edhe do të gjëndenë ndër ata shumë ujëra.
11 Edhe thonë: Qysh ngjeh Perëndia? Edhe ka mënt i Larti?
12 Shih këta fajtorëtë ndek shkonjënë mbarë përherë, u shtonetë gjëja.
13 Edhe thashë: Vallë kot qërova zëmrënë t’ime, edhe lava duart’ e mia pa faj?
14 Sepse u frushkulluashë gjithë ditënë, edhe mundimi im ishtej mëngjes për mëngjes.
15 Ndë thënça: Kam për të folë kështu, na ndek shanj bresn’ e bijet tu.
16 Edhe u menduashë të kupëtonj këtë, po m’u duk e rëndë ndër sy.
17 Gjer sa të hynj ndë shenjtëroren’ e Perëndisë, e të kupëtonj të prapësmet’ e atyreve.
18 Po për gënjeshtrat e atyreve ti i vure ndër të këqia, i hodhe ndë prishëje.
19 Qysh u bënë përnjëherë të shkretë! U shuanë, humpnë për pa-udhërin’ e tyre.
20 Posi ëndërrën’ e ati që cgjonetë, o Zot, kur të ngrihesh, ke për të prishurë shëmbëllën’ e atyreve.
21 Kështu digjej zëmëra ime, edhe mundoneshinë veshnjet’ e mia.
22 Edhe unë jeshe pa mënt, edhe nukë ngjohnje, jeshe bagëti përpara teje.
23 Po unë jam përherë bashkë me ty, ti më zure prej dorësë diathtë.
24 Me anë të këshillësë s’ate do të më heqsh udhënë, edhe pastaj do të më marrç ndë lavdi.
25 Kë kam ndë qiell? Edhe mbë dhet nukë dua tiatërë veç teje.
26 S’më mbeti mish e zëmërë, Perëndia është fuqia e zëmrësë s’ime, edhe piesa ime gjithë jetënë.
27 Sepse na ndek do të vdirenë ata që largonenë prej teje, ti rrëzove gjithë ata që dalënë jasht’ udhësë s’ate duke kurvëruarë.
28 Po për mua, të ngjituritë pas Perëndisë ësht’ e mira ime, vura shpëresënë t’ime mbë Zonë Perëndinë, për të më dëftyerë përherë punët’ e tua.
PSALLMË 74
Mashhill i Asafit.
1 Përse, o Perëndi, (na) hodhe tej për kurdo? (Përse) nxier tym zëmërimi yt kundrë dhenet kullotësë s’ate?
2 Kujto përmbëledhëjenë tënde, të cilën’ e fitove që ndë krye të herësë, shkopn’ e trashëgimit tënt, që çpërbleve, këtë mal’ e Sionësë, që rri mbi atë.
3 Ngre duart’ e tua përherë mbi madhështit t’atyreve, për sa të këqia bëri arëmiku ndë të shënjtëruarinë (vëndinë) tënt.
4 Arëmiqt’ e tu ulurinjënë në mes të përmbëledhëjesë s’ate, vunë shënjet’ e tyre për shënje.
5 Ngjihetë, posi ndonjë që ngre sëpatënë mbi drurë të dëndurë.
6 Kështu tani ata dërrmuanë të gdhënduratë punët’ e ati përnjëherë me sëpata e me vare.
7 Doqnë me ziar shënjtërorenë tënde, ndynë për dhe vëndin’ e emërit tënt.
8 Thanë me zëmërët të tyre: Le t’i rrëzojmë bashkë; doqnë gjithë përmbëledhëjet’ e Perëndisë ndë dhet.
9 Nukë shohmë shënjetë t’ona, s’ka më profit, as ndonjë ndër ne të ngjohnjë se gjer kur.
10 Gjer kur, o Perëndi, do të çpërnderonjë arëmiku? Do të nëmonjë arëmiku emrinë tënt kurdo?
11 Përse kthen dorënë tënde, edhe të diathtënë tënde? Nxir-e prej mesit gjirit tënt së fundi.
12 Po Perëndia është që ndë krye të herësë mbëreti im, që punon shpëtim ndë mes të dheut.
13 Ti ndave detnë me anë të fuqisë s’ate, ti theve krerët’ e drangonjet ndë ujët. 14 Ti theve krerët’ e Leviathanit, ia dhe për të ngrënë llauzit që rri ndër shkretëtira. 15 Ti bëre të rriedhënë burime e përrenj, ti thave lumënj të mëdhenj.
16 Dita është joteja, edhe nata është joteja, ti bëre gati dritën’ edhe diellënë.
17 Ti vure gjithë sinoret’ e dheut, ti bëre verën’ edhe dimrinë.
18 Kujto këtë, (se) arëmiku çpërnderoi Zonë, edhe llauzi i marrë nëmoj emrinë tënt.
19 Mos u ep egërsiravet shpirtin’ e turtullit tënt, mos harrojsh kurrë mbëledhëjen’ e dorë-hollëvet tu.
20 Shtierë sytë mbi dhiatënë tënde, se u mbushnë vëndet’ e errëtë të dheut me shtëpia pa-udhëriash.
21 I mjeri mos u ktheftë prapazi i turpëruarë, dorë-holli edhe i nevojëshimi le të lavduronjënë emrinë tënt.
22 Ngreu, o Perëndi, gjyko gjyqnë tënt, kujto çpërnderimnë, që të bëri i marri gjithë ditënë.
23 Mos harrojsh zën’ e arëmiqet tu, të briturit’ e atyreve që janë ngriturë kundrë teje, po hipën gjithë-një.
PSALLMË 75
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi All-tashith. Psallmë kënke e Asafit.
1 Të lavdurojmë, o Perëndi, të lavdurojmë, sepse emëri yt është afërë; tregonjënë punët’ e tua të maniçimetë.
2 Kur të kem kohë, unë do të gjykonj drejtë.
3 U tret dheu, edhe gjithë ata që rrinë nd’atë; unë forcova shtyllat’ e ati. Sellah.
4 U thashë të pa-udhëvet: Mos punoni pa udhë, edhe fajtorëvet:
5 Mos lartoni bri, mos lartoni lart brinë tuaj, (edhe mos) flitni me qafë të ashpërë.
6 Se as nga len dielli, as nga perëndon, as nga shkretëtira (vien) të lartuarëtë,
7 po Perëndia është gjykatës: këtë ul, e atë ngre.
8 Se ndë dorë të Zotit është qeft plot të shtyri verë të pa-përzierë, edhe do të derthnjë prej këti, po gjithë fajtorët’ e dheut do të shtrythnjënë të viellët’ e ati, edhe do të pinë.
9 Po unë do të dëftenj përherë, do t’i psall Perëndisë Jakovit.
10 Edhe do të thyenj gjithë brirët’ e fajtorëvet, edhe brirët’ e të drejtëvet do të lartonenë.
PSALLMË 76
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Neginoth. Psallmë kënke e Asafit.
1 Perëndia ësht’ i ngjohurë ndë Judhërit, emër’ i ati është’ i madh ndë Israill.
2 Edhe tend’ e ati është ndë Sallimë, edhe të ndënjurit’ e ati ndë Sionë.
3 Atie theu shigjetat’ e hargjevet, mburonjënë, edhe shpatënë, edhe luftënë. Sellah.
4 Ti je fort më i ndriturë se malet’ e rrëmbimit.
5 Zëmrë-ashpërët’ u ropnë, fjetinë gjumën e tyre, edhe asnjë prej burravet fortë s’gjeti duart’ e ti.
6 Prej qërtimit tënt, o Perëndia i Jakovit, ranë ndë gjumë edhe qerra edhe kali.
7 Ti je i frikçim, edhe kush do të qëndronjë përpara teje, kur të zëmëronesh?
8 Nga qielli bëre të ndigjonetë gjyq, dheu u frikësua, edhe pushoi,
9 mbë të ngriturit të Perëndisë mbë gjyq, për të shpëtuarë gjithë të butët’ e dheut. Sellah.
10 Se zëmërimi i njeriut të ka për të lavduruarë, edhe do të përmbash të mbeturit’ e zëmërimit.
11 Thoni urata, edhe ja epni Zotit Perëndisë tuaj; gjithë ata që janë rreth ati le të bienë dhurëtia të frikçimit,
12 i cili ngre frymën’ e urdhëratëset, të frikçimit ndër mbretërit e dheut.
PSALLMË 77
Mbë të parinë kënkëtuar, për Jedhuthunë. Psallm’ e Asafit.
1 Zëri im është ndë Perëndia, edhe klitha: zëri im është ndë Perëndia, edhe ma vuri veshnë.
2 Ndë ditë të shtrëngimit tim kërkova Zonë; ndënë duart’ e mia natënë, edhe s’pushonje; shpirti im s’dontej të ngushëllonej.
3 Kujtova Perëndinë, edhe u përzieshë; u menduashë, edhe m’u fik fryma. Sellah.
4 Mbajta syt’ e mi pa gjumë, u përzieshë, edhe nukë muntnjë të flisnje.
5 Mendova ditt’ e lashta, edhe viet e moçim.
6 Bie ndër mënt kënkënë timë; natënë mendonem bashkë me zëmrënë time, edhe fryma ime kërkon.
7 Mos më ka për të hedhurë tej Zoti gjithë jetënë, edhe s’do të më pëlqenjë më?
8 A po mbeti për kurdo përdëllim’ i ati? Pushoj fjala e ati bres pas brezi?
9 Vallë mos harroi Perëndia të përdëllenjë? A po do të mbyllnjë përdëllimet’ e ti ndë zëmërimt’ të ti? Sellah.
10 Atëhere thashë: Këjo është dobësia ime, ndërrim i së diathtësë të Lartit.
11 Do të kujtonj punët’ e Zotit, po, do të kujtonj punët’ e tua të maniçimetë që ndë krye të herësë.
12 Edhe do të shkonj ndër mënt gjithë punërat’ e tua, edhe do të mendonem për të punuarat’ e tua.
13 O Perëndi, udha jote është ndë (vënt) të shënjtëruarë; cili Perëndi është’ i math, si Perëndia ynë?
14 Ti je Perëndia që bën punëra të maniçime, dëfteve fuqinë tënde ndër llauzet. 15 Çpërbleve me krahët tënt llausnë tënt, të bijt’ e Jakovit edhe të Josifit. Sellah. 16 Të panë ujëratë, o Perëndi, të panë ujëratë, edhe u frikësuanë, u drothnë edhe avyssatë.
17 Retë derthnë ujëra, qiejtë dhanë zë, edhe shigjetat’ e tua shkuanë.
18 Zëri i bubullimëse s’ate ishtej ndë rrotullët, vetëtimat’ e tua ndritnë në botët, u tunt e u droth dheu.
19 Udha jote është ndëpër det, edhe rrugat’ e tua janë ndë shumë ujëra, edhe gjurmët’ e tua nukë ngjihenë.
20 I hoqe udhënë llauzit tënt, posi dhëntë, me dorë të Mojsiut edhe të Aaronit.
PSALLMË 78
Mashhill i Asafit.
1 Vër’i veshnë nomit tim, o llauzi im; ulni veshëtë tuaj mbë fjalët e gojësë s’ime.
2 Do të hap gojënë time ndë paravuli, do të flas fjalë t’errëta që krejt,
3 sa ndigjuam, e ngjohëm, e na treguanë atëritë tanë.
4 Nukë do t’i fshehmë nga diemt’ e atyreve ndë tiatërë bres, duke dëftyrerë lavdurimet’ e Zotit, edhe fuqin’ e ati, edhe punërat’ e ati të maniçimetë që bëri.
5 Edhe ngriti martyri ndë Jakovë, edhe vuri nom ndë Israillë, për sa urdhëroi atëritë tanë, që të bëninë të ngjohura ndë bijt’ e tyre,
6 që të ngjohë brezi tiatërë, bijtë që kanë për të lindurë, edhe do të rritenë, e do t’ua tregonjënë bijet tyre,
7 që të vënë shpëresën’ e tyre mbë Perëndinë, edhe të mos harronjënë punët’ e Perëndisë, edhe të ruanjënë porosit’ e ati,
8 që të mos bënenë posi atërit’ e atyreve, bres i shtrëmbërë edhe i pa-ndigjuarshim, bres që nukë ndreqi zëmërën’ e ti. Edhe frym’ e ati nuk’ i mbajti besënë Perëndisë.
9 Të bijt’ e Efraimit duke ngrehur’ e duke siellë me hargje, u kthyenë prapë ditën’ e luftësë.
10 Nukë ruajtinë dhiatën’ e Perëndisë, edhe nukë deshnë të ecëninë ndë nomt t’ati,
11 Edhe harruanë punët’ e ati të miratë, edhe ato punët’ e ati të maniçimetë, që u pat dëftyerë.
12 Ndër syt të atyrevet bëri punë të maniçime ndë dhet të Misirit ndë fushët të Tanësë.
13 Çau detnë, edhe e shtiu mb’-at’-anë, edhe vuri ujëratë si grumbullë,
14 edhe u hoqi udhënë ditënë ndë re, edhe gjithë natënë ndë dritë të ziarit. 15 Çau gurë ndë shkretëtirë, edhe u dha të pijnë, si prej avyssavet mëdha. 16 Edhe nxori ujë prej gurit, edhe zbriti ujëra posi lumenj.
17 Po ata githënjë fëjeninë më tepërë kundrë ati, duke hidhëruarë të Lartinë ndë vënt’ të thatë.
18 Edhe gëcitnë Perëndinë ndë zëmërët të tyre, duke luturë të ngrenë pas andësë tyre.
19 Edhe folnë kundrë Perëndisë, e thanë: Mos mundt të bënjë gati truvezë ndë shkretëtirë Perëndia?
20 Përandaj i ra gurit, edhe rrothnë ujëra, edhe vërshuanë përrenj. Mos munt të apë edhe bukë? A të bënjë gati mish për llausn’ e ti?
21 Për këtë ndigjoi Zoti, edhe u zëmërua, edhe u ndes ziar kundrë Jakovit, edhe hipi zëmërim kundrë Israillit,
22 se s’i besuanë Perëndisë, as shpëryenë mbë shpëtimt t’ati,
23 ndonëse urdhëroi retë së larti, edhe hapi dyert’ e qiellit,
24 edhe lëshoi shi mane ndë ata për të ngrënë, edhe u dha grurë qielli.
25 Njieriu hëngri bukë ëngjëjsh, u dërgoi ushqim gjersa u nginjnë.
26 Ngriti nga qielli erën’ e së lemesë, edhe pruri erë shiu me anë të fuqisë ti, 78 47
27 edhe lëshoi shi mishi mbi ata, posi pluhurë, edhe shpes fluturakë, posi rërën’ e detit;
28 edhe ranë ndë mes të fushatës’ atyreve, rreth tendavet atyreve,
29 edhe hëngrë e u nginjnë fort; edhe u bëri dëshërimn’ e atyreve.
30 Nuk’ u shternë prej dëshërimit tyre. Po edhe kur ishtej të ngrënët e atyre ndë gojët’ t’atyre,
31 zëmërim’ i Perëndisë erdhi mbi ata, edhe vrau më të mëdhenjtë prej atyre, edhe vuri poshtë të cgjedhurit’ e Israillit.
32 Me gjithë këto fëjyenë edhe më, edhe nuk’ u besuanë punëvet ati të maniçimet.
33 Përandaj prishi ditt’ e atyreve ndë të kotë, edhe viet’ e atyreve së shpejti.
34 Kur i vristej, atëhere e kërkoninë, edhe ktheneshin’ e pritinë Perëndinë që me natë,
35 edhe kujtoninë, se Perëndia është ndihmësi i atyreve, edhe i larti Perëndi është çpërblimtari i atyreve.
36 Edhe e dojnë me gojën’ e tyre, po e gjeninë me gjuhën’ e tyre.
37 Edhe zëmëra e atyreve nuk’ ishtej e drejtë ndë ay, as nukë qenë besëtarë ndë dhiatët t’ati.
38 Po ay ishtej i dhëmpshurë, edhe u fali fajetë, edhe nuk’ i vdori, edhe shumë herë ndali zëmërimnë e ti, edhe nukë lëshoi gjithë mërin’ e ti,
39 edhe i ra ndër mënt, se ishinë mish, erë që shkon, e s’kthenetë më.
40 Sa herë e hidhëruanë ndë shkretëtirë, e zëmëruanë ndë dhe të thatë. 41 Edhe u kthyenë, e gëcitnë Perëndinë, edhe nxehnë Shënjtin’ e Israillit! 42 Nukë menduanë dorën’ e ati, atë ditë që i shpëtoi prej arëmikut,
43 kush dëfteu shënjet’ e tia ndë Misirë, edhe punët’ e tia të frikëshimetë ndë fushë të Tanësë,
44 edhe ktheu lumënjt’ e atyreve mbë gjak, edhe rrëkerat’ e atyreve, që të mos pijnë.
45 U dërgoi mizë qeni, edhe i hëngri, edhe bretëkosa, edhe i vdori.
46 Edhe dha pemët’ e atyreve krimbit, edhe mundimet’ e atyreve karkalecit. 47 Vrau vëreshtat’ e atyreve me breshërë, edhe manet’ e atyreve me brymë, 48 edhe dha bagëtit’ e atyreve breshërit, edhe tufët’ e atyreve rrufevet.
49 Solli mbi ata të nxehëtit’ e zëmërimit ti, zëmërim e mëri, e shtrëngim, duke dërguarë (ato) me anë ëngjëjsh keq-bërës.
50 I hapi udhë zëmërimit ti, edhe s’kurseu shpirtin’ e atyreve prej vdekëjesë, edhe bagëtit’ e atyreve ndë vdekëje,
51 edhe goditi çdo paralindurë ndë Misirë, ballën’ e fuqisë atyreve ndë tendat të Hamit,
52 edhe ngriti (së andejmi) llausn’ e ti, posi dhëntë, edhe u hoqi udhënë ndë shkretëtirë posi tufeje,
53 edhe u hoqi udhënë mbë shpëresë, edhe nuk’ u frikësuanë, edhe deti mbuloi arëmiqt’ e atyreve.
54 Edhe i futi ndë sinuar të shënjtërisë ti, ndë këtë mal, që fitoi e diatht’e ati,
55 edhe përzuri kombetë prej sysh styreve, edhe ua ndau trashëgimnë me litar, edhe nguli farrat’ e Israillit ndë tendat të atyreve.
56 Po ata gëcitnë, edhe hidhëruanë Perëndin’ e lartë, edhe nukë ruajtinë martyrit’ e ati,
57 po u kthyenë, e duallë nga fjala, posi atërit’ e atyreve, u kthyenë posi hark’ i shtrëmbërë,
58 edhe e zëmëruanë me vëndet e tyre të lartë, edhe e futnë ndë cmir me të gdhëndurat e tyre.
59 Ndigjoi Perëndia, edhe u zëmërua tepërë, edhe mori mëri fort Israillë,
60 edhe hoqi dorë prej tendësë Shillomit, tendësë që pat ndënjurë ndër njierëzit,
61 edhe dha fuqin’ e atyre ndë skllavëri, edhe bukurin’ e atyre ndë dorë të arëmikut.
62 Edhe dha llausn’ e ti ndë gojë të shpatësë, edhe u zëmërua tepërë kundrë trashëgimit ti.
63 Ziari hëngri dialoshët’ e atyreve, edhe vërgjëreshat’ e atyreve nukë panë gëzim.
64 Priftrit’ e atyreve ranë ndë gojë të shpatësë, edhe të vat’ e atyreve nukë qjanë.
65 Atëhere Zoti u ngrit si nga gjumi, si një njieri i fortë, që bërtet nga vera, 66 edhe goditi arëmiqt’ e ti së prapësmi, u dha çpërnderim për gjithë jetënë. 67 Edhe hodhi tej tendën’ e Josifit, edhe nukë cgjodhi farën’ e Efraimit.
68 Po cgjodhi farën’ e Judhesë, malë e Sionësë, të cilin’ e deshi.
69 Edhe ndërtoi shënjtëroren’ e ti posi (pallat) të lartë, posi dhenë që themeloi për gjithë jetënë.
70 Edhe cgjoth Dhavidhë shërbëtorin’ e ti, edhe e hoqi prej tufavet dhënet,
71 prapa pëllorevet e pruri, për të kulloturë Jakovë llausn’ e ati, edhe Israillë trashëgimn’ e ati.
72 Edhe i kulloti pas zëmrësë ti pa të keqe, edhe u hoqi udhënë me të vëjyerat duart e tia.
PSALLMË 79
Psallm’ e Asafit.
1 O Perëndi, erthnë kombe ndë trashëgim tënt, ndynë kishënë tënde të shënjtëruarënë, vunë Jerusallimënë mbi grumbulla.
2 Dhanë kurmat’ e shërbëtorëvet tu për të ngrënë shpest’ e qiellit, edhe mishn’ e të drejtëvet tu egërsiravet.
3 Derthnë gjakn’ e atyre posi ujë rrotullë Jerusallimësë, edhe s’kish kush t’i vij ndë dhet.
4 U bëm çpërnderim ndër fëqinjt t’anë, të qeshur’ e të përqeshurë ndër ata që janë rrotullë nesh.
5 Gjer kur, o Zot, do të zëmëronesh përherë, do të digjetë si ziar cmiri yt?
6 Derth zëmërimnë tënt mbi ata kombe, që nukë të ngjohënë, edhe mbi ato mbëretëri, që nukë thirrnë mbë emërit tënt,
7 se hëngrë Jakovë, edhe shkretuanë vëndin’ e ati.
8 Mos kujto kundër nesh pa-udhërit’ e të lashtëvet; le të na harrinjënë çpejt përdëllimet’ e tu, se u varfëruam fort.
9 Ndihna, o Perëndi, shpëtimtari ynë, për punët të lavdisë emërit tënt, edhe ruaj-na, edhe bënu i përdëllyeshim mbë fajet tanë, për punët të emërit tënt.
10 Mos thonë ndonjëherë kombetë: Ky është Perëndia i atyreve? Edhe u ngjohtë ndër kombet përpara syvet tanë çpagimi i gjakut shërbëtorëvet tu, që u derth.
11 Arthtë përpara teje psherëtima e të lidhuret, pas madhërisë krahut tënt; ruaj të bijt’ e atyre që janë vrarë,
12 edhe ep-u fëqinjvet t’anë, o Zot, çpërnderimnë, që të çpërnderuanë, ndë gjit të atyre për një shtatë.
13 Po na llauzi yt, edhe dhënt’ e kullotësë sate, do të të lavdurojmë gjithë jetënë, bres pas brezi do të dëftejmë lavdurimnë tënt.
PSALLMË 80
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Shoshanim-edhuth. Psallm’ e Asafit.
1 Mba vesh, ti që kullot Israllë, ti që heq udhënë Josifit posi tufeje, ti që rri mbi Qeruvim, çfaqu.
2 Ndër sy të Efraimit, e të Venjaminit, e të Manassiut, ngre fuqinë tënde, edhe eja të na shpëtojsh.
3 Kthe-na, o Perëndi, edhe ndrit faqenë tënde, edhe do të shpëtojmë.
4 O Zot, Perëndia i fuqivet, gjer kur do të zëmëronesh kundrë të falurit shërbëtorëvet tu?
5 Ushqen ata me bukë loç, edhe u ep të pinë ujë loç me masë të madhe.
6 Na bëre ndër fëqinjt t’anë të ngrënë me fjalë, edhe arëmiqtë t’anë përqeshnjënë njëri jatrinë.
7 Kthe-na, o Perëndia i fuqivet, edhe ndrit faqenë tënde, edhe do të shpëtojmë.
8 Prure veshtë prej Misirit, përzure kombe, edhe e mbolle.
9 I bëre gati vënt përpara, edhe e bëre të zërë rrënjë, edhe mbushi dhen.
10 U mbuluanë maletë prej hijesë ati, edhe degat’ e ati (ishinë posi) dëllinjat e Perëndisë.
11 Shtriti ardhit’ e tia gjer ndë det, edhe bimat’ e tia gjer ndë lumët.
12 Përse çthure gjerdhet’ e ati, edhe gjithë ata që shkonjënë udhësë e vielënë.
13 Thiu i pyllit e shkreton, edhe egërsir’ e fushësë e kullot.
14 O Perëndia i fuqivet, kthehu pra, e shtierë sytë prej qielli, edhe shih, edhe vështro këtë veshtë,
15 edhe atë veshtënë që mbolli e diathta jote, edhe atë bimënë që forcove për vetet tënde.
16 U doq ndë ziar, edhe u çkul, humpnë prej qërtimit faqesë s’ate.
17 Qoftë dora jote mbi burrën’ e së diathtësë sate, edhe mbi të bir’ e njieriut, që e forcove për vetet tënde.
18 Edhe na nukë do të mërgonemi prej teje; ep-na frymë të gjallë, edhe kemi për të thirrë mb’emërit tënt.
19 O Zot Perëndia i fuqivet, kthe-na edhe ndrit faqenë tënde, edhe do të shpëtojmë.
PSALLMË 81
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Gittith: Psallm’ e Asafit.
1 Gëzohuni për Perëndin’ e fuqisë s’anë, brohorini për Perëndin’ e Jakovit.
2 Merni kënkë, edhe birni tympanësë, psalltir të pëlqyerë bashkë me qitharë.
3 Birni pipësë ndë hënë të re, ndë ditë të shënuarë të së kremëtesë s’anë.
4 Se ësht’ urdhërë mbë Israillë, edhe nom’ i Perëndisë Jakovit.
5 Vuri këtë (për) martyri ndë Josifi, kur doli ay prej dheut Misirit, (atie ndek) ndigjova gjuhë që nuk’ e ngjohnje;
6 largova supn’ e ati prej barrësë; duart’ e ati u hoqnë prej kofinit
7 Më thirre ndë shtrëngim, edhe të shpëtova, t’u përgjegja prej vëndit të fshehurit bubullimësë, të çprovova në ujërat’ e Merivahut. Sellah.
8 Ndigjo, o llauzi im, edhe do të bënj martyri kundrë treje,
9 o Israill, ndë më ndigjofsh, mos jetë ndë ti perëndi i huaj, edhe mos adhurojsh perëndi të huaj.
10 Unë jam Zoti Perëndia yt, që të nxora prej dheut Misirit; cgjero gojënë tënde, edhe do të ta mbush.
11 Po llauzi im nukë ndigjoi zënë tim, edhe Israilli s’më mbajti vesh,
12 përandaj i dhashë ata ndër dëshërimet e zëmrësë atyreve, ecnë ndër dëshërimet e tyre.
13 Të më kish ndigjuarë llauzi im, Israilli të kish ecurë mbë udhët e mia,
14 sa-kaqë-herash do të keshë vënë poshtë arëmiqt’ e atyreve, edhe do të keshë vënë dorënë t’ime mbi ata që i shtrëngonjënë.
15 Arëmiqt’ e Zotit do të ishinë gënjyerë tek ay, edhe do të kishinë kohë kurdo,
16 edhe do t’i kishtej ushqyerë me ballën’ e grurit, edhe me mialtë guri do të të nginjnje.
PSALLMË 82
Psallm’ e Asafit.
1 Perëndia rri ndë përmbëledhëjet të perëndivet, do të gjykonjë ndë mes të perëndivet.
2 Gjer kur do të gjykoni pa udhë, edhe do t’u mbani anënë fajtorëvet? Sellah.
3 Gjykoni të varfërinë edhe dorë-hollinë; bënjani me udhë të përgjynjurit edhe të nevojëshimit.
4 Dëlirni të nevojëshiminë edhe dorë-hollinë, shpëtoni atë prej dorësë fajtorit.
5 Nukë marrënë vesh, as kupëtonjënë; ecënjënë nd’errëcirë; gjithë themelet’ e dheut u lëkuntnë.
6 Unë thashë: Perëndirra ini ju, edhe të gjithë bijt’ e të Lartit,
7 po ju vdisni posi njierës, edhe bijni posi një nga urdhëratësitë.
8 Ngreu, o Perëndi, e gjyko dhenë, se ti ke për të trashëguarë gjithë kombetë.
PSALLMË 83
Kënkë psallmë e Asafit.
1 O Perëndi, mos u resht, mos hesht, edhe mos pusho, o Perëndi.
2 Sepse shih arëmiqt’ e tu ndek bënjënë gjam, edhe ata që të kanë mëri ngritnë krye.
3 Bënë këshillë të keqe kundrë llauzit tënt, edhe këshilluanë kundrë shënjtorëvet tu.
4 Thanë: Ejani, e le të shuajmë ata nga kombi, edhe emër’ i Israillit le të mos kujtonetë më.
5 Se bënë këshillë me një mëndëje bashkë, lithnë fjalë kundrë teje.
6 Tendat’ e Edhomit, edhe Ismailitëtë, Moavi edhe Agarianëtë,
7 Gevalli edhe Amonni, edhe Amalliku, Filistenjtë bashkë me ata që rrinë ndë Tyrë.
8 Po edhe Assuri u bashkua me ata, ndihnë të bijet Llotit. Sellah.
9 Bënu-a si Madhianitet, si Sisarajt, si Jakovit ndë përrua të Kishonit,
10 (të cilëtë) humpnë ndë En-dhor, u bënë si plehe ndë dhet.
11 Bën urdhëratësit’ e atyre posi Orivë, e Zivë, e Zeveenë, e Sallmananë, gjithë të parët’ e atyre,
12 të cilëtë thanë: Le të trashëgojmë për vete shënjtëroren’ e Perëndisë.
13 O Perëndia im, bën-i ata posi rotovillë, posi kashtë përpara erësë.
14 Posi ziar që diek pyllë, edhe posi flakë që përcëllon maletë.
15 Kështu përzër-i me erë të fortë, edhe përzie-i me zëmërimnë tënt.
16 Mbush-u faqetë me çpërnderim, edhe kanë për të kërkuarë emrinë tënt, o Zot.
17 U turpërofshin’ e u përziefshinë ndë jetë të jetësë, edhe u turpërofshin’ e humpshinë.
18 Edhe le të ngjohënë, se ti e ke emrinë Zot, ti vetëmë je i lartë mbë gjithë dhenë.
PSALLMË 84
Mbë të parinë kënkëtuar, mbi Gittith. Psallmë për të bijt e Koreut.
1 Sa të dashura janë tendat’ e tua, o Zot i fuqivet.
2 Shpirti im mallnjen, e fiketë fort për hoboret’ e Zotit, zëmëra ime edhe mishi im gëzonetë për Perëndin’ e gjallë.
3 Sepse zogu gjeti të ndenjturë, edhe turtulli fole për vete, ku të vërë zoqt’ e ti, theroret’ e tua, o Zot i fuqivet, Mbëreti im, edhe Perëndia im.
4 Lum ata qi rrinë ndë shtëpit tënde, ndë jetë të jetësë të kanë për të lavduruarë. Sellah.
5 Lum ay njieri që ka ndihmë prej teje, udhët (e tua) janë ndë zëmërët t’atyreve,
6 (të cilëtë) duke shkuarë ndëpër gropësirët të qjarit, e bënjënë krua, po edhe shiu mbush gropatë.
7 Venë prej fuqie mbë fuqi, (si cili prej atyreve) duketë përpara Perëndisë ndë Sionë.
8 O Zot Perëndia i fuqivet, ndigjo të faluritë t’im, mba vesh, o Perëndia i Jakovit. Sellah.
9 Shih, o Perëndi, mburonjësi ynë, edhe shtierë sytë mbë faqet të lyerit tënt.
10 Se më mirë është një ditë ndë hoboret të tu, se mijëra gjetëk; do të cgjedhe më tepërë, të rrijë ndë derët të shtëpisë Perëndisë tim, se të rrije ndë tendat të fajtorëvet.
11 Se diellë edhe mburonjë është Zoti Perëndia; do të apë hir e lavdi Zoti, nuk do t’u ndalë të miratë atyre që ecënjënë ndë të pakeqenë.
12 O Zot i fuqivet, lum ay njieri që shpëren mbë ty.
PSALLMË 85
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë për të bijt e Koreut.
1 Të pëlqeu o Zot, dheu yt, ktheve Jakovë prej skllavërisë.
2 I fale pa-udhëritë llauzit tënt, mbulove gjithë fajet’ e atyreve. Sellah.
3 Pushove gjithë zëmërimnë tënt, u ktheve prej mërisë zëmërimit tënt.
4 Kthe-na, o Perëndia i shpëtimit t’ynë, edhe kthe zëmërimnë tënt prej nesh.
5 Mos do të jesh kurdo zëmëruarë mbë ne, a po do të shtrinjç zëmërimnë tënt bres pas brezi?
6 Nukë do të kthenesh të na apsh jetë, që të gëzonetë llauzi yt për ty?
7 Dëfte-na, o Zot, përdëllimnë tënt, edhe ep-na shpëtimnë tënt.
8 Do të ndigjonj ç’do të më flasë Zoti Perëndia, se do të flasë paqtim ndë llaust të ti, edhe ndë të drejtët e ti, edhe le të mos kthenenë ndë marrëzi.
9 Po ngjat atyreve që kanë frikënë ati është shpëtim’ i ati, që të rrijë lavdi ndë dhet t’ënë.
10 Përdëllim edhe e vërtetë u poqnë bashkë, drejtëria e paqtimi u bënë miq. 11 E vërteta do të lenjë nga dheu, edhe drejtëria do të kërrusetë nga qielli. 12 Sepse Zoti do të apë të mirënë, edhe dheu ynë do të apë pemën’ e ti.
13 Drejtëria do të ecënjë përpara ati, edhe do të vërë mbë udhë çapet’ e ti.
PSALLMË 86
Urat’ e Dhavidhit.
1 Kërrus veshnë tënt, o Zot, edhe ndigjo-më, se unë jam dorë-hollë e i nevojëshim.
2 Ruaj shpirtinë t’im, se jam i drejtë; ti, o Perëndia im, shpëto shërbëtorinë tënt, që shpëren mbë ty.
3 Përdëllye-më, o Zot, se ty po thërres gjithë ditënë.
4 Gëzo shpirtin’ e shërbëtorit tënt, se ndë ti, o Zot, vara shpirtinë t’im.
5 Se ti, o Zot, je i mirë, e i dhëmpshurë, e shumë i përdëllyeshim mbë gjithë ata që thërresënë mbë ty.
6 Mba-i vesh të falurit t’im, o Zot, edhe ndigjo zën’ e lutjesë sime.
7 Do të thërres mbë ty ndë ditë të shtrëngimit t’im, se do të më ndigjonjç.
8 Nukë të gjan ndonjë ndër perëndirrat, o Zot, as nukë janë posi punët’ e tua.
9 Gjithë kombetë që bëre, do të vinjënë, e do të adhuronjënë përpara teje, o Zot, edhe do të lavduronjënë emrinë tënt;
10 se ti je i math, edhe bën punë të maniçime, ti je i vetëmi Perëndi.
11 Hiq-më ndë udhët tënde, o Zot, edhe do të ecënj ndë të vërtetët tënde; ngjit zëmrënë time ndë frikët të emërit tënt.
12 Do të të lavduronj, o Zot Perëndia im, me gjithë zëmrënë time, edhe do të lavduronj emrinë tënt, gjithë jetënë,
13 se përdëllimi yt ësht’ i math mbë mua, edhe shpëtove shpirtinë t’im prej varrit fort të poshtërm.
14 O Perëndi, të pa-udhëtë u ngritnë kundrë meje, edhe përmbëledhëje të fortësh kërkuanë shpirtinë t’im, edhe nukë të vunë përpara vetëhesë tyre.
15 Po ti, o Zot Perëndia im, je i dhëmpshurë, edhe i përdëllyeshim, e zëmrë-gjerë, e përdëllim-math, e i vërtetë.
16 Shtierë sytë mbë mua, edhe përdëllye-më; ep-i fuqinë tënde shërbëtorit tënt, edhe shpëto të birrë e shërbëtoresë sate.
17 Bën ndek unë shënjë për të mirë, që të shohën’ ata që më kanë mëri, edhe të turpëronenë, se ti, o Zot, më ndihe, edhe më ngushëllove.
PSALLMË 87
Psallmë kënke për të bijt e Koreut.
1 Themelet’ e ati janë ndë malet të shënjtëruarë.
2 Zoti do dyert’ e Sionësë më tepërë se gjithë tendat’ e Jakovit.
3 Fjalë të lëvduara u folnë për ty, o qytet i Perëndisë. Sellah.
4 Do të kujtonj Raavënë edhe Vavillonënë ndër ata që më ngjohënë; shih Palestina, edhe Tyra, bashkë me Ethiopinë, ku lindi atie.
5 Edhe për Sionënë do të thonë: Akë-kush e akë-kush lindi nd’atë’ edhe ay i Larti do t’e forconjë.
6 Zoti, kur të shkruanjë emërat’ e llauzevet, do të tregonjë se ky lindi atie. Sellah.
7 Edhe kënkëtorëtë, edhe ata që u bienë drurëvet, edhe gjithë burimet’ e mi janë ndek ti.
PSALLMË 88
Psallmë kënkë për të bijt e Koreut, mbë të parinë kënkëtuar mbi Maallath-lleanoth, Mashhill’ i Eman Ezrahitit.
1 O Zot Perëndia i shpëtimit t’im, dit’ e natë thirra përpara teje;
2 le të vinjë përpara teje të faluritë t’im, ul veshnë tënt mbë klithmët t’ime.
3 Se u mbush me të këqia shpirti im, edhe jeta ime po afronetë ndë varrt.
4 U numëruashë bashkë me ata që cbresinë ndë gropë, u bëshë posi njieri pa ndihmë;
5 lënurë ndër të vdekurit, posi të vrarëtë që kanë rënë ndë varr, të cilëtë ti nukë kujton më, edhe ata u këputnë prej dorësë s’ate.
6 Më vure ndë gropë fort të poshtërme, ndë errëcirë e ndë thellëcirëra.
7 Zëmërimi yt qëndroi mbi mua, edhe solle (mbi mua) gjithë valët’ e tua. Sellah
8 Mërgove prej meje të ngjohurit’ e mi, më bëre ndyrësi ndër ata; u mbylla, e s’munt të dal.
9 Syrit t’im iu pre fuqia prej shtrëngimit; thirra mbë ty, o Zot, gjithë ditënë, ndejta duart’ e mia mbë ty.
10 Mos do të bënjç punë të maniçime ndë të vdekurit, a po të vdekuritë do të ngjallenë, edhe do të të lavduronjënë? Sellah.
11 Mos e kanë për të treguarë ndë varrt përdëllimnë tënt, edhe të vërtetënë tënde ndë prishëjet?
12 Mos do të ngjihenë ndë errëcirët punët’ e tua të maniçimetë, edhe drejtëria jote ndë vënt të harruarë?
13 Po unë thirra mbë ty, o Zot, edhe ndë mëngjes të faluritë t’im të ka për të harriturë.
14 Përse heth tej shpirtinë t’im, o Zot, kthen mbë-nj’-anë faqenë tënde prej meje?
15 Jam dorë-hollë edhe ndë mundim vdekëje që prej dialërisë s’ime; po heq nga frikët’ e tua, edhe po vras mëndëjenë.
16 Zëmërimet’ e tu shkuanë mbi mua, edhe nga frikët’ e tua drithtërova,
17 më qerthulluanë posi ujë gjithë ditënë, më qarkuanë bashkë.
18 Mërgove prej meje miknë edhe të afërminë, edhe të ngjohurit’ e mi ndë errëcirë.
PSALLMË 89
Mashhill’ i Ethan Ezrahitit.
1 Do të këndonj gjithë jetënë për përdëllimet e tu, o Zot, me gojët timë do të dëftenj të vërtetënë tënde bres pas brezi.
2 Se thashë, do të bënetë përdëllim për gjithë jetënë, do të forconjç të vërtetënë tënde ndër qiejt.
3 Bëra dhiatë bashkë me të cgjedhurinë t’im, iu përgjëruashë Dhavidhit shërbëtorit t’im,
4 kurdo kam për të forcuarë farënë tënde, edhe kam për të ndërtuarë fronë tënt bres pas brezi. Sellah.
5 Edhe qiejtë do të lavduronjënë punët’ e tua të maniçimetë, o Zot, edhe të vërtetënë tënde ndë mbëledhëje shënjtorësh.
6 Se kush munt të bënetë një me Zonë ndë qiell, edhe cili ndër bijt e të fortit munt të shëmbëllenjë mbë Zonë?
7 Perëndia është fort i lavduruarë ndë këshillët të shënjtorëvet, edhe i frikshim ndë gjithë ata që janë rreth ati.
8 O Zot Perëndia i fuqivet, kush të shëmbëllen ty? Je i fortë, o Zot, edhe e vërteta jote është rrotullë teje.
9 Ti urdhëron fuqin’ e detit, edhe ti cbut të ngriturit’ e valëvet ati.
10 Ti dërrmove Raavenë posi të plagosurë; përndave arëmiqt’ e tu me krahën’ e fuqisë sate.
11 Qiejtë janë të tutë, edhe dheu ësht’ yti; ti themelove botënë edhe të mbushurit e asaj.
12 Ti krijove anën’ e borësë edhe anën’ e mies-ditësë; Thavori edhe Hermoni do të gëzonenë për emrinë tënt.
13 Krahu yt ësht’ i fortë, dora jote ësht’ e fuqishime, e diathëta jote ësht’ e lartë.
14 Drejtëri edhe gjyq është themeli i fronit tënt; përdëllimi edhe e vërteta do të ecënjënë përpara syvet tu.
15 Lum ay llaus që ngjeh brohori; o Zot, do të ecënjënë ndë dritët të faqesë s’ate,
16 Edhe do të gëzonenë mbë emërit tënt gjithë ditënë, edhe do të lartonenë mbë drejtërit tënde.
17 Se ti je mburimi i fuqisë atyre, edhe ndë pëlqimt tënt do të lartonetë briri ynë.
18 Se ndihma është’ e Zotit, edhe mbëreti ynë ësht’ i shënjtit Israill.
19 Atëhere i fole të drejtit tënt me të parë, edhe the: Vura ndihmë mbë një të fortë, lartova një të cgjedhurë prej llauzit tim.
20 Gjeta Dhavidhë, shërbëtorinë t’im, e leva me vaj t’im të shënjtëruarë.
21 Dora ime do t’e forconjë, edhe krahu im do t’i apë fuqi.
22 Arëmik s’ka për të dalë më i fortë se ay, edhe bir pa-udhërie s’i ka për të bërë keq.
23 Edhe kam për të prerë arëmiqt’ e ati përpara syvet ati, edhe kam për të thyerë ata që i kanë mëri.
24 Po drejtëria ime edhe përdëllimi im do të jenë bashkë me atë, edhe mbë emërit tim do të lartonetë briri ati.
25 Edhe do të vë dorën’ e ati mbë det, edhe të diathtën’ e ati mbë lumënjt.
26 Ay do të thërresë ndek unë: Ti je Ati im, Perëndia im, edhe gur’ i shpëtimit t’im.
27 Edhe unë do t’e bënj dialë të parë, të lartë mbi mbëretrit të dheut.
28 Kurdo do të ruanj përdëllimnë t’im për atë, edhe dhiata ime do të jetë e besuarë bashkë me atë.
29 Edhe do të bënj farën’ e ati të mbetetë jetë pas jete, edhe fron’ e ati posi ditt’ e qiellit.
30 Ndë heqshinë dorë të bijt’ e ati prej nomit t’im, edhe ndë mos ecëshinë ndë gjyqet të mi,
31 ndë prishçinë urdhëratat’ e mia, edhe ndë mos ruajtishinë porosit’ e mia,
32 atëhere do të vështronj me shkop pa-udhërit’ e atyreve, edhe me frushkulla shtrëmbërit’ e atyreve.
33 Po nukë do të heq përdëllimnë t’im prej ati, as do të dal rremës ndë të vërtetët t’ime.
34 Nukë do të prish dhiatënë t’ime, as nukë do të kthenj ç’dualë prej buzëvet mia. 35 Një herë bëra be mbë shënjtërinë time, se nukë do të dal rremës te Dhavidhi. 36 Far’ e ati ka për të mbeturë gjithë jetënë. Edhe fron’ i ati posi dielli përpara meje,
37 edhe posi hëna ka për të qëndruarë gjithë jetënë, edhe (posi) martyr i besuarë ndë qiell. Sellah.
38 Po ti hodhe tej, edhe more mëri, u zëmërove kundrë të lyerit tënt.
39 Prishe dhiatën’ e shërbëtorit tënt; ndyre për dhe kurorën’ e ati.
40 Rrëzove gjithë gjerdhet’ e ati, prishe muret’ e ati.
41 Rrëmbenjënë atë gjithë ata që shkonjënë udhësë; u bë çpërnderim ndër fëqinjt’ e mi.
42 lartove të diathtën’ e arëmiqet ati, gëzove gjithë arëmiqt’ e ati,
43 shtrëmbërove presëjen’ e shpatësë ati, edhe nuk’ i ndihe ndë luftë,
44 shove shkëlqimn’ e ati, edhe hodhe për dhe fron’ e ati.
45 Shkurtove ditt’ e dialërisë ati, e mbulove me turp. Sellah.
46 Gjer kur, o Zot, do të kthenç faqenë mbë-nj’-anë për herë? Do të digjetë zëmërimi yt posi ziar?
47 Kujto, sa e shkurtërë është koha ime, mos i ke krijuarë kot gjithë të bijt’ e njerëzet?
48 Cili njieri ka për të rruarë, edhe s’ka për të parë vdekëje? (Cili) ka për të shpëtuarë shpirtin’ e ti prej dorësë varrit? Sellah.
49 Ku janë përdëllimet’ e tu të moçimitë, o Zot, që bëre be Dhavidhit ndë të vërtetët tënde?
50 Kujto, o Zot, çpërnderimn’ e shërbëtorëvet tu, që mbanj ndë gjit t’im prej shumë kombeve,
51 me të cilënë çpërnderuanë arëmiqt’ e tu, o Zot, me të cilënë çpërnderuanë gjurmët’ e të lyerit tënt.
52 I bekuarë qoftë Zoti për gjithë jetënë. U bëftë, u bëftë!
PSALLMË 90
Urata e Moisiut, njieriut Perëndisë.
1 O Zot, ti na u bëre mpshtetëje bres pas brezi.
2 Para se të lenjënë maletë, edhe të gatuajsh dhenë e botënë, edhe që nga jeta e jetësë, ti je Perëndia.
3 Kthen edhe e bën njierinë pluhurë, edhe thua: Kthehuni, o të bijt’ e njierëzet.
4 Se një mijë viet ndë syt të tu janë posi dit’ e dieshme që shkoi, edhe (posi një) të ruajturë nate.
5 I bën t’i rrëmbenjë ujëtë; janë posi ëndërrë, posi bar ndë mëngjes, që përtërihetë.
6 Ndë mëngjes lulëzon e përtërihetë, mbrëmanet këputet’ e thahetë.
7 Se po humbemi prej mërisë s’ate, edhe po përzihemi prej zëmërimit tënt.
8 Vure pa-udhëritë t’ona përpara teje, edhe të mpshehëtatë tona ndë dritë të faqesë s’ate.
9 Se gjithë dittë t’ona shkonjënë ndë zëmërimt tënt; shkojmë vietë t’anë, posi mendim që shkon ndër mënt.
10 Ditt’ e vietvet t’anë janë prej vetiu shtatë-dhietë viet, edhe ndë qofshinë tetë-dhietë viet nga pun’ e shëndetit, po më e shuma (piesë) e atyreve është mundim e dhëmbëje, sepse shkon shpejt, edhe na fluturojmë.
11 Kush ngjeh fuqin’ e mërisë s’ate, edhe të zëmërimit tënt, pas frikësë s’ate?
12 Mëso-na të numërojmë kështu ditt t’ona, që të ngjitmë zëmrënë ndë dituri.
13 Kthehu, o Zot, gjer kur? Edhe bënu i përdëllyeshim mbë shërbëtorët e tu.
14 Nginj-na me përdëllimnë tënt ndë mëngjest, edhe do të gëzonemi e të ngazëllonemi gjithë dittë t’ona.
15 Gëzo-na për ato ditt që na mundove, edhe për ata viet që pam të këqia.
16 U çpërfaqtë puna jote mbë shërbëtorët e tu, edhe lavdia jote mbë të bijt e atyreve,
17 edhe qoftë ndriçimi i Zotit Perëndisë t’anë mbi ne, edhe ndreq punën’ e duaret t’ona ndër ne, edhe punën’ e duaret t’ona ndreq-e.
PSALLMË 91
1 Kush rri ndë ndihmë të Lartit, do të ketë të ndenjuritë ndënë hijet të Fuqi-madhit.
2 I kam për të thënë Zotit: Ti je mpshtetëja ime, edhe ndihmësi im, Perëndia im, kam për të shpëryerë mbë atë.
3 Se ay do të të shpëtonjë prej kurthit gjahtorëvet, edhe prej murtajësë që u bie njierëzet.
4 Do të të mbulonjë me pëndët e tia, edhe do të shpërenjç ndënë fletët t’ati; e vërteta e ati do të jetë qark teje armë edhe mburonjë.
5 Nukë do të frikësonesh prej frikësë natësë, (as) ditënë prej shigjetësë së hidhët,
6 as prej murtajës, që ecën ndë errëcirë, (as) prej prishëjesë që shkreton ndë mes të ditësë.
7 Një mijë do të bienë së mëngjërit teje, edhe dhietë mijë së diathtit teje, po te ti nukë do të afronetë.
8 Veç me syt të tu do të shikonjç, edhe do të shohç çpagimn’ e fajtorëvet.
9 Se ti vure Zotnë për shpëresënë t’ime, të Lartinë për pshtetëjenë tënde.
10 Nukë do të avitetë ndonjë e keqe, edhe frushkullë nukë do të afronetë ndë tendët tënde.
11 Se do të urdhëronjë ëngjëjt’ e ti për ty, që të ruanjënë ndë gjithë udhët të tua.
12 Do të të ngrenë mbi duar, që të mos përpiekç këmbënë tënde mbë gur.
13 Do të shkelç mbi leon e mbi aspidhë, do të shkelç mbi këlysh leoni e mbi drangua.
14 Se shpëreu mbi mua, përandaj do t’e shpëtonj, do t’e lartonj, se ngjohu emërinë tim.
15 Do të thërresë mbë mua, edhe do t’e ndigjonj, do t’i jem përanë ndë shtrëngim, do t’e shpëtonj, edhe do t’e lavdonj.
16 Do t’e nginj me ditt të gjata, edhe do t’i dëftenj shpëtimnë tim.
PSALLMË 92
Psallmë kënke për ditën’ e Savvatit.
1 Mirë është për të lavduruarë Zotnë, edhe për të psallurë për emrinë tënt, o i Lartë,
2 për të dhënë zë ndë mëngjest për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde për natë,
3 me psalltir dhietë kordhëzash, bashkë me kënkë e me qitharë.
4 Se më gëzove, o Zot, ndë krijesët tënde, edhe do të gëzonem për punët’ e duaret tua.
5 Sa u madhuanë punët’ e tua, o Zot! Fort thellë hynë mendimet’ e tu.
6 Njieriu i pa-mënt nukë ngjeh, edhe i marri s’kupëton këto,
7 se fajtorëtë mbinjënë posi bari, edhe lulëzonjënë gjithë ata që punonjënë pa udhë, që të vdirenë për gjithë jetën’ e jetësë.
8 Po ti je i lartë për gjithë jetënë, o Zot.
9 Se na arëmiqt’ e tu, o Zot, se na arëmiqt’ e tu ndek do të vdirenë, edhe do të përndahenë gjithë ata që punonjënë pa udhë.
10 Po ti do të lartojsh bririnë tim, posi të bri-vetëmit; unë do të lyhem me vaj të ri,
11 edhe syri im do të shohë (si do) për arëmiqt’ e mi, edhe veshët’ e mi do të ndigjonjënë për të këqijt që janë ngriturë kundrë meje.
12 I drejti do të lulëzonjë posi finik, do të shumonetë posi dëllinjë ndë Livan.
13 Ata që janë mbiellë ndë shtëpit të Zotit, do të lulëzonjënë ndë hoboret të Perëndisë t’ënë,
14 do të shumonenë edhe nd’atë pleqëri të lashtë, edhe do të jenë të majm e të ngjomë,
15 për të dëftyerë, se i drejt’ është Zoti, guri im, edhe nuk’ është paudhëri nd’atë.
PSALLMË 93
1 Zoti mbëretëron, është veshurë me madhëri, Zoti ka veshurë e ngjeshurë fuqi, edhe forcoi botënë kaqë, sa nukë do të tundetë.
2 Froni yt është forcuarë që heret, që para jetësë ti je.
3 Ngritnë lumenjtë, o Zot, ngritnë lumenjtë zën’ e tyre, lumenjtë ngritnë valët’ e tyre.
4 Zoti që është mbë të larta, është më i fortë se zëret’ e shumë ujërave, se valët’ e forta të detit.
5 Martyrit’ e tua janë fort të besuara, ndë shtëpit tënde duhetë shënjtëri, o Zot, për ditt të gjata.
PSALLMË 94
1 O Perëndia i të marrit çpagime, o Zot Perëndia i të marrit çpagime, duku.
2 Lartohu, o gjykatës i dheut, ep çpagime madhështorëvet.
3 Gjer kur fajtorëtë, o Zot, gjer kur do të mburrenë fajtorëtë?
4 (Gjer kur) do të flasënë e do të ligjëronjënë të shtrëmbëra? Do të mburrenë gjithë ata që punonjënë pa-udhë?
5 Po shtrëngonjënë llausnë tënt, o Zot, edhe po i bënjënë keq trashëgimit tënt.
6 Vrasënë të venë e të huajnë, edhe vrasënë të varfëritë.
7 Edhe thonë: Nukë do të shohë Zoti, as do të kupëtonjë Perëndia i Jakovit.
8 Kupëtoni pra, ju të pa-mënçimit’ e llauzit. Edhe ju të marrëtë, kur do të urtësohi?
9 Ay që mbolli veshnë, nukë do të ndigjonjë, ay që krjoi synë, nukë do të shohë?
10 Ay që urtëson kombetë, nukë do të qërtonjë?
11 Ay që mëson njierëzitë mënt? Zoti ngjeh mendimet’ e njierëzet, se janë të kotë.
12 Lum ay njieri që e urtëson, o Zot, edhe e mëson me anët të nomit tënt.
13 Që t’e prënjç nga ditt’ e zeza, gjer sa të rrëmonetë gropë fajtorit.
14 Se Zoti nukë do të hedhë tej llausn’ e ti, edhe nukë do të heqë dorë prej trashëgimit ti.
15 Gjer sa të kthenetë gjyqi ndë drejtëri, edhe t’i venë pas gjithë ata që kanë zëmërë të drejtë.
16 Kush do të ngrihetë për mua kundrë të këqivet, kush do të dalë përpara për mua kundrë atyre që punonjënë pa udhë?
17 Se ndë mos më ndihtej Zoti, për pak shpirti im do të rrintej ndë vënt të pushimit.
18 Kur thoshnja: Shkau këmba ime, përdëllimi yt, o Zot, më ndihtej.
19 Ndë të shumëtit e të dhëmburavet zëmrësë s’ime, ngushëllimet’ e tu gëzuanë shpirtinë tim.
20 Mos ka shoqëri bashkë me ty fron’ i pa-udhërisë, që mendon shtrëmbëri ndë vënt të nomit?
21 Ata gjuanjënë shpirtin’ e të drejtit, edhe dëmëtonjënë gjak të pa-fajm.
22 Po Zoti më është mpshtetëje, edhe Perëndia im është ndihmësi i shpëresësë s’ime.
23 Edhe do t’ua apë pas pa-udhërisë atyre, edhe do t’i prishnjë pas së keqesë atyre. Zoti Perëndia ynë do t’i prishnjë.
PSALLMË 95
1 Ejani, le të gëzonemi për Zotnë, le të brohorijmë për gurë e shpëtimit t’ynë.
2 Le të harrijmë përpara ati bashkë me lavdurimnë, le të brohorijmë për atë me psallmëra.
3 Se Zoti është Perëndi i math, edhe Mbëret i math përmbi gjithë perëndit.
4 Se ndë dorët të ati janë të thellat’ e dheut, edhe të lartat’ e malevet janë të ati.
5 Se deti ësht’ i ati, edhe ay e bëri atë; edhe duart’ e ati krijuanë tokënë.
6 Ejani, le të adhurojmë e le t’i biemë ndër këmbë; le të biemë ndë gjunjë përpara Zotit, që na krijoi.
7 Se ay është Perëndia ynë, edhe na jemi llauzi i kullotësë ati, edhe dhënt’ e dorësë ati.
8 Sot ndë ndigjofshi zën’ e ati, mos ashpëroni zëmrënë tuaj, posi ndë hidhërimt të asaj ditësë të gëciturit ndë shkretëtirët,
9 atie ku më gëcitnë atëritë tuaj, e më provuanë, edhe panë punët’ e mia.
10 Dyzet viet u hidhëruashë me atë bres, edhe thashë: Ky është një llaus me zëmërë të gënjyerë, edhe ata nukë ngjohnë udhët e mia.
11 Përandaj bëra be ndë zëmërimt t’im, se nukë do të hynjënë ndë të prënjturit t’im.
PSALLMË 96
1 Këndoni Zotit kënkë të re, këndoni Zotit, gjithë dheu.
2 Këndoni Zotit, bekoni emërin’ e ati, epni zë ditë për ditë për shpëtimn’ e ati.
3 Dëfteni kombevet lavdin’ e ati, gjithë llauzevet punët’ e ati të maniçimetë.
4 Se Zoti ësht’ i math, edhe fort i lavduruarshim; ësht’ i frikshim përmbi gjithë perëndit.
5 Se gjithë perëndit’ e kombevet janë idhulla, po Zoti bëri qiejtë.
6 Lavdurim e madhëri është përpara ati, fuqi e bukuri është ndë shënjtëroret t’ati.
7 Epni Zotit, o atërit’ e kombevet, epni Zotit lavdi e fuqi.
8 Epni Zotit lavdin’ e emërit ati; merni kurbane, edhe hyni ndë hoboret’ t’ati.
9 Adhuroni Zotnë ndë të bukurënë shënjtëroren’ e ati; kini frikë prej faqesë ati, gjithë dheu.
10 Thoni ndër kombet, se Zoti mbëretëron, sepse bota do të jetë e forcuarë, që të mos tundetë; do të gjykonjë llauze me drejtëri.
11 Le të gëzonenë qiejtë, edhe le të ngazëllonetë dheu; le të gjëmonjë deti, edhe të mbushurit’ e ati.
12 Le të gëzonenë fushatë, edhe gjithë ç’janë nd’ato; atëhere do të gëzonenë gjithë drurët’ e pyllit, prej faqesë Zotit,
13 se vien, se vien të gjykonjë dhenë; do të gjykonjë botënë me drejtëri, edhe llauzetë me të vërtetën’ e ti.
PSALLMË 97
1 Zoti mbëretëron, le të gëzonetë dheu, le të gëzonenë shumë ujëdhëza.
2 Re edhe miergullë është rreth ati, drejtëri e gjyq është të qëndruarët’ e fronit ati.
3 Ziar ecën përpara ati, edhe diek rreth e rrotullë arëmiqt’ e ati.
4 Vetëtimat’ e ati ndritnjënë botënë; pa dheu, edhe u tunt.
5 Maletë tretenë posi qiri prej faqesë Zotit, prej faqesë Zotit gjithë dheut.
6 Qiejtë dëftenjënë drejtërin’ e ati, edhe gjithë llauzetë shohënë lavdin’ e ati.
7 U turpërofshinë gjithë ata që lusënë të gdhënduratë, ata që mburrenë ndë idhullat; adhuroni atë, gjithë perënditë.
8 Ndigjoi Siona edhe u gëzua, edhe u gëzuanë të bijat e Judhësë për gjyqet’ e tu, o Zot.
9 Se ti, o Zot, je i lartë mbë gjithë dhenë; fort u lartove përmbi gjithë perëndit.
10 Ju që doni Zonë, kini mëri të keqenë; ay ruan shpirtet’ e të drejtëvet ti, shpëton ata prej dorësë fajtorëvet.
11 Dritë mbilletë për të drejtinë, edhe gëzim për zëmërë-drejtët.
12 Gëzohuni, o të drejtë, për Zotnë, edhe lavduroni kujtimn’ e shënjtërisë ati.
PSALLMË 98
1 Këndoni Zotit kënkë të re, se bëri punë të maniçime, e diathta e ati, edhe krahu i ati i shënjtëruari e shpëtuanë.
2 Zoti e bëri të ngjohurë shpëtimn’ e ti, përpara kombevet çfaqi drejtërin’ e ti.
3 Pruri ndër mënt përdëllimn’ e ti edhe të vërtetën’ e ti për shtëpin’ e Israillit; gjithë anët e dheut panë shpëtimn’ e Perëndisë t’ynë.
4 Brohorini për Perëndinë, gjithë dheu; gëzohuni, e këndoni, e psallni.
5 Psallni Zotit me qitharë, me qitharë e me zë psallme.
6 Bashkë me pipëza bredhi, edhe me zë pipëzë briri, brohorini përpara Zotit mbëret.
7 Le të gjëmonjë deti edhe të mbushurit e ati, bota edhe ata që rrinë ndë atë.
8 Lumënjtë le të përpiekënë duartë, maletë le të gëzonenë bashkë, prej faqesë Zotit,
9 se vien të gjykonjë dhenë; do të gjykonjë botënë me drejtëri, edhe llauzetë me drejtëri.
PSALLMË 99
1 Zoti mbëretëron, le të dridhenë llauzetë, ai që rri mbi Qeruvimet, le të tundetë dheu.
2 Zoti ësht’ i math ndë Sionë, edhe ësht’ i lartë mbë gjithë kombet.
3 Le të lavduronjënë emrinë tënt të madhë, edhe të frikshiminë, sepse ësht’ i shënjtëruarë.
4 Edhe fuqia’e mbëretit do gjyq; ti bëre gati drejtëri, ti i bëre gjyq e drejtëri Jakovit.
5 Lartoni Zotnë Perëndinë t’ënë, edhe adhuroni ndënë këmbëjen’ e këmbëvet ati, se është shënjt.
6 Mojsiu edhe Aaroni ndërmiet të priftrëvet ati, edhe Samuilli ndërmiet t’atyreve që thërresënë mb’emërit të ati, thërritnë mbë Zonë, edhe i ndigjoj.
7 Ndë shtylle reje u flitej; ruajtinë martyrit’ e ati, edhe urdhërimet’ e ati, që u dha.
8 O Zot Perëndia ynë, ti i ndigjove ata, u bëre ndë ata Perëndi falës, po more çpagim për punërat’ e atyreve.
9 Lartoni Zotnë Perëndinë t’ënë, edhe adhuroni ndë malt të ati të shënjtëruarinë, se Zoti Perëndia ynë është shënjt.
PSALLMË 100
Psallmë lavdurimi.
1 Brohorini mbë Zonë, gjithë dheu.
2 I shërbeni Zotit me gëzim, ejani përpara ati me gas.
3 Dini, se Zoti është Perëndia, ay na bëri, e jo na, po na jemi llaus i ati, edhe dhënt’ e kullotësë ati.
4 Hyni ndëpër dyert t’ati me lavdurim, ndëpër hoboret t’ati me kënkë; lavduroni atë; bekoni emërin’ e ati.
5 Se Zoti ësht’ i mirë; përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë, edhe e vërteta e ati bres pas brezi.
PSALLMË 101
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Do të këndonj përdëllim e gjyq, për ty, o Zot, do të psall.
2 Edhe do të jem i urtë nd’udhë të pa-ndyrë; kur do të vish ndek unë, do të ecënj ndë të pa-keqen’ e zëmrësë s’ime, ndë mes të shtëpisë s’ime.
3 Nukë do të vë përpara syvet mi gjë të keqe; marr mëri ata që dalënë jasht’ udhësë, nukë do të më ngjitetë.
4 Zëmër’ e shtrëmbërë do të çqitetë prej meje, nukë do të ngjoh të keqenë.
5 Atë që përflet fshehuraj të afërmin’ e ti, këtë do t’e ndiek; nukë do të ha bashkë me atë që ka sy madhështuar. Edhe zëmërë që lakëmon.
6 Syt’ e mi do të jenë mbi besëtarët’të dheut, që të rrinë bashkë me mua; ay që ecën ndë udhë të pa-ndyrë, ky do të më shërbenjë.
7 Ay që gënjenë, s’ka për të ndënjurë ndë mes të shtëpisë s’ime; ay që flet gënjeshtrë, nukë do të qëndronjë përpara syvet mi.
8 Për mëngjes kam për të prishurë gjithë fajtorët’ e dheut, që të shuanj prej qytetit Zotit gjithë ata që punonjënë pa udhë.
PSALLMË 102
Të falurit’ e dorë-hollit, kur ka të dhëmburë, edhe derth rëkimn’ e ti përpara Zotit.
1 O Zot, ndigjo të falurit t’im, edhe të klithuritë t’im le të vinjë te ti.
2 Mos kthe mbë-nj’-anë faqenë tënde prej meje; atë ditë që kam shtrëngim, kërrus veshnë tënt tek unë, atë ditë që thërres mbë ty, ndigjo-më shpejt.
3 Se ditt’ e mia humpnë porsi tym, edhe eshtërat’ e mia u thanë posi shkarpa.
4 Zëmëra ime u plagua, e u tha posi bar, kaqë sa harrova të haje bukënë t’ime.
5 Prej zërit psherëtimësë s’ime, eshtëratë m’u ngjitnë ndë misht.
6 U bëshë posi pelekan i shkretëtirësë, u bëshë posi korb’ i natësë ndë vënt të shkretë.
7 Rri pa gjumë, edhe jam posi një zok që rri vetëmë ndë dhomë.
8 Gjithë ditënë më çpërnderonjënë arëmiqt’ e mi, të çmënduritë bënjënë be kundrë meje.
9 Se hëngra hi posi bukë, edhe përzieva me lot të pirëtë t’im.
10 Për punët të zëmërimit tënt edhe të mërisë s’ate, se më ngrite e më hodhe poshtë.
11 Ditt’ e mia shkonjënë posi hije, edhe unë u thava posi bar.
12 Po ti, o Zot, mbete për gjithë jetënë, edhe kujtimi yt bres pas brezi.
13 Ti do të ngrihesh, e do të vinjë keq për Sionënë, se është kohë t’e përdëllyejsh, se i erdhi koha.
14 Se shërbëtorëvet tu u pëlqyenë gurët’ e asaj, edhe u dhëmbetë për pluhurin’ e asaj.
15 Atëhere kombetë do t’i kenë frikënë emërit Zotit, edhe gjithë mbëretrit’ e dheut lavdisë s’ate.
16 Se Zoti do të ndërtonjë Sionënë, edhe do të duketë ndë lavdit të ti.
17 Do të shtierë sytë mbë të falurit e të përgjunjurit, edhe nukë do të hedhë tej të luturit’ e atyreve.
18 Këjo do të shkruhetë për brezë që vien, edhe ay llauzi që do të krijonetë, do të lavduronjë Zotnë.
19 Se u kërrus prej së larti të shënjtëruarit vendit ti, Zoti shtyri sytë prej qielli mbi dhet,
20 që të ndigjonjë psherëtimën e të lidhurëvet, që të cgjithnjë ata që u dëmëtuanë për vdekëje,
21 që të dëftenjënë emërin’ e Zotit ndë Sionë, edhe lavdurimn’ e ti ndë Jerusallimë,
22 kur të mblidhenë llauzetë bashkë, edhe mbëretritë, për të shërbyerë Zotit.
23 Më preu fuqinë mb’udhë, më shkurtoi dittë.
24 Unë thashë: Mos më mer, o Perëndia im, ndë gjysmët të ditvet mia; viet’ e tu janë bres pas brezash.
25 Që ndë krye të herësë ti, o Zot, themelove dhenë, edhe punët’ e duaret tua janë qiejtë.
26 Ata do të vdirenë, po ti mbete; edhe të gjithë do të vietëronenë posi petkë; edhe posi të veshurë do t’i pshtiellç ata, edhe do të ndërronenë,
27 po ti je vetë ay, edhe viet’e tu nukë do të shterenë.
28 Të bijt e shërbëtorëvet tu do të rrinë, edhe far’ e atyre do të qëndronjë përpara teje.
PSALLMË 103
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Beko Zonë, o shpirti im, edhe gjithë të përbrëndëshmet’ e mia, emërin’ e ati të shënjtëruarinë.
2 Beko Zonë, o shpirti im, edhe mos harro gjithë të miratë, që të ka dhënë,
3 atë që fal gjithë pa-udhërit’ e tua, atë qi shëron gjithë sëmundëjet’ e tua,
4 atë që çpërblen jetënë tënde prej prishëjesë; atë që të kurorëzon me ndëjesë e me përdëllime,
5 ai që ngin dëshërimnë tënt me të mira; djalëria jote përtërihetë posi e shqipesë.
6 Zoti bën drejtëri e gjyq gjithë atyre që u bënetë pa udhë.
7 I dëfteu udhët’ e tia Mojsiut, punët’ e tia të bijet Israillit.
8 Zoti ësht’ i dhëmpshurë e i përdëllyeshim, zëmërë-gjerë e përdëllim-math.
9 Nukë do të zëmëronetë përherë, as nukë do të mbajë mëri për gjithë jetënë.
10 Nukë na e bëri pas pa-udhërivet t’ona, as na e çpagoi pas fajevet t’anë.
11 Se sa i lartë është qielli prej dheut, kaqë i math është përdëllim’ i Zotit mb’ata që i kanë frikë.
12 Sa ndan të lindurit’ e diellit nga të perënduarëtë, kaqë largoj prej nesh pa-udhëritë t’ona.
13 Sikundër i dhëmp atit për diemt, kështu i dhëmp edhe Zotit për ata që i kanë frikë.
14 Se ay ngjeh krijesënë t’ënë, e mba ment se jemi baltë.
15 Ditt’ e njieriut janë pos bari, posi luleja e fushësë, kështu lulëzon.
16 Se shkon era mb’atë, edhe s’është më, edhe vënd’ i ati nukë do t’e ngjohë më.
17 Po përdëllim’ i Zotit është jetë pas jete mbë ata që i kanë frikë, edhe drejtëri e ati mbë të bijt e të bijet,
18 që ruanjënë dhiatën’e ati, edhe mbanë mënt urdhërimet’ e ati, që t’i bënjënë.
19 Zoti bëri gati fron’ e ti ndë qiell, edhe mbëretëria e ati zotëron mbi gjithë.
20 Bekoni Zotnë, ju gjithë ëngjëjt’ e ati, të fortë me fuqi, ju që bëni fjalën’ e ati, ju që ndigjoni zën’ e fjalëvet ati.
21 Bekoni Zotnë, ju gjithë fuqit’ e ati, ju punëtorët’ e ati, që bëni dashurimn’ e ati.
22 Bekoni Zotnë, ju gjithë punët’ e ati, mbë çdo vënt të zotërisë ati; beko Zotnë, o shpirti im.
PSALLMË 104
1 Beko Zonë, o shpirti im; o Zot Perëndia im, fort u madhove, je veshurë me lavdurim e me madhëri.
2 Ay qi heth përmbi vetëhe dritënë, posi petkë; ay që shtrin qiellë, posi lëkurë.
3 Ay qi mbulon me ujë të lartëtë vëndet’ e ti, ay që bën retë qerre e ti,
4 ay që ecën mbi fletët të erëravet, ay që bën ëngjëjt’ e ti frymëra, edhe shërbëtorët’ e ti flakë ziari,
5 ay që themelon dhenë mbi qëndrim të ati, që të mos tundetë jetë pas jete.
6 Mbulove atë me avyssënë posi me petkë, ujëratë qëndruanë mbi malet.
7 Prej qërtimit tënt iknë; prej zërit bubullimësë s’ate u hoqnë me nxitim,
8 hipnë ndë malet, cbritnë ndë fushat, nd’atë vënt që i themelove.
9 Vure sinuar, që nuk do t’e kapërcenjënë, as do të kthenenë, për të mbuluarë dhenë.
10 Ay që dërgon burime ndër shpellat, që të shkonjënë ujëra për mes malevet;
11 pinë ujë gjith’ egërsirat’ e fushësë, gomarët e egrë shuanjënë etëjen’ e tyre;
12 mbi ato kanë të ndenjuritë shpest’ e qiellit, edhe apënë zë ndë mes të degavet.
13 Ay që ujit maletë prej të lartëvet vëndevet ti, prej pemësë duaret tua nginjetë dheu.
14 Ay që bën të mbinjë bar për bagëtinë, edhe barishte për shërbimn’ e njierëzet, që të nxierrë bukë prej dheut,
15 edhe verë që gëzon zëmërën’ e njieriut.
16 U nginjnë drut’ e Zotit, dëllinjat e Livanit, që mbolli,
17 atie ku bënjënë fole zoqtë; të ndënjurit e lelekut janë bredhatë.
18 Malet’ e lartë për dhit’ e egra; gurëtë janë pshtetëje për lepurat’ e butë.
19 Bëre hënënë për motet; dielli ngjeh të perënduarët’ e ti.
20 Lëshon errëcirë, e bënetë natë; ndë atë shkonjënë gjith’ egërsirat’ e pyllit.
21 Këlyshët’ e leonëvet ulërinjënë për të rrëmbyerë, e për të lypurë prej Perëndisë ushqimn’ e tyre.
22 Edhe posa len dielli, mbëlidhenë, edhe bien’ e flenë ndëpër shtrofkat të tyre;
23 del njieriu ndë punët të ti, e ndë mundimet të ti, gjer mbrëmanet.
24 Sa u madhuanë punët’ e tua, o Zot! të gjitha i bëre me dituri;
25 dheu u mbush me krijesënë tënde, ay det i math e i gjerë, atie janë shtërpënj, që s’kanë numërë, shtëzë të vogëla bashkë me të mëdha;
26 atie shkonjënë magje, (atie është) ky Leviathani, që krijove për të luajturë ndë atë.
27 Gjithë këto shpërenjënë mbë ty, që t’u apç ushqimnë mbë kohë.
28 Kur e ep, mbëledhënë; kur hap ti dorënë, të gjitha nginjenë së mirash,
29 po kur kthen ti faqenë mbë-nj’-anë, përzihenë; u ngre frymënë, edhe shuhenë, edhe kthehenë ndë baltë të tyre;
30 u dërgon frymënë tënde, edhe ndërtonenë, edhe përtërin faqen’ e dheut.
31 Qoftë lavdi’ e Zotit për gjithë jetënë, u gëzoftë Zoti për punët e tia.
32 Ay që shtie sytë mbi dhet, edhe bën atë të dridhetë, ay që përket maletë, edhe nxierrënë tym.
33 Do t’i këndonj Zotit sa të rronj, do t’i psall Perëndisë s’im sa të jem.
34 Mendimi im për atë do të jetë i ëmblë, edhe unë do të gëzonem për Zotnë.
35 U shofshinë fajtorëtë prej dheut, edhe të pa-udhëtë mos qofshinë më. Beko Zotnë, o shpirti im. Allilluja.
PSALLMË 105
1 Lavduroni Zotnë, edhe thërritni mbë emërit të ati; dëfteni kombevet punët’ e ati.
2 Këndoni ati, edhe psallni ati, tregoni gjithë punët e ati të maniçimetë.
3 Mburruni mbë emërin’ e ati të shënjtëruarinë; u gëzoftë zëmëra e atyreve që kërkonjënë Zotnë.
4 Kërkoni Zotnë, edhe fuqin’ e ati; kërkoni faqen’ e ati përherë.
5 Kujtoni punët’ e ati të maniçimetë, që bëri, shënjet’ e ati të frikçimetë, edhe gjyqet’ e gojësë ati.
6 O far’ e Avraamit, shërbëtorit ati, o bijt’ e Jakovit, të cgjedhurit’ e ati.
7 Ay është Zoti Perëndia ynë, mbë gjithë dhenë janë gjyqet’ e ati.
8 Kujtoni përherë dhiatën’ e ati, fjalënë që porositi mbë një mijë breza,
9 atë dhiatënë që bëri me Avraamnë, edhe benë e ati (që bëri) ndë Isaaku,
10 edhe e vuri ndë Jakovi për urdhëratë, edhe ndë Israilli për dhiatë të përherëshme.
11 Duke thënë: Ty të kam për të dhënë dhen’ e Hanaanit, piesën’ e trashëgimit tuaj.
12 Kur ishinë ata të pakë ndë numërit, fort të pakë e të huaj ndë atë,
13 edhe shkoninë prej kombi ndë komp, prej mbëretërie ndë tiatërë llaus,
14 nukë la njieri t’u bëntej keq atyreve, po qërtoj mbëretrë për ata,
15 (e tha) Mos përkitni të lyerët’ e mi, edhe mos u bëni keq profitëvet mi.
16 Edhe pru zi buke mbi dhet, theu çdo forcat buke.
17 Dërgoj përpara atyreve njieri, Josifnë, që u shit për shërbëtuar,
18 të cilit i shtrënguanë këmbëtë me litar; shpirti i ati hoqi hekurë,
19 gjer sa të vintej fjala e ati, fjal’ e Zotit shprovoi atë.
20 Dërgoi mbëreti, edhe e cgjidhi, i par’i llauzit, edhe e la.
21 E bëri të zon’ e shtëpisë ti, edhe të parin’ e gjithë gjësë ti,
22 për të munduarë të parët’ e ati si të doj vetë, edhe për të mësuarë dituri pleqt’ e ati.
23 Atëhere erdhi Israilli ndë Misirë, edhe Jakovi u ngul ndë dhet të Hamit.
24 Edhe shtoj fort llausn’ e ti, edhe e bëri më të fortë se arëmiqt’ e ati.
25 Ktheu zëmërën’ e atyreve për të marrë mëri llausn’ e ati, për të gënjyerë shërbëtorët’ e ati.
26 Dërgoj Mojsinë shërbëtorin’ e ti, edhe Aaronë që cgjodhi.
27 Dëftyenë ndër ata fjalët’ e shënjevet ati, edhe punët’ e frikçime ndë dhet të Hamit.
28 Dërgoj errëcirë edhe u err; edhe nukë ndigjuanë fjalët’ e ati.
29 Ktheu ujërat’ e atyreve mbë gjak, edhe vrau pishqet’ e atyreve.
30 Dheu i atyreve nxori bretëkosa, gjer ndë qillaret të mbëretrëvet atyreve.
31 Tha, edhe erthnë miza qensh, edhe mëshkonja mbë gjithë sinoret të atyreve.
32 U lëshoi breshërë ndë vënt të shiut, edhe flakë ziari ndë dhet të atyreve.
33 Edhe goditi vëreshtat’ e atyreve, edhe drurët’ e fiqet atyreve, edhe theu drurët’ e sinorevet atyreve.
34 Tha, edhe erthnë karkaleca e krimba, që s’kishinë numërë;
35 edhe hëngrë gjithë barrë e dheut atyreve, edhe hëngrë pemët’ e dheut atyreve.
36 Edhe vrau ç’do dialë të paralindurë ndë dhet të atyreve, ballën’ e gjithë fuqisë atyreve.
37 Edhe nxori ata me ergjënt e me ar, edhe s’qe ndonjë i sëmurë ndë farrat t’atyreve.
38 U gëzua Misiri për të dalët të atyreve, që i kishtej marrë frika prej atyreve.
39 Hapi re, që t’i mbulontej, edhe ziar që t’u ndristej natënë.
40 Kërkuanë, edhe u pruri shkurtëza’ edhe i nginji me bukë qielli.
41 Çau gurrë, edhe buroj ujë, rrothnë lumenj ndë vënde të thatë.
42 Se i ra ndër mënt fjal’ e ti e shënjtëruara, ndë Avraami shërbëtori i ti.
43 Edhe nxori llausn’ e ti me gëzim, edhe të cgjedhurit’ e ti me ngazëllim,
44 edhe u dha dherrat e kombevet, edhe trashëguanë mundimet’ e llauzevet,
45 që të ruaninë urdhëratat’ e ati, edhe të mbaninë nomet e ati. Allilluja.
PSALLMË 106
1 Allilluja. Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllimi i ati është për gjithë jetënë.
2 Kush munt të flasë për të fuqishimet punët e Zotit, të bënjë të ndigjonenë gjithë lavdurimet’ e ati.
3 Lum ata që ruanjënë gjyq, edhe punonjënë drejtëri mbë ç’do kohë.
4 Kujto-më, o Zot, ndë pëlqim të llauzit tënt; vështromë me shpëtimnë tënt,
5 që të shoh të mirën’ e të cgjedhuret tu, që të gëzonem ndë gast të kombit tënt, që të mburrem bashkë me trashëgimnë tënt.
6 Fëjyem bashkë me atërit tanë, punuam kundrë nomit, punuam pa udhë.
7 Atëritë t’anë ndë Misirë nukë kupëtuanë punët’ e tua të maniçimetë, edhe nukë mbajtinë mënt të shumëtitë e përdëllimit tënt, edhe të hidhëruanë duke shkuarë përanë detit, ndë Det të Kuq.
8 Po ay i shpëtoj për emërin’ e ti, që të bëntej të diturë punën’ e ti të fuqishimenë.
9 Edhe qërtoj Den’ e Kuq edhe u tha; edhe u hoqi udhënë ndëpër avyssa, posi ndëpër shkretëtirë;
10 edhe i shpëtoj prej dorësë ati që u kishtej mëri, edhe i çpërbleu prej dorësë arëmikut.
11 Edhe ujëratë mbuluanë arëmiqt’ e atyreve, s’mbeti asnjë prej asish.
12 Atëhere i besuanë fjalësë ati, edhe kënduanë lavdurimn’ e ati.
13 Po shpejt harruanë punët’ e ati, nukë pritnë këshillën’ e ati,
14 po dëshëruanë fort ndë shkretëtirët, edhe gëcitnë Perëndinë ndë vënt të thatë.
15 Edhe ay u dha ç’i kërkuanë, po u dërgoj sëmundëje gjithë shpirtëvet.
16 Po zëmëruanë edhe Mojsinë ndë fushatët, edhe Aaronë shënjtin’ e Zotit.
17 U hap dheu, e përpiu Dhathanë, edhe mbuloj përmbëledhëjen’ e Avironit.
18 Edhe u ndes ziar ndë përmbëledhëjet t’atyreve; flaka doq fajtorëtë.
19 Edhe ndërtuanë viç ndë Horiv, edhe adhuruanë të derdhurënë idhullë,
20 edhe ndërruanë lavdin’ e ti me shëmbëllim kau, që ha bar.
21 Edhe harruanë Perëndinë që i shpëtoj, që bëri punë të mëdha ndë Misirë,
22 punë të maniçime ndë dhe të Hamit, punë të frikçime ndë Det të Kuq.
23 Edhe tha t’i prishtej ata, të mos ndënjëkej Mojsiu i cgjedhur’ i ati përpara ati, kur zu t’i dërrmontej, që të kthentej zëmërimn’ e ati, për të mos prishurë ata.
24 Po nukë zunë për gjë as dhen’ e dëshëruarshim, nuk’ i besuanë fjalësë ati;
25 edhe murmurisinë ndë tendat të tyre, nukë ndigjuanë zën’ e Zotit.
26 Përandaj ngriti dorën’ e ti mbi ata, që t’i rrëzontej ndë shkretëtirët,
27 edhe të rrëzontej farën’ e atyreve ndër kombet, edhe t’i përndantej ndëpër vëndet.
28 Edhe u ngjitnë pas Veellfegorit, edhe hëngrë kurbane të vdekurish,
29 edhe ndezë atë më të punuarat e tyre kaqë, sa u shumua ndër ata plaga.
30 Atëhere ndënjti Fineesi e bëri gjyq, edhe pushoj plaga,
31 edhe iu numërua për drejtëri bres pas brezi për gjithë jetënë.
32 Edhe e zëmëruanë ndër ujërat të kundrë-fjalësë, edhe Mojsiu hoqi keq për ata,
33 se i hidhëruanë shpirtinë kaqë, sa foli pa mënt me buzët e tia.
34 Nukë prishnë ata kombetë, që u pat thënë Zoti,
35 po u përzienë bashkë me kombet, edhe mësuanë punët’ e atyreve,
36 edhe u shërbyenë idhullavet gdhëndura, të cilatë u bënë kurth ndër ata,
37 edhe bënë kurban bijt’ e tyre, edhe bijat e tyre dhemonëvet,
38 edhe derthnë gjak të pa-fajm, gjakn’ e të bijet edhe të bijavet, të cilëtë i bënë kurban mbë të gdhëndurat idhullat e Hanaanit, edhe u ndoh dheu prej gjakrash.
39 Edhe u pëgënë me punët’ e tyre, edhe kurvëruanë me të punuarat e tyre.
40 Përandaj u zëmërua fort Zoti kundrë llauzit ti, edhe i erdhi të ndohëtë nga trashëgimi i ti.
41 Edhe dha ata ndër duart të kombevet, edhe i zotëruanë ata që u kishinë mëri.
42 Edhe i shtrënguanë arëmiqt’ e atyreve, edhe u përgjunjnë ndënë duart të atyreve.
43 Shumë herë i shpëtoj ata, po ata e hidhëruanë me këshillën’ e tyre, andaj u përgjunjnë për pa-udhërit e tyre.
44 Po Zoti pa shtrëngimn’ e atyreve, kur ndigjoi lutëjen’ e atyreve,
45 edhe kujtoj dhiatën’ e ti, edhe u pendua pas të shumëtit përdëllimit ti.
46 Edhe i bëri të gjeninë përdëllim përpara gjithë atyreve që i patnë skllavosurë.
47 Shpëto-na, o Zot Perëndia ynë, edhe mbëlith-na prej kombesh, që të lavdurojmë emrinë tënt të shënjtëruarinë, edhe të mburremi ndë lavdurimt tënt.
48 I bekuarë qoftë Zoti Perëndia i Israillit për gjithë jetën’ e jetësë. Edhe le të thotë gjithë llauzi: Amin, Allilluja.
PSALLMË 107
1 Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
2 Le të thonë (kështu) ata qi janë çpërblyerë prej Zotit, të cilët’ i çpërbleu prej dorësë arëmikut,
3 edhe i mbëlodhi prei vëndesh, nga të lerët’ e diellit, e nga të perënduarëtë, e nga an’ e borësë, e nga an’ e detit.
4 Shkoninë andej e këndej ndë shkretëtirë, mbë udhë pa ujë, nukë gjenin qytet për të ndënjturë,
5 kishinë u e et, nuk u mbeti shpirt.
6 Atëhere bërtitnë mbë Zonë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i shpëtoi prej nevolavet atyreve. 107 66
7 Edhe u hoqi udhënë drejtë, që të vinë ndë qytet për të ndënjturë.
8 Le të lavduronjënë Zonë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,
9 se nginji shpirt të eçim, edhe mbushi me të mira shpirt të urëtë.
10 Ata që rrinë ndë errëcirë e ndë hije të vdekëjesë, të lidhuritë ndë shtrëngim e ndë hekura,
11 se nukë ndigjuanë fjalët’ e Perëndisë, edhe nuk’ e zunë për gjë këshillën’ e të Lartit,
12 përandaj përgjunji zëmërën’ e atyre ndë mundime; ranë, e nukë kish kush t’u ndihtej.
13 Atëhere bërtitnë mbë Zonë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i shpëtoj prej nevolavet atyre,
14 edhe i nxori prej errëcirësë e prej hijesë vdekëjesë, edhe këputi të lidhurat’ e atyreve.
15 Le të lavduronjënë Zotnë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,
16 se theu dyer të ramëta, edhe këputi shule të hekurtë.
17 Të marrëtë mundonenë për të dalat prej udhësë, e për pa-udhërit e tyre.
18 Ç’do gjellë e ka të ndohtë shpirti i atyre, edhe afronenë gjer ndë dyert të vdekëjesë.
19 Atëhere bërtasënë mbë Zonë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i shpëton prej nevolavet atyre,
20 dërgon fjalën’ e ti, edhe i shëron, edhe i ruan prej prishëjes atyre.
21 Le të lavduronjënë Zonë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,
22 edhe le t’i bënjënë kurban lavdurimi, edhe le të tregonjënë punët’ e ati me gas. 23 Ata që shkonjënë ndë det me magje, edhe bënjënë punë ndër shumë ujëra, 24 këta shohënë punët’e Zotit, edhe punët’ e ati të maniçimetë ndë thellëcirat.
25 Sepse thotë, edhe ngrihetë thëllim ere, edhe ngre lart valët’ e detit.
26 Hipënjënë gjer ndë qiejt, e cbresënë gjer ndë avyssat; shpirt’ i atyreve tretetë nga e keqeja,
27 tundenë e lëkundenë posi i dejturi, edhe gjithë dituri e atyreve përpihetë.
28 Atëhere bërtasnë mbë Zotnë ndë shtrëngimt të tyre, edhe ay i nxier prej nevolavet atyre.
29 Bën thëllimnë veri, edhe pushon valët’ e detit.
30 Edhe gëzonenë se pushuanë, edhe u heq udhënë ndë liman që dëshëronjënë.
31 Le të lavduronjënë Zonë për përdëllimet e ati, edhe për punët e ati të maniçimetë, që bëri ndë të bijt’ e njierëzet,
32 edhe le t’e lartonjënë Zonë për ndë mbëledhëje të llauzit, edhe le t’e lavduronjënë ndë të ndënjturë të pleqësisë.
33 Bën lumenjtë të shkretë, edhe burimet’ e ujëravet të thatë,
34 dhenë që bën pemë, shëllirë, për të keqen’ e atyre që rrinë ndë atë.
35 Bën shkretëtirënë liqere ujërash, edhe dhen’ e thatë, burime ujërash.
36 Edhe atie vë të rrinë të urëtuarëtë, edhe ngrehnjënë qytete për të ndënjurë,
37 edhe mbiellënë ara, e vënë vëreshta, edhe bënenë pemë e drithë.
38 Edhe i bekon, e shumonenë fort, edhe nuk’u pakëson bagëtinë.
39 Pastaj pakësonenë, edhe përgjunjenë prej shtrëngimit, e së keqesë, e mundimit.
40 Derth çpërnderim mbi të parët edhe i bën të sillenë atej e këtej ndë vënt të pa-shkelurë e pa udhë.
41 Po të nevojishimin’ e ngre prej varfërisë, edhe ja bën fëmijt’ e shtëpisë, si tufë.
42 Të drejtëtë shohënë, edhe gëzonenë, po ç’do pa-udhërie do t’i mpçeletë goj’ e ti.
43 Kush ësht’ i mënçurë, e vë re këto, ay ka për të kupëtuarë përdëllimet’ e Zotit.
PSALLMË 108
Kënkë psallme e Dhavidhit.
1 Zëmëra ime është gati, o Perëndi, do të këndonj, edhe do të psall ndë lavdit t’ime.
2 Cgjohu, psalltir, e qitharë, do të cgjonem që me natë.
3 Do të lavduronj ndër llauzë, o Zot, edhe do të psall për ty ndër kombe,
4 se përdëllimi yt ësht’ i math lart ndë qiejt, edhe e vërteta jote gjer ndë ret.
5 Lartohu mbi qiejt, o Perëndi, edhe lavdia jote qoftë mbë gjithë dhenë.
6 Që të shpëtonjënë të dashurit’ e tu, shpëto me anë të së diathtësë s’ate, edhe ndigjomë.
7 Perëndia foli ndë të shënjtëruarinë vëndin e ti: Do të gëzonem, edhe do të ndanj Syhemënë, edhe do të mas gropën’ e Sokhothit.
8 Imi është Gallaadhi, edhe imi është Manassiu; edhe Efraimi është fuqi’ e kokësë s’ime, Judha nom-vënësi im.
9 Moavi është legjeni i të larit t’im; mbi Edhomnë do të heth këpucënë t’ime, do të brohorinj mbi Palestinënë.
10 Kush do të më siellë ndë qytet të fortë; kush do të më heqë udhënë për ndë Edhom?
11 As po je ti, o Perëndi, që na hodhe tej, edhe nukë do të dalç, o Perëndi, bashkë me fushatatë t’ona?
12 Ndih-na nga shtrëngimi, sepse shpëtim’ i njieriut ësht’ i kotë.
13 Me anët të Perëndisë do të bëjmë trimëri, edhe ay nukë do t’i zërë për gjë arëmiqtë t’anë.
PSALLMË 109
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 O Perëndia i lavdurimit t’im, mos pushojsh,
2 se gojë fajtori, edhe gojë gënjeshtari u hap kundrë meje; folnë kundrë meje me gjuhë të rreme.
3 Edhe me fjalë mërie më qarkuanë, e më luftuanë kot.
4 Ndë vënt që të më dojnë, kallëzonjënë keq për mua, po unë falem.
5 Edhe më bënë keq ndë vënt të së mirësë, edhe mëri ndë vënt të dashurisë s’ime.
6 Vërë fajtuar mbi atë, edhe diali ndënjttë prej së diathtash ati.
7 Kur të gjykonetë ay, daltë i dëmtuarë, edhe të falurit’ e ati u zëntë për faj.
8 U bëfshinën ditt’ e ati të paka, edhe tiatërë martë episkopin’ e ati.
9 U bëfshinë bijt’ e ati të varfërë, edhe gruaja e ati e ve.
10 Edhe të bijt e ati u siellçinë atej e tëtej, edhe lipshinë, edhe kërkofshinë (të ngrënë) prej vendesh tyre të shkretë.
11 Hua-dhënësi i kaptë gjithë çka, edhe të huajtë i rrëmbefshinë mundimetë.
12 Mos pastë se kush t’i ndihnjë, edhe mos pastë se kush të dhëmpnjë për të varfërët e ati.
13 U shofshinë diemt’ e ati, u shoftë emër’ i atyre prej brezit që vien.
14 U kujtoftë pa-udhëri’ e atrëvet ati përpara Zotit, edhe faj’ i s’ëmësë mos u shoftë.
15 Qofshinë kurdo përpara Zotit, edhe ngrittë prej dheut kujtimn’ e atyreve.
16 Për sa nuk’ u kujtua të bëntej përdëllim, po ndoqi njieri të nevojëshim e dorë-hollë, për të vrarë atë që ka zëmërë të thyerë.
17 Edhe sikundrë deshi mallëkim, kështu arthtë mbi atë, edhe sikundrë nukë deshi bekim, kështu u largoftë prej ati.
18 Edhe sikundrë veshi mallëkimnë posi petkë, kështu hyftë si ujë ndë zorrët të ati, edhe si vaj ndë ështërat të ati.
19 Iu bëftë posi petkë që vesh, edhe posi bres që ngjesh përherë.
20 Këtë çpagim paçinë prej Zotit arëmiqt’ e mi, edhe ata që flasënë keq kundrë shpirtit t’im.
21 Po ti, o Zot, Perëndi, puno bashkë me mua për emrinë tënt, se përdëllimi yt ësht’ i mirë, shpëtomë.
22 Se jam dorë-hollë edhe i nevojëshim, edhe zëmëra ime ësht’ e plagosurë përbrënda meje.
23 Shkova posi hije, kur vierr; hidhem posi karkalec.
24 M’u këput fuqia e gjunjëvet prej agjërimit, edhe mishi im u lik prej të majturit. 25 Edhe un’ u bëshë çpërnderim ndër ata; (kur) më panë, tuntnë krerët’ e tyre. 26 Ndihmë, o Zot Perëndia im, edhe shpëto-më pas përdëllimit t’ënt,
27 edhe le të ngjohënë, se dora jote është këjo,
28 se ti, o Zot, bëre këtë. Ata do të mallëkonjënë, po ti do të bekojsh; ata që ngrihenë kundrë meje u turpërofshinë, po shërbëtori yt do të gëzonetë.
29 Veshçinë turp ata që flasënë keq për mua; edhe veshçinë posi petkë turpëjen’ e tyre.
30 Do të lavduronj fort Zonë me gojët t’ime, edhe do t’e lavduronj ndë mes të shumëve,
31 se rri prej së diathtash të nevojëshimit për të shpëtuarë shpirtin’ e ati nga ata që e ndiekënë.
PSALLMË 110
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Zoti i tha Zotit t’im: Rri prej së diathtash meje, gjer sa të vë arëmiqt’ e tu përposh këmbëvet tua.
2 Zoti do të të dërgonjë shkop fuqie prej Sionësë, edhe zotëro ndë mes të arëmiqet tu.
3 Llauzi yt do të jetë gati ndë ditë të fuqisë s’ate, ndë të ndriturënë shënjtërorenë t’ënde, vesa e dialërisë s’ate do të dalë prej shtratit mëngjesit.
4 Zoti bëri be, edhe nukë do të pendonetë. Ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Mellhisedhekut.
5 Zoti prej së diathtash tua, do të dërrmonjë mbëretrë ndë ditë zëmërimit ti.
6 Do të gjykonjë ndër kombet; do të mbushnjë (dhenë) me kurme të vdekurish;
7 do të thyenjë krerë mbë shumë vënde. Do të pijë prej përroit mb’udhë, përandaj do të ngrerë kryetë lart.
PSALLMË 111
1 Allilluja. Do të lavduronj Zonë me gjithë zëmërë, ndë këshillë të drejtëvet, edhe ndë mbëledhëje.
2 Punët’ e Zotit janë të mëdha, të kërkuara prej gjithë atyreve që e pëlqenjënë.
3 Pun’ e ati është lavdurim e madhëri, edhe drejtëri e ati mbetetë ndë jetë të jetësë.
4 Pruri ndër mënt punët’ e tia të maniçimetë; Zoti është përdëllyes edhe i dhëmpshurë;
5 u dha ushqim atyreve që i kanë frikënë; do të mbanjë mënt përherë dhiatën’ e ti.
6 I dëfteu llauzit ti fuqin’ e punëvet tia, për të dhënë ndër ata trashëgim kombesh.
7 Punët’ e duaret ati janë drejtëri e gjyq; gjithë porosit’ e ati janë të vërteta,
8 të forcuara ndë jetët të jetësë; janë bërë me vërtetëri e me drejtëri.
9 Dërgoj çpërblim ndë llaust të ti; urdhëroi dhiatën’ e ti për gjithë jetënë; emër’ i ati ësht’ i shënjtëruarë e i frikçim.
10 Kryet’ e diturisë është frik’ e zotit; gjithë ata që punonjënë ato kanë mënt të mira, lavdurim’ i ati mbetetë ndë jetët të jetësë.
PSALLMË 112
1 Allilluja. Lum ay njieri që e ka frikë Zotinë, i ka anda fort porosit’ e ati.
2 Far’ e ati do të jetë e fortë ndë dhet, brez’ i të drejtëvet do të bekonetë.
3 Nder e pasëje do të jenë ndë shtëpit të ati, edhe drejtëria e ati mbetetë ndë jetët të jetësë.
4 Len dritë ndë errëcirë për të drejtët, është përdëllyenjës, e i dhempshurë, e i drejtë.
5 Njieriu i mirë bën përdëllim e ep hua, qivernon punët’ e tia me gjyq.
6 Andaj nukë do të tundetë kurrë; i drejti është për të kujtuarë gjithë jetënë.
7 Prej zërit keq nukë do të ketë frikë; zëmër’ e ati është gati për të shpëryerë mbë Zonë.
8 Zëmër’ e ati është e fortë, nukë do të ketë frikë, gjer sa të shohë (çpagimnë) mbë arëmiqt’ e ti.
9 Përndau, dha dorë-hollëvet; drejtëri’ e ati mbetetë ndë jetët të jetësë, brir’ i ati do të lartonetë me lavdi.
10 Fajtori do të shohë, edhe do të zëmëronetë, do të kërcasë dhëmbët’ e ti, edhe do të tretetë; dëshërimi i fajtorit do të vdiretë.
PSALLMË 113
1 Allilluja. Lavduroni, o shërbëtorët’ e Zotit, lavduroni emërin’ e Zotit.
2 Qoftë i bekuarë emër’ i Zotit që tani e për gjithë jetënë.
3 Qoft’ i lavduruarshim emër’ i Zotit që nga len dielli e gjer ndek perëndon.
4 Zoti ësht’ i lartë mbë gjithë kombet; lavdia e ati është mbë qiejt.
5 Kush është si Zoti Perëndia ynë: Ay që rri mbë të lartat.
6 Ay që vështron poshtë ndë qiellt e ndë dhet,
7 ay që ngre prej baltësë dorë-hollinë, edhe larton prej plehësh të nevojëshiminë,
8 që t’e bënjë të rrijë bashkë me të parët, bashkë me të parët e llauzit ati,
9 ay që bën gruan shterpë të rrijë ndë shtëpi ëme me diem duke gëzuarë. Allelluja.
PSALLMË 114
1 Kur dolli Israilli prej Misirit, shtëpi e Jakovit prej llauzi gjuhë-huaj,
2 Judha u bë shënjtërim’ i ati, Israilli zotërim i ati.
3 Deti pa, edhe iku, Jordhani u kthye prapazi.
4 Maletë kërcyenë posi desh, edhe kodratë posi qëngjëra dhënsh.
5 Ç’është, o det, që ike? Edhe ti, o Jordhan, që u ktheve prapazi?
6 Ju, o male, që kërcyetë posi desh, edhe ju, o kodra, posi qëngjëra dhënsh?
7 Dridhu, o dhe, prej faqesë Zotit, prej faqesë Perëndisë Jakovit,
8 i cili bëri gurrë liqere ujërash, edhe shkrepn’ e shkëmbit burime ujërash.
PSALLMË 115
1 Mos neve, o Zot, mos neve, por emërit tënt ep lavdi për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde.
2 Se mos thonë ndonjë herë kombetë: Ky është pra Perëndia i atyreve?
3 Po Perëndia ynë është ndë qiell, bëri gjithë sa deshi.
4 Idhullat’ e atyreve janë ergjënt edhe ar, punë duarsh njierëze.
5 Gojë kanë, e nukë flasënë, sy kanë, e nukë shohënë,
6 veshë kanë, e nukë ndigjonjënë, hundë kanë, e nukë marrënë erë,
7 duar kanë, e nukë përkasënë, këmbë kanë, e nuk’ ecënjënë, as nukë nxierrënjë zë me gurmazin’ e tyre.
8 Posi ato u bëfshinë ata që bënjënë ato, edhe gjithë sa vënë shpëresënë mbë ato.
9 Shtëpi’ e Israillit shpëreu mbë Zonë; ay është ndihmës, edhe mburonjës i atyreve.
10 Shtëpi’ e Aaronit shpëreu mbë Zonë, ay është ndihmës edhe mburonjës i atyreve.
11 Ata që i kanë frikë Zotit shpëryenë mbë Zonë, ay është ndihmës edhe mburonjës i atyreve.
12 Zoti na kujtoj, e do të na bekonjë, do të bekonjë shtëpin’ e Israillit,
13 do të bekonjë shtëpin’ e Aaronit.
14 Do të bekonjë ata që i kanë frikë Zotit, të vogjëlitë bashkë me të mëdhenjt.
15 Zoti do të shtonjë juve, edhe bijt tuaj.
16 Ju ini të bekuarët’ e Zotit, që bëri qiellë edhe dhenë.
17 Të vdekuritë nukë do të lavduronjënë, o Zot, as gjithë ata që cbresënë ndë vënt të pushimit.
18 Po na të gjallëtë do të bekojmë Zonë, që tani e për gjithë jetënë. Allilluja.
PSALLMË 116
1 Gëzonem, se Zoti ndigjoi zën’ e lutëjesë s’ime,
2 se uli veshin’ e ti ndek unë, edhe gjithë ditt’ e jetësë s’ime do të thërres (mb’atë).
3 Më qarkuanë të dhëmbura vdekëje, edhe më gjetnë shtrëngime varri; gjeta shtrëngim e të dhëmburë.
4 Edhe thirra mb’emërit të Zotit: O Zot, shpëto shpirtinë tim.
5 Zoti është’ i përdëllyeshim e i drejtë, edhe Perëndia ynë përdëllyen.
6 Zoti ruan të mituritë; u përgjunjçë, edhe më shpëtoi.
7 Kthehu, o shpirti im, ndë të prënjturit tat, se Zoti të bëri mirë.
8 Se shpëtove shpirtinë t’im prej vdekëjesë, syt’ e mi prej loç, edhe këmbët’ e mia prej të shkari.
9 Do të ecënj përpara Zotit ndë dhe të gjallëvet.
10 Besova, përandaj fola; un’ u përgjunjçë fort,
11 edhe unë thashë ndë tëmerimt t’im: Çdo njieri është rremës.
12 Çë çpërblim t’i ap Zotit për gjithë ato të mirat që më bëri?
13 Do të mar qeftin’ e shpëtimit, edhe do të thërres mb’emërit të Zotit.
14 Do t’i ap Zotit uratat’ e mia, përpara gjithë llauzit ati.
15 Vdekëja e të drejtëvet ati ësht’ e nderçime përpara Zotit.
16 O Zot, unë jam shërbëtori yt, edhe i biri shërbëtoresë s’ate, ti cgjidhe të lidhurat’ e mia.
17 Ty do të të bënj kurban lavdurimi, edhe mb’emërit të Zotit do të thërres.
18 Do t’i ap Zotit uratat’ e mia, përpara gjithë llauzit ati,
19 ndë hoborë të shtëpisë Zotit, ndë mes teje, o Jerusallimë. Allilluja.
PSALLMË 117
1 Lavduroni Zonë, gjithë kombetë, nderoni atë gjithë llauzetë,
2 se përdëllim’ i ati është fort i math mbë ne, edhe e vërtet’ e Zotit mbetetë për gjithë jetënë. Allilluja
PSALLMË 118
1 Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
2 Le të thotë tani Israilli, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
3 Le të thotë tani shtëpi’ e Aaronit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
4 Le të thonë tani gjithë ata që i kanë frikë Zotit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
5 Prej shtrëngimit i thirra Zotit, Zoti më ndigjoi, edhe më vu ndë vënt të gjerë.
6 Zoti është me mua, nukë do të kem frikë, ç’do të më bënjë njieriu.
7 Zoti është me mua ndërmiet t’atyre që më ndiqnjënë, edhe unë do të shoh arëmiqt’ e mi (si dua).
8 Më mirë të ketë shpëresë gjithë-se-kush mbë Zonë, se të ketë shpëresë mbë njierinë.
9 Më mirë të shpërenjë gjithë-kush mbë Zonë, se të shpërenjë mbë të parët.
10 Gjithë kombetë më rrethuanë, po i kam për të thyerë mbë emërit të Zotit.
11 Më qarkuan’ e më rrethuanë, po i kam për të thyerë mb’emërit të Zotit.
12 Më rrethuanë posi mbletë, u shuanë posi ziar gjëmbash, sepse e kam për të thyerë mb’emërit të Zotit.
13 Më shtyre fort, që të bierë, po Zoti më ndihu.
14 Fuqia ime edhe kënka ime është Zoti, edhe u bë ndek unë shpëtim.
15 Zë gëzimi edhe shpëtimi është ndë tendat të drejtëvet, e diatht’ e Zotit bën punë të madhe.
16 E diatht’ e Zotit u lartua, e diatht’ e Zotit bën punë të madhe.
17 Nukë do të vdes, po do të rronj, edhe do të tregonj punët’ e Zotit.
18 Zoti më mundoj fort, po nukë më dha ndë dorët të vdekëjesë.
19 Më hapni dyert’ e drejtërisë, do të rynj nd’ato, edhe do të lavduronj Zonë.
20 Këjo është der’ e Zotit, të drejtëtë do të rynjënë ndë atë.
21 Do të të lavduronj, se më ndigjove, e u bëre ndek unë ndihmë.
22 Ay guri, që hothnë tej ata që ndërtonjënë, ky u bë krye-çipi;
23 prej Zotit u bë këjo, edhe ësht’ e maniçime ndër syt t’anë.
24 Këjo ësht’ ajo dita që bëri Zoti, le të gëzonemi e le të ngazëllonemi për atë.
25 O zot, shpëto-na pra, o Zot bën-na udhën’ e mbarë pra.
26 I bekuarë ësht’ ay që vien mbë emërit të Zotit, të bekuam prej shtëpisë Zotit.
27 Zoti është Perëndia, edhe ndriti ndër ne; lithni kurbanë e së kremëtesë me litar, (edhe silleni) gjer ndë brirët të theroresë.
28 Ti je Perëndia im, edhe do të të lavduronj, ti je Perëndia im, edhe do të të lartonj.
29 Lavduroni Zotnë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
PSALLMË 119
Allef.
1 Lum ata që dalënë faqe-bardhë mb’udhë, ata që ecënjënë ndë nom të Zotit.
2 Lum ata qi ruanjënë martyrit’ e ati, ata që kërkonjënë atë me gjithë zëmërë,
3 edhe ata nuk punonjënë pa udhë, po ecënjënë ndë udhët t’ati.
4 Ti urdhërove të ruhenë fort porosit’ e tua.
5 Makar të drejtonen’ udhët’ e mia, që të ruanj urdhërimet e tua.
6 atëhere nukë do të turpëronem, kur shtie sytë mbë gjithë urdhërimet e tu.
7 Do të të lavduronj me të drejtët të zëmrësë, kur të mësonj gjykimet’ e drejtërisë s’ate.
8 Do të ruanj urdhërimet’ e tu, mos hiq dorë prej meje fare.
Beth.
9 Me ç’farë pune do t’e qëronjë i riu udhën’ e ti, duke ruajturë fjalët’ e tua?
10 Të kërkova me gjithë zëmërë, mos më bën të largonem nga porosit’ e tua.
11 Ruajta fjalët e tua ndë zëmërët t’ime, që të mos fëjen mbë ty.
12 I bekuarë je, o Zot, mësomë urdhërimet’ e tu.
13 Me buzët e mia dëfteva gjithë gjyqet’ e gojësë s’ate.
14 U gëzuashë ndë udhët të martyrivet tua, si për ç’do pasëje.
15 Do të shkonj ndër mënt urdhërimet e tu, edhe do të ngjoh udhët’ e tua.
16 Do të gëzonem për urdhërimet e tu, nukë do të harronj fjalët’ e tua.
Gimell.
17 Çpago shërbëtorinë tënt, bëmë të rronj e të ruanj fjalënë tënde.
18 Çil syt’ e mi, edhe do të shoh punët’ e maniçime prej nomit tënt.
19 Unë jam i huaj ndë dhet, mos fshih prej meje porosit’ e tua.
20 Shpirti im dëshëron, për mallt që kam për gjyqet e tu përherë.
21 Qërtove të mallëkuarëtë madhështorë që përvarenë mbë-nj’-anë prej urdhërimevet tu.
22 Ngre prej meje turpëjenë edhe çpërnderimnë, se ruajta martyrit’ e tua.
23 Sepse ndënjtinë të parë, e folnë kundrë meje, po shërbëtori yt shkontej ndër mënt urdhërimet’ e tu.
24 Sepse martyrit’ e tua janë mendimi im,edhe këshillësit’ e mi.
Daleth.
25 Shpirti im ngeli ndë baltë, ep-më frymë të gjallë pas fjalësë s’ate.
26 Dëfteva udhët’ e mia, edhe më ndigjove; mëso-më urdhërimet’ e tu.
27 Bë-më të kupëtonj udhën’ e urdhërimevet tu, edhe do të shkonj ndër mënt punët’ e tua të maniçimetë.
28 Shpirti im po kullon prej shtrëngimit, forco-më pas fjalësë s’ate.
29 Mërgo prej meje udhën’ e gënjeshtrësë, edhe fal-më nomnë tënt.
30 Cgjodha udhën’ e së vërtetësë, vura ndër mënt gjyqet’ e tu.
31 U ngjita pas martyrivet tua, o Zot, mos më turpëro.
32 Do të ecënj ndë udhët të porosivet tua, kur të cgjeronjsh zëmrënë time.
He.
33 Mëso-më, o Zot, udhën’ e urdhërimevet tu, edhe do t’e ruanj kurdo.
34 Bë-më të mënçurë, edhe do të vështronj nomnë tënt, edhe do t’e ruanj me gjithë zëmërët time.
35 Hiqmë udhënë ndë urdhërimet e tu, se atë desha.
36 Unj zëmrënë t’ime ndë martyrit’ e tua, e mos ndë lakëmim.
37 Kthe mb’-nj’-anë syt’ e mi për të mos parë kotësirë, ep-më frymë të gjallë mb’udhët tënde.
38 Qëndro fjalënë tënde nde shërbëtori yt, që të ka frikënë.
39 Hiq çpërnderimnë t’im, që ndruanj, se gjyqet’ e tu janë të mirë.
40 Shih ndek dëshërova porosit’ e tua, ep-më frymë të gjallë me anët të drejtërisë s’ate.
Vau.
41 Edhe arthtë përdëllimi yt mbë mua, o Zot, (edhe) shpëtimi yt pas fjalësë s’ate.
42 Edhe do t’u përgjigjem atyre që më çpërnderonjënë, se shpëreva mbë fjalët e tua.
43 Edhe mos ngre fare prej gojësë s’ime fjalën’ e së vërtetësë, se shpëreva mbë gjyqet e tu.
44 Edhe do të ruanj nomnë tënt përherë ndë jetët të jetësë.
45 Edhe do të ecënj ndë vënt të gjerë, se kërkova porosit’ e tua.
46 Edhe do të flas përpara mbëretrëve për martyrit’ e tua, edhe nukë do të turpëronem.
47 Edhe do të gëzonem për porosit’ e tua, që desha fort.
48 Edhe do të ngre duart’ e mia ndë porosit’ e tua, që desha, edhe do të shkonj ndër mënt urdhërimet’ e tu.
Zajn.
49 Kujto fjalënë ndë shërbëtori yt, ndë të cilënë më bëre të shpërenj.
50 Këjo më ngushëllon ndë shtrëngimt t’im, se fjala jote më dha frymë të gjallë.
51 Madhështorëtë më përqeshinë fort, po unë nukë dolla jashtë prei nomit tënt.
52 Mendova gjykimet’ e tu të jetëshmitë, o Zot, edhe u ngushëllova.
53 Më mori frikë nga fajtorëtë që kanë hequrë dorë prej nomit tënt.
54 Urdhërimet’ e tu më ishinë kënkë ndë dhe të huaj.
55 Kujtova natënë emrinë tënt, o Zot, edhe ruajta nomnë tënt.
56 Këjo m’u bë, se ruajta urdhërimet’ e tu.
Heth.
57 Piesa ime je, o Zot, thashë të ruanj fjalët’ e tua.
58 Iu luta faqesë s’ate me gjithë zëmërë; përdëllyemë pas fjalësë s’ate.
59 Mendova udhët’ e tua, edhe ktheva këmbët’ e mia mbë martyrit’ e tua.
60 Shpejtova, edhe s’mendova të ruanj porosit’ e tua.
61 Tufë fajtorësh më qarkuanë, po unë nukë harrova nomnë tënt.
62 Ndë mest të natësë cgjonem për të lavduruarë ty për gjyqet e drejtërisë s’ate.
63 Unë jam piesëtar i gjithë atyreve që të kanë frikë, e ruanjënë porosit’ e tua.
64 Dheu është plot me përdëllimnë tënt, o Zot, mësomë urdhërimet’ e tu.
Teth
65 I bëre mirë shërbëtorit tënt, o Zot, pas fjalësë s’ate.
66 Ep-më mëndëje të mirë, e dituri, se besova urdhërimevet tu.
67 Para se të vuanje, unë fëjeva, po tashi ruajta fjalënë tënde.
68 Ti je i mirë, edhe mirë-bërës; mësomë urdhërimet’ e tu.
69 U shumuanë ndek unë gënjeshtrat’ e madhështorëvet, po unë do të ruanj porosit’ e tua me gjithë zëmërë.
70 Zëmëra e atyreve ngriu posi dhiamë, po unë gëzonem për nomnë tënt.
71 U bë mirë për mua, që hoqa keq, për të mësuar’ urdhërimet’ e tu.
72 Nom’ i gojësë s’ate është më i mirë për mua, se mijëra ari e ergjëndi.
Jod.
73 Duart’ e tua më bënë, edhe më gatuanë; bë-më të mënçim, edhe do të mësonj porosit’ e tua.
74 Ata që të kanë frikë, do të më shohënë, edhe do të gëzonenë, se shpëreva mbë fjalët tënde.
75 Ngjoh, o Zot, se gjyqet’ e tu janë drejtëri, edhe me udhë më përgjunje.
76 Le të më ngushëllonjë pra përdëllimi yt, pas fjalësë s’ate mbë shërbëtorë tënt.
77 Le të vinjënë përdëllimet’ e tu mbë mua, që të rronj, se nomi yt është mendimi im.
78 U turpërofshinë madhështorëtë, se kërkonjënë të më prishnjënë pa udhë, po unë do të shkonj ndër mënt porosit’ e tua.
79 Le të kthenen ndek unë ata që të kanë frikë, edhe ata që ngjohënë martyrit’ e tua.
80 Zëmëra ime qoftë e kërkuarë mbë urdhëratat e tua, që të mos turpëronem.
Kaf.
81 Më digjetë shpirti për shpëtimnë tënt, shpëreva mbë fjalët tënde.
82 Më ranë sytë për fjalënë tënde, duke thënë: Kur do të më ngushëllonjç?
83 Se u bëshë posi shakulli ndë tym, (po) nukë harrova urdhëratat’ e tua.
84 Sa janë ditt’ e shërbëtorit tënt? Kur do të bënjç gjyqe kundrë atyreve që më ndiekënë?
85 Madhështorëtë rëmuanë gropa për mua, të cilëtë nukë janë pas nomit tënt.
86 Gjithë porosit’ e tua janë të vërteta; pa udhë më ndiekënë, ndihmë.
87 Për pak desh më rrëzuanë për dhe, po unë nukë hoqa dorë prej porosivet tua.
88 Pas përdëllimit tënt, ep-më frymë të gjallë, edhe do të ruanj martyrit’ e gojësë s’ate.
Llamed.
89 Për gjithë jetënë, o Zot, fjala jote mbetetë ndë qiell.
90 E vërteta jote bres pas brezi; themelove dhenë, edhe mbetet.
91 Pas urdhëratësë s’ate mbetetë gjer më sot, se të tërë janë shërbëtorët’ e tu.
92 Nomi yt të mos ishtej mendimi im, atëhere do të humbeshe ndë shtrëngim t’im.
93 Gjithë jetënë nukë do të harronj porosit’ e tua, se me ato më dhe frymë të gjallë.
94 Unë jam yti, shpëtomë, se kërkova urdhërimet’ e tu.
95 Fajtorëtë më pritinë, që të më prishinë, (po) unë do të mbanj vesh martyrivet tua.
96 Mbë ç’do gjë të mbaruarë pashë funt, (po) porosia jote është fort e gjerë.
Mem.
97 Sa e dua nomnë tënt! Gjithë ditën’ e shkonj ndër mënt të mia.
98 Më bëre më të mënçurë se arëmiqt’ e mi, me anë të urdhëratavet tua, se janë përherë bashkë me mua.
99 Jam më i mënçurë se gjithë ata që më mësonjënë, se shkonj ndëpër mënt martyrit’ e tua.
100 Jam më i mënçurë se pleqtë, se ruajta porosit’ e tua.
101 Ndala këmbët’ e mia nga ç’do udhë e keqe, që të ruanj fjalënë tënde.
102 Nukë dola jashtë nga gjyqet’ e tu, se ti më mësove.
103 Sa të ëmbla janë fjalët’ e tua ndë gurrmast t’im!
104 Më tepërë se mialta ndë gojët t’ime. Prej porosivet tua u bëra i mënçurë, përandaj mora mëri ç’do udhë të shtrëmbërë.
Nun.
105 Fjala jote është kandile ndër këmbët të mia, edhe dritë ndë udhët të mia.
106 Bëra be, edhe do të qëndronj, për të ruajturë gjyqet’ e drejtërisë s’ate.
107 Hoqa keq fort, o Zot, ep-më frymë të gjallë pas fjalësë s’ate.
108 Prit dhuratat’ e gojësë s’ime pra, o Zot, që t’i bie me hir, edhe mësomë gjyqet’ e tu.
109 Shpirtinë e kam kurdo ndë dorë, po nukë harrova nomnë tënt.
110 Fajtorëtë më ngrehnë kurth, po unë nukë dolla jashtë porosivet tua.
111 Trashëgova martyrit’ e tua për gjithë jetënë, se këto janë gëzim’ i zëmrësë s’ime.
112 Unja zëmrënë time, për të bërë urdhërët’ e tu përherë gjer ndë funt.
Sameh.
113 Mora mëri mendimet’ e shtrëmbërë, edhe desha nomnë tënt.
114 Ti je ndihmësi im, edhe mburonjësi im, shpërenj mbë fjalët tënde.
115 Largohuni prej meje, ju të këqijtë, se do të ruanj porosit’ e Perëndisë t’im.
116 Ndih-më pas fjalësë s’ate, edhe do të rronj, edhe mos më turpëro mbë shpëresët t’ime.
117 Ndihmë, edhe do të shpëtonj, edhe do të kem ndër mënt kurdo urdhëratat’ e tua.
118 Ti shkelmove gjith’ ata që dalënë jashtë urdhëratavet tua, se gënjeshtr’ e atyre është e kotë.
119 Heth tej gjithë të këqijt’ e dheut, posi plehë, andaj desha martyrit’ e tua.
120 U droth misht t’im prej faqesë s’ate, edhe u frikësova nga gjyqet’ e tu.
Ain.
121 Bëra gjyq e drejtëri, mos më ep ndë dorë të atyreve që më bënjënë punë pa udhë.
122 Ziru dorë-zënë shërbëtorit tënt për mirë, le të mos më shtrëngonjënë madhështorëtë.
123 Më ranë sytë për shpëtimnë tënt, edhe për fjalën’ e drejtërisë s’ate.
124 Bënj bashkë me shërbëtorinë tënt pas përdëllimit tënt, edhe mësomë urdhërimet’ e tu.
125 Unë jam shërbëtori yt, bë-më të mënçurë, edhe do të njoh martyrit’ e tua.
126 Është kohë për të punuarë Zoti; prishnë nomnë tënt.
127 Përandaj desha porosit’ e tua përmbi arnë, edhe përmbi arnë e kulluarë.
128 Andaj njoha të drejta gjithë porosit’ e tua për ç’do gjë, edhe mora mëri ç’do udhë të shtrëmbërë.
Pe.
129 Martyrit’ e tua janë të maniçime, përandaj i ruajti shpirti im.
130 Të dëftyerët’ e fjalëvet tua ndrit, edhe bën të mënçurë të mituritë.
131 Hapa gojënë t’ime, e mora frymë, se u mallënjeva për porosit’ e tua.
132 Shtierë sytë mbë mua, edhe përdëllyemë, pas gjyqit atyre që duanë emrinë tënt.
133 Ndreq çapet’ e mi ndë fjalët tënde, edhe le të mos më zotëronjë ndonjë pa-udhëri.
134 Shpëto-më prej shtrëngimit njerëzet, edhe do të ruanj porosit’ e tua.
135 Ndrit faqenë tënde mbë shërbëtorinë tënt, edhe mëso-më urdhërimet’ e tu.
136 Rrëke ujërash derthnë syt’ e mi, ndek nukë ruajtinë nomnë tënt.
Çade.
137 I drejtë je, o Zot, edhe të drejtë janë gjyqet’ e tu.
138 Martyrit’ e tua që urdhërove janë drejtëri e vërtetëri fort e madhe.
139 Zilia ime më treti, se arëmiqt’ e mi harruanë fjalët’ e tua.
140 Fjala jote është fort e kulluarë, përandaj shërbëtori yt e do.
141 Jam i vogëlë, edhe i pa-zënë për gjë, (po) nukë harrova porosit’ e tua.
142 Drejtëria jote është drejtëri për gjithë jetënë, edhe nomi yt i vërtetë.
143 Më gjetnë shtrëngime edhe nevola, (po) urdhëratat’ e tua janë gazi im.
144 Martyrit’ e tua janë drejtëri për gjithë jetënë, bë-më të mënçim, edhe do të rronj.
Kof.
145 Klitha me gjithë zëmërë, ndigjo-më, o Zot, edhe do të ruanj urdhëratat’ e tua.
146 Klitha mbë ty: shpëto-më, edhe do të ruanj martyrit’ e tua.
147 Mëngova pa cbardhëllyerë, e klitha; shpëreva mbë fjalët tënde.
148 Syt’ e mi harrinë përpara të ruajturavet natësë, për të shkuarë ndër mënt fjalënë tënde.
149 Ndigjo zënë t’im, o Zot, pas përdëllimit tënt, ep-më frymë të gjallë pas gjyqit tënt.
150 U afruanë ata që venë pas së keqesë, edhe u mërguanë prej nomit tënt.
151 Ti, o Zot, je ngjat, edhe gjithë urdhërimet’ e tu janë të vërtetë.
152 Sa për martyrit’ e tua e njoha që përpara, se i themelove për gjithë jetënë.
Resh.
153 Shih shtrëngimnë t’im, edhe dëlir-më, se nukë harrova nomnë tënt.
154 Gjyko gjyqnë t’im, edhe çpërble-më; ep-më frymë të gjallë pas fjalësë s’ate.
155 Lark nga të pa-besëtë shpëtimi, se nukë kërkonjënë urdhëratat’ e tua.
156 Të mëdhenj janë përdëllimet e tu, o Zot; ep-më frymë të gjallë pas gjyqit tënt.
157 Shumë janë ata që më ndiekënë e më shtrëngonjënë, (po) nukë dolla jashtë martyrivet tua.
158 Pashë ata që dalënë jshtë udhësë, edhe u drothçë, se nukë ruajtinë fjalënë tënde.
159 Shih sa i dua porosit’ e tua, o Zot, ep-më frymë të gjallë pas përdëllimit tënt.
160 Kryet’ e fjalësë s’ate ësht’ e vërteta, edhe gjithë gjykimet’ e drejtërisë s’ate janë për gjithë jetënë.
Shin.
161 Të parëtë më ndoqnë kot, po zëmrënë t’ime e mori frika për fjalënë tënde.
162 Gëzonem për fjalënë tënde, posi ay që gjen shumë plaçka.
163 Kam mëri edhe më vien të ndohtë nga gënjeshtra, po dua nomnë tënt.
164 Shtatë herë ditënë të lavduronj për gjyqet e drejtërisë s’ate.
165 Ata që duan nomnë tënt, kanë shumë paqtim, edhe për ata s’ka skandhall.
166 Prita shpëtimnë tënt, o Zot, edhe desha porosit’ e tua.
167 Shpirti im ruajti martyrit’ e tua, edhe i deshi fort.
168 Ruajta porosit’ e tua, edhe martyrit’ e tua, se gjithë udhët’ e mia janë përpara teje.
Tay.
169 Le të afronetë lutëja ime përpara teje, o Zot; bë-më të mënçurë pas fjalësë s’ate.
170 Le të vinjë të luturitë t’im përpara teje; ruajmë pas fjalësë s’ate.
171 Buzët’ e mia do të nxierrënë kënkë, kur të më mësonjç urdhërimet’ e tu.
172 Gjuha ime do të flasë fjalënë tënde, se gjithë porosit’ e tua janë drejtëri.
173 Dora jote le të më ndihnjë, se cgjodha porosit’ e tua.
174 U mallëngjyeva për shpëtimnë tënt, o Zot, edhe nomi yt është mendimi im.
175 Do të rronjë shpirti im, edhe do të të lavduronjë; edhe gjyqet e tu do të më ndihnjënë.
176 U solla atej e këtej, posi dele e humburë; kërko shërbëtorinë tënt, se nukë harrova porosit’ e tua.
PSALLMË 120
Kënkë e shkallëvet.
1 Ndë shtrëngim t’im bërtita ndë Zoti, edhe më ndigjoi.
2 O Zot, shpëto shpirtinë t’im prej buzësh shtrëmbëra, edhe prej gjuhe gënjeshtare.
3 Ç’do të t’apë, a ç’do të të shtonjë gjuha gënjeshtare?
4 Shigjetat’ e mbrehura e të fortëvet, bashkë me thëngjij dëllinje.
5 Mjeri unë, që rri e ruanj ndë Meseh, rri ndë tendat të Kidharit!
6 Shumë kohë ndenjti shpirti im bashkë me ata që kanë mëri paqtimnë.
7 Unë (dua) paqtimnë, po kur flas, ata (bënenë gati) për luftë.
PSALLMË 121
Kënk’ e shkallëvet.
1 Ngre syt’ e mi ndë malet, nga do të vinjë ndihma ime.
2 Ndihma ime (vien) prej Zotit, që bëri qielln’ edhe dhenë.
3 Nukë do të lërë të tundetë këmba jote, as nukë do të dremitnjë ay që të ruan.
4 Na ndek nukë do të dremitnjë, as nukë do të flerë ay që ruan Israillë.
5 Zoti është ruajtësi yt, Zoti është mbulesa jote mbë dorët tënde të diathtënë.
6 Ditënë dielli nukë do të diegë, as hëna natënë.
7 Zoti do të të ruanjë prej ç’do të keqeje, ay do të të ruanjë shpirtinë tënt.
8 Zoti do të ruanjë të dalëtë tënt e të ryrët tënt, që tani e gjithë jetënë.
PSALLMË 122
Kënk’ e shkallëvet Dhavidhit.
1 U gëzuashë, kur më thanë: Le të vemi ndë shtëpi të Zotit.
2 Këmbëtë t’ona do të qëndronjënë ndër dyert e tua, o Jerusallimë.
3 Jerusallima është ndërtuarë, si qytet i përmbëledhurë bashkë.
4 Atie hipënjënë farratë, farrat’ e Zotit pas martyrisë Israillit, për të lavduruar’ emërin’ e Zotit.
5 Se atie u vunë frone për gjyq, fronet’ e shtëpisë Dhavidhit.
6 Kërkoni paqtimn’ e Jerusallimësë, le t’u vejë mbarë atyre që të duanë,
7 le të jetë paqtim ndë muret e tu, edhe mbarësi ndë pallatet e tu.
8 Për punë të vëllezrëvet mi, edhe të afrëvet mi, do të them tashi, paqtim mbë ty!
9 Për punë të shtëpisë Zotit Perëndisë t’ënë, do të kërkonj të mirënë tënde.
PSALLMË 123
Kënk’ e shkallëvet.
1 Ngrita syt’ e mi ndë ti qi rri ndër qiej.
2 Na, sikundrë syt’ e shërbëtorëvet venë mbë dorët të zotërivet tyre, sikundrë syt’ e shërbëtoresë venë mbë dorët të zonjësë saj, kështu edhe sytë t’anë venë mbë Zonë Perëndinë t’ënë, gjer sa të na përdëllenjë.
3 Përdëllye-na, o Zot, përdëllye-na, se u nginjëm fort me të shkelmuarët.
4 Fort tepërë u nginj shpirti ynë prej çpërnderimit atyreve që prëhenë, edhe prej të shkelmuarit madhështorëvet.
PSALLMË 124
Kënk’ e shkallëvet Dhavidhit.
1 Të mos ish Zoti bashkë me ne, le të thotë tani Israilli;
2 të mos ish Zoti bashkë me ne, kur u ngritnë njierës përmbi ne,
3 do të na kishnë përpirë të gjallë atëhere, kur digjej zëmërim’ i atyre kundrë nesh.
4 Atëherë ujëratë do të na kishnë mbyturë, përroi do të kish shkuarë përsiprë shpirtit t’ynë.
5 Atëhere ujëratë që qenë fryturë, do të kishnë shkuarë përsiprë shpirtit t’ynë.
6 I bekuarë qoftë Zoti, që nukë na dha si gjah ndër dhëmbët të atyreve.
7 Shpirti ynë shpëtoi posi zok prej lagut gjahtorëvet, lagu u këput, e na shpëtuam.
8 Ndihma jonë është mbë emërit të Zotit, që bëri qiell’ edhe dhenë.
PSALLMË 125
Kënk’ e shkallëvet.
1 Ata që kanë shpëresë mbë Zonë, janë posi mal’ i Sionësë, që nukë do të tundetë, po mbetetë për gjithë jetënë.
2 (Sikundrë) Jerusallima rrethonetë prej malesh, kështu Zoti rrethon llauz’ e ti që tani e gjithë jetënë.
3 Se nukë do të mbetetë shkop’ i pa-besërisë ndë shortët të drejtëvet, që të mos ndenjënë të drejtëtë duart’ e tyre ndë pa-udhëri.
4 Bën mirë, o Zot, të mirëvet, edhe atyre që janë zëmërë-drejtë.
5 Po ata që përvarenë nd’udhë të shtrëmbëra, Zoti do t’i shpierë bashkë me ata që punonjënë pa udhë; paqtim mbë Israillë.
PSALLMË 126
Kënk’ e shkallëvet.
1 Zoti kur ktheu prapë sklleft’ e Sionësë, ishëm si ndëpër ëndërrë.
2 Atëhere u mbush me gas goja jonë, edhe gjuha jonë me gëzim; atëhere thoshnë ndër kombet: Zoti bëri punë të mëdha për ata.
3 Zoti bëri punë të mëdha për ne: u gëzuam.
4 Kthe, o Zot, sklleftë t’anë, posi përrenjtë ndë anët të mies-ditësë.
5 Ata që mbiellënë me lot, do të korrnjënë me gëzim.
6 Ata që venë edhe qjanjënë, duke mbarturë farë të shtrënjtë, këta do të kthenenë me gëzim, duke mbarturë duarzat’ e tyre.
PSALLMË 127
Kënk’ e shkallëvet Sollomonit.
1 Ndë mos ndërtoftë Zoti shtëpi, mbë kot mundonenë ata që ndërtojënë; ndë mos ruajtitë Zoti qytetnë, kot rri cgjuarë ruajtësi.
2 Mbë kot është ndër ju të ngrituritë që me natë, të flejturitë mënuarë, duke ngrënë bukën’ e mundimit, kur (Zoti) ep gjumë të dashurit ti
3 Na, trashëgim prej Zotit janë diemtë, paga (e ati) është pem’ e barkut.
4 Sikundrë janë shigjetatë ndë dorë të fortit, kështu janë edhe bijt’ e dialërisë.
5 Lum ay njieri që ka mbushurë kuletën’ e shigjetavet prej kësish, (të këtillëtë) nukë do të turpëronenë, kur flasënë bashkë me arëmiqt ndë derët.
PSALLMË 128
Kënk’ e shkallëvet.
1 Lum kushdo që ka frikë Zotit, kushdo që ecën ndë udhët të ati.
2 Se do të hash nga mundimi i duaret tua, do të jesh i lumurë, edhe do të jetë mirë për ty.
3 Gruaja jote do të jetë posi veshtë plot me pemë, për krahë shtëpisë s’ate; bijt’ e tu, posi mbimëza ullinjsh të rinj, rreth truvezësë s’ate.
4 Na, kështu do të bekonetë njieriu që ka frikë Zotit.
5 Zoti të bekoftë prej Sionësë, edhe pafsh të mirën’ e Jerusallimësë gjithë ditt’ e jetësë s’ate,
6 edhe pafsh bij të bijet tu; paqtim mbë Istraillë.
PSALLMË 129
Kënk’ e shkallëvet.
1 Shumë herë më luftuanë që ndë dialëri t’ime; le të thotë tani Israilli;
2 shumë herë më luftuanë që ndë dialëri t’ime, po nukë më muntnë.
3 Bujqitë laruanë mbi kurrist t’im, bënë të gjata brazat’ e tyre.
4 Zoti ësht i drejtë, këputi litarët’ e fajtorëvet.
5 U turpërofshin’ e u kthefshinë për së prapi gjithë ata që kanë mëri Sionësë.
6 U bëfshinë posi bari dhomavet, që thahetë që pa shkulurë,
7 prej të cilit korrësi nukë mbush dorën’ e ti, as lidhësi duarzavet krahën’ e ti,
8 kaqë sa udhëtarëtë nukë do të thonë: Bekim’ i Zotit qoftë mbi ju, u bekojmë mb’emërit të Zotit.
PSALLMË 130
Kënk’ e shkallëvet.
1 Prej së thellash klitha te ti, o Zot.
2 O Zot, ndigjo zënë t’im, veshët’ e tu le të kenë kujdes zërit lutëjesë s’ime.
3 Ndë shikofsh, o Zot, pa-udhëri, kush munt të qëndronjë, o Zot?
4 Por për-anë teje është ndëjesë, që të frikësonenë prej teje.
5 Prita Zonë, shpirti im priti, edhe shpëreu mbë fjalën’ e ati.
6 Shpirti im (pret) Zonë më tepërë se ata që presënë të cbardhëllyeritë, (po), se ata që presënë të cbardhëllyeritë.
7 Le të shpërenjë Israilli mbë Zonë, se për-anë Zotit është përdëllim, edhe shumë përdëllim për-anë ati,
8 edhe ay ka për të çpërblerë Israillë prej gjithë pa-udhërivet ati.
PSALLMË 131
Kënk’ e shkallëvet Dhavidhit.
1 O Zot, nuk’ u lartua zëmëra ime, as nuk’ u ngritnë përpietë syt’ e mi, as nuk’ ecënj mbë punëra të mëdha, as mbë punëra të maniçime për mua.
2 Vërtet vura ndënë vetëhe, edhe pushova shpirtinë t’im, posi dialën’ e cvjerdhurë përanë s’ëmësë; shpirti im është ndek unë posi diali i cvjerdhurë.
3 Le të shpërenjë Israilli mbë Zonë që tani e gjithë jetënë.
PSALLMË 132
Kënk’ e shkallëvet.
1 Kujto, o Zot, Dhavidhë, edhe gjithë mundimet’ e ati,
2 si bëri be mbë Zonë, edhe bëri uratë mbë të fortinë (Perëndin’) e Jakovit:
3 Nukë do të hynj ndë tendët të shtëpisë s’ime,
4 nukë do të hipënj ndë shtrat të shtresësë s’ime, nukë do të ap gjumë syvet mi, e të dremiturë qepallavet mia,
5 gjer sa të gjenj vënt për Zonë, të ndënjurë për të fortinë (Perëndin’) e Jakovit.
6 Na ndek ndigjuam për atë ndë Efratha, gjetëm atë ndër fushat të pyllit.
7 Le të ryjmë ndë tendat të ati, le të adhurojmë ndë vënt, që shkelnë këmbët’ e ti.
8 Ngreu, o Zot, ndë të prëjturit tënt, ti edhe arka e fuqisë s’ate.
9 Priftërit’ e tu le të vishenë me drejtëri, edhe të drejtët’ e tu le të gëzonenë.
10 Për punë Dhavidhit shërbëtorit tënt, mos kthe mbë-nj’-anë faqen’ e të lyerit tënt.
11 Zoti u betua Dhavidhit me të vërtetë, edhe nukë do të kthenjë prapë fjalënë. Prej pemësë barkut tënt do të vë mbë fronë tënt.
12 Ndë ruajtishinë bijt’ e tu dhiatënë t’ime, edhe ato martyrit’ e mia që do t’u mësonj, edhe bijt’ e atyre do të rrinë gjithë jetënë mbë fronë tënt.
13 Se Zoti cgjodhi Sionënë, i pëlqeu të rrijë nd’atë.
14 Këta është të prëjturitë t’im ndë jetë të jetësë, këtu do të rri, se më pëlqeu.
15 Do të bekonj fort të ngrënët’ e asaj, dorë-hollët’ e asaj do t’i nginj me bukë,
16 edhe do të vesh priftërit’ e asaj me shpëtim, edhe të drejtët’ e asaj do të gëzonenë me gëzim.
17 Atie do të bënj t’i binjë Dhavidhit bri; bëra gati kandile për të lyerinë t’im.
18 do të vesh arëmiqt’ e ati me turpëri, po mb’atë do të lulëzonjë kuror’ e ati.
PSALLMË 133
Kënk’ e shkallëvet Dhavidhit.
1 Na, sa e mirë, e sa e pëlqyerë është të rrinë bashkë vëllezëritë!
2 Është posi vaj ere mbi kryet, që cbret ndë miekrët, ndë miekrët të Aaronit, që cbret mbi grykët të rrobësë ati,
3 posi vesë e Aermonit, që cbret mbi malet të Sionësë, se atie urdhëroi Zoti bekimnë, të rruarë për gjithë jetënë.
PSALLMË 134
Kënk’ e shkallëvet.
1 Na, bekoni Zonë, ju gjithë shërbëtorët’ e Zotit, që rrini natënë ndë shtëpi të Zotit.
2 Ngrini lart duartë tuaj mbë të shënjtëruarat, edhe bekoni Zonë.
3 Të bekoftë Zoti prej Sionësë, ay që bëri qiellin’ edhe dhenë!
PSALLMË 135
1 Allilluja. Lavduroni emërin’ e Zotit, lavduroni, ju shërbëtorët’ e Zotit,
2 që rrini ndë shtëpi të Zotit, ndë hobore të shtëpisë Perëndisë t’ënë.
3 Lavduroni Zonë, se Zoti ësht’ i mirë; psallni emërit ati, se është mirë.
4 Se Zoti cgjodhi Jakovë për vete, Israillë për thesoren’ e ti.
5 Sepse un’ e ngjoha, se Zoti ësht’ i math, edhe Zoti ynë është përmbi gjithë perëndirat.
6 Zoti bëri gjithë sa deshi ndë qiellt, e ndë dhet, ndë detet, e ndë gjith’ avyssat.
7 Hipën retë prej anësë dheut, bën vetëtimëra për shi, nxier erëra prej thesorevet tia.
8 I cili goditi diemt’ e paralindurë të Misirit që nga njieriu gjer mbë bagëtinë,
9 dërgoj shenjë e punë të frikshime ndë mest tënt, o Misirë, mbi Faraonë, edhe mbi gjithë shërbëtorët’ e ati.
10 I cili goditi kombe të mëdhenj, edhe vrau mbëretrë të fortë:
11 Sionë, mbëretn’ e Amorevet, edhe Ogunë, mbëretn’ e Vashanit, edhe gjithë mbëretërit’ e Hanaanit.
12 Edhe dha dhenë e atyreve trashëgim, trashëgim mbë Israillë llausn’ e ti.
13 O Zot, emëri yt është për gjithë jetënë, edhe kujtimi yt, o Zot, bres pas brezi.
14 Se Zoti do të gjykonjë llausn’ e ti, edhe do të ngushëllonetë për shërbëtorët e ti.
15 Idhullat’ e kombevet janë ergjënt’ e ar, punë duarsh njieriu.
16 Gojë kanë, e nukë flasënë, sy kanë, e nukë shohënë,
17 veshë kanë, e nukë gjegjenë, as kanë frymë ndë gojët të tyre.
18 Posi ato u bëfshinë ata që bënjënë ato, kushdo që ka shpëresë mbë ato!
19 O shtëpi e Israillit, bekoni Zonë; o shtëpi e Aaronit, bekoni Zonë;
20 o shtëpi e Leviut, bekoni Zonë; ju që i kini frikë Zotit, bekoni Zonë.
21 I bekuarë qoftë Zoti prej Sionësë, ay që rri ndë Jerusallimë. Allilluja.
PSALLMË 136
1 Lavduroni Zonë, se ësht’ i mirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
2 Lavduroni Perëndin’ e perëndivet, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
3 Lavduroni Zon’ e zotërivet, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
4 Atë që vetëmë bën punë të maniçime të mëdha, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
5 Atë që bëri qielltë me mënt, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
6 atë që qëndroj dhenë mbi ujërat, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
7 Atë që bëri dritat’ e mëdha, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
8 diellënë për urdhërin’ e dritësë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
9 hënën’ edhe yjtë për urdhërin’ e natësë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
10 Atë që goditi Misirinë bashkë me të paralindurit djemt’ e atyreve, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
11 edhe nxori Israillë prej mesit atyre, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
12 me dorë të fortë, edhe me krahë të gjatë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
13 Atë që ndau Den’ e Kuq mbë dy, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
14 edhe bëri Israillë e shkoi për mes ati, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
15 edhe hodhi Faraonë edhe fushatën’ e ati ndë Det të Kuq, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
16 Atë që i hoqi udhënë llauzit ti ndë shkretëtirë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
17 atë që goditi mbëretrë të mëdhenj, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
18 edhe vrau mbëretrë të fortë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
19 Sionë, mbëretn’ e Amorevet, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
20 edhe Ogunë, mbëretn’ e Vashanit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
21 edhe u dha dhen’ e atyreve për trashëgim, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
22 trashëgim mbë Israillë, shërbëtor’ e ti, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
23 I cili na kujtoi ndë të përgjunjurit tënë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë,
24 edhe na shpëtoi prej arëmiqet tanë, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
25 Atë që dha të ngrënë ç’do kurmi, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
26 Lavduroni Perëndin’ e qiellit, se përdëllim’ i ati është për gjithë jetënë.
PSALLMË 137
1 Mbi lumënjt të Vavyllonësë, atie ndënjëm edhe qjam, kur kujtuam Sionënë.
2 Mbi shelgjet ndë mes t’asaj varëm drurëtë t’anë.
3 Se ata që na skllavosnë, atie kërkuanë prej nesh fjalë kënkësh, edhe ata që na hoqnë udhënë (kërkuanë prej nesh) kënkë gazi, (duke thënë): Na këndoni nga kënkët’ e Sionësë.
4 Qysh të këndojmë kënkën’ e Zotit ndë dhe të huaj.
5 Ndë të harrofsha, Jerusallimë, m’u harroft’ e diathta dorë!
6 M’u ngjittë gjuha ndë gurmast, ndë mos të kujtofsha, ndë mos vënça më përpara Jerusallimënë ndë kryet të gazit t’im!
7 Kujto, Zot, të bijt’ e Edhomit, të cilëtë dtën’ e Jerusallimësë thoshnë: Rrëzoni, rrëzoni (atë), gjer ndë themelet t’asaj.
8 Bij’ e Vavillonësë, që je për të shkretuarë, lum kush të t’apë çpagim, për sa na bëre!
9 Lum kush të rroknjë, e të hedhë foshnjet’ e tua mbi gurt!
PSALLMË 138
Psallm’ e Dhavidhit.
1 Do të të lavduronj me gjithë zëmërë t’ime, edhe do të të psall përpara ëngjëjet.
2 Do të adhuronj ndë kishë tënde të shënjtëruarënë, edhe do të lavduronj emërinë tënt, për përdëllimnë tënt, edhe për të vërtetënë tënde, se madhërove fjalënë tënde më tepërë, se sa të pat dalë emëri.
3 Atë ditë që klitha, më ndigjove, i dhe fuqi shpirtit t’im.
4 Do të të lavduronjënë, o Zot, gjithë mbëretërit’ e dheut, kur të ndigjonjënë fjalët’ e gojësë s’ate,
5 edhe do të këndonjënë nd’udhët të Zotit, se lavdi’ e Zotit ësht’ e madhe.
6 Se Zoti ësht’ i lartë, edhe shtie sytë mbi të poshtërat, po të lartin’ e ngjeh që së mërguari.
7 Ndë ecësha ndë mest të shtrëngimit, do të më apç frymë të gjallë, do të ndenjç dorënë tënde kundrë zëmërimit arëmiqet mi, edhe e diathta jote më ka për të shpëtuarë.
8 Zoti do të mbaronjë (ato që duhenë) për mua; o Zot, përdëllimi yt është për gjithë jetënë, mos kthe sytë mbë-nj’-anë nga punët’ e duaret tua.
PSALLMË 139
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 O Zot, më provove, edhe më ngjohe.
2 Ti ngjef të ndënjuritë t’im, edhe të ngrituritë t’im; ti kupëton mendimet’ e mi që së largu.
3 Shikon të ecuritë t’im, edhe të dergjuritë t’im, edhe ngjeh gjith’ udhët e mia.
4 Se edhe pa ardhurë fjala ndë gjuhët t’ime, na, o Zot, ndek ngjeh të gjitha.
5 Më qarkon prapazi e përparazi, edhe vure dorënë tënde mbi mua.
6 Këjo dituri është fort e maniçime ndek unë, ësht’ e lartë, nukë mund (të harrinj gjer) nd’atë.
7 Ku të vete prej frymësë s’ate, edhe prej faqesë s’ate, që të ikënj?
8 Ndë hipça ndë qiell, ti je atie; ndë cbritça ndë adhë, na ti ndek je atie;
9 ndë marça fletët’ e të cbardhëllyerit, edhe të rri ndë fundrat të detit,
10 edhe atie dora jote më ka për të hequrë udhënë, edhe e diathta jote më ka për të mbajturë.
11 Ndë thënça: Po errëcira do të më mbulonjë, edhe nata do të jetë dritë rrotullë meje,
12 edhe ajo errëcira nukë mbulon gjë prej teje, edhe nata ndrit si dita, edhe posi errëcira, kështu edhe drita janë si një ndek ti.
13 Se ti bëre veshnjet’ e mia, më mpshtolle ndë barkut t’ëmësë s’ime.
14 Do të të lavduronj, se të gatuarëtë t’im u bë me punë të frikshime e të maniçime; punët’ e tua janë të maniçime, edhe shpirti im fort mirë i ngjeh.
15 Nuk’ u fshehnë eshtërat’ e mia prej teje, kur i bënje ndë të fshehëtë, as të qënuritë t’im ndë fundrat të dheut.
16 Syt’ e tu panë brumën’ e kurmit t’im që pa punuarë, edhe ndë vivlit tënde gjithë këto qenë shkruarë, (edhe) dittë kur gatuheshinë, edhe nukë (qe) as një prej këtyre.
17 Fort të vëjyerë janë mendimet’ e tu për mua, o Perëndi!
18 Fort u shumua numër’ i atyreve! (Ndë) doje t’i numëronje, kapërcenjënë edhe rërënë; cgjohem, edhe jam po bashkë me ty.
19 Ndë vraftë fajtorëtë Perëndia, ju burra gjakëtorë, largohuni prej meje.
20 Se ata thonë keq ndër ment për ty; arëmiqt’ e tu zënë n’gojë (emrinë tënt) mbë të kotë.
21 Nuk’ u kam mëri unë, o Zot, atyre që të kanë mëri, edhe nukë zëmëronem për ata që janë ngriturë kundrë meje.
22 Me mëri të madhe u kam mëri atyre, i kam për arëmiq.
23 Provo-më, o Perëndi, edhe ngjih zëmrënë t’ime; shiko-më, edhe ngjih mendimet’ e mi;
24 edhe shih ndë është ndek unë edhe udhë e shtrëmbërë; edhe hiq-më mbë udhë të përjetëshme.
PSALLMË 140
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1 Shpëto-më, o Zot, prej njieriut keq, ruaj-më prej burrit shtrëmbërë,
2 të cilëtë mendonjënë të këqia ndë zëmërë, gjithë ditënë mbëlidhenë për luftëra.
3 Mbrehnë gjuhën’ e tyre posi të gjarpërit; vërer aspidhe është ndënë buzët të atyre. Sellah.
4 Ruaj-më, o Zot, prej dorësë fajtorit, shpëto-më prej njieriut shtrëmbërë, të cilëtë mendonenë të shkasënë çapet’ e mi.
5 Madhështorëtë fshehnë kurth kundrë meje, edhe me tërkuzë ndejtinë rrieta ndë këmbët’ e mia; ngrehënë leq mb’udhë për mua. Sellah.
6 Thashë Zotit: Ti je Perëndia im, vërë vesh, o Zot, zërit lutëjesë s’ime.
7 Zot Perëndi, fuqi’ e shpëtimit t’im, ti më mbulove kryetë ndë ditët të luftësë.
8 Mos apç, o Zot, fajtorit dëshërimetë; mos lësh të mbaronetë mendim’ i ati, që të mos lartonenë. Sellah.
9 Kryet’ e atyreve që më qarkonjënë, e mbuloftë të keqt e buzëvet atyre.
10 Rafshinë thëngjij të ndezurë mbi ata; u hethçinë ndë ziar, ndë gropa të thella, që të mos ngrihenë më.
11 Njieri gjuhë-keq mos këndoftë mbi dhet; të keqtë do të ndiekë njierin’ e shtrëmbërë, për të vdierrë.
12 E di, se Zoti do të bënjë gjyqn’ e dorë-hollëvet, edhe gjyqn’ e të nevojëshimet.
13 Po të drejtëtë do të lavdonjënë emrin tënt, edhe të drejtëtë do të rrinë për-anë faqesë s’ate.
PSALLMË 141
Psallm’ e Dhavidhit.
1 O Zot, klitha mbë ty, shpejto ndek unë, vërë vesh zërit t’im, kur thërres mbë ty.
2 Të faluritë t’im vaftë drejtë përpara teje, posi tymim; të ngriturit’e duaret mia (u bëftë posi) kurban mbrëmaje.
3 Vërë të ruajturë ndë gojët t’ime, o Zot, ruaj derën’ e buzëvet mia.
4 Mos përvar zëmrënë t’ime mbë gjë të keqe, që të bënj punë të këqia bashkë me njierës, që punonjënë pa udhë, edhe të mos ha prej gjellëvet cgjedhura të atyreve.
5 Le të më mundonjë i drejti, (se është) përdëllim’ edhe le të qërtonjë, (se është) vaj me erë, nukë do t’i bënjë keq kresë s’ime, se edhe më tepërë do të falem (për ata), kur të jenë ndë të keq.
6 Gjykatësit’ e atyre, kur u hothnë ndë vënde gurishta, ndigjuanë fjalët’ e mia, se ishnë të ëmbëla.
7 Eshtëratë t’ona përndahenë ndë gojë të varrit. Si ndonjë (kur) pret e çan (dru) mbi dhet.
8 Përandaj sytë e mi (shtirenë) mbë ty, o Zot Perëndi, mbë ty shpëreva, mos hump shpirtinë t’im.
9 Ruaj-më prej kurthit, që ngrehnë për mua, edhe prej legjet atyreve që punonjënë pa udhë.
10 Fajtorëtë rafshinë ndë rrietat të tyre, gjer sa të shkonj unë mb’-at’-anë.
PSALLMË 142
Mashhill i Dhavidhit: uratë, kur ishtej ndë shpellët.
1 Me zënë tim klitha mbë Zonë, me zënë tim iu luçë Zotit.
2 Do të derth të luturitë t’im përpara ati, do të dëftenj shtrëngimnë t’im përpara ati.
3 Kur m’u zu fryma, atëhere ti njohe udhët’ e mia, fshehnë kurth për mua, mb’atë udhë që ecënjë.
4 Vështronje mbë të diathtë, edhe shikonje, po s’kish ndonjë të më ndihtej; mpështetëja humbi prej meje, edhe s’kish ndonjë të kërkontej shpirtinë t’im.
5 Thirra ndë ti, o Zot, e thashë: Ti je shpëresa ime, piesa ime ndë dhe të gjallëvet.
6 Mba-i vesh zërit t’im, se u përgjunja fort; shpëtomë prej atyreve që më ndiekënë, se janë më të fortë se unë.
7 Nxir shpirtinë t’im prej burgut, që të lavduronj emrinë tënt; të drejtëtë do të më qarkonjënë, kur të ma çpaguajsh.
PSALLMË 143
Psallm’ e Dhavidhit.
1 O Zot, ndigjo të faluritë t’im, mba-i vesh të luturit t’im, përgjeq-m’u pas së vërtetësë s’ate, edhe pas drejtërisë s’ate.
2 Edhe mos ryrë ndë gjyq bashkë me shërbëtorinë tënt, se as një i gjallë nukë do të dalë i drejtë përpara teje.
3 se arëmiku ndoqi shpirtinë t’im, përgjunji jetënë t’ime për dhe, më vuri të rrije ndë vënde të errëtë, si të vdekuritë gjithë-një.
4 Përandaj m’u zu fryma përbrënda meje, zëmëra ime m’u përzie.
5 Kujtonj ditt’ e lashta, mendonj gjithë punët’ e tua, shkonj ndër mënt të punuarat’ e duaret tua.
6 Ndënj duart’ e mia ndek ti, shpirti im (ka et) për ty, posi dheu i thatë. Sellah.
7 Shpejt ndigjo-më, o Zot, më zihetë fryma, mos kthe mb’-nj’-anë faqenë tënde prej meje, që të mos u shëmbëllenj atyreve që cbresënë ndë gropë.
8 Bë-më të ndigjonj përdëllimnë tënt ndë mëngjest, se shpëreva mbë ty; bëmë të ngjoh udhënë, që është për të ecurë, se vara shpirtinë t’im ndë ti.
9 Shpëto-më prej arëmiqet mi, o Zot, ndek ti erdha të mpshtetem.
10 Mëso-më të bënj dashurimnë tënt, se ti je Perëndia im, fryma jote e mira le të më heqë udhënë ndë vënt të drejtë.
11 Për punë të emërit tënt, o Zot, ep-më frymë të gjallë, për drejtërinë tënde nxir shpirtinë t’im prej ngushtimit.
12 Edhe për përdëllimnë tënt prish arëmiqt’ e mi, edhe hump gjithë ata që shtrëngonjënë shpirtinë t’im, se unë jam shërbëtori yt.
PSALLMË 144
Psallm’ e Dhavidhit.
1 I bekuarë qoftë Zoti, shkëmbi im, ay që mëson duart’ e mia për të zënë, gishtrit’ e mi për luftë,
2 përdëllimi im edhe kasteli em, e larta mpshtetëja ime, edhe dëlirësi im, mburonja ime; shpëreva mbë atë që vë ndënë mua llausnë t’im.
3 O Zot, ç’është njieriu, që ta ngjohç! A i biri i njieriut, që ta mendojsh!
4 Njieriu i gjan së kotësë, ditt’ e ati shkonjënë posi hije. 5 O Zot, ul qiellt’ e tu, edhe cbrit; përkit maletë, edhe do të nxierrënë tym.
6 Vetëti vetëtimë, edhe do t’i përndajsh; hith shigjetat’ e tua, edhe do t’i përziejsh.
7 Ngjat duart’ e tua së larti, shpëto-më edhe ruaj-më prej ujëravet shuma, prej dorësë bijet huaj,
8 të cilëvet goja flet të kotë, edhe e diathta e atyreve ësht’ e diathtë gënjeshtre.
9 O Perëndi, do të këndonj për ty kënkë të re; me psalltir dhietë kordhëzash do të psall për ty,
10 që ep shpëtim mbëretrëvet, që dëlir Dhavidhë shërbëtorinë tënt prej shpatësë keqe.
11 Shpëto-më edhe ruaj-më prej dorësë bijet huaj, të cilëvet goja flet të kotë, dhe e diatht’ e atyreve ësht’ e diathtë gënjeshtre,
12 që të jenë bijtë t’anë posi bimëra të ra, që rritenë, kur janë të rinj, bijatë t’ona posi gurë të gdhëndurë, që virenë ndë çipt të murit pallatit;
13 qilaretë t’anë janë plot, e nxierrënë ç’do farë gjëje; dhëntë t’ona shumonenë me mijëra e me dhietë mijëra ndë fushat t’ona,
14 qetë tanë janë të fortë për të mbarturë barrë; mos qoftë as të ryrë as të dalë, as të bërtiturë ndë rugat’ tona.
15 Lum ay llaus që gjëndetë kështu! Lum ay llaus, të cilit Zoti është Perëndia i ati!
PSALLMË 145
Lavduri e Dhavidhit.
1 Do të të lartonj, o Perëndia im, Mbëreti im, edhe do të bekonj emrinë tënt për gjithë jetën’ e jetësë.
2 Për ditë do të të bekonj, edhe do të lavduronj emrinë tënt për gjithë jetën’ e jetësë.
3 Zoti ësht’ i math, e fort i lavduruarshim, edhe madhërisë ati s’i gjëndetë funt.
4 Brezi brezit do të lavduronjë punët’ e tua, edhe do të tregonjë fuqinë tënde.
5 Do të flas për madhërin’ e lavdisë shënjtërisë s’ate, edhe për punët’ e tua të maniçimetë;
6 edhe do të flasënë për fuqin’ e punëvet t’ua të frikçimetë, edhe do të tregonj madhërinë tënde.
7 Do të bienë ndër mënt të shumëtit’ e të mirit t’at, edhe do të gëzonenë për drejtërinë tënde.
8 I dhëmpshurë edhe i përdëllyeshim është Zoti, zëmërë-gjerë edhe përdëllim-math.
9 Zoti ësht’ i mirë mbë të gjithë, edhe përdëllimet’ e ati mbi gjithë punët’ e ati.
10 Gjithë punët’ e tua, o Zot, do të të lavduronjënë, edhe të drejtët’ e tu do të të bekonjënë.
11 Do të thonë për lavdin’ e mbëretërisë s’ate, edhe do të flasënë për madhërinë tënde,
12 që të bënjënë të diturë ndë të bijt’ e njierëzet madhërin’ e ati, edhe lavdin’ e madhërisë mbëretërisë ati.
13 Mbëretëria jote është mbëretëri e gjithë jetëvet, edhe zotërimi yt është mbë gjithë brezat.
14 Zoti ngre gjithë ata që bijenë, edhe drejton gjithë ata që janë të kurrusurë.
15 Syt’ e gjithëve shpërenjënë mbë ty, edhe ti u ep ushqimnë mbë kohë.
16 Hap dorënë tënde, edhe mbush me të mira ç’do gjë të gjallë.
17 Zoti ësht’ i drejtë mbë gjithë udhët e tia, edhe i mirë mbë gjithë punët e tia.
18 Zoti është ndaj gjithë atyre që thërresënë mb’atë, ndaj gjithë atyre që thërresënë mb’atë me të vërtetë.
19 Bën dashurimn’ e atyreve që i kanë frikë, edhe ndigjon lutëjen’ e atyreve, edhe i shpëton.
20 Zoti ruan gjithë ata që e duanë, edhe do të prishnjë gjithë fajtorëtë.
21 Goja ime do të flasë lavdurin’ e Zotit, edhe ç’do mish le të bekonjë të shënjtëruarin’ emërin’ e ati për gjithë jetën’ e jetësë.
PSALLMË 146
1 Alllluja. Lavduro, shpirti im, Zonë.
2 Do të lavduronj Zonë sa të rronj, do të psall për Perëndinë t’im sa të jem.
3 Mos kini shpëresë mbë të parët, (as) mbë bir njieriu, prej të cilit nuk’është shpëtim.
4 Ati fryma i del. Edhe kthenetë ndë dhet të ti, atë ditë mendimet’ e ati humbenë.
5 Lum ay njieri, të cilit ndihmësë është Perëndia i Jakovit, edhe shpëresa e ati është mbë Zonë Perëndinë’ e ati,
6 që bëri qiellë edhe dhenë, detnë, edhe gjithë sa janë nd’ata, që ruan vërtetëri për gjithë jetënë,
7 që u bën gjyq atyreve që u bënetë pa udhë, që ushqen të urëtitë.
8 Zoti hap (sytë) e të verbëret, Zoti drejton të kurrusuritë, Zoti do të drejtëtë,
9 Zoti ruan të huajtë, mburon të varfërinë edhe të venë, edhe prish udhën’ e fajtorëvet.
10 Zoti ka për të mbëretëruarë gjithë jetënë; Perëndia yt, o Sionë, bers pas brezi. Allilluja.
PSALLMË 147
1 Lavduroni Zonë, se është mirë t’i psallmë Perëndisë t’ynë, se ësht’ e pëlqyershime lavduria, që i ka hije.
2 Zoti ndërton Jerusallimnë, do të përmbëledhë të përndarët’ e Israillit.
3 Shëron zëmërë-thyerëtë, edhe u lith plagëtë.
4 Numëron të shumëtët’ e yjet, edhe thërret të gjithë mbë emërë.
5 Zoti ynë është’ i math, edhe fuqi’ e ati ësht’ e madhe; mëndeja e ati ësht’ e pa-maturë.
6 Zoti ngre të butëtë, edhe përgjunj fajtorëtë gjer për dhe.
7 Këndoni Zotit duke lavduruarë, psallni Perëndisë t’ynë me qitharë,
8 ati që mbulon qiellnë me re, ati që bën gati shi për dhenë, atë që bën të mbinjë bar ndë malet,
9 ati që ep bagëtisë të ngrënët’ e atyre, edhe zogjet korbavet që thërresënë mb’atë.
10 Nukë gëzonetë për fuqin’ e kalit, as nuk’ i pëlqenjënë shalët’ e njieriut.
11 Zoti pëlqen ata që i kanë frikë, edhe që shpërenjënë mbë përdëllimt të ati
12 Lavduro, o Jerusallimë, Zonë, lavduro Perëndinë tënt, o Sionë,
13 se forcoi shulet’ e dyeret tua, bekoj bijt’ e tu nde ti.
14 Vë paqtim ndë sinoret të tu, të ngin me të majturit e grurit.
15 Dërgon urdhërin’ e ti dheut, fjala e ati suletë shpejt.
16 Ep dborë posi lesh, mbiell brymënë posi hi.
17 Heth akullin’ e ti posi copëra; përpara të ftohëtit ati kush mund të qëndronjë?
18 Dërgon fjalën’ e ti, edhe i çkrin, fryn erën’ e ti, edhe ujëratë ecënjënë,
19 dëften’ fjalën’ e ti Jakovit, urdhëratatë edhe gjyqet’ e tia Israillit.
20 Nukë bëri kështu mbë ndonjë komp, as nukë ngjohnë gjyqet’ e ati. Allilluja.
PSALLMË 148
1 Allilluja. Lavduroni Zonë prej qiejsh, lavduroni atë ndë të lartat.
2 Lavduroni atë, gjith’ ëngjëjt’ e ati, lavduroni atë, gjithë fuqit’ e ati.
3 Lavduroni atë, o diellë edhe hënë, lavduroni atë, gjithë yjt’ e dritësë.
4 Lavduroni atë, qiejt’ e qiejet, edhe ujëtë që është përmbi qiejet.
5 Le të lavduronjën’ emërin’ e Zotit, se ay urdhëroi, edhe u krijuanë;
6 edhe forcoi ato për gjithë jetënë; edhe për gjithë jetën’ e jetësë, bëri urdhërë, që s’ka për të shkuarë.
7 Lavduroni Zonë prej dheut, drangonjtë edhe gjith’ avyssatë.
8 Ziar e breshërë, dborë edhe avullë, erë e fortë që bën fjalën’ e ati,
9 maletë edhe gjithë kodratë, drurëtë që bëni pemë, edhe gjithë dëllinjatë,
10 egërsiratë edhe gjithë bagëtitë, shtërpenj edhe shpes fluturakë,
11 mbëretrit’ e dheut, edhe gjithë llauzetë, të parëtë, edhe gjithë gjykatësit’ e dheut,
12 dialoshë edhe vashazë, pleq bashkë me të rinj.
13 Le të lavduronjën’ emërin’ e Zotit, se vetëmë emër’ i ati u lartua, lavduri e ati është mbi dhet edhe mbi qiellt.
14 Edhe ay i ngriti bri llauzit ti, lavdurim për gjithë të drejtët’ e ti, për të bijt e Israillit, llauzit që është ngjat ati.
PSALLMË 149
1 Allilluja. Këndoni Zotit kënkë të re, lavdurim’ i ati është ndë mbëledhëje të drejtëvet.
2 Le të gëzonetë Israilli për atë që e bëri, edhe të bijt’ e Sionësë le të gëzonenë për mbëretn’ e tyre.
3 Le të lavduronjën’ emërin’ e ti me valle, me tympan’ e me psalltir le t’i psallnjënë ati.
4 Se Zotit i pëlqeu llauzi i ti, do të lartonjë të butëtë me shpëtim.
5 Të drejtëtë do të mburrenë ndë lavdi, edhe do të gëzonenë mbi shtratet të tyre.
6 Lavdurimet’ e Perëndisë do të jenë ndë gurrmast’ t’atyreve, edhe shpatatë me dy presëje ndë dorët t’atyreve,
7 që të marrënë çpagim prej kombevet, edhe të apënë mundim llauzëvet,
8 që të lidhnjënë mbëretrit’ e atyreve me litarë, edhe të lavduruarshmit’ e atyreve me lidhëje të hekurta, që të bënjënë mbë ata gjyqn’ e shkruarë.
9 Këjo lavdi do të jetë për gjithë të drejtët’ e ati. Allilluja.
PSALLMË 150
1 Allilluja. Lavduroni Perëndinë ndë të shënjtëruarët vëndet t’ati, lavduroni atë ndë qëndresë të fuqisë ati.
2 Lavduroni atë për madhëri t’ati, lavduroni atë pas të shumëtit madhërisë ati.
3 Lavduroni atë me zë pipëze, lavduroni atë me psalltir e me qitharë.
4 Lavduroni atë me tympan’ e me valle, lavduroni atë me kordhëza e me organë.
5 Lavduroni atë me qymvallëra zë-mira, lavduroni atë me qymvallëra brohorie.
6 Ç’do ffym’ e gjallë le të lavduronjë Zonë. Allilluja.
FUNT, EDHE ZOTI PASTË LAVDI.