SHESTJA

NE MBREMESORÉ

Thirrtoré – T. T. II

Thuhén per se dyti qe te pesa:

Zoti u-shéstjua ner qiéjte qe t’i dergoje botes Ngushellimtarin. Qiéjte gatitne fronin é tij; Engjejte çuditén, dyké shikuar nje njéri permi ta. Ati prêt atê qe ka ne gji te bashkaméshuar. Shpirti Shénjt urdheron gjithe Engjejvé te tij: Lé te çélin dyérte, kryétaret tuaj. Te gjithe kombét, trokisni duarte; se u-ngjit Krishti atjé ku ish me pare.

Zot, Qérubimét u-çuditne me Shéstjén tende, dyké pare te ngjitésh mi réte ti qe rri mi ta; dhé te lavderojme, se meshira joté esht é mire. Lavdi me ty.

Dyké pare lartesimét é tua ner malét é shenteruar, ô Krisht, agullim i lavdise s’Atit, perhymnojme fytyren é ndriçimé te faqés s’atê, adhurojme Pesimét é tua, ndérojme Ngjalljén, dhé lavderojme Shéstjén é lavderuar. Meshirô-na.

Zot, kur te pane te ngrihésh mi réte, Apostujte, plot me hidherim, dyké qare me lot é dyké vajtuar, thoshin: Zot, mos na ler varfanjake né sherbetoret é tu qe na déshé nga meshira, si i zemerdhempshur; po dergô-na Shpirtin tênt Têreshénjt, sikunder na u-zotové, qe te na ndriçoje shpirtét.

Zot, si mbarové myshtérin é urdherimit, more Dishépujt é tu dhé i ngjité ne mal te Ullinjvé; dhé jâ ku shkové permi kulmin é qiéllit. Ti, qe u-bêré per mua i varfer si une, dhé u-ngjité atjé ngaha nuk u-ndavé, dergô Shpirtin tênt Têreshénjt, qe te na ndriçoje shpirtét.

Lavdi é Tani – Pa u-ndare préj gjirit ateror, ô Jésu fort i êmbel, dhé passi u-shokerové me njézerit, sot u-shéstjové me laft préj malit te Ullinjvé; dhé passi lartesové miresisht natyren tone te rêne, ndenjé bashke me Atin. Perandaj pra urdherét qiélloré te Engjejvé mahniteshin per ketê çudi; dhé, te permblédhur me tmérr, madheshtonin njéridashjén tende. Me te cilet dhé né te dhéshmit, dyké lavderuar zbritjén té névé dhé Shéstjén préj nésh, lutémi dyké thêne: Ti, qe mbushé me gas Dishépujte dhé Hyjlindesén qe te lindi me Shéstjén tende, vléresô-na dhé né per gazin é te zgjédhurvé te tu, me urimét é tyré, pas perdellimit tênt te math.

Hyrjé, «Drite gazmorê» dhé ky PAREVARK:

T. i Rende – Vir ré te falurit t’im, ô Pérendi, dhé mos çperhith lutjen t’imé.

Pasvargjé – T. II

Lindé, siç déshé vête; u-duké, siç te pelqéu; pesové truperisht, ô Pérendia jone; u-ngjallé préj se vdékuresh dyké shkélur vdékjén; u-shéstjové me lavdi, ti qe mbush gjithesine; dhé na dergové Shpirtin é hyjeshme, qe te perhymnojme dhé te lavderojme Hynine tende.

Vark – Te gjithe kombét, trokisni duarte.

Kur shéstjoheshé, ô Krisht, préj malit te Ullinjvé, te pane Fuqirat dhé i therrisnin njêrjatres: Cili eshte ky? Dhé u thote: Ky eshte i forti dhé i potéreshmi; ky esht i fuqishmi ner lufterat; ky eshte me te vertéte Mbréti i lavdise. Dhé perse jane te kuqé robat é tij? Se vjén préj Bosorit, dométhêne, préj trupit. Dhé ti, passi ndenjé si Pérendi me te diathte te madheshtise, na dergové Shpirtin Shénjt qe te udhehéqe dhé te shpetoje shpirtét tona.

Vark – U-ngjit Pérendia me brohori.

U-shéstjové me lavdi préj malit te Ullinjvé perpara Dishépujvé te tu, ô Krisht Pérendi, dhé ndenjé me te diathte te Atit, ti qe i mbush te gjitha me Hynine; dhé u dergové Shpirtin Shénjt, qe ndriçon dhé pshtét dhé shenteron shpirtét tona.

Lavdi é Tani – T. T. II – U-ngjit Pérendia me brohori, Zoti me zê trumbété, qe te lartesoje koren è rêne te Adamit dhé te dergoje Shpirtin Ngushellimtar per te shenteruar shpirtét tona.

Perleshoré – T. IV

U-shéstjové me lavdi, ô Krisht Pérendia jone, dhé gezové me zotimin é Shpirtit Shénjt Dishépujte, te cilet u-shiguruan me békimin qe ti je i Bir’ i Pérendise, Çperblénjesi i botes (tri hère).

NE MENGJÉS

Ndenjesoré

T. I – Pas «Tu lithu» – Kur Engjejte admironin çudin’ é Shéstjés, dhé Dishépujte mahniteshm per lartesimin é tmérruar, u-ngjité me lavdi si Pérendi, édhé dyérte t’u-çéle, Shpetimtar; perandaj Fuqit’ é qiéjvé çuditeshin dhé therrisnin: Lavdi zbritjés s’até, Shpetimtar; lavdi mbréterise s’até; lavdi Shéstjés s’até, i vétem njéridashes.

T. III – Pas «Tin oréotita» – Pérendia é parejéteshmé dhé é paniseshmé u-shéstjua sot, passi hyjesoj myshtikerisht natyren njérezoré qe mori. Pareréndin Engjejte dhé u trégonin Apostujevé até qe po shkonté ner qiéjte me laft te math; dhé ati si iu-fale, thane: Lavdi Pérendise qe u-shéstjua.

T. T. I – Pas «Ton sinanarhon» – Zbrité mi te dhéshmét préj qiéllorévé, dhé si ngjallé Adamin, i cili qé perposh, ne burk te Férrit, ô Pérendi, me shéstjén tende, ô Krisht, é ngjité lart ne qiéll, dhé é vuré te rrije me ty permi fronin ateror, si njéridashes dhé i meshireshme.

«Qe préj dialerise s’imé».

Parevark

U-ngjit Pérendia me brohori, Zoti me zê trumbété.

Vark – Te gjithe kombét, trokisni duarte.

UNGJILLI Mengjézor III, «Mé-qêne-qe pamé Ngjalljén» dhé Psalmi 51.
Lavdi
 – Me nermjétimét é Apostujvé…
Tani – Me nermjétimét é Hyjlindesés…
Perdellyes, perdellé-me, ô Pérendi…

T. T. II – Sot Fuqit’ é larta, dyké pare natyren tone ner qiéjte, mahniteshin per menyren é çudiçimé te ngjitjés, dhé thoshin me njêrjatrin: Cili eshte ky qe ardhi? Dhé, kur pane Zotin é tyre, urdheroheshin te çélin dyérte qiélloré. Me te cilet te hymnojme pa pushim ty, qe do te vish perseri s’ andéjmi truperisht, si gjykates i te gjithavé dhé si i têrefuqishim.

Shkurtoré – T. T. IV

Passi mbarové urdherimin per né dhé bashkové te dhéshmét me qiéllorét, u-shestjové me lavdi, ô Krisht Pérendia jone, pa u-ndare préj gjekundi, po dyké mbétur afer, dhé dyké u thirrur atyrévé qe te déshnin: Une jam me ju, dhé asnjê s’eshte kunder jush.

Shpia

Dyké lêne te dhéshmét mi dhé, é dyké i dhêne shurit te hiéshmét, éni te sqohémi dhé te ngréme lart syte dhé méjtimét; lé t’i hédhim pamjét édhé ndjénjat bashke mi dyérte qiélloré né njérezit; lé te kujtojme qe jemi ne mal te Ullinjvé dhé te shohim Çperblénjesin te hipur mi re; se s’andéjmi Zoti réndi ner qiéjte; s’andejmi gjenérozi u perndau dhuratat Apostujvé te tij, dyke i ngushelluar dhé dyké i kurajuar si Ate, dyke i udhehéqur si bij, dhé dyké u thêne: Nuke ndahem préj jush; une jam me ju, dhé asnje s’eshte kunder jush.

Synaksar

Gjithe sot, te Enjtén ê Javes se Gjashtte pas Pashkes, krémterojme Shêstjén é Zotit dhe Pérendise dhé Shpetimtant tone Jésu Krisht.
Dyke ndenjur me te diathten aterore, o Fiale,
U fale Dishépujvé bese me te shigurte.
O Krisht Pérendia jone, qe u-shéstjové me lavdi, meshirô-na. Amen.

Zbritesoré T. IV

I. I mbuluar préj miégullé te hyjeshmé, belbecaku oratoroj ligjen é hyjshkruar; se, dyké shkundur balten é syrit te mendjés, shikon te qênin dhé nisjohét me dijen é Shpirtit, dyké lavderuar me kênge te pérendishmé.

III. I dermoj vargojt’ é barkut shtérp dhé sharjén é pambajtur te mirpiéllorés lutja vétem é profétéshes se motshimé Anna, qe u-perunj me shpirt te dermuar té Fuqimadhi dhé Pérendi’ é dijavé.

IV. O Mbrét i mbrétervé, ô Fiale, qe lindé vétem préj Atit pa-nisjé i tille préj te tillit, u dergové si mirebéres Shpirtin tênt te njefuqishim dhé te pavdékur Apostujvé qe kendojne: Lavdi fuqise s’até, ô Zot.

V. Pritni vésen é Shpirtit te frymeziarrte, si spastrim zgjidhes te paudhesivé, ô diéma te dritefytyreshme te Kishes; se tani ka dale préj Siones ligja, hiri i Shpirtit, ne forme gjuherash ziarri.

VI. Si meshirim dhé shpetim na shkelqévé préj Virgjeréshes, ô Zoti Krisht, qe te rrembésh nga prishja têre Adamin, qe ra me gjithe gjindjén é tij, sikunder shpetové Profétin Jona préj kraherorit t’égersires se détit.

VII. Me nje zê buçiti kênge shtruméntésh per te ndéruar vépren pa-shpirt te gatuar me ar; po hiri driteprures i Ngushellimtarit i therrét me vénérim. O Trini é vétem, é njefuqishmé dhé é paniseshmé, é békuar je.

VIII. I zgjith vargojte dhé é véson flagen shtypi i trishkelqimshim i théarqise; é hymnojne Diémat, dhé têre ndertésa é krijuar békon te vétemin Shpetimtar dhé véperimtar te gjithesise si mirebêres.

Prifti thote: «Hyjlindesén dhé Memen e Drites… » dhé kendohét:

Kênge IX

Engjejte, dyké pare ngjitjén é Zotit, çuditeshin, si u-ngrit me lavdi préj dhéut me te lartat.
O dhurata permi kupetim! O myshtér i tmérrshim! Si Zoti i te gjithevé, dyké shkuar préj dhéut ne qiéllorét, u dergoj Dishépujvé Shpirtin Shénjt, qe u ndriçoj mendjen dhé i bêri te ziarrte me hir.

Engjejte, dyké pare…
Zoti i tha tufes se Dishépujvé: Ju rrini ne Jérusalem, dhé une do t’ju dergoj nje tiater Ngushellimtar, te bashkefroneshmin dhé te bashkendéruarin me mua, qe me shikoni te shéstjohém mi nje ré te ndriçimé.

Engjejte, dyké pare…
Madheshtia é te varferuarit truperisht u-ngrit shéshit persiper qiéjvé, dhé natyra jone é rêne ndérohét me bashkendenjién é Atit. Lé te krèmterojme pra, lé te brohoritim te gjithe me nje zê, dhé lé te trokasim duarte me gas.

Hyjlindesoré – Drita qe shkelqén préj drité, ô é panjolleshmé, lindi préj téjé, dhé perndau têre érresiren é athéismit, dhé ndriçoj atà qe flénin ne nate; perandaj te gjithe, si pas détyres, te lumerojme gjithenje per jeté.

Zbritesoré – Gezohu, ô Mbréteréshe, ô lavdi nênevirgjeroré; se asnje goje qe flét, sadô é mirlevizur dhé é êmbel-fialte, nuke munt te te kendoje si te ka hié; dhé ç’dô mendjé vertikohét te kupetoje lindjén tende Perandaj me nje zê te lavderojme.

Dergimesoré – T. II

Dyké shikuar Dishépujte, u-shéstjové, ô Krisht, dhé ndenjé bashke me Atin; Engjej réntnin perpara dhé therrisnin: Çélini dyérte, çélini; se Mbréti u-ngjit prape té laft’ i kryéndriçim (tri hère).

Lavderimé – T. I – Pas «Ton uranion tagmaton». 
Engjellorisht lé te krémtojme né te boteshmit Pérendine tone qe rri mi fron lavdié, dyké bertitur hymnin: I shénjte je, ô Ate i qiélleshme, ô Fial’ é bashkaméshuar, i shénjte je, édhé ti, Shpirti têreshénjt.

Kur pane kréret é Engjejvé, ô Shpetimtar, çudin’ é Shéstjés s’ate, njêri tiatrit i thoshin: Ç’eshte kjo pamjé dhé cili eshte ky, qe dukét nga fytyra si njèrî, dhé persiper qiéjvé, si Pérendi, ngjitét me trupin é tij?

Galiléanet kur pane qe u-shéstjové ti préj malit te Ullinjvé me gjithe trupin, ô Fiale, degjonin Engjej qe u thoshin atyrévé: Perse shikoni dhé çuditéni? Ky do te vije prape truperisht, sikunder é pâte mi dhé.

Lavdi é Tani – T. T. II – Lindé, siç déshé vête… (Shih me siper ner Pasvargjét é Mbrêmesorés).

NE MÊSHE

Antifon – Shpetô-na, ô i Biri i Pérendise, qe u-shéstjové préj nésh ner qiéjte me lavdi, né qe te kendojme. Alléluia.

Hyrtoré – U-ngjit Pérendia me brohori, Zoti me zê trumbété. Shpetôna, ô i Bir’ i Pérendise, qe u-shéstjové préj nésh ner qiéjte me lavdi…

Perleshorja dhé Shkurtorja é Shéstjés, dhé pastaj «Shent Pérendi»

APOSTULL

Ngjitu mi qiéjte, ô Pérendi.
Zemra imé eshte gati, ô Pérendi.
Kendimi préj Aktévé t’Apostujvé.

Fialen é pare, ô Théofil, é bêra per te gjitha sa nisi Jésuj te bêje dhé te mesoje gjér m’atê dite qe u-shéstjua, passi me anen é Shpirtit Shénjt u là porosira Apostujvé qe pat zgjédhur. Te cilevé u deftéu dhé vétén é tij te gjallé, passi pesoj, me shumeshenja, dyké u-dukur ner ta per dyzét dite, dhé dyké u folur per punet é mbréterise se Pérendise. Dhé dyké qêne mblédhur, i porositi mos ndahén nga Jérusalémi, po te présin zotimin é Atit qe degjuat préj méjé. Se Joani pagezoj me uje, po ju do te pagezohéni me Shpirt Shénjt jo pas shune ditsh qe sot. Kur u-mblodhe pra, é pyésnin dyké thêne: «Zot, valle me keté kohe do t’i réstorosh mbréterine Israélit?» Dhé ay u tha. «Nuk eshte puna juaj te njihni koherat é motet qe i ka vêne Ati ne potére te tij. Po do te mérrni fuqi, kur te vije Shpirti Shénjt mi ju; dhé do t’me jini deshmore ne Jérusalem dhé ne têre Judène dhé Samarine, édhé gjér ne funt te dhéut». Dhé si tha ketô, tek po shikonin, u-ngrit, dhé nje ré é mori préj syvé te tyré. Dhé, tek po ishin dyké shikuar ne qiéll qe po shkonté, jâ dy njéres me roba te bardha u qendruan afer, te cilet u thane: «Burra Galiléane, perse qendroni dyké shikuar ne qiéll? Gjithe ky Jésu, qe u-shéstjua préj jush ne qiéll, do te vije prape ashtu siç é pâte te shkoje ne qiéll». Ahéré u-kthyén ne Jérusalem préj malit qe quhét i Ullinjvé, qe eshte afer Jérusalémit dhé mban nje te Shtune udhe lark.

UNGJILL

(Thuhét Ungjilli Mengjézor VI)

Ne «Veçan Tereshenten» thuhét Zbritesorja IX

Kungatoré

U-ngrit Pérendia me brohori, Zoti me zê trumbété.

Ne vent te «Pame driten», thuhét Perleshorja é Shéstjés.

* * *