Kapitulli: 1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11  12  13  14  15  16  17  18  19  20  21  22  23  24  25  26  27  28  29  30  31  32  33  34  35  36  37  38  39  40  41  42  43  44  45  46  47  48  49  50

Të-bërëtë – Krye 1

1 Ndë kryet Perëndia bëri qiellin’ edhe dhenë.

2 Edhe dheu ishte pa formë edhe i-shkretë; edhe ishte errësirë mbi faqet të pafundjesë. Edhe Fryma e Perëndisë sillej mbi faqet të ujëravet.

3 Edhe Perëndia tha, Letë bënetë dritë; edhe ubë dritë. 4 Edhe Perëndia pa dritënë se ishte e-mirë; edhe Perëndia ndau dritëne nga errësira. 5 Edhe Perëndia dritën’ e quajti Ditë, edhe errësirën’ e quajti Natë. Edhe ubë mbrëmje, edhe ubë mëngjes, dit’ e-parë.

6 Edhe Perëndia tha, Letë bënetë qëndresë ndër mest të ujëravet, edhe letë ndanjë ujëratë nga ujëratë. 7 Edhe Perëndia bëri qëndresënë, edhe ndau ujëratë që ishinë përposh qëndresësë nga ujëratë që ishinë përsipërë qëndresësë; edhe ubë kështu. 8 Edhe Perëndia e quajti qëndresënë Qiell. Edhe ubë mbrëmje, edhe ubë mëngjes, dit’ e-dytë.

9 Edhe Perëndia tha, Letë mblidhenë ujëratë që janë përposh qiellit mbë një vënt, edhe letë duketë toka; edhe ubë kështu. 10 Edhe Perëndia tokënë e quajti Dhe; edhe të-mbledhurit’ e ujëravet e quajti Dete; edhe Perëndia pa se ishte mirë.

11 Edhe Perëndia tha, Letë mbinjë dheu bar të-njomë, bar që bën farë, edhe dru peme që bën pemë pas farës’ së tij, të-cilit fara të jetë nd’ atë mbi dhet; edhe ubë kështu. 12 Edhe dheu mbi bar të-njomë, bar që bën farë pas farës’ së tij, edhe dru që bën pemë, të-cilit fara ishte nd’ atë, pas farës’ së tij; edhe Perëndia pa se ishte mirë. 13 Edhe ubë mbrëmje, edhe ubë mëngjes, dit’ e-tretë.

14 Edhe Perëndia tha, Letë bënenë dritarë ndë qëndresët të qiellit, që të ndanjënë ditënë nga nata; edhe letë jenë për shënja, e për kohëra, e për dit, e për vite; 15 Edhe letë jenë për dritarë ndë qëndresët të qiellit, që të ndritnjënë mbi dhet; edhe ubë kështu. 16 Edhe Perëndia bëri te dy dritarët’ e-mëdhenj, dritarin’ e-math, që të zotëronjë mbi ditët, edhe dritarin’ e-vogëlë, që të zotëronjë mbi natët; bëri edhe yjtë. 17 Edhe Perëndia i vuri ata ndë qëndresët të qiellit, që të ndritnjënë përmbi dhet, 18 Edhe të zotëronjënë mbi ditët, edhe mbi natët edhe të ndanjënë dritënë nga errësira; edhe Perëndia pa se ishte mirë. 19 Edhe ubë mbrëmje, edhe ubë mëngjes, dit’ e-katërtë.

20 Edhe Perëndia tha, Letë pjellën’ ujëratë me të-tepërë gjë të-gjalla që lëvisnjënë, edhe shpes që fluturonjënë përsipërë dheut ndë qëndresët të qiellit. 21 Edhe Perëndia bëri pishqet’ e-mëdhenj, edhe çdo gjë të-gjallë që lëvis, të-cilatë puallnë ujëratë me të-tepërë, pas farës’ s’ atyre, edhe çdo shpes fluturak pas farës’ s’ atij; edhe Perëndia pa se ishte mirë. 22 Edhe Perëndia i bekoj ato, dyke thënë, Shtohi e shumohi, e mbushi ujëratë ndë detet; edhe shpestë letë shumonenë mbi dhet. 23 Edhe ubë mbrëmje, edhe ubë mëngjes, dit’ e-pesëtë.

24 Edhe Perëndia tha, Letë pjellë dheu shtëzë të-gjalla pas farës’ s’ atyre, bagëti, e shtërpinj, e shtëzë të dheut pas farës’ s’ atyre; edhe ubë kështu. 25 Edhe Perëndia bëri shtëzët’ e dheut pas farës’ s’ atyre, edhe bagëtitë pas farës’ s’ atyre, edhe çdo shtërpi të dheut pas farës’ s’ atij; Edhe Perëndia pa se ishte mirë.

26 Edhe Perëndia tha, Letë bëjmë njerinë mbë të-përgjajturit t’ ënë, pas të-shëmbëllyerit t’ ënë, edhe letë zotëronjë mbi pishqet të detit, edhe mbi shpest të qiellit, edhe mbi bagëtit, edhe mbi gjithë dhenë, edhe mbi çdo shtërpi që hiqetë barkazi mbi dhet. 27 Edhe Perëndia bëri njerinë pas të-përgjajturit të tij, pas të-përgjajturit të Perëndisë e bëri atë; mashkull e femërë i bëri ata. 28 Edhe Perëndia i bekoj ata; edhe Perëndia u tha atyre, Shtohi e shumohi, e mbushni dhenë, e pushtoni atë; edhe zotëroni mbi pishqet të detit, edhe mbi shpest të qiellit, edhe mbi çdo gjë të-gjallë që lëvis mbi dhet. 29 Edhe Perëndia tha, Na tek u dhashë juve çdo bar që bën farë, i-cili është mbi faqet të gjithë dheut, edhe çdo dru që ka ndë vetëhet të tij pemë druri që bën farë; këto dotë jenë ndër ju për ushqim; 30 Edhe gjithë shtëzëvet të dheut, edhe gjithë shpesvet të qiellit, edhe çdo shtërpiri që hiqetë barkazi mbi dhet edhe që ka jetë ndë vetëhet të tij, u dhashë çdo bar të-njomë për ushqim; edhe ubë kështu.

31 Edhe Perëndia pa gjithë sa bëri; edhe na tek ishinë fort tëmira. Edhe ubë mbrëmje, edhe ubë mëngjes, dit’ e gjashtëtë.

Të-bërëtë – Krye 2

1 Edhe umbaruanë qielli edhe dheu, edhe gjithë ushtëria e atyreve. 2 Edhe të-shtattënë ditë Perëndia kishte mbaruarë punët’ e tia që bëri; edhe të-shtattënë ditë uprëjt nga gjithë punët’ e tia që bëri. 3 Edhe Perëndia bekoj të-shtattënë ditë, edhe e shënjtëroj atë,; sepse atë ditë uprëjt nga gjithë punët’ a tia që krioj e bëri Perëndia.

4 Këto janë gjenealogjit’ e qiellit e të dheut kur ukriuan’ ata, nd’ atë ditë që bëri Zoti Perëndia dhen’ edhe qiellinë. 5 Edhe nukë kishte edhe bimë të fushësë mbi dhet, edhe bar të fushësë edhe nukë kishte mbirë; sepse Zoti Perëndia nukë kishte prurë shi mbi dhet, edhe s’ kishte njeri që të punonte dhenë. 6 Po hipënte avull nga dheu, edhe njomte gjithë faqen’ e dheut.

7 Edhe Zoti Perëndia gatoj njerinë prej balte nga dheu; edhe i fryjti udër fyejt të hundës’ s’ atij frymë jete; edhe njeriu ubë me shpirt të-gjallë.

8 Edhe Zoti Perëndia mbolli një kopësht ndë Edemë mbë anët të të-lindurit të djellit, edhe njerinë që gatoj e vuri atje. 9 Edhe Zoti Perëndia bëri të mbinjë nga dheu çdo dru i-bukurë ndë syt edhe i-mirë për të-ngrënë, edhe drurin’ e jetësë ndë mest të-kopështit, edhe drurin’ e të-njhurit të së-mirës’ e të së-keqesë. 10 Edhe dilte një lumë nga Edema që të ujitte kopështinë, edhe që andej ndahej mbë katrë dega. 11 Emëri i të-parit ishte Fishon; ky ësht’ ay që qerthëllon gjithë dhen’ e Havillahut, ku ka ar; 12 Edhe ari i atij vëndi ësht’ i-mirë; atje ka vdellion edhe gur tëthonjtë. 13 Edhe emëri i të-dytit lumë ishte Gjihon; ky ësht’ ay që qerthëllon gjithë dhen’ e Hushit. 14 Edhe emëri i të-tretit lumë ishte Hiddekel*); ky ësht’ ay që rrjeth ndë Assyri nga të-lerët’ e djellit. Edhe i-katërti lumë është Evfrati.

*) Tigris.

15 Edhe Zoti Perëndia mori njerinë, edhe e vuri ndë kopështt t’ Edemësë, që t’ a punonte e t’ a ruante. 16 Edhe Zoti Perëndia urdhëroj njerinë, dyke thënë, Nga çdo dru i kopështit munt të hash liruarë; 17 Po nga drur’ i të-njohurit të së-mirës’ e të së-keqesë, nukë dotë hash nge ay; sepse atë ditë që të hash nga ay pa fjalë dotë vdesë.

18 Edhe Zoti Perëndia tha, Nuk’ është mirë të jetë njeriu vetëmë; dot, i bënj ati një ndihmës poi atë. 19 Edhe Zoti Perëndia gatoj prej dheut gjithë shtëzët’ e fushësë, edhe gjithë shpest’ e qiellit; edhe i pruri te njeriu që të shihte qush dot’ i quante ato; edhe ate emërë që t’ i vinte njeriu çdo gjëje së-gjallë, këtë emërë të kishte. 20 Edhe njeriu u vuri emëra gjithë bagëtivet, e shpeset të qiellit, e gjithë shtëzëvet të fushësë; po për njerinë nukë gjëndej ndihmës posi ay. 21 Edhe Zoti Perëndia vuri Adamnë mbë gjumë të-rëndë, edhe fjejti; edhe mori një nga brinjët’ e atij, edhe ja mbylli vëndinë me mish. 22 Edhe brinjënë që mori Zoti Perëndia nga Adami e bëri grua, edhe j’ a pruri Adamit. 23 Edhe Adami tha, Këjo tashi ësht’ ashtë nga eshtërat’ e mia, edhe mish nga mishi im; këjo dotë quhetë grua, sepse këjo është marrë nga burri. 24 Përandaj njeriu dotë lërë t’ an’ e t’ ëmënë, edhe dotë ngjitetë pas gruas’ së tij; edhe dotë jenë një mish. 25 Edhe ishinë lakuriq që të dy, Adami edhe gruaja e atij, edhe s’ kishinë turp.

Të-bërëtë – Krye 3

1 Edhe gjarpëri ishte më dinak se gjithë shtëzët’ e fushësë që kishte bërë Zoti Perëndia; edhe gjarpëri i tha gruasë, A me të-vërtetë tha Perëndia, Mos hani nga çdo dru i kopështit? 2 Edhe gruaja i tha gjarpërit, Nga pemët’ e drurëvet të kopështit munt të hamë; 3 Po sa për pemën’ e drurit, që është ndë mest të kopështit, Perëndia tha, Nukë dotë hani nga ay, as dot’ i piqni atij, që të mos vdisni. 4 Edhe gjarpëri i tha gruasë, Me të-vërtetë nukë dotë vdisni; 5 Po Perëndia e di, se atë ditë që të hani nga ay dot’ u hapenë juve sytë, edhe dotë jini posi perëndira, dyke njohurë të-mirën’ e të keqenë.

6 Edhe gruaja kur pa, se druri ishte i-mirë përtë-ngrënë, edhe se ishte i-pëlqyerë ndë syt, edhe se ishte një dru i-dëshëruarshim, se ep mënt, mori prej pemës’ s’ atij, edhe hëngri; edhe i dha edhe burrit të saj bashkëme vetëhen’ e saj, edhe ay hëngri. 7 Atëhere uhapnë sytë atyre që të dyve, edhe e njohnë se ishinë lakuriq; edhe qepnë bashkë fletë fiku, edhe i bënë vetëhes’ seë tyre përparje.

8 Edhe dëgjuanë zën’ e Zotit Perëndisë, tek po ecënte ndë kopështt mbë zëmërë-herë; edhe Adami edhe gruaja e atij ufshehnë prej faqes’ së Zotit Perëndisë ndër mest të drurëvet të kopështit. 9 Edhe Zoti Perëndia thirri Adamnë, edhe i tha, Ku je? 10 Edhe ay tha, Dëgjova zënë t’ ënt ndë kopështt, edhe ufrikësuashë, sepse jam lakuriq; edhe ufshehçë. 11 Edhe Perëndia tha, Kush të dëfteu se je lakuriq? Mos hëngre prej drurit që të pata urdhëruarë të mos hash prej atij? 12 Edhe Adami tha, Gruaja që më dhe që të jetë bashkë me mua, ajo më dha nga druri, edhe hëngra. 13 Edhe Zoti Perëndia i tha gruasë, Ç’ është këjo që bëre? Edhe gruaja tha, Gjarpëri më gënjeu, edhe hëngra.

14 Edhe Zoti Perëndia i tha gjarpërit, Meqëne-që bëre këtë, dotë jesh i-mallëkuarë ndër mest të gjithë bagëtivet, e ndër mest të gjithë shtëzëvet të fushësë; mbi barkunë t’ ënt dotë ecënjç, edhe dhe dotë hash gjithë ditt’ e jetësë s’ atë; 15 Edhe armiqësi dotë vë ndër mest teje edhe të gruasë, edhe ndër mest të farësë s’ ate edhe të farës’ s’ asaj; ajo dotë të shtypnjë kryetë, edhe ti dot’ i çponjç thëmbrënë. 16 Edhe gruasë i tha, Dotë shumonj tepërë hidhërimet’ e tu edhe të-dhëmburat’ e të-pjellit t’ ënt; me hidhërime dotë pjellç fë-mijë; edhe dëshërimi yt dotë jetë mbë burrinë t’ ënt, edhe ay dotë të urdhëronjë ty. 17 Edhe Adamit i tha, Me-qënë-që i dëgjove zërit të gruasë s’ ate, edhe hëngra nga druri, për të-cilinë të urdhërova, dyke thënë, Nukë dotë hash prej atij, i-mallëkuarë dotë jetë dheu për tynë; me mundim dotë hash prej atij gjithë ditt’ e jetësë s’ ate; 18 Edhe dotë mbinjë për ty gjëmba edhe driza; edhe dotë hash barin’ e arësë; 19 Me djersë të faqesë s’ ate dotë hash bukënë, gjersa të kthenesh ndë dhet, prej të cilit umore; sepse dhe je, edhe ndë dhe dotë kthenesh.

20 Edhe Adami j’ a vuri emërinë gruas’ së tij Evë,*) sepse ajo ishte e ëm’ e gjithë të-gjallëvet.

*) jetë.

21 Edhe Zoti Perëndia i bëri Adamit edhe gruas’ s’ atij rroba të-lëkurëta, edhe i veshi ata. 22 Edhe Zoti Perëndia tha, Na njeriu tekubë posi një prej nesh, për të njohurë tëmirën’ e të-kequenë; edhe tashi që të mos ndenjë dorën’ e tij, e të marrë nga drur’ i jetësë, të hajë, e të rronjë për gjithë jetënë. 23 Përandaj Perëndia e nxori atë jashtë kopështit t’ Edemësë, për të punuarë dhenë, prej të-cilit ishte marrë. 24 Kështu e dëboj njerinë; edhe ndë kopështt të Edemësë nga të-lindurit’ e djellit vuri Qerubimete, edhe kordhën’ e-flakëkë që kthenej nga të-gjihtë anëtë, që të ruaninë udhën’ e drurit të jetësë.

Të-bërëtë – Krye 4

1 Edhe Adami njohu Evënë, gruan’ e tij; edhe ajo umbars, edhe polli Kaininë; edhe tha, Fitova një njeri me ndihmën’ e Zotit. 2 Edhe ajo polli përsëri të vëllan’ e atij Abel. Edhe Abeli ishte bari dhënsh, po Kaini ishte bujk.

3 Edhe pas ca kohë Kaini i pruri Zotit dhuratë nga pemët’ e dheut. Edhe Abeli, pruri edhe ay nga të-lashiat’ e dhënet të tij, edhe uga dhjami i atyreve. 4 Edhe Zoti vështroj me sy të-mirë mbë Abelin’ e mbë dhuratën’ e atij; 5 Po mbë Kainin’ e mbë dhuratën’ e atij nukë vështroj. Edhe Kaini uzëmërua fort, edhe i uvrërua fytyra. 6 Edhe Zoti i tha Kainit, Përse uzëmërove? edhe përse t’ uvrërua fytyra? 7 Ndë bëfsh mirë, a nukë dotë pritesh me të-mirë? edhe ndë mos bëfsh mirë, faji dergjetë ndë derët. Edhe mbë ty dotë jetë dëshërimi i atij, edhe i dotë zotëronjç mbi atë.

8 Edhe Kaini foli me Abelinë, të-vëllan’ e tij. Edhe tek po ishinë ndë fushët, Kaini ungrit kundrë Abelit, vëllajt të tij, edhe e vrau. 9 Edhe Zoti i tha Kainit, Ku është Abeli, yt vëlla? Edhe ay tha, Nukë di; mos jam unë ruajtësi i t’ im vëllaj? 10 Edhe Zoti tha, Ç’ bëre? zëri i gjakut të t’ yt vëllaj thërret mbë mua prej dheut. 11 Edhe tashi dotë jesh i-mallëkuarë nga dheu që hapi gojën’ e tij për të priturë gjakun’ e t’ yt vëllaj nga dora jote; 12 Kur të punonjç dhenë paskëtaj, s’ të ka për të dhënë funqin’ e tij: dotë ikënjç e dotë sillesh andej e këtej mbi dhet. 13 Edhe Kaini i tha Zotit, Mundimi im është më i-math se sa munt t’ a duronj. 14 Na tek po më ndoqe sot nga faqeja e dheut; edhe nga faqeja jote dotë fshihem, edhe dotë ikënj edhe dotë sillem andej e këtij mbi dhet; edhe kushdo që të më gjenjë dotë më vrasë. 15 Edhe Zoti i tha atij, Përandaj kushdo që të vrasë Kaininë, i shtatëmëzuarë çpagim dotë merrëtë prej atij. Edhe Zoti i vuri shënjë Kainit, që kushdo që t’ a gjenjë të mos e vrasë atë. 16 Edhe Kaini dolli që prej faqes’ së Zotit, edhe ndënji ndë dhet të Nodhit, nga ana që lint dielli ndë Edemë.

17 Edhe Kaini njohu gruan’ e tij, edhe ajo umbars, edhe polli Enohunë; edhe ndërtoj një qytet, edhe emërin’ e qytetit e quajti Enoh, mb’ emërit të të birt. 18 Edhe Enohut i lindi Iradi; edhe Iradit i lindi Mehujaili; edhe Mehujailit i lindi Methushaili; edhe Methushailit i lindi Llamehu.

19 Edhe Llamehu mori dy gra për vetëhen’ e tij; i njërësë emëri ishte Adahë, edhe emër’ i tjatrësë ishte Sillahë. 20 Edhe Adaha polli Jaballinë; ky ishte i at’ i atyreve që rrinë ndë tënda edhe mbajnë bagëti. 21 Edhe emëri i të vëllajt ishte Juball; ky ishte i at’ i atyreve që i bjenë qitharës’ e fyellit. 22 Edhe sa për Sillahënë, ajo polli Thuball-kainë, ndërtonjësin’ e çdo orëndie presëse prej rame e prej hekuri; edhe e motëra e Thuball-kainit ishte Naamaha. 23 Edhe Llamehu u tha gravet të ti:

Adahë edhe Sillahë, dëgjoni zënë t’ im; Gra të Llamehut, mba-u-ni vesh fjalëvet të mia;
Sepse vrava burrë që t’ a kem plagë,
Edhe djalosh që t’a kem frushkullë;
Ndë Kainit ligësia dot’ i çpaguhetë shtatë herë,
Pa fjatë Llamehut shtatë-dhjet’ e shtatë herë.

25 Edhe Adami njohu përsëri gruan’ e tij, edhe ajo polli djalë, edhe j’ a vuri emërinë Sith; sepse, tha, Perëndia më dha një tjetërë farë ndë vëntt të Abelit që vrau Kaini. 26 Gjithashtu edhe Sithit i lindi djalë; edhe j’ a vuri emërinë Enos. Atëhere zunë të thërresënë mb’ emërin’ e Zotit.

Të-bërëtë – Krye 5

1 Këjo ësthë vivlia e gjenealogjivet t’ Adamit. Atë ditë që bëri Perëndia njerinë, pas shëmbellesës’ së Perëndisë e bëri; 2 Mashkull e femërë i bëri ata; edhe i bekoj ata, edhe e quajti emërin’ e atyre Adam, atë ditë që i bëri ata.

3 Edhe Adami rroj një qint e tri-dhjetë vjet, edhe i lindi djalë mbë shëmbëllimt të tij, pas të-përgjajturit të tij, edhe j’ a vuri emërinë Sith. 4 Edhe ditt’ e Adamit, passi i lindi Sithi, ishinë, tetë qint vjet; edhe i lintnë bij e bija. 5 Edhe gjithë ditt’ e Adamit që rroj ishinë nëntë qint e tri-dhjetë vjet; edhe vdiq.

6 Edhe Sithi rroj një qint e pesë vjet, edhe i lindi Enosi. 7 Edhe Sithi rroj, passi i lindi Enosi, tetë qint e shtatë vjet, edhe i lintnë bij e bija. 8 Edhe gjithë ditt’ e Sithit ishinë nëntë qint e dy-mbë-dhjetë vjet; edhe vdiq.

9 Edhe Enosi rroj nëntë-dhjetë vjet, edhe i lindi Kainani. 10 Edhe Enosi rroj, passi i lindi Kainani, tetë-qint e pesë-mbë-dhjetë vjet, edhe i lintnë bij bija. 11 Edhe gjithë ditt’ e Enosit ishinë nëntë qint e pesë vjet; edhe vdiq.

12 Edhe Kainani rroj shtatë-dhjetë vjet, edhe i lindi Mahallaleili. 13 Edhe Kainani rroj, passi i lindi Mahallaleili, tetë qint e dyzet vjet, edhe i lintnë bij e bija. 14 Edhe gjithë ditt’ e Kainanit Ishinë nëntë qint e dhjetë vjet; edhe vdiq.

15 Edhe Mahallaleili rroj gjashtë dhjet’ e pesë vjet, edhe i lindi Jaredi. 16 Edhe Mahallaleili rroj, passi i lindi Jaredi, tetë qint e tri-dhjetë vjet, edhe i lintnë bij e bija. 17 Edhe gjithë ditt’ e Mahallaleilit ishinë tetë qint e nëntë dhjet’ e pesë vjet; edhe vdiq.

18 Edhe Jaredi rroj një qint e gjashtë-dhjet’ e dy vjet, edhe i lindi Enohu. 19 Edhe Jaredi rroj, passi i lindi Enohu, tetë qint vjet, edhe i lintnë bij e bija. 20 Edhe gjithë ditt’ e Jaredit ishinë nëntë qint e gjashtë-dhjet’ e dy vjet; edhe vdiq.

21 Edhe Enohu rroj gjashtë-dhjet’ e pesë vjet, edhe i lindi Methusalla. 22 Edhe Enohu eci me Perëndinë, passi i lindi Methusalla, tre qint vjet, edhe i lintnë bij e bija. 23 Edhe gjithë ditt’ e Enohut ishinë tre qint e gjashtë-dhjet’ e pesë vjet. 24 Edhe Enohu eci me Perëndinë, edhe nuk’ ugjënt ; sepse Perëndia e mori.

25 Edhe Methusalla rroj një qint e tëtë-dhjet’ e shtatë vjet, edhe i lindi Llamehu. 26 Edhe Methusalla rroj, passi i lindi Llamehu, shtatë qint e tetë-dhjet’ e dy vjet, edhe i lintnë bij e bija. 27 Edhe gjithë ditt’ e Methusallësë ishinë nëntë qint e gjashtë-dhjet’ e nëntë vjet; edhe vdiq.

28 Edhe Llamehu rroj një qint e tetë-dhjet’ e dy vjet, edhe i lindi një djalë; 29 edhe j’ a vuri emërinë Noe, dyke thënë, Ky dotë na prënjë nga puna jonë edhe nga mundimi i duarvet t’ ona, për punë të dheut që mallëkoj Zoti. 30 Edhe Llamehu rroj, passi i lindi Noeja, pesë qint e nëntë-dhjet’ e pesë vjet, ehhe i lintnë bij e bija. 31 Edhe gjithë ditt’ e Llamehut ishinë shtatë qint e shtatë-dhjet’ e shtatë vjet; edhe vdiq.

32 Edhe Noeja ishte pesë qint vjeç ndë moshë; edhe Noesë i lindi Shimi, e Hami, i Jafethi.

Të-bërëtë – Krye 6

1 Edhe kur zunë njerëzitë të shumonenë mbi faqet të dheut, edhe bija u lintnë atyre. 2 Të bijt’ e Perëndisë, kur panë të bijat’ e njerëzet se ishinë të-bukura, muarrë gra për vetëhen’ e tyre nga gjith’ ato që sgjodhë. 3 Edhe Zoti tha, Nukë dotë luftonjë fryma ime gjithënjë me njerinë, sepse është mish; ditt’ e ati dotë jenë edhe një qint e njëzet vjet.

4 Nd’ ato dit ishinë gjigandëtë mbi dhet, edhe pastaj, passi hynë të bijt’ e Perëndisë ndër të bijat të njerëzet, edhe ato u puallnë djem atyre, ata ishinë të-fortëtë burra, të-cilëtë që moti ishinë burra me emërë.

5 Edhe Zoti pa se ligësia e njeriut ishte emadhe mbi dhet, edhe se gjithë qëllimet’ e mendimevet të zëmërës’ s’ atij ishinë gjithënjë vetëmë të-këqia. 6 Edhe Zoti upendua që bëri njerinë mbi dhet, edhe uhidhërua ndë zëmërët të tij. 7 Edhe Zoti tha, Dotë shuanj njerinë që bëra prej faqes’ së dheut, që nga njeriu e gjer mbë bagëti, e shtërpi, e shpes qielli; sepse upendova që bëra ata. 8 Po Noeja gjeti hir përpara Zotit.

9 Këto janë gjeneallogjit’ e Noesë. Noeja ishte njeri i-drejtë, i-sosurë ndë kohët të ti; Noeja eci me Perëndinë. 10 Edhe Noesë i lintnë tre djem, Shimi, Hami e Jafethi.

11 Edhe dheu uvduar përpara Zotit, edhe umbush dheu me paudhëri. 12 Edhe Perëndia pa dhenë, edhe na tek ishte vdjerrë; sepse çdo mish kishte vdjerrë udhën’ e tij mbi dhet.

13 Edhe Perëndia i tha Noesë, Fundi i çdo mishi erdhi përpara meje, sepse dheu umbush me paudhëri prej atyre; edhe na tek dotë shuanj ata bashkë me dhenë. 14 Bëj për vetëhenë t’ ënde një arkë prej drush goferi; dhomëra të bënjç nd’ arkët, edhe t’ e lyenjç atë me pisë përbrënda e përjashta. 15 Edhe kështu t’ a bënjç atë; të-gjatët’ e arkëse të jetë tre qint kut, të-gjerët’ e asaj pesë-dhjetë kut, edhe të-lartët’ e asaj tri-dhjetë kut. 16 Të bënjç një vënt për dritë nd’ arkët, edhe t’ a ngresh një kut siprazi; edhe t’ j’ a lësh derën’ arkësë prej ijash; me pat të-poshtërë, të-mesm, edhe të-tretë t’ a bënjç atë. 17 Edhe unë vetë tek po bje përmbytjen’ e ujëravet mbi dhet, që të vdjer ndënë qiellt çdo mish, që ka frymë jete ndë vetëhet të tij; çdo që është ndë dhet dotë vdesë. 18 Po me ty dotë vë dhiatënë t’ ime; edhe dotë hynjç nd’ arkët, ti, edhe bijt’ e tu, edhe gruaja jote, edhe grat’ e bijvet të tu bashkë me ty. 19 Edhe nga çdo gjë e-gjallë prej çdo mishi, nga dy nga të-gjitha, dotë kllaç brënda nd’ arkët, që t’ i ruanjç të-gjalla bashkë me ty; dotë jenë mashkull e femërë. 20 Nga shpestë pas farës’ s’ atyre, e nga bagëtitë pas farës’ s’ atyre, nga dy prej çdo fare dotë hynjënë te ti, që t’ u ruanjç jetënë. 21 Edhe ti merr për vetëhenë t’ ënde prej çdo ushqimi që hahetë, edhe t’ a mblethç përanë teje; edhe të jetë për ushqim për ty, edhe për ato.

22 Edhe Noeja bëri gjithë, sikundrë e urdhëroj Perëndia; ashtu bëri.

Të-bërëtë – Krye 7

1 Edhe Zoti i tha Noesë, Hyrë nd’ arkët ti, edhe gjithë shtëpia jote; sepse ty të pashë të-drejtë përpara meje ndë këtë bres. 2 Prej çdo shtëze së-pastrëtë merr me vetëhenë t’ ënde shtatë e shatë, mashkullin’ e femërën’ e asaj; edhe prej shtëzëvet që s’ janë të-pastrëta nga dy, mashkullin’ e femërën’ e asaj; 3 Edhe nga shpest’ e qiellit shtatë e shtatë, mashkull e femërë; që të ruaniç farë mbi faqet të gjithë dheut. 4 Sepse edhe shtatë dit, edhe dotë bje shi mbi dhet dyzet dit’ e dyzet net; edhe çdo gjë të-gjallë që kam bërë dot’ a shuanj nga faqeja e dheut. 5 Edhe Noeja bëri gjithë, sikundrë e urdhëroj Zoti.

6 Edhe Noeja ishte gjashtë qint vjeç, kur ubë përmbytja e ujëravet mbi dhet. 7 Edhe hyri nd’ arkët Noeja, edhe të bijt’ e atij, edhe gruaja e atij, edhe grat’ e bijvet t’ ati bashkë me atë, për punë të ujëravet të përmbytjesë. 8 Nga shtëzët’ e-pastrëta e nga shtëzëtë që s’ janë të-pastrëta, e nga shpestë, e nga gjithë shtërpinjtë që hiqenë barkazi mbi dhet, 9 Dy nga dy hynë nd’ arkët te Noeja, mashkull e femërë, sikundrë e urdhëroj Noenë Perëndia.

10 Edhe pas shtatë ditsh, ujërat’ e përmbytjesë ishinë mbi dhet. 11 Të-gjashtë qindinë vit të jetës’ së Noesë, të-dytinë muaj, të-shtatë-mbë-dhjettënë ditë të muajit, atë ditë uçanë gjithë burimet’ e abyssës’ së-madhe, edhe finestrat’ e qiellit uhapnë. 12 Edhe ra shi mbi dhet dyzet dit e dyzet net. 13 Edhe atë ditë hyri nd’ arkët Noeja, edhe të bijt’ e Noesë, Shimi, e Hani, e Jafethi, edhe gruaja e Noese, edhe të tri grat’ e bijvet t’ atij bashkë me ata; 14 Ata, edhe gjithë shtëzëtë pas farës’ së tyre, edhe gjithë bagëtitë pas farës’ së tyre, edhe gjithë shtërpinjtë që hiqenë barkazi mbi dhet pas farës’ së tyre, edhe gjithë shpestë pas farës’ së tyre, çdo që fluturon prej çdo fare. 15 Edhe hynë nd’ arkët te Noeja, dy nga dy prej çdo mishi që ka frymë jete. 16 Edhe ato që hynë, hynë mashkull e femërë prej çdo mishi, sikundrë e urdhëroj atë Perëndia. Edhe Zoti e mbylli arkënë sipër’ atij.

17 Edhe ubë përmbytja dyzet dit përmbi dhet; edhe ushumuanë ujëratë, edhe ngritnë arkënë, edhe hipi lart përmbi dhet. 18 Edhe po shtoneshin’ ujërate, e po shumoneshinë fort mbi dhet; edhe arka sillej mbi faqet të ujëravet. 19 Edhe ujëratë ushtuanë fort mbi dhet; edhe umbuluanë gjethë malet’ e-lartë që ishinë ndënë gjithë qiellinë. 20 Pesë-mbë-dhjetë kut përsipërë hipnë ujëratë, edhe umbuluaneë maletë. 21 Edhe vdiq çdo mish që lëviste mbi dhet, shpes, e bagëti, e shtëzë, e gjithë shtërpinjtë që hiqenë barkazi mbi tokët, e çdo njeri. 22 Nga gjithë sa ishinë mbi tokët, gjithë sa kishinë frymë jete ndër fyejt të hundësë, vdiqnë. 23 Edhe ushua çdo gjë e-gjallë që ishte mbi faqet të dheut, njeri, e bagëti, e shtërpi, e shpes të qiellit; edhe ushuanë prej dheut; edhe mbeti vetëmë Noeja, edhe sa qenë bashkë me atë nd’ arkët. 24 Edhe mbetnë ujëratë të-lartuara përmbi dhet një qint e pesë-dhjetë dit.

Të-bërëtë – Krye 8

1 Edhe Perëndia kujtoj Noenë, e gjithe gjët’ e-gjalla, e gjithë bagëtitë që ishinë bashkë me atë nd’ arkët; edhe Perëndia bëri të shkonjë një erë përmbi dhet, edhe ureshtnë ujëratë. 2 Edhe umbyllnë burimet’ e abyssësë, edhe finestrat’ e qiellit, edhe pushoj shiu nga qjejtë. 3 Edhe pa pushim po hiqeshinë ujëratë prej dheut; edhe pas një qint e pesë-dhjetë ditsh upakësuanë ujëratë. 4 Edhe të-shtattinë muaj, mbë të-shtatë-mbë-dhjettënë ditë të muajt, arka ndënji mbi malet të Araratit. 5 Edhe ujëratë pa pushim po pakësoneshinë gjer mbë tëdhjettinë muaj; të-dhjettinë muaj, mbë të-parënë ditë të muajt, uduknë majat’ e malevet.

6 Edhe ndë funtt te dyzet ditve Noeja hapi finestrën’ e arkësë që kishte bërë; 7 Edhe lëshoj korbinë, i-cili vij e vinte, gjer sa uthanë ujëratë prej dheut. 8 Pastaj lëshoj edhe pëllumbinë që përanë vetëhes’ së tij, për të parë ndë kishinë shteruarë ujëratë prej faqes’ së dheut. 9 Po pëllumbi nukë gjeti të-prëjturë për këmbët’ e tia, edhe ukthye tek ay nd’ arkët; sepse ujërat’ ishinë mbi faqet të gjithë dheut. Edhe ay ndejti dorën’ e tij, edhe e zuri, edhe e kalli brënda nd’ arkët përanë vetëhes’ së tij.

10 Edhe priti edhe shtatë dit të-tjera; edhe përsëri lëshoj pëllumbinë nga arka; 11 Edhe pëllumbi ukthye tek ay ndajë mbrëma, edhe na tek kishte ndë gojët të ti një fletë ulliri, sërish të-këputurë; kështu Noeja e kupëtoj se ujëeratë kishinë shteruarë prej dheut. 12 Edhe priti edhe shtatë dit të-tjera, edhe lëshoj prapë pëllumbinë; edhe ky nuk’ ukthye më tek ay.

13 Edhe të-gjashtë qindin’ e një vit të Noesë, të-parinë muaj, të-parënë ditë të muajt, ujëratë ishinë tharë prej dheut; edhe Noeja ngriti kulmin’ e arkësë, edhe pa, edhe na tekishte tharë faq’ e dheut. 14 Edhe të-dytinë muaj, të-njëzet e shtattënë ditë të muajt dheu ishte i-thatë.

15 Edhe Perëndia i foli Noesë, e i tha, 16 Dil nga arka, ti, edhe gruaja jote, edhe bijt’ e tu, edhe grat’ e bijvet të tu bashkë me ty. 17 Nxir bashkë me ty çdo gjë të-gjallë që është bashkë me ty prej ëdo mishi, shpes e bagëti, e çdo shtërpi që hiqetë barkazi mbi dhet, e letë shumonenë mbi dhet, e letë shtonenë, e letë bënenë plot mbi dhet. 18 Edhe Noeja dolli, edhe të bijt’ e ati, edhe gruaj’ e ati, edhe grat’ e bijvet t’ ati bashkë me atë; 19 Gjithë shtëzëtë, gjithë shtërpinjtë, e gjithë shpestë, çdo që lëvis mbi dhet, pas faravet të tyre, duallnë nga arka.

20 Edhe Noeja ndërtoj një therore për Zotinë; edhe mori nga çdo bagëti e-pastrëtë, edhe nga çdo shpes i-pastrëtë, edhe pruri kurban të-gjithëdjegurë mbi theroret. 21 Edhe Zoti mori erë të-mirë; Edhe Zoti tha ndë zëmërët të ti, S’ kam për të mallëkuarë më dhenë për punë të njeriut; sepse mendimi i zëmërës’ së njeriut ësht’ i-lik që nga foshnjëria e atij; as kam për të prishurë më prapë çdo gjë të-gjallë, sikundrë bëra. 22 Gjersa të jetë dheu, të-mbjellë e të-korrë, e të-ftohët’ e të ngrohëtë, e verë e dimër, e ditë e natë, nukë kanë për të pushuarë.

Të-bërëtë – Krye 9

1 Edhe Perëndia bekoj Noenë, edhe të bijt’ e ati, edhe u tha atyre, Shtohi, e shumohi, e mbushni dhenë. 2 Edhe frikë prej jush, edhe të-dridhurë prej jush, dotë jetë mbi çdo shtëzë të dheut, edhe mbi ëdo shpes të qiellit; këto me çdo gjë që lëvis mbi dhet, edhe me gjithë pishqet’ e detit epenë ndë dorët t’ uaj. 3 Çdo gjë që lëvis e rron dot’ u jetë juve për ushqim; të-gjitha posi barin’ e-njomë u’ a kam dhënë juve. 4 Po mish me jetën’ e ati, me gjakun’ e ati, nukë dotë hani. 5 Edhe pa fjalë gjakunë t’ uaj, të jetësë s’ uaj, dot’ a kërkonj; nga dora e çdo shtëze dot’a kërkonj atë; edhe nga dora e njeriut, po, nga dora e vëllajt të çdo njeriu dot’ a kërkonj jetën’ e njeriut. 6 Kush derth gjak njeriu, prej njeriu dotë derdhetë gjaku i atij; sepse pas shëmbëllimit të Perëndisë e bëri Perëndia njerinë. 7 Edhe ju, shtohi, e shumohi; mbushi plot mbi dhet, edhe shumohi mbi atë.

8 Edhe Perëndia i foli Noesë, edhe të bijvet t’ atij bashkë me atë, e i tha, 9 Edhe unë na tek vë dhiatënë t’ ime me ju, edhe me farënë t’ uaj pas jush; 10 Edhe me çdo gjë të-gjallë që është bashkë me ju, me shpestë, me bagëtitë, edhe me çdo shtëzë të dheut, që janë bashkë me ju; me çdo që dolli nga arka, po, me çdo shtëzë të dheut. 11 Edhe dotë vë dhiatënë t’ ime me ju; asndonjë mish nukë dotë vdiretë më nga ujërat’ e përmbytjesë; as nukë dotë bënetë më përmbytje që të prishnjë dhenë.

12 Edhe Perëndia tha, Këjo është shënja e dhiatësë që po bënj unë ndër mest meje edhe juve edhe të çdo gjëje së-gjallë që është me ju, për brezat’ e-përjetëshm; 13 Po vë yl-berinë t’ im ndë ret, edhe dotë jetë për shënjë dhiate ndër mest meje edhe të dheut. 14 Edhe kur të bje re mbi dhet, dotë duketë yl-beri ndë ret, 15 Edhe dotë kujtonj dhiatënë t’ ime që bëra ndër mest meje e juve e të çdo gjëje së-gjallë prej çdo mishi; edhe ujëratë nukë dotë jenë më për përmbytje që të prishnjënë çdo mish. 16 Edhe yl-beri dotë jetë ndë ret; edhe dotë shikonj mbi atë, që të kujtonj dhiatën’ e-përjetëshme ndër mest të Perëndisë edhe të çdo gjëje së-gjallë prej çdo mishi që është mbi dhet. 17 Edhe Perëndia i tha Noesë, Këjo është shënja e dhiatësë që vura ndër mest meje edhe të çdo mishi që është mbi dhet.

18 Edhe të bijt’ e Noesë që duallë nga arka ishinë Shimi, e Hami, e Jafethi. Edhe Hami ishte i at’ i Hanaanit. 19 Këta të tre janë të bijt’ e Noesë, edhe prej këtyre upëndanë njerëzitë mbë gjithë dhenë.

20 Edhe Noeja zuri të bënetë bujk, edhe vuri veshtë; 21 Edhe piu nga vera, edhe udejt, edhe usvesh lakuriq ndë tendët të tij. 22 Edhe Hami, i at’ i Hanaanit, pa të sveshurit’ e t’ et, edhe u dëfteu të dy vëllezëret të tij përjashta. 23 Po Shimi e Jafethi muarrë një rrobë, edhe e vunë përmbi të dy supat’ e tyre, edhe, dyke ecurë krahë-prapazi, mbuluanë të-sveshurit’ e atit të tyre; edhe sytë i kishinë prapa, edhe kështu nukë panë të-sveshurit’ e atit të tyre.

24 Edhe Noeja, si uesëllua nga vera e tij, mori vesh se ç’ e kishte bërë atij i bir’ i tij m’ i-vogëli. 25 Edhe tha, Qoft’ i-mallëkuarë Hanaani; shërbëtuar i shërbëtorëvet dotë jetë të vëllezërit’ e ti.

26 Edhe tha, I-bekuarë qoftë Zoti, Perëndia i Shimit; edhe Hanaani dotë jetë shërbëtori i atij. 27 Perëndia dotë sgjeronjë Jafethinë, edhe dotë rrijë ndë tendat të Shimit; edhe Hanaani dotë jeië shërbëtori i atij.

28 Edhe Noeja rroj pas përmbytjesë tre qint e pesë-dhjetë vjet. 29 Edhe gjithë ditt’ e Noesë ubënë nëntë qint e pesë-dhjetë vjet; edhe vdiq.

Të-bërëtë – Krye 10

1 Edhe këto janë gjeneallogjit’ e bijvet të Noesë, Shimi, Hami e Jafethi; edhe atyre u lintnë bij pas përmbytjesë.

2 Të bijt’ e Jafethit ishinë Gomori, e Magogu, e Madaiu, e Javani, e Thuballi, e Mesehu, e Thirasi.

3 Edhe të bijt’ e Gomerit ishinë Asqenazi, e Rifathi, e Thogarmaj.

4 Edhe të bijt’ e Javanit ishinë Elishau, e Tharsisi, Qitimi, e Dodanimi.

5 Prej këtyreve undanë ujdhesat’ e kombevet ndëpër vëndët të tyre, gjithë-sicili pas gjuhës’ së tij; pas faravet të tyre, ndë kombet të tyre.

6 Edhe të bijt’ e Hamit ishinë Hushi, e Misraimi, e Futhi, e Hanaani.

7 Edhe të bijt’ e Hushit ishinë Sevahu e Habillahu, e Sabtahu, e Raamahu, e Sabtekau; edhe të bijt’ e Raamahut ishinë Shebahu, e Dedani.

8 Edhe Hushit i lindi Nimrodi; ky zuri të jetë i-fortë mbi dhet. 9 Ay ishte një i-fortë gjahtuar përpara Zotit: përandaj thuhetë, Posi Nimrodi, gjahtuar i-fortë përpara Zotit. 10 Edhe të-nisurit’ e mbretëris’ s’ ati qe Babillona, edhe Erehu, edhe Ahadi, edhe Hallnea, ndë dhet të Shenaarit. 11 Nga ky dhe dolli nd’ Assyri, edhe ndërtoj Ninevinë, edhe qytetin’ e Rehovothit, edhe Hallahënë, 12 Edhe Resenënë ndër mest të Ninevesë e të Hallahësë, që është një qytet i-math.

13 Edhe Misraimit i lintnë Lludimët’ e Anamitët’ e Labimët’ e Nafthuhimëtë, 14 E Pathrusimët’ e Haslluhimëtë (prej të-cilëvet duallnë Filistinëtë), edhe Hafthorimëtë.

15 Edhe Hanaanit i lintnë Sidoni, i-parë-linduri i tij, edhe Hethi, 16 Edhe Jebusitetë, e Amoritëtë, e Gjergjesitëtë, 17 E Hivitetë, e Arqitëtë, e Sinitëtë, 18 E Arvaditëtë, e Semaritëtë, e Hamathitëtë.

19 Edhe paskëtaj upërndanë farat’ e Hanaanitëvet. Edhe sinorët’ e Hanaanitëvet ishinë që nga Sidhona, kur vete njeriu për ndë Gjerarë, e gjer ndë Gazët, edhe kur vete ndonjë për ndë Sodhomë e Gomorrë e Adma, e Seboim, gjer ndë Llasha.

20 Këta janë të bijt’ e Hamit, pas faravet të tyre, pas gjuhëravet të tyre, ndë vëndet të tyre, ndë kombet të tyre.

21 Edhe Shimit, atit të gjithë të bijvet t’ Eberit, vëllajt më të-math të Jafethit, edhe atij i lintnë bij.

22 Të bijt’ e Shimit ishinë Ellami, e Asshuri, e Arfakshadi, e Lludi, e Arami.

23 Edhe të bijt’ e Aramit ishinë Uzi, e Ulli, e Gjetheri, e Mashi.

24 Edhe Arfakshadit i lindi Shellau; edhe Shellaut i lindi Eberi. 25 Edhe Eberit i lintnë dy bij; emëri i njërit ishte Falek; sepse ndë ditt’ t’ atij unda dheu; edhe emëri i të vëllajt t’ atij ishte Joktan. 26 Edhe Joktanit i lindi Allmodadi, e Shalefi, e Hasarmavethi, e Jarahu, 27 E Adorami, e Uzalli, e Dikllau, 28 E Oballi, e Abimaili, e Shevaj, 29 E Ofiri, e Avillahu, e Jobabi; 30 Edhe të-ndënjurit’ e atyre ishte nga Mishaja, kur vete njeriu për ndë Shefar, malin’ e të-lindurit të djellit.

31 Këta ishinë të bijt’ e Shimit, pas faravet të tyre, pas gjuhëravet të tyre, ndë vëndet të tyre, pas kombevet të tyre.

32 Këto janë farat’ e të bijvet të Noesë, pas brezavet të tyre, ndë kombet të tyre; edhe nga këta upërndanë kombetë pas përmbytjesë.

Të-bërëtë – Krye 11

1 Edhe gjithë dheu kishte një gjuhë e një të-folurë. 2 Edhe kur unisnë nga ana që lint djelli, gjetnë një fushë ndë dhet të Shenaarit; edhe ndënjnë atje. 3 Edhe i thanë shoqi shoqit, Eni, letë bëjmë pëqisa, e let’ i pjekmë ndë zjarr. Edhe kishinë pëqisa ndë vëntt të gurëvet, edhe kishinë pisë ndë vëntt të baltësë. 4 Edhe thanë, Eni, letë ndërtojmë për vetëhenë t’ ënë një qytet e një pirk, maj’ e të-cilit të arrinjë gjer ndë qiellt; edhe letë fitojmë për vetëhenë t’ ënë emërë; semos përndahemi mbi faqet të gjithë dheut.

5 Edhe Zoti sbriti që të shihte qytetnë edhe pirgunë, që ndërtuanë të bijt’ e njerëzet. 6 Edhe Zoti tha, Na këta tek janë një gjindje, edhe të-gjithë kanë një gjuhë, edhe zunë të bënjënë këtë, edhe tashi asgjë nukë dot’ i ndalonjë ata të bënjënë gjithë ç’ kanë menduarë për të bërë; 7 Eni, letë sbresmë, edhe letë përzjejmë atje gjuhën’ e atyreve, që të mos i kupëtonjë njëri fjalënë tjatërit.

8 Kështu Zoti që andej i përndau ata mbi faqet të gjithë dheut; edhe ata e lanë të-ndërtuarët’ e qytetit. 9 Përandaj uquajt emëri i atij Babel (të-përzjerë); sepse Zoti atje përzjeu gjuhën’ e gjithë dheut; edhe që andej Zoti i përndau ata mbi faqet të gjithë dheut.

10 Këjo është gjeneallogjia e Shimit. Shimi ishte një qint vjeç, kur i lindi Arfakshadi, dy vjet pas përmbytjesë; 11 Edhe Shimi rroj, passi i lindi Arfakshadi, pesë qint vjet, edhe i lintnë bij e bija.

12 Edhe Arfakshadi rroj tridhjet’ e pesë vjet, edhe i lindi Shellau; 13 Edhe Arfakshadi, rroj, passi i lindi Shellau, katrë qint e tre vjet, edhe i lintnë bij e bija.

14 Edhe Shellau rroj tri-dhjetë vjet, edhe i lindi Eberi; 15 Edhe Shellau rroj, passi i lindi Eberi, katrë qint e tre vjet, edhe i lintnë bij e bija.

16 Edhe Eberi rroj tri-dhjet’ e katrë vjet, edhe i lindi Falegu; 17 Edhe Eberi rroj, passi i lindi Falegu, katrë qint e tri-dhjetë vjet, edhe i lintnë bij e bija.

18 Edhe Falegu rroj tri-dhjetë vjet, edhe i lindi Reuj; 19 Edhe Falegu rroj, passi i lindi Reuj, dy qint e nëntë vjet, edhe i lintnë bij e bija.

20 Edhe Reuj rroj tri-dhjet’ e dy vjet, edhe i lindi Serugu; 21 Edhe Reuj rroj, passi i lindi Serugu, dy qint e shtatë vjet, edhe i lintnë bij e bija.

22 Edhe Serugu rroj tri-dhjetë vjet, edhe i lindi Nahori; 23 Edhe Serugu rroj, passi i lindi Nahori, dy qint vjet, edhe i lintnë bij e bija.

24 Edhe Nahori rroj njëzet e nëntë vjet, edhe i lindi Tharaj; 25 Edhe Nahori rroj, passi i lindi Tharaj, një qint e nëntë-mbë-dhjetë vjet, edhe i lintnë bij e bija.

26 Edhe Tharaj rroj shtatë-dhjetë vjet, edhe i lindi Abrami, Nahori, e Harani.

27 Edhe këjo është gjeneallogja e Tharajt; Tharajt i lindi Abrami, e Nahori, e Harani; edhe Haranit i lindi Lloti. 28 Edhe Harani vdiq përpara Tharajt, t’ et, ndë vënt të të-lindurit të tij, ndë Urë të Halldhenjvet.

29 Edhe Abrami e Nahori muarrë gra për vetëhen’ e tyre; emëri i gruas’ s’ Abramit ishte Sarë; edhe emëri i gruas’ së Nahorit ishte Mellha, e bij’ e Haranit, t’ et të Mëllhasë, edhe t’ et të Jiskasë. 30 Edhe Sara ishte shterpë; s’ kishte fëmijë.

31 Edhe Tharaj mori Abramnë, të birrë edhe Llotnë, të birin’ e Haranit, të nipnë, edhe Sarënë, të-ren’ e tij, gruan’ e të birt Abram; edhe duallë bashkë nga Ura e Halldhenjvet, që të venë ndë dhet të Hanaanit; edhe erthnë gjer ndë Harran, edhe ndënjnë atje.

32 Edhe ubënë ditt’ e Tharaj dy qint e pesë vjet; edhe Tharaj vdiq ndë Harran.

Të-bërëtë – Krye 12

1 Edhe Zoti i tha Abramit, Dil nga dheu yt, edhe nga fisi yt, edhe nga shtëpia e t’ yt et, nd’ atë dhe që dotë të dëftenj ty; 2 Edhe dotë të bënj ty një komp të-math, edhe dotë të bekonj, edhe dotë madhëronj emërinë t’ ënt; edhe dotë jesh për bekim; 3 Edhe dotë bekonj ata që të bekonjënë ty, edhe dotë mallëkonj ata që të mallëkonjënë ty; edhe mbë ty dotë bekonenë gjithë farat’ e dheut.

4 Kështu Abrami vate, sikundrë i foli Zoti atij; edhe bashkë me atë vate edhe Lloti. Edhe Abrami ishte shtatë-dhjet’ e pesë vjet ndë moshë, kur dolli nga Harrani. 5 Edhe Abrami mori Sarënë, gruan’ e tij, edhe Llotnë, të birin’ e të vëllajt, edhe gjithë gjën’ e tyre sa kishinë fituarë, edhe njerëzitë që kishinë fituarë ndë harran, edhe duallnë që të vininë ndë dhet të Hanaanit; edhe erthnë ndë dhet të Hanaanit.

6 Edhe Abrami shkoj ndëpër atë dhe gjer ndë vëntt të Shiqemit, gjer ndë list të Morehut. Edhe Hanaanitëtë atëhere rrininë ndë këtë dhe. 7 Edhe Zoti i uduk Abramit, e tha, Farësë s’ ate dot’ j’ a ap këtë dhe. Edhe Zotit që i uduk atij i ndërtoj atje një therore.

8 Edhe q’ andej vate ndë malt, që është nga ana e të-lindurit të djellit të Vethilësë, edhe ngrehu tëndën’ e tij, që kishte Vethilënë nga perëndon djelli, edhe Gainë nga lint djelli; edhe i ndërtoj atje një therore Zotit, edhe thërriti mb’ emërin’ e Zotit.

9 Edhe Abrami ungrit q’ andej dyke bër’ udhë e dyke vaturë nga an’ e mes-ditësë.

10 Edhe ubë zi buke nd’ atë dhe; edhe Abrami sbriti nd’ Egjyptë për të ndënjur’ atje; sepse zia ishte e-keqe ndë dhet.

11 Edhe Abrami, kur uafërua të hynte nd’ Egjyptë, i tha Sarësë, gruas’ së tij, Na tek e di se je grua e-bukurë ndë të-parë; 12 Edhe mundetë, kur të të shohënë Egjyptianëtë, të thonë, Këjo është gruaja e atij, edhe mua të më vrasënë, po ty të të ruanjënë të-gjallë. 13 Thuaj, të lutem, se je ime motërë, që të bënetë mirë për mua nga puna jote, edhe të më ruhetë jeta për tynë.

14 Edhe posa hyri Abrami nd’ Egjyptë, Egjyptianënë panë gruanë se ishte fort e-bukurë. 15 Edhe të-parët’ e Faraojt e pan’ atë, edhe j’ a lëvduanë Faraojt; edhe umuar gruaja ndë shtëpit të Faraojt. 16 Edhe për punë t’ asaj Abramnë e mori me të-mirë; edhe kështu pat dhën, e qe, e gomarë, e shërbëtorë, e shërbëtore, e gomare, e kamilla.

17 Edhe Zoti nga pun’ e Sarësë, gruas’ së Abramit, plagosi Faraonë e shtëpin’ e atij me plagë të-mëdha. 18 Edhe Faraoj thirri Abramnë, e tha, Ç’ është këjo që më bëre? përse nukë më dëfteve se këjo është gruaja jote? 19 Përse the, Ime motërë është këjo? edhe kështu e mora grua për vetëhenë t’ ime; edhe tashi, na gruaja jote; merr-e, edhe shko.

20 Edhe Faraoj urdhëroj njerës për atë; edhe ata e përcualln’ atë, edhe gruan’ e atij, edhe gjithë ç’ kishtë.

Të-bërëtë – Krye 13

1 Edhe Abrami ungjit nga Egjypta, ay, edhe gjithë ç’ kishte, edhe Lloti bashkë me atë, mb’ anët të mes-ditësë. 2 Edhe Abrami ishte fort i-pasurë me bagëti, me ergënt, e me ar. 3 Edhe vate dyke bërë udhë nga an’ e mesditësë gjer ndë Vethilë, gjer nd’ atë vënt ku qe tenda e atij më përpara, ndër mest të Vethilës’ e të Gaisë; 4 Ndë vëntt të theroresë që pat bërë atje herën’ e-parë; edhe Abrami thirri atje mb’ emërin’ e Zotit.

5 Po edhe Lloti që ecënte bashkë me Abramnë kishte dhën, e qe, e tenda. 6 Edhe vëndi nuk’ i nxinte ata, që të rrininë bashkë; sepse kishinë shumë gjë, kaqë sa s’ muntninë të rrininë bashkë. 7 Edhe gjajti një qartë ndër mest të barinjvet të bagëtivet t’ Abramit e të barinjvet të bagëtivet të Llotit. Edhe Hanaanitët’ edhe Ferezitëtë atëhere rrininë nd’ atë dhe.

8 Edhe Abrami i thotë Llotit, Të lutem, letë mos jetë qartë ndër mest meje e teje, e ndër mest të barinjvet të mi e të barinjvet të tu; sepse neve jemi vëllezër. 9 A nuk’ është gjithë vëndi përpara teje? ndahu, të lutem, prej meje; ndë vafsh ti nga an’ e-mëngjërë, unë dotë vete nga an’ e-djathtë; a ndë vafsh ti nga an’ e-djathtë, unë dotë vete nga an’ e-mëngjërë.

10 Edhe Lloti ngriti syt’ e tij, e pa gjithë fushën’ e Jordanit, se ujitej mirë kudo, para se të prishte Zoti Sodomat e Gomorratë, posi kopështi i Zotit, posi dheu i Egjyptësë, kur vete njeriu ndë Zoarë. 11 Kështu Lloti sgjodhi për vetëhen’ e tij gjithë fushën’ e Jordanit, edhe Lloti ungrit e vate mb’ anët që lint djelli; edhe undanë njëri prej tjatërit.

12 Abrami ndënji ndë dhet të Hanaanit, edhe Lloti ndënji ndër qytetet të fushësë, edhe nguli tendat’ e ti gjer ndë Sodhomat. 13 Po njerëzit’ e Sodhomavet ishinë të-liq edhe fajtorë kundrë Zotit fort tepërë.

14 Edhe Zoti i tha Abramit, passi unda Lloti prej atij, Ngre syt’ e tu tashi edhe shih nga vëndi që je, drejt borës’ e mes-ditës’ e të-lindurit e të-perënduarit të djellit; 15 Sepse gjithë këtë dhe që sheh ty t’ a kam për të dhënë, edhe farësë s’ ate për gjithë jetënë. 16 Edhe dotë bënj farënë t’ ënde posi rërën’ e dheut, kaqë sa ndë munt ndonjë të numëronjë rërën’ e dheut, atëhere dotë numëronet’ edhe fara jote. 17 Ngreu, e ecë ndëpër dhet për së-gjati e për së-gjeri; sepse ty t’ a kam për të dhënë atë.

18 Edhe Abrami ngriti tendën’ e tij, edhe erdhi e ndënji ndaj lisavet të Mamrisë, të-cilëtë janë ndë Hebron; edhe ndërtoj atje Zotit një therore.

Të-bërëtë – Krye 14

1 Ndë ditt të Amarfelit, mbretit të Shenaarit, të Ariohut, mbretit t’ Ellasarit, të Qedorllaomerit, mbretit t’ Ellamit, edhe të Tidallit, mbretit të kombevet, 2 Këta bënë luftë me Beranë, mbretin’ e Sodhomavet, edhe me Birshanë, mbretin’ e Gomorravet, me Shinabinë, mbretin’ e Admasë, edhe me Shemeberinë, mbretin’ e Seboimvet, edhe me mbretin’ e Bellasë (këjo është Zoara). 3 Këta të-gjithë umblothnë bashkë ndë fushët Siddimit, që është Deti i-Kripurë. 4 Dy-mbë-dhjetë vjet i shërbeninë Qedorllaomerit; edhe mbë të-tre-mbë-dhjettinë vit ngritnë krye. 5 Edhe mbë të-katrë-mbë-dhjettinë vit erdhi Qedorllaomeri, edhe mbretëritë që ishinë bashkë me atë, edhe u ranë Refaimvet ndë Ashtaroth-karnaim, edhe Zuzimvet ndë Ham, edhe Emimet ndë Sabi-kiriathaim, 6 Edhe Horitëvet ndë malt t’ atyre Siir, gjer ndë El-faran, që është aferë shkretëtirësë. 7 Edhe ukthyenë e erthnë ndë En-mishpatë, që është Kadeshi, edhe i ranë gjithë vëndit t’ Amalikut, edhe Amoritëvet që rrininë ndë Hasason-thamar.

8 Edhe dolli mbreti i Sodhomavet, edhe mbreti i Gomorravet, edhe mbreti i Admasë, edhe mbeti i Seboimvet, edhe mbreti i Bellasë, e-cila është Zoara, edhe bënë luftë kindr’ atyreve ndë fushët të Siddimit, 9 Kundrë Qedorllaomerit, mbretit t’ Ellamit, edhe kundrë Tidallit, mbretit të kombevet, edhe kundrë Amarfelit, mbretit të Shenaarit, edhe kundrë Ariohut, mbretit t’ Ellasarit; katrë mbretër kundrë pesëve. 10 Edhe fusha e Siddimit ishte plot me puse pise. Edhe mbretërit’ e Sodhomavet e të Gomorravet uthyen’ e iknë, edhe ranë atje; edhe ata që mbetnë iknë ndë malt. 11 Edhe muarrë gjithë gjën’ e Sodhomavet e të Gomorravet, edhe gjithë ushqimet’ e atyreve, edhe shkuanë. 12 Muarrë edhe Llotnë, të birr’ e të vëllajt t’ Abramit, që rrinte ndë Sodhomat, edhe gjën’ e atij, edhe shkuanë.

13 Edhe vate një nga ata që shpëtuanë, edhe i dha zë Abramit, Ebreut, i-cili rrinte ndaj lisavet të Mamri Amoritit, vëllajt të Eshkollit, edhe vëllajt t’ Anirit, të-cilëtë ishinë të-kuvënduarë me Abrmnë. 14 Edhe Abrami kur dëgjoj se umuar rop i vëllaj, nxori njerëzit’ e tij të-stërviturë, tre-qint e tetë-mbë-dhjetë veta, të-cilëtë kishinë lindurë ndë shtëpit t’ atij edhe i ndoqi armiqtë gjer ndë Dan.

15 Edhe si i ndau të titë, uhoth kundr’ atyreve natënë, ay edhe shërbëtorët’ e tij, edhe i goditi, edhe i ndoqi ata gjer ndë Hoba, që bje mbë të-mëngjërë të Damaskësë. 16 Edhe pruri prapë gjithë gjënë, edhe pruri prapë edhe Llotnë, të vëllan’ e tij, edhe gjën’ e atij, edhe gratë, edhe gjindjenë.

17 Edhe kur kthenej Abrami nga prishja e Qedorllaomerit, edhe të mbretërvet që ishinë bashkë me atë, mbreti i Sodhomavet i dolli për të pritur’ atë ndë fushët të Shabisë (që është Fusha e Mbretit).

18 Edhe Melqisedeku, mbreti Salimit, pruri jashtë bukë edhe verë; edhe ay ishte prift i Perëndis’ së-Lartë. 19 Edhe e bekoj atë, e tha, I-bekuarë qoftë Abrami nga Perëndia i-Lartë, që është i zot’ i qiellit edhe i dhëut; 20 Edhe i-bekuarë qoftë Perëndia që të dha ndë dorët armiqt’ e tu. Edhe Abrami i dha atij një tëdhjettë nga të-gjitha.

21 Edhe mbreti i Sodhomavet i tha Abramit, Ep-më njerëzitë, edhe gjënë merr-e për vetëhenë t’ ënde. 22 Po Abrami i tha mbretit të Sodhomavet, Unë ngrita dorënë t’ ime mbë Zotinë, Perëndin’ e-Lartë, të-zotin’ e qiellit edhe të dheut, 23 Se s’ kam për të marrë një fill peri a një rrip sholle a çdo gjë tjetërë që është jotja, që të mos thuash, se Unë e bëra të-pasurë Abraminë; 24 Përveç vetëmë asaj që hëngrrë të-rinjtë, edhe pjesës’ së njerësvet që erdhë bashkë me mua, t’ Anirit, t’ Eshkollit, e të Mamrisë; këta let’ a marrënë pjesën’ e tyre.

Të-bërëtë – Krye 15

1 Pas këtyre punëve, erdhi fjala e Zotit te Abrami ndë të-faniturë, e i tha, Mos ufrikëso, Abram; unë jam mburonja jote; paga jote dotë jetë fort e-madhe. 2 Edhe Abrami tha, O Zot, o Perëndi, ç’ dotë më apç, kur unë po shkonj pa djalë, edhe ay që dotë ketë shtëpinë t’ ime është ky Eliezeri nga Damaska? 3 Prapë Abrami tha, Na tek nukë më dhe farë, edhe na tek dotë më trashëgonjë një shërbëtuar që ka lindurë ndë shtëpit t’ ime.

4 Edhe na tek erdhi fjal’ e Zotit tek ay, e i tha, Ky njeri nukë dotë jetë trashëgimtari yt; po trashëgimtari yt dotë jetë ay që dotë dalë nga të-përbrëndëshmet’ e tua. 5 Edhe e pruri atë jashtë, e i tha, Tashi vështro lart ndë qiellt, edhe numëro yjtë, ndë munç t’ i numëronjç ata; edhe i tha atij, Kështu dotë jetë fara jote. 6 Edhe ay besoj mbë Zotinë; edhe Zoti j’ a numëroj atij për drjtëri.

7 Edhe i tha atij, Unë jam Zoti që të nxora nga Ura e Halldhenjvet, që të të ap ty këtë dhe për trashëgim. 8 Edhe ay tha, O Zot, o Perëndi, nga dot’ a njoh se e kam për të trashëguar’ atë? 9 Edhe ay i tha atij, Merr-më një mëshqere tre vjeç, edhe një dhi tre vjeç, edhe një dash tre vjeç, edhe një turtuli, edhe një pëllump. 10 Edhe ay mori për atë të-gjitha këto, edhe i çau ato ndë mest, edhe vuri gjithë-sicilënë copë kundruell shoqes’ së saj; po zoqtë nuk’ i çau. 11 Edhe shpes t’ egrë sbritnë mbi kurmat, po Abrami i dëboj ata. 12 Edhe mbë të-perënduarët të djellit, Abrami ra mbë një gjumë të rëndë; edhe na një tmer errësire së-madhe tek ra mbi atë.

13 Edhe Zoti i tha Abramit, Me siguri t’ a dish se fara jote dotë jetë e-huaj ndë një dhe që s’ ësht’ i tyre, edhe dot’ i bënjënë shërbëtorë ata; edhe dot’ i mundonjën’ ata katrë qint vjet. 14 Po unë kombinë, tek i-cili dotë bënenë shërbëtorë, dot’ a gjykonj; edhe pastaj dotë dalënë me gjë të-madhe. 15 Po ti dotë shkosh te atërit’ e tu me paqtim; dotë kllitesh ndë varr me pleqëri të-mirë. 16 Edhe mbë të-katërtinë bres dotë kthenenë këtu; sepse edhe nuk’ është mbushurë paudhëria e Amoritëvet.

17 Edhe kur perëndoj djelli, e uerr fort, na një kuminë që po nxirte tym, edhe një flakë zjarri, e-cila shkoj përmest atyre copavet. 18 Atë ditë Zoti bëri dhiatë me Abramnë, dyke thënë, Farësë s’ ate j’ a dhashë këtë dhe, që prej lumit t’ Egjyptësë e gjer ndë lumët të-math, ndë lumët Evfrat; 19 Kenitetë, e Kenizitëtë, e Kadmonitëtë, 20 E Hittitëtë, e Ferizitëtë, e Rafaimëtë, 21 E Amoritëtë, e Hanaanitëtë, e Gjergjeshitëtë, e Jebusitëtë.

Të-bërëtë – Krye 16

1 Edhe Sara, gruaja e Abramit, nuk’ i pillte fëmijë, edhe kishte një shërbëtore Egjyptiane që quhej Agarë. 2 Edhe Sara i tha Abramit, Na Zoti tek më bëri shterpë; hyrë, të lutem, te shërbëtoreja ime, mbase mos fitonj fëmijë me anë t’ asaj. Edhe Abrami j’ a dëgjoj fjalënë Sarësë.

3 Edhe Sara, gruaja e Abramit, mori Agarënë, Egjyptianenë, shërbëtoren’ e saj, dhjetë vjet pas të-ndënjurit të Abramit ndë dhet të Hanaanit, edhe j’ a dha Abramit, burrit të saj, që të ishte grua e atij. 4 Edhe ay hyri te Agara, edhë ajo umbars; edhe kur pa se umbars, e zonj’ e asaj çpërnderonej përpara syvet t’ asaj. 5 Atëhere Sara i tha Abramit, Paudhëria që më bënetë mua është detyrë mbë ty; Unë të dhashë shërbëtorenë t’ ime ndë gjit; edhe kur pa ajo se umbars, unë uçpërnderova përpara syvet t’ asaj; Zoti letë gjykonjë ndë mest meje e teje. 6 Po Abrami i tha Sarësë, Na shërbëtoreja jote tek është ndë dorët t’ ënde, bën-i asaj si të jet’ e-pëlqyerë ndë syt të tu. Edhe Sara e përdori atë ashpërë, edhe ajo iku nga syt’ e asaj.

7 Po ëngjëlli i Zotit e gjeti atë përanë një burimi uji ndë shkretëtirët, përanë burimit që është mb’ udhët për ndë Shur; 8 Edhe i tha, Agarë, shërbëtore e Sarësë, nga vjen? e ku po vete? Edhe ajo i tha, Po ikënj nga syt’ e Sarësë, s’ ime zonje. 9 Edhe ëngjëlli i Zotit i tha asaj, Kthehu te jot’ zonjë, edhe upërunj ndënë duart t’ asaj. 10 Pastaj ëngjëlli i Zotit i tha asaj, Dotë shumonj fort farënë t’ ënde, kaqë sa të mos numëronetë dot nga shumica. 11 Edhe ëngjëlli i Zotit i tha asaj, Na ti tek je me barrë, edhe dotë pjellç djalë, edhe dot’ j’ a quanjç emërinë Ismail, sepse Zoti dëgjoj shtrëngimnë t’ ënt. 12 Edhe ky dotë jetë posi një gomar i-egërë ndër mest të njerësvet; dora e atij dotë jetë kundrë të-gjithëve, edhe dora e të-gjithëve kundr’ atij; edhe dotë rrijë përpara syvet të gjithë vëllezërvet të tij.

13 Edhe Agara e quajti emërin’ e Zotit që i fliste asaj, Ti je Perëndi që sheh; sepse tha, A nukë pashë edhe unë këtu atë që më sheh? 14 Përandaj ay pus uquajt Bir-llahai-roi*); na tek është ndër mest të Kadeshit e të Beredit.

*) Pusi i të-gjallit që sheh.

15 Edhe Agara i polli Abramit një djalë; edhe Abrami e quajti emërin’ e të birt, që i polli Agara, Ismail.

16 Edhe Abrami ishte tetë-dhjet’ e gjashtë vjeç, kur Agara i polli Abramit Ismailnë.

Të-bërëtë – Krye 17

1 Edhe kur ishte Abrami nëntë-dhjet’ e nëntë vjeç, Zoti i uduk Abramit, e i tha, Unë jam Perëndia Gjithëpushtetësi; ecë përpara meje, edhe bënu i-mbaruarë. 2 Edhe dotë bënj dhiatënë t’ ime ndër mest meje e teje, edhe dotë të shumonj fort tepërë.

3 Edhe Abrami ra mbi faqet të tij; edhe Perëndia i foli atij, dyke thënë, 4 Sa prej meje, na dhiata ime është me ty, edhe dotë bënesh atë i shumë kombeve. 5 Edhe emëri yt nukë dotë quhetë më Abram, po emëri yt dotë jetë Abraam; sepse të bëra atë të shumë kombeve. 6 Edhe dotë të shtonj fort tepërë, edhe dotë bënj kombe prej teje, edhe dotë dalënë mbretër prej teje. 7 Edhe dotë vë dhiatënë t’ ime ndër mest meje e teje edhe të farësë s’ ate pas teje ndë brezat t’ atyre për dhjatë të-përjetëshme, që të jem Perëndia te ti edhe te fara jote pas teje. 8 Edhe dot’ ap ty edhe farësë s’ ate pas teje dhenë ndë të-cilët rri i-huaj, gjithë dhen’ e Hanaanit, për trashëgim të-përjetëshm; edhe dotë jem Perëndia i atyreve.

9 Edhe Perëndia i tha Abraamit, Edhe sa për tynë, ti dotë ruanjç dhiatënë t’ ime, ti edhe fara jote pas teje ndë brezat të tyre. 10 Këjo është dhiata ime, që dotë ruani ndër mest meje e juve, edhe të farësë s’ ate pas teje; ndër mest t’ uaj çdo mashkull dotë rrethpritetë. 11 Edhe dotë rrethpriteni ndë misht të lafshës’ s’ uaj, edhe këjo dotë jetë për shënjë të dhiatësë ndër mest meje e juve. 12 Edhe tetë ditsh djalë dotë rrethpritetë ndër ju, çdo mashkull ndë brezat t’ uaj, si ay që ka lindurë ndë shtëpit, ashtu edhe ay që ëshfë blerë me ergjënt prej ndonjëj të-huaji, i-cili nuk’ është prej farësë s’ ate. 13 Pa fjalë ay që ka lindurë ndë shtëpit t’ ënde, edhe ay që është blerë me ergjëndinë t’ ënt, duhetë të rrethpritetë; edhe dhiata ime dotë jetë ndë misht t’ uaj për dhiatë të-përjetëshme. 14 Po mashkulli i-parrethprerë, të-cilit mishi i lafshësë nuk’ i rrethpritetë, ay shpirt dotë vdiretë nga mezi i gjindjesë s’ uaj; sepse prishi dhiatënë t’ ime.

15 Edhe Perëndia i tha Abraamit, Sa për Sarënë, gruanë t’ ënde, nukë dot’ j’ a quajnç më emërinë Sarë, po Sarrë*) dotë jet’ emëri i asaj. 16 Edhe dota bekonj atë, edhe dotë të ap djalë nga ajo; po, dot’ a bekonj atë, edhe dotë bënetë mëmë kombeve; mbretër gjindjeve dotë dalënë prej asaj.

*) Prinsesë, Zonjë.

17 Atëhere Abraami ra mbi faqet të tij, edhe qeshi, e tha ndë zëmërët të tij, Një qint vjeç burri dot’ i lintnjë djalë? edhe Sarra, nëntë-dhjetë vjeç grua, dote pjellë? 18 Edhe Abraami i tha Perëndisë, Rroftë Ismaili përpara teje!

19 Edhe Perëndia tha, Po, me të-vërtetë Sarra, gruaja jote, dotë të pjellë djalë edhe dot’ j’ a quanjç atij emërinë Isaak; Edhe dotë vë dhiatënë t’ ime me atë për dhiatë të-për-jetëshme, edhe me farën’ e atij pas atij.

20 Edhe për Ismailinë, të dëgjova; na tek e bekova atë, edhe dot’ a shtonj, edhe dot’ a shumonj fort tepërë; dot’ i lintnjënë dy-mbë-dhjetë zotërinj, edhe dot’ e bënj atë komp të-math. 21 Po dhiatënë t’ ime dot’ a vë me Isaaknë, që dotë të pjellë Sarra, mbë këtë kohë, motinë që vjen. 22 Edhe si mbaroj të-foluritë me atë, Perëndia hipi lart nga Abraami.

23 Edhe Abraami mori Ismailinë, të birrë, edhe gjith’ ata që kishinë lindurë ndë shtëpit të tij, edhe gjith’ ata që kishte blerë me ergjënt të tij, çdo mashkull nga njerëzit’ e shtëpis’ s’ Abraamit, edhe u rrethpreu mishin’ e lafshës’ s’ atyre ndë gjithatë ditë, sikundrë Perëndia i tha atij. 24 Edhe Abraami ishte nëntë-dhjet’ e nëntë vjeç, kur urrethpre ndë misht të lafshës’ së tij. 25 Edhe Ismaili, i bir’ i ati, ishte tetë-mbë-dhjetë vjeç, kur urrethpre ndë misht të lafshës’ së ti. 26 Gjithatë dithë urrethpre Abraami edhe Ismaili, i bir’ i atij. 27 Edhe gjithë njerëzit’ e shtëpis’ s’ atij, ata që kishinë lindurë ndë shtëpit t’ atij, edhe ata që ishinë blerë me ergjënt nga kombe të-huaj, urrethprenë bashkë me atë.

Të-bërëtë – Krye 18

1 Edhe Zoti i uduk ati ndaj lisavet të Mamrisë, tek po rrinte ndë derët të tendësë ndë vapët të ditësë. 2 Edhe ay ngriti syt’ e tij, edhe pa, edhe na tre burra tek po rrininë përpara atij; edhe si i pa ata, usul nga der’ e tendësë që t’ u dallë përpara, edhe unji vetëhen’ e ti gjer përdhje; 3 Edhe tha, Zoti im, ndë kam gjeturë hir përpara syvet të ty, mos ikë, të lutem, nga shërbëtori yt. 4 Letë bjenë, të lutem, pak ujë, edhe lani këmbëtë t’ uaj, edhe prëhi ndënë list. 5 Edhe unë dotë bje pakëzë bukë, edhe forconi zëmërënë t’ uaj, pastaj dotë shkoni; sepse për këtë shkuatë nga shërbëtori juaj. Edhe ata thanë, Bëj kështu, si the.

6 Edhe Abraami vate me vrap ndë tendët te Sarra, edhe tha, Çpejto, e ngjish tri masa mjelli të-mirë, edhe bëj kuleç. 7 Edhe Abraami vate me vrap ndër lopët, edhe mori një viç të-kërthinjtë e të-mirë, edhe ja dha shërbëtorit; edhe ay çpejtoj t’ a bënte gati. 8 Pastaj mori gjalpë e qumësht, edhe viçinë që kishte bërë gati, edhe i vuri përpara atyreve; edhe ndënji afërë atyreve, ndënë list; edhe ata hëngrrë.

9 Edhe i than’ atij, Ku është Sarra, gruaja jote? Edhe ay tha, Na, ndë tendët. 10 Edhe ay tha, Pa fjalë dotë kthenem te ti pas një moti ndë këtë kohë; edhe na, Sarra, gruaja jote, dotë këtë bir. Edhe Sarra dëgjoj ndë derët të tendësë, që ishte prapa atij.

11 Edhe Abraami e Sarra ishinë pleq edhe të-shkuarë ndë moshët; Sarrësë i kishinë mbeturë të-ardhurat’ e gravet. 12 Edhe Sarra qeshi me vetëhen’ e saj, dyke thënë, Passi umblaka, a dot’ a kem këtë gëzim, kur edhe im zot është plak? 13 Edhe Zoti i tha Abraamit, Përse qeshi Sarra, dyke thënë, Passi umblaka unë, a dotë piell me të-vërtetë? 14 A ka gjë që s’ munt t’ a bënjë Zoti? pas një viti, ndë kohët që ndava, dotë kthenem tek ti, edhe Sarra dotë ketë bir. 15 Atëhere Sarra mohoj, e tha, Nukë qesha; sepse pati frikë. Edhe ay tha, Jo, po qeshe.

16 Edhe burratë ugritnë q’ andej, edhe j’ a mbajtnë për ndë Sodhoma; edhe Abraami dolli bashkë me ata që t’ i përcillte. 17 Edhe Zoti tha, A dot’ a fsheh nga Abraami atë që po bënj, 18 Kur Abraami pa fjalë dotë bënetë një komp i-math e i-fortë, edhe gjithë kombet’ e dheut dotë bekonenë mb’ atë? 19 Sepse e njoh atë, se dotë porositnjë bijt’ e tij edhe shtëpin’ e tij pas vetëhes’ së tij të ruanjënë udhën’ e Zotit, që të bënjënë drejtëri e gjyq; që të bjerë Zoti mbi Abraamnë gjithë sa foli për atë. 20 Edhe Zoti tha, Me-qënë-që klithma e Sodhomavet edhe e Gomorravet është fort e-madhe, edhe me-qënë-që faji i atyre është fort i-rëndë, 21 Dotë sbres tashi, edhe dotë shoh ndë punuanë tej-për-tej pas klithmësë që vjen tek unë; ndë mos, po t’ a di.

22 Edhe burratë iknë q’ andej, edhe vanë drejt për ndë Sodhoma; po Abraami edhe po qëndronte përpara Zotit. 23 Edhe Abraami uafërua e tha, Mos dotë prishç të-drejtinë bashkë me të-ligunë? 24 Mundetë të ketë pesëdhjetë të-drejtë ndë qytett; dot’ e prishç edhe nukë dot’ e ndjesh vëndinë për të pesë-dhjetë të-drejtëtë që janë nd’ atë? 25 Qoftë lark prej teje të bënjç të-këtillë punë, të vrasç të-drejtinë bashkë me të-ligunë, që kështu i-drejti të jetë posi i-ligu; qoftë lark prej teje; Gjykatësi i gjithë dheut a nukë dotë bënjë gjyq të-drejtë? 26 Edhe Zoti tha, Ndë gjeça pesë-dhjetë të-drejtë ndë qytett të Sodhomavet, atëhere dot’ a ndjenj gjithë vëndinë për ata.

27 Edhe Abraami upërgjeq e tha, Na tashi tek kuxova t’ i flas Zotit t’ im, ndonëse jam pluhur’ edhe hi; 28 Mundetë të mungonjënë pesë veta nga të pesë-dhjetëtë të-drejtë; dot’ e prishç gjithë qytetnë, sepse mungojnë pesë veta? Edhe Zoti tha, Nukë dot’ e prish atë, ndë gjeça atje dyzet e pesë të-drejtë.

29 Edhe Abraami i foli edhe prapë atij, edhe tha, Mundetë të gjëndenë atje dyzet të-drejtë. Edhe Zoti tha, Nukë dot’ a prish atë, për hirin’ e të dyzetvet.

30 Edhe Abraami tha, Letë mos zëmëronetë Zoti, ndë folça edhe më; mundetë të ket’ atje tri-dhjetë. Edhe ay tha, Nukë dot’ a prish atë, ndë gjeça atje tri-dhjetë.

31 Edhe Abraami tha, Na tashi tek kuxova t’ i flas Zotit; mundetë të gjëndenë atje njëzet. Edhe ay tha, Nukë dot’ e prish, për hirin’ e të njëzetvet.

32 Edhe Abraami tha, Letë mos zëmëronetë Zoti, edhe dotë flas vetëmë edhe këtë herë; mundetë të gjëndenë atje dhjetë. Edhe Zoti tha, Nukë dot’ a prish, për hirin’ e të dhjetëvet.

33 Edhe Zoti iku, posa pushoj së foluri me Abraamnë; edhe Abraami ukthye ndë vëntt të tij.

Të-bërëtë – Krye 19

1 Edhe të dy ëngjëjtë erdhë ndë Sodhomat mbrëmanet; edhe Lloti po rrinte ndë portët të Sodhomavet; edhe Lloti i pa ata; edhe ungrit të dilte përpara atyre; edhe unji faqen’ e tij gjer përdhe, 2 E tha, Na, o zotërinjt’ e mi, kthehuni, u lutem, ndë shtëpit të shërbëtorit t’ uaj, edhe rrini tërë natënë, e lani këmbëtë t’ uaj; edhe ndë mëngjest si të ngrihi dotë shkoni udhësë s’ uaj. Edhe ata thanë, Jo, po mb’ udhët këtu dot’ a shkojmë tërë natënë. 3 Edhe passi i shtrëngoj ata tepërë, ukthyenë tek ay, edhe hynë ndë shtëpit t’ atij; edhe u bëri atyreve gosti, edhe poqi kuleç pa brumë, edhe hëngrrë.

4 Po përpara se të flininë, burrat’ e qytetit, burrat’ e Sodhomavet, të-rinj edhe pleq, gjithë gjindja prej çdo shtëpishte, qerthëlluanë shtëpinë; 5 Edhe i thërrisninë Llotit, e i thoshinë, Ku janë ata burra që hynë sonte tek ti? nxir-i ata udër ne t’ i njohëmë. 6 Atëhere Lloti dolli tek ata ndë derët, edhe mbylli derënë prapa tij, 7 E tha, U lutem, o vëllezërit’ e mi, mos bëni këtë të-keqe. 8 Na tek kam dy bija, që s’ kanë njhurë burrë; u lutem, let’ u’ a nxjer ato jashtë, edhe bëni me ato si të jetë mirë udër syt t’ uaj; vetëmë këtyre njerësve mos u bën: gjë të-keqe; sepse për këtë erdhë ndënë hijet të shtëpisë s’ ime. 9 Edhe ata thanë, Hiqu prapa. Edhe thanë, Ky i-huaj erdhi të rrijë këtu edhe kërkon të jet’ edhe gjykatës; tashi dotë sillemi mëkeq me ty, se me ata. Edhe e shtrënguanë keq njerinë, po, Llotinë, edhe uafëruanë që të thyeninë derënë: 10 Po burratë ndejtinë duart’ e tyre, edhe e hoqnë Llotinë ndë shtëpit përanë vetëhes’ së tyre, edhe mbyllnë derënë. 11 Po ata njerës që ishinë ndë derët të shtëpisë i goditnë me verbësirë; që nga i-vogëli e gjer te i-madhi, kaqë sa ulothnë dyke kërkuarë derënë.

12 Edhe burrat’ i thanë Llotit, A ke këtu tjatëtë njeri? dhëndërr, a bij, a bija, a çdo tjetërë njeri që ke ndë qytet, nxir-i nga ky vënt; 13 Sepse neve po e prishëmë këtë vënt, sepse klithma kundr‘ atyreve ushumua përpara Zotit, edhe Zoti na dërgoj që t’ a prishëm’ atë. 14 Dolli pra Lloti, edhe u foli dhëndurrëvet të tij, që ishinë për të umartuarë me të bijat’ e atij, e tha, Ngrihi, dilni nga ky vënt; sepse Zoti po prish qytetnë. Po dhëndurrëvet të tij uduk se sikur tallej.

15 Edhe kur usbardhëllua, ëngjëjt’ e nxituanë Llotinë, dyke thënë, Ngreu, merr gruanë t’ ënde, edhe të dy t’ ët bija që gjëndenë këtu; që të mos humbesh edhe ti ndë paudhërit të qytetit. 16 Po passi mënonte, rroknë dorën’ e atij, edhe dorën’ e gruas’ s’ atij, edhe duart’ e të dy bijavet t’ atij, (sepse i udhëmp Zotit për atë), e e nxuarr’ atë, edh’ e vunë jashtë qytetit. 17 Edhe kur i nxuarrë ata jashtë, njëri nga ata tha; Shpëto jetënë t’ ënde; mos vështro prapa teje, as mos rrish asgjëkundi ndë gjithë këtë fushë; ikë ndë malt, që të mos humbesh. 18 Edhe Lloti u tha atyre, Mos kështu, o Zot, të lutëm; 19 Na shërbëtori yt tek gjeti hir përpara teje, edhe madhove përdëllimnë t’ ënt, që tregove tek unë, dyke shpëtuarë jetënë t’ ime; po unë s’ munt të ikënj ndë malt, e kam frikë se mos më harrinjë e-keqeja, edhe vdes. 20 Të lutem, na ky qytet është afërë që të ikënj atje, edhe ësht’ i-vogëlë; letë shpëtonj atje, (a nuk’ ësht’ i-vogëlë?) edhe dotë rronjë shpirti im. 21 Edhe Zoti i tha atij, Na tek të dëgjova edhe për këtë punë, të mos e prish qytetnë për të-cilinë fole; 22 Çpejto, e shpëto atje; sepse nukë dotë munt të bënj asgjë, gjersa të veç atje. Përandaj emëri i qytetit uquajt Zoarë*).

*) i-vogëlë.

23 Edhe djelli lindi mbi dhet, kur hyri Lloti ndë Zoarë.

24 Atëhere Zoti lëshoj mbi Sodhomat e mbi Gomorrat shi squfuri e zjarri prej Zotit nga qielli; 25 Edhe prishi ata qytete, edhe tërë fushënë, edhe gjithë vëndësit’ e qytetevet, edhe çdo që rritetë mbi dhet. 26 Po gruaja e atij prapa atij vështroj prapa, edhe ubë shtyllë kripe.

27 Edhe Abrami mëngoj ndë mëngjest e erdht nd’ atë vënt ku pat ndënjurë përpara Zotit; 28 Edhe hodhi sytë drejt Sodhomavet e Gomorravet, edhe drejt Sodhomavet e Gomorravet, edhe drejt gjithë vëndit të fushësë, edhe pa, edhe na tek po hipënte tym nga dheu posi tym kumine.

29 Kështu pra, kur prishi Perëndia qytetet’ e fushësë, Perëndisë i ra ndër mëntt Abraami, edhe Llotin’ e nxori nga mezi i prishjesë, kur prishi qytetetë, ndë të-cilët rrinte Lloti.

30 Edhe Lloti dolli nga Zoara, e hipi e ndënji ndë malt, edhe të dy të bijat’ e atij bashkë me atë; sepse pat frikë të rrinte ndë Zoarë; edhe ndënji ndë një shpellë ay edhe të dy të bijat’ e atij.

31 Edhe m’ e-madhja i thotë më së-vogëlësë, Ati ynë është plak, edhe njeri nukë ka mbi dhet që të gynjë ndër ne pas mënyrës’ së gjithë botësë; 32 Eja, let’ a bëjmë atinë t’ ënë të pijë verë, edhe letë flemë bashkë ne atë, që të ruajmë farë nga ati ynë. 33 E bënë pra t’ an’ e tyre të pje verë atë natë; edhe hyri m’ e-madheja, e flejti bashkë me t’ anë; po ay nukë kupëtoj as kur ra ajo, as kur ungrit. 34 Edhe mbë të nesërmet i tha më e-madheja më së-vogëlësë, Na unë tek flejta dje natënë bashkë me atinë t’ ënë; let’ a bëjm’ atë të pijë verë edhe sonte, edhe hyrë ti, e bjerë bashkë me atë, që të ruajmë farë nga ati ynë. 35 E bënë pra t’ an’ e tyre të pijë verë edhe atë natë; edhe ungrit m’ e-vogëla, e flejti bashkë me atë; po ay nukë kupëtoj as kur ra ajo, as kur ungrit. 36 Kështu umbarsnë të dy të bijat’ e Llotit prej atit të tyre. 37 Edhe m’ emadheja polli djalë, edhe emërin’ e ati e quajti Moab; ky është i ati i Moabitëvet gjer mbë këtë ditë. 38 Pastaj polli djalë edhe m’ evogëla, edhe e quajti emërin’ e atij Ben-ammi; ky është i ati i Ammonitëvet gjer mbë këtë ditë.

Të-bërëtë – Krye 20

1 Edhe Abraami unis që andej për ndë anët të mesditësë, edhe ndënji ndër mest të Kadeshit e të Shurit; edhe ndënji i-huaj ndë Gjerarë. 2 Edhe Abraami tha për Sarrënë, gruan’ e tij, Këjo është ime motërë. Edhe Abimelehu, mbreti i Gjerarësë, dërgoj, e e mori Sarrënë. 3 Po Perëndia erdhi tek Abimelehu natënë nd’ ëndërrë, e i tha, Na ti tek vdes për punë të gruasë që more; sepse ajo është martuarë me burrë. 4 Edhe Abimelehu nuk’ ishte afëruarë tek ajo; edhe tha, Zot, a dotë vrasç një komp të-drejtë? 5 A nukë më tha ay vetë, Këjo ëshë ime motërë? Edhe ajo, vet’ ajo tha, Ky është im vëlla. Me të-kthjellëtë të zëmërësë s’ ime, edhe me të-drejtë të duarvet të mia e bëra këtë. 6 Edhe Perëndia i tha atij bd’ ëndërrë, Po, un’ e di se me të-kthjellëtë të zëmërësë s’ ate e bëre këtë; andaj edhe unë të ndalova të mos fëjenjç kundrë meje; për këtë nukë të lashë t’ a ngasç atë. 7 Tashi pra kthe-j’ a gruanë burrit të saj; sepse është profit, edhe dotë lutetë për ty, edhe dotë rronjç; po ndë mos j’ a dhënjç atë prapë, t’ a dish se pa fjalë dotë vdesç, ti, edhe gjithë të-lutë.

8 Edhe Abimelehu ungrit çpejt ndë mëngjest, edhe thirri gjithë shërbëtorët’ e tij, edhe i rrëfeu gjithë këto gjërëra ndë veshët t’ atyre; edhe njerëzit’ ufrikësuanë fort. 9 Pastaj Abimelehu thirri Abraamnë, e i tha, Ç’ është këjo që na bëre? edhe ç’ faj të kam bërë unë ty, që prure mbi mua e mbi mbretërit t’ ime faj të-math? bëre një punë tek unë që nukë duhej të bënej. 10 Edhe Abimelehu i tha Abraamit, Ç’ pe, që bëre këtë punë? 11 Edhe Abraamit tha, Sepse unë umenduashë, Me të-vërtetë s’ ka frikë Perëndie ndë këtë vent; edhe dotë më vrasënë për guanë t’ ime. 12 Po me gjithë këto ajo është me të-vërtetë ime motërë, bij’ e t’ im et, po jo bij’ e s’ im’ mëje; edhe ubë gruaja ime. 13 Edhe kur më bëri Perëndia të dal nga stëpia e t’ im et, i thash’ asaj, Këtë të-mirë të më bënjç mua; mbë çdo vënt që të vemi, thuaj për mua, Ky është im vëlla.

14 Edhe Abimelehu mori dhën, e qe, e shërbëtorë, e shërbëtore, e j’ a dha Abraamit; i dha prapë edhe Sarrënë, gruan’ e atij. 15 Edhe Abimelehu tha, Na dheu im tek është përpara teje; rri ku të të pëlqenjë. 16 Edhe Sarrës’ i tha, Na tek i dhashë një mijë copë ergjëndi t’ yt vëllaj; na ay është për ty një mbulesë sysh ndër gjith’ ata që janë bashkë me ty; edhe përpara gjithëve dotë jesh e-drejtëruarë.

17 Edhe Abraami i ulut Perëndisë; edhe Perëndia shëroj Abimelehunë, edhe gruan’ e atij, edhe shërbëtoret’ e atij, edhe puallnë fëmijë. 18 Sepse Zoti kishte mbyllurë gjithë shtratetë ndë shtëpit t’ Abimelehut për punë të Sarrësë, gruas’ s’ Abraamit.

Të-bërëtë – Krye 21

1 Edhe Zoti erdhi e pa Sarrënë, sikundrë pat thënë edhe Zoti i bëri Sarrësë sikundrë i pat folurë. 2 Edhe Sarra umbars, e i polli Abraamit një djalë ndë pleqërit t’ atij, mb’ atë kohë të-ndarë, që i pat thënë ati Perëndia. 3 Edhe Abraami e quajti emërin’ e të birt, që i lindi atij, të-cilinë ja polli ati Sarra, Isaak. 4 Edhe Abraami rrethpreu të birin’ e tij Isaak të-tettënë ditë, sikundrë e pat urdhëruar’ atë Perëndia. 5 Edhe Abraami ishte një qint vjeç, kur i lindi atij i biri Isaak. Edhe Sarra tha, Perëndia më bëri të qeshë kushdo të dëgjonjë dotë qeshnjë bashkë me mua. 7 Edhe tha, Kush munt t’ i thoshte Abraamit, se Sarra dot’ u epte sisë djemuve? sepse i polla atij djalë ndë pleqërit t’ atij.

8 Edhe çuni urrit, edhe ucvorth; edhe Abraamit bëri një gosti të-madhe atë ditë që ucvorth Isaaku. 9 Edhe Sarra pa të birin’ e Agarësë, Egjyptianesë, që j’ a pat pjellë Abraamit, se po përqeshte Isaakunë. 10 Përandaj i tha Abraamit, Dëbo këtë shërbëtore, edhe të birr’ e asaj; sepse s’ ka për të trashëguarë i bir’ i kësaj shërbëtoreje bashkë me t’ im bir, me Isaakunë.

11 Edhe këjo punë uduk fort e-rëndë ndë syt t’ Abraamit për të birrë. 12 Po Perëndia i tha Abraamit, Letë mos të duket’ e-rëndë këjo ndë syt të tu për çuninë, edhe për shërbëtorenë t’ëndë; mbë gjithë sa që të thotë ty Sarra, dëgjo-i fjalët’ e asaj; sepse mbë Isaakunë dotë quhetë fara jote. 13 Po edhe prej birit të shërbëtoresë s’ ate dotë bënj një komp, sepse është fara jote.

14 Edhe Abraami ungrit çpejt ndë mëngjest, e mori bukë, e një calik me ujë, edhe j’ a dha Agarësë, edhe ja vuri mbi krahë; i dha edhe djalënë, edhe e dëboj atë. Edhe ajo iku e sillej andej e këtej ndë shkretëtirët të Beershebasë. 15 Edhe passi umbarua ujëtë ndë calikt, hodhi djalënë ndënë një shqurrë. 16 Edhe vate e ndënji përkundruell ati, lark sa një të-shtënë hargu; sepse tha, Të mos shoh vdekjen’ e djalit. Edhe ndënji përkundruell atij, edhe ngriti zën’ e saj e qau.

17 Edhe Perëndia e dëgjoj zën’ e djalit; edhe ëngjëlli i Perëndisë i thirri Agarësë nga qielli, edhe i tha asaj, Ç’ke Agarë? mos ufirkëso; 18 Sepse Perëndia dëgjoj zën’ e djalit nga vëndi ku është; ngreu, e merr djalënë, edhe mbaj-e ndë dorët t’ëndë; sepse dot’ a bënj atë një komp të-math. 19 Edhe Perëndia i hapi asaj sytë, edhe pa një pus me ujë; edhe vate, e mbushi calikunë me ujë, edhe i dha djalit të pijë.

20 Edhe Perëndia ishte bashkë me djalinë; edhe ay urrit, edhe ndënji ndë shkretëtirët, edhe ubë një harkuar. 21 Edhe ndënji ndë shkretëtirët të Faranitë edhe e ëma i mori grua nga dheu i Egjyptësë.

22 Edhe nd’ atë kohë Abimeleku, bashkë me Fihollinë, kryeushtëtorin’ e fuqis’ së tij, i foli Abraamit, dyke thënë, Perëndia është bashkë me ty mbë çdo punë që bën; 23 Tashi pra bëmë be këtu mbë Perëndinë, se nukë dotë tregonesh i-pabësë as mbë mua, as mbë djalinë t’ im, as mbë nipinë t’ im; po pas përdëllimit që të bëra dotë bënjç mbë mua edhe mbë dhenë, ndë të-cilët erdhe i-huaj edhe ndënje. 24 Edhe Abraami tha, Dotë bënj be.

25 Edhe Abraami qërtoj Abimelehunë për pusin’ e ujit që rrëmbyenë shërbëtorët’ e Abimelekut. 26 Po Abimelehu tha, Nukë di kush e bëri këtë punë; edhe as ti nukë më dhe zë, as unë nukë dëgjova për këtë, veç se sot. 27 Edhe Abraami mori dhën, e qe, e j’ a dha Abimelehut; edhe të dy lithnë kuvent. 28 Edhe Abraami vuri mbë nj’ anë shtatë shqera femërë nga tufa. 29 Edhe Abimelehu i tha Abraamit, Ç’ janë këta të shtatë shqera femërë që vure mbë nj’ anë? 30 Edhe ay tha, Se këta të shtatë shqera femërë dot’ i marrç nga dora ime, që të jenë për dëshmi tek unë, se un’ e miha këtë pus. 31 Përandaj e quajti atë vënt Beer-Sheba, sepse të dy bënë be atje. 32 Këshu lithnë kuvënt ndë Beer-Sheba; Edhe ungrit Abimelehu, si edhe Fiholli, kryeushtëtori i fuqis’ s’ atij, edhe ukthyenë ndë dhet të Filistinëvet.

33 Edhe Abraami mbolli një pyll ndë Beer-Sheba, edhe thërriti atje, mb’ emërin’ e Zotit, të Perëndis’ së-përjetëshm. 34 Edhe Abraami ndënji i-huaj shumë dit ndë dhet të Filistinëvet.

Të-bërëtë – Krye 22

1 Edhe pas këtyre punëve Perëndia e provoj Abraamnë, edhe i tha, Abraam. Edhe ay tha, Na ku jam. 2 Edhe Perëndia tha, Tashi merr t’ ët bir, birinë t’ ënt të-vetëmë, të-cilin’ e do, Isaakunë, edhe shko ndë vëntt të Moriahut; edhe bjer-e atje për kurban të gjithë-djegurë përmbi një mal që të kam për të thënë.

3 Edhe Abraami ungrit çpejt ndë mëngjest, edhe i vuri samarrë gomares’ se tij, edhe mori me vetëhe dy veta nga shërbëtorët’ e ti, edhe Isaakunë, të birrëë edhe çau dru për kurbanin’ e-gjithëdjegurë, edhe ungrit e vate nd’ atë vënt që i tha Perëndia. 4 Edhe të-tretënë ditë Abraami ngriti syt’ e tij, edhe pa vëndinë për së-largu. 5 Edhe Abraami u tha shërbëtorëvet të ti, Ju rrini këtu bashkë me gomarenë, po un’ edhe djali dotë vemi gjer atje; edhe passi të falemi, dotë kthenemi te ju. 6 Edhe Abraami mori drutë për kurbanin’ e-gjithëdjegurë, edhe j’ a ngarkoj Isaakut, të birit; edhe vetë mori ndë dorët të ti zjarrin’ edhe thikënë; edhe vanë të dy bashkë.

7 Edhe Isaaku i foli Abraamit, t’ et, edhe i tha, Ata im. Edhe ay tha, Këtu jam, o biri im. Edhe ay tha, Na zjarri edhe drutë; po ku është berri për kurban të-gjithëdjegurë? 8 Edhe Abraami tha, Perëndia, o djali im, dot’ a bënjë gati vetë berrinë për kurban të-gjithëdjegurë. Edhe ecëninë të dy bashkë.

9 Edhe si erdhë nd’ atë vënt që i kishte thënë Perëndia, Abraami ndërtoj atje një therore, edhe radhiti drutë, edhe si lidhi Isaakunë, të birrë, e vuri mbi theoret sipërë druvet. 10 Edhe Abraami ndejti dorën’ e tij, e mori thikënë që të therte të birrë. 11 Po ëngjëli i Zotit i thërriti ati nga qielli, e tha, Abraam, Abraam; edhe ay tha, Na ku jam. 12 Edhe ay tha, Mos vërë dorënë t’ ënde mbi djalthinë, edhe mos i bëj gjëkafshë; sepse tashi e njoha se i ke frikë Perëndisë, se nukë m’ a mohove mua t’ ët bir, dialinë t’ ënt të-vetëmë. 13 Edhe Abraami ngriti syt’ e tij, e pa, edhe na prapa tij një dash, që ishte zënë nga brirët’ e tij mbë një dru të-dëndurë; edhe Abraami erdhi, e mori dashnë, edhe e pruri për kurban të-gjithëdjegurë ndë vëntt të të birt. 14 Edhe Abraami e quajti atë vënt ADONAI-jireh, sikundrë thuhetë edhe sot, Ndë malt të Zotit dotë bënetë gati.

15 Edhe ëngjëlli i Zotit i thërriti Abraami për së dyti nga qielli, 16 E tha, Bëra be mbë vetëhenë t’ ime, thotë Zoti, se me-qënë-që bëre këtë punë, edhe nukë më mohove t’ ët bir, djalënë t’ ënt të-vetemë, 17 Me bekim dotë të bekonj, edhe me të-shumuarë dotë shumonj farënë t’ ënde posi yjt’ e qiellit, e posi rërënë që është ndë buzët të detit; edhe fara jote dotë pushtonjë dyert’ e armiqvet të saj; 18 Edhe ndë farët t’ ënde dotë bekonenë gjithë kombet’ e dheut; sepse i dëgjove zërit t’ im. 19 Pastaj Abraami ukthye te shërbëtorët’ e tij; edhe, si ungritnë, vanë bashkë ndë Beer-sheba; edhe Abraami ndënji ndë Beer-sheba.

20 Edhe pas këtyre punëve, i dhanë zë Abraamit, dyke thënë, Na Millkaja tek i polli edhe ajo bij Nahorit, t’ yt vëllaj, 21 Uzinë, të-parëlindurin’ e atij, edhe Buzinë. të vëllan’ e atij, edhe Kemuilinë, t’ an’ e Aramit; 22 Edhe Kesedinë. edhe Hazonë, edhe Pildashinë, edhe Jidllafinë, edhe Bethuilinë. 23 Edhe Bethuilit i lindi Revekka. Këta të tetë i polli Millkaja Nahorit, të vëllajt t’ Abraamit. 24 Edhe e dashura e ati që quhetë Reumahë, polli edhe ajo Te-bahun’ e Gahamn’ e Thahashn’ e Maahanë.

Të-bërëtë – Krye 23

1 Edhe Sarra rroj një qint e njëyet e shtatë vjet; këta janë vitët’ e jetës’ së Sarrësë. 2 Edhe Sarra vdiq ndë Kiriath-arba (e-cila është Hebrona), ndë dhet të Hanaanit. Edhe Abraami erdhi që të mbante zi për Sarrënë, e të qante për atë. 3 Edhe Abraami ungrit që përpara të-vdekurit të tij, edhe u foli të bijvet të Hethit, dyke thënë, 4 Unë jam i-huaj edhe një i-ardhurë ndër mest t’ uaj; ep-më-ni dhe për varr ndë mest t’ uaj, që të kllas të vdekurlnë t’ im që përpara syvet të mi. 5 Edhe të bijt’ e Hethit i upërgjeqnë Abraamit, dyke thënë ati, 6 Pa dëgjo-na, o Zoti im; ti je një zotëri prej Perëndie ndër mest t’ ënë; kall të-vdekurinë t’ ënt ndë më të-mirët nga varretë t’ anë; asndonjë prej nesh s’ të ka për të ndalë varrin’ e ti, që të kllasç të-vdekurinë t’ ënt.

7 Atëhere ungrit Abraami, e unji kryetë përpara gjindjes’ së vëndit, po, përpara bijvet të Hethit; 8 E u foli atyre, dyke thënë, Ndë u do zëmëra juve të varroj të vdekurinë t’ im që përpara syvet të mi, dëgjo-më-ni, e lutuni për mua Efronit, birit të Zoharit, 9 Të më apë shpellën’ e tij Mahpellahë që është mb’ anët t’ arës’ s’ ati; kundrë page së-plotë letë m’ a apë ndër mest t’ uaj për vent varri.

10 Edhe Efroni po rrinte ndër mest të bijvet të Hethit; edhe Efron Hittiti i upërgjeq Abraamit tek po dëgjoninë të bijt’ e Hethit, po, gjithë sa hyninë ndë portët të qytetit të ti, dyke thënë, 11 Jo, o zoti im, dëgjo-më; arënë t’ a ap, edhe shpellënë që është nd’ atë t’ a ap; përpara bijvet të gjindjesë s’ ime t’ i ap ato ty; varro të-vdekurinë t’ ënt. 12 Edhe Abraami unji kryetë përpara gjindjes’ së vëndit. 13 Edhe tek po dëgjonte gjindja e vëndit i tha Efronit, dyke thënë, Ndë daç ti, të luten, dëgjo-më; dotë t’ ap çëmimn’ e arësë; merr-e prej meje, edhe dotë varronj të-vdekurinë t’ im atje.

14 Edhe Efroni i upërgjeq Abraamit, dyke thën’ ati, 15 Dëgjo-më, o zoti im; dhe katrë qint shekëllash ergëndi, ç’ është ndër mest teje e meje? varro pra të-vdekurinë t’ ënt. 16 Edhe Abraami e dëgjoj Efroninë; edhe Abraami i peshoj Efronit ergjëndinë, që tha përpara të bijvet të Hethit, katrë qint shekëlla ergjëndi, t’ atillë që shkonte ndëpër tregëtarët. 17 Kështu ara e Efronit, që ishte ndë Mahpellahë, që ishte përpara Mamrisë, ara, edhe shpella që ishte nd’ atë, edhe gjithë drurëtë që ishinë nd’ aret, edhe ndë gjithë kufinjt t’ asaj reth e rrotullë, i usiguruanë Abraamit për dhe të ti, përpara të bijvet të Hethit, përpara gjith’ atyreve që hyninë ndë portët të qytetit t’ atij.

19 Edhe pastaj Abraami kalli ndë varr Sarrënë, gruan’ e tij, ndë shpellët t’ arës’ së Mahpellahësë, përpara Mamrisë, e-cila është Hebrona, ndë dhet te Hanaanit.

20 Kështu ara, edhe shpella që ishte nd’ atë, i usiguruanë Abraamit për dhe varri prej të bijvet të Hethit.

Të-bërëtë – Krye 24

1 Edhe Abraami ishte plak, i shkruarë ndë moshtët; edhe Zoti e kishte bekuarë Abraaminë mbë të-gjitha. 2 Edhe Abraami i tha shërbëtorit të ti, më plakut të shtëpis’ së ti, kujdestarit të gjithë gjësë që kishte, Të lutem, vërë dorënë t’ ënde ndënë kofshët t’ ime; 3 Edhe dotë të vë ndë be mbë Zonë, Perëndin’ e qiellit edhe Perëndin’ e dheut, se s’ ke për të marrë grua për t’ im bir nga bijat’ e Hanaanitëvet, ndër mest të të-cilëvet rri unë; 4 Po se ke për të vaturë ndë vëntt t’ im, edhe ndë fist t’ im, edhe ke për të marrë q’ atje grua për t’ im bir, për Isaakunë. 5 Edhe shërbëtori i tha ati, Mbase nukë dotë dojë gruaja të më vinjë pas ndë këtë dhe; duhetë t’ a shpje t’ ët bir nd’ atë dhe, prej të-cilit dolle? 6 Edhe Abraami itha ati, Shiko semos shpjesh t’ im bir atje. 7 Zoti Perëndia i qiellit, i-cili më mori nga shtëpia e t’ im et, edhe nga dheu ndë të-cilët kam lindurë, edhe i-cili më foli, edhe më bëri be, dyke thënë Këtë dhe dot’ j’ a ap farësë s’ ate, ay dotë dërgonjë ëngjëllin’ e tij përpara teje, edhe dotë marrç grua për t’ im bir q’ andej. 8 Po ndë mos dashtë gruaja të vinjë pas teje, atëhere dotë jesh i liruarë nga këjo beja ime. 9 Vetëmë t’ im bit të mos s shpjesh atje. 9 Atëhere shërbëtori vuri dorën’ e ti ndënë kofshët t’ abraamit, të zot, edhe i bëri be për këtë punë.

10 Edhe shërbëtori mori dhjetë kamilla nga kamillat e të zot, edhe shkoj, dyke marrë me vetëhe nga gjithë të-mirat’ e të zotË edhe uugrit e vate ndë Mesopotamit, ndë qytett të Nahorit. 11 Edhe bëri kamillatë të bjënë mbë gjunjë përjashta qytetit përanë pusit të ujit ndaj mbrëma, ndë kohët që dalënë gratë për të nxjerrë ujë.

12 Edhe tha, O Zot, Perëndia i t’ im zot Abraam, dërgo-më, të lutem, të-qëlluarë të-mirë sot, edhe trego përdëllim mbë Abraaminë, zotinë t’ im. 13 Na tek po rri afërë burimit të ujit, edhe bijat’ e njerësvet të qytetit tek po dalënë për të nxjerrë ujë; 14 Edhe ajo vashëza, së-cilësë t’ i them, Sbrit, të lutem, shtëmbënë t’ ënde, që të pi, edhe ajo të thotë, Pi, edhe dot’ u ap ujë edhe kamillavet të tua, këjo qoft’ ajo që ndave për shërbëtorinë t’ ënt Isaak; edhe nga këjo dot’ e njoh se tregove përdëllim mbë t’ im zot.

15 Edhe para se të pushonjë së foluri, na tek po dilte Revekka, e-cila i kishte lindurë Bethuilit, të birit të Maillkajësë, gruas’ së Nahorit, vëllajt t’ Abraamit, me shtëmbën’ e saj mbi supt të saj. 16 Edhe vashëza ishte fort e-bukurë ndë syt, vërgjireshë, edhe burrë nuk’ e kishte njohur’ atë; edhe passi sbriti ndë burimt, mbushi shtëmbën’ e saj, edhe po hipte.

17 Edhe shërbëtori usul e i dolli përpara, edhe i tha, Të lutem, ep-më të pi pakëz’ ujë nga shtëmba jote. 18 Edhe ajo tha, Pi, zoti im; edhe me të-çpëjtë sbriti shtëmbën’ e saj ndë dorët të saj, edhe i dha të pijë. 19 Edhe si pushoj ay së piri, tha ajo, Edhe për kamillat’ e tua dotë nxjer ujë, gjersa të-gjitha të nginjenë së piri. 20 Edhe sa-kaqë-herash sbrazi shtëmbën’ e saj ndë magjet, edhe usul prapë ndë pust të nxirte ujë, edhe nxori ujë për gjithë kamillat’ e atij. 21 Edhe njeriu e shikonte me kujdes, edhe nukë fliste, që të njihte, nde Zoti j’ a kishte bërë mbarë udhënë apo jo.

22 Edhe si pushuanë kamillatë së piri, njeriu mori një rreth t’ artë gjysmë shekëlle të-rëndë, edhe dy rrathë t’ artë për duart’ e asaj dhjetë shekëllash të-rëndë; 23 Edhe e pyeti, E kujt bijë je ti? të lutem, thuaj-më; a ka vënt ndë shtëpit të t’ yt et për të rënë ne? 24 Edhe ajo i tha ati, Jam e bij’ e Bethuilit, birit të Millkajësë, të-cilinë j’ a polli Nahorit. 25 I tha edhe ati, Kemi edhe kashtë edhe mjaft bar, edhe vënt për të rënë. 26 Atëhere njeriu unji kryet’ e i ufal Zotit; 27 Edhe tha, I-lavduruarë qoftë Zoti, Perëndia i t’ im zot; sa për mua, Zoti m’ a hoqi udhënë ndë shtëpit të vëllezëret të t’ im zot.

28 Edhe goca vate me vrap, edhe dha zë për këto punë ndë shtëpit të nënes’ së saj.

29 Edhe Revekka kishte një vëlla, edhe emër’ i ati ishte Llaban; Edhe Llabani vate me vrap te njeriu jashtë ndë burimt. 30 Edhe kur pa rrehinë edhe rrathëtë ndë duart të motërës’ së tij, edhe kur dëgjoj fjalët’ e Revekkësë, motërës’ së ti, e-cila thoshte, Kështu më foli njeriu, erdhi te njeriu, edhe na ay tek po rrinte përanë kamillavet ndaj burimit. 31 Edhe tha, Hyrë, o i-bekuar’ i Zotit; përse rri jashtë? sepse unë bëra gati shtëpinë, edhe vënt për kamillatë.

32 Edhe njeriu hyri ndë shtëpit, edhe ay çkarkoj kamillatë, edhe u dha kashtë e bar kamillavet, edhe ujë për të larë këmbët’ e atij, edhe këmbët’ e njerësvet që ishinë bashkë me atë. 33 Edhe i vunë përpara bukë që të hante; po ay tha, S’ kam për të ngrënë, gjersa të flas fjalënë t’ ime. Edhe ay tha, Folë.

34 Edhe tha, Unë jam shërbëtori i Abraamit. 35 Edhe Zoti e bekoj t’ im zot me të-tepërë, e ubë i-math, edhe i dha ati dhën e qe, e ergënt e ar, e shërbëtorë e shërbëtore, e kamilla e gomarë. 36 Edhe Sarra, gruajae t’ im zot, i polli bir t’ im zot, passi umblak; edhe i dha atij gjithë ç’ kish. 37 Edhe im zot më vuri bir nga të bijat’ e Hanaanitëvet, ndë vëntt të të-cilëvet rri unë; 38 Po, të veç ndë shtëpit të t’ im et, e ndë fist t’ im, e të marrç grua për t’ im bir. 39 Edhe un’ i thastë t’ im zot, Mbase nukë dotë dojë gruaja të më vinjë pas. 40 Edhe ay më tha, Zoti, përpara të-cilit ecënj, dotë dërgonjë ëngjëllin’ e tij bashkë me ty, edhe dotë t’ a bënjë mbarë udhënë; edhe dotë marrç grua për t’ im bir nga fisi im, e nga shtëpia e t’ im et; 41 Atëhere dotë jesh i-liruarë nga beja që të vura, kur të veç ndë fist t’ im; edhe ndë mos t’ a dhënçinë, dotë jesh i-liruarë nga beja që të vura. 42 Edhe un’ erdha sot ndë burimt, e thashë, O Zot, Perëndia i t’ im zot Abraam, ndë m’ a bën mbarë udhënë, ndë të-cilët po vete, 43 Na unë tek po rri afërë burimit të ujit; edhe vashëza që të dalë për të nxjerrë ujë, edhe të-cilësë t’ i them, Të lutem, ep-më pakëzë ujë të pi nga shtëmba jote; 44 Edhe ajo të më thotë, Edhe ti pi, po edhe për kamillat’ e tua dotë nxjer ujë, këjo letë jetë gruaja që ka ndarë Zoti për të birin’ e t’ im zot. 45 Edhe përpara se të pushonj dyke folurë ndë zëmërët t’ ime, na Revekka tek po dilte md shtëmbën’ e saj mbi supt të saj; edhe sbriti ndë burimt, e nxori ujë; edhe un’ i thash’ asaj, Të lutem, ep-më të pi. 46 Edhe ajo me të çpejtë e sbriti shtëmbën’ e saj prej supit të saj të saj, edhe tha, Pi, edhe dot’ u ap ujë edhe kamillavet të tua; kështu piva, edhe ajo u dha ujë edhe kamillavet. 47 Edhe e pyeta atë, e i thashë, E kujt bijë je ti? Edhe ajo tha, Jam e bij’ e Bethuilit, të birit të Nahorit që j’ a polli ati Millkaja; edhe un’ i vura rrethnë ndë hundët, edhe rrathëtë ndë duart t’ asaj. 48 Edhe unja kryetë e i ufalçë Zotit, Perëndis’ së t’ im zot Abraam, që të marr të bijën’ e të vëllajt të t’ im zot për të birin’ e atij. 49 Tashi pra, ndë doni t’ i bëni të-mirë e të-vërtetë t’ im zot, thojmë-ni; ndë mos, prapë thoj-më-ni, që të kthenem mbë të-djathtë, a mbë të-mëngjërë.

50 Atëhere Llabani e Bethuili upërgjeqnë e thanë, Këjo punë vjen prej Zotit; neve nukë munt të të themi ty keq a mirë; 51 Na ku është Revekka përpara teje; merr-e, edhe shko, edhe letë jetë gruaja e të birit të t’ yt zot, sikundrë foli Zoti. 52 Edhe shërbëtori i Abraamit, kur dëgjoj fjalët’ e atyreve, i ufal Zotit dyke unjurë kryetë gjer përdhe. 53 Edhe shërbëtori nxori stolira t’ ergjëntta, e stolira t’ arta, e rroba, e j’ a dha Revekkësë; i dha dhurata edhe të vëllajt t’ asaj, edhe s’ ëmës’ s’ asaj.

54 Edhe hëngrr’ e pinë, ay, edhe njerëyitë që ishinë bashkë me atë, edhe flejtnë atë natë. Edhe si ungritnë ndë mëngjest, tha, Dërgomë-ni te im zot. 55 Edhe i vëllaj e e ëm’ e asaj thanë, Letë mbesë vashëza ca dit bashkë me ne, pak-së-paku dhjetë dit; pastaj ka për të ardhurë. 56 Edhe ay tha atyre, Mos më mbani sepse Zoti m’ a bëri mbarë udhënë; dërgo-më-ni të vete te im zot. 57 Edhe ata thanë, Letë thërresëmë gocënë, e let’ e pyesëmë mëndjen’ e asaj. 58 Edhe thërritnë Revekkënë, e i than’ asaj, A vete me këtë njeri? Edhe ajo tha, Vete.

59 Edhe ata dërguanë Revekkënë, të motërën’ e tyre, edhe mëndeshën’ e asaj, edhe shërbëtorin’ e Abraamit, edhe njerëzit’ e ati. 60 Edhe bekuanë Revekkënë, e i than’ asaj, Motëra jonë, ubëfsh mëmë e mijërave djetë-mijërash, edhe fara jote pushtoftë derën’ e armiqvet të tyre.

61 Edhe ungrit Revekka, edhe shërbëtorët’ e asaj, edhe u hipnë kamillavet, edhe vanë pas njeriut; edhe shërbëtori mori Revekkënë, edhe shkoj.

62 Edhe Isaaku po kthenej nga pusi Llahai-roi; sepse rrinte ndë dhet të mesditësë. 63 Edhe Isaaku kisthe dalë ndaj mbrëma ndë fushët që të mendonej; edhe ngriti syt’ e tij, edhe pa, edhe na tek po vininë kamilla. 64 Edhe Revekka, kur ngriti syt’ e saj, pa Isaakunë, edhe uhoth poshtë nga kamilleja. 65 Sepse i pat thënë shërbëtorit, Cili është ay që po vjen ndë fushët që të na dalë përpara? Edhe shërbëtori i pat thënë, Esht’ im zot. Edhe ajo mori napën’ e saj, e umbulua.

66 Edhe shërbëtori i tregoj Isaakut gjithë sa kishte bërë. Edhe Isaaku e pruri atë ndë tendët të Sarrësë, s’ ëmës’ së tij; edhe mori Revekkënë, edhe ubë gruaja e atij, edhe e deshi atë; edhe kështu Isaaku ungushullua pas vdekjes’ së ëmës’ së ti.

Të-bërëtë – Krye 25

1 Edhe Abraami mori një tjatërë grua, që quhej Qeturahë. 2 Edhe kejo i polli ati Zimranë, e Jokshanë, e Medanë, e Midianë, e Ishbakunë, e Shuahunë. 3 Edhe Jokshanit i lindi Shebaj, e Dedani. Edhe të bijt’ e Dedanit ishinë Asshurimëtë, e Letushimëtë, e Semmimëtë. 4 Edhe të bijt’ e Midianit ishinë Efahu, e Eferi, e Hanohu, e Abidaj, e Eldaahu. Të-gjithë këta ishinë të bijt’ e Qeturahësë.

5 Edhe Abraami i dha Isaakut gjithë ç’ kishte. 6 Po të bijvet prej të-dashuravet të tij Abraami u dha dhurata, edhe, që kur ishte edhe gjall, i dërgoj lark nga Isaaku, i bir’ i ti, nga ana e të-lindurit të djellit, ndë dhet të Lindjes’ së djellit.

7 Edhe këto janë ditt’ e vjetvet të jetës’ s’ Abraamit të-cilatë rrojti, një qint e shtatë-dhjet’ e pesë vjet. 8 Edhe Abraami dha frymën’ e vdiq ndë pleqëri të-mirë, plak njeri e plot me ditë edhe umbloth përanë gjindjes’ së tij. 9 Edhe Isaaku e Ismaili, të bijt’ e atij, e varruanë ndë shpellët të Mahpellahësë, nd’ arët të Efronit, të birit të Zohar Hittitit, që është përpara Mamrisë; 10 Nd’ arët që kishte blerë Abraami nga të bijt’ e Hethit; atje uvarrua Abraami, e Sarra, gruaja e ati.

11 Edhe pas vdekjes’ s’ Abraamit Perëndia bekoj Isaakunë, të birr’ e atij; edhe Isaaku ndenji afërë pusit Llahai-roi.

12 Këto janë gjeneallogit’ e Ismailit, të birit t’ Abraamit, të-cilinë j’ a polli Abraamit Agarë Egjyptianeja, shërbëtoreja e Sarrësë; 13 Edhe këta janë emërat’ e të bijvet të Ismailit, pas emëravet t’ atyre, ndë brezat t’ atyreve; i-parëlinduri i Ismailit qe Nebajothi; pastaj Kedari, a Adbeeli, e Mibsami, 14 E Mishmaj, e Dumaj, e Massaj; 15 Hadadi, e Temnaj, Jeturi, Nafishi, e Kedemahu. 16 Këta janë të bijt’ e Ismailit, edhe këta jan’ emërat’ e atyreve, pas fshatëravet t’ atyre, edhe pas vëndevet t’ atyre; dy-mbë-dhjetë zotërinj pas kombevet t’ atyre.

17 Edhe këta janë vjetet’ e jetës’ s’ Ismailit, një qint e tri dhjet’ e shtatë vjet; edhe dha frymën’ e vdiq; edhe umbloth përanë gjindjes’ së tij.

18 Edhe ata ndënjnë që nga Havillahu e gjer ndë Shur, që është përkundruell Egjyptësë, kur vete ndonjë për nd’ Assyri; Ismaili ndënji përpara syvet të gjithë vëllezërvet të tij.

19 Edhe këto janë gjeneallogjit’ e Isaakut, të birit t’ Abraamit; Abraamit i lindi Isaaku; 20 Edhe Isaaku ishte dyzet vjeç, kur mori për grua të ti Revekkënë, të bijën’ e Bethuil Syrianit nga Paddan-arami, të motërën’ e Llaban Syrianit.

21 Edhe Isaaku i lutej Zotit për të shoqenë, sepse ishte shterpë; edhe Zoti e dëgjoj të-luturit’ e atij, edhe umbars Revekka, e shoqeja e ati. 22 Edhe djemtë ziheshinë përbrënda asaj; edhe tha, Ndë qoftë kështu, përse të mbarsem unë? edhe vate të pyeste Zotinë. 23 Edhe Zoti i tha asaj,

Dy kombe janë ndë barkt t’ ënt,
Edhe dy gjindje dotë ndahenë që prej të-përbrëndëshmevet të tua,
Edhe njëra gjindje dotë jetë m’ e-fortë se tjatëra gjindje;
Edhe m’ e-madheja dot’ i shërbenjë më së-vogëlësë.

24 Edhe kur umbushnë ditt’ e asaj për të pjellë, na tek ishinë binjakë ndë barkt t’ asaj; 25 Edhe i-pari dolli i-kuq, i-tërë si rrobë qimeashpërë; edhe j’ a quajtinë emërinë Isaf. 26 Pastaj dolli edhe i vëllaj, edhe dor’ e ati mbante thëmbrën’ e Isafit; përandaj uquajt Jakob; edhe Isaaku ishte gjashtë-dhjetë vjeç, kur i lintnë ata.

27 Edhe djemtë urritnë, edhe Isafi ubë gjahtuar i-keq, njeri i aravet; po Jakobi ishte njeri i-butë, rrinte ndër tenda. 28 Edhe Isaaku donte Isafinë, sepse hante nga gjahu i atij; po Revekka donte Jakobinë.

29 Edhe Jakobi po zjente gjellë, edhe Isafi erdhi nga ara, edhe ishte i-lodhurë. 30 Edhe Isafi i tha Jakobit, Ep-më, të lutem, të ha nga kjo gjell’ e-kuqe; sepse jam i-lodhurë; përandaj uquajt emëri i ati Edom. 31 Edhe Jakobi tha, Shit-më sot të-drejtat’ e të-parëlindurit t’ ënt. 32 Edhe Isafi tha, Na unë tek po vdes, edhe ç’ dobi dotë bënjënë të-drejtat’ e të-parëlindurit? 33 Edhe Jakobi tha, Bë-më be sot; edhe ay i bëri be ati; edhe ishiti Jakobit të-drejtat’ e të-parëlindurit të ti. 34 Atëhere Jakobi i dha bukë Isafit edhe gjellë thjeri; edhe hëngri e piu; edhe ungrit e shkoj. Kështu Isafi s’ i zuri për gjë të-drejtat’ e parëlindjes’ së ti.

Të-bërëtë – Krye 26

1 Edhe ubë zi bukë nd’ atë dhe, përveç asaj zis’ së-parë që qe bërë ndë ditt t’ Abraamit. 2 Edhe Isaaku vate te Abimelehu, mbreti i Filistinëvet ndë Gerarë. 3 Edhe Zoti i uduk atij, e tha, Mos sbrit ndë Egjyptë; rri ndë dhet që dotë të them; ri i-huaj ndë këtë dhe, edhe unë dotë jem bashkë me ty, edhe dotë të bekonj; sepse ty edhe farësë s’ ate dot’ u’a ap gjithë këta vënde, edhe dotë mbush benë që i bëra Abraamit, t’ yt et; 4 Edhe dotë shumonj farënë t’ ënde posi yjt’ e qiellit, edhe dot’ i ap farësë s’ ate gjithë këta vënde, edhe ndë farët t’ ënde gjithë kombet’ e dheut dotë bekonenë; 5 Sepse Abraami m’ a dëgjoj zënë, edhe ruajti ardhërimet’ e mi, porosit’ e mia, urdhëratat’ e mia, e nomet’ e mi.

6 Edhe Isaaku ndënji ndë Gjerarë. 7 Edhe njerëzit’ e vëndit e pyetn’ atë për gruan’ e atij; edhe ay tha, Esht’ ime motërë; sepse pat frikë të thoshte, Esht’ ime shoqe; semos më vrasënë, thoshte me vetëhen’ e ti, njerëzit’ e këtij vëndi për Revekkënë; sepse ishte e-bukurë ndë syt.

8 Edhe si ndënji atje mjaft kohë, Abimelehu, mbreti i Filistinevet, shikoj nga një finestrë, e pa, edhe na Isaaku tek po loste me Revekkënë, të shoqen’ e tij. 9 Edhe Abimelehu thirri Isaakunë, e tha, Na me të-vërtetë këjo qënkërka gruaja jote; përse the pra, se Esht’ ime motërë? Edhe Isaaku i tha atij, Sepse thashë, Semos vdes për ngajë t’ asaj. 10 Edhe Abimelehu tha, Ç’ është këjo pune që na bëre? për pak gjë pat për të flejturë ndonjë nga gjindja me gruanë t’ ënde, edhe pate për të prurë paudhëri mbi ne. 11 Edhe Abimelehu dha urdhërë mbë gjithë gjindjenë, dyke thënë, Kush të ngasë këtë njeri a gruan’ e ati, pa fjalë dotë vritetë.

12 Edhe Isaaku mbolli nd’ atë dhe, edhe mblodhi atë mot për një një qint; edhe Zoti e bekoj atë. 13 Edhe njeriu madhonej, edhe vinte mbarë dyke ushtuarë tepër’ e më tepërë, gjersa ubë fort i-math. 14 Edhe kishte dhën, e lopë, e shumë shërbëtorë; edhe Filistinët’ i kishinë cmir. 15 Edhe gjithë pusetë që patnë rëmuarë shërbëtorët’ e t’ et ndë ditt t’ Abraamit, Filistinët’ i mbyllnë, e i mbushnë me dhe. 16 Edhe Abimelehu i tha Isaakut, Ikë prej nesh; sepse ubërë shumë më i-fortë se ne.

17 Edhe Isaaku iku s’ andejmi edhe nguli tendën’ e tij ndë fushëzët të Gerarësë, edhe ndënji atje. 18 Edhe Isaaku hapi përsëri puset’ e ujit, që patnë rëmuarë mbë ditt t’ Abraamit t’ et, edhe Filistinët’ i kishinë mbyllur’ ata pas vdekjes’ s’ Abraamit; edhe i quajti ata me ata emëra që i pat quajtur’ i ati.

19 Edhe shërbëtorët’ e Isaakut rëmuanë ndë fushëzët, edhe gjetn’ atje pus uji të-gjallë. 20 Edhe barinjt’ e Gjerarësë uhëngrrë me fjalë me barinjt’ e Isaakut, dyke thënë, Këta ujë është t’ anëtë; edhe e quajti pusinë Esek; sepse uhëngrrë me fjalë me atë. 21 Pastaj rëmuanë një tjatërë pus, edhe uhëngrrë me fjalë edhe për atë; përandaj e quajti atë Sitna. 22 Edhe si ungrit q’ atje e vate gjetkë, rëmoj një tjetërë pus, po për këtë nuk’ uhëngrrë me fjalë; edhe e quajti atë Rehoboth, dyke thënë, Se tashi Zoti bëri vënt ië-gjerë për ne, edhe dotë shtonemi mbi dhet.

23 Edhe s’ andejmi hipi ndë Beer-sheba. 24 Edhe Zoti i uduk ati atë natë, e tha, Unë jam Perëndia i Abraamit, t’ yt et; mos ufrikëso, sepse unë jam bashkë me ty, edhe dotë të bekonj, edhe dotë shtonj farënë t’ ënde për Abraaminë, shërbëtorinë t’ im. 25 Edhe Isaaku ndërtoj atje një therore, edhe thirri mb’ emërin’ e Zotit; edhe nguli atje tendën’ e tij; edhe shërbëtorët’ e Isaakut rëmuanë atje pus.

26 Atëhere Abimelehu vate tek ay nga Gjerara, edhe Ahuzzathi, miku i ati, edhe Fiholli, kryeushtëtori i ushtëris’ s’ atij. 27 Edhe Isaaku u tha atyre, Përse erthtë tek unë, passi më pattë cmir, e më dëbuatë prej jush? 28 Edhe ata thanë, E pamë faqeza, se Zoti është bashkë me ty, edhe thamë, Letë bënetë tashi be ndër mest nesh, ndër mest nesh e teje, edhe letë lidhëmë kuvënt bashkë me ty, 29 Se nukë dotë na bënjç keq, sikundrë edhe neve nukë të ngamë, edhe sikundrë të bëmë vetëmë të-mirë, edhe të dërguamë me paqtim; tashi ti je i-bekuari i Zotit.

30 Edhe ay u bëri atyreve gosti; edhe hëngrrë e pinë. 31 Edhe ungritnë çpejt me natë, edhe i bënë be njëri tjatërit. Pastaj Isaaku i përcolli ata, edhe shkuanë prej ati me paqtim.

32 Edhe atë ditë erthnë shërbëtoret’ e Isaakut, edhe i dhanë zë për pusinë që kishinë rëmuarë, e i thanë, Gjetme ujë. 33 Edhe e quajti atë Shiba? përandaj emëri i qyteti është Beer-sheba gjer mbë këtë ditë.

34 Edhe Isafi ishte dyzet vjeç, kur mori për grua Judithënë, të bijën’ e Beeri Hittitit, edhe Basemathënë, të bijën’ e Ellon Hittitit; 35 Edhe ato ishinë hidhërim shpirti te Isaaku e te Revekka.

Të-bërëtë – Krye 27

1 Edhe Isaaku passi umblak, e i uerrnë sytë, kaqë sa nukë muntte të shihte, thirri Isafnë, birin’ e ti më të-madhinë, e i tha ati, Biri im; edhe ay tha, Na këtu jam. 2 Edhe ay tha, Na unë tashi tek umblaka; nuk’ e di ditën’ e vdekjesë s’ ime; 3 Të lutem pra, merr armët’ e tua, kuletënë t’ ënde, e harkunë t’ ënt, edhe dil fushësë, edhe më gjuaj ndonjë gjah; 4 Edhe bë-më një gjellë të-shishme, sikundrë dua, edhe bjerë-m’a të ha, që të të bekonjë ty shpirti im përpara se të vdes.

5 Edhe Revekka dëgjoj kur po i fliste Isaaku Isafit, të birt. Edhe Isafi vate ndë fushët të gjuante gjah, edhe t’ e binte.

6 Edhe Revekka i foli Jakobit, të birt, e i tha, Na unë tek dëgjova t’ ët atë dyke folurë Isafit, t’ yt vëllaj, e dyke thënë, 7 Bjerë-më gjah, e bë-më gjellë të-shishme, që të ha, edhe që të të bekonj ty përpara Zotit përpara se të vdes. 8 Tashi pra, biri im, dëgjo zënë t’ im mbë gjithë sa që të porosit unë. 9 Shko tashi ndë tufët, edhe merr më andej dy kedha dhish të-mirë; edhe unë dot’ i bënj gjellë të-shishme për t’ ët atë, sikundrë do ay; 10 Edhe ti t’ j’ a bjesh t’ yt et të hajë, që të të bekonjë përpara se të vdesë.

11 Edhe Jakobi i tha Revekkës’ s’ ëmës’ së tij, Na Isafi im vëlla, tek është një burrë leshtuar, edhe unë jam një burrë pa qime; 12 Mbase im atë më zë me dorë, edhe dot’ i dukem ati posi gënjeshtuar, edhe dotë sjell mbi vetëhet t’ ime mallëkim, e jo bekim. 13 Edhe e ëma i tha ati, Mbi mua qoftë mallëkimi yt, biri im; vetëmë dëgjo zënë t’ im, edhe shko, edhe bjerë-m’i ato.

14 Edhe ay vate, e mori, edhe j’ a pruri s’ ëmësë; edhe e ëma bëri gjellë të-shishme, sikundrë donte i ati. 15 Edhe Revekka mori më të-miratë rroba të Isafit, më të-madhit bir të saj, të-cilatë i kishte ndë shtëpit, edhe j’ a veshi birit të saj më të-vogëlë; 16 Edhe me lëkurët’ e kedhavet mbuloj duart’ e atij, edhe të-sveshurat’ e sverkut t’ atij; 17 Edhe i dha ndë dorët Jakobit, birit të saj, gjellët’ e-shishme edhe bukënë që kishte bërë gati.

18 Edhe ay erdhi tek i ati, e tha, Ata im; edhe ay tha, Këtu jam; cili je ti, biri im? 19 Edhe Jakobi i tha t’ et, Unë jam Isafi, i-parëlinduri yt; bëra sikundrë më urdhërove; ngreu, të lutem, rri e ha prej gjahut t’ im, që të më bekonjë shpirti yt. 20 Edhe Isaaku i tha të birt, Si kështu, biri im, që e gjete kaqë çpejt? Edhe ay tha, Sepse Zoti Perëndia yt, m’ a pruri përpara. 21 Edhe Isaaku i tha Jakobit, Afërohu, biri im, që të të zë me dorë, që të shoh, ndë je ti im bir Isafi, apo jo. 22 Edhe Jakobi i ufërua t’ et, Isaakut; edhe ay e zuri atë me dorë, e tha, Zëri është zër’ i Jakobit, po duartë janë duart’ e ati ishinë lështore, posi duart’ e Isafit, vëllajt t’ atij; edhe kështu e bekoj atë. 24 Edhe tha, A ti je vetë im bir Isafi? Edhe ay tha, Unë jam. 25 Atëhere tha, Bjerë-m’a afërë, se dotë ha nga gjahu i t’ im bir, që të të bekonjë shpirti im. Edhe j’ a pruri afërë, edhe hëngri; i pruri edhe verë, edhe piu.

26 Edhe Isaaku, i ati, i tha atij, Afërohu tashi, puth-më, biri im. 27 Edhe ay uafërua, edhe e puthi; edhe ay u mori erë rrobavet t’ atij, edhe e bekoj atë, e tha,

Na era e t’ im bir
Është posi erë fushe, që e ka bekuarë Zoti;
28 Perëndia pra të dhëntë nga vesa e qiellit,
Edhe nga të-majmit’ e dheut,
Edhe plotësi gruri e vere;
29 Gjindje të shërbefshinë, e kombe t’ ufalçinë;
Qofsh zoti i t’ ët vëllezërve,
Edhe bijat’ e s’ at’ ëme t’ ufalçinë.
Qoft’ i mallëkuarë ay që të mallëkonjë ty,
Edhe qoft’ i-bekuar’ ay që të bekonjë ty!

30 Edhe posa pushoj Isaaku dyke bekuarë Jakobinë, edhe Jakobi posa kishte dalë që përpara Isaakut, atit të tij, Isafi, i vëllaj, arriu nga gjahu. 31 Bëri edhe ay gjellë të-shishme, edhe j’ a pruri t’ et; edhe i tha t’ et, Letë ngrihetë im atë, edhe letë hajë nga gjahu i të birt, që të bekonjë shpirti yt. 32 Edhe Isaaku, i at’ i atij, i tha, Cili je ti? Edhe ay tha, Unë jam yt bir, i-parëlinduri yt, Isafi. 33 Edhe Isaaku uhabit e udroth fort tepërë, edhe tha, Cili pra qe ay që gjuajti gjah, edhe më pruri, e hëngra nga të-gjitha përpara se të vinjç, edhe e bekova atë? edhe i-bekuarë dotë jetë.

34 Isafi, kur dëgjoj fjalët’ e t’ et, klithi me zë fort të-math e fort të-hidhurë; edhe i tha t’ et, Beko-më edhe mua, o ata im. 35 Edhe ay tha, Erdhi yt vëlla me kobim, edhe mori bekimnë t’ ënt. 36 Edhe Isafi tha, A nuk’ uquajt me të-drejtë emëri i ati Jakob? sepse tashi këjo është e-dyta herë që më vuri këmbënë për të penguarë: më mori të-drejtat’ e parëlindjesë, edhe ja tashi tek më mori edhe bekimnë. Edhe tha, A nukë ke ruajturë bekim edhe për mua? 37 Edhe Isaaku upërgjeq, e i tha Isafit, Na tek e bëra atë t’ ët zot, edhe gjithë të vëllezëritë j’ a dhashë për shërbëtorë, edhe me grurë e me verë e forcova atë, ç’ të të bënj ty pra, biri im? 38 Edhe Isafi i tha t’ et, Vetëmë këtë bekim ke, o ata im? beko-më edhe mua, o ata im. Edhe Isafi ngriti zën’ e tij, e qau. 39 Edhe Isaaku, i ati, upërgjeq, e i tha atij,

Na të-ndënjuritë t’ ënt tek dotë jetë të-shteruarë prej të-majmit të dheut, edhe prej vesës’ së qiellit së-larti; 40 Edhe me kordhënë t’ ënde dotë rronjç edhe t’ ët vëllaj dot’ i shërbenjç; po kur të bënesh i-liruarë, dot’ a hethç tej prej sverkut t’ ënt sgjedhën’ e atij.

41 Edhe Isafi e kishte cmir Jakobinë për bekimnë, me të-cilin’ e bekoj i ati; edhe Isafi tha ndë zëmërët të tij, Ditt’ e zisë për atinë t’ ënë po afëronenë; atëhere kam për të vrarë Jakobinë, t’ im vëlla.

42 Edhe i dhanë zë Revekkësë për fjalët’ e Isafit, birit të saj më të-madhit, edhe ajo dërgoj e thirri Jakobinë, birr’ e saj më të-vogëlinë, edhe i tha ati, Na Isafi, yt vëlla, tek ngushullon vetëhen’ e ti kundrë teje, se dotë të vrasë. 43 Tashi pra, biri im, dëgjo zënë t’ im, edhe ngreu e shko te Llabani, tek im vëlla ndë Haran; 44 Edhe rri bashkë me atë ca pak dit, gjersa të shkonjë mëria e t’ yt vëllaj; 45 Gjersa të pushonjë zëmërimi i t’ yt vëllaj kundrë teje, edhe të harronjë sa i ke bërë atij; atëhere dotë dërgonj edhe dotë të bje s’ andejmi. Përse të shterem nga ju të dy mbë një ditë?

46 Edhe Revekka i tha Isaakut, M’ urëndua jeta nga të bijat’ e Hethit; ndë marrtë Jakobi grua nga të bijat’ e Hethit, sikundrë janë këto të bijat’ e këti vëndi, ç’ të-mirë dotë kem nga të-ruarëtë t’ im?

Të-bërëtë – Krye 28

1 Edhe Isaaku thërriti Jakobinë, edhe e bekoj atë, edhe e porositi, e i tha, Të mos marrç grua nga të bijat’ e Hanaanit; 2 Ngreu e shko ndë Paddan-aram, ndë shtëpit të Bethuilit, t’ et të s’ at’ ëme; edhe së-andejmi merr grua për vetëhenë t’ ënde nga të bijat’ e Llabanit, vëllajt të s’ at’ ëme. 3 Edhe Fuqi-madhi Perëndi të bekoftë, e të shtoftë, e të shumoftë, kaqë sa të bënesh shumicë gjindjesh; 4 Edhe të dhëntë bekimin’ e Abraamit, ty, edhe farësë s’ ate bashkë me ty, që të trashëgonjç dhenë ndë të-cilët ti rri i-huaj, të-cilinë Perëndia j’ a dha Abraamit. 5 Edhe Isaaku dërgoj Jakobinë; edhe vate ndë Paddan-aram te Llabani, i bir’ i Bethuil Syrianit, i vëllaj i Revekkësë, s’ ëmës’ së Jakobit edhe të Isafit.

6 Edhe Isafi kur pa se Isaaku bekoj Jakobinë, edhe e dërgoj atë ndë Paddan-aram, për të marrë grua për vetëhen’ e ti së-andejmi, edhe se, kur bekonte atë, e porositi, dykë thënë, Nukë dotë marrç grua nga të bijat’ e Hanaanit; 7 Edhe se Jakobi i dëgjoj t’ et e s’ ëmësë, edhe vate ndë Paddan-aram; 8 Edhe Isafi kur pa, se të bijat’ e Hanaanit nuk’ i pëlqeninë Isaakut, atit t’ ati, 9 Isafi vate te Isamili, edhe përmbi të-tjerat gra që kishte mori për grua edhe Mahallathënë, të bijën’ e Ismailit, birit t’ Abraamit, të motërën’ e Nebajothit.

10 Edhe Jakobi dolli nga Beer-shebaja, e vate ndë Haran. 11 Edhe arriti mbë një vënt, edhe natën’ e shoj atje, sepse kishte perënduarë djelli; edhe mori një nga gurët’ e vëndit, edhe e vuri ndënë kryet të tij, edhe flejti nd’ atë vënt.

12 Edhe pa ëndërre, edhe na një shkallë tek qëndronte mbi dhet, edhe maj’ e asaj arrinte ndë qiellt; edhe na ënjëjt’ e Perëndisë tek hipënin’ e sbritninë mbi atë. 13 Edhe na Zoti tek po rrinte mbi atë, edhe tha, Unë jam Zoti, Perëndia i Abraamit, t’ yt et, edhe Perëndia i Isaakut; këtë dhe, përmbi të-cilinë po fle ti, ty t’ a kam për të dhënë, edhe farësë s’ ate; 14 Edhe fara jote dotë jetë posi rëra e dheut, edhe dotë shtrihesh nga perëndon e nga lint djelli, nga an’ e borës’ e nga an’ e mesditësë; edhe mbë ty e mbë farënë t’ ënde dotë bekonenë gjithë farët’ e dheut. 15 Edhe na unë tek jam bashkë me ty, edhe dotë të bje ty përsëri mbë këtë dhe; sepse nukë dotë heq dorë nga ti, gjersa të bënj ato që të fola ty.

16 Edhe Jakobi, kur usgjua nga gjurimi, tha, Me të-vërtetë Zoti qënkërka ndë këtë vënt, edhe unë nuk’ e paskërkam diturë. 17 Edhe ufrikësua, e tha, Sa i-frikshim qënkërka ky vënt! ky nuk’ është tjatërë veç shtëpia e Perëndisë, edhe këjo dera e qiellit.

18 Edhe Jakobi ungrit çpejt me natë, e mori gurinë që kishte vënë ndënë kryet të ti, edhe e nguli atë për shtyllë, edhe derdhi vaj mbi majët t’ atij. 19 Edhe j’ a vuri emërinë ati vëndi Beth-el*) po emëri i ati qyteti më përpara thuhej Lluz.

*) Shtëpi Perëndie.

20 Edhe Jakobi bëri kusht e tha, Ndë qoftë Perëndia bashkë me mua, e ndë më ruajtë ndë këtë udhë që po vete, edhe ndë më dhëntë bukë të ha, edhe rrobë të vishem. 21 Edhe të kthenem me paqtim ndë shtëpit të t’ im et, atëhere Zoti dotë jetë Perëndia im; 22 Edhe ky gur që ngula për shtyllë dotë jetë shtëpi Perëndie; edhe nga të-gjitha sa që të më apç dotë të bje të-dhjettënë.

Të-bërëtë – Krye 29

1 Edhe Jakobi ungrit e vate ndë dhet të bijvet të lindjes’ së djellit. 2 Edhe pa, edhe na tek ishte një pus ndë fushët; edhe na tri tufë dhënsh tek mërzenin’ atje përan’ atij; sepse prej ati pusi u epninë ujë tufëvet, edhe guri mbi grykët të pusit ishte i-math. 3 Edhe kur mblidheshin’ atje gjithë tufëtë, rrukulloninë gurrë nga gryka e pusit, e u epninë ujë dhënvet; pastaj vininë përsëri gurinë mbi grykët të pusit ndë vëntt të tij.

4 Edhe Jakobi u tha atyre, O vëllezërit’ e mi, nga jeni? Edhe ata thanë, Jemi nga Harani. 5 Edhe ay u tha atyre, A e njihni Llabaninë, të birin’ e Nahorit? Edhe ata thanë, E njohëmë. 6 Edha ay tha atyre, A është shëndoshë? Edhe ata thanë, Shëndoshë është; edhe na Rahila, e bij’ e ati, tek po vjen me dhëntë.

7 Edhe ay tha, Na tek ka edhe shumë ditë as nuk’ është kohë të mblidhenë bagëtitë; ep-u-ni ujë dhënet, edhe shkoni t’ i kullosni. 8 Edhe ata thanë, Nukë muntmë, gjersa nukë mblidhenë gjithë tufëtë, edhe të rrukullojmë gurinë nga gryk’ e pusit; atëhere u apëmë ujë dhënet.

9 Edhe tek po fliste ay me me ata, erdhi Rahila me dhënt’ e t’ et; sepse ajo i kulloste. 10 Edhe kur pa Jakobi Rahilënë, të bijën’ e Llabanit, vëllat të nënes’ së tij, edhe dhënt’ e Llabanit, vëllat të nënes’ së tij, uafërua Jakobi, edhe rrukulloj gurinë nga gryk’ e pusit, edhe i dha ujë tufës’ së Llabanit, vëllat të nënes’ së tij. 11 Edhe Jakobi puthi Rahilënë edhe ngriti zën’ e tij e qau. 12 Edhe Jakobi i dha zë Rahilësë, se ësht’ i vëllaj i t’ et t’ asaj, edhe se është i bir’ i Revekkësë; edhe ajo shkoj me vrap, e i dha zë t’ et.

13 Edhe Llabani, kur dëgjoj për Jakobinë, të birin’ e motërës’ së ti, usul e i dolli përpara, edhe e përqafoj, edhe e puthi, edhe e solli ndë shtëpit të tij; edhe Jakobi i tregoj Llabanit gjithë sa i gjanë. 14 Edhe Llabani i tha ati, Me të-vërtetë ti je ashti im edhe mishi im. Edhe ndënji bashkë me atë një muaj.

15 Edhe Llabani i tha Jakobit, Me-qënë-që je vëllaj im, përandaj dotë më shërbenjç për asgjë? thuaj-më, ç’ dotë jetë paga jote?

16 Edhe Llabani kishte dy bija; emër i më së-madhesë thuhej Leahë, edhe emëri i më së-vogëlësë thuhej Rahilë. 17 Edhe Leaha i kishte sytë të dobëtë, po Rahila ishte e bukurë edhe e-hieshime. 18 Edhe Jakobi deshi Rahilënë; edhe tha, Dotë të shërbenj shtatë vjet për Rahilënë, bijënë t’ ënde më të-vogëlënë. 19 Edhe Llabani tha, Më mirë të t’ ap ty atë se t’ j’ a ap atë tjetërë burri; rri bashkë me mua.

20 Edhe Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rahilënë; edhe i dukeshinë si dit të-paka, për dashurinë që kishte mbë atë. 21 Edhe Jakobi i tha Llabanit, Ep-më gruanë t’ ime, sepse umbushnë ditt’ e mia, që të hynj tek ajo.

22 Edhe Llabani mblodhi gjithë njerëzit’ e vëndit, edhe bëri gosti. 23 Edhe mbëmanet mori të bijën’ e tij Leahë, e j’ a pruri atij; edhe ay hyri tek ajo. 24 Edhe Llabani i dha së bijësë Leahë për shërbëtore shërbëtoren’ e tij Zilpahë. 25 Edhe ndë mëngjest, na tek qënke Leaha; edhe ay i tha Llabanit, Ç’ është këjo që më bëre? a nukë të shërbeva për Rahilënë? përse pra më gënjeve?

26 Edhe Llabani tha, Nukë bënetë këjo ndë vëntt t’ ënë, të epetë m’ e-vogëla më parë se të epetë m’ e-madhja. 27 Mbush-i javënë kësaj, edhe dotë të apëmë edhe tjatërënë për shërbesënë që dotë më benjç edhe shtatë vjet të-tjerë.

28 Edhe Jakobi bëri kështu, edhe mbushi javën’ e asaj, edhe ay i dha ati të bijën’ e tij Rahilë për grua. 29 Edhe Llabani i dha së bijës’ së ti Rahilë për shërbëtore shërbëtoren’ e ti Bilhahë. 30 Edhe Jakobi hyri edhe te Rahila; edhe deshi Rahilënë më tepërë se Leahënë, edhe i shërbeu ati edhe statë vjet të-tjerë.

31 Edhe Zoti, kur pa se nuk’ e doninë Leahënë, i hapi asaj shtratinë; edhe Rahila ishte shterpë. 32 Edhe Leaha umbars, e polli djalë, edhe j’ a vuri ati emërinë Rubin; sepse tha, Me të-vërtetë Zoti pa hidhërimnë t’ im; tashi pra dotë më dojë burri im.

33 Edhe umbars përsëri, e polli djalë; edhe tha, Me-qënë-që Zoti dëgjoj, se s’ më duanë, përandaj më dha edhe këtë; edhe j’ a vuri emërinë Simeon.

34 Edhe umbars përsëri, e polli djalë; edhe tha, Tashi këtë herë burri im dotë bashkonetë me mua; sepse i polla ati tre djem; përandaj emëri i ati uquajt Levi.

35 Edhe umbars përsëri, edhe polli djalë; edhe tha, Këtë herë dotë lavdonj Zotinë; përandaj j’ a vuri emërinë Judë; edhe pushoj së pjelli.

Të-bërëtë – Krye 30

1 Edhe kur pa Rahila, se nuk’ i pillte fëmijë Jakobit, Rahila e kishte cmir të motërënë; edhe i tha Jakobit, Ep-më fëmijë; se ndë mos, dotë vdes.

2 Edhe undes zëmërim’ i Jakobit kundrë Rahilësë, e tha, Mos jam unë ndë vëntt të Perëndisë, i-cili të shteri nga pema e barkut?

3 Edhe ajo tha, Na shërbëtoreja ime Bilhahë; hyrë tek ajo, që të pjellë mbi gjunjët të mi, që edhe unë të fitonj fëmijë me anë t’ asaj. 4 Edhe i dha ati Bilhahënë, shërbëtoren’ e saj, për grua; edhe Jakobi hyri tek ajo.

5 Edhe Bilhaha umbars, e i polli djalë Jakobit. 6 Edhe Rahila tha, Perëndia më gjykoj, edhe më dëgjoj edhe zënë, edhe më dha djalë; përandaj j’ a vuri emërinë Dan.

7 Edhe Bilhaha, shërbëtoreja e Rahilësë, umbars përsëri, edhe i polli Jakobit një djalë të-dytë. 8 Edhe Rahila tha, Me luftëra të-forta luftova kundrë s’ ime motëre, edhe dolla efituarë; edhe j’ a vuri emërinë Nefthali.

9 Kur pa Leaha se pushoj së pjelli, mori Zilpahënë, shërbëtoren’ e saj, edhe j’ a dha Jakobit për grua. 10 Edhe Zilpaha, shërbëtoreja e Leahësë, i polli djalë Jakobit. 11 Edhe Leaha tha, Sa fat-bardhë jam! edhe j’ a vuri emërin’ ati Gad.

12 Edhe Zilpaha, shërbëtoreja e Leahësë, i polli Jakobit një djalë të-dytë. Edhe Leaha, tha, Lum unë, se bijatë dotë më quanjënë të-lumurë; edhe j’ a vuri emërinë Ashir.

14 Edhe ndë ditt të të-korrurit të grurit Rubini vate, edhe gjeti motrëgore nd’ arët, edhe j’ a pruri nënes’ së ti Leahë. Edhe Rahila i tha Leahësë, Ep-më, të lutem, nga motrëgoret’ e t’ yt bir. 15 Edhe ajo i tha asaj, E-pakë gjë është që më more burrinë? edhe do të më marrç edhe motrëgoret’ e t’ im biri? Edhe Rahila tha, Letë flerë pra bashkë me ty sonte, për motrëgoret’ e t’ yt biri.

16 Edhe Jakobi erdhi mbrëmanet nga ara, edhe Leaha i dolli përpara, edhe i tha, Tek unë dotë hynjç; sepse me të-vërtetë te kam pajtuarë me motrëgoret’ e t’ im biri. Edhe ay flejti bashkë me atë atë natë. 17 Edhe Perëndia i dëgjoj Leahësë; edhe umbars, e i polli Jakobit një djalë të-pesëtë. 18 Edhe Leaha tha, Perëndia dha pagënë t’ ime, sepse i dhashë burrit t’ im shërbëtorenë t’ ime; edhe j’ a vuri emërin’ ati Issahar.

19 Edhe Leaha umbars përsëri, edhe i polli Jakobit një djalë të-gjashtëtë; 20 Edhe Leaha tha, Perëndia më dhurëtoj një dhuratë të-mirë; tashi burri im dotë rrijë bashkë me mua, sepse i polla ati gjashtë bij; edhe j’ a vuri emërin’ ati Zabullon.

21 Edhe pastaj polli një bijë, edhe j’ a vuri emërin’ asaj Dinahë.

22 Edhe Perëndia kujtoj Rahilënë, edhe Perëndia i dëgjoj asaj, e i hapi shtratinë. 23 Edhe umbars, e polli djalë; edhe tha, Perëndia më hoqi turpërinë. 24 Edhe j’ a vuri emërinë Josif, dyke thënë, Perëndia më dhëntë pas këtij edhe tjatërë bir.

25 Edhe kur Rahila polli Josifnë, Jakobi i tha Llabanit, Dërgo-më që të vete ndë vëntt t’ im, edhe ndë atdnet t’ im. 26 Ep-më grat’ e mia edhe djemt’ e mi, për të-cilatë të shërbeva, edhe të shkonj; sepse ti e njeh shërbesënë t’ ime që të shërbeva.

27 Edhe Llabani i tha ati, Ndë kam gjeturë hir përpara syvet të tu, dëgjo-më; nga puna e njoha, se Zoti më bekoj për tynë. 28 Edhe tha, Çquaj-më pagënë t’ ënde, edhe t’ a kam për të dhënë.

29 Edhe ay i tha ati, Ti e di se qysh të kam shërbyerë, edhe sa ubënë bagëtit’ e tua bashkë mua; 30 Sepse sa kishnje para se të vinja unë ishinë të-paka, edhe tashi ushtuanë fort tepërë; edhe Zoti të bekoj me të-ardhuritë t’ im; edhe tashi kur dotë punonj unë edhe për shtëpinë t’ ime?

31 Edhe ay tha, Ç’ të të ap ty? Edhe Jakobi tha, S’ më ke për të dhënë asgjë; ndë më bëfsh këtë punë, përsëri dotë kullot tufënë t’ ënde, edhe dot’ e ruanj. 32 Të shkonj sot përmes gjithë tufësë s’ ate, dyke ndarë prej asaj çdo bagëti që ësht’ e-larme edhe me pulla, edhe çdo dele të-zezë ndë mest të dhënvet, edhe çdo dhi me pulla edhe të-larme ndë mest të dhivet; edhe këto të jenë paga ime. 33 Kështu këtu e tutje drejtëria ime dotë dëshmonjë për mua, kur të vinjë puna përpara teje për pagënë t’ ime; çdo që s’ ësht’ e-larme e me pulla ndër mest të dhivet, edhe e-zezë ndër mest të dhënvet, ndë ugjenttë me mua, dotë numëronet’ e-vjedhurë.

34 Edhe Llabani tha, Na letë jetë pas fjalësë s’ ate. 35 Edhe atë ditë ndau veç cjept’ e-larm e me pulla, edhe gjithë dhitë që ishinë të-larme e me pulla, çdp që kishte pulle të-bardhë, edhe gjithë sa ishinë të-zeza ndër mest të dhënet, edhe u’ a dha ndë duart të bijvet të tij; Edhe vuri tri dit udhë ndë mest të vetëhes’ së tij edhe të Jakobit; edhe Jakobi kulloste ato që mbetnë prej tufëvet të Llabanit.

37 Edhe Jakobi mori për vetëhen’e ti purteka të-njoma prej plepi, e prej bajameje, e prej rrapi, edhe i çvokshi atyre cipënë vënde vënde, kaqë sa dukej të-bardhëtë ndë purtekat. 38 Edhe purtekatë që u kishte çvokshurë cipënë i vuri përkundruell tufëvet ndë vijat të ujit, ndë magjet, ku vininë tufëtë e pinin’ ujë, që të mbarseshinë, kur vinin’ e pinin’ ujë. 39 Edhe tufëtë mbarseshinë përpara purtekavet, edhe pillninë tufëtë të-vegjël të-larm, e pikaloshë, e me pulla. 40 Edhe Jakobi ndau veç shqeratë, edhe kthente faqet’ e tufëvet drejt të-larmavet e gjithë të-zezavet të tufës’ së Llabanit; edhe tufët’ e tij i vuri veç, edhe nuk’ i vuri ato bashkë me tufën’ e Llabanit. 41 Edhe nd’ atë kohë që mbarseshinë të-fortat’ e tufësë, Jakobi vinte purtekatë ndëpër vijat përpara syvet të tufësë, që të mbarseshinë përanë purtekavet; 42 Po kur tufëtë ishinë të-dobëta, nuk’ i vinte; kështu më të-dobëtarë ishinë të Llabanit, edhe më të-fortatë ishinë të Jakobit. 43 Edhe njeriu umadhua fort shumë, edhe pat tufë të-mëdha, e shërbëtore e shërbëtorë, e kamilla e gomarë.

Të-bërëtë – Krye 31

1 Edhe Jakobi dëgjoj fjalët’ e të bijet të Llabanit, që thoshinë, se Jakobi mori gjithë gjën’ e atit t’ ënë, edhe nga gjëja e atit’ t’ ënë fitoj gjithë këtë lavdi. 2 Edhe Jakobi vuri re faqen’ e Llabanit, edhe na tek nuk’ ishte mb’ atë si më përpara.

3 Edhe Zoti i tha Jakobit, Kthehu ndë dhet t’ atërvet të tu, edhe ndë gjindjet t’ ënde, edhe unë dotë jem bashkë me ty.

4 Atëhere Jakobi dërgoj e thërriti Rahilën’ e Leahënë ndë fushët atje ku ishinë tufët’ e tia, 5 Edhe u tha atyreve, Shoh faqen’ e atit t’ uaj se nuk’ është mbë mua si më përpara; po Perëndia i t’ im et qe bashkë me mua. 6 Edhe ju e dini se i shërbeva atit t’ uaj me gjithë fuqinë t’ ime. 7 Po ati juaj më gënjeu, edhe pagënë t’ ime e ndërroj dhjetë herë; po Perëndia nuk’ e la atë të më bënjë keq. 8 Kur thoshte kështu, Pikaloshetë dotë jenë paga jote, atëhere gjithë tufa pillte pikaloshe; edhe kur lhoshte kështu, Të-larmetë dotë jenë paga jote, atëhere gjithë tufa pillte të-larme. 9 Keshtu Perëndia mori bagëtit’ e atit t’ uaj, e m’ i dha mua. 10 Edhe nd’ atë kohë që mbarseshe tufa, ngrita syt’ e mi, edhe pashë nd’ ëndërrë, edhe na cjept’ edhe deshtë që u hipninë tufëvet ishinë të-larm e laraganë e pikaloshë. 11 Edhe ëngjëlli i Perëndisë më tha nd’ ëndërrët, Jakob; edhe unë thashë, Na këtu jam. 12 Edhe ay tha, Ngri tashi syt’ e tu, edhe shih gjithë cjept’ edhe deshtë që u hipënjënë tufësë se jane të larm e laraganë e pikaloshë; 13 sepse pashë gjithë ç’ të bëri ty Llabani. Unë jam Perëndia i Bethelësë, ku leve një shtyllë, edhe ku bëre kusht mbë mua; ngreu tashi, e dil nga ky vënt, edhe kthehu ndë dhet të gjindjesë s’ ate.

14 Edhe Rahila e Leaha upërgjeqn’ e i thanë, A ka më për neve pjesë a trashëgim ndë shtëpit t’ atit t’ ënë? 15 A nukë shikoneshimë prej ati si të-huaja? sepse na shiti, edhe hëngri tërë çëmimnë që upagua për ne. 16 Përandaj gjithë pasja që hoqi Perëndia nga ati ynë është jona edhe e djemvet t’ anë. Tashi pra bëj sa të tha Perëndia.

17 Atëhere ungrit Jakobi, e vuri djemt’ e tij edhe grat’ e ti mbi kamillat; 18 Edhe hoqi gjithë bagëtit’ e tia, edhe gjithë pasjen’ e tia që pat mbledhurë, tufën’ e fitimit të ti, që pat mbledhurë ndë Paddan-aram, që të vij te Isaaku, i at’ i ti ndë dhet të Hanaanit. 19 Edhe Llabani kishte vaturë për të qethurë dhënt’ e tij; Edhe Rahila vodhi therafimet’*) e t’ et. 20 Edhe Jakobi fshehu të-ikurit’ e ti nga Llaban Syriani, e nuk’ i dëfteu ati se shkon. 21 Kështu iku me gjithë ç’ kishte; edhe ungrit e shtiu Luminë, edhe mbajti drejt malit të Gileadit.

*) idujt’ e shtëpise.

22 Edhe të-tretënë ditë i dhanë zë Llabanit se Jakobi iku. 23 Edhe ay mori të vëllezëritë me vetëhen’ e tij, edhe e ndoqi prapa shtatë dit udhë; edhe e arriti ndë malt të Gileadit.

24 Edhe Perëndia erdhi te Llaban Syriani natënë nd’ ëndërrë, e i tha, Ruhu semos i flaç Jakobit keq a mirë.

25 Llabani pra e arriti Jakobinë; edhe Jakobi kishte ngulurë tendën’ e ti mbi malt; edhe Llabani bashkë me të vëllezërit’ e ti ra ndë malt të Gileadit. 26 Edhe Llabani i tha Jakobit, Ç’ bërë? edhe përse fshehe të-ikuritë t’ ënt nga unë, edhe more t’ ime bija posi të-skllavosura me kordhë? 27 Përse ike fshehuraj, edhe vodhe vetëhenë t’ ënde prej meje, edhe nukë më dëfteve, që të të dërgonja me gëzim e me kënkë, me daulle e me qithara? 28 edhe nukë le të puth as bijt’ e mi, as bijat’ e mia? Tashi këtë e bëre pa mënt. 29 Eshtë ndë fuqit të dorësë s’ ime t’ u bënj keq; po Perëndia i atit t’ ënt dje natënë më foli, dyke thënë, Ruhu semos i flaç Jakobit keq a mirë. 30 Tashi pra lëtë jetë, ikë, sepse të mori malli shumë për shtëpin’ e t’ yt et; po përse vodhë perëndirat’ e mi?

31 Edhe Jakobi upërgjeq e i tha Llabanit, Ika, sepse pata frikë; sepse thashë, Semos më marrç t’ ët bija me anë fuqie. 32 Po ay tek’ i-cili dotë gjenç perëndirat’ e tu nukë dotë rronjë; përpara vëllezëret t’ anë vëzhgo ç’ gjëndetë tek unë nga të-tuatë, edhe merr-e. Sepse Jakobi nukë dinte se Rahila i kishte vjedhurë ata.

33 Llabani pra hyri ndë tendët të Jakobit, e ndë tendët të Leahësë, e ndë tendët të dy shërbëtorevet; po nukë gjeti gjë. Edhe dolli nga tenda e Leahësë, e hyri ndë tendët të Rahilësë. 34 Edhe Rahila kishte marrë therafimetë, e i kishte vënë ndë samart të kamillësë, edhe rrinte mbi ata, edhe Llabani kërkoj rrotullë gjithë tendënë, po nuk’ i gjeti. 35 Edhe ajo i tha t’ et, Letë mos i vinjë rëndë t’ im zot, sepse s’ munt të ngrihem përpara teje, sepse kam t’ ardhurat’ gravet. Edhe ay kërkoj, po nuk’ i gjeti thërafimetë.

36 Edhe Jakobi uzëmërua, e qërtoj Llabaninë; edhe Jakobi upërgjeq e i tha Llabanit, Ç’ është paudhëria ime? ç’ është faji im, që më ndjek prapa me kaqë të-ndezurë? 37 Passi kërkove gjithë plaçkat’ e mia, ç’ gjete nga gjithë plaçkat’ e shtëpisë s’ ate? vër-e atë këtu përpara vëllezërvet të mi e vëllezërvet të tu, që të gjykonjënë ndër mest neve të dyve. 38 Janë një zet vjet që kur se jam bashkë me ty; dhën’ e tua e dhit’ e tua nukë shtynë të-vegjëlit’ e tyre, edhe desht’ e tufëvet të tua nuk’ i hëngra. 39 Berr të-mbyturë nga bisha nukë t’ a binja ty. Unë vetë e hiqnja dëmnë. Nga dora ime e kërkonje çdo që vidhej ditënë, a çdo që vidhej natënë. 40 Kështu ishte gjëndja ime; ditënë digjeshe nga vapa, e natënë ngrinja nga të-ftohëtitë; edhe gjumi më ikënte nga sytë. 41 Janë tashi njëzet vjet që gjëndem ndë shtëpit t’ ënde; të shërbeva katrë-mbë-dhjetë vjet për të dy të bijat’ e tua, edhe gjashtë vjet për tufënë t’ ënde; edhe më ndërrove pagënë dhjetë herë. 42 Të mos ishte bashkë me mua Perëndia i t’ im et, Perëndia i Abraamit, edhe frika e Isaakut, me të-vërtetë tashi dotë më kishnje dërguarë të-sbrazëtë. Perëndia pa pocaqinë t’ ime edhe mundimin’ e duarvet të mia, edhe të qërtoj dje natënë.

43 Edhe Llabani upërgjeq e i tha Jakobit, Këto bija janë bija të mia, edhe këta bij janë bij të mi, edhe këto tufë janë tufë të mia, edhe gjithë sa sheh janë të-mijatë; edhe ç’ t’ u bënj sot këtyre t’ ime bijave, a djemvet t’ atyre që puallë? 44 Tashi pra eja, letë lidhëmë kuvënt, un’ edhe ti; edhe letë jetë për dëshmim ndër mest meje e teje.

45 Edhe Jakobi mori një gur, edhe e nguli për shtyllë. 46 Edhe Jakobi u tha vëllezërvet të ti, Mblithni gurë; edhe muarrë gurë, e i bënë tok; edhe hëngrrë atje mbi tokt. 47 Edhe Llabani j’ a vuri emërin’ ati Jegar-sahadutha*); po Jakobi e quajti Galeed*).

*) gur dëshmimi.

48 Edhe Llabani tha, Ky tok është sot për dëshmim ndër mest meje edhe teje; përandaj emëri i ati uquajt Galeed; 49 Edhe Mizpah*); sepse tha, Letë shikonje Zoti ndër mest meje e teje, kur të ndahemi njëri prej tjatërit. 50 Ndë mundofsh t’ ime bija, a ndë marrç të-tjera gra përveç t’ ime bijave, nuk’ është tjetërë njeri bashkë me ne; shih, Perëndia është dëshmimtar ndër mest meje edhe teje. 51 Edhe Llabani i tha Jakobit, Na ky tok, edhe na këjo shtyllë që ngule ndër mest meje edhe teje; 52 Ky tok është për dëshmim, edhe shtylla është për dëshmim, se unë s’ e kam për të kapërxyerë këtë tok për tek ti, as ti s’ e ke për të kapërxyerë këtë tok edhe këtë shtyllë për tek unë, për të bërë keq njëri tjatërit. 53 Perëndia i Abraamit, edhe Perëndia i Nahorit, Perëndia i atit t’ atyre, letë gjykonjë ndër mest t’ ënë. 54 Edhe Jakobi upërbetua ndë frikët të t’ et Isaak. Atëhere Jakobi bëri kurban mbi malt, edhe thërriti të vëllezërit’ e ti të haninë bukë; edhe hëngrrë bukë, edhe e shkuanë tërë natënë mbi malt. 55 Edhe Llabani ungrit çpejt ndë mëngjest, e puthi të bijt’ e tij, e të bijat’ e tia, edhe i bekoj; edhe Llabani shkoj, edhe ukthye ndë vëntt të tij.

*) pirk përgjimi.

Të-bërëtë – Krye 32

1 Edhe Jakobi shkoj udhës’ së tij, edhe ëngjëjt’ e Perëndisë upoqnë me atë. 2 Edhe Jakobi, kur ata, tha Këjo është ushtëria e Perëndisë; edhe j’ a vuri emërin’ ati vëndi Mahanaim*).

*) dy ushtërira.

3 Edhe Jakobi dërgoj zë-dhënës përpara vetëhes’ së ti te Isafi, vëllaj i ti, nde dhet të Seirit, ndë vëntt t’ Edomit. 4 Edhe i porositi ata, dyke thënë, Kështu dot’ i thoni t’ im zot Isaf; Kështu thotë shërbëtori yt Jakob, Ndënja bashkë me Llabaninë, edhe mbeta gjer tashi; 5 Edhe kam qe, e gomarë, e tufë, e shërbëtorë, e shërbëtore; edhe dërgova t’ i ap zë t’ im zot, që të gjenj hir përpara teje.

6 Edhe zë-dhënësitë ukthyenë te Jakobi, dyke thënë, Vamë tek yt vëlla Isaf, edhe po vjen që të dalë përpara teje, edhe katrë qint burra bashkë me atë. 7 Atëhere Jakobi ufrikësua fort, edhe ugjënt ndë shtrëngim; edhe ndau njerëzitë që kishte me vetëhen’ e tij, edhe tufëtë, e qetë, e kamillatë, mbë dy mëngë; 8 Edhe tha, Ndë arthtë Isafi mbë njërënë mëngë, e t’ i bjerë, dotë shpëtonjë mënga tjatërë.

9 Edhe Jakobi tha, Perëndia i t’ im et Abraam, edhe Perëndia i t’ im et Isaak, o Zot, ti që më the, Kthehu ndë vëntt t’ ënt e ndë gjindjet t’ ënde, edhe dotë të bënj mirë; 10 Nukë jam asfare i-vëjejturë për gjithë përdëllimet’ e për gjithë të-vërtetënë që ke treguarë mbë shërbëtorinë t’ ënt; sepse me stapinë t’ im kapërxeva këtë Jordaninë, edhe tashi ubëshë dy mëngë. 11 Shpëto-më, të lutem, nga dora e t’ im vëllaj Isaf; sepse kam frikë nga ay, semos vinj’ e e më bjerë mua, edhe nënesë bashkë me dhjemtë; 12 Edhe ti the, Me të-vërtetë dotë të bënj mirë ty, edhe farënë t’ ënde dot’ a bënj posi rërën’ e detit, e-cila s’ munt të numëronetë nga të-shumëtitë.

13 Edhe atë natë flejti atje; edhe mori nga gjithë sa undothnë ndë dorët të ti dhurëti për Isafnë, vëllan’ e ti; 14 Dy qint dhi e njëzet cjep, dy qint dhën e njëzet desh, 15 Tri-dhjetë kamilla pëllore bashkë me mëzatë, dyzet lopë e dhjetë dema, njëzet gomarë e dhjetë pulishta. 16 Edhe i dha ndër duart të shërbëtorëvet të ti, çdo tufë veçan; edhe u tha shërbëtorëvet të ti, Shkoni përpara meje, edhe lini vënt ndërmes tufe e tufe.

17 Edhe porositi të-parinë, dyke thënë, Kur të piqetë me ty Isafi, im vëlla, e të të pyesë, dyke thënë, I kujt je? edhe ku vete? edhe të kujt janë këto që ke përpara teje? 18 Atëhere të thuash, Këto janë të shërbëtorit t’ ënt Jakob; janë dhurëti që dërgonetë për t’ im zot Isaf; edhe na ay tek është prapa nesh. 19 Kështu porositi edhe të-dytinë, edhe të-tretinë, edhe gjith’ ata që vininë pas tufëvet, dyke thënë, Pas kësaj mënyre dot’ i flisni Isafit, kur t’ a gjeni; 20 Edhe dotë thoni, Na tek është prapa nesh edhe vetë shërbëtori yt Jakob. Sepse thoshte, Dot’ a sbut atë me dhurëtinë që vete përpara meje, edhe pastaj dotë shoh faqen’ e ati; mbase kështu dotë më presë me të-mirë. 21 Kështu pra dhurëtia shkoj përpara atij; edhe ay vetë mbeti atë natë ndër shokët.

22 Edhe ungrit atë natë, edhe mori të dy grat’ e tia, edhe të dy shërbëtoret’ e tia, edhe të një-mbë-dhjetë djemt’ e tij, edhe shtiu vanë e Jabbokut. 23 Edhe i mori ata, edhe i shkoj nga përroj; shkoj edhe gjithë ç’ kishte.

24 Edhe Jakobi mbeti vetëmë; edhe atje mundej me atë një njeri gjer mbë të-sbardhëlluerët të ditësë. 25 Edhe kur pa se nukë dolli më i-fortë kundr’ ati, zuri të-falën’ e kofshësë’ s’ ati; edhe i upërdroth Jakobit e-fal’ e kofshësë, kur mundej me atë. 26 Edhe ay tha, Ler-më të shkonj, sepse sbardhi dita. Po Jakobi tha, S’ të kam për të lënë të shkonjç, përveç ndë më bekofsh. 27 Edhe ay i tha ati, Qysh t’ a thonë emërinë? Edhe ay tha, Jakob. 28 Edhe ay tha, Nukë dotë quhëtë më ëmëri yt Jakob, po Israil*), sepse luftove me Perëndinë edhe me njerëzitë, edhe dolle i-fortë.

*) Ay që hahetë me Perëndinë, a, fuqi Perëndinë.

29 Edhe Jakobi e pyeti, edhe tha, Dëfte-më të lutem, emërinë t’ ënt. Edhe ay tha, Përse pyet për emërinë t’ im? Edhe e bekoj atë atje.

30 Edhe Jakobi e quajti atë vëntt Peniil**), sepse pashë Perëndinë, tha, sy për sy, edhe m’ uruajt jeta.

**) Faqeja e Perëndisë.

31 Edhe e zuri djelli, posa, kapëtoj Peniilë, edhe po çalonte nga kofsha. 32 Përandaj gjer mbë këtë dite të bijt’ e Israilit nukë hanë dellin’ e kofshësë që është ndë të-falët të kofshësë; sepse ay zuri të-falën’ e kofshës’ së Jakobit ndë dellt të kofshësë.

Të-bërëtë – Krye 33

1 Edhe Jakobi ngriti syt’ e tij, e pa, edhe na Isafi tek po vinte, edhe bashkë me atë katrë qint burra. Atëhere u’ a ndau djemtë Leahës’ e Rahilësë, edhe të dy shërbëtorevet. 2 Edhe vuri ndë ballët shërbëtoret’ edhe djemt’ e atyreve, edhe pastaj Leahën’ e djemt’ e asaj, edhe më prapa nga gjithë Rahilën’ edhe Josifnë.

3 Edhe ay vetë shkoj përpara atyreve, edhe unji vetëhen’ e ti gjer përdhe shtatë herë, gjersa i uafërua të vëllat. 4 Edhe Isafi usul e i dolli përpara, edhe e pushtoj, e i uhoth mbi qafët, e e puthi, edhe qanë. 5 Edhe ay ngriti syt’ e ti, edhe pa grat’ edhe djemtë; edhe tha, Cilëtë janë këta me ty? Edhe ay tha, Janë djemtë që i fali Perëndia shërbëtorit’ t’ ënt. 6 Atëhere uafëruanë shërbëtoretë, ato edhe djemt’ e atyre, edhe i ufalnë. 7 Kështu uafëruan’ edhe Leaha edhe djemt’ e asaj, edhe i ufalnë; edhe pastaj uafërua Josifi edhe Rahila, edhe i ufalnë. 8 Edhe ay tha, Ç’ është gjithë këjo shumicë që gjeta përpara? Edhe Jakobi tha, Që të gjenj hir përpara t’ im zot. 9 Edhe Isafi tha, Kam mjaft, o vëllathi im; ki ti të-tuatë. 10 Edhe Jakobi tha, Mos, të lutem; ndë kam gjeturë hir përpara teje, prit dhurëtinë t’ ime nga dora ime; sepse pashë faqenë t’ ënde, sikur të kishjam parë faqen’ e Perëndisë, edhe ti ugëzove për mua. 11 Prit, të lutem, dhurëtinë t’ime që t’ upru; sepse më përdelleu Perëndia, edhe kam mjaft. Edhe e shtrëngoj atë, edhe Isafi i mori.

12 Edhe Isafi tha, Letë ngrihemi e të vemi, edhe unë dotë vete përpara teje. 13 Edhe Jakobi i tha ati, Im zot e di se djemt’ e mi janë të-njomë edhe kam me vetëhe dhën e lopë që apënë qumësht, edhe ndë i nxitofsha ato vetëmë një ditë, gjithë tufëtë dotë ngorthnjënë. 14 Të lutem, letë shkonjë im zot përpara shërbëtorit të tij, edhe unë dotë vinj pas nga dalë, pas të-ecurit të bagëtivet që janë përpara meje, edhe pas të-ecurit të djemvet të-vegjëlë, gjersa të arrinj t’ im zot nde Seir.

15 Edhe Isafi tha, Letë lë pra bashkë me ty ca nga njerëzitë që jane me mua. Edhe ay tha, Përse këtë? mjaft m’ është që gjeta hir përpara t’ im zot. 16 Kështu Isafi ukthye atë ditë ndë udhët të ti për ndë Seir.

17 Edhe Jakobi shkoj ndë Sukkoth, edhe ndërtoj shtëpi për vetëhen’ e ti, edhe për bagëtit’ e ti bëri kasolle; përandaj emëri i ati vëndi uquajt Sukkoth*).

*) Kasolle.

18 Edhe Jakobi, si ukthye nga Paddan-arami, erdhi me paqtim ndë qytett të Shihemit, që është nde dhet të Hanaanit; edhe ngrehu tendatë përpara qytetit. 19 Edhe bleu copën’ e arësë, ku kishte ngrehurë tendën’ e ti, nga të bijt’ e Hamorit, t’ et të Shihemit, për një qint ergjënde. 20 Edhe ngrehu atje therore, edhe e quajti El-ellohe-Israil**).

**) Perëndi, Perëndia i Israilit.

Të-bërëtë – Krye 34

1 Edhe Dinaha, e bij’ e Leahësë, që j’ a pat pjellë Jakobit, dolli, që të shihte bijat’ e ati vëndi. 2 Edhe Shihemi, i bir’ i Hamor Hivitit, zotëris’ së vëndit, e pa atë edhe e mori, edhe flejti bashkë me atë, edhe e turpëtoj. 3 Edhe shpirti i atij ungjit pas Dinahësë së bijës’ së Jakobit, edhe e deshi vashënë, edhe folli ndë zëmërët të vashësë. 4 Edhe Shihemi i tha atit të ti Hamor, dyke thënë, Merr-më këtë vashë për grua. 5 Edhe Jakobi dëgjoj se ay turpëtoj të bijën’ e ti Dinahë; edhe të bijt’ e atij ishinë ndë fushët bashkë me bagëtitë; edhe Jakobi nukë bëri zë gjersa erdhë ata.

6 Edhe Hamori, i at’ i Shihemit, erdhi te Jakobi për të folurë me atë. 7 Edhe të bijt’ e Jakobit erdhë nga fusha, kur dëgjuanë këtë punë; edhe burrat’ uhidhëruan’ e uzëmëruanë fort, sepse ay bëri punë të-keqe mbë Israilnë dyke flejturë me të bijën’ e Jakobit, e cila punë nukë duhej të bënej.

8 Edhe Hamori u foli atyre, dyke thënë, Shpirti i t’ im bir Shihem e do fort bijënë t’ uaj; u lutem, ep-j’a-ni atë për grua. 9 Edhe bëni krushqi me ne; ep-na-ni bijatë t’ uaj; 10 Edhe rrini bashkë me ne; na dheu tek është përpara jush; rrini, e tregëtoni nd’ atë, edhe blini dhera nd’ atë. 11 Edhe Shihemi i tha t’ et t’ asaj, edhe të vëllezërvet t’ asaj, Letë gjenj hir përpara jush, edhe çdo që të më thoni dot’ u’ a ap. 12 Kërkoni nga unë sa pajë të doni, e sa dhurata të doni, edhe dot’ i ap, sikundrë të më thoni; veç ep-më-ni vashëzënë për grua.

13 Edhe të bijt’ e Jakobit i upërgjeqnë Shihemit edhe atit t’ ati Hamor me dhelpëri, edhe folnë, (sepse ay kishte turpëruarë Dinahënë të motërën’ e atyre,) 14 Edhe u than’ atyre, Nukë munt t’ a bëjmë këtë punë, t’ j’ a apëmë motërënë t’ ënë një njeriu që s’ ësht’ i-rrethprerë; sepse këjo është turp për ne; 15 Vetëmë kështu munt të lidhëmë fjalë me ju; ndë ubëfshi edhe ju posi neve, të rrethpritni çdo mashkull ndër mest t’ uaj, 16 Atëhere dot’ u apëmë juve bijatë t’ ona, edhe dotë marrëmë bijatë t’ uaj për gra, edhe dotë rrimë bashkë me ju, edhe dotë bënemi një gjindje. 17 Po ndë mos na dëgjofshi, që të rrethpriteni, atëhere dotë marrëmë bijënë t’ onë, edhe dotë shkojmë.

18 Edhe fjalët’ e atyreve i pëlqyenë Hamorit, edhe Shihemit, birit të Hamorit. 19 Edhe djaloshi nukë mënoj t’ a bënjë këtë punë, sepse e donte fort të bijën’ e Jakobit; edhe ishte më i-nderuari i gjithë shtëpis’ së t’ et.

20 Edhe erdhi Hamori edhe Shihemi, i bir’ i ati, ndë portët të qytetit të tyre, edhe u folnë burravet të qytetit të tyre, dyke thënë, 21 Këta njerës janë të-paqtuarshim bashkë me ne; letë rrinë pra ndë dhet t’ ënë, edhe letë tregëtonjënë nd’ atë, sepse dheu na tek është mjaft i-gjerë për ata; letë marrëmë bijat’ e atyre për gra, edhe let’ u apëmë atyreve bijatë t’ ona. 22 Vetëmë kështu dotë vinjënë mbë një fjalë me ne këta njerës, që të rrinë bashkë me ne, edhe të bënemi një gjindjë, do-me-thënë, ndë urrethpreftë ndër ne çdo mashkull, sikundrë rrethpriten’ ata. 23 Tufët’ e atyreve, e pasja e atyreve, e gjithë bagëtit’ e atyreve a nukë dotë jenë t’ onatë? vetëmë letë vijmë ndë një fjalë me ata, edhe ata dotë rrinë bashkë me ne.

24 Edhe i dëgjuanë Hamorit edhe Shiqemit, birit t’ ati, gjith’ ata që dilninë nga dera e qytetit t’ atij; edhe urrethprenë gjithë meshkujtë, gjith’ ata që dilninë ndëpër derët të qytetit t’ ati.

25 Edhe të-tretënë ditë, kur ata kishinë të-dhëmbura, dy nga të bijt’ e Jakobit, Simeoni edhe Leviu, të vëllezërit’ e Dinahësë, muarnë sicili kordhën’ e tij, edhe hynë papandehuraj ndë qytett, edhe vranë gjithë meshkujtë. 26 Edhe vranë me presjen’ e kordhësë Hamorin’ edhe Shiheminë, të birin’ e ati, edhe muarrë Dinahënë nga shtëpia e Shihemit, edhe duallë jashtë. 27 Edhe të bijt’ e Jakobit erdhë mbi të-vrarët, edhe ropnë qytetnë, sepse kishinë turpëruarë motërën’ e atyre. 28 Muarnë dhënt’ e atyreve, e qet’ e atyreve, e gomarët’ e atyreve, e ç’ ishte ndë qytett, e ç’ ishte ndë fushët; 29 Edhe gjithë pasjen’ e atyreve, edhe gjithë djemt’ e atyreve, e grat’ e atyre i muarrë rop; edhe gjithë ç’ gjëndej ndëpër shtëpit e rrëmbyenë.

30 Edhe Jakobi i tha Simeonit edhe Leviut, Më vutë ndë trumbullim, e më bëtë të-merziturë ndër mest të njerëzet të këti dheu, ndër mest të Hanaanitëvet e të Ferizitëvet; edhe me-qënë-që unë kam pak njerës, ata dotë mblidhenë kundrë meje, edhe dotë më bjenë, edhe dotë prishem unë edhe shtëpia ime.

31 Edhe ata thanë, Gjante pra motërënë t’ ënë t’ a përdorte posi kurvë?

Të-bërëtë – Krye 35

1 Edhe Perëndia i tha Jakobit, Ngreu, e ngjitu ndë Bethelë, edhe rri atje; edhe bëj atje një therore Perëndisë, i-cili t’ uduk, kur ike nga syt’ e Isafit, t’ yt vëllaj.

2 Atëhere Jakobi i tha shtëpis’ së tij, edhe gjith’ atyreve që ishinë bashkë me atë, Nxirni perëndit’ e-huaj që gjëndenë ndër mest t’ uaj, edhe qërohi, edhe ndërroni rrobatë t’ uaj; 3 Edhe letë ngrihemi, e të vemi ndë Bethelë, edhe atje dot’ i bënj therore Perëndisë, i-cili m’ upërgjeq ndë ditët të shtrëngimit t’ im, edhe ishte bashkë me mua mb’ udhët që veje. 4 Edhe i dhanë Jakobit gjithë perëndit’ e-huaj, që kishinë ndë duat të tyre, edhe vëthëtë që kishinë ndë veshët të tyre, edhe Jakobi i fshehu ato ndënë list afërë Shihemësë.

5 Pastaj shkuanë; edhe një tmer Perëndie ra mbi qytetet që ishinë rrotullë atyre; edhe nukë ndoqnë të bijt’ e Jakobit.

6 Edhe Jakobi erdhi ndë Lluzë që është ndë dhet të Hanaanit, e-cila është Bethela, ay edhe gjithë gjindja që ishte bashkë me atë. 7 Edhe ndërtoj atje një therore, edhe j’ a vuri emërinë vëndit El-Bethelë*); sepse atje i uduk Perëndia, kur iku nga syt’ e të vëllat.

*) Perëndia i Bethelësë.

8 Edhe vdiq Deboraha, mëndesha e Revekkësë, edhe ukall ndë varr poshtë Bethelësë, ndënë list; edhe lisi uquajt Allon-bakuth**).

**) Lisi i të-qarit.

9 Edhe Perëndia i uduk përsëri Jakobit, passi ukthye nga Paddan-arami, edhe e bekoj. 10 Edhe Perëndia i tha atij, Emëri yt është Jakob; emëri yt nukë dotë jetë më Jakob, po Israil dotë jetë emëri yt; edhe j’ a vuri emërin’ ati Israil. 11 Edhe Perëndia i tha ati, Unë jam Gjithëpushtetësi Perëndi; shtohu e shumohu; komp, e shumicë kombesh dotë bënenë prej teje, edhe mbretër dotë dalënë nga mezi yt; 12 Edhe dhenë që i dhashë Abraamit edhe Isaakut, ty dotë t’ a ap; edhe farësë s’ ate pas teje dot’ j’ a ap këtë dhe.

13 Edhe Perëndia ungrit lart prej ati, prej vëndit ku foli bashkë me atë, 14 Edhe Jakobi ngrehu një shtyllë nd’ atë vënt ku foli bashkë me atë Perëndia, një shtyllë të-gurtë, edhe bëri mbi atë të-cpërkaturë, edhe derdhi vaj mbi atë. 15 Edhe Jakobi j’ a vuri emërinë vëndit, ku foli Perëndia bashkë me atë, Bethelë.

16 Pas këtyre shkuanë nga Bethela; edhe kur ishte mbeturë edhe pak udhë për të vaturë nd’ Efratha, polli Rahila; edhe Rahila umundua, edhe pat të-dhëmbura të-këqia. 17 Edhe tek ishte ndë të-dhëmbura të-këqia, i tha mamica, Mos ufrikëso; sepse dotë bënjç edhe një djalë. 18 Edhe tek po epte shpirtinë, (sepse vdiq,) j’ a vuri emërinë ati Ben-omi*); po i ati e quajti atë Beniamin**).

*) Bir i mundimit t’ im.

**) Bir i së-djathtësë dorë.

19 Edhe Rahila vdiq, edhe ukall ndë varr ndë udhët të Efrathasë, e-cila është Bithlehema. 20 Edhe Jakobi ngrehu një shtyllë mbi varrt t’ asaj; këjo është shtylla e varrit të Rahilësë gjer mbë këtë ditë.

21 Edhe Israili ungrit, e ngrehu tendën’ e ti përtej pirgut t’ Ederit. 22 Edhe kur rrinte Israili nd’ atë dhe, Rubini vate dhe flejti me Bilhahënë, të-dashurën’ e t’ et; edhe Israili e dëgjoj këtë punë.

23 Edhe të bijt’ e Jakobit ishinë dy-mbë-dhjetë; Të bijt’ e Leahësë, Rubini, i-parëlinduri i Jakobit, e Simeoni, e Lleviu, e Juda, e Issahari, e Zabulloni; 24 Të bijt’ e Rahilësë, Josifi, edhe Beniamini; 25 Edhe të bijt’ e Bilhahësë, shërbëtores’ së Rahilësë, Dani edhe Nefthaliu; 26 Edhe të bijt’ e Zilpahësë, shërbëtores’ së Leahësë, Gadi edhe Asheri. Këta janë të bijt’ e Jakobit që i kishinë lindurë ndë Paddan-aram.

27 Edhe Jakobi erdhi te Isaaku, i at’ i ti, ndë Mamri, ndë Qiriath-arba, e-cila është Hebrona, ku patnë ndënjurë të-huaj Abraami edhe Isaaku.

28 Edhe ditt’ e Isaakut ishinë një qint e tetë-dhjetë vjet. 29 Edhe Isaaku dha frymënë e vdiq, edhe umbloth bashkë me gjindjen’ e ti, plak e pllot me dit; edhe e kallnë atë ndë varr Isafi edhe Jakobi, të bijt’ e ati.

Të-bërëtë – Krye 36

1 Këjo është gjeneallogjia e Isafit, i-cili është Edomi. Isafi mori grat’ e tij nga bijat’ e Hanannit; 2 Adahënë, të bijën’ e Ellon Hittitit, edhe Oholibamahënë, të bijën’ e Anahut, të mbesën’ Zibeon Hivitit; 3 Edhe Basemathënë, të bijën’ e Ismailit, të motërën’ e Nebajothit. 4 Edhe Adaha i polli Isafit Elifazinë; edhe Basematha polli Ruilinë; 5 Edhe Oholibamaha polli Jeushinë, e Jallaminë, e Korahunë. Këta janë të bijt’ e Isafit, të-cilët’ i lintnë ndë dhet të Hanaanit.

6 Edhe Isafi mori grat’ e tij, edhe bijt’ e tij, edhe bijat’ e e tia, edhe gjithë njerëzit’ e shtëpis’ së tij, edhe tufët’ e tia, e gjithë bagëtit’ e tia, e gjithë pasjen’ e ti, që kishte fituarë ndë dhet të Hanaanit, edhe vate ndë një tjetërë dhe, lark nga vëllaj i ti Jakob. 7 Sepse gjëja e tyre ishte kaq’ e-shumë, sa nukë muntninë të rrininë bashkë, edhe dheu, ndë të-cilët rrininë, nukë muntte t’ i nxinte, për punë të bagëtivet t’ atyre. Edhe Isafi ndënji ndë malt të Seirit. Isafi ësht’ Edomi.

9 Edhe këjo është gjeneallogjia e Isafit, atit t’ Edomitëvet, ndë malt të Seirit. 10 Këta janë emërat’ e të bijvet të Isafit; Elifazi, i bir’ i Adahësë, së shoqes’ së Isafit; Reuili, i bir’ i Basemathësë, së shoqes’ së Isafit.

11 Edhe të bijt’ e Elifazit ishinë Temani, Omari, Zefoj, e Gatami, e Kenazi. 12 Edhe Timnaja ishte e-dashura e Elifazit, birit të Isafit; edhe ajo i polli Elifazit Amalikunë. Këta ishinë të bijt’ e Adahësë, së shoqes’ së Isafit.

13 Edhe këta ishinë të bijt’ e Reuilit, Nahathi, e Zerahu, e Shamahu, e Mizzahu. Këta ishinë të bijt’ e Basemathësë, së shoqes’ së Isafit.

14 Edhe këta ishinë të bijt’ e Oholibamahësë, së bijës’ s’ Anahut, së mbesës’ së Zibeonit, së shoqes’ së Isafit; edhe këjo i polli Isafit Jeushinë, e Jallaminë, e Korahunë.

15 Këta janë krerët’ e të bijvet të Isafit; të bijt’ e Elifazit, të-parëlindurit bir të Isafit, zotëri Temani, zotëri Omari, zotëri Zefoj, zotëri Kenazi, 16 Zotëri Korahu, zotëri Gatami, edhe zotëri Amaliku. Këta janë krerëtë prej Elifazit ndë dhet të Edomit; këta janë të bijt’ e Adahësë.

17 Edhe këta janë të bijt’ e Reuilit, birit të Isafit, zotëri Nahathi, zotëri Zerahu, zotëri Shammahu, zotëri Mizzahu. Këta janë krërëtë prej Reuilit ndë dhet të Edomit; këta janë të bijt’ e Basemathësë, së shoqes’ së Isafit.18 Edhe këta janë të bijt’ e Oholimahësë, së shoqes’ së Isafit, zotëri Jeushi, zotëri Jallami, zotëri Korahu; këta janë krerëtë prej Oholimahësë, së bijës’ s’ Anahut, së shoqes’ së Isafit. 19 Këta janët të bijt’ e Isafit, i-cili është Edomi; edhe këta janë krerët’ e atyre.

20 Këta janë të bijt’ e Seir Horitit, të-cilëtë rrininë nd’ atë dhe; Llotani, e Shobali, e Zibeoni, e Anahu, 21 E Dishoni, e Ezeri, e Dishani; këta janë krerët’ e Horitëvet, djemt’ e Seirit, ndë dhet të Edomit. 22 Edhe djemt’ e Llotanit ishinë Hori e Hemami; edhe e motëra e Llotanit ishte Timnaha. 23 Edhe këta janë djemt’ e Shobalit, Allvani, e Manahathi, e Ebali, e Shefoj, e Onami. 24 Edhe këta janë djemt’ e Zibeonit, Ajahu edhe Anahu; ky ësht’ ay Anahu që gjeti burimet’ e-ngrohëtë ndë shkretëtirët, kur kulloste gomarët’ e atit të ti Zibeon. 25 Edhe këta janë djemt’ e Anahut, Dishoni, e Aholibamaha, e bija e Anahut. 26 Edhe këta janë djemt’ e Dishonit, Hemadani, e Eshbani, e Ithrani, e Herani. 27 Këta janë djemt’ e Ezerit, Bilhani, e Zaavani, e Akani. 28 Këta janë djemt’ e Dishanit, Uzi e Arani. 29 Këta janë krerët’ e Horitëvet, zotëri Llotani, zotëri Shobali, zotëri Zibeoni, zotëri Anahu, 30 Zotëri Dishoni, zotëri Ezeri, zotëri Dishani, Këta janë krerët’ e Horitëvet, krërëtë që qenë ndë dhet të Seirit.

31 Edhe këta janë mbretëritë që mbretëruanë ndë dhet të Edomit përpara se të mbretëronte mbret mbi të bijt të Israilit. 32 Edhe Bellaj, i bir’ i Beorit, mbretëroj ndë Edom; edhe emëri i qytetit t’ atij ishte Dinhabah. 33 Edhe Bellaj vdiq, edhe ndë vëntt t’ ati mbretëroj Jobabi, i bir’ i Zerahut, nga Bozraha. 34 Edhe Jobabi vdiq, edhe ndë vëntt t’ ati mbretëroj Hushami nga dheu i Temanitëvet. 35 Edhe Hushami vdiq, edhe ndë vëntt t’ ati mbretëroj Hadadi, i bir’ i Bedadit, i-cili prishi Midianinë ndë fushët të Moabit; edhe emëri i qytetit t’ ati ishte Avith. 36 Edhe Hadadi vdiq, edhe ndë vëntt t’ ati mbretëroj Samllahu nga Masrekaha. 37 Edhe Samllahu vdiq, edhe ndë vëntt t’ ati mbretëroj Shaulli nga Rehobotha që është përanë lumit. 38 Edhe Shaulli vdiq, edhe ndë vëntt t’ ati mbretëroj Baalhanani, i bir’ i Akborit. 39 Edhe Baalhanani, i bir’ i Akborit, vdiq, edhe ndë vëntt t’ ati mbretëroj Hadari; edhe emëri i qytetit t’ ati ishte Pau; edhe emëri i së shoqes’ s’ ati ishte Mehetabelë, e bija e Matredit, e mbesa e Mezahabit.

40 Edhe këta janë emërat’ e zotërinjvet prej Isafit, pas fëmijëvet t’ atyre, pas vëndevet t’ atyre, pas emëravet t’ atyre; zotëri Timnaj, zotëri Allvahu, zotëri Jethethi; 41 Zotëri Oholibamahu, zotëri Ellahu, zotëri Pinoni; 42 Zotëri Kenazi, zotëri Temani, zotëri Mibrazi; 43 Zotëri Magdieli, zotëri Irami. Këta janë zotërinjt’ e Edomit, pas vëndevet t’ atyre ndë dhet t’ atyre. Ky është Isafi, i ati i Edomitëvet.

Të-bërëtë – Krye 37

1 Edhe Jakobi ndënji nd’ atë dhe që pat ndënjur’ i ati, ndë dhet të Hanaanit. Këjo është gjeneallogjia e Jakobit.

2 Josifi, kur ishte shtatë-mbë-dhjetë vjeç djalë, kulloste tufëtë bashkë me të vëllezërit’ e ti; edhe ishte një djalë bari bashkë me të bijt’ e Bilhahësë, e me të bijt’ e Zilpahësë, gravet të t’ et. Edhe Josifi i rrëfeu t’ et t’ atyre të-sjellat’ e-liga t’ atyre.

3 Edhe Israili donte Josifinë më tepërë se gjithë bijt’ e ti të tjerë, sepse ishte biri i pleqëris’ s’ atij; edhe i bëri një rrobë të-larme. 4 Edhe të-vëllezërit’ e ati, dyke parë, se i ati i atyre e donte atë më tepërë se gjithë të vëllezërit’ e ati, i kishinë cmir, edhe nukë muntninë t’ i flisninë me të-mirë.

5 Edhe Josifi pa ëndërrë, edhe u’ a tregoj të vëllezëret; edha ata i kishinë mëri atij edhe më tepërë. 6 Edhe ay u tha atyreve, Pa dëgjoni, u lutem, këtë ëndërrë që pashë; 7 Na tek po lithnimë dorëza ndë arët, edha na tek ungrit dorëza ime, edhe qëndroj drejt përpjetë; edhe na dorëzatë t’ uaj tek erthnë përqark, edhe i ufalnë dorëzësë s’ ime.

8 Edhe të vëllezërit’ i than’ ati, Me të-vërtetë mbret dotë bënesh ti mbi ne? apo me të-vërtetë zot dotë bënesh ti mbi ne? Edhe i kishinë mëri ati edhe më tepërë për ëndërrat’ e ati, edhe për fjalët’ e atij.

9 Pastaj ay pa edhe një tjetërë ëndërrë, e u’ a tregoj të vëllezëret; edhe tha, Na tek pashë edhe një tjeter’ ëndërrë; edhe na tek m’ ufalnë djelli, edhe hëna, edhe dy-mbë-dhjetë yj.

10 Edhe j’ a tregoj t’ et, edhe të vëllezëret; edhe i ati e qërtoj atë, e i tha, Ç’ është këjo ëndërrë që pe? Vallë mos dotë vijmë, un’ e jot’ ëmë e t’ ët vëllezër, që të të felemi gjer përdhe? 11 Edhe të vëllezërit i kishinë cmir atij; po i ati e ruante fjalënë ndë mëndjet.

12 Edhe të vëllezërit’ e ati vanë të kullotninë tufët’ e atit të tyre ndë Shihem. 13 Edhe Israili i tha Josifit, A nukë kullosnjënë tufëtë t’ ët vëllezër ndë Shihem? eja, të të dërgonj tek ata. Edhe ay i tha, Na këtu jam unë. 14 Edhe ay i tha ati, Shko pra të shohç, ndë janë mirë t’ ët vëllezër, edhe ndë janë mirë dhëntë, edhe bjer-më zë.

Kështu e dërgoj atë prej fushëzës’ së Hebronësë, edhe vate ndë Shihem. 15 Edhe një njeri e gjeti atë dyke ardhurë tej e këtej ndëpër fushët; edhe njeriu e pyeti, dyke thënë, Ç’ kërkon? 16 Edhe ay tha, Kërkonj t’ im vëllezër; dëfte-më, të lutem, ku janë dyke kulloturë bagëtitë? 17 Edhe njeriu tha, Ungritnë së-këtejmi; sepse dëgjova ata që thoshinë, Letë vemi ndë Dothan. Edhe Josifi vate prapa të vëllezëret, edhe i gjeti ata ndë Dothan.

18 Edhe ata kur e panë atë së-largu, para se t’ u vinte përanë, ukëshilluanë ndër mest të tyre kundrë ati, që t’ a vrasënë. 19 Edhe i thanë njëri jatrit, Na tek po vjen mjeshtëri i ëndërravet. 20 Ejani pra tashi, edhe let’ a vrasëmë, edhe let’ a hedhëmë mbë ndonjë gropë; edhe dotë themi, se Bishë e-keqe e hëngri; edhe dotë shohëmë ç’ dotë bënen’ ëndërrat’ e ati.

21 Po Rubini e dëgjoj këtë, edhe e shpëtoj atë nga duart’ e atyreve, edhe tha, Letë mos i bëjmë dëm ati ndë jetët. 22 Edhe Rubini u tha atyre, Mos derthni gjak; hidh-e ni atë ndë këtë gropë, që është ndë shkretëtirët, edhe mos vini dorë mbi atë; që t’ a shpëtonte atë nga duart’ e atyreve, edhe t’ j’ a epte prapë t’ et.

23 Kur erdhi pra Josifi te të-vëllezërit’ e tij, i sveshnë Josifit rrobënë, atë rrobën’ e-larme që kishte përsipërë; 24 Edhe e muarrë, edhe e hodhë ndë gropët; edhe gropa ishte e-sbrazëtë; s’ kishte ujë.

25 Pastaj ndënjnë të hanë bukë, edhe kur ngritnë syt’ e tyre e panë, na tek po vinte një karavan Ismailitësh nga Gileadi me kamillat’ e tyre të-ngarkuara me erëra të-mira e me ballsam e me myrrë, edhe vininë t’ i shpininë poshtë nd’ Egjyptë. 26 Edhe Juda u tha të vëllezërvet, Ç’ dobi është, ndë vrafshimë vëllanë t’ ënë, edhe të fshehëmë gjakun’ e ati? 27 Ejani, edhe let’ u’ a shesëmë Ismailitëvet; edhe letë mos vëmë duartë t’ ona mbi atë; sepse është vëllaj ynë, mishi ynë. Edhe të vëllezërit’ e ati i dëgjuanë.

28 Edhe kur po shkoninë tregëtarëtë Midianitë, ata e hoqnë Josifinë edhe e nxuarrë nga gropa, edhe u’ a shitnë Josifnë Ismailitëvet për njëzet ergjënde; edhe ata e prunë Josifnë nd’ Egjyptë.

29 Edhe Rubini ukthye ndë gropët, edhe na tek nuk’ ishte Josifi ndë gropët; edhe çori rrobat’ e tia; 30 Edhe ukthye te të vëllezërit’ e ti, edhe tha, Djali nuk’ është, po unë, ku të vete unë?

31 Atëhere muarrë rrobën’ e Josifit, edhe thernë një cjap, edhe ngjyenë rrobënë ndë gjakt; 32 Edhe dërguanë rrobën’ e-larme; e j’ a prunë atit të tyre, e thanë, Gjetmë këtë; njih-e tashi ndë është rroba e t’ yt bir, apo jo. 33 Edhe ay e njohu atë, e tha, Është rroba e t’ im bir; bishë e-keqe e paskërka ngrënë; Josifi pa dyshim qënkërka copëtuarë. 34 Edhe Jakobi çori rrobat’ e tia, edhe vuri thes ndë ijët të ti, edhe mbajti zi shumë dit për të birrë. 35 Edhe ungritnë gjithë të bijt’ e ati, e të bijat’ e ati, që t’ a ngushëlloninë; po nukë donte të ngushëllonej, e thoshte, Dyke mbajturë zi dotë sbres tek im bir ndë varrt. Edhe i ati e qau atë.

36 Edhe Midianitëtë j’ a shitnë atë Potifarit ndë Egjyptë, i-cili ishte offiqar i Faraonit, i-pari i rnajtësvet t’ ati.

Të-bërëtë – Krye 38

1 Edhe nd’ atë kohë Juda sbriti nga të vëllezërit’ e ti, edhe ukthye te një njeri Adullamit që quhej Hirah. 2 Edhe Juda pa atje të bijën’ e një Hanaaniti, e-cila quhej Shuah; edhe e mori, e hyri tek ajo. 3 Edhe ajo umbars, e polli djalë; edhe j’ a quajti emërin’ ati Er. 4 Edhe umbars përsëri, e polli djallë; edhe j’ a quajti emërin’ ati Onan. 5 Edhe polli përsëri një tjetërë djalë; edhe j’ a quajti emërin’ ati Shellah; edhe Juda ishte ndë Hezib, kur i lindi ky.

6 Edhe Juda mori një grua për Erinë, të-parëlindurinë djalë të ti, e-cila quhej Thamarë. 7 Edhe Eri, i-parëlinduri djalë i Judësë, qe i-lik përpara Zotit; edhe Zotie vrau atë. 8 Edhe i tha Onanit, Hyrë te gruaja e t’ yt vëllaj, edhe bëj detyrën’ e kunatit mb’ atë, edhe ngjall farë mbë t’ ët vëlla. 9 Po Onani e dinte, se fara nukë dot’ ishte e tia; përandaj, kur hynte te gruaja e të vëllat, e derthte përdhe, që të mos i epte farë të vëllat. 10 Edhe këjo punë që bënte uduk e-ligë përpara Zotit; andaj e vrau edhe këtë. 11 Edhe Juda i tha Thamarësë, së res’ së ti, Rri e-ve ndë shtëpit të t’ yt et, gjersa të rritetë Shellahu, im bir; sepse thoshte, Mos vdesë edhe ky posi të vëllezërit’ e ati. Vate pra Thamara, edhe ndënji ndë shtëpit të t’ et.

12 Edhe pas shumë ditsh vdiq e bija e Shuahut, e shoqeja e Judësë; edhe Juda, passi ungushëllua, ungjit ndë Timnahë tek ata që qethninë dhënt’ e tij, ay edhe miku i ati Hirah Adullamiti.

13 Edhe i dhanë zë Thamarësë e i thanë, Na yt vjeherr tek po ngjitetë ndë Temnahë për të qethurë dhënt’ e tij. 14 Edhe ajo sveshi rrobat’ e zisë, edhe umbulua me napën’ e saj, edhe upshtuall, edhe ndënji ndë portët të Enaimit, që është ndë udhët për ndë Temnahë; sepse pa se Shellahu urrit, edhe ajo nuk’ i udha ati për grua. 15 Edhe Juda, kur pa atë pandehu se ishte kurvë; sepse ajo kishte mbuluarë faqen’ e saj. 16 Edhe dyke shkuarë udhësë, ukthye tek ajo, e i tha, Të lutem, lermë të hynj te ti; sepse nuk’ e dinte se ajo ishte e rea e atij. Edhe ajo tha, Ç’ dotë më apç që të hynjç tek unë? 17 Edhe ay tha, Unë dotë të dërgonj një kec dhish nga tufa. Edhe ajo tha, A më ep penk, gjersa t’ a dërgonjç? 18 Edhe ay tha, Ç’ penk të të ap? Edhe ajo tha, Vulënë t’ ënde edhe qaforenë t’ ënde, e stapnë t’ ënt që ke ndë dorët t’ ënde. Edhe ay j’ a dha, edhe hyri tek ajo, edhe ajo umbars prej ati. 19 Pastaj ajo ungrit, e shkoj, edhe si hoqi napën’ e saj, veshi rrobat’ e saj të zisë.

20 Edhe Juda dërgoj kecin’ e dhivet me dorë të mikut të ti Adullamit, që të merrte prapë pengunë nga dora e gruasë; po nuk’ e gjeti atë. 21 Atëhere pyeti njerëzit’ e vëndit t’ asaj, dyke thënë, Ku është kurva që ishte ndë Enaim, përanë udhësë? Edha ata thanë, S’ ka qënë ndonjë kurvë këtu. 22 Edhe ay ukthye te Juda, e tha, Nuk’ e gjeta atë; po edhe njerëzit’ e vëndit thanë, S’ ka qënë ndonjë kurvë këtu. 23 Edhe Juda tha, Let’ i ketë ato, që të mos turpëronemi; na unë tek i dërgova këtë kec, po ti nuk’ e gjete.

24 Edhe pas tre muajsh i dhanë zë Judësë, dyke thënë, Thamara, jot’ re, kurvëroj, edhe na tek është me barrë nga kurvëria. Edhe Juda tha, Bir-e-ni atë jashtë, edhe letë digjetë ndë zjarr. 25 Edhe tek po e bininë jashtë, ajo i dërgoj të vjehërrit, e i tha, Jam mbarsurë nga ay njeri, të të-cilit janë këto plaçka; pastaj tha, Njih-i, të lutem, të kujt janë këto plaçka vula, e qaforeja, e stapi? 26 Edhe Juda i njohu, edhe tha, Këjo qënka më e-drejtë se unë sepse nuk’ j’ a dhashë atë Shellahut, t’ im bir. Edhe nuk’ e njohu më atë tjetërë herë.

27 Edhe nd’ atë kohë kur dotë pillte, na dy binjakë ndë barkt t’ asaj. 28 Edhe kur po pillte, njeri nxori dorënë jashtë; edhe mamica mori, e lidhi ndë dorët t’ ati një fill të-kuq, edhe tha, Ky dolli më përpara. 29 Edhe si hoqi prapa dorën’ e ti, na tek dolli i vëllaj; edhe ajo tha, Ç’ prishje bëre kështul mbi ty qoftë prishja. Përandaj uquajt’ emëri i ati Fares. 30 Edhe pastaj dolli i vëllaj i ati, i-cili kishte fillin’ e-kuq mbë dorët të ti; edhe emëri i ati uquajt Zarah.

Të-bërëtë – Krye 39

1 Edhe Josifnë e sbritnë ndë Egjyptë; edhe Potifari, që ishte offiqar i Faraonit, i-par’ i ruajtësvet të mbretit, Egjyptian, e bleu atë nga duart’ e Ismailitëvet, të-cilët’ e sbritn’ atë atje. 2 Edhe Zoti ishte bashkë me Josifinë, edhe ay ishte një njeri i-mbarë; edhe gjëndej ndë shtëpit të të zot, Egjyptianit. 3 Edhe i zoti e pa, se Zoti ishte bashkë me atë, edhe se Zoti i binte mbarë gjithë ç’ bënte, ndë duart t’ ati. 4 Edhe Josifi gjeti hir përpara atij, edhe i shërbente atij; edhe e vuri atë kujdestar mbi shtëpit të ti, edhe dha ndë duart t’ ati gjithë ç’ kishte.

5 Edhe që mb’ atë kohë që e vuri atë kujdeshtar mbi shtëpi te ti edhe mbi gjithë ç’ kishte, Zoti e bekoj shtëpin’ e Egjyptianit, për punë të Josifit; edhe bekimi i Zotit ishte mbë gjithë ç’ kishte, ndë shtëpit e nd’ arat. 6 Edhe la ndë dorët të Josifit gjithë ç’ kishte; edhe nukë dinte asgjë nga gjëja që kishte veç bukënë që hante. Edhe Josifi ishte i-hieshim e i-bukurë mbë të-parët.

7 Edhe pas këtyre punëve, gruaja e të zot shtiu syt’ e saj mbë Josifnë; edhe tha, Fli bashkë me mua. Po ay nukë deshi, edhe i tha gruas’ së të zot, Na im zot nukë di asgjë nga ato që janë bashkë me mua ndë shtëpit, edhe gjithë sa ka i ka dhënë ndër duart të mia; 9 Nukë ka ndë këtë shtëpi asndonjë më të-math se mua, as ka mbajturë ndonjë gjë prej meje veç teje, sepse je gruaja e atij; edhe si munt të bënj këtë të-keqe të madhe, e të fëjenj kundrë Perëndisë?

10 Edhe ndonësë ajo i fliste përdita Josifit, ky nuk’ i dëgjonte asaj, të flinte përan’ asaj, a të ishte bashkë me atë.

11 Edhe një ditë Josifi hyri ndë shtëpit për të bërë punët’ e tia, edhe nuk’ ishte atje ndë shtëpit asndonjë nga njerëzit’ e shtëpisë. 12 Edhe ajo e rrëmbeu atë prej rrobës’ s’ ati, e tha, Fli bashkë me mua; po ay e la rrobën’ e ti ndë duart t’ asaj, edhe iku, e dolli jashtë. 13 Edhe ajo kur pa, se la rrobën’ e ti ndë duart t’ asaj, e iku jashtë, 14 U thirri njerëzet të shtëpis’ së saj, e u foli, dyke thënë, Pa shihni, na pruri një Ebre që të na turpëronjë; hyri tek unë për të flejturë bashkë me mua, edhe unë klitha me zë të-math; 15 Edhe posa dëgjoj, se unë ngrita zën’ e thirra, la rrobën’ e ti përpara meje, edhe iku, e dolli jashtë. 16 Edhe vu rrobën’ e ati përanë vetëhes’ së saj, gjersa erdhi i zoti ndë shtëpit të tij. 17 Edhe ajo i tha ati pas këtyre fjalëve, dyke thënë, Shërbëtori Ebre, të-cilinë na prure, hyri tek unë që të më turpëronjë; 18 Edhe kur ngrita zënë, e thërrita, la robën’ e ti përanë meje, e iku jashtë.

19 Edhe i zoti kur dëgjoj fjalët’ e së shoqesë që i foli ati, dyke thënë, Kështu m’ a bëri shërbëtori yt, i undës zëmërimi. 20 Edhe i zoti i Josifit e mori atë, edhe e hodhi ndë burk, nd’ atë vënt, ku ishinë lidhurë të-burgosurit’ e mbretit; edhe ay mbeti atje ndë burkt.

21 Po Zoti ishte bashkë me Josifnë, edhe tregonte mb’ atë përdëllim, edhe i epte hir përpara ruajtësit të-parë të burgut. 22 Edhe i-pari ruajtës i burgut dha ndë duart të Josifit gjithë të-burgosuritë që ishinë ndë burkt; edhe gjithë ç’ bëneshinë atje, ay i bënte. 23 Edhe i-pari ruajtës i burgut nukë vështronte asgjë nga ato që ishinë ndër duart t’ ati; sepse Zoti ishte bashkë me atë; edhe Zoti j’ a bënte mbarë ati gjithë sa bënte.

Të-bërëtë – Krye 40

1 Edhe pas këtyre punëve, verëkthenjësi i mbretit t’ Egjyptësë edhe bukëpjekësi i ati kishinë bërë faj të zot të tyre, mbretit t’ Egjyptësë. 2 Edhe Faraoni ishte zëmëruarë kundrë këtyre të dy offiqarëve, kundre të-parit të verëkthenjësvet, edhe kundrë të-parit të bukëpjekësvet. 3 Edhe i vuri ata ndënë ruajtje ndë shtëpit të të-parit të ruajtësvet të mbretit, ndë burkt, nd’ atë vënt ku ishte mbyllurë Josifi. 4 Edhe i-pari i ruajtësvet të mbretit i la ndë dorët të Josifit, edhe ky u shërbente atyreve; edhe kishinë ca kohë që ishinë ndë burkt.

5 Edhe verëkthenjësi e bukëpjekësi i mbretit t’ Egjyptësë, që ishinë mbyllurë ndë burkt, gjithatë natë panë ëndërrë të dy, sicili ëndërrën’ e ti, sicili pas të-sgidhurit të ëndërrës’ së ti. 6 Edhe Josifi, kur hyri tek ata ndë mëngjest, i pa ata, edhe na tek ishinë të-vrërëtë. 7 Edhe ay pyeti offiqarët’ e Faraonit, që ishinë bashkë me atë ndë burkt ndë shtëpit të të zot, e tha, Përse i keni sytë kaqë të-vrërëtë sot?

8 Edhe ata i than’ ati, Pam’ ëndërra, edhe s’ ka njeri të na i sgithnjë.

Edhe Josifi u tha atyre, A nuk’ është pun’ e Perëndisë të-sgidhuritë? U lutem, tregomë-ni.

9 Edhe i-pari verëkthenjës i tregoj Josifit ëndërren’ e tij, e i tha, Ndë ëndërrët t’ ime, na tek ishte një hardhi përpara meje; 10 Edhe ndë hardhit ishinë tri dega; edhe dukej sikur lëshoj, edhe duallnë lulet’ e asaj, edhe veshëtë prunë rrush’ t’ arrirë; 11 Edhe potiri i Faraonit ishte ndë dorët t’ ime; edhe mora rrushtë, e i shtrydha ndë potirt të Faraonit, edhe potirrë e dhashë ndë dorët të Faraonit. 12 Edhe Josifi i tha ati, Këta është të-sgidhurit’ e asaj; të-tri degatë janë tri dit. 13 Pas tri ditsh, Faraoni dotë lartonjë kryetë t’ at, edhe dotë të vërë prapa ndë punët t’ ënde, edhe dotë apç potirin’ e Faraonit ndë dorët t’ ati, sipas mënyrës’ së-parë, kur ishe verëkthenjësi i ati. 14 Po kujto-më, kur të të bënetë këjo e-mirë; edhe, të lutem, trego mirësi mbë mua, edhe nxir-më nga këjo shtëpi. 15 Sepse me të-vërtetë uvodha nga dheu i Ebrenjvet, edhe këtu përsëri nukë bëra gjë që të më vënë ndë këtë gropë.

16 Kur pa i-pari bukëpjekës se të-sgidhuritë ishte të-mirë, i tha Josifit, Edhe unë ëndërrita, edhe na tri kanistra me bukë të-bardha ishinë mbi kryet t’ im. 17 Edhe ndë më të-sipërmet kanistrë kishte për Faraoninë prej çdo farë të-ngrënash të-bëra prej mjeshtërie bukëpjekësi, edhe shpest’ i hanin’ ato nga kanistra përmbi kryet t’ im.

18 Edhe Josifi upërgjeq e tha, Këta është të-sgidhurit’ e kësaj; të tri kanistratë janë tri dit. 19 Pas tri ditsh Faraoni dotë heqë kryetë t’ at prej teje, edhe dotë të varnjë ndë dru, edhe shpestë dotë hanë mishnë t’ ënt prej teje.

20 Edhe të-tretënë ditë, ditën’ e të-lindurit të-Faraonit, u bëri gosti gjithë shërbëtorëvet të tij; edhe lartoj kryet’ e të-parit verëkthenjës edhe kryet’ e të-parit bukëpjekës ndër mest të shërbëtorëvet të ti. 21 Edhe të-parinë verëkthenjës e vuri prapë ndë punët të ti të kthente verë; edhe dha potirrë ndë dorët të Faraonit; 22 Po, të-parinë bukëpjekës e vari; sikundrë u’ a kishte sgidhurë atyre ëndërratë Josifi.

23 Po i-pari verëkthenjës nuk’ e kujtoj Josifnë, po e harroj.

Të-bërëtë – Krye 41

1 Edhe passi shkuanë dy vjet të-tërë, Faraoni pa një ëndërrë; edhe na tek po rrinte përanë lumit. 2 Edhe na shtatë lopë të-bukura e të-majme tek po ngjiteshinë nga lumi, e po kullotinë ndëpër kallamet. 3 Edhe na shtatë lopë të-tjera tek po ngjiteshinë pas atyre nga lumi, të-shëmtuara e të-ligura, edhe qëndruanë përanë lopëvet të-tjera mbi buzët të lumit. 4 Edhe të shtatë lopët’ e-shëmtuara e të-ligura hëngrrë të shtatë lopët’ e-bukura e të-majme. Atëhere Faraoni usgjua.

5 Edhe si e zuri gjumi përsëri, pa ëndërrë për-së-dyti; edhe na shtatë kallinj gruri të-plotë e të-mirë tek po delninë prej një kallami. 6 Na edhe shtatë kallinj të-tjerë të hoj s të-djegurë nga era e djellit tek po mbininë pas atyre. 7 Edhe kallinjt’ e-hoj përpinë të shtatë kallinjt’ e-majm e të-plotë. Edhe Faraoni usgjua, edhe na tek ishte ëndërrë.

8 Edhe ndë mëngjest shpirti i ati ishte i-trumbulluarë; edhe dërgoj e thirri gjithë magjistarët’ e Egjyptësë, edhe gjithë të-diturit’ e asaj. Edhe Faraoni u tregoj atyreve ëndërrat’ e tia; po nukë kishte asndonjë që t’ j’ a sgithte Faraonit. 9 Atëhere i-pari verëkthenjës i foli Faraonit, e tha, Sot po më kujtonenë fajet’ e mi. 10 Faraoni ishte zëmëruarë kundrë shërbëtorëvet të ti, edhe më vuri ndë burkt ndë shtëpit të të-parit ruajtës të-mbretit, mua edhe të-parinë bukëpjekës. 11 Edhe mbë një natë pamë ëndërrë, un’ edhe ay; pamë ëndërrë sicili pas të-sgidhurit të ëndërrës’ së tij. 12 Edhe atje bashkë me ne ishte një djalosh, një Ebre, shërbëtuar i të-parit të ruajtësvet; edhe j’ a treguam’ atij, edhe na i sgidhi ëndërratë t’ ona; gjithë-sicilit j’ a sgidhi pas ëndërrës’ s’ ati. 13 Edhe sikundrë na i sgidhi, ashtu gjau; un’ uvushë ndë punët’ t’ ime, edhe ay uvar.

14 Atëhere Faraoni dërgoj e thirri Josfinë, edhe e prunë atë me të-çpejtë nga burgu; edhe ay urruajt, e ndërroj rrobat’ e tia, e erdhi te Faraoni. 15 Edhe Faraoni i tha Josifit, Pashë një ëndërrë, edhe nukë ka kush të m’ a sgithnjë; edhe unë dëgjova të thonë për ty, se ti posa që dëgjon një ëndërrë munt t’ a sgithç.

16 Edhe Josifi i upërgjeq Faraonit, dyke thënë, Jo unë, po Perëndia dot’ i apë Faraonit një të-sgidhurë shpëtimi.

17 Edhe Faraoni i tha Josifit, Ndë ëndërrët t’ ime, na tek po rrinjam mbi buzët të lumit; 18 edhe na shtatë lopë të-majme e të-bukura tek po ngjiteshinë nga lumi, e po kullotinë ndëpër kallamet; 19 Edhe na shtatë lopë të-tjera tek po ngjiteshinë pas atyreve, të-dobëta e shumë të-shëmtuara e të-ligura kaqë, sa të-këtilla nga të-liguritë s’ kam parë kurrë ndë gjithë dhet t’ Egjyptësë; 20 Edhe të shtatë lopët’ e-ligura e të-shëmtuara hëngrrë të shtatë lopët’ e-para, të-majmetë; 21 Edhe si i hëngrrë ato, nukë munt të çquhej, se i kishinë ngrënë; po ishinë edhe prapë të-shëmtuara si ndë kryet. Atëhere usgjova. 22 Pastaj pashë ndë ëndërrët t’ ime, edhe na shtatë kallinj tek po dilninë prej një kallami, të-plotë e të-mirë; 23 Edhe na shtatë kallinj të-tjerë të-thatë, e të-hoj e të-djegurë nga era e djellit, tek po mbininë pas atyreve. 24 Edhe kallinjt’ e-hoj përpinë të shtatë kallinjt’ e-mirë. Edhe u’ a rrëfeva magjistarëvet; po nukë kishte asndonjë që të muntte të m’ i sgithte.

25 Edhe Josifi i tha Faraonit, Ëndërra e Faraonit është një; Perëndia i dëfteu Faraonit sa ka për të bërë. 26 Të shtatë lopët’ e-mira janë shtatë vjet; edhe të shtatë kallinjt’ e-mirë janë shtatë vjet. 27 Edhe të shtatë lopët’ e-dobëta e të-shëmtuara që ngjiteshinë pas atyre janë shtatë vjet si edhe të shtatë kallinjt’ e-sbrazëtë e të-djegurë nga era e djellit; këta dotë jenë shtatë vjet zie për bukë. 28 Këjo është gjëja që i thashë Faraonit; Perëndia i dëfteu Faraonit sa ka për të bërë. 29 Na tek vinjënë shtatë vjet me të-madhe plotësi drithërash ndë gjithë dhet të Egjyptësë; 30 Edhe pas atyre dotë vinjënë shtatë vjet zie; edhe gjithë të-plotëtë dotë harronetë ndë dhet të Egjyptësë, edhe zia dotë prishnjë dhenë; 31 Edhe nukë dotë njihetë të-plotëtë ndë dhet, për punë t’ asaj zie që dotë vinjë pas; sepse dotë jetë fort e-rëndë. 32 Edhe të-dukurit’ e ëndërrësë dy herë te Faraoni tregon, se këjo gjë është urdhëruarë nga Perëndia, ehde se Perëndia për-së-çpejti dot’ a bënjë këtë. 33 Tashi pra Faraoni letë sgjethnjë një njeri të-mënçim e të-urtë edhe let’ a vërë atë mbi dhet të Egjyptësë. 34 Faraoni let’ a bënjë këtë, e let’ urdhëronjë të-parë mbi dhet; edhe letë marrë të-pesëtënë nga të-ardhurat’ e dheut të Egjyptësë, ndë të shtatë vitet të të-plotit. 35 Edhe letë mbledhënë gjithë të-ngrënat’ e këtyre të shtatë vjetve të-mirë që vinjënë; edhe letë kenë mbyllurë grurë ndënë dorët të Faraonit, për ushqim ndë qytetet, edhe let’ a ruanjënë. 36 Edhe ushqimetë të ruhenë për dhenë për ata të shtatë vjett’ e zisë që dotë vinjënë pas ndë dhet t’ Egjyptësë; që të mos humbasë vëndi nga zia.

37 Edhe fjala i pëlqeu Faraonit, edhe gjithë shërbëtorëvet t’ atij. 38 Edhe Faraoni u tha shërbëtorëvet të ti, A munt të gjejmë njeri si këtë, njeri që ka frymën’ e Perëndisë? 39 Edhe Faraoni i tha Josifit, Me-qënë-që Perëndia të dëfteu këto të-gjitha, nukë ka asndonjë tjetërë njeri kaqë të-mënçim e të-urtë sa ti. 40 Ti dotë jesh mbi shtëpit t’ ime, edhe pas fjalësë s’ atë gjithë gjindja ime dotë sundohetë; Vetëmë ndë front dotë jem më i-math se ti.

41 Edhe Faraoni i tha Josifit, Na tek të vura përmbi gjithë dhen’ e Egjyptësë. 42 Edhe Faraoni nxori unazën’ e ti me vulë nga dora e tij, e e vuri ndë dorët të Josifit, edhe i veshi ati rroba prej liri të-hollë, edhe i vuri një qafore të-artë rreth qafës’ s’ atij. 43 Edhe e hipi atë mbi të-dytët qerre të tij; edhe lëçisninë përpara ati, Bini mbë gjunjë; edhe e vuri atë përmbi gjithë dhen’ e Egjyptësë. 44 Edhe Faraoni i tha Josifit, Unë jam Faraoni, edhe pa ty asndonjë s’ ka për të ngriturë dorën’ e ti a këmbën’ e ti mbë gjithë dhen’ e Egjyptësë. 45 Edhe Faraoni e quajti emërin’ e Josifit Zafnath-paneah*); edhe i dha ati për grua Asenathënë, të bijën’ e Poti-ferajt, priftit të Onit. Edhe Josifi dolli ndëpër gjithë dhet të Egjyptësë.

*) Ay që njeh të-fshehuratë.

46 Edhe Josifi ishte tri-dhjetë vjeç, kur dolli përpara Faraonit, mbretit të Egjyptësë; edhe Josifi dolli që përpara Faraonit, edhe vate ndëpër gjithë dhet të Egjyptësë.

47 Edhe ndë të shtatë vjett të të-plotit dheu dha grurë me dorë plot. 48 Edhe mblodhi gjithë drithëratë që ubënë ndë dhet të Egjyptësë ndë të shtatë vjett të të-plotit, edhe i mbylli ndëpër qytetet; drithërat’ e aravet rrotullë çdo qyteti i vuri nd’ atë. 49 Edhe Josifi mblodhi grurë posi rërën’ e detit, kaqë shumë, sa pushoj t’ a matnjë; sepse s’ kishte dot të-maturë.

50 Edhe Josifit i lintnë, përpara se të vinjënë vjett’ e zisë, dy djem, të-cilëtë j’ a polli Asenatha, e bija e Poti-ferjat, priftit të Onit. 51 Edhe Josifi j’ a vuri emërinë djalit të-parë Manasseh**); sepse, tha, Perëndia më bëri të harroj gjithë mundimet’ e mi, edhe gjithë shtëpin’ e t’ im et. Edhe të-dytit j’ a vuri emërinë Efraim***); sepse, tha, Perëndia më shtoj ndë dhet të shtrëngimit t’ im.

**) Të-harruarë.

***) Të-shtuarë.

53 Edhe shkuanë të shtatë vjett’ e të-plotit që ubë ndë dhet të Egjyptësë. 54 Edhe zunë të vinjë të shtatë vjett’ e zisë, sikundrë pat thënë Josifi; edhe ubë zi ndëpër gjithë vëndet; po ndë gjithë dhet të Egjyptësë kishte buke. 55 Edhe kur e shtrëngoj uria gjithë dhen’ e Egjyptësë, gjindja i klithi Faraonit për bukë. Edhe Faraoni u tha të gjithë Egjyptianëvet, Shkoni te Josifi; edhe bëni ç’ t’ u thotë ay. 56 Edhe ishte një zi mbi gjithë faqen’ e dheut. Edhe Josifi hapi gjithë grunarëtë, edhe u shiste drithë gjithë Egjyptianëvet; edhe zia po rëndonej mbi dhen’ e Egjyptësë. 57 Edhe nga gjithë vëndetë vininë ndë Egjyptë te Josifi për të blerë drithë; sepse zia po rëndonej mbi gjithë dhenë.

Të-bërëtë – Krye 42

1 Edhe Jakobi pa se gjëndej drithë ndë Egjyptë, edhe Jakobi u tha të bijet, Ç’ shikoni njëri jatrinë? 2 Edhe tha, Na tek dëgjova se gjëndetë drithë ndë Egjyptë; sbritni atje, edhe blini për ne andej, që të rrojmë, e të mos vdesëmë.

3 Edhe sbritnë të dhjetë vëllezërit’ e Josifit për të blerë drithë nga Egjypta. 4 Po Beniamininë, të vëllan’ e Josifit, Jakobi nuk’ e dërgoj bashkë me të vëllezëritë; sepse tha, Mos i gjasë ndonjë e-keqe.

5 Edhe të bijt’ e Israilit erthnë për të blerë drithë ndër mest t’ atyreve që vininë atje; sepse ishte zi ndë dhet të Hanaanit. 6 Edhe Josifi ishte qivernitar i vëndit; ay i shiste gjithë gjindjes’ së vëndit; erdhë pra të vëllezërit’ e Josifit, edhe i unjnë ati kryet’ e tyre gjer përdhe.

7 Edhe Josifi, kur pa të vëllezëritë, i njohu; po ubë si i-huaj mbë ata edhe u fliste atyre ashpërë; edhe u tha atyre, Nga vini? Edhe ata thanë, Nga dheu i Hanaanit, për të blerë drithë.

8 Edhe Josifi njohu të vëllezëritë, po ata nuk’ e njohnë atë. 9 Edhe Josifit i erdhë ndër mëntt ëndërratë që pat parë për ata, edhe u tha atyre, Ju jeni përgjonjës; kini ardhurë për të shikuarë shtegjet’ e vëndit.

10 Edhe ata i thanë, Jo, zoti im; po neve shërbëtorët’ e tu kemi ardhurë për të blerë drithë. 11 Neve që të-gjithë jemi bij të një njeriu; jemi njerës të-mirë; shërbëtorët’ e tu nukë janë përgjonjës.

12 Edhe ay u tha atyre, Jo, po keni ardhurë për të shikuarë shtegjet’ e vëndit.

13 Edhe ata thanë, Neve shërbëtoret’ e tu jemi dy-mbë-dhjetë vëllezër, të bijt’ e një njeriu ndë dhet të Hanaanit; edhe na më i-vogëli tek gjëndetë sot me atinë t’ ënë, edhe tjetëri nuk’ është.

14 Edhe Josifi u tha atyre, Këjo është ajo që u thashë, dyke thënë, Ju jini përgjonjës. 15 Me këtë dotë provohi; për jetët të Faraonit u bënj be, se nukë dotë dilni së-këtejmi, ndë mos arthtë këtu vëllaj juaj më i-vogëli. 16 Dërgoni një nga ju, edhe letë bjerë vëllanë t’ uaj; edhe ju dotë mbetni të-lidhurë, gjersa të provonenë fjalëtë tuaj, ndë thoni të-vërtetënë; po ndë mos, për jetët të Faraonit, me të-vërtetë jeni përgjonjës.

17 Edhe i vuri ata ndënë ruajtje tri dit. 18 Edhe të-tretënë ditë Josifi u tha atyre, Bëni këtë, edhe dotë rroni; sepse unë kam frikë nga Perëndia. 19 Ndë jeni njerës të-mirë, njëri nga vëllezëritë t’ uaj dotë mbetetë i-lidhurë ndë burkt aty ku jini; 20 Po ju shkoni, e merrni drithë për zin’ e shtëpivet t’ uaj; edhe bimë-ni vëllanë t’ uaj më të-vogëlinë; kështu dotë vërtetonenë fjalëtë t’ uaj, edhe nukë dotë vdisni. Edhe ata bënë kështu.

21 Edhe i thanë njëri jatërit, Me të-vërtetë jemi fajtorë për vëllanë t’ ënë, sepse pamë shtëngimn’ e shpirtit t’ ati, kut na lutej, edhe nuk’ i dëgjuamë; përandaj erdhi ky shtrëngim mbi ne.

22 Edhe Rubini upërgjeq atyre, e u tha, A nuk’ u thashë juve atëhere, dyke thënë, Mos bëni faj kundrë djalit, edhe nukë dëgjuatë? përandaj na tek kërkonetë gjaku i ati.

23 Edhe ata nukë dininë se i kupëtonte Josifi; sepse flisninë me gjuhëpërkthenjës. 24 Edhe Josifi uhoq që përan’ atyreve, edhe qau; edhe prapë ukthye tek ata, e u fliste; edhe mori prej atyre Simeoninë, edhe e lidhi përpara syvet t’ atyre.

25 Atëhere Josifi urdhëroj t’ u mbushninë atyre thasëtë me drithë, edhe t’ i kthenin’ ergjëndinë gjithë-sicilit ndë thest t’ ati, edhe t’ u epninë të-ngrënë për udhësë; edhe ubë kështu ndër ata. 26 Edhe ata si ngarkuanë drithët’ e tyre mbi gomarët, shkuanë s’ andejmi.

27 Edhe kur njëri nga ata hapi thesin’ e ti, që t’ i epte të-ngrënë gomarit të ti ndë vëntt që kishinë rënë, pa ergjëndin’ e tij, edhe na tek ishte ndë grykët të thesit të ti. 28 Edhe u tha të vëllezërvet, Ergjëndi im m’ udha prapë, edhe na tek është ndë thest t’ im; edhe uhabit zëmëra e atyre, edhe ufrikësuanë, edhe thanë njëri jatërit, Ç’ është këjo që na bëri Perëndia?

29 Erdhë pra te Jakobi, tek i ati i tyre, ndë dhet të Hanaanit, edhe i rrëfyen’ ati gjithë sa u kishinë gjarë, edhe thanë, 30 Ay njeriu, i zot’ i vëndit, na foli vrazhëtë, edhe na mori për përgjonjës të vëndit. 31 Edhe i tham’ atij, se Jemi njerës të-mirë; nukë jemi përgjonjës; 32 Jemi dy-mbë-dhjetë vëllezër, të bijt’ e atit t’ ënë; njëri nuk’ është; edhe m’ i-vogëli është tashi bashkë me atinë t’ ënë ndë dhet të Hanaanit. 33 Edhe ay njeriu, i zot’ i vëndit, na tha, Me këtë dot’ e njoh se jeni njerës të mirë; lini bashkë me mua njërinë nga vëllezëritë t’ uaj, edhe merrni drithë për zin’ e shtëpivet t’ uaj, edhe shkoni; 34 Edhe bir-më-ni vëllanë t’ uaj më të-vogëlinë; atëhere dot’ e njoh, se nukë jeni përgjonjës, po se jini njerës të-mirë; edhe dot’ u ap prapë vëllanë t’ uaj, edhe dotë tregëtoni ndë këtë vënt.

35 Edhe kur po sbrasninë thasët’ e tyre, na gjithë-sicilit e-lidhura e ergjëndit tek ishte ndë thest t’ ati; edhe kur panë ata edhe i at’ i atyreve të-lidhurat’ e ergjëndit të tyre, ufrikësuanë.

36 Edhe Jakobi, i at’ i atyreve, u tha atyre, Ju më latë pa djem; Josifi nuk’ është, edhe Simeoni nuk’ është; doni të merrni edhe Veniaminë; të-gjitha këto erthnë mbi mua.

37 Edhe Rubini i tha t’ et, dyke thënë, Vra-i të dy bijt’ e mi, ndë mos t’ a prufsha ty atë; ep-m’a ndë dorë, edhe unë dotë t’ a bje përsëri.

38 Edhe ay tha, S’ ka për të sbriturë im bir bashkë me jy; sepse i vëllaj vdiq, edhe ay mbeti vetëmë; edhe ndë i gjaftë ati ndonjë e-keqe ndë udhët që dotë shkoni, atëhere dotë sbritni qimet’ e mia të-sbardhura me hidhërim ndë varrt.

Të-bërëtë – Krye 43

1 Edhe zia po rëndonej mbi dhet. 2 Edhe si mbaruanë së ngrëni drithëtë, të-cilëtë kishinë prurë nga Egjypta, i ati u tha atyre, Shkoni përsëri, e na blini pak drithë. 3 Edhe Juda i tha ati, dyke thënë, Ay njeriu na ndënji fort kundrë, edhe tha, S’ më kini për të parë sytë, ndë mos qoftë bashkë me ju vëllaj juaj. 4 Ndë dërgofsh vëllanë t’ ënë bashkë me ne, dotë sbresëmë, e dotë të blemë drithë; 5 Po ndë mos e dërgofsh, nukë dotë sbresëmë; sepse njeriu na tha, S’ më kini për të parë sytë, ndë mos qoftë bashkë me ju vëllaj juaj. 6 Edhe Israili tha, Përse m’ a bëtë këtë të-keqe, e i dëftyetë njeriut se kini edhe një tjetërë vëlla? 7 Edhe ata thanë, Njeriu na pyeti thellë për ne e për far’ e fisnë t’ ënë, dyke thënë, A rron më ati juaj? a kini tjatërë vëlla? Edhe neve i upërgjeqmë ati pas këtyre fjalëve; si muntnimë neve të dinimë se dotë thoshte, Birni vëllanë t’ uaj? 8 Edhe Juda i tha Israilit, atit të ti, Dërgo djalthinë bashkë me mua, edhe letë ngrihemi e të vemi, që të rrojmë, e të mos vdesëmë, edhe neve, edhe ti, edhe djemtë t’ anë. 9 Unë të zotonem për atë; nga dora ime dot’ a kërkonjç; ndë mos t’ a prufsha ty atë, edhe t’ a vë atë përpara teje, atëhere letë jem fajtuar te ti për jetë; 10 Sepse po të mos kishimë mënuarë kaqë, pa fjalë tashi dotë ishimë kthyerë të-dytënë herë. 11 Edhe i ati i atyre Israil u tha atyre, Ndë është kështu, bëni këtë; merrni ndër thasët’ t’ uaj nga më të-sgjedhuratë pemë të dheut, edhe shpir-j’a-ni dhuratë ati njeriu, pak ballsam, e pak mjaltë, erëra të-mira e myrrë, arra e bajame; 12 Merrni edhe ergjënt të-dymëzuarë ndër duart t’ uaj; edhe ergjëndinë që ishte kthyerë ndë grykët të thasëvet t’ uaj bir-j’a-ni prapë; mundetë të jetë bërë me të-lajthiturë; 13 Merrni edhe vëllanë t’ uaj, edhe ngrihi, e kthehi te njeriu. 14 Edhe Perëndia Fuqimadhi u dhëntë hir juve përpara njeriut, që të dërgonjë me ju atë tjatërinë vëllanë t’ uaj, edhe Beniamininë; edhe unë ndë qoftë se mbetem pa djem, letë mbetem.

15 Edhe njerëzitë si muarrë këto dhurata, muarrë edhe ergjënt të-dymësuarë ndë duart të tyre, edhe Beniamininë; pastaj ungritnë, e sbritnë ndë Egjyptë, edhe qëndruanë përpara Josifit. 16 Edhe kur pa Josifi Beniamininë bashkë me ata, i tha kujdestarit të shtëpis’ së ti, Shpjerë këta njerës ndë shtëpit, edhe ther një berr, e bëj gati; sepse njerëzitë dotë hanë drekënë bashkë me mua. 17 Edhe njeriu bëri sikundrë urdhëroj Josifi; edhe njeriu shpuri njerëzitë ndë shtëpit të Josifit. 18 Edhe njerëzit’ ufrikësuanë, sepse i shpunë ndë shtëpit të Josifit; edhe thanë, Për punë të ergjëndit që ukthye ndë thasët t’ anë herën’ e-parë po na shpjenë brënda, që të gjenjë shkak kundrë nësh, e të hidhetë mbi ne, e të na marrë shërbëtorë neve, edhe gomarëtë t’ anë. 19 Edhe i uafëruanë kujdestarit të shtëpis’ së Josifit, e i folnë ati ndë derët të shtëpisë. 20 Edhe i thanë, Të lutemi, zot; sbritmë herën’ e-parë për të blerë drithë; 21 Edhe kur erthmë ndë vëntt që ramë, hapmë thasëtë t’ anë, edhe na ergjëndi i gjithë-sicilit tek ishte ndë grykët të thesit të ti, tërë ergjëndi ynë, andaj e prumë prapë ndë duart t’ ona. 22 Prumë edhe tjetërë ergjënt ndë duart t’ ona, për të blerë drithë; nukë dimë se kush na e vuri ergjëntnë t’ ënë ndë thasët t’ anë. 23 Edhe ay tha, Paqtim mbë ju; mos frikësohi; Perëndia juaj, edhe Perëndia i atërvet t’ uaj, u dha juve thesar ndë thasët t’ uaj; ergjëndi juaj erdhi tek unë. Edhe u nxori atyre Simeoninë. 24 Edhe njeriu i pruri njerëzitë ndë shtëpit të Josifit, edhe u dha ujë, e lanë këmbët’ e tyre; edhe n dha të-ngrënë gomarëvet t’ atyre. 25 Edhe ata bënë gati dhuratat’ e tyre, gjersa të vinte Josifi ndë mest të ditësë; sepse dëgjuanë, se atje kishinë për të ngrënë bukë.

26 Edhe kur erdhi Josifi ndë shtëpit, i prunë ati ndë shtëpit dhuratatë, që i mbaninë ndë duart të tyre, edhe i unjnë kryetë gjer përdhe. 27 Edhe i pyeti ata për shëndetnë, edhe tha, A është shëndoshë ati juaj, ay plaku që më pattë thënë? A rron më? 28 Edhe ata thanë, Shërbëtori yt është shëndoshë, edhe po rron. Edhe uunjnë e i ufalnë. 29 Edhe ay kur shtyri syt’ e tij, e pa Beniamininë, të vëllan’ e ti, të birr’ e mëmës’ së tij, tha, Ky është vëllaj juaj m’ i-vogëli, për të-cilinë më pattë folurë? Edhe tha, Perëndia të përdëlleftë, djali im. 30 Edhe Josifi çpejtoj të hiqej; sepse po i përzjeneshinë zorëtë për të vëllanë, edhe kërkonte vënt për të qarë; edhe si hyri ndë dhomët, atje qau. 31 Pastaj lau faqen’ e tij, edhe dolli; edhe dyke mbajturë vetëhen’ e ti tha, Vini bukë. 32 Edhe vunë veç për atë, edhe veç për ata, edhe veç për Egjyptianëtë që haninë bukë bashkë me atë; sepse Egjyptianëtë nukë muntninë të hanë bukë me Ebrenjtë; sepse këjo ishte një ndyrësi ndër Egjyptianët. 33 Ndënjnë pra përpara ati, i-parëlinduri pas parëlindjes’ së tij, edhe më i-vogëli pas vogëlis’ së ti; edhe njerëzitë po çuditeshinë ndë mest të tyre. 34 Edhe ay mori gjellë që përpara vetëhes’ së ti, e u’ a dërgoj atyreve, po gjell’ e Beniaminit ishte pesë herë më e-tepërë se e gjithë-sicilit nga ata. Edhe pinë, e ugëzuanë bashkë me atë.

Të-bërëtë – Krye 44

1 Edhe ay urdhëroj kujdestarin’ e shtëpis’ së ti, dyke thënë, Mbush thasët’ e njerësvet me drithë sa munt të marrënë, edhe vërë ergjëndin’ e gjithë-sicilit ndë grykët të thesit. 2 Edhe vërë potirinë t’ im, potirin’ e-ergjëntë, ndë grykët të thesit të më të-vogëlit, si edhe ergjëndin’ e drithit t’ ati. Edhe ay bëri pas fjalësë që i tha Josifi.

3 Ndë mëngjest, posa usbardhëllye, dërguanë njerëzitë, ata edhe gomarët’ e atyre. 4 Edhe passi duallnë jashtë qytetit, edhe nuk’ ishinë larguarë shumë, Josifi i tha kujdestarit të ti, Ngreu, sulu pas njerësvet; edhe kur t’ i arrinjç, thuaj-u atyre, Përse bëtë keq ndë vëntt të së-mirësë? 5 A nuk’ është ky potiri, me të-cilinë pi im zot, edhe me të-cilinë dëften me të-vërtetë ato që dotë bënenë? keq e bëtë këtë punë që bëtë.

6 Edhe posa i arriti ata, u tha atyre këto fjalë. 7 Edhe ata i than’ ati, Përse flet zoti ynë të-këtilla fjalë? Zoti mos e dhëntë që shërbëtorët’ e tu të bënjënë një të-këtillë punë. 8 Na ergjëndinë që gjetmë ndë grykët të thasëvet t’ anë tek t’ a prumë prapë ty nga dheu i Hanannit, e qysh dotë vidhimë nga shtëpia e t’ yt zot ergjënt a ar? 9 Te cilido nga shërbëtorët’ e tu që të gjendetë, letë vritetë, edhe neve dot’ i bënemi shërbëtorë zotit t’ ënë.

10 Edhe ay tha, Edhe tashi letë bënetë sikundrë thoni; ay, tek i-cili të gjëndetë, dotë bënetë shërbëtori im, edhe ju dotë jeni të-pafajm.

11 Atëhere ata çpejtuanë, e çkarkuanë gjithë-sicili thesin’ e ti mbë dhet, edhe hapi gjithë-sicili thesin’ e ti. 12 Edhe kërkoj, dyke zënë nga m’ i-madhi, edhe dyke mbaruarë te m’ i-vogëli; edhe potiri ugjënt ndë thest të Beniaminit.

13 Atëhere ata çuarrë rrobat’ e tyre, edhe ngarkuanë gjithë-sicili gomarin’ e ti, e ukthyenë ndë qytett.

14 Edhe vate Juda edhe të vëllezërit’ e ti ndë shtëpit të Josifit, i-cili edhe ishte atje; edhe ranë përpara ati mbi dhet.

15 Edhe Josifi u tha atyre, Ç’ punë është këjo që bëtë? a nukë dini ju se unë jam një njeri që di me të-vërtetë seç bënetë?

16 Edhe Juda tha, Ç’ t’ i themi t’ im zot? ç’ t’ i flasëmë? a qysh të lajmë vetëhenë t’ ënë? Perëndia gjeti paudhërin’ e shërbëtorëvet të tu; na tek jemi shërbëtorët’ e t’ im zot, edhe neve, edhe ay, ndë dorët të të-cilit ugjent potiri.

17 Edhe ay tha, Zoti mos e dhëntë të bënj këtë; ay njeri, ndë dorët të të-cilit ugjënt potiri, vetëmë ay dotë më jetë shërbëtuar; po ju shkoni ndë paqtim për te ati juaj.

18 Atëhere Juda i uafërua ati, e tha, Të lutem, zoti im; shërbëtori yt letë flasë një fjalë ndë veshët të t’ im zot, edhe letë mos ndizetë zëmërimi yt kundrë shërbëtorit t’ ënt; sepse ti je posi Faraoni. 19 Im zot pyeti shërbëtorët’ e ti, dyke thënë, A kini atë, a vëlla? 20 Edhe i thamë t’ im zot, Kemi një atë plak, edhe një djalë të pleqëris’ s’ ati, të-vogëlë; edhe i vëllaj a ati vdiq; edhe vetëm’ ay ka mbeturë nga e ëma, edhe i ati e do fort atë. 21 Edhe ti u the shërbëtorëvet të tu, Sill-e-ni atë tek unë që t’ a shoh me syt’ e mi. 22 Edhe neve i thamë zotit t’ im, Djali s’ munt të lërë t’ anë; sepse, ndë e lëntë t’ anë, ky dotë vdesë. 23 Edhe ti u the shërbëtorëvet të tu, 23 Ndë mos arthtë bashkë me ju vëllaj juaj m’ i-vogëli, nukë dotë më shihni sytë më. 24 Edhe kur vamë te shërbëtori yt im atë, j’ a thamë fjalët’ e t’ im zot. 25 Edhe ati ynë tja, Shkoni përsëri, e na blini pak drithë. 26 Edhe neve thamë, Nukë munt të sbresëmë; po ndë qoftë bashkë me ne vëllaj ynë më i-vogëli, atëhere dotë sbresëmë; sepse s’ munt t’ i shohëmë syt’ e ati njeriu, ndë mos qoftë bashkë me ne vëllaj ynë më i-vogëli. 27 Edhe shërbëtori yt im atë na tha, Ju e dini se ime shoqe më polli dy djem; 28 Edhe njëri dolli që përanë meje, edhe thashë. Me të-vërtetë prej bishe është copëtuarë; edhe që atëhere atë nuk’ e kam parë; 29 Edhe ndë marrçi edhe këtë prej meje, e t’ i gjanjë ndonjë e-keqe, dotë me sbritni qimet’ e-sbardhura me hidhërim ndë varrt. 30 Tashi pra kur të vete te shërbëtori yt im atë, edhe djali të mos jetë bashkë me ne, (sepse shpirti i atij është lidhurë me shpirtin’ e djalit,) 31 Posa të shohë se djali nuk’ është, dotë vdesë; edhe shërbëtorët’ e tu dotë sbresënë qimet’ e-sbardhura të shërbëtorit t’ ënt atit t’ ënëme hidhërim ndë varrt. 32 Sepse shërbëtori yt i uzorua t’ im et për djalënë, dyke thënë, Ndë mos t’ a prufsha atë ty, atëhere dotë jem fajtuar tek im atë për jetë. 33 Tashi pra, të lutem, letë mbetetë shërbëtori yt ndë vëntt të djalit shërbëtuar të im zot; edhe djali letë shkonjë bashkë me të vëllezërit’ e ti. 34 Sepse qysh te vete tek im atë, ndë mos qoftë djali bashkë me mua? Ah! mos e pafsha atë të-keqe që ka për të gjeturë t’ im atë!

Të-bërëtë – Krye 45

1 Atëhere Josifi nukë mundi të mbante vetëhen’ e ti përpara gjith’ atyreve që rrininë përpara ati; edhe thirri, Nxirni të-gjithë që përpara meje. Edhe nukë mbeti asndonjë bashkë me atë, kur po bënte Josifi vetëhen’ e ti të-njohurë te vëllezërit’ e tij. 2 Edhe qau me zë të-fortë; edhe dëgjuanë Egjyptianëtë; dëgjoj edhe shtëpia e Faraonit. 3 Edhe Josifi u tha të vëllezërvet, Unë jam Josifi; a rron më im atë?

Edhe të vëllezërit’ e ati s’ muntninë t’ i përgjigjeshinë; sepse utrumbulluanë përpara ati.

4 Edhe Josifi u tha të vëllezërvet, Afërohi tek unë, u lutem. Edhe ata uafëruanë. Edhe tha, Unë jam Josifi, vëllaj juaj, që e shittë ndë Egjyptë. 5 Tashi pra mos hidhëroni, as mos zëmërohi kundrë vetëhesë s’ uaj, se më shittë këtu; sepse Perëndia më dërgoj përpara jush, për të ruajturë jetënë t’ uaj. 6 Sepse ky është i-dyti vit i zisë mbi dhet, edhe janë edhe pesë vjet të-tjerë, ndë të-cilët nukë dotë ketë as të-lëruarë, as të-korrë. 7 Edhe Perëndia më dërgoj përpara jush, që t’ u ruanj juve, farë mbi dhet, edhe t’ u ruanj juve jetënë me anë një shpëtimi të-math. 8 Kështu pra nukë ishitë ju që më dërguatë këtu, po Perëndia; edhe më bëri atë te Faraonit, edhe zot të gjithë shtëpis’ s’ atij, edhe të-parë mbi gjithë dhen’ e Egjyptësë. 9 Çpejtoni, e hipni tek im atë, e i thoni, Kështu thotë yt bir Josif; Perëndia më bëri zot të gjithë Egjyptësë; sbrit tek unë, edhe mos mëno; 10 Edhe dotë rrish ndë dhet të Goshenit, edhe dotë jesh afërë meje, ti, edhe bijt’ e tu, edhe bijt’ e bijvet të tu, edhe dhënt’ e tua, edhe lopët’ e tua, edhe gjithë ç’ ke; 11 Edhe dotë të ushqenj atje, (sepse dotë jenë edhe pesë vjet zie,) që të mos vinjç ndë vobëzi, ti, edhe shtëpia jote, edhe gjithë sa ke. 12 Edhe na tek shohënë sytë t’ uaj, edhe syt’ e t’ im vëllaj Beniamin, se goja ime po u flet juve. 13 Epni pra zë t’ im et për gjithë lavdinë t’ ime ndë Egjyptë, edhe për gjithë sa patë; edhe çpejtoni, e sbritni t’ im atë këtu.

14 Pastaj ra mbi qafët të vëllajt të ti Beniamin, e qau; edhe Beniamini qau mbi qafët t’ ati. 15 Edhe puthi gjithë të vëllezërit’ e ti, e qau mbi ata; edhe pastaj të vëllezëritë folnë bashkë me atë.

16 Edhe udëgjua zëri ndë shtëpit të Faraonit, e thanë, se erdhë të vëllezërit’ e Josifit; edhe Faraoni ugëzua, si edhe shërbëtorët’ e ati. 17 Edhe Faraoni i tha Josifit, Thuaj-u t’ ët vëllezërve, Këtë bëni; ngarkoni kafshëtë t’ uaj, edhe shkoni, e ecëni ndë dhet të Hanaanit. 18 Edhe si të merrni atinë t’ uaj, edhe fëmijëtë t’ uaj, eni tek unë; edhe dot’ u ap gjithë të-mirat’ e Egjyptësë, edhe dotë hani të-majmit’ e dheut. 19 Tashi je urdhëruarë t’ u thuash atyre, Bëni këtë, merrni me vetëhenë t’ uaj qerre nga dheu i Egjyptësë për të-vegjëlitë t’ uaj, e për gratë t’ uaj; edhe merrni atinë t’ uaj, e ejani. 20 Edhe të mos u vinjë keq për plaçkatë t’ uaj; sepse të-mirat’ e gjithë dheut të Egjyptësë dotë jenë t’ uajatë.

21 Edhe të bijt’ e Israilit bënë kështu; edhe Josifi u dha atyre qerre, pas udhërit të Faraonit; u dha atyre edhe të-ngrëna për udhësë. 22 Edhe gjithë-sicilit nga ata i dha rroba. 23 Edhe t’ et i dërgoj këto: dhjetë gomarë ngarkuarë me të-mirat’ e Egjyptësë, edhe dhjetë gomarë ngarkuarë me grurë e me bukë, edhe të-ngrëna t’ et për udhësë. 24 Kështu dërgoj të vëllezërit’ e tij, edhe ata shkuanë; edhe u tha atyre, Mos zihi udhësë.

25 Edhe ungritnë nga Egjypta, e erthnë ndë dhet të Hanaanit te Jakobi, i at’ i tyre. 26 Edhe i dhanë zë ati, dyke thënë, Josifi është edhe gjall, edhe ësht’ i-parë mbi gjithë dhen’ e Egjyptësë. Edhe i uporrit zëmëra ati, sepse nuk’ i besonte ata. 27 Edhe ata i than’ ati gjithë fjalët’ e Josifit që u pat thënë atyreve; edhe passi pa qerretë që kishte dërguarë Josifi për të ngritur’ atë, i erdhi fryma prapë Jakobit, t’ et t’ atyreve. 28 Edhe Israili tha, Mjaft; Josifi, im bir, qënka edhe gjall; dotë vete e dot’ e shoh atë, përpara se të vdes.

Të-bërëtë – Krye 46

1 Edhe Israili ungrit bashkë me gjithë ç’ kishte, edhe erdhi ndë Beer-sheba, edhe i pruri murbanë Perëndis’ së t’ et Isaak.

2 Edhe Perëndia i tha Israilit natënë nd’ ëndërrë, edhe tha, Jakob, Jakob. Edhe ay tha, Na këtu jam. 3 Edhe Perëndia tha, Unë jam Perëndia, Perëndia i t’ yt et; mos ufrikëso të sbresç ndë Egjyptë; sepse të kam për të bërë ty atje komp të-math; 4 Unë dotë sbres bashkë me ty ndë Egjyptë, edhe unë me të-vërtetë dotë të ngjit prapë; edhe Josifi dotë vërë dorën’ e ti mbi syt të tu.

5 Edhe Jakobi ungrit nga Beer-shebaja; edhe të bijt’ e Israilit vunë Jakobinë, t’ an e tyre, edhe djemt’ e tyre, edhe grat’ e tyre, mbi qerret që kishte dërguarë Faraoni për të ngritur’ atë. 6 Edhe muarrë bagëtit’ e tyre, edhe gjën’ e tyre që kishinë fituarë ndë dhet të Hanaanit, edhe erdhë ndë Egjyptë, Jakobi edhe gjithë far’ e ati bashkë me atë; 7 Bijt’ e ti, e bijt’ e bijvet të ti bashkë me atë, bijat’ e tia, edhe bijat’ e të bijvet e gjithë farën’ e tij pru me vetëhe ndë Egjyptë.

8 Edhe këta janë emërat’ e të bijvet të Israilit që hynë nd’ Egjyptë, Jakobi edhe të bijt’ e ati; Rubini, i-parëlinduri i Jakobit; 9 Edhe të bijt’ e Rubini, Hanohu, e Palluj, e Hezroni, e Harmiu. 10 Edhe të bijt’ e Simeonit, Jemueli, e Jamini, e Ohadi, e Jaqini, e Zohari, e Shaulli, i bir’ i një gruajë Hanaanite. 11 Edhe të bijt’ e Leviut, Gjershoni, e Kohathi, e Merariu. 12 Edhe të bijt’ e Judësë, Eri, e Onani, e Shellahu, e Farezi, e Zarahu. Po Eri, e Onani vdiqnë ndë dhet të Hanaanit. Edhe të bijt’ e Farezit ishinë Hezroni e Hamulli. 13 Edhe të bijt’ e Issaharit, Tollaj, e Fabahu, e Jobi, e Shimroni. 14 Edhe të bijt’ e Zabullonit, Seredi, e Elloni, e Jahleeli. Këta janë të bijt’ e Leahësë, të-cilëtë j’ a polli Jakobit ndë Paddan-aram, bashkë me të bijën’ e ati Dinahë; gjithë shpirtët’ e bijvet t’ atij edhe të bijavet t’ atij ishinë tri-dhjet’ e tre.

16 Edhe të bijt’ e Gadit, Zifioni, e Haggi, Shuniu, e Ezboni, Eriu, e Arodiu, e Areliu. 17 Edhe të bijt’ e Asherit, Imnahu, e Ishvahu, e Ishviu, e Beriahu, e Saraha, e motëra e atyre; edhe të bijt’ e Beriahut, Heberi, e Mallqieli. 17 Këta janë të bijt’ e Zilpahësë, të-cilënë j’ a dha Llabani Leahësë, së bijësë, edhe këta j’ a polli Jakobit, gjashtë-mbë-dhjetë shpirt.

19 Të bijt’ e Rahilësë, së shoqes’ së Jakobit, Josifi e Beniamini. 20 Edhe Josifi ndë dhet të Egjyptësë i patnë lindurë Manassehu e Efraimi, të-cilëtë j’ a polli Asenatha, e bija e Potiferajt, priftit të Onit. 21 Edhe të bijt’ e Beniaminit, Bellaj, e Beheri, e Ashbeli, e Gjeraj, e Naamani, e Ehiu, e Roshi, e Muppimi, e Huppimi, e Ardi,. 22 Këta janë bijt’ e Rahilësë, të-cilëtë j’ a polli Jakobit; të gjithë katrë-mbë-dhjetë shpirt.

23 Edhe të bijt’ e Danit, Hushimi. 24 Edhe të bijt’ e Nefthaliut, Jahzeeli, e Guniu, e Jezeri, e Shillemi. 25 Këta janë të bijt’ e Bilhahësë, të cilënë j’ a pat dhënë Llabani së bijësë Rahillë; edhe këta ajo j’ a polli Jakobit, të-gjithë ishinë shtatë shpirt.

26 Gjithë shpirtetë që hynë ndë Egjyptë bashkë me Jakobinë, të-cilëtë duallë nga mezi i Jakobit, përveç gravet të bijvët të Jakobit, të-gjith’ ishinë gjashtë-dhjet’ e gjashtë shpirt. 27 Edhe të bijt’ e Josifit që i kishinë lindurë ndë Egjyptë, ishinë dy shpirt. Gjithë shpirtet’ e shtëpis’ së Jakobit, që hynë ndë Egjyptë, ishinë shtatë-dhjetë.

28 Edhe Jakobi dërgoj Judënë përpara vetëhes’ së ti te Josifi, që të rrëfente përpara ati udhënë për ndë Goshen. Edhe erthnë ndë dhet të Goshenit. 29 Edhe Josifi bëri gati qerren’ e ti, edhe hipi për ndë Goshen, që të dilte përpara atit të ti Israil; edhe kur erdhi përpara ati, uhoth mbi qafët t’ ati, edhe qau shumë kohë mbi qafët t’ ati. 30 Edhe Israili i tha Josifit, Letë vdes tashi që pashë syt’ e tu, sepse ti qënke edhe gjall.

31 Edhe Josifi u tha të vëllezërvet, edhe shtëpis’ së t’ et, Unë dotë ngjitem, e dot’ i ap zë Faraonit, e t’ i them, Vëllezërit’ e mi, edhe shtëpia e t’ im et, që ishinë ndë dhet të Hanaanit, erthnë tek unë; 32 Edhe njerëzitë janë barinj, sepse janë njerës’ që mbanjënë bagëti; edhe kanë prurë dhënt’ e tyre, e lopët’ e tyre, e gjithë ç’ kanë. 33 Edhe kur t’ u thërresë juve Faraoni, edhe t’ u thotë, 34 Cila është puna juaj? t’ i thoni, Shërbëtorët’ e tu jemi njerës që kemi mbajturë bagëti që ndë djelërit t’ ënë e gjer tashi, edhe neve, edhe atëritë t’ anë; që kështu të rrini ndë dhet të Goshenit; sepse çdo bari Egjyptianët’ e kanë për ndyrësi.

Të-bërëtë – Krye 47

1 Edhe Josifi erdhi, e i dha zë Faraonit, edhe i tha, Im atë, edhe t’ im vëllezër, edhe dhënt’ e atyre, edhe lopët’ e atyre, edhe gjithë ç’ kanë, erthnë nga dheu i Hanaanit, edhe na tek janë ndë dhet të Goshenit. 2 Edhe mori prej vëllezërvet të ti shtatë burra, e i nxori përpara Faraonit. 3 Edhe Faraoni u tha të vëllezërvet t’ ati, Cila është puna juaj?

Edhe ata i thanë Faraonit, Barinj janë shërbëtorët’ e tu, edhe neve edhe atëritë t’ anë. 4 Pastaj i thanë Faraonit, Erthmë që të rrimë ca kohë ndë këtë dhe; sepse s’ ka kullotë për tufët’ e shërbëtorëvet të tu; sepse zia urëndua ndë dhet të Hanaanit; tashi pra të lutemi, letë rrimë shërbëtoret’ e tu ndë dhet të Goshenit.

5 Edhe Faraoni i foli Josifit, e i tha, Yt atë edhe t’ ët vëllezër erthnë te ti; 6 Dheu i Egjyptësë është përpara teje; ndë më të-mirët dhe vërë të rinë yt atë edhe t’ ët vëllezër; letë rrinë ndë dhet të Goshenit; edhe ndë di se gjëndenë ndër ata burra të-zotër, vër’-i ata kujdestarë mbi bagëtit të mia.

7 Edhe Josifi futi Jakobinë, atin’ e ti, edhe e nxori përpara Faraonit; edhe Jakobi bekoj Faraoninë. 8 Edhe Faraoni i tha Jakobit, Si sa të jenë ditt’ e vjetvet të jetësë s’ atë?

9 Edhe Jakobi i tha Faraonit, Ditt’ e vjetvet të të-rrojturit t’ im andej e këtej janë një qint e tri-dhjetë vjet; të-paka e të-këqia kanë qënë ditt’ e vjetvet të jetësë s’ ime, edhe nuk’ u’ a kanë arriturë ditvet të vjetvet të jetës’ së atërvet të mi ndë ditt të të-rrojturit t’ atyre andej e këtej. 10 Edhe Jakobi e bekoj Faraoninë, edhe dolli që përpara Faraonit.

11 Edhe Josifi vëndosi t’ anë edhe të vëllezëritë, edhe u dha atyre vënt ndë dhet të Egjyptësë, ndë më të-mirët dhe, ndë dhet të Ramesësë, sikundrë urdhëroj Faraoni. 12 Edhe Josifi ushqente me bukë t’ anë, edhe të vëllezëritë, edhe gjithë s pin’ e t’ et, sipas fëmijëvet t’ atyre.

13 Edhe nukë kishte bukë mbë gjithë dhenë; sepse zia ishte fort e-madhe, kaqë sa dheu i Egjyptësë edhe dheu i Hanaanit ushuanë nga zia. 14 Edhe Josifi mblodhi gjithë ergjëndinë që gjëndej ndë dhet të Egjyptësë, e ndë dhet të Hanaanit, për drithëtë që blininë; edhe Josifi pruri ergjëndinë ndë shtëpit të Faraonit. 15 Edhe kur umbarua ergjëndi nga dheu i Egjyptësë, e nga dheu i Hanaanit, erthnë gjithë Egjyptianëtë te Josifi, e i thanë, Ep-na bukë; sepse përse të vdesëmë përpara teje? sepse na umbarua ergjëndi. 16 Edhe Josifi tha, Bini bagëtitë t’ uaj, edhe dot’ u ap bukë ndë vëntt të bagëtivet, ndë umbarua ergjëndi. 17 Edhe ata prunë bagëtit’ e tyre te Josifi; edhe Josifi u dha atyre bukë ndë vëntt të kuajvet, e ndë vëntt të dhënvet, e ndë vëntt të qevet, e ndë vëntt të gomarëvet; edhe i ushqeu ata me bukë atë vit për gjithë bagëtit’ e atyre.

18 Edhe si umbarua ay vit, erthnë tek ay të-dytinë vit, e i than’ ati, Nukë dot’ a fshehëmë prej zotit t’ ënë se na umbarua gjithë ergjëndi; edhe bagëtitë ubënë te zotit t’ ënë; asgjë s’ na ka mbeturë përpara zotit t’ ënë, veç trupatë t’ anë edhe dheu ynë. 19 Përse pra të hymbasëmë përpara syvet të tu, edhe neve edhe dheu ynë? Bli-na neve edhe dhënë t’ ënë për bukënë që dotë na apç, edhe dotë jemi, neve edhe dheu ynë, shërbëtorë te Faraoni; edhe ep-na farë, që të rrojmë, e të mos vdesëmë, edhe dheu të mos shkretonetë.

20 Kështu Josifi bleu gjithë dhen’ Egjyptësë për Faraoninë; sepse Egjyptianëtë shitnë gjithë-sicili arën’ e ti, sepse zia urëndua tepërë mbi ata. Kështu dheu ubë i Faraonit. 21 Edhe sa për gjindjenë, i shpuri ndë qytetet, që nga njëra anë e sinorëvet të Egjyptësë e gjer ndë tjatërët anë t’ asaj. 22 Vetëmë dhen’ e priftërvet nuk’ e bleu; sepse priftëritë kishinë pjesën’ e tyre nga Faraoni, edhe haninë pjesën’ e tyre që u epte Faraoni. Përandaj nuk’ e shitnë dhen’ e tyre.

23 Atëhere Josifi i tha gjindjesë, Na tek bleva juve edhe dhenë t’ uaj sot për Faraoninë; na këtu tek ka farë për juve, edhe mbillni dhenë. 24 Edhe ndë kohët të të-mbledhurit të dhedhënëjevet, një të-pesëtë dot’ j’ a epni Faraonit, edhe katrë pjesë dotë jenë t’ uajatë, për farë të aravet, e për ushqimnë t’ uaj, e për ata që janë ndë shtëpit t’ uaj, edhe për ushqim të djemvet t’ uaj.

25 Edhe ata thanë, Ti na shpëtove jetënë; letë gjejmë hir përpara zotit t’ ënë, edhe dotë jemi shërbëtorë të Faraonit.

26 Edhe Josifi e bëri këtë për nom që mbeti ndë dhet të Egjyptësë, gjer mbë sot, t’ i epetë një e-pesëtë Faraonit; vetëmë dheu i priftërvet nuk’ ubë i Faraonit.

27 Edhe Israili ndënji ndë dhet të Egjyptësë, ndë dhet të Goshenit; edhe fituanë gjë nd’ atë, edhe ushtuanë e ushumuanë fort.

28 Edhe Jakobi rrojti edhe shtatë-mbë-dhjetë vjet ndë dhet të Egjyptësë; kështu ditt’ e Jakobit, vjett’ e jetësë s’ ati, ubënë një qint e dyzet e shtatë vjet.

29 Edhe uafërua koha që të vdiste Israili; edhe thirri të birr’ e ti Josif, e i tha, Ndë kam gjeturë hir tashi përpara teje, të lutem, vërë dorënë t’ ënde ndënë kofshët t’ ime; mos më varro, të lutem, ndë Egjyptë; 30 Po kur të fle me atërit’ e mi, të më nxjerç nga Egjypta, edhe të më varrosh ndë varrt t’ atyreve. Edhe ay tha, Unë dotë bënj sikundrë më the. 31 Edhe ay tha, Bë-më be; edhe ay i bëri be. Edhe Israili ufal mbi ndënëkresët të shtratit.

Të-bërëtë – Krye 48

1 Edhe pas këtyre punëve, i thanë Josifit, Na yt atë tek është i-sëmurë. Edhe mori me vetëhe të dy të bijt’ e ti, Manassehunë edhe Efraiminë. 2 Edhe i dhanë zë Jakobit, e i thanë, Na yt bir Josifi tek po vjen te ti; edhe Israili mori fuqi e ndënji mbi shtratt.

3 Edhe Jakobi i tha Josifit, Perëndia Fuqimadhi m’ uduk ndë Lluz ndë dhet të Hanaanit, edhe më bekoj, 4 Edhe më tha, Na unë tek dotë të shtonj, e dotë të të shumonj ty, edhe dotë bënj prej teje shumicë kombesh; edhe dot’ j’ a ap këtë dhe farësë s’ ate pas teje për kamje të saj të-përjetëshme. 5 Tashi pra të dy bijt’ e tu, të-cilëtë të kanë lindurë ndë dhet të Egjyptësë, para se të vinj unë te ti ndë Egjyptë, janë të-mitë; Efraimi edhe Manassehu dotë jenë të-mitë posi Rubini edhe Simeoni. 6 Po djemt’ e tu që të lintjënë pas këtyre dotë jenë të-tutë; dotë quhenë ndë trashëgimt të tyre pas emërit të vëllezërvet të tyre. 7 Edhe unë kur po vinjam nga Paddani, më vdiq Rahila udhësë ndë dhet të Hanaanit, kur na mbetej edhe pak udhë që të arrinimë ndë Efratha; edhe e kalla ndë varr atje ndë udhët për ndë Efratha (e-cila është Bithlehema).

8 Edhe Israili, kur pa të bijt’ e Josifit, tha, Cilëtë janë këta? 9 Edhe Josifi i tha t’ et, Këta janë bijt’ e mi që me dha Perëndia këtu. Edhe ay tha, Të lutem, bjer’-i ata tek unë, që t’ i bekonj. 10 Edhe syt’ e Israilit ishinë errësuarë nga pleqëria kaqë, sa nukë muntte të shihte. Edhe i pruri ata përan’ ati; edhe ay i puthi ata, edhe i pushtoj ata. 11 Edhe Israili i tha Josifi, Nukë shprenjam të shihnjam syt’ e tu; edhe na Perëndia tek më bëri të shoh edhe farënë t’ ënde.

12 Edhe Josifi i hoqi ata nga gjunjët’ e ati, edhe uunj me faqen’ e ti gjer përdhe. 13 Edhe Josifi mori ata të dy, Efraimnë mbë të-djathtë të ti, e mbë të-mëngjërë të ti, e mbë të-djathtë të Israilit, edhe j’ a afëroj ati. 14 Edhe Israili ndejti të-djathtën’ e ti, edhe e vuri mbi kryet të Efraimit, i-cili ishte më i-vogëli, edhe të-mëngjërën’ e ti mbi kryet të Manassehut, dyke çkëmbyerë me qëllim duart’ e tia; sepse Manassehu ishte i-parëlinduri.

15 Edhe bekoj Josifnë, e tha, Perëndia, përpara të-cilit ecnë atërit’ e mi Abraam edhe Isaak, Perëndia i-cili më kulloti gjithë jetënë t’ ime gjer mbë këtë ditë, 16 Ëngjëlli që më shpëtoj nga gjithë të-ligatë, i bekoftë këta djem; edhe uquajtë emëri im mbi ata, edhe emëri i atërvet të mi Abraam edhe Isaak, edhe ushumofshinë mbë shumicë të-madhe mbi dhet.

17 Edhe kur pa Josifi se i ati vuri dorën’ e ti të-djathtë mbi kryet të Efraimit, i erdhi rëndë; edhe zuri dorën’ e t’ et, që t’ j’ a binte nga kryet’ e Efraimit mbi kryet të Manassehut. 18 Edhe Josifi i tha t’ et, Mos kështu, ati im, sepse ky është i-parëlinduri; vërë të-djathtënë t’ ënde mbi kryet t’ ati. 19 Po i ati nukë deshi, edhe tha, E di, biri im, e di; edhe ky dotë bënetë një gjindjë; edhe ky dotë bënetë i-math; po i vëllaj i ati më i-vogëli dotë jetë më i-math se ay, edhe fara e ati dotë bënetë shumicë kombesh.

20 Edhe atë ditë i bekoj, e tha, Mbë të dotë uronjë Israili, dyke thënë, Perëndia të bekoftë posi Efraimnë e posi Manassehunë! Edhe vuri Efraimnë përpara Manassehut.

21 Edhe Israili i tha Josifit, Na unë tek po vdes; po Perëndia dotë jetë bashkë me ju, edhe dot’ u bjerë juve përsësi ndë dhet të atërvet t’ uaj. 22 Edhe unë po të ap ty një pjesë më tepërë se vëllezërvet të tu, atë që mora nga dora e Amoritëvet me kordhënë t’ ime e me hargunë t’ im.

Të-bërëtë – Krye 49

1 Edhe Jakobi thirri të bijt’ e ti, e tha, Mblidhuni që t’ u rrëfenj juve, ç’ ka për të gjarë ndër ju ndë ditt të-pastajme.

2 Mblidhuni, e dëgjoni, o të bij’ e Jakobit,
Edhe mbani vesh Israilit, atit t’ uaj.
3 Rubin, ti je i-parëlinduri im, fuqia ime, edhe të-nisurit’ e fuqivet të mia,
I çquarë nga vëjejtja, edhe i-çquarë nga fuqia.
4 I-paqëndruarshim posi ujëtë; nukë dotë kesh parësinë;
Sepse hipe mbi shtratt te t’ yt et;
Atëhere e ndyre atë; mbi shtratt t’ im hipi.
5 Simeoni edhe Leviu janë vëllezër;
Orëndi shtrëmbërie janë kordhët’ e atyre.
6 O shpirti im, ndë këshillët t’ atyre mos hyrë;
Me përmbledhjen’ e atyre, o nderi im, mos ubashko;
Sepse ndë zëmërimt të tyre vranë njerës,
Edhe ndë zëmëratët të tyre prenë dej qesh.
7 I-mallëkuarë qoftë zëmërim’ i atyre, sepse ishte i-egërë;
Edhe mëria e atyreve, sepse ishte e-ashpërë.
Dot’ i përndanj ata te Jakobi,
Edhe dot’ i çpërndanj te Israili.
8 Judë, vëllezërit’ e tu dotë të lavduronjënë;
Dora jote dotë jetë mbi sverk t’ armiqvet të tu;
Të bijt e t’ yt et dotë unjënë kryetë për para teje.
9 Juda është këlush leoni;
Biri im, ungjite prej gjahut.
Ra e flejti posi leon, edhe posi leoneshë;
kush dot’ a sgjonjë atë?
10 Shkopi nukë dotë hiqetë prej Judësë,
As nomdhënës nga mezi i këmbëvet t’ ati,
Gjersa të vinjë Shillohu;
Edhe ati dot’ i bindenë gjindjetë.
11 Lith pulishtin’ e ti ndë vreshtët,
Edhe ndë vreshtë të-sgjedhurë të-vogëlin’ e gomares’ së ti;
Edhe petkun’ e ti me gjak rrushi.
12 Syt’ e ati dotë jenë të-kuq nga vera,
Edhe dhëmbet’ e ati të-bardhë nga qumështi.
13 Zabullon dotë rrijë ndë liman deti,
Edhe dotë jetë liman anijash;
Edhe sinori i ati gjer ndë Sidhonë.
14 Issahari është gomar i-fortë,
Që dergjetë ndë mest të mandravet;
15 Edhe kur pa një vënt të prëjturi se ishte i-mirë,
Edhe dheu se ishte i-pëlqyerë,
Unji supn’ e ti ndënë barrë,
Edhe ubë shërbëtuar ndënë pagesë.
16 Dani dotë gjykonjë gjindjen’ e ti,
Posi një nga farat’ e Israilit.
17 Dani dotë jetë gjarpër ndë udhët,
Nepërkë ndë rrugët,
Që kafshon thundrat’ e kalit,
Edhe kalorësi i ati bje praptezi.
18 Prita shpëtimnë t’ ënt, O Zot.
19 Gadinë dot’ a rjepënë kursarë,
Po edhe ay më ndë funtt dotë rjepë.
20 Buka a Asherit dotë jet’ e-majme,
Edhe ay dotë apë shëfrime mbreti.
21 Nefthaliu është posi drer i-lëshuarë;
Ep fjalë të-pëlqyera.
22 Josifi është degë pemësjellëse,
Degë pemësjellësë përanë burimit;
Bisqet’ i shtrihenë mbi murt.
23 Harkëtorëtë e hidhëruanë keq,
Edhe shigjetuanë mbi atë, edhe e ndoqnë;
24 Po hargu i ati mbeti i-fortë,
Edhe krahët’ e duarvet t’ ati uforcuanë,
Me anë të duarvet të të-Fortit të Jakobit,
25 (Prej andej është bariu, shkëmbi i Israilit,)
Me anë të Perëndis’ së t’ yt et, i-cili dotë të ndihnjë,
Edhe me anë të Fuqimadhit, i-cili dotë të bëkonje,
Me bekime të qiellit që lart,
Me bekime të avysësë që poshtë,
Me bekime të sisëvet e të shtratit.
26 Bekimet’ e t’ yt et duallë më të-fortë se bekimet’ e prindërvet të mi,
Gjer mbë majat më të-larta të malevet të-përjetëshm;
Dotë jenë mbi kryet të Josifit,
Edhe mbi kurorët’ të krejt t’ ati që ësht’ i-parë ndër mest të vëllezërvet të ti.
27 Beniamini është ujk rrëmbenjës;
Ndë mëngjest dotë hajë gjah,
Edhe mbëmanet dotë ndanjë plaçka.

28 Këta të-gjithë janë të dy-mbë-dhjetë farat’ e Israilit, edhe këjo ësht’ ajo që u foli atyre i ati, edhe i bekoj ata; gjithë-sicilinë pas bekimit t’ ati i bekoj ata.

29 Edhe i porositi ata, e u tha, Unë po mblidhem te gjindja ime; kall-më-ni ndë varr bashkë me atërit’ e mi, ndë shpellët që është nd’ aret të Efron Hittitit; 30 Ndë shpellët që është nd’ aret të Mahpellahut, që është kundruell Mamrisë, ndë dhet të Hanaanit, të-cilën’ e bleu Abraami bashkë me arënë nga Efron Hittiti për vënt varri; 31 Atje kallnë ndë varr Abraaminë edhe Sarrënë, gruan’ e ati; atje kallnë ndë varr Isaakunë edhe Rebekkënë, gruan’ e ati; atje edhe unë kalla ndë varr Leahënë. 32 Ara edhe shpella që është nd’ atë uble nga të bijt’ e Hethit.

33 Edhe Jakobi passi mbaroj së porosituri të bijt’ e ti, hoqi këmbët’ e tia ndë shtratt, edhe dha frymëmë, edhe umbloth ndë gjindjet të ti.

Të-bërëtë – Krye 50

1 Edhe Josifi ra mbi faqet të t’ et, e qau mbi atë, edhe e puthi. 2 Edhe Josifi urdhëroj shërbëtorët’ e ti, mjekësitë, të ballsamosnjënë atin’ e ati; edhe mjekësitë e ballsamosnë Israilinë. 3 Edhe umbushnë dyzet dit për atë; sepse kështu mbushënë ditt’ e të-ballsamosurit; edhe Egjyptianëtë mbajtnë zi shtatë-dhjetë dit për atë.

4 Edhe passi shuanë ditt’ e zisë për atë, Josifi foli ndë shtëpit të Faraonit, dyke thënë, Tashi ndë kam gjeturë kir përpara jush flitni, u lutem, ndë veshët të Faraonit, e thoni, 5 Im atë më vuri mbë be, dyke thënë, Na unë tek po vdes; ndë varrt t’ im, që kam rëmuarë për vetëhenë t’ ime ndë dhet të Hanaanit, atje dotë më kallç ndë varr. Tashi pra letë ngjitem, u lutem, e letë kllas ndë varr t’ im atë, edhe dotë kthenem prapë.

6 Edhe Faraoni tha, Ngjitu, e kall ndë varr të t’ atë, sikundrë të vuri mbë be.

7 Edhe Josifi ungjit për të kallurë ndë varr t’ anë; edhe bashkë me atë ungjitnë gjithë shërbëtorët’ e Faraonit, më të-vjetërit’ e shtëpis’ s’ ati, edhe gjithë pleqësia e dheut’ t’ Egjyptësë, 8 Edhe gjithë shtëpia e Josifit, edhe të vëllezërit’ e ati, edhe shtëpia t’ et; vetëmë fëmijët’ e tyre, e dhënt’ e tyre, e lopët’ e tyre, i lanë ndë dhet të Goshenit. 9 Edhe ungjitnë bashkë me atë edhe qerre e kalori, kaqë sa ubë një shoqëri e-madhe fort. 10 Edhe erdhë ndë lëmët të Atadit, që është përtej Jordanit; edhe atje qanë me ulërimë të-madhe e shumë të-keqe; edhe Josifi mbajti zi shtatë dit për t’ anë.

11 Edhe vëndësit’ e ati vëndi, Hanaanitëtë, kur panë zinë ndë lëmët të Atadit, thanë, Zi e-madhe qënëka këjo për Egjyptianëtë; përandaj emëri i ati vëndi uquajt Abel-mizraim*), i-cili është përtej Jordanit.

*) Zia e Egjyptianëvet.

12 Edhe të bijt’ e ati bënë për atë, sikundrë i porositë ata; 13 Edhe të bijt’ e ati si e prunë ndë dhet të Hanaanit, e kallnë ndë varr ndë shpellët të arës’ së Mahpellahut, të-cilënë e bleu Abraami bashkë me arënë për vënt varri nga Efron Hittiti, kundruell Mamrisë.

14 Edhe Josifi, passi kalli ndë varr t’ anë, ukthye ndë Egjyptë, ay, edhe të vëllezëritë, edhe gjith’ ata që ishinë ngjiturë bashkë me atë për të kallurë ndë varr t’ anë.

15 Edhe të vëllezërit’ e Josifit, kur panë se vdiq i at’ i tyre, thanë; Mbase Josifi dotë na mbanjë mëri, edhe dotë na i çpaguanjë me të-tepërë gjithë sa të-këqia i kemi bërë ati. 16 Edhe i dërguanë fjalë Josifit, edhe thanë, Yt atë urdhëroj që pa vdekurë, edhe tha, 17 Kështu t’ i thoni Josifit, Fal, të lutem, paudhërin’ e t’ ët vëllezërve, edhe fajin’ e atyre, sepse të bënë keq. Tashi pra, të lutemi, fal paudhërin’ e shërbëtorëvet të Perëndis’ së t’ yt et. Edhe Josifi qau, kur i folnë këto. 18 Vanë edhe të vëllezërit’ e ati, e i ranë ndër këmbë për- …
19 …
20 …
21 …
22 …
23 …
24 …
25 …
26 …