Këthyerë pas Evraishtesë Vietërë Shqip ndë gluhë Toskërishte
prej KONSTANTINIT KRISTOFORIDHIT, ELBASANASIT
Kreu: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50
KREI 1
1 Që përpara herësë Perëndia bëri qiellin’ edhe dhenë.
2 Edhe dheu ishte pa formë edhe i shkretë; edhe (ishte) errëcirë mbi faqet të pafundëjesë. Edhe Fryma e Perëndisë sillej mbi faqet të ujëravet.
3 Edhe Perëndia tha: U bëftë dritë; edhe u bë dritë.
4 Edhe Perëndia pa dritënë se (ishte) e mirë; edhe Perëndia ndau dritënë nga errëcira.
5 Edhe Perëndia kluajti dritënë Ditë; edhe errëcirën’ e kluajti Natë. Edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e parë.
6 Edhe Perëndia tha: U bëftë qëndresa ndërmest t’ujëravet, edhe le të ndanjë ujëratë nga ujëratë.
7 Edhe Perëndia bëri qëndresënë, edhe ndau ujëratë që ishinë përposh qëndresësë nga ujëratë që ishinë përsiprë qëndresësë; edhe u bë kështu;
8 edhe Perëndia kluajti qëndresënë Qiell. Edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e dytë.
9 Edhe Perëndia tha: Le të mbëlidhen’ ujëratë që janë përposh qiellit mbë një vënt, edhe le të duketë toka; edhe u bë kështu;
10 edhe Perëndia kluajti tokënë Dhe; edhe të mbëledhurit’ e ujëravet e kluajti Detëra; edhe Perëndia pa se (ishte) mirë.
11 Edhe Perëndia tha: Le të mbinjë dheu bar të ngjomë, bar që bën farë, (edhe) dru peme që bën pemë pas farësë ti, të cilit fara (të jetë) nd’atë mbi dhet; edhe u bë kështu;
12 edhe dheu mbiu bar të ngjomë, bar që bën farë pas farësë ti, edhe dru që bën pemë, të cilit fara (të jetë) nd’atë pas farësë ti; edhe Perëndia pa se (ishte) mirë.
13 Edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e tretë.
14 Edhe Perëndia tha: Le të bënenë dritarë ndë qëndresët të qiellit, që të ndanjënë ditënë nga nata; edhe le të jenë për shenjë, e (për) kohëra, e (për) dit, e (për) vite;
15 edhe le të jenë për dritarë ndë qëndresët të qiellit, që të ndritnjënë mbi dhet; edhe u bë kështu;
16 edhe Perëndia bëri të dy dritarët’ e mëdhenj, dritarin’ e math që të zotëronjë mbi ditët, edhe dritarin’ e vogëlë që të zotëronjë mbi natët; edhe yjetë.
17 Edhe Perëndia i vuri ata ndë qëndresët të qiellit, që të ndritnjënë mbi dhet,
18 edhe të zotëronjënë mbi ditët, edhe mbi natët, edhe të ndanjënë dritënë nga errëcira; edhe Perëndia pa se (ishte) mirë.
19 Edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e katrëtë.
20 Edhe Perëndia tha: Le të piellën’ ujëratë mjaft gjë të gjalla që lëvisnjënë, edhe shpes që fluturonjënë siprë dheut ndë qëndresët të qiellit;
21 edhe Perëndia bëri pishqet’ e mëdhenj, edhe çdo gjë të gjallë që lëvis, të cilatë puallnë ujëratë mjaft, pas farës’ atyre, edhe çdo shpes fluturak pas farës’ ati. Edhe Perëndia pa se (ishte) mirë.
22 Edhe Perëndia i bekoi ato, e tha: U shtofshi e u shumofshi, e mbushçi ujëratë ndë detërat, edhe shpestë le të shumonenë mbi dhet.
23 Edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e pesëtë.
24 Edhe Perëndia tha: Le të piellë dheu shtëzë të gjalla pas farës’ atyre, bagëti, e shtërpinj, e shtëzë të dheut pas farës’ atyre; edhe u bë kështu;
25 edhe Perëndia bëri shtëzët’ e dheut pas farës’ atyre, edhe bagëtitë pas farës atyre, edhe çdo shtërpi të dheut pas farës’ ati; edhe Perëndia pa se (ishte) mirë.
26 Edhe Perëndia tha: Le të bëjmë njerinë pas të përgjajturit tënë, edhe pas të shëmbëllyerit tënë; edhe le të zotëronjë mbi pishqet të detit, e mbi shpest të qiellit, edhe mbi bagëtit, edhe mbi gjithë dhenë, e mbi çdo shtërpi që hiqetë barkazi mbi dhet.
27 Edhe Perëndia bëri njerinë pas të përgjajturit ti; pas të përgjajturit Perëndisë e bëri atë, mashkull e femërë i bëri ata;
28 edhe Perëndia i bekoi ata; edhe Perëndia u tha atyre: Shtohi e shumohi, e mbushni dhenë, edhe urdhëroni atë, edhe zotëroni mbi pishqet të detit, e mbi shpest të qiellit, e mbi çdo gjë të gjallë që lëvis mbi dhet.
29 Edhe Perëndia tha: Na tek u dhashë juve çdo bar që bën farë, i cili (është) mbi faqet të gjithë dheut, edhe çdo dru që (ka) ndë vetëhet të ti pemë druri që bën farë; (këto) do të jenë ndër ju për ushqim;
30 edhe gjithë shtëzet dheut, edhe gjithë shpeset qiellit, edhe çdo (shtërpiri) që hiqetë barkazi mbi dhet, (edhe çdo gjëje) që ka frymë të gjallë ndë vetëhet të saj, (i dhashë) çdo bar të ngjomë për ushqim; edhe u bë kështu.
31 Edhe Perëndia pa gjithë sa bëri; edhe na (tek ishinë) fort të mira; edhe u bë mbrëmëje, edhe u bë mëngjes, dit’ e gjashtë.
KREI 2
1 Edhe u mbaruanë qielli edhe dheu, edhe gjith’ ushtëria e atyreve.
2 Edhe të shtatënë ditë Perëndia kish mbaruarë punët’ e tia që bëri; edhe të shtatënë ditë u prejti nga gjithë punët’ e tia që bëri.
3 Edhe Perëndia bekoi ditën’ e shtatë, edhe e shënjtëroi atë, sepse atë (ditë) u prejti nga gjithë punët’ e tia që ndërtoi edhe bëri Perëndia.
4 Këta (është) të bërët’ e qiellit e dheut, kur u ndërtuan’ ata, atë ditë që bëri Zoti Perëndia dhenë edhe qiellinë,
5 edhe gjithë bimat’ e fushësë, përpara se të ishinë mbi dhet, edhe gjithë barin’ e fushësë, përpara se të mbinte; sepse Zoti Perëndia nukë kishte prurë shi mbi dhet, edhe s’ishte njeri që të punonte dhenë.
6 Edhe hipte avull nga dheu, edhe ngjomte gjithë faqen’ e dheut.
7 Edhe Zoti Perëndia gatoi njerinë (prej) balte nga dheu; edhe i fryjti ndër fyejt të hundës’ ati frymë jete, edhe njeriu u bë me shpirt të gjallë.
8 Edhe Zoti Perëndia mbolli një kopësht ndë Edhemë mbë të lindurit të diellit, edhe vuri atie njerinë që gatoi.
9 Edhe Zoti Perëndia bëri të mbinte nga dheu çdo drur’ i bukurë mbë të parë edhe i mirë mbë të ngrënë; edhe drun’ e jetësë ndë mest të kopështit, edhe drun’ e të njohurit së mirësë edhe së keqesë.
10 Edhe dilte një lum nga Edhema që të ujiste kopështinë; edhe andejë ndahej mbë katrë rrema.
11 Emër’ i njërit (thuhej) Fison; ky (ësht’) ay që qerthullon gjithë dhen’ e Havillahut; atie (tek gjëndet’) ari;
12 edhe ari i ati dheut (ësht’) i mirë; atie (është) vdhelli, edhe gur’ i thojtë.
13 Edhe emëri i lumit dytë (thuhetë) Gjihon; ky (ësht’) ay që qerthullon gjithë dhen’ e Husit
14 Edhe emëri i lumit tretë (thuhetë) Hiddekell [Tigris]; ky (ësht’) ay që rrieth prei Asyrisë nga të lerët’ e diellit. Edhe i katrëti lum, ky (ësht’) Efrati.
15 Edhe Zoti Perëndia mori njerinë, edhe e vuri ndë kopësht të Edhemësë që t’e punonte, e t’e ruante.
16 Edhe Zoti Perëndia urdhëroi Adhamnë, e i tha: Nga çdo dru të kopështit të hash liruarë,
17 po nga drur’ i të njohurit së mirës e së keqesë, mos hash nga ay, sepse atë ditë që të hash nga ay, do të vdeç fare.
18 Edhe Zoti Perëndia tha: Nuk’ është mirë të jetë njeriu vetëmë; do t’i bënj ati një ndihmës posi atë.
19 Edhe Zoti Perëndia gatoi prej dheut gjithë shtëzët’ e fushësë, edhe gjithë shpest’ e qiellit, edhe i pruri te Adhami, që të shihte qysh t’i kluante ato; edhe atë emër që t’i vënte Adhami (çdo) gjëje të gjallë, këtë emër (të kishte).
20 Edhe Adhami u vuri emëra gjithë bagëtivet, e shpeset qiellit, e gjithë shtëzet fushësë; por për Adhamnë nukë gjëndej ndihmës posi ay.
21 Edhe Zoti Perëndia vuri Adhamnë mbë gjumë të rëndë, edhe fjeti; edhe mori një nga brinjët’ e ati, edhe ja mbylli vëndinë (me) mish.
22 Edhe atë brinjënë që mori Zoti Perëndia nga Adhami, e bëri grua, edhe ja pruri Adhamit.
23 Edhe Adhami tha: Këjo tashi (ësht’) ashtë nga eshtërat’ e mia, edhe mish nga mishi im; këjo do të kluhetë grua, sepse këjo është marrë nga burri.
24 Përandaj njeriu do të lërë t’anë e t’ëmënë, edhe do të ngjitetë pas gruasë ti; edhe do të jenë një mish.
25 Edhe ishinë të dy lakuriq, Adhami edhe gruaja e ati, edhe s’kishinë turp.
KREI 3
1 Edhe gjarpëri ishte më i urtë se gjithë shtëzët e fushësë që bëri Zoti Perëndia; edhe (gjarpëri) i tha gruasë: A me të vërtetë tha Perëndia: Mos hani nga çdo dru i kopështit?
2 Edhe gruaja i tha gjarpërit: Nga pemët’ e drunjvet kopështit munt të hamë,
3 po nga pema e drurit, që (është) ndë mest të kopështit, Perëndia tha: Mos hani nga ay, as mos i piqni ati, që të mos vdisni.
4 Edhe gjarpëri i tha gruasë: Me të vërtetë nukë do të vdisni;
5 po Perëndia e di, se atë ditë që të hani nga ay, do t’u hapenë juve sytë, edhe do t’ini posi perëndira, tuke njohurë të mirën’ e të keqenë.
6 Edhe gruaja pa, se druri (ishte) i mirë mbë të ngrënë, edhe ishte i pëlqyerë ndë syt, edhe një drur’ i dëshëruarshim që ep mënt; edhe ajo mori prej pemës’ ati, edhe hëngri; edhe i dha edhe burrit saj bashkë me vetëhen’ e saj, edhe ay hëngri.
7 Edhe u hapnë sytë të dyve atyre, edhe e njohnë se ishinë lakuriq; edhe ata qepnë fletë fiku, edhe ngjeshnë vetëhen’ e tyre.
8 Edhe dëgjuanë zën’ e Zotit Perëndisë, tek po ecënte ndë kopësht mbë zëmërë herë; edhe u fshehnë Adhami edhe gruaja e ati prej faqesë Zotit Perëndisë, ndërmest të drunjvet kopështit.
9 Edhe Zoti Perëndia thirri Adhamnë, edhe i tha ati: Ku je?
10 Edhe ay tha: Dëgjova zënë tënt ndë kopësht, edhe u frikësuashë, sepse jam lakuriq; edhe u fshehçë.
11 Edhe (Perëndia) tha: Kush të dëfteu se je lakuriq? Mos hëngre nga druri, që të pata urdhëruarë të mos hash prej ati?
12 Edhe Adhami tha: Gruaja që më dhe (të jetë) bashkë me mua, ajo më dha nga druri, edhe hëngra.
13 Edhe Zoti Perëndia i tha gruasë: Ç’është këjo që bëre? Edhe gruaja tha: Gjarpëri më gënjeu, edhe hëngra.
14 Edhe Zoti Perëndia i tha gjarpërit: Sepse bëre këtë, qofsh mallëkuarë ndërmest të gjithë bagëtivet, e gjithë shtëzëvet fushësë; do të ecënjëç (tuke hequrë) barkazi, edhe do të hash dhé gjithë dit e jetësë sate;
15 edhe do të vë arëmiqësi ndërmest teje edhe gruasë, edhe ndërmest farësë sate edhe farës’ asaj; ajo do të të thyenjë kryetë, edhe ti do t’i çponjç thembrënë.
16 Edhe gruas’ i tha: Do të shumonj tepërë hidhërimet’ e tua edhe (të dhëmburat’) e të piellurit tënt; me hidhërime do të piellç djem; edhe dëshërimi yt (do të jetë) te burri yt; edhe ay do t’urdhëronjë ty.
17 Edhe Adhamit i tha: Sepse i dëgjove fialësë gruasë sate, edhe hëngre nga druri, që të pata urdhëruarë, tuke thënë: Mos hash prej ati; Qoftë mallëkuarë dheu për punët tënde; do të hash prej ati me hidhërim gjithë dit e jetësë sate;
18 edhe do të binjë për ty gjëmba e driza, edhe do të hash barin’ e fushësë;
19 do të hash bukënë me diersën’ e faqesë sate, gjersa të kthenesh ndë dhet, prej të cilit u more, sepse dhe je, edhe ndë dhet do të kthenesh.
20 Edhe Adhami ja vuri emërinë gruasë ti Evë [jetë]; sepse ajo ishte e ëm’ e gjithë të gjallëvet.
21 Edhe Zoti Perëndia i bëri Adhamit edhe gruas’ ati rroba të lëkurëta, edhe i veshi ata.
22 Edhe Zoti Perëndia tha: Na Adhami tek u bë posi një prej nesh, për të njohurë të mirën’ e të keqenë; edhe tashi vallë se mos ndenjë dorën’ e ti, e të marrë nga drur’ i jetësë e të hajë, e të rronjë për gjithë jetënë…
23 Andaj Zoti Perëndia nxori atë jashtë kopështit Edhemësë, për të punuarë dhenë, që prej ati u muar.
24 Edhe dëboi Adhamnë; edhe ndë kopësht të Edhemësë nga të lindurit e diellit vuri Qeruvimëtë, edhe kordhën’ e flakëtë, që sillej rrotullë, që të ruanin’ udhën’ e drurit jetësë.
KREI 4
1 Edhe Adhami njohu Evënë gruan’ e ti; edhe (ajo) u mbars, edhe polli Kaininë; edhe tha: Fitova një njeri prej Zotit.
2 Edhe ajo përsëri polli të vëllan’ e ati Avelinë; edhe Aveli ishte bari dhensh, edhe Kaini ishte bujk.
3 Edhe pas ca diç Kaini i pruri Zotit dhuratë nga pemët’ e dheut.
4 Edhe Aveli pruri edhe ay nga të lashtat’ e dhenet ti, edhe nga dhiami i atyreve. Edhe Zoti vështroi me sy të mirë Avelinë; edhe dhuratën’ e ati;
5 po Kainin’ edhe dhuratën’ e ati nuk’ e vështroi; edhe Kaini u zemërua fort, edhe iu vreruanë sytë.
6 Edhe Zoti i tha Kainit: Përse u zemërove? Edhe përse t’u vreruanë sytë?
7 Ti ndë bëfsh mirë, mos nukë do të pritesh me të mirë? Edhe ndë mos bëfsh mirë, faji dergjetë ndë derët. Edhe dëshërimi i ati (do të jetë) te ti, edhe ti do të zotëronjç mbi atë.
8 Edhe Kaini foli me Avelinë të vëllanë e ti; edhe kur ishinë ndë fushët, Kaini u ngre përmbi Avelinë të vëllanë, edhe e vrau.
9 Edhe Zoti i tha Kainit: Ku (ësht’) Aveli yt vëlla? Edhe ay tha: Nukë di, sos jam unë ruajtësi i tim vëllai?
10 Edhe (Zoti) tha: Ç’bëre? Zëri i gjakut tyt vëllai këlthet tek unë nga dheu;
11 edhe tashi qofsh i mallëkuarë nga dheu, që hapi gojën’ e ti të presë gjakun’ e tyt vëllai nga dora jote;
12 kur të punonjç dhenë, paskëtaj s’ka për të dhënë ty pemën’ e ti; do të sillesh andej’ e këtejë, e do të ikënjç mbi dhet.
13 Edhe Kaini i tha Zotit: Faji im (është) më i math, se sa munt të faletë;
14 na tek po më ndiek sot nga faqeja e dheut, edhe do të fshihem nga faqeja jote, edhe do të sillem andej’ e këtejë, edhe do të ikënj tejë mbi dhet; edhe kushdo që të më gjenjë, do të më vrasë.
15 Edhe Zoti i tha ati: Përandaj kushdo që të vrasë Kaininë, do të mundonetë shtatë herë. Edhe Zoti i vuri shenjë Kainit, që të mos e vrasë atë kushdo që t’e gjenjë.
16 Edhe Kaini dolli nga faqeja e Zotit, edhe ndenji ndë dhet të Nodhit, mbë të lindurit të diellit ndë Edhemë.
17 Edhe Kaini njohu gruan’ e ti, edhe (ajo) u mbars, edhe polli Enohunë; edhe ndërtoi një qytet, edhe ja vuri emërinë qytetit Enoh, mb’ emërit të birit.
18 Edhe Enohut i lindi Iradhi; edhe Iradhit i lindi Mehujaili; edhe Mehujailit i lindi Methusaili; edhe Methusailit i lindi Llamehu.
19 Edhe Llamehu mori dy gra për vetëhen e ti; njërësë (ja thoshin’) emërin’ Adhahë, edhe tiatrësë (ja thoshin’) emërinë Sillahë.
20 Edhe Adhaha polli Javallinë; edhe ky ishte i ati atyreve që rrininë ndër tenda, edhe (kullotinë) bagëti.
21 Edhe emëri i të vëllait (ishte) Juvall; ky ishte i ati gjith’ atyreve që i bininë qitharës’ e fyellit.
22 Kështu edhe ajo Sillaha polli Thuvall-kainë, ndërtonjësin’ e çdo farë orendie prej rami e prej hekuri; edhe e motëra e Thuvall-kainit (ishte) Naamaha.
23 Edhe Llamehu u tha gravet ti: Adhahë edhe Sillahë, dëgjomëni zënë, o grat’ e Llamehut; mbani vesh fialëvet mia, sepse vrava burrë që ta kem plagë, edhe dialosh që ta kem frushkullë,
24 sepse Kainit do t’i shpaguhet’ (e keqeja) shtatë herë, po Llamehut shtatëdhiet’ e shtatë herë.
25 Edhe Adhami njohu përsëri gruan e ti, edhe (ajo) polli dialë, edhe ajo ja vuri emërinë Sith (tuke thënë), se Perëndia më dha një tietërë farë ndë vënt të Avelit, që vrau Kaini.
26 Po kështu edhe Sithit i lindi dialë, edhe ja vuri emërinë Enos. Atëhere zunë të kluhenë me emërin’ e Zotit.
KREI 5
1 Këjo është vivlia e gjeneallogjisë njeriut. Atë ditë Perëndia kur bëri Adhamnë, e bëri pas shëmbëllesësë Perëndisë.
2 I bëri ata femër’ e mashkull; edhe i bekoi, e ua vuri emërin’ atyreve, Adham, atë ditë që bëri ata.
3 Edhe Adhami rroi një qint e tridhietë viet, edhe i lindi (dialë) pas shëmbëllimit ti, edhe pas të përgjajturit ti, edhe ja vuri emërinë Sith;
4 edhe dit e Adhamit u bënë tetë qint viet, si i lindi Sithi; edhe i lintnë bij e bija;
5 edhe gjithë dit e Adhamit, që rroi, u bënë nëntë qint e tridhietë viet, edhe vdiq. 6 Edhe Sithi rroi një qint e pesë viet, edhe i lindi Enosi;
7 Sithi rroi edhe tetë qint e shtatë viet, si i lindi Enosi, edhe i lintnë bij e bija;
8 edhe gjithë dit e Sethit u bënë nëntë qint e dymbëdhietë viet; edhe vdiq.
9 Edhe Enosi rroi nëntëdhietë viet, edhe i lindi Kainani;
10 Enosi rroi edhe tetë qint e pesëmbëdhietë viet, passi i lindi Kainani, edhe I lintnë bij e bija;
11 edhe gjithë dit e Enosit u bënë nëntë qint e pesë viet; edhe vdiq.
12 Edhe Kainani rroi shtatëdhietë viet; edhe i lindi Maallalejli;
13 Kainani rroi edhe tetë qint e dyzet viet, passi i lindi Maallalejli, edhe i lintnë bij e bija;
14 edhe gjithë dit e Kainanit u bënë nëntë qint e dhietë viet; edhe vdiq.
15 Edhe Maallalejli rroi gjashtëdhiet’ e pesë viet, edhe i lindi Jaredhi;
16 Maallalejli rroi edhe tetë qint e tridhietë viet, si i lindi Jaredhi; edhe i lintnë bij e bija;
17 edhe gjithë dit e Maallalejlit u bënë tetë qint e nëntëdhiet’ e pesë viet; edhe vdiq.
18 Edhe Jaredhi rroi një qint e gjashtëdhiet’ e dy viet, edhe i lindi Enohu;
19 Jaredhi rroi edhe tetë qint viet, si i lindi Enohu, edhe i lintnë bij e bija;
20 edhe gjithë dit e Jaredhit u bënë nëntë qint e gjashtëdhiet’ e dy viet; edhe vdiq.
21 Edhe Enohu rroi gjashtëdhiet’ e pesë viet, edhe i lindi Mathusalla;
22 edhe Enohu eci me Perëndinë tre qint viet, si i lindi Mathusalla, edhe i lintnë bij e bija;
23 edhe gjithë dit e Enohut u bënë tre qint e gjashtëdhiet’ e pesë viet.
24 Edhe Enohu eci me Perëndinë, edhe nukë gjëndej më, sepse Perëndia e mori.
25 Edhe Mathusalla rroi një qint e tetëdhiet’ e shtatë viet, edhe i lindi Llamehu;
26 Mathusalla rroi edhe shtatë qint e tetëdhiet’ e dy viet, edhe i lintnë bij e bija;
27 edhe gjithë dit e Mathusallës’ u bënë nëntë qint e gjashtëdhiet’ e nëntë viet; edhe vdiq.
28 Edhe Llamehu rroi një qint e tetëdhiet’ e dy viet, edhe i lindi (një) dialë;
29 edhe ja vuri emërin’ ati Noe, tuke thënë: Ky do të na prenjë nga puna jonë, edhe nga mundimi i duaret tona për punë të dheut që mallëkoi Zoti.
30 Llamehu rroi edhe pesë qint e nëntëdhiet’ e pesë viet, edhe i lintnë bij e bija;
31 edhe gjithë dit e Llamehut u bënë shtatë qint e shtatëdhiet’ e shtatë viet; edhe vdiq.
32 Edhe Noeja ishte pesë qint vieç ndë moshë; edhe Noesë i lindi Simi, (e) Hami, (e) Jafethi.
KREI 6
1 Edhe kur zunë njerëzitë të shumoheshinë mbi faqet të dheut, edhe bija u lintnë atyreve,
2 atëhere të bijt’ e Perëndisë, kur panë të bijat’ e njerëzet se ishinë të bukura, muarrë gra për vetëhen’ e tyre nga të gjitha sa sgjodhë.
3 Edhe Zoti tha: Nukë do të mbetetë përherë fryma ime bashkë me njerinë, sepse është mish; dit e ati do të jenë edhe një qint viet.
4 Nd’ato dit ishinë gjigantëtë mbi dhet, edhe pastaj si hynë të bijt’ e Perëndisë ndër të bijat e njerëzet, edhe ato u puallnë djem atyre; ata (ishinë) të fortëtë, burra me emër që moti.
5 Edhe Zoti pa se u shumua e liga e njeriut mbi dhet, edhe gjithë qëllimet’ e mëndimevet zemërës’ ati (ishinë) vetëmë të këqia përditë.
6 Edhe Zoti u pendua që bëri njerinë mbi dhet; edhe u hidhërua ndë zemërët të ti.
7 Edhe Zoti tha: Do të shuanj njerinë, që bëra, nga faqeja e dheut; që nga njeriu gjer mbë bagëti, e shtërpi, e shpes qielli; sepse u pendova që bëra ata.
8 Po Noeja gjeti hirë përpara Zotit.
9 Këjo (është) gjeneallogjia e Noesë. Noeja ishte një njeri i dreitë, (edhe) i tërë ndër shokët të kohësë ti; Noeja eci me Perëndinë.
10 Edhe Noesë i lintnë tre djem: Simi, (e) Hami, e Jafethi.
11 Edhe dheu u vduar përpara Perëndisë, edhe u mbush dheu me punë të paudha.
12 Edhe Perëndia pa dhenë, edhe na tek ishte vdierë, sepse çdo mish kish vdierë udhën’ e ti mbi dhet.
13 Edhe Perëndia i tha Noesë: Fundi i çdo mishi erdhi përpara meje, sepse dheu u mbush me punë të paudha prej atyre; edhe na tek do të shuanj ata edhe dhenë.
14 Bën për vetëhenë tënde një arkë prej drush Goferi; të bënjç dhoma nd’arkët, edhe t’e lyenjç atë me pisë, përbrënda e përjashta.
15 Edhe kështu ta bënjç atè: arka (të jetë) tre qint kut e gjatë, edhe pesëdhietë kut e gjerë, edhe tridhietë kut e lartë.
16 Të bënjç vënt për dritë nd’arkët, edhe ta ngreç një kut siprazi; edhe t’ia lësh derën’ arkësë për ijash; ta bënjç atë me një pat, e me dy pate, e me tre pate.
17 Edhe na unë vetë, tek bie përmbytëjen’ e ujëravet mbi dhet, që të vdier çdo mish, që ka frymë të gjallë ndë vetëhet të ti përposh qiellit; gjithë ç’ (është) mbi dhet do të vdesë.
18 Edhe do të vë dhiatënë time te ti; edhe do të hynjç nd’arkët, ti edhe bijt’ e tu, edhe gruaja jote, edhe grat’ e bijet tu bashkë me ty.
19 Edhe nga çdo shtëzë prej çdo mishi të këllaç brenda nd’arkët nga dy nga të gjitha, që të ruanjç jetën’ (e atyreve) bashkë me ty; të jenë mashkull e femërë.
20 Nga shpestë pas farës’ atyre, edhe nga bagëtitë pas farës’atyre, nga gjithë shtërpinjt’ e dheut pas farës’ atyre, nga dy nga të gjitha të hynjënë te ti, që t’u ruanjç jetënë.
21 Edhe ti merr me vetëhenë tënde nga çdo të ngrënë që hahetë, edhe ta mbëlethç (atë) afërë teje, që të jetë ushqim për ty, edhe për ato.
22 Edhe Noeja bëri gjith’ ato që e urdhëroi Perëndia; ashtu bëri.
KREI 7
1 Edhe Zoti i tha Noesë: Hyrë nd’arkët ti, edhe gjithë shtëpia jote, sepse ty të pashë të dreitë përpara meje ndë këtë bres,
2 nga gjithë bagëtit’ e pastra merr për vetëhenë tënde shtatë (nga) shtatë mashkullin’ e femërën’ e saj,
3 edhe nga bagëtitë që s’janë të pastra dy (nga) dy, mashkullin’ e femërën’ e saj, edhe nga shpest’ e qiellit shtatë (nga) shtatë mashkull’ e femërë, që të ruanjç farë mbi faqet të gjithë dheut,
4 sepse edhe shtatë dit, pastaj kam për të prurë shi mbi dhet dyzet dit e dyzet net, edhe do të shuanj nga faqeja e dheut gjithë ç’është, që bëra.
5 Edhe Noeja bëri gjith’ ato që e urdhëroi Zoti.
6 Edhe Noeja (ishte) gjashtë qint vieç, kur u bë përmbytëja e ujëravet mbi dhet.
7 Edhe hyri nd’arkët Noeja, edhe të bijt’ e ati, edhe gruaja e ati, edhe grat’ e të bijet ati bashkë me atë, për punë të ujëravet përmbytëjesë.
8 Nga bagëtit’ e pastra e nga bagëtitë që s’janë të pastra, e nga shpestë, e nga gjithë shtërpinjtë mbi dhet,
9 dy (nga) dy hynë nd’arkët te Noeja, mashkull e femërë, sikundrë urdhëroi Noenë Perëndia.
10 Edhe pas shtatë diç ujërat’ e përmbytëjesë ranë mbi dhet.
11 Të gjashtë qindinë vit të jetësë Noesë, të dytinë muaj, të shtatëmbëdhietënë ditë të muajit, atë ditë u çanë gjithë gurrat’ e abysësë madhe, edhe u hapnë dyert’ e qiejevet.
12 Edhe ra shi mbi dhet dyzet dit e dyzet net.
13 Edhe atë ditë hyri nd’arkët Noeja, edhe të bijt’ e Noesë: Simi, e Hami, e Jafethi, edhe gruaja e Noesë, edhe të tri grat’ e të bijet ati bashkë me ata;
14 ata, edhe të gjithë shtëzëtë pas farësë tyre, edhe gjithë bagëtitë pas farësë tyre, edhe gjithë shtërpinjtë që hiqenë barkazi mbi dhet pas farësë tyre, edhe gjithë shpestë pas farësë tyre, edhe çdo fluturake prej çdo fare.
15 Edhe hynë nd’arkët te Noeja, dy (nga) dy prej çdo mishi, që ka frymë të gjallë. 16 Edhe ato që hynë, mashkull e femërë prej çdo mishi, hynë sikundrë urdhëroi atë Perëndia, edhe Zoti mbylli (atë) siprë ati.
17 Edhe u bë përmbytëja dyzet dit mbi dhet, edhe u shumuan’ ujëratë, edhe ngritnë arkënë, edhe hipi lart përmbi dhet.
18 Edhe po shtoneshin’ ujëratë, e po shumoneshinë fort mbi dhet, edhe arka sillej mbi faqet të ujëravet.
19 Edhe ujërat’ u shtuanë fort mbi dhet, edhe u mbuluanë gjithë malet’ e lartë përposh gjithë qiellit.
20 Pesëmbëdhietë kut lart hipnë ujëratë, edhe u mbuluanë maletë.
21 Edhe vdiq çdo mish që lëviste mbi dhet, të shpeset, e të bagëtivet, e të shtëzëvet, e të gjithë shtërpinjvet që hiqenë barkazi mbi dhet, e çdo njeri.
22 Gjithë kafshatë mbi tokët, gjithë sa kishinë frymë jete ndër fyejt të hundësë tyre, vdiqnë.
23 Edhe u shua çdo gjë që ish mbi faqet të dheut, që nga njeriu gjer mbë bagëti, e gjer mbë shtërpi, e gjer mbë shpes të qiellit, edhe u shuanë nga dheu, edhe mbeti vetëmë Noeja, edhe sa (qenë) bashkë me atë nd’arkët.
24 Edhe mbetnë ujëratë të lartuarë përmbi dhet një qint e pesëdhietë dit.
KREI 8
1 Edhe Perëndia kujtoi Noenë, e gjithë shtëzëtë, e gjithë bagëtitë që ishinë bashkë me atë nd’arkët, edhe Perëndia lëshoi një erë mbi dhet, edhe u reshtnë ujëratë.
2 Edhe u mbyllnë gurrat’ e abysësë, edhe dyert’ e qiellit, edhe pushoi shiu nga qiejetë.
3 Edhe sa vij e vinte hiqeshin’ ujëratë nga dheu, edhe pas një qint e pesëdhietë diç u pakësuan’ ujëratë.
4 Edhe të shtatëmbëdhietënë ditë të shtatit muaj arka ndenji mbi malet të Arararit.
5 Edhe sa vij e vinte po pakësoneshin’ ujëratë gjer mbë të dhietinë muaj; të parënë ditë të dhietit muaj u duknë majat’ e malevet.
6 Edhe pas dyzet diç Noeja hapi derëzën’ e arkësë që kishte bërë,
7 edhe lëshoi korbinë, i cili si dolli vij e vinte, gjersa u thanë ujëratë nga dheu.
8 Lëshoi edhe pëllumbinë prapa ati, për të parë ndë kishinë shtruar’ ujëratë nga faqeja e dheut,
9 edhe pëllumbi passi s’gjeti të prëjturë për këmbët e ti, u kthye nd’arkët tek ay, sepse ujërat’ (ishinë) mbi gjithë faqet të dheut. Edhe ay ndejti dorën’ e ti, edhe e zuri, edhe e kalli brenda nd’arkët pas vetiu.
10 Edhe priti edhe shtatë dit të tiera, edhe lëshoi përsëri pëllumbinë nga arka,
11 edhe pëllumbi u kthye tek ay ndaj mbrëma, edhe na (te kish) ndë gojë të ti një fletë ulliri, këputurë, edhe Noeja e kupëtoi se kishinë shtruar’ ujëratë nga dheu.
12 Edhe priti edhe shtatë dit të tiera, edhe lëshoi pëllumbinë, edhe nuk’ u kthye më tek ay.
13 Edhe të gjashtë qindin’ e një vit të Noesë, të parënë ditë e të parit muaj, u hoqnë ujëratë nga dheu, edhe Noeja cbuloj kulmin’ e arkësë, edhe pa, edhe na tek ish hequr’ (ujëtë nga) faqeja e dheut.
14 Edhe të njëzet e shtatënë ditë të muajit dytë, u ter dheu.
15 Edhe Perëndia i foli Noesë, e i tha:
16 Dil nga arka, ti, edhe gruaja jote, edhe bijt’ e tu, edhe grat’ e bijet tu bashkë me ty,
17 nxier bashkë me ty gjithë shtëzëtë që janë bashkë me ty, prej çdo mishi, shpes e bagëti, e çdo shtërpi që hiqetë barkazi mbi dhet, e le të shumonenë mbi dhet, e le të shtonenë, e le të bënenë plot mbi dhet.
18 Edhe dolli Noeja, edhe të bijt’ e ati, edhe gruaja e ati, edhe grat’ e të bijet ati bashkë me atë,
19 gjithë shtëzëtë e gjithë shtërpinjtë, e gjithë shpestë, çdo që lëvis mbi dhet, pas farash tyre, duallnë nga arka.
20 Edhe Noeja ndërtoi një therore për Zotinë, edhe mori nga çdo bagëti të pastrë, edhe nga çdo shpes të pastrë, edhe pruri kurban të diegurë gjithë mbi theroret.
21 Edhe Zoti mori erë të mirë, edhe Zoti tha ndë zemërë të ti: S’kam për të mallëkuarë më dhenë për punë të njeriut, sepse mendimi i zemrësë njeriut ësht’ i lik që nga foshnjëria e ati, as s’kam për të vrarë më gjithë gjët’ e gjalla, sikundrë bëra.
22 Sa dit (të jetë) dheu, të mbiellë e të korrë, të ftohët’ e të ngrohëtë, e verë e dimër, e ditë e natë, nukë do të pushonjënë.
KREI 9
1 Edhe Perëndia bekoi Noenë, edhe të bijt’ e ati, edhe u tha atyre: Shtohi e shumohi, e mbushni dhenë,
2 edhe frika juaj, edhe të dridhuritë tuaj do të jetë mbi gjithë shtëzët e dheut, edhe mbi gjithë shpest e qiellit, edhe mbi çdo që hiqetë barkazi mbi dhet, edhe mbi gjithë pishqet’ e detit; u dhanë ndë duart të tuaja;
3 çdo gjë që lëvis, e rron, do të jetë për ushqimnë tuaj, të gjitha ua kam dhënë juve posi barin’ e njomë,
4 po mos hani mish (të gjallë) me jetën’ e ati, (me) gjakun e ati,
5 edhe me të vërtetë do të kërkonj gjakunë tuaj, të jetësë tuaj, do të kërkonj atë nga dora e çdo shtëze, edhe nga dora e njeriut, do të kërkonj jetën’ e njeriut nga dora e çdo njeriu vëllait ati;
6 kush të derdhë gjak njeriu, nga njeriu do t’i derdhetë gjaku ati, sepse bëri njerinë pas shëmbëllimit Perëndisë;
7 edhe ju shtohi e shumohi, mbushi plot mbi dhet, edhe shumohi mbi atë.
8 Edhe Perëndia i foli Noesë, edhe të bijet ati bashkë me atë, e i tha:
9 Edhe unë na tek vë dhiatënë time mbë ju, edhe mbë farët tuaj pas jush,
10 edhe mbë çdo gjë të gjallë që (është) bashkë me ju, prej shpesve (edhe) prej bagëtive, edhe prej gjithë shtëzëvet dheut (të cilatë janë) me ju, prej gjithëkujt që doli nga arka, gjer mbë çdo shtëzë të dheut;
11 edhe do të vë dhiatënë time mbë ju, edhe nukë do të vdiretë çdo mish nga ujërat’ e përmbytëjesë, as nukë do të bënetë më përmbytëje që të prishnjë dhenë.
12 Edhe Perëndia tha: Këjo (është) shenja e dhiatësë, që do të bënj unë ndërmes meje edhe juve, edhe gjithë çdo fryme të gjallë që (është) me ju bres pas brezi për gjithë jetënë,
13 po vë ylberinë tim ndë ret, edhe do të jetë për shenjë dhiate ndërmes meje edhe dheut,
14 edhe kur të vrëronj (qiellinë) me re mbi dhet, do të duket ylberi ndë ret,
15 edhe do të kujtonj dhiatënë time, që bëra ndërmes meje edhe juve, edhe gjithë çdo gjëje të gjallë prej çdo mishi, edhe ujëratë nukë do të jenë më për përmbytëje, që të prishnjënë çdo mish;
16 edhe ylberi do të jetë ndë ret, edhe do të shoh atë, që të kujtonj të përherëshëmenë dhiatë që (është) ndërmes Perëndie edhe çdo gjëje me frymë prej çdo mishi, që (është) mbi dhet.
17 Edhe Perëndia i tha Noesë: Këjo është shenja e dhiatësë, që vura ndërmes meje edhe çdo mishi, që (është) mbi dhet.
18 Edhe të bijt’ e Noesë që duallë nga arka ishinë Simi, e Hami, e Jafethi. Edhe Hami ishte i ati Hanaanit.
19 Këta të tre (janë) të bijt’ e Noesë, edhe prej këtyre u përndanë mbë gjithë dhenë.
20 Edhe Noeja zuri (të bënetë) bujk, edhe vuri veshtë,
21 edhe piu nga vera e u dejt, edhe u svesh ndë tendët të ti.
22 Edhe Hami, i ati Hanaanit, pa të sveshurit’ e tet, edhe u dëfteu të dy të vëllezëret përjashta.
23 Edhe Simi edhe Jafethi muarrë rrobënë, edhe e vunë përmbi të dy supat e tyre, edhe tuke ecurë bythaprapazi, i mbuluanë të sveshuritë t’et, edhe syt’ (i kishinë) prapa, edhe nukë panë të sveshurit’ e t’et.
24 Edhe Noeja si u esëllua nga vera, mori vesh se ç’i bëri ati i biri më i vogëli.
25 Edhe tha: Qoftë mallëkuarë Hanaani, do të jetë shërbëtori i shërbëtorëvet te të vëllezërit’ e ti.
26 Edhe tha: Qoftë bekuarë Zoti Perëndia i Simit, edhe Hanaani do të jetë shërbëtori i ati,
27 Perëndia do të sgjeronjë Jafethinë, edhe do t’e vërë të rrijë ndër tendat të Simit, edhe Hanaani do të jetë shërbëtori i ati.
28 Edhe Noeja rroi tre qint e pesëdhietë viet pas përmbytëjesë.
29 Edhe gjithë dit’ e Noesë u bënë nëntë qint e pesëdhietë viet, edhe vdiq.
KREI 10
1 Edhe këto (janë) gjeneallogjiat’ e të bijet Noesë, Simi, (e) Hami, e Jafethi, edhe u lintnë atyre bij pas përmbytëjesë.
2 Të bijt’ e Jafethit (ishinë) Gomeri, e Magogu, e Madhaiu, e Javani, e Thuvalli, e Mesehu, e Thirasi.
3 Edhe të bijt’ e Gomerit (ishinë) Asqenazi, e Rifathi, e Thogarmai.
4 Edhe të bijt’ e Javanit (ishinë) Elisau, e Tharsisi, (e) Kittimi, e Dhodhanimi.
5 Edhe prej këtyre u ndanë ujëdhësat’ e kombevet ndëpër vëndet t’atyre, gjithësecilit pas gluhësë ti, edhe pas farash tyre, ndë kombet të tyre.
6 Edhe të bijt’ e Hamit (ishinë) Husi, e Misraimi, e Futhi, e Hanaani.
7 Edhe të bijt’ e Husit (ishinë) Sevau, e Avillau, e Savvau, e Raamau, e Savthekau, edhe të bijt’ e Raamaut (ishinë) Sevau, e Dhedhani.
8 Edhe Husit i lindi Nevrodhi. Ky zuri të jet’ i fortë mbi dhet,
9 ay ishte një gjahtuar i fortë përpara Zotit, përandaj thuhetë Posi Nevrodhi, gjahtuar i fortë përpara Zotit;
10 edhe të nisurit’ e mbëretëris’ ati qe Vavyllona, edhe Erehu, edhe Ahadhi, edhe Hallnea, ndë dhe të Sennaarit.
11 Nga ay dhe dolli Assuri, edhe ndërtoi Ninevinë, edhe qytetin’ e Rehovothit, edhe Hallahënë,
12 edhe Resenënë, ndërmes të Ninevisë e të Hallahësë, që (është) një qytet i math.
13 Edhe Misraimit i lintnë Lludhimët’ e Anahimët’ e Leavimët’ e Nafthuhimëtë,
14 edhe Patrusimët’ e Haslluhimëtë, nga ata duallë Filistejtë, edhe Hafthorimëtë.
15 Edhe Hanaanit i lindi Sidhoni, i paralinduri ti, edhe Hetteu,
16 e Jevuseu, e Amorreu, e Gjergjeseu,
17 e Eveu, e Arukeu, e Asenneu,
18 e Arvadhi, e Samareu, e Amatheu.
19 Edhe paskëtaj u përndanë farat’ e Hanaanitëvet. Edhe sinoret’ e Hanaanitëvet ishinë që nga Sidhona, kur vete ndonjë për Gjerara, gjer ndë Gazë; edhe kur vete ndonjë për Sodhoma e për Gomorra, e për Adhama, e për Sevoim, gjer ndë Llasa.
20 Këta (janë) të bijt’ e Hamit pas faravet tyre, edhe pas gluhëravet tyre, ndë vëndet të tyre, ndë kombet të tyre.
21 Edhe Simit, të i atit gjithë të bijet Everit, të vëllait Jafethit më të madhit, i lintnë edhe ati (djem).
22 Të bijt’ e Simit (ishinë) Ellami, e Assuri, e Arfaksadhi, e Lludhi, e Arami. 23 Edhe të bijt’ e Aramit (ishinë) Uzi, e Ulli, e Gjetheri, e Masi.
24 Edhe Arfaksadhit i lindi Sallau, edhe Sallaut i lindi Everi.
25 Edhe Everit i lintnë dy bij, njëri (e kish) emërinë Falek, sepse ndë dit t’ati u nda dheu, edhe i vëllai ati (e kish) emërinë Joktan.
26 Edhe Joktanit i lindi Allmodhadhi, e Salefi, e Asarmavethi, e Jarahu,
27 e Adhorami, e Uzalli, e Dhikllau,
28 e Uvalli, e Avimaili, e Sevau,
29 e Ofiri, e Avillau, e Jovavi, këta të gjithë (ishinë) të bijt’ e Joktanit.
30 Edhe të ndenjurit’ e atyre ishte nga Misaja, kur vete ndonjë për Sefara, malin’ e të lindurit diellit.
31 Këta (janë) të bijt’ e Simit, pas faravet tyre, pas gluhëravet tyre, ndë vëndet të tyre, pas kombevet tyre.
32 Këto (janë) farat’ e të bijet Noesë, pas brezavet tyre, ndë kombet të tyre, edhe nga këta u përndanë kombetë mbi dhet pas përmbytëjesë.
KREI 11
1 Edhe gjithë dheu kishte një gluhë e një zë.
2 Edhe kur u nisnë nga të lindurit’ e diellit, gjetnë një fushë ndë dhe të Senaarit, edhe ndenjnë atie.
3 Edhe i tha shoqi shoqit: Eni, le të bëjmë pëqisa, edhe le t’i diegëmë ndë ziarr; edhe ata kishinë pëqisa ndë vënt të gurëvet, edhe kishinë pisë ndë vënt të baltësë.
4 Edhe thanë: Eni, le të ndërtoimë për vetëhenë tonë një qytet, e një pirk, që (t’ja harrinjë) maja gjer ndë qiell; edhe le të fitojmë për vetëhenë tonë emër, se mos përndahemi mbi faqet të gjithë dheut.
5 Edhe Zoti sbriti që të shihte qytetnë edhe pirgunë, që ndërtuanë të bijt’ e njerëzet.
6 Edhe Zoti tha: Na gjëndëja tek është një, edhe të gjithë kanë një gluhë, edhe zunë të bënjënë këtë, edhe tashi nukë do t’i ndalet’ atyre gjithë ç’kanë ndër mënt për të bërë;
7 eni, le të sbresëmë, edhe le të përziejmë atie gluhën’ e atyreve, që të mos i kupëtonjë fialënë njëri tiatrit.
8 Edhe Zoti i përndau ata andejë mbi faqet të gjithë dheut, edhe (ata) lanë të ndërtuarët’ e qytetit.
9 Përandaj u kluajti emëri asaj Vavel [të përzierë], sepse Zoti atie përzieu gluhën’ e gjithë dheut, edhe Zoti përndau ata andejë mbi faqet të gjithë dheut.
10 Këjo (është) gjeneallogjia e Simit.
11 Simi (ishte) një qint vieç, kur i lindi Arfaksadhi dy viet pas përmbytëjesë, edhe Simi rroi, passi i lindi Arfaksadhi, pesë qint viet, edhe i lintnë bij e bija.
12 Edhe Arfaksadhi rroi tridhiet’ e pesë viet, edhe i lindi Sallau,
13 edhe Arfaksadhi rroi, passi i lindi Sallau, katrë qint e tre viet, edhe i lintnë bij e bija.
14 Edhe Sallau rroi tridhietë viet, edhe i lindi Everi,
15 edhe Sallau rroi, passi i lindi Everi, katrë qint e tre viet, edhe i lintnë bij e bija. 16 Edhe Everi rroi tridhiet’ e katrë viet, edhe i lindi Falegu,
17 edhe Everi rroi, passi i leu Falegu, katrë qint e tridhietë viet, edhe i lintnë bij e bija.
18 Edhe Falegu rroi tridhietë viet, edhe i lindi Ragavi,
19 edhe Falegu rroi, passi i lindi Ragavi, dy qint e nëntë viet, edhe i lintnë bij e bija.
20 Edhe Ragavi rroi tridhiet’ e dy viet, edhe i lindi Seruhu,
21 edhe Ragavi rroi, passi i lindi Seruhu, dy qint e shtatë viet, edhe i lintnë bij e bija.
22 Edhe Seruhu rroi tridhietë viet, edhe i lindi Nahori,
23 edhe Seruhu rroi, passi i lindi Nahori, dy qint viet, edhe i lintnë bij e bija.
24 Edhe Nahori rroi njëzet e nëntë viet, edhe i lindi Tharai,
25 edhe Nahori rroi, passi i lindi Tharai, një qint e nëntëmbëdhietë viet, edhe i lintnë bij e bija.
26 Edhe Tharai rroi shtatëdhietë viet, edhe i lindi Avrami, e Nahori, e Arrani.
27 Edhe këjo (është) gjeneallogjia e Tharait: Tharait i lindi Avrami, (e) Nahori, e Arrani, edhe Arranit i lindi Lloti.
28 Edhe Arrani vdiq përpara sysh Tharait t’et, ndë vënt të lindurit ti, ndë Urë të Haldhevet.
29 Edhe Avrami e Nahori muarrë gra për vetëhen’ e tyre, gruaja e Avramit (e kishte) emërinë Sarë, edhe gruaja e Nahorit (e kishte) emërinë Mellha, e bila e Arranit, të i atit Mellhasë, edhe të i atit Jeshasë.
30 Edhe Sara ishte shterpë, nukë (bënte) fëmijë.
31 Edhe Tharai mori Avramnë, të birrë, edhe Llotnë, të birin’ e Arranit, të nipnë, edhe Sarënë, të renë, gruan’ e Avramit të birit, edhe duallë bashkë nga Ura e Halldhevet, që të venë ndë dhe të Hanaanit, edhe erthnë gjer ndë Harran, edhe ndenjnë atie.
32 Edhe u bënë dit e Tharait dy qint e pesë viet, edhe Tharai vdiq ndë Harran.
KREI 12
1 Edhe Zoti i tha Avramit: Dil nga dheu yt, edhe nga fisi yt, edhe nga shtëpia e tyt et, nd’atë dhe që do të dëftenj ty,
2 edhe do të bënj ty komp të math, edhe do të bekonj ty, edhe do të madhëronj emërinë tënt, edhe do të jesh për bekim,
3 edhe do të bekonj ata që bekonjënë ty, edhe do të mallëkonj ata që mallëkonjënë ty, edhe gjithë farat’ e dheut do të bekonjënë mbë ty.
4 Edhe Avrami vate, sikundrë i foli Zoti ati, edhe bashkë me atë vate (edhe) Lloti, edhe Avrami (ishte) shtatëdhiet’ e pesë vieç ndë moshë, kur dolli nga Harrani.
5 Edhe Avrami mori Sarënë gruan’ e ti, edhe Llotnë, të birin’ e të vëllait, edhe gjithë gjën’ e tyre sa kishinë fituarë, edhe njerëzitë që kishinë fituarë ndë Harran, edhe duallë që të vijnë ndë dhe të Hanaanit, edhe erdhë ndë dhe të Hanaanit.
6 Edhe Avrami shkoi ndëpër (atë) dhe, gjer ndë vënt të Syhemit, gjer ndë lis të Morehut, edhe Hanaanitët’ atëhere (rrijnë) ndë (këtë) dhe.
7 Edhe Zoti iu duk Avramit e tha: Farësë sate do t’ia ap këtë dhe. Edhe ay i ndërtoi atie një therore Zotit, që iu duk ati.
8 Edhe andejë u hoth ndë malt (që është) mbë të lindurit të diellit të Vethillësë, edhe ngrehu tendën’ e ti (që kishte) Vethillënë mbë të perënduarët të diellit, edhe Gainë mbë të lindurit të diellit, edhe i ndërtoi atie një therore Zotit, edhe thërriti emërin’ e Zotit.
9 Edhe Avrami u ngre (andejë) tuke bër’ udhë e tuke vaturë nga an’ e mesditësë. 10 Edhe u bë zi buke ndë këtë dhe, edhe Avrami sbriti ndë Egjyptëri për të ngulur’ atie, sepse (ishte) zi e madhe ndë dhet.
11 Edhe (Avrami) kur u afrua të hynte ndë Egjyptëri, i tha Sarësë gruasë ti: Na tek e di se je grua e bukurë,
12 do të gjanjë pra, posa të shohënë ty Egjyptëtë do të thonë: Këjo (është) gruaja e ati, edhe do të më vrasënë, po ty do të ruanjënë të gjallë;
13 thuaj pra (se) je ime motërë, që të bënetë mirë për mua nga puna jote, edhe të më ruhetë jeta për ty.
14 Edhe Avrami kur hyni ndë Egjyptëri, Egjyptëtë panë gruanë se ishte fort e bukurë.
15 Edhe të parët’ e Faraoit panë atë, edhe ja lëvduanë Faraoit, edhe u muar gruaja ndë shtëpi të Faraoit.
16 Edhe Avramnë e muarnë me të mirë për punë t’asaj, edhe (ay) kishte dhen, e qe, e gomarë, e shërbëtorë, e shërbëtore, e gomarë, e kamille.
17 Edhe Zoti lëshoi mbi Faraonë e mbi shtëpin’ e ati plagë të mëdha, nga pun’ e Sarësë gruas’ Avramit.
18 Edhe Faraoi thirri Avramnë e tha: Ç’ (është) këjo që më bëre? Përse nukë më dëfteve se këjo (është) gruaja jote?
19 Përse the: Ime motërë (është) këjo; edhe e mora grua për vetëhenë time, edhe tashi, na gruaja jote, merre edhe shko.
20 Edhe Faraoi urdhëroi njerës për atë, edhe e përsuallnë atë edhe gruan’ e ati, edhe gjithë ç’kishte.
KREI 13
1 Edhe Avrami u ngjit nga Egjyptëria, ay edhe gruaja e ati, edhe gjithë sa kishte, edhe Lloti bashkë me atë, mbanë të mesditësë.
2 Edhe Avrami ishte fort i pasurë me bagëti, (e) me argjënt, e me ar.
3 Edhe vate tuke bër’ udhë nga an’ e mesditësë gjer ndë Vethillë, gjer nd’(atë) vënt ku qe tenda e ati përpara, ndërmes të Vethillësë e Gaisë,
4 ndë vënt të theroresë që pat bër’ atie herën’ e parë, edhe Avrami thirri atie emërin’ e Zotit.
5 Po edhe Lloti që ecënte bashkë me Avramnë, kishte dhen, e qe, e tenda.
6 Edhe nuk’ i nxinte ata dheu që të rrijnë bashkë, sepse ata kishinë shumë gjë, edhe s’munt të rrijnë bashkë.
7 Edhe gjajti një qartë ndërmes të barivet bagëtivet Avramit, edhe (ndërmes) të barivet bagëtivet Llotit, edhe Hanaanitët’ e Ferezitëtë rrijnë atëhere nd’atë dhe.
8 Edhe Avrami i tha Llotit: Të lutem, le të mos jetë qartë ndërmest meje e teje, e ndërmes të barivet mi e barivet tu, sepse neve (jemi) burra vëllezër,
9 a nuk’ është gjithë dheu përpara teje? Ndahu pra prej meje, ndë (vafsh ti) nga an’ e mëngjërë, unë vete nga an’ e diathtë, edhe ndë (vafsh ti) nga an’ e diathtë, unë (vete) nga an’ e mëngjërë.
10 Edhe Lloti ngriti syt’ e ti, e pa gjithë fushën’ e Jordhanit, se ujitej gjithë, përpara se të prishte Zoti Sodhomat’ e Gomorratë, posi kopështi i Zotit, posi dheu i Egjyptërisë, gjersa të vinjë ndonjë ndë Sigor.
11 Edhe Lloti zgjodhi për vetëhen’ e ti gjithë fushën’ e Jordhanit, edhe Lloti u ngre e vate nga të lindurit’ e diellit, edhe u ndanë njëri nga jatri.
12 Avrami ndenji ndë dhe të Hanaanit, edhe Lloti ndenji ndërmes të qytetevet fushësë, edhe nguli tendatë ndë Sodhomat.
13 Edhe njerëzit’ e Sodhomavet (ishinë) fort të këqij, edhe fajtorë përpara Zotit.
14 Edhe Zoti i tha Avramit, passi u nda Lloti prej ati: Ngre syt’ e tu tashi, edhe shih nga vëndi ku je, mb’anë të borësë e të mesditës’ e të lindurit e të perënduarit diellit,
15 sepse gjith’ atë dhe që sheh, ty t’e kam për të dhënë, edhe farësë sate për gjithë jetënë;
16 edhe do të bënj farënë tënde posi rërën’ e dheut, kaqë sa ndë munttë ndonjë të numëronjë rërën’ e dheut, do të numëronet’ edhe fara jote,
17 ngreu e ecë ndëpër dhet për së gjati e për së gjëri, sepse kam për t’e dhënë ty. 18 Edhe Avrami shkuli tendënë, edhe erdhi e nguli afërë lisavet Mamvrisë, të cilëtë (janë) ndë Hevron, edhe i ndërtoi atie (një) therore Zotit.
KREI 14
1 Ndë dit të Amarfelit mbëretit Sennaarit, Ariohut mbëretit Ellasarit, Hodhollogomorit mbëretit Ellamit, edhe Thargallit mbëretit kombevet,
2 bënë luftë me Veranë mbëretin’ e Sodhomavet, edhe me Varsanë, mbëretin e Gomorravet, me Sennaavinë, mbëretin’ e Adhamait, edhe me Semovorinë mbëretin’ e Sevoimit, edhe me mbëretin’ e Vellasë, këjo (është) Sigora.
3 Këta të gjithë u poqnë bashkë ndë fushët të Sidhdhimit, që (është) deti i kripurë.
4 Dymbëdhietë viet i shërbeninë Hodhollogomorit, edhe mbë të trembëdhietinë (vit) ngritnë krye.
5 Edhe mbë të katrëmbëdhietinë vit erdhi Hodhollogomori, edhe mbëretëritë që ishinë bashkë me atë, edhe u ranë Rafaimvet ndë Astaroth-karnaim, edhe Zuzimvet ndë Am, edhe Emmevet ndë Savi-kiriathaim,
6 edhe Horrevet ndë mal t’atyre ndë Sieir, gjer ndë fushë të Faranit, që (është) ndë shkretëtirët.
7 Edhe u kthyen’ e erthnë ndë En-mispatë, e cila (është) Kadhesa, edhe i ranë gjithë vëndit Amalikut, edhe Amorrevet, që rrijinë ndë Asason-thamar.
8 Doli edhe mbëreti i Sodhomavet, edhe mbëreti i Gomorravet, edhe mbëreti i Adhamasë, edhe mbëreti i Sevoimvet, edhe mbëreti i Vellasë, e cila (është) Zigora, edhe bënë luftë bashkë me ata ndë fushët të Sidhdhimit,
9 bashkë me Hodhollogomorinë mbëretin’ e Ellamit, edhe me Fargalinë, mbëretin’ e kombevet, edhe me Amarfelinë mbëretin’ e Sennaarit, edhe me Ariohunë mbëretin’ e Llasarit, katrë mbëretër me pesë.
10 Edhe fusha e Sidhdhimit ishte plot me pusa pise, edhe mbëretërit’ e Sodhomavet’ e të Gomorravet u thyenë e iknë, edhe ranë atie, edhe ata që mbetnë, iknë ndë malt.
11 Edhe muarrë gjithë gjën’ e Sodhomavet e të Gomorravet, edhe gjithë të ngrënat e atyreve, edhe shkuanë.
12 Muarrë edhe Llotnë të bir’ e të vëllait Avramit që rrinte ndë Sodhomatë, edhe gjën’ e ati, edhe shkuanë.
13 Edhe vate një nga ata që shpëtuanë, e i dha zë Avramit Evreut, i cili rrinte afërë lisavet Mamvrisë Amorreut, të vëllait Es-hollit, edhe të vëllait Anirit, të cilët (ishinë) ndihmëtarët’ e Avramit.
14 Edhe Avrami kur dëgjoi se u muar rop i vëllai, armatosi tre qint e tetëmbëdhietë vetë nga shërbëtorët’ e ti që kishinë lindurë ndë shtëpi të ti, edhe ndoqi (ata) prapa gjer ndë Dhan.
15 Edhe si i ndau, u hoth mbi ata natënë, ay edhe shërbëtorët’ e ati, edhe u ra atyreve, edhe i ndoqi ata gjer ndë Hova, që (bie) mbë të mëngjërë të Dhamaskësë.
16 Edhe pruri prapë gjithë gjënë, edhe pruri prapë edhe Llotnë, të vëllan’ e ti, edhe gjën’ e ati, edhe gratë edhe gjëndëjenë.
17 Edhe mbëreti i Sodhomavet i dolli përpara për të priturë, passi u kthye nga prishëja e Hodhollogomorit, edhe mbëretërvet që ishinë bashkë me atë, ndë fushët të Savisë, e cila (është) fusha e mbëretit.
18 Edhe Melhisedheku, mbëreti Salim, pruri jashtë bukë edhe verë. Edhe ay ishte prifti i Perëndisë lartë.
19 Edhe bekoi atë, e tha: Qoftë bekuar’ Avrami nga Perëndia lartë, që ndërtoi qiellinë edhe dhenë,
20 edhe qoftë bekuarë Perëndia i lartë, që të dha ndë dorë arëmiqt’ e tu. Edhe (Avrami) i dha ati të dhietnë nga të gjitha.
21 Edhe mbëreti i Sodhomavet i tha Avramit: Epmë njerëzitë, edhe gjënë merre për vetëhenë tënde.
22 Edhe Avrami i tha mbëretit Sodhomavet: Ngre dorënë time te Zoti Perëndia i lartë, që ndërtoi qiellinë edhe dhenë,
23 se s’kam për të marr nga gjithë të tuatë, që nga filli gjer ndë rryp të shollësë, që të mos thuaç (se): Unë bëra të pasurë Avraminë, përveç asaj që hëngrën të ritë, edhe piesësë njerëzet që erdhë bashkë me mua, të Anirit, (e) të As-hollit, e të Mamvrisë, këta le të marrënë piesën’ e tyre.
KREI 15
1 Pas këtyre punëve, erdhi fiala e Zotit te Avrami ndë të faniturë, e i tha: Mos u frikëso, Avram, unë (jam) mburonjësi yt, paga jote (do të jetë) fort e madhe.
2 Edhe Avrami tha: O Zot Perëndi, ç’do të më apç, kur unë po shkonj pa dialë, edhe trashëgimtari i shtëpisë s’eme (është) ky Eliezeri nga Dhamaska?
3 Prapë Avrami tha: Na tek nukë më dhe farë, edhe na tek do të më trashëgonjë (shërbëtori) i lindurë ndë shtëpi time.
4 Edhe na fjala e Zotit (tek erdhi) te ay, e i tha: Nukë do të të trashëgonjë ky, po ay që do të dalë nga zorrët’ e tua, ay do të të trashëgonjë.
5 Edhe e pruri atë jashtë, e i tha: Tashi vështro lart ndë qiell, edhe numëro yjetë, ndë munç t’i numëronjç ata; edhe i tha ati: Kështu do të jetë fara jote.
6 Edhe ay i besoi Zotit, edhe iu njoh ati për dreitëri.
7 Edhe i tha ati: Unë (jam) Zoti që të nxora nga Ura e Halldhevet, që të ap ty këtë dhe për trashëgim.
8 Edhe ay tha: O Zot Perëndi, nga do ta njoh se kam për të trashëguar atë?
9 Edhe (ay) i tha ati: Merrmë një mështierrë tre vieç, edhe një dhi tre vieç, edhe një dash tre vieç, edhe një turtull, edhe një pëllump.
10 Edhe ay mori për atë të gjitha këto, edhe i çau ato ndë mest, edhe vuri gjithë-se-cilënë copë kundruell shoqesë saj, po zoqtë nuk’ i çau.
11 Edhe sbritnë shpest’ e egrë mbi kurmat, edhe Avrami i dëboi ato.
12 Edhe mbë të perënduarët të diellit, Avrami ra mbë një gjum të rëndë, edhe na një frikë fort e errëtë tek ra mbi atë.
13 Edhe (Zoti) i tha Avramit: Ta diç me të vërtetë se fara jote do të rrijë ndë dhe të huajë që nuk’ ësht’ i tyre, edhe do t’i bënjënë shërbëtorë ata, edhe do t’i shtrëngonjën’ ata, katrë qint viet,
14 po unë do të gjukonj atë komp që do të bënenë shërbëtorë tek ay, pastaj do të dalënë me gjë të madhe,
15 po ti do të shkonjç te atëritë tu me paqtim, do të këllitesh ndë varr me pleqëri të mirë,
16 edhe mbë të katrëtinë bres do të kthenenë këtu, sepse edhe nuk’ është mbushurë panomia e Amorrevet.
17 Edhe kur perëndoi dielli, e u err fort, na një kuminë tek po nxirte tym, edhe një llambadhe ziarri, e cila depërtoi ndërmest atyre copavet që ishinë çarë dyshë.
18 Atë ditë Zoti bëri dhiatë me Avramnë, tuke thënë: Këtë dhe ja kam dhënë farësë sate, që nga lumi i Egjyptërisë, gjer ndë lum të math, ndë lum’ të Efratit,
19 Kenetët’ e Kenezetët’, e Kedhmonetëtë, e Hettetët’, e Ferezetët’, e Rafaimëtë, 20 e Amorrejt’, e Hanaanitët, e Gjergjesejt’, e Jevusejtë.
KREI 16
1 Edhe Sara, gruaja e Avramit, nuk’ i pillte ati, edhe kishte një shërbëtore Egjyptkë, që kluhej Agarë.
2 Edhe Sara i tha Avramit: Na Zoti tek më mbylli nga të piellëtë, hyrë pra te shërbëtoreja ime, mbase mos fitonj dialë nga ajo. Edhe Avrami ja dëgjoi fialënë Sarësë.
3 Edhe Sara, gruaja e Avramit, mori Agarënë Egjyptkënë shërbëtoren’ e saj, që kur pat ndenjur’ Avrami dhietë viet ndë dhe të Hanaanit, edhe ja dha Avramit burrit saj, që të ishte grua e ati.
4 Edhe ay hyri te Agara, edhe ajo u mbars, edhe ajo kur pa se u mbars, e zonja e asaj shpërnderonej përpara sysh asaj.
5 Edhe Sara i tha Avramit: Prej teje më bënetë paudhë. Unë të dhashë shërbëtorenë time ndë gjit, edhe (ajo) kur pa se u mbars, u shpërnderova përpara sysh asaj, le të gjukonjë Zoti ndë mest meje edhe teje.
6 Edhe Avrami i tha Sarësë: Na shërbëtoreja jote (tek është) ndë dorët tënde, bëni asaj si (të jet’) e pëlqyerë ndë syt të tu. Edhe Sara e mori atë me të keq, edhe ajo iku nga syt’ e asaj.
7 Edhe ëngjëlli i Zotit e gjeti atë afërë gurrës’ ujit, ndë shkretëtirët, afërë gurrësë mb’udhë të Surësë,
8 edhe (i) tha: Agarë, shërbëtoreja e Sarësë, nga vien, e ku po vete? Edhe ajo tha: Po ikënj nga syt’ e Sarësë s’ime zonjë.
9 Edhe ëngjëlli i Zotit i tha asaj: Kthenu te jot zonjë, edhe u përunj ndënë duart t’asaj.
10 Pastaj ëngjëlli i Zotit i tha asaj: Do të shumonj fort farënë tënde, kaqë sa të mos numëronetë nga shumica.
11 Edhe ëngjëlli i Zotit i tha asaj: Na ti (tek je) me barrë, edhe do të piellç dialë, edhe do t’ia kluanjç emërin’ Ismail, sepse Zoti dëgjoi shtrëngimnë tënt,
12 edhe ky do të jetë një njeri i egrë, dora e ati (do të jetë) kundrë të gjithëve, edhe dora e të gjithëve kundrë ati, edhe do të rrijë ndër sy të vëllezëret ti.
13 Edhe (Agara) kluajti emërin’ e Zotit që i fliste asaj: Ti o Perëndi që më pe, sepse tha: Pashë edhe unë këtu atë që më pa?
14 Përandaj u kluajti pusi Llahai-roi [Pusi të gjallit që sheh], na (tek gjendetë) ndërmest të Kadhësë edhe Varadhit.
15 Edhe Agara i polli dialë Avramit, edhe Avrami kluajti emërinë të birt që polli Agara, Ismail.
16 Edhe Avrami ishte tetëdhiet’ e gjashtë vieç, kur i polli Ismailnë Avramit Agara.
KREI 17
1 Edhe Avrami kur ishte nëntëdhiet’ e nëntë vieç, Zoti iu duk Avramit, e i tha: Unë (jam) Perëndia Gjithëpushtetësi, ecë përpara meje, edhe bënu i mbarë.
2 Edhe do të bënj dhiatënë time ndërmes meje e teje, edhe do të të shumonj fort shumë.
3 Edhe Avrami ra mbi faqet të ti, edhe Perëndia i foli ati, tuke thënë:
4 Sa prej meje, na dhiata ime (është) me ty, edhe do të bëneç i ati shumë kombeve,
5 edhe emëri yt nukë do të kluhetë më Avram, por emëri yt do të kluhetë Avraam, sepse të bëra atë shumë kombeve,
6 edhe do të të shtonj fort shumë, edhe do të vë mbi kombe, edhe do të dalënë mbëretër prej teje;
7 edhe do të vë dhiatënë time ndërmes meje e teje, edhe farësë sate pas teje mbë brezat t’atyre, për dhiatë të përherëshime, që të jem Perëndi te ti edhe te fara jote pas teje,
8 edhe do t’ap ty edhe farësë sate pas teje, dhenë që rri i huajë nd’atë, gjithë dhen’ e Hanaanit, për trashëgim të përherëshim, edhe do të jem Perëndia i atyreve.
9 Edhe Perëndia i tha Avraamit: Edhe ti do të ruanjç dhiatënë time, ti edhe fara jote pas teje ndë brezat të tyre.
10 Këjo (është) dhiata ime, që do të ruani ndërmes meje e juve, edhe farësë sate pas teje. Çdo mashkull prej jush do të rrethpritetë.
11 Edhe do të rrethprisni mishin’ e lafshësë tuaj, edhe do të jetë për shenjën’ e dhiatësë ndërmes meje e juve,
12 edhe tetë diç dialë do të rrethpritetë ndër ju, çdo mashkull ndë brezat tuaj që ka lindurë ndë shtëpit, a blerë me argjënt nga ndonjë i huajë, që nuk’ është nga fara jote,
13 ay që ka lindurë ndë shtëpit tënde, edhe ay që është blerë me argjëntnë tënd, vërte do të të rrethpritetë, edhe dhiata ime do të jetë ndë mish tuaj për dhiatë e përherëshime,
14 edhe mashkulli i parrethprerë, që të mos i rrethpritetë mishi i lafshësë, ay shpirt do të vdiretë nga mesi i gjëndëjesë ti, (sepse) prishi dhiatënë time.
15 Edhe Perëndia i tha Avraamit: Sarësë gruasë sate, s’do t’ia kluanjç më emërinë Sarë, por Sarrë [Zonjë] (do të jet’) emëri i asaj.
16 Edhe do të bekonj atë, edhe ty do t’ap dialë nga ajo, edhe do të bekonj atë, edhe do të bënetë (mëmë) kombeve, mbëretërë gjëndëjeve do të dalënë nga ajo.
17 Edhe Avraami ra mbi faqet të ti, edhe qeshi, e tha ndë zemërë të ti: Një qint vieç burri do t’i lintnjë (dialë)? Edhe Sarra, nëntëdhietë vieç grua do të piellë?
18 Edhe Avraami i tha Perëndisë: Rroftë Ismaili përpara teje!
19 Edhe Perëndia tha: Po, gruaja jote Sarra do të të piellë dialë, edhe do t’ia kluanjç emërin’ ati Isaak, edhe do të bënj dhiatënë time me atë për dhiatë të përherëshime, (edhe) me farën’ e ati pas ati.
20 Edhe për Ismailinë, të dëgjova. Na tek e bekova atë, edhe do ta shtonj, edhe do t’e shumonj fort shumë, do t’i lintnjënë dymbëdhietë zotëri, edhe do t’e bënj atë komp të math,
21 po dhiatënë time do t’e bënj me Isaakunë, që do të piellë ty Sarra vitinë që vien, posi mbë këtë kohë.
22 Edhe si mbaroi të foluritë bashkë me atë, Perëndia hipi lart nga Avraami.
23 Edhe Avraami mori Ismailinë të birrë, edhe gjith’ata që kishinë lindurë ndë shtëpit të ti, edhe gjith’ata që kishte blerë me argjënt të ti, çdo mashkull të njerëzet shtëpis’ Avraamit, edhe u rrethpreu mishin’ e lafshësë atë ditë, sikundrë i tha Perëndia.
24 Edhe Avraami (ishte) nëntëdhiet’ e nëntë vieç kur rrethpreu mishin’ e lafshësë ti.
25 Edhe Ismaili i biri ati (ishte) trembëdhietë vieç, kur rrethpreu mishin’ e lafshës ti.
26 Atë ditë u rrethpre Avraami edhe Ismali i biri ati,
27 edhe gjithë njerëzit’ e shtëpis’ ati, edhe ata që ishinë blerë me argjënt nga të tierë kombe, u rrethprenë bashkë me atë.
KREI 18
1 Edhe Zoti iu duk ati ndë list të Mamvrisë, atie ku rrinte ndë derët të tendësë ndë vapët të ditësë.
2 Edhe ay kur ngriti syt’ e ti, pa, edhe na tre burra tek po rrijnë përpara ati, edhe (kur) pa, u sul t’u dalë përpara atyre nga dera e tendësë, edhe unji vetëhen’ e ti gjer përdhe,
3 edhe tha: Zoti im, ndë paça gjeturë hirë përpara syvet tu, mos ikë, të lutem, nga shërbëtori yt,
4 të lutem, le të bienë pak ujë, edhe lani këmbëtë tuaj, edhe prehi ndënë drut,
5 edhe unë do të bie pakëzë bukë, edhe forconi zemrënë tuaj, pastaj do të shkoni, sepse përandaj shkuatë nga shërbëtori juaj. Edhe ata thanë: Bën kështu, si the.
6 Edhe Avraami vate me vrap ndë tendët të Sarrësë, e tha: Shpejto (e) ngjish tri masa mielli të mirë, edhe bën kuleçë.
7 Edhe Avraami vate me vrap ndër lopët, edhe mori një viç të kërthinjë e të mirë, edhe ja dha shërbëtorit, edhe ay shpejtoi t’e bënte gati,
8 pastaj mori gjalpë e klumësht, edhe viçinë që bëri gati, edhe e vuri përpara atyreve, edhe ay rrinte afër’ atyreve ndënë list, edhe ata hëngrë.
9 Edhe i thanë ati: Ku (është) Sarra gruaja jote? Edhe ay tha: Na ndë tendët.
10 Edhe (ay) tha: Me të vërtetë do të kthenem te ti posi mbë këtë kohë të vitit, edhe na Sarra gruaja jote tek do të ketë bir. Edhe Sarra dëgjoi ndë derët të tendësë, që (ishte) prapa ati.
11 Edhe Avraami edhe Sarra (ishinë) pleq të vietërë ndë moshë, Sarrës’ i kishinë mbeturë të ardhurat e gravet.
12 Edhe Sarra qeshi me vetëhen e saj, tuke thënë: Passi u plaka do të më ketë anda? Edhe im zot (është) plak.
13 Edhe Zoti i tha Avraamit: Përse qeshi Sarra, tuke thënë: Passi u plaka unë, a do të piell me të vërtetë?
14 A është gjë që s’munt (ta bënjë) Zoti? Mb’atë kohë që vura do të kthenem te ti, posi mbë këtë kohë të vitit, edhe Sarra do të ketë bir.
15 Atëhere Sarra mohoi, e tha: Nukë qesha; sepse pati frikë. Edhe ay tha: Jo, po qeshe.
16 Edhe burratë si u ngrenë andejë, ja mbajtnë për ndë Sodhoma, edhe Avraami dolli bashkë me ata që t’i përcillte.
17 Edhe Zoti tha: A do t’e fsheh unë nga Avraami, atë që bënj?
18 Edhe Avraami me të vërtetë do të bënetë (një) komb i math e i fortë, edhe gjithë kombet’ e dheut do të bekonenë mb’atë,
19 sepse e njoh atë, se do të porositnjë bijt’ e ti, edhe shtëpin’ e ti, pas vetëhesë ti, edhe do të ruanjën’ udhën’ e Zotit, të bënjënë dreitëri e gjyqë, që të bierë Zoti mbi Avraamnë (gjithë) sa i foli ati.
20 Edhe Zoti tha: Klithma e Sodhomavet edhe e Gomorravet u shumua, edhe faji i atyre (është) fort i math,
21 do të sbres pra, edhe do të shoh, ndë punuanë të tërë pas klithmësë që vien tek unë, ndë mos, po ta di.
22 Edhe burrat’ iknë andej, e vanë ndë Sodhomat, edhe Avraami po qëndronte edhe më përpara Zotit.
23 Edhe Avraami u afrua e tha: Mos do të prishç të dreitinë bashkë me të pabesinë?
24 Ndë qofshinë pesëdhietë të dreitë ndë qytet, vallë do t’i prishç (ata)? Edhe nukë do të ndëlenjç vëndinë për të pesëdhietë të dreitëtë që janë nd’atë?
25 Qoftë lark, ti mos bënjç kurrë të tillë punë, të vraç të dreitinë bashkë me të pabesinë! Qoftë lark prej teje! A s’do të bënjë gjyqë ay që gjukon gjithë dhenë?
26 Edhe Zoti tha: Ndë gjeça pesëdhietë të dreitë ndë qytet të Sodhomavet, do të ndëlenj gjithë vëndinë për ata.
27 Edhe Avraami u përgjeq e tha: Na tashi tek kuxova t’i flas Zotit tim, ndonëse jam dhe e hi,
28 ndë qënçinë më pak se pesë (vetë) nga të pesëdhietë të dreitëtë, a do të prishç gjithë qytetnë për punë të pesëvet? Edhe (Zoti) tha: S’do t’e prish (atë), ndë gjeça atie dyzet’ e pesë.
29 Edhe (Avraami) ngjati fialën’ edhe më, e i tha ati: (po) Ndë u ngjëntçin atie dyzet? Edhe (ay) tha: S’do t’e prish (atë) për të dyzetët.
30 Edhe (Avraami) tha: Le të mos zemëronetë Zoti im, ndë folça edhe më, po ndë u gjëntçin’ atie tridhietë? Edhe (ay) tha: S’do t’e prish (atë), ndë gjeça atie tridhietë.
31 Edhe (Avraami) tha: Na tashi tek kuxova t’i flas Zotit tim, (po) ndë u gjëntçin’ atie njëzet? Edhe (ay) tha: S’do t’e prish (atë) për të njëzetët.
32 Edhe (Avraami) tha: Le të mos zemëronetë Zoti im, ndë folça edhe një herë: (po) ndë u gjëntçin’ atie dhietë? Edhe (ay) tha: S’do t’(e) prish (atë) për të dhietët.
33 Edhe Zoti iku, passi pushoi tuke folë me Avraamnë, edhe Avraami u kthye ndë vënt të ti.
KREI 19
1 Edhe të dy ëngjëjtë erdhë ndë Sodhomat mbrëmanet, edhe Lloti po rrinte përanë portësë Sodhomavet, edhe Lloti kur pa, u ngrit t’u dilte përpara atyreve, edhe unji vetëhen’ e ti gjer përdhe,
2 e tha: Na o zotërit’ e mi, kthehi ndë shtëpi të shërbëtorit tuaj, edhe shkoni natënë, e lani këmbëtë tuaj, edhe ndë mëngjes si të ngrihi, do të shkoni udhësë tuaj. Edhe ata thanë: Jo, po do të shkojmë natënë mb’udhë.
3 Edhe passi i nxitoi ata shumë, u kthyenë tek ay, edhe hynë ndë shtëpi t’ati, edhe u bëri atyreve gosti, edhe poqi kuleçë, edhe hëngrë.
4 Edhe përpara se të flijnë, burrat’ e qytetit, burrat’ e Sodhomavet, qerthëlluanë shtëpinë, të ri e pleq, gjithë gjëndeja bashkë gjer mb’anë (të qytetit),
5 edhe i thërrisninë Llotit, e i thoshinë: Ku (janë) ata burratë që hynë te ti natënë? Nxiri ata ndër ne që t’i njohëmë.
6 Edhe Lloti dolli tek ata përpara derësë, edhe mbylli derënë prapa ti,
7 e tha: Mos, o vëllezërit’ e mi, mos bëni (këtë) të keqe,
8 na tek kam dy bija, që s’kanë njohurë burr, u bie juve pra ato jashtë, edhe u bëni atyreve, si t’u pëlqenjë juve, po këtyre burrave mos u bëni gjë të keqe, sepse përandaj hynë ndënë hiet të shtëpisë sime.
9 Edhe ata thanë: Ik andyj. Edhe thanë: Ky i huajë erdhi të rrijë ndër ne, edhe kërkon të bënetë gjukatës? Tashi do të bëjmë më shumë keq ty, se atyreve. Edhe nxitoninë njerinë Llotnë fort tepërë, edhe u afruanë që të thyeninë derënë.
10 Edhe burratë ndejtinë duart’ e tyre, edhe rroknë Llotnë pas vetëhes’ atyre, edhe mbyllnë derënë,
11 edhe atyre njerëzet që ishinë ndë derët të shtëpisë, u ranë me verbësirë që nga i vogëli gjer ndë të madhë, kaqë sa u lothnë tuke kërkuarë derënë.
12 Edhe burrat’ i thanë Llotit: A ke këtu tiatërë njeri? Dhëndërr, a bij a bija, a ndë paç tiatërë njeri ndë qytet, nxiri nga ky vënt,
13 sepse neve po e prishëmë këtë vënt, sepse klithma e atyreve u shumua përpara Zotit, edhe Zoti na dërgoi që të prishëm’ atë.
14 Dolli pra Lloti, edhe u foli dhëndurrëvet ti, që ishinë vluarë mbë të bijat e ati, e tha: Ngrihi, dilni nga ky vënt, sepse Zoti po prish qytetnë. Po dhëndurrëvet ti u duk se po qeshte.
15 Edhe kur u sbardhëllua, ëngjëjtë nxitoninë Llotnë, tuke thënë: Ngreu, e merr gruanë tënde, edhe të dy tët bija që gjëndenë (këtu), që të mos humpç bashkë edhe ti ndë panomi të qytetit.
16 Po passi mënohej, burratë rroknë për dore atë, edhe dorën’ e gruas ati, edhe duart’ e të dy bijavet ati (sepse iu dhemp Zotit për atë), nxuarrë atë edhe e vunë jashtë qytetit.
17 Edhe kur i nxuarrë ata jashtë, (Zoti) tha: Shpëto jetënë tënde, mos vështro prapa teje, as mos rrish rrotullë këti vëndi, shpëto ndë malt, që të mos humbaç.
18 Edhe Lloti u tha atyreve: Të lutem, mos, o Zot,
19 na shërbëtori tek gjeti hirë përpara teje, edhe madhove përdëllimnë tënt, që bëre tek unë, tuke ruajturë jetënë time, po unë s’munt të shpëtonj ndë malt, mos më harrinjë e keqeja, e vdes,
20 të lutem, na ky qytet është afërë që të hynj atie, edhe ësht’ i vogëlë, të lutem, të shpëtonj atie (a nuk’ ësht’ i vogëlë?) edhe do të rronjë shpirti im.
21 Edhe (Zoti) i tha ati: Na tek të dëgjova edhe për këtë punë, të mos e prish atë qytet që më the,
22 shpejto, (e) shpëto atie, sepse nukë do të munt të bënj asgjë, gjersa të veç atie. Përandaj ja kluajti emërin’ ati qyteti Zoarë [i vogëlë].
23 Edhe lindi dielli mbi dhet, kur hyri Lloti ndë Zoarë.
24 Edhe Zoti lëshoi mbi Sodhomat e mbi Gomorrat shi squfuri e zjarri prej Zotit nga qielli,
25 edhe prishi këta qytete, edhe gjith’ata vënde përqark, edhe gjithë vëndësit’ e qytetevet, edhe bimat’ e dheut.
26 Po gruaja e ati prapa ati vështroi prapa, edhe u bë shtyllë krype.
27 Edhe Avraami mëngoi ndë mëngjes (e erdhi) nd’atë vënt ku pat ndenjurë përpara Zotit,
28 edhe Avraami kur shtiu sytë mbi Sodhomat e mbi Gomorrat, edhe mbi gjithë dhen’ e ati vëndit përqark, pa, edhe na tek po hipte tym nga dheu, posi tym kumine.
29 Kështu pra, Perëndia kur prishi qytetet’ e ati vëndi përqark, Perëndisë i ra ndër mënt Avraami, edhe nxori Llotnë nga mesi i prishëjesë, kur prishi ata qytetetë, që rrinte Lloti.
30 Edhe Lloti vate lart nga Zoara, e ndenji ndë malt, edhe të dy të bijat’ e ati bashkë me atë, sepse pat frikë të rrinte ndë Zoarë, edhe ndenji ndë (një) shpellë ay edhe të dy të bijat’ e ati.
31 Edhe më e madheja i thotë së vogëlësë: Ati ynë (është) plak, edhe tiatërë njeri nuk’ (është) mbi dhet të hynjë ndër ne, pas zakonit gjithë botësë,
32 eja, le t’i apëm’ atit tënë të pijë verë, edhe le të flemë bashkë me atë, edhe le të ngjallëmë farë nga ati ynë.
33 I dhanë pra t’et të pinte verë atë natë, edhe hyri më e madheja, e fjeti bashkë me t’anë, edhe (ay) nuk’ e kupëtoi as kur ra ajo, as kur u ngrit.
34 Edhe ndë nesëret i tha më e madheja, së vogëlësë: Na unë tek fjeta die natënë bashkë me atinë tanë, le t’i apëm’ ati të pijë verë edhe sonte, edhe hyrë ti, e fli bashkë me atë, edhe le të ngjallëmë farë nga ati ynë.
35 I dhanë pra t’et të pinte verë edhe atë natë, edhe u ngrit e vogëla, e fjeti bashkë me atë, edhe (ay) nuk’ e kupëtoi as kur ra ajo, as kur u ngrit.
36 Edhe u mbarsnë të dy të bijat’ e Llotit nga ati tyre.
37 Edhe më e madheja polli dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Moav, ky (ësht’) i ati Moavitëvet gjer mbë sot.
38 Pastaj polli dialë edhe e vogëla, edhe ja kluajti emërin’ ati Ven-ammi, ky (ësht’) i ati Ammonitëvet gjer mbë sot.
KREI 20
1 Edhe Avraami u nis andej, nga ana e mesditësë, edhe ndenji ndërmest Kadheshit e Shurit, edhe ndenji i huajë ndë Gjerarë.
2 Edhe Avraami tha për Sarrënë gruan’ e ti, (se): Është ime motërë. Edhe Avimelehu mbëreti i Gjerarësë dërgoi, e mori Sarrënë.
3 Edhe Perëndia erdhi tek Avimelehu natënë ndë ëndërrë, e i tha: Na ti tek vdes për punë të gruasë që more, sepse ajo është martuarë me burrë.
4 Edhe Avimelehu nuk’ ishte afruarë tek ajo, edhe (ay) tha: Zot, a do të vraç një komp të dreitë?
5 A nukë më tha ay, (se): Ësht’ ime motërë? Edhe ajo vetë përsëri më tha (se): Është im vëlla. Me të këthiellë të zemrësë sime, edhe me të dreitë të duarvet mia bëra këtë.
6 Edhe Perëndia i tha ati nd’ëndërrë: Edhe un’ e di se me të këthiellë të zemrësë sate bëre këtë, andaj edhe unë të ndala të mos fëlenjç tek unë, përandaj nukë të lashë t’i piekç asaj,
7 tashi pra epi prapë gruanë burrit, sepse është profit, edhe do të lutetë për ty, edhe do të rronjç, po ndë mos ja dhënç prapë, ta dish se do të vdeç krejt ti, edhe gjithë të tutë.
8 Edhe Avimelehu mëngoi ndë mëngjes, edhe thirri gjithë shërbëtorët’ e ti, edhe u foli atyre gjithë këto fialë ndë vesh t’atyre, edhe njerëzit’ u frikësuanë fort.
9 Edhe Avimelehu thirri Avraamnë, e i tha: Ç’ (është) këjo që na bëre? Edhe ç’faj të kam bërë unë ty, që prure mbi mua, edhe mbi mbëretërit time faj të math? Bëre një punë tek unë, që nukë duhej të bënej.
10 Edhe Avimelehu i tha Avraamit: Ç’pe, që bëre këtë punë?
11 Edhe Avraami tha: Sepse unë thashë: Me të vërtetë s’ka frikë Perëndie ndë këtë vënt; edhe do të më vrasënë për gruanë time,
12 po me të vërtetë ësht’ ime motërë, e bija tim et, por jo e bij’ e simëje, edhe u bë gruaja ime,
13 edhe kur më bëri Perëndia të dal nga shtëpia e tim et, i thashë asaj: Do të më bënjç këtë nderë: ndë çdo vënt që të vemi, thuaj për mua, se: Ky ësht’ im vëlla.
14 Edhe Avimelehu mori dhen, e qe, e shërbëtorë, e shërbëtore, e ja dha Avraamit, edhe i dha prapë Sarrënë gruan’ e ati.
15 Edhe Avimelehu tha: Na dheu im (tek është) përpara teje, rri ku të të pëlqenjë.
16 Edhe Sarrës’ i tha: Na tek i dhashë një mijë argjënde tyt vëllai, na ay (është) për ty një mbulesë sysh ndër gjith’ ata që janë bashkë me ty, edhe bashkë me gjithë (të tierëtë). (Kështu) u qërtua ajo.
17 Edhe Avraami iu lut Perëndisë, edhe Perëndia shëndoshi Avimelehunë, edhe gruan’ e ati, edhe shërbëtoret’ e ati, edhe puallnë (djem).
18 Sepse Zoti kishte mbyllurë krejt çdo shtrat ndë shtëpi të Avimelehut, për punë të Sarrësë gruas’Avraamit.
KREI 21
1 Edhe Zoti erdhi e pa Sarrënë, sikundrë pat thënë, edhe Zoti i bëri Sarrësë sikundrë i pat folë.
2 Edhe Sarra u mbars, e i polli Avraamit dialë, ndë pleqëri t’ati, mb’atë kohë që i pat thënë ati Perëndia.
3 Edhe Avraami ja kluajti emërinë të birit, që i lindi ati, të cilinë ja polli ati Sarra, Isaak.
4 Edhe Avraami rrethpreu të birrë Isaakunë të tetënë ditë, sikundrë pat urdhëruar’ atë Perëndia.
5 Edhe Avraami (ishte) një qint vieç, kur i lindi Isaaku i biri ati.
6 Edhe Sarra tha: Perëndia më bëri të qesh, kush të dëgjonjë, do të qeshnjë bashkë me mua.
7 Edhe tha: Kush do t’i thoshte Avraamit, se do t’u epte sisë djemve Sarra? Sepse polla dialë ndë pleqërit t’ati.
8 Edhe çuni u rrit, edhe u cvorth, edhe Avraami bëri një gosti të madhe atë ditë që u cvorth Isaaku.
9 Edhe Sarra pa të birin’ e Agarës’ Egjyptkësë, që ja pat piellë Avraamit, tuke përqeshur (Isaakunë).
10 Edhe (ajo) i tha Avraamit: Dëbo këtë shërbëtorenë, edhe të birr’ e asaj, sepse s’ka për të trashëguar’ i biri kësaj shërbëtoreje bashkë me tem bir, Isaakunë.
11 Edhe këjo punë u duk fort e ashpërë ndër sy të Avraamit për të birrë.
12 Edhe Perëndia i tha Avraamit: Le të mos të duket’ e ashpërë ndër sy të tu për çuninë, edhe për shërbëtorenë tënde, edhe gjithë sa të thotë ty Sarra, ndëgjo fialët’ e asaj, sepse mbë Isaakunë do të kluhetë fara jote,
13 po edhe të bir’ e shërbëtoresë do t’e bënj komp, sepse është fara jote.
14 Edhe Avraami u ngrit shpejt ndë mëngjes, e mori bukë, edhe një calik me ujë, edhe ja dha Agarësë, e ja vuri mbë krahë, edhe dialënë, edhe e dëboi atë; edhe ajo iku tuke siellë andej e këtej ndë shkretëtirët të Beer-shebasë.
15 Edhe passi u mbarua ujëtë nga caliku, hodhi dialënë ndënë një shkurre,
16 edhe erdhi e ndenji kundruell, lark sa një të shtënë harku, sepse tha: Të mos shoh vdekëjen’ e dialit. Edhe ndenji kundruell, edhe ngriti zën’ e saj, e klau.
17 Edhe Perëndia i dëgjoi zënë dialit, edhe ëngjëlli i Perëndisë i thirri Agarësë nga qielli: Ç’ke, Agarë? Mos u frikëso, sepse Perëndia dëgjoi zën’ e dialit nga vëndi ku është,
18 ngreu, e merr dialënë, edhe mbaje për dore, sepse do t’e bënj atë komp të math.
19 Edhe Perëndia i hapi syt’ asaj, edhe kur pa një pus uji, vate e mbushi calikunë me ujë, edhe ja dha dialit e piu.
20 Edhe Perëndia ishte bashkë me dialënë, edhe u rrit, e ndenji ndë shkretëtirët, edhe u bë një harkuar.
21 Edhe ndenji ndë shkretëtirët të Paranit, edhe e ëma i mori grua nga dheu i Egjyptërisë.
22 Edhe nd’atë kohë Avimelehu, bashkë me Fihollinë kryeushtëtorin’ e fuqis’ ati, i foli Avraamit, tuke thënë: Perëndia (është) bashkë me ty mbë çdo punë që bën,
23 tashi pra bëmë be këtu te Perëndia, se nukë do të më gënjejsh mua, as tem bir, as tem nipër, (po) pas ati përdëllimit që të bëra, do të bënjç mbë mua, edhe mbë dhet që erdhe i huajë edhe ndenje.
24 Edhe Avraami tha: Unë do të bënj be.
25 Edhe Avraami qërtoi Avimelehunë për pusin’ e ujit, që rrëmbyenë shërbëtorët’ e Avimelehut.
26 Edhe Avimelehu tha: Nukë di kush e bëri këtë punë, edhe as ti nukë më dhe zë, edhe as unë nuk dëgjova, veçe se sot.
27 Edhe Avraami mori dhen, e qe, e ja dha Avimelehut, edhe të dy lithnë fialë.
28 Edhe Avraami vuri mbënjanë shtatë shqerra femëra nga tufa.
29 Edhe Avimelehu i tha Avraamit: Ç’janë këto shtatë shqerra femëra, që vure mbënjanë?
30 Edhe ay tha: Se (këto) shtatë shqerra femëra, do t’i març nga dora ime, që të jenë për dëshmi tek unë, se un’ e miha këtë pus.
31 Përandaj e kluajti atë vënt Beersheba, sepse të dy bënë be atie.
32 Edhe lithnë fialë ndë Beersheba. Edhe Avimelehu u ngrit, edhe Fiholli kryeushtëtori i fuqis’ ati, edhe u kthyenë ndë dhet të Filistejvet.
33 Edhe (Avraami) mbolli një pyll ndë Beersheba, edhe thërriti atie emërin’ e Zotit të përjetëshimit Perëndi.
34 Edhe Avraami erdhi i huajë edhe ndenji shumë dit ndë dhe të Filistejvet.
KREI 22
1 Pas këtyre punëve Perëndia i sgjodhi zemrënë Avraamit, edhe i tha: Avraam, edhe ay tha: Na ku jam.
2 Edhe tha: Tashi merr tët bir, dialën’ e vetëmë, që deshe, Isaakunë, edhe shko ndë vënt të Moriahut, edhe bëne atie kurban të diegurë gjithë mbi një mal’ që të kam për të thënë.
3 Edhe Avraami u ngrit shpeit ndë mëngjes, e i vuri samarë gomaresë ti, edhe mori me vetëhe dy (vetë) nga shërbëtorët’ e ti, edhe Isaakunë, të birrë, edhe çau dru për kurbanin’ e diegurë të gjithë, edhe u ngrit e vate nd’atë vënt që i tha Perëndia.
4 Edhe të tretënë ditë Avraami shtiu syt’ e ti, e pa vëndinë për së largu.
5 Edhe Avraami u tha shërbëtorëvet ti: Ju rrini aty bashkë me gomarenë, po un’ edhe diali do të vemi gjer atie, edhe si të lutemi, do të kthenemi te ju.
6 Edhe Avraami mori drut’ e kurbanit diegurë gjithë, edhe ja vuri siprë Isaakut të birit, edhe mori ndë dorë të ti zjarrin’ edhe thikënë, edhe vanë të dy bashkë.
7 Edhe Isaaku i tha Avraamit t’et: Ata im. Edhe ay tha: Ç’ësht’, o bir. Edhe ay tha: Na zjarri edhe drutë, po ku është berri për kurban të diegurë gjithë?
8 Edhe Avraami tha: Perëndia, o diali im, do të shohë për vetëhen’ e ti berrnë për kurban të diegurë gjithë. Edhe ecëninë të dy bashkë.
9 Edhe si erdhë nd’atë vënt që i tha Perëndia, Avraami ndërtoi atie therorenë, edhe vuri drutë, edhe si lidhi Isaakunë të birrë, e vuri mbi therorenë siprë druvet,
10 edhe Avraami ndejti dorën’ e ti e mori thikënë që të therte të birrë.
11 Edhe ëngjëlli Zotit i thërriti ati nga qielli, e tha: Avraam, Avraam. Edhe ay tha: Na ku jam.
12 Atëhere tha: Mos vërë dorënë tënde mbi dialthinë, edhe mos i bën gjëkafshë, sepse tashi e njoha se ti i ke frikë Perëndisë, sepse nukë kurceve tët bir dialin’ e vetëmë për mua.
13 Edhe Avraami kur ngriti syt’ e ti, pa, edhe na një dash prapa, mbajturë nga brinjt’ e ti mbë nju dru të dëndurë; edhe Avraami erdhi, e mori dashnë, edhe e bëri kurban të diegurë gjithë ndë vënt të birt.
14 Edhe Avraami ja vuri emërin’ ati vëndi Jehovah-jireh [Zoti do të shohë], sikundrë thuhet’ (edhe) sot, Zoti do të shihet ndë malt.
15 Edhe ëngjëlli Zotit i thërriti për së dyti Avraamit nga qielli,
16 e tha: Bëra be mbë vetëhet time, thotë Zoti, sepse bëre këtë punë, edhe nukë t’u dhëmp për tët bir të vetëminë,
17 se me bekim do të të bekonj, edhe me të shumuarë do të shumonj farënë tënde posi yjet’ e qiellit, edhe posi rërënë që është ndë buzët të detit, edhe fara jote do të pushtonjë dyert’ e arëmiqvet saj.
18 Edhe ndë farët tënde do të bekonenë gjithë kombet’ e dheut, sepse dëgjove zënë tim.
19 Edhe Avraami u kthye te shërbëtorët’ e ti, edhe si u ngritnë, vanë bashkë ndë Beersheba, edhe Avraami ndenji ndë Beersheba.
20 Pas këtyre punëve, i dhanë zë Avraamit, tuke thënë: Na Millkaha tek i polli edhe ajo bij Nahorit tyt vëllai,
21 Huzinë të paralindurin’ e ati, edhe Buzinë të vëllan’ e ati, edhe Kemuilinë t’anë e Aramit,
22 Edhe Kesedhinë, edhe Hazonë, edhe Pildashinë, edhe Jidllafinë, edhe Vathuilinë.
23 Edhe Vathuilit i lindi Reveka, edhe këta të tetë ja polli Millkaha Nahorit të vëllat Avraamit.
24 Edhe e dashura e ati, që kluhej Reumahë, polli edhe ajo Tevahun’ e Gahamin’ e Thahashin’ e Maahanë.
KREI 23
1 Edhe Sarra rroi një qint e njëzet e shtatë viet, (këta janë) viet e jetësë Sarrësë.
2 Edhe Sarra vdiq ndë Kiriath-arba, e cila (është) Hebrona ndë dhe të Hanaanit, edhe Avraami erdhi që të klante Sarrënë, e të mbante zi për atë.
3 Edhe Avraami u ngrit përpara të vdekurit ti, edhe u foli të bijet Hethit, tuke thënë:
4 Unë (jam) i huajë edhe ndë dhe të huajë ndërmest juve, epmëni dhé për varr ndërmest juve, që të kllas të vdekurinë tim nga syt’ e mi.
5 Të bijt’ e Hethit iu përgjeqnë Avraamit, tuke i thënë ati:
6 Pa dëgjona, o zoti im, Ti (je) ndërmes neve një zotëri prej Perëndie, kall ndë varr të vdekurinë tënt ndë më të mirinë nga varretë tanë, asndonjë prej nesh s’të ka për të ndalë varrin’ e ti, që të kallsh të vdekurinë tënt.
7 Atëhere u ngre Avraami, e i unji kryetë gjëndëjesë vëndit, të bijet Hethit,
8 edhe u foli atyre, tuke thënë: Ndë u do zëmëra juve të kllas të vdekurinë tim nga syt’ e mi, dëgjomëni, thojni për mua Efronit të birit Zoharit,
9 edhe le të më apë shpellën’ e ati Mahpellahënë, që është mbanët t’arësë ti, me pagë të plotë le të ma apë atë, për vënt varri ndërmest juve.
10 Edhe Efroni po rrinte ndë mest të bijet Hethit, edhe Efron Hititi iu përgjeq Avraamit përpara të bijet Hethit që të dëgjoninë gjith’ ata që kishinë hyrë ndë portët të qytetit ati, tuke thënë:
11 Jo, o zoti im, dëgjomë: T’ap arënë, t’ap edhe shpellënë që është nd’atë, përpara të bijet gjëndëjesë sime t’i ap ato ty, kall ndë varr të vdekurinë tënt.
12 Edhe Avraami unji kryetë përpara gjëndëjesë vëndit,
13 edhe i tha Efronit përpara gjithë gjëndëjesë vëndit që të dëgjoninë, tuke thënë: Ndë (daç) ti, të lutem dëgjomë: do t’ap ty argjëndin’ e arësë, merre prej meje, edhe do të vë ndë varr të vdekurinë tim atie.
14 Edhe Efroni iu përgjeq Avraamit, e i tha:
15 Dëgjomë, o zoti im. Dhe katrë qint shekëlla argjëndi, ç’është ndërmest meje e teje; kall ndë varr pra të vdekurinë tënt.
16 Edhe Avraami dëgjoi Efroninë, edhe Avraami i peshoi argjëndinë’ Efronit, që tha përpara të bijet Hethit, katrë qint shekëlla argjëndi, që shkonte ndëpër tregëtarët.
17 Edhe ara e Efronit, që (ishte) ndë Mahpellahë, përpara Mamresë, ara, edhe shpella që ishte nd’atë, edhe gjithë drunjtë që ishinë nd’arët edhe përqark gjith’ atyre kufinjvet, iu siguruan’
18 Avraamit për dhen’ e ti, përpara të bijvet Hethit, përpara gjith’ atyreve që hynin’ e dilinë ndë portët të qytetit ati.
19 Edhe pastaj Avraami kalli ndë varr Sarrënë gruan’ e ti ndë shpellët t’arësë Mahpellahësë përpara Mamresë, e cila (është) Hebrona ndë dhe të Hanaanit.
20 Edhe ara, edhe shpella që (ishte) nd’atë iu bënë Avraamit për dhé varri prej të bijet Hethit.
KREI 24
1 Edhe Avraami ishte plak i shkuarë nga viet, edhe Zoti e bekoi Avraaminë mbë të gjitha.
2 Edhe Avraami i tha shërbëtorit ti më të vietërit shtëpisë vet, kujdestarit gjithë gjësë ti: Të lutem, vëre dorënë tënde ndënë kofshët time,
3 edhe do të vë ndë be Zonë, Perëndin’ e qiellit edhe Perëndin’ e dheut, se s’ke për të marrë grua për tem bir nga bilat’ e Hanaanitëvet, që rri unë ndërmest atyreve,
4 po ke për të vaturë ndë vënt tim, edhe ndë fist tim, edhe ke për të marrë grua për tem bir, Isaakunë.
5 Edhe shërbëtori i tha ati: Mbase nukë do të dojë gruaja të më vinjë pas ndë këtë dhe, duhetë të shpie tët bir nd’atë dhe që dolle.
6 Edhe Avraami i tha ati: Ki mëntë, mos shpiesh tem bir atie,
7 Zoti Perëndia i qiellit, që më nxori nga shtëpia e tim et, edhe nga dheu që kam lindurë, edhe i cili më foli, edhe më bëri be, tuke thënë: Këtë dhe do t’ja ap farësë sate, ay do të dërgonjë ëngjëllin’ e ti përpara teje, edhe do të marrç grua për tem bir andej,
8 po ndë mos dashtë gruaja të vinjë pas teje, atëhere do të jesh i liruarë nga këjo beja ime, veçe mos shpiesh tem bir atie.
9 Edhe shërbëtori vuri dorën’ e ti ndënë kofshët t’Avraamit të zot, edhe i bëri be për këtë punë.
10 Edhe shërbëtori mori dhietë kamille nga kamillet’ e të zot, edhe vate tuke siellë me vetëhe nga gjithë të mirat’ e të zot, edhe u ngre e vate ndë Mesopotami, ndë qytet të Nahorit.
11 Edhe unji mbë gjunj kamilletë përjashta qytetit përanë pusit ujit, ndaj mbrëma, kur dilinë gratë të nxirinë ujë.
12 Edhe tha: O Zot Perëndia i tim zot Avraamit, të lutem, epmë një të piekurë të mirë sot, edhe bëri përdëllim Avraamit, tim zot.
13 Na unë tek po rri afërë krojt’ ujit, edhe të bilat’ e vëndëset qytetit dalënë të nxierrënë ujë,
14 edhe ajo vashëzë që t’i them asaj: Të lutem, sbrit shtëmbënë tënde, që të pi, edhe ajo të thotë: Pi, edhe do t’u ap ujë edhe kamillevet tua, këjo qoftë ajo, që bëre gati për shërbëtorinë tënt Isaakunë, edhe nga këjo do t’e njoh se i bëre përdëllim tim zot.
15 Edhe posa të pushonjë ay së foluri, na tek po dilte Reveka, e cila i kishte lindurë Bathuilit, të birit Millkahësë, gruasë Nahorit, të vëllait Avraamit, edhe kishte shtëmbën’ e saj mbë krahë të saj.
16 Edhe vashëza (ishte) fort e bukurë mbë syt, vërgjireshë, edhe burr nuk’ e kishte njohur’ atë; passi sbriti pra ndë gurrët, mbushi shtëmbën’ e saj, edhe po hipte.
17 Edhe shërbëtori vate me vrap e i dolli përpara, edhe i tha: Të lutem, nëmë të pi pakëz’ ujë nga shtëmba jote.
18 Edhe ajo tha: Pi, zoti im; edhe shpejtoi e sbriti shtëmbën’ e saj mbë krahë të saj, edhe i dha e piu.
19 Edhe ay si pushoi së piri, tha (ajo): Do të nxier ujë edhe për kamillet’ e tua, gjersa të pijënë të gjiitha.
20 Edhe sakaqëherash cbrazi shtëmbën’ e saj ndë magjet, edhe vate me vrap ndë pust të nxirrte ujë, edhe nxori ujë për gjithë kamillet’ e ati.
21 Edhe njeriu tuke çuditurë për atë, nukë fliste, që t’e njihte, vallë ja bëri mbarë udhënë Zoti, apo jo.
22 Edhe si pushuanë kamilletë së piri, njeriu mori një palë vathë të artë një gjysëmë shekëlle të rëndë, edhe dy rrathë për duart’ e asaj dhietë (shekëlla) ari të rëndë,
23 edhe (e) pyeti: E kuja bilë (je) ti? Të lutem, thuajmë, a ka vënt ndë shtëpit tyt et për të rënë ne?
24 Edhe ajo i tha ati: Jam e bila e Vathuilit të birit Millkahësë, të cilinë ja polli Nahorit.
25 Edhe i tha ati: (Ka) ndër ne edhe kashtë, edhe shumë bar, edhe vënt për të rënë.
26 Atëhere njeriu unji kryet’ e iu fal Zotit, edhe tha:
27 Qoftë lëvduarë Zoti Perëndia i tim zot Avraamit, që nukë hoqi dorë nga përdëllimi i ti, edhe nga e vërteta e ti prej tim zoti, Zoti ma bëri mbarë udhënë ndë shtëpit të vëllezëret tim zoti.
28 Edhe goca vate me vrap, edhe dha zë ndë shtëpi të s’ëmësë për këto punë.
29 Edhe Reveka kishte një vëlla që kluhej Llavan, edhe Llavani vate me vrap te njeriu jashtë ndë gurrët.
30 Edhe kur pa vathëtë, edhe rrathëtë ndë duart së motërësë, edhe kur dëgjoi fialët’ e Revekësë së motërësë, tuke (i) thënë (se): Kështu më foli njeriu; erdhi te njeriu që kishte ndenjurë përanë kamillevet ndë gurrët.
31 Edhe tha: Hyrë, i bekuari Zotit, përse rri jashtë? Sepse unë bëra gati shtëpinë, edhe vënt për kamillet.
32 Edhe njeriu hyri ndë shtëpit, edhe (ay) shkarkoi kamilletë, edhe u dha kashtë e bar kamillevet, edhe ujë për të larë këmbët’ e ati, edhe këmbët’ e njerëzet që ishinë bashkë me atë.
33 Edhe i vunë përpara ati (bukë) të hante, po ay tha: S’kam për të ngrënë, gjersa të flas fialënë time. Edhe ay tha: Folë.
34 Edhe tha: Unë (jam) shërbëtori i Avraamit.
35 Edhe Zoti bekoi fort tem zot, e u bë i math, edhe i dha ati dhen, e lopë, e argjënt, e ar, e shërbëtorë, e shërbëtore, e kamille, e gomarë.
36 Edhe Sarra, gruaja e tim zot, i polli bir tim zoti, si u plak, edhe i dha ati gjithë ç’kish.
37 Edhe im zot më vuri mbë be, tuke thënë: Mos marrç grua për tem bir nga të bilat’ e Hanaanitëve, ndë dhet t’atyreve që rri unë,
38 po të veç ndë shtëpi të tim et, e ndë fist tim, e të marrç grua për tem bir.
39 Edhe (un’) i thashë tim zot: Mbase nukë do të dojë gruaja të më vinjë pas.
40 Edhe ay më tha: Zoti, që u pëlqyeshë përpara ati, do të dërgonjë ëngjëllin’ e ti bashkë me ty, edhe do të ta bënjë mbarë udhënë, edhe do të marrç grua për tem bir nga fisi im, e nga shtëpia e tim et;
41 atëhere do të jesh i liruarë nga beja që të vura, kur të veç ndë fist tim, e të mos të t’apënë, atëhere do të jesh i liruarë nga beja që të vura.
42 Edhe (un’) erdha sot ndë gurrët, e thashë: O Zot, Perëndia i tim zot Avraamit, të lutem, bëma mbarë udhënë, ndë të cilën’ unë po vete,
43 na unë tek po rri afërë gurrës’ ujit, edhe vashëza që të dalë të nxierrë ujë, edhe të cilësë t’i them: Të lutem, nëmë pakëzë ujë të pi nga shtëmba jote,
44 edhe ajo të më thotë: Edhe ti pi, por edhe për kamillet e tua do të nxier ujë, këjo qoftë gruaja, që të ketë bërë gati Zoti për të birin’ e tim zoti.
45 Edhe përpara se të pushonj tuke folë ndë zemërët time, na Reveka tek po dilte tuke mbarturë shtëmbënë mbë krahë të saj, edhe sbriti ndë gurrët, e nxori ujë, edhe (un’) i thash’ asaj: Të lutem, nëmë të pi.
46 Edhe ajo shpejtoi e sbriti shtëmbën’ e saj së sipërmi, edhe tha: Pi, edhe do t’u ap ujë edhe kamillevet tua; piva pra, edhe u dha ujë edhe kamillevet.
47 Edhe e pyeta atë, e thashë: E kuja bilë je (ti)? Edhe ajo tha: E bila e Vathuilit, të birit Nahorit, që ja polli Millkaha, edhe (un’) i vara vathëtë ndë faqet, edhe rrathëtë mbi duart t’asaj.
48 Edhe unja kryet’ e iu falç Zotit Perëndisë tim zot Avraamit, që ma bëri mbarë udhën’ e vërtetë, që të marr të bilën’ e të vëllait tim zoti për të birin’ e ati.
49 Tashi pra, ndë daçi t’i bëni përdëllim e të vërtetë tim zot, thojmëni, ndë mos po, thojmëni, që të kthehem mbë të diathtë, a mbë të mëngjërë.
50 Edhe Llavani e Vathuili u përgjeqnë e i thanë: Këjo punë dolli prej Zotit, ne nukë munt të themi ty keq a mirë,
51 na (ku është) Reveka përpara teje, merre edhe shko, edhe le të jetë grua e të birit tyt zoti, sikundrë foli Zoti.
52 Edhe shërbëtori i Avraamit kur dëgjoi fialët’ e atyreve, iu fal Zotit (tuke unjurë kryetë) gjer përdhe.
53 Edhe shërbëtori nxori enë të argjëntta, e enë të arta, e rrobe, e ja dha Revekësë, pastaj i dha dhurata edhe të vëllait asaj, e s’ëmës asaj.
54 Edhe hëngrë e pinë, ay edhe njerëzetë që ishinë bashkë me atë, edhe flejtinë atë natë, edhe si u ngritnë ndë mëngjes, tha: Dërgomëni te im zot.
55 Edhe i vëllai e e ëma thanë: Le të mbesë vashëza bashkë me ne (ca dit), pak (së) paku dhietë (dit), pastaj ka për të ardhurë.
56 Edhe (ay) u tha atyreve: Mos më mbani, sepse Zoti ma bëri mbarë udhënë, dërgomëni të vete te im zot.
57 Edhe ata thanë: Le të thërresëmë gocënë, edhe le të pyesëmë mëndëjen’ e asaj.
58 Edhe thërritnë Revekënë, e i thanë asaj: A vete bashkë me këtë njeri? Edhe ajo tha: Vete.
59 Edhe (ata) dërguanë Revekënë të motërën’ e tyre, edhe mëndeshën’ e asaj, edhe shërbëtorin’ e Avraamit, edhe njerëzit’ e ati.
60 Edhe bekuanë Revekënë, e i thanë asaj: Je motëra jonë, u bëfsh (mëmë përmbi) milëra dhietëra milërash, edhe fara jote pushtoftë dyert’ e arëmiqet saj!
61 Edhe u ngrit Reveka, edhe shërbëtorët’ e asaj, edhe u hipnë kamillevet, edhe vanë pas njeriut, edhe shërbëtori mori Revekënë e shkoi.
62 Edhe Isaaku po kthenej nga pusi Llahai-roj, sepse rrinte ndë dhet të mesditësë.
63 Edhe Isaaku dolli ndë fushët që të falej ndaj mbrëma, edhe kur ngriti syt’ e ti, pa, edhe na tek po vininë kamille.
64 Edhe Reveka kur ngriti syt’ e saj, pa Isaakunë, edhe u hoth poshtë nga kamilleja.
65 Sepse i pat thënë shërbëtorit: Cili (ësht’) ay që po vien fushësë të na dalë përpara? Edhe shërbëtori i pat thënë: Ësht’ im zot. Edhe ajo mori napënë e u mbulua.
66 Edhe shërbëtori i tregoi Isaakut gjithë sa kishte bërë.
67 Edhe Isaaku pruri atë ndë tendët të Sarrësë s’ëmësë ti, edhe mori Revekënë edhe u bë gruaja e ati, edhe e deshi atë, edhe Isaaku u ngushullua për t’ëmën’ e ti.
KREI 25
1 Edhe Avraami mori edhe një tiatërë grua, që kluhej Qeturahë.
2 Edhe ajo i polli ati Zimranë, e Jokshanë, e Medanë, e Midianë, e Ishbakunë, e Shuahunë.
3 Edhe Jokshanit i lindi Shebai e Dedani, edhe të bijt’ e Dedanit ishin’ Asshurimët’ e Letushimët’ e Leummimëtë.
4 Edhe të bijt’ e Midianit (ishin’) Efahu, e Eferi, e Hanohu, e Abidahu, e Eldaahu. Të gjithë këta (ishinë) të bijt’ e Qeturahësë.
5 Edhe Avraami i dha Isaakut gjithë gjën’ e ti.
6 Po të bijet të dashuravet ti, Avraami u dha dhurata, edhe që kur ishte gjall, i dërgoi lark nga i biri ti Isaaku, nga an’ e të lindurit diellit, ndë dhe të Lindëjesë (diellit).
7 Edhe këta (janë) viet e ditvet jetës’ Avraamit, një qint e shtatëdhiet’ e pesë viet.
8 Edhe Avraami dha frymën’ e vdiq ndë pleqëri të mirë, plak plot (me dit), edhe u vu ndë (varret) të gjëndëjesë ti.
9 Edhe Isaaku e Ismaili të bijt’ e ati kallnë atë ndë shpellët të Mahpellahësë, nd’arët të Efronit, të birit Zohar Hittitit, kundrej Mamresë,
10 nd’atë arë që bleu Avraami nga të bijt’ e Hethit, atie u kall ndë dhet Avraami e Sarra gruaja e ati.
11 Edhe pas vdekëjes’ Avraamit, Perëndia bekoi Isaakunë të birin’ e ati, edhe Isaaku ndenji afërë pusit Llahai-roi.
12 Këjo (është) gjeneallogjia e Ismailit të birit Avraamit, që ia polli Avraamit Agarë Egjyptka, shërbëtoreja e Sarrësë,
13 edhe këta (janë) emërat’ e të bijvet Ismailit, pas emëravet atyre, ndë brezat t’atyreve: dial’ i parë i Ismailit (qe) Nebajothi; pastaj Kedhari, e Adbeeli, e Mibsami,
14 e Mishma, e Dumaha, e Massa,
15 Hadari, e Tema, Jeturi, Nafishi, e Kedemahu,
16 këta (janë) të bijt’ e Ismailit, edhe këta (jan’) emërat e atyreve, pas fshatërash atyre, edhe pas vëndevet atyre, dymbëdhietë zotërinj pas kombevet atyre.
17 Edhe këta (janë) viet e jetës’ Ismailit, një qint e tridhiet’ e shtatë viet, edhe ay dha frymën’ e vdiq, edhe u vu ndë (varret) të gjëndëjesë ti.
18 Edhe ata ndenjnë nga Havillahu gjer ndë Shur, që (bie) mbë faqet të Egjyptërisë, kur vete ndonjë ndë Asyri; (Ismaili) ndënji përpara sysh gjithë vëllezëret ati.
19 Edhe këjo (është) gjeneallogjia e Isaakut të birit Avraamit: Avraamit i lindi Isaaku,
20 edhe Isaaku ishte dyzet vieç, kur mori për grua Revekënë, të bilën’ e Vathuilit Syrianit nga Padan-arami, të motërën’ e Llavan Syrianit.
21 Edhe Isaaku i lutej Zotit për të shoqenë, sepse ishte shterpë, edhe Zoti i dëgjoi ati, edhe u mbars Reveka e shoqeja e ati.
22 Edhe djemtë përpiqeshinë përbrënda asaj, edhe (ajo) tha: Ndë (qoftë) kështu, përse (të mbarsem) unë? Edhe vate të pyeste Zotinë.
23 Edhe Zoti i tha asaj: (Janë) dy kombe ndë barkut tënt, edhe dy gjëndëje do të ndahenë nga zorrët’ e tua, edhe njëra gjëndëje do të jetë më e fortë (se tiatra) gjëndëje, edhe më e madheja do t’i shërbenjë më të vogëlësë.
24 Edhe kur iu mbushnë ditë asaj për të piellë, na (tek ishinë) binjakë ndë barkut t’asaj.
25 Edhe i pari dolli i kuq, (edhe) gjithë si lëkurë qimeashpërë, edhe ja kluajtnë emërinë Isaf.
26 Pastaj dolli edhe i vëllai, edhe dora e ati mbante thembrën’ e Isafit, përandaj u kluajti Jakov. Edhe Isaaku (ishte) gjashtëdhietë vieç, kur i lintnë ata.
27 Edhe djemt’ u rritnë, edhe Isafi u bë një njeri i vëlyerë ndë gjah, njeri fushe; edhe Jakovi njeri i butë, tuke ndenjurë ndëpër tenda.
28 Edhe Isaaku donte Isafnë, sepse gjahu (ishte) të ngrënët’ e ati, edhe Reveka donte Jakovinë.
29 Edhe Jakovi po zintte gjellë, edhe Isafi erdhi nga fusha, edhe ishte lodhurë,
30 edhe Isafi i tha Jakovit: Të lutem, nemë të ha, nga e kuqeja, nga këjo e kuqeja, sepse jam lodhurë, përandaj u kluajti emëri i ati Edom.
31 Edhe Jakovi tha: Shitmë sot paralindëjet’ e tua.
32 Edhe Isafi tha: Na unë tek po vdes, e ç’dobi më bënjënë këto paralindëje?
33 Edhe Jakovi tha: Bëmë be sot, edhe (ay) i bëri be ati, edhe i shiti Jakovit paralindëjet’ e tia.
34 Atëhere Jakovi i dha bukë Isafit, edhe gjellë thieri, edhe hëngri e piu, edhe u ngrit e shkoi, kështu Isafi nuk’ i përfilli paralindëjetë.
KREI 26
1 Edhe u bë zi buke nd’ (atë) dhe, përveç asaj zisë parë që qe bërë ndë dit të Avraamit. Edhe Isaaku vate tek Abimelehu, mbëreti i Filistejvet ndë Gerara.
2 Edhe Zoti iu duk ati, e i tha: Mos sbrit ndë Egjyptëri, rri nd’atë dhe që do të të them,
3 rri i huajë ndë këtë dhe, edhe unë do të jem bashkë me ty, edhe do të të bekonj, sepse ty edhe farësë sate do t’ap gjithë këta vënde, edhe do të mbush benë që i bëra Avraamit tyt et,
4 edhe do të shumonj farënë tënde posi yjet’ e qiellit, edhe do t’i ap farësë sate gjithë këta vënde, edhe gjithë kombet’ e dheut do të bekonenë ndë farët tënde,
5 sepse Avraami ma dëgjoi zënë, edhe ruajti urdhërimet e mi, (e) porosit’ e mia, (e) fialët’ e mia, e nomet’ e mi.
6 Edhe Isaaku ndenji ndë Gerara.
7 Edhe njerëzit’ e ati vëndi e pyetnë për gruan’ e ati, edhe (ay) tha: Ësht’ ime motërë, sepse pat frikë të thoshte: Ime shoqe; (tuke thënë me vetëhen e ti) mos më vrasënë njerëzit’ e këti vëndi për Revekënë, sepse ishte e bukurë ndë sy.
8 Edhe si ndenji atie shumë dit, Abimelehu mbëreti i Filistejvet, u kurrus nga parathiri, e pa, edhe na Isaaku tek po loste bashkë me Revekënë të shoqen’ e ti.
9 Edhe Abimelehu thirri Isaakunë, e tha: Na, me të vërtetë këjo (është) gruaja jote, përse the pra, (se): Ësht’ ime motërë? Edhe Isaaku i tha ati: Sepse thashë: Mos vdes nga puna e asaj.
10 Edhe Abimelehu tha: Ç’(është) këjo (punë) (që) na bëre? Për pak gjë pat për të fjeturë ndonjë nga gjëndëja bashkë me gruanë tënde, edhe pate për të prurë panomi mbi ne.
11 Edhe Abimelehu urdhëroi gjithë gjëndëjenë, tuke thënë: Kush të ngasë këtë njeri, a gruan’ e ati, do të vritetë krejt.
12 Edhe Isaaku mbolli nd’atë dhe, edhe mbëlodhi atë mot për një, njëqint, edhe Zoti e bekoi atë.
13 Edhe ay njeri madhonej, edhe vinte mbarë tuke shtuarë, gjersa u bë fort i math,
14 edhe fitoi dhen, e lopë, e shumë shërbëtorë, edhe Filistejt’ e kishinë cmir.
15 Edhe gjith’ ata pusa që patnë rëmuarë shërbëtorët’ e t’et ndë dit t’Avraamit, Filistejt’ i mbyllnë e i mbushnë me dhe.
16 Edhe Abimelehu i tha Isaakut: Ikë prej nesh, sepse u bëre fort më i fortë se neve.
17 Edhe Isaaku iku së andejmi, edhe nguli tendën’ e ti ndë groporet të Geraravet, edhe ndenji atie.
18 Edhe Isaaku hapi përsëri ata pusat’ e ujit që patnë rëmuarë mbë dit t’Avraamit t’tet, edhe Filistejt’ i mbyllnë ata pas vdekëjes’ Avraamit, edhe i kluajti me ata emëra që i pat kluajtur’ i ati.
19 Edhe shërbëtorët’ e Isaakut rëmuanë ndë groporet, edhe gjetnë atie pus uji të gjallë.
20 Edhe barit’ e Geraravet u hëngrë me fialë bashkë me barit’ e Isaakut, tuke thënë: Ky ujë (ësht’) yni, edhe e kluajtnë pusinë Esek, sepse u hëngrë me fialë bashkë me atë.
21 Edhe rëmuanë një tiatërë pus, edhe u hëngrë me fialë edhe për atë, përandaj e kluajtnë atë Sitna.
22 Edhe (ay) si u ngrit andej e vate gjetëk, rëmoi një tiatërë pus, edhe nuk’ u hëngrë me fialë për këtë, edhe e kluajtnë atë Rehoboth, tuke thënë se: Tashi na sgjëroi Zoti, e na shtoi mbi dhet.
23 Edhe së andejmi u ngre ndë Beersheba.
24 Edhe Zoti iu duk ati atë natë, e tha: Unë (jam) Perëndia i Avraamit tyt et, mos u frikëso, sepse unë (jam) bashkë me ty, edhe do të të bekonj, edhe do të shtonj farënë tënde, për Avraaminë shërbëtorinë tim.
25 Edhe (ay) ndërtoi atie një therore, edhe thirri emërin’ e Zotit, edhe nguli atie tendën’ e ti, edhe shërbëtorët’ e Isaakut rëmuanë atie pus.
26 Atëhere Abimelehu vate tek ay nga Geraratë, edhe Ahuzathi një miku i ati, edhe Fiholli kryeushtëtori i ushtërisë ati.
27 Edhe Isaaku u tha atyre: Përse erthtë tek unë, passi ju më mërzittë, e më dëbuatë prej jush?
28 Edhe ata thanë: E pam faqeza, se Zoti është bashkë me ty, edhe tham: Le të bënetë be tashi ndërmes neve, ndërmes neve e teje, edhe le të lidhëmë fialë bashkë me ty,
29 se s’do të na bënjç keq, sikundrë edhe neve nukë të ngam, edhe sikundrë të bëm vetëmë mirë, edhe të dërguam me paqtim, tashi ti (je) i bekuari Zotit.
30 Edhe (ay) u bëri atyreve gosti, edhe hëngrë e pinë.
31 Edhe u ngrenë shpejt me natë, e i bënë be njëri jatrit, atëhere Isaaku përcolli ata, edhe shkuanë nga ay me paqtim.
32 Edhe atë ditë erthnë shërbëtorët’ e Isaakut, e i dhanë zë për pusinë që rëmuanë, e i thanë (se): Gjetëm ujë.
33 Edhe e kluajtnë atë Shebah, përandaj (e ka) emërinë qyteti Beer-sheba gjer sot.
34 Edhe Isafi ishte dyzet vieç, kur mori për grua Judithënë të bilën’ e Beeri Hittitit, edhe Bashemathënë të bilën’ e Ellon Hittitit,
35 edhe ato ishinë të hidhurë shpirti te Isaaku e te Reveka.
KREI 27
1 Edhe Isaaku pasi u plak, e iu errnë sytë, kaqë sa nukë shihte, thirri Isafnë të birin’ e ti, më të madhinë, e i tha ati: Biri im. Edhe ay i tha ati: Na ku (jam unë).
2 Edhe ay tha: Na unë tashi tek u plaka, nuk’ e di ditën’ e vdekëjesë sime,
3 të lutem pra, merr armët’ e tua, kuletënë tënde, e harkunë tënt, edhe dil fushësë, e më gjuaj ndonjë gjah,
4 edhe bëmë gjellë, sikundrë dua, edhe bierëmë të ha, që të bekonjë shpirti im ty para se të vdes.
5 Edhe Reveka dëgjoi kur po i fliste Isaaku Isafit të birt. Edhe Isafi vate ndë fushët të gjuante gjah, (edhe) t’e binte.
6 Edhe Reveka i foli Jakovit të birt, e (i) tha: Na unë tek dëgjova tët atë tuke i folurë Isafit tyt vëllai, e tuke i thënë:
7 Bierëmë gjah e bëmë gjellë, që të ha, edhe të bekonj ty përpara Zotit përpara se të vdes.
8 Tashi pra biri im, dëgjomë zënë për sa që të porosit,
9 shko tashi ndë tufët, edhe merrmë andej dy kedha dhish të mirë, që t’i bënj gjellë për tët atë, sikundrë do,
10 edhe t’(ia) biesh tyt et të hajë, që të të bekonjë përpara se të vdesë.
11 Edhe Jakovi i tha Revekësë s’ëmësë ti: Na Isafi im vëlla (tek është) një burr qimeashpërë, e unë (jam) një burr pa qime,
12 mbase im atë më zë me dorë, edhe do t’i dukem ati posi gënjeshtar, edhe do të siell mallëkim mbi vetëhe, e jo bekim.
13 Edhe e ëma i tha ati: Mallëkimi yt (qoftë) mbi mua, biri im,
14 veçe dëgjo zënë tim, edhe shko, e bierëmë (ato).
15 Edhe (ay) vate, e mori, edhe (ja) pruri s’ëmësë, edhe e ëma bëri gjellë sikundrë donte i ati.
16 Edhe Reveka mori më të miratë rrobet’ e Isafit më të madhit birit saj, që i kishte ndë shtëpi, edhe veshi Jakovinë, birr e saj më të vogëlinë,
17 edhe me lëkurat e kedhavet mbuloi duart’ e ati edhe të sveshurat’ e sverkut ati, edhe i dha ndë dorë Jakovit birit saj gjellëtë, edhe bukënë që bëri gati.
18 Edhe (ay) erdhi te i ati, e tha: Ati im. Edhe ay tha: Na unë (ku jam), cili je ti, biri im?
19 Edhe Jakovi i tha t’et: Unë (jam) Isafi i pari diali yt, bëra sikundrë më the, ngreu pra, rri e ha nga gjahu im, që të më bekonjë shpirti yt.
20 Edhe Isaaku i tha të birt: Si kështu, biri im, që (e) gjete kaqë shpejt? Edhe ay tha: Sepse Zoti Perëndia yt ma pruri përpara.
21 Edhe Isaaku i tha Jakovit: Afrohu, biri im, të të zë me dorë, ndë (je) ti im bir Isafi, apo jo.
22 Edhe Jakovi iu afrua t’et Isaakut, edhe ay e zuri me dorë atë, e tha: Zëri është zëri i Jakovit, por duartë (janë) duart’ e Isafit.
23 Edhe nuk’ e njohu atë, sepse duart’ e ati ishinë leshëtore posi duart’ e Isafit të vëllat, edhe e bekoi atë,
24 edhe tha: A ti (je) ay im bir Isafi? Edhe ay tha: Unë.
25 Edhe (ay) tha: Bierëma afërë, se do të ha nga gjahu i tim bir, që të të bekonjë shpirti im. Edhe ja pruri afërë, edhe hëngri, i pruri edhe verë, edhe piu.
26 Edhe Isaaku i ati i tha ati: Afrohu tashi, e puthmë, biri im.
27 Edhe ay u afrua, edhe e puthi, edhe (ay) u mori erë rrobevet ati, edhe bekoi atë, e tha: Na era e tim bir (është) posi erë fushe, që e ka bekuarë Zoti,
28 Perëndia pra të dhashtë nga vesa e qiellit, edhe nga të majmit’ e dheut, edhe plot grur’ e verë.
29 Të shërbefshinë gjëndëje, e t’u falçinë kombe. Qofsh zoti i tët vëllezëre, edhe bijt’ e sat ëme t’u falçinë. Qoftë mallëkuar ay që të mallëkonjë ty, edhe qoftë bekuar’ ay, që të bekonjë ty!
30 Edhe posa pushoi Isaaku tuke bekuarë Jakovinë, Jakovi posa kishte dalë jashtë sysh t’et Isaakut, edhe e harriu Isafi i vëllai nga gjahu.
31 Bëri edhe ay gjellëtë, edhe ja pruri t’et, edhe i tha t’et: Le të ngrihet’ im atë, e le të hajë nga gjahu i të birt, që të më bekonjë shpirti yt.
32 Edhe Isaaku i ati i tha: Cili je (ti)? Edhe ay tha: Jam yt bir, i pari diali yt Isafi.
33 Edhe Isaaku u habit me të habiturë fort të math, edhe tha: Cili (qe) pra ay, që gjuajti gjah, edhe më pruri, e hëngra nga të gjitha përpara se të vinjç, edhe e bekova atë? Edhe do të jet’ i bekuarë.
34 Isafi kur dëgjoi fialët’ e t’et, klithi me zë të math e fort të hidhurë, edhe i tha t’et: Bekomë edhe mua, o ati im.
35 Edhe ay tha: Erdhi yt vëlla me kobim, edhe mori bekimnë tënt.
36 Edhe (Isafi) tha: Me udhë u kluajti emëri ati Jakov, sepse tashi këjo ësht’ e dyta herë që më vuri këmbënë për të penguarë, më mori paralindëjetë, edhe na tashi tek më mori bekimnë. Edhe tha: A nukë qe ruajturë bekim për mua?
37 Edhe Isaaku u përgjeq, e i tha Isafit: Na tek e bëra atë tët zot, edhe gjithë të vëllezëritë ja bëra shërbëtorë, edhe e forcova atë me grur’ e me verë, ç’të bënj ty pra, biri im?
38 Edhe Isafi i tha t’et: Sos vetëmë këtë bekim ke, o ata im? Bekomë edhe mua, o ata im. Edhe Isafi ngriti zën’ e ti e klau.
39 Edhe Isaaku i ati u përgjeq, e i tha ati: Na të ndenjuritë tat tek do të jetë ndë të majmit të dheut, edhe ndë vesët të qiellit së larti.
40 Do të rronjç me kordhënë tënde, edhe do t’i shërbenjç tyt vëlla, po kur të bëneç më i fortë se ay, do të thyenjç sgjedhën’ e ati nga sverku yt.
41 Edhe Isafi i kish mëri Jakovit, për bekimnë që bekoi atë i ati, edhe Isafi tha ndë zemërët të ti: Dit’ e zisë tim et po afronenë, atëhere kam për të vrarë Jakovinë tem vëlla.
42 Edhe i dhanë zë Revekësë për fialët e Isafit të birt saj më të madhit, edhe ajo dërgoi e thirri Jakovinë birr’ e saj më të vogëlinë, edhe i tha ati: Na Isafi yt vëlla tek ngushullon vetëhen’ e ti kundrë teje, se do të vrasë ty.
43 Tashi pra biri im, dëgjomë zënë, edhe ngreu, e ik te Llavani im vëlla ndë Haran,
44 edhe rri bashkë me atë ca dit, gjersa t’i shkonjë zemërimi t’yt vëlla,
45 gjersa të pushonjë zemërimi t’yt vëlla kundrë teje, edhe të harronjë sa që i bëre ati, atëhere do të dërgonj, e do të të bie së andejmi, përse t’u shter juve të dy mbë një ditë?
46 Edhe Reveka i tha Isaakut: M’u rëndua jeta nga të bilat’ e Hethit. Jakovi ndë marrtë grua nga të bilat’ e Hethit, sikur (janë) këto të bilat’ e këti dheu, ç’më vëlen të rruarëtë?
KREI 28
1 Edhe Isaaku thërriti Jakovinë, edhe bekoi atë, edhe e porositi, e i tha: Të mos marrç grua nga të bilat Hanaanit,
2 ngreu e shko ndë Padan-aram ndë shtëpi të Vathuilit t’et sat ëme, edhe së andejmi merr grua për vetëhenë tënde nga të bilat’ e Llavanit të vëllat sat ëme,
3 edhe Perëndia Fuqi-madhi të bekoftë, e të shtoftë, e të shumoftë, kaqë sa të bëneç shumë gjëndëje;
4 edhe të dhashtë bekimin’ e Avraamit ty, edhe farësë sate bashkë me ty, që të trashëgonjç dhen’ e huajë që rri ti, të cilinë ja dha Avraamit Perëndia.
5 Edhe Isaaku dërgoi Jakovinë, edhe vate ndë Padan-aram te Llavani, i biri Vathuil Syrianit, i vëllai Revekësë s’ëmësë Jakovit edhe Isafit.
6 Edhe Isafi kur pa se Isaaku bekoi Jakovinë, edhe e dërgoi atë ndë Padan-aram, për të marrë grua për vetëhen’ e ti së andejmi, edhe se, kur bekonte atë, e porositi tuke thënë: Mos marrç grua nga të bilat’ e Hanaanit,
7 edhe se Jakovi i dëgjoi t’et e s’ëmësë, edhe vate ndë Padan-aram.
8 Edhe Isafi kur pa se të bilat’ e Hanaanit ishinë të këqia ndër sy t’et Isaakut,
9 Isafi vate te Ismaili, edhe përveç të tieravet gravet ti mori grua për vetëhen’ e ti Mahallathënë, të bilën’ e Ismailit të birit Avraamit, të motërën’ e Nebaiothit.
10 Edhe Jakovi dolli nga Beer-shebaja, e vate ndë Haran.
11 Edhe harriu mbë një vënt, edhe shkoi natën’ atie, sepse kishte perënduarë dielli, edhe mori nga gurët’ e vëndit, edhe e vuri ndënë kryet të ti, edhe fjeti nd’atë vënt.
12 Edhe pa ëndërrë, edhe na një palë shkallë te kishinë qëndruarë mbi dhet, që i harrinte kryetë ndë qiell, edhe na ëngjëjt’ e Perëndisë tek hipënin’ e cbrisinë mbi ato.
13 Edhe Zoti tek po rrinte mbi ato, edhe tha: Unë (jam) Zoti Perëndia i Avraamit tyt et, edhe Perëndia i Isaakut, këtë dhe që po fle ti mbi atë, do ta ap ty, edhe farësë sate,
14 edhe fara jote do të jetë posi rëra e dheut, edhe do të shtrihesh nga perëndon e nga lint dielli, nga an’ e borës’ e nga an’ e shiut, edhe gjithë farat’ e dheut do të bekonenë mbë ty, e mbë farët tënde,
15 edhe na unë (tek jam) bashkë me ty, edhe do të të ruanj gjithë kudo të veç, edhe do të bie ty përsëri mbë këtë dhe, sepse nuk do të heq dorë nga ti, gjersa të bënj ato që të fola ty.
16 Edhe Jakovi kur u squa nga gjumi, tha: Me të vërtetë Zoti qënëka mbë këtë vënt, edhe unë nuk’ e pasëkam diturë.
17 Edhe u frikësua, e tha: Sa i frikëshim (qënëka) ky vënt! Ky nukë (është) tietërë veçe shtëpi Perëndie, edhe këjo dera e qiellit.
18 Edhe Jakovi u ngre shpejt me natë, e mori atë gurinë që pat vënë ndënë kryet të ti, edhe e nguli atë për shtyllë, edhe derdhi val ndë majët t’ati.
19 Edhe ja vuri emërin’ ati vëndi Beth-ell [shtëpi Perëndie], edhe emëri i ati qyteti (thuhej) përpara Lluz.
20 Edhe Jakovi bëri uratë, e tha: Ndë qoftë Perëndia bashkë me mua, ndë më ruajtë ndë këtë udhë që po vete, edhe ndë më dhashtë bukë të ha, edhe rrobe të vishem,
21 edhe të kthenem me paqtim ndë shtëpi të tim et, atëhere Zoti do të jetë Perëndia im,
22 edhe ky gur që ngula për shtyllë, do të jetë shtëpi Perëndie, edhe nga të gjitha sa që të më apç, do të të bie të dhietënë.
KREI 29
1 Edhe Jakovi u ngre e vate ndë dhe të bijet të Lindëjesë (diellit).
2 Edhe pa, edhe na një pus (tek ishte) ndë fushët, edhe na tri tufa dhensh tek mërzeninë atie afër’ ati, sepse nga ay pusi pinin’ ujë tufatë, edhe (ishte) një gur i math mbi grykët të pusit.
3 Edhe kur mbëlidheshin’ atie gjithë tufatë, rrukulloninë gurë nga gryka e pusit, edhe u epin’ ujë tufavet, pastaj vijnë përsëri gurinë mbi grykët të pusit ndë vënt të ti.
4 Edhe Jakovi u tha atyre: Nga jeni, vëllezër? Edhe ata thanë: Jemi nga Harani.
5 Edhe (ay) u tha atyre: A e njihni Llavaninë të birin’ e Nahorit? Edhe ata thanë: E njohëmë.
6 Edhe (ay) u tha atyre: A është shëndoshë? Edhe ata thanë: Shëndoshë është; edhe na Rahila e bila e ati tek po vien me dhënt.
7 Edhe (ay) tha: Na (tek ka) edhe shumë ditë, nuk (është) kohë të hiqenë bagëtitë, epuni ujë dhënet, edhe shkoni t’i kullosni.
8 Edhe ata thanë: Nukë muntmë, gjersa të mbëlidhenë gjithë dhëntë, edhe të rrukullojmë gurinë nga gryka e pusit, atëhere u apëm’ ujë dhënet.
9 Edhe ay tek po fliste me ata, erdhi Rahila me dhënt’ e t’et, sepse ajo (i) kulloste.
10 Edhe Jakovi kur pa Rahilënë të bilën’ e Llavanit të vëllat s’ëmësë, edhe dhënt’ e Llavanit të vëllat s’ëmësë, u afrua Jakovi, edhe rrukulloi gurë nga gryka e pusit, edhe u dha ujë dhënet Llavanit të vëllat s’ëmësë.
11 Edhe Jakovi puthi Rahilënë, edhe ngriti zën’ e ti e klau.
12 Edhe Jakovi i dha zë Rahilësë, se ësht’ i vëllai i atës asaj, edhe se ësht’ i biri Revekësë; edhe ajo vate me vrap, e i dha zë t’et.
13 Edhe Llavani kur dëgjoi emërin’ e Jakovit të birit së motërësë, u sul e i doli përpara, edhe e përqafoi, edhe e puthi, edhe e solli ndë shtëpi të ti; edhe (Jakovi) i tregoi Llavanit gjithë sa i gjanë.
14 Edhe Llavani i tha ati: Me të vërtetë (ti) je nga eshtërat e mia, edhe nga mishi im. Edhe ndenji bashkë me atë një muaj.
15 Edhe Llavani i tha Jakovit: Sepse je em vëlla, përandaj do të më shërbenjç për dhuratë? Thuajmë, ç’(është) paga jote?
16 Edhe Llavani kishte dy bila, emëri i së madhesë (thuhej) Leahë, edhe emëri i së vogëlësë (thuhej) Rahilë.
17 Edhe Leaha i kishte sytë të sëmurë, po Rahila ishte e hieshime, edhe e bukurë ndë syt.
18 Edhe Jakovi deshi Rahilënë, edhe tha: Do të të shërbenj shtatë viet për Rahilënë, tët bilë të vogëlënë.
19 Edhe Llavani tha: Më mirë të ta ap ty atë, se t’ia ap tiatërë burri; rri bashkë me mua.
20 Edhe Jakovi shërbeu shtatë viet për Rahilënë, edhe i dukeshinë dit të paka, për dashurinë që kishte mb’atë.
21 Edhe Jakovi i tha Llavanit: Epmë gruanë time, sepse u mbushnë dit e mia, që të hynj te ajo.
22 Edhe Llavani mbëlodhi gjithë njerëzit’ e vëndit, edhe bëri dasmë.
23 Edhe mbrëmanet mori Leahenë të bilënë, e ja pruri ati, edhe (ay) hyri te ajo.
24 Edhe Llavani i dha Leahesë së bilësë, për shërbëtore, Zilpahënë shërbëtoren’ e ti.
25 Edhe ndë mëngjest, na te (qënëke) Leaha, edhe (ay) i tha Llavanit: Ç’(është) këjo që më bëre? A nukë të shërbeva për Rahilënë? Përse më gënjeve?
26 Edhe Llavani tha: Nukë bënetë këjo ndë vënt tënë, të epet’ e vogëla përpara së madhesë;
27 mbushi javënë kësaj, edhe do të t’ap edhe tiatrënë, për shërbesënë që do të më bënç edhe shtatë viet të tiera.
28 Edhe Jakovi bëri kështu, edhe i mbushi javën’ asaj, edhe i dha ati Rahilënë të bilënë për grua.
29 Edhe Llavani i dha Rahilësë së bilësë për shërbëtore, Bilhahënë shërbëtoren’ e ti.
30 Edhe (Jakovi) hyri te Rahila, edhe deshi Rahilënë më tepërë se Leahënë, edhe i shërbeu ati edhe shtatë viet të tiera.
31 Edhe Zoti kur pa se i kishinë mëri Leahësë, i hapi shtratin’ asaj, edhe Rahila (ishte) shterpë.
32 Edhe Leaha u mbars, e polli dialë, edhe ja vuri emërin’ ati Ruvin, sepse tha: Zoti pa me të vërtetë të përunjuritë tim, tashi pra do të më dojë burri im.
33 Edhe u mbars përsëri, e polli dialë, edhe tha: Sepse Zoti dëgjoi se më kanë mëri, përandaj më dha edhe këtë, edhe ja vuri emërinë Simeon.
34 Edhe u mbars përsëri, e polli dialë, edhe tha: Tashi këtë herë do të bashkonetë burri me mua, sepse i polla ati tre djem, përandaj ja vuri emërinë Levi.
35 Edhe u mbars përsëri, e polli dialë, edhe tha: Këtë herë do të lavdonj Zotinë, përandaj ja vuri emërinë Judhë, edhe pushoi së pielli.
KREI 30
1 Edhe Rahila kur pa se nuk’ i bënte djem Jakovit, Rahila kishte cmir të motërënë, edhe i tha Jakovit: Nemë djem, se ndë mos, do të vdes.
2 Edhe Jakovi u zemërua kundrë Rahilësë, e tha: Sos (jam) unë ndë vënt të Perëndisë, i cili të shteri nga pema e barkut?
3 Edhe ajo tha: Na shërbëtoreja ime Bilhaha, hyr te ajo, edhe do të piellë mbi gjunjt të mi, që të fitonj edhe unë djem nga ajo.
4 Edhe i dha ati Bilhahënë shërbëtoren’ e saj për grua, edhe Jakovi hyri te ajo.
5 Edhe Bilhaha u mbars, e i polli dialë Jakovit,
6 edhe Rahila tha: Perëndia më gjukoi, edhe më dëgjoi zënë, edhe më dha dialë, përandaj ja vuri emërinë Dan.
7 Edhe Bilhaha shërbëtoreja e Rahilësë u mbars përsëri, edhe i polli Jakovit një dialë të dytë,
8 edhe Rahila tha: Me të math të përpiekë u përpoqa me time motërë, edhe dolla e fortë; edhe ja vuri emërinë Nefthali.
9 Edhe Leaha kur pa se pushoi së pielli, mori Zilpahënë shërbëtoren’ e saj, edhe ja dha Jakovit për grua.
10 Edhe Zilpaha, shërbëtoreja e Leahësë, i polli dialë Jakovit.
11 Edhe Leaha tha: Po vien fat i mirë, edhe ja vuri emërin’ ati Gadh.
12 Edhe Zilpaha shërbëtoreja e Leahësë, i polli Jakovit një dialë të dytë.
13 Edhe Leaha tha: Lum unë, se do të më lumëronjënë gratë, edhe ja vuri emërin’ Ashir.
14 Edhe Ruvini vate ndë dit të korrit grurit, edhe gjeti motrëgore nd’arët, edhe ja pruri Leahësë s’ëmësë ti. Edhe Rahila i tha Leahësë: Të lutem, nemë nga motrëgoret’ e tyt biri.
15 Edhe ajo i tha asaj: Nuk’ (është) mjaft që më more burrinë? Po do të marrç edhe motrëgoret’ e tim biri? Edhe Rahila tha: Le të flerë pra bashkë me ty sonte, për motrëgoret e tyt biri.
16 Edhe Jakovi erdhi mbrëmanet nga ara, edhe Leaha i dolli përpara, edhe i tha: Tek unë do të hynjç, sepse me të vërtetë të kam pajtuarë me motrëgoret e tim biri. Edhe ay fjeti bashkë me atë atë natë.
17 Edhe Perëndia i dëgjoi Leahësë, edhe u mbars, e i polli Jakovit një dialë të pesëtë,
18 edhe Leaha tha: Perëndia më dha pagënë, sepse i dhashë burrit tim shërbëtorenë time; edhe ja vuri emërin’ ati Issahar.
19 Edhe Leaha u mbars përsëri, e i polli Jakovit një dialë të gjashtë,
20 edhe Leaha tha: Perëndia më dha dhuratë të mirë, tashi burri im do të rrijë bashkë me mua, sepse i polla ati gjashtë bij, edhe ia vuri emërin’ ati Zavullon.
21 Edhe pastaj polli një bilë, edhe ja vuri emërin’ asaj Dinahë.
22 Edhe Perëndia kujtoi Rahilënë, edhe Perëndia i dëgjoi asaj, e i hapi shtratinë, 23 edhe u mbars, e polli dialë, edhe tha: Perëndia më hoqi turpërinë.
24 Edhe ja vuri emërinë Josif, tuke thënë: Perëndia më dhashtë pas këti edhe një tiatërë bir!
25 Edhe Rahila passi polli Josifinë, Jakovi i tha Llavanit: Dërgomë, që të vete ndë vënt tim, edhe ndë dhethit tim,
26 nëmë grat’ e mia, edhe djemt’ e mi, për të cilatë të shërbeva, që të shkonj, sepse ti e njeh shërbesënë time, që të shërbeva.
27 Edhe Llavani i tha ati: Të lutem, të gjenj hirë përpara teje, e njoha nga puna, se Zoti më bekoi nga puna jote.
28 Edhe tha: Shquajmë pagënë tënde, edhe (ta) kam për të dhënë.
29 Edhe (ay) i tha ati: Ti e di se qysh të kam shërbyerë, edhe sa qenë bagëtit’ e tua bashkë me mua,
30 sepse sa kishnje para meje (ishinë) të paka, edhe (tashi) u shtuanë fort tepërë, edhe Zoti t’i bekoi mbë këmbët time, edhe tashi kurë do të ndërtonj edhe unë shtëpi për vetëhenë time?
31 Edhe (ay) tha: Ç’të ap ty? Edhe Jakovi tha: S’më ke për të dhënë farë gjëje, ndë më bëfsh këtë punë, përsëri do të kullot tufënë tënde (edhe) t’(e) ruanj,
32 të shkonj sot për mes gjithë tufësë sate, tuke ndarë prej asaj çdo dele që ësht’ e larme edhe me pulla, edhe çdo qënq të zeshkëtë prej shqerrash, edhe çdo dhi të larme edhe me pulla ndë mest të dhivet, edhe (këto të jenë) për pagënë time,
33 edhe këtu e tutie dreitëria ime do të dëshmonjë për mua, kur të vinj përpara teje për pagënë time, cilado që të mos jet’ e larme e me pulla ndërmest dhish, edhe e zeshkëtë ndërmest shqerravet, do të kluhet e viedhurë prej meje.
34 Edhe Llavani tha: Kështu le të jetë pas fialësë sate.
35 Edhe atë ditë ndau veç sqepët’ e larm e me pulla, edhe gjithë dhitë që ishinë të larme e me pulla, gjithë sa ishinë të bardha, edhe gjithë sa ishinë të zeshkëta ndërmest të shqerravet, edhe ua dha ndë duart të bijet ati,
36 edhe vuri tri dit udhë ndërmes vetëhesë ti edhe Jakovit, edhe Jakovi kulloste ato që mbetnë prej tufësë Llavanit.
37 Edhe Jakovi mori për vetëhen’ e ti shkopinj të njomë prej plepi, e prej arre, e prej rrapi, edhe u çvoshku atyre cipënë vënde-vënde, kaqë sa dukej të bardhëtë ndë shkopinjt,
38 edhe vuri ata shkopinjtë që çvoshku cipënë, ndë vija të ujit, ndëpër magjet, atie tek vininë dhëntë e pinin’ ujë, që të mbarseshinë tufatë tek vininë e pinin’ ujë.
39 Edhe mbarseshin’ (ato) tufatë që shihinë shkopinjtë, edhe pillinë shqerra të larme, e pikaloshe, e me pulla.
40 Edhe Jakovi ndau veç shqerratë, edhe u ktheu faqetë dhënet të tufësë Llavanit nga të larmetë, e nga gjithë të zeshkatë, edhe tufat’ e ti i vuri veç, edhe nuk’ i vuri ato bashkë me dhënt e Llavanit.
41 Edhe nd’atë kohë kur vininë të mbarseshinë dhënt’ e lashtë, Jakovi vuri shkopinjtë ndëpër vijat përpara syvet tufësë, që të mbarseshinë (tuke parë) shkopinjtë,
42 po kur ishinë të kërthinja dhëntë, nuk’ (i) vinte, edhe kështu të kërthinjat’ ishinë të Llavanit, edhe të lashtatë të Jakovit.
43 Edhe njeriu hipi fort shumë, edhe fitoi shumë tufa, e shërbëtore, e shërbëtorë, e kamille, e gomarë.
KREI 31
1 Edhe (Jakovi) dëgjoi fialët’ e të bijet Llavanit, që thoshinë (se) Jakovi mori gjithë gjën’ e atësë tynë, edhe nga gjëja atësë tynë fitoi gjithë këtë lavdi.
2 Edhe Jakovi pa faqen’ e Llavanit, edhe na tek nuk’ (ishte) si die edhe pardie.
3 Edhe Zoti i tha Jakovit: Kthenu ndë dhet të atërëvet tu, edhe ndë gjëndëjet tënde, edhe (unë) do të jem bashkë me ty.
4 Atëhere Jakovi dërgoi e thirri Rahilën’ e Leahënë ndë fushët te tufat’ e tia,
5 edhe u tha atyre: Shoh faqen’ e atësë tuaj, se nuk’ (është) tek unë si die edhe pardie, po Perëndia i tim et qe bashkë me mua,
6 edhe ju e dini se i shërbeva atësë tuaj me gjithë fuqinë time,
7 por ata juaj më gënjeu, edhe ndërroi pagat’ e mia dhietë herë, po Perëndia nuk’ e la atë të më bënte keq,
8 edhe kur thoshte ashtu, (se) pikaloshetë do të jenë për pagënë tënde, atëhere gjithë tufa pillte pikaloshe, edhe kur thoshte kështu, (se) të larmetë do të jenë për pagënë time, atëhere gjithë tufa pillte të larme.
9 Kështu Perëndia ngriti tufën’ e atësë tuaj, e ma dha mua.
10 Edhe nd’atë kohë kur mbarseshinë dhëntë, ngrita syt’ e mi, edhe pashë nd’ëndërrë, edhe na sqepët’ edhe deshëtë që u hipëninë delevet edhe dhivet, (ishinë) të larm e laraganë e pikaloshë.
11 Edhe ëngjëlli i Perëndisë më tha nd’ëndërrë: Jakov; edhe (unë) thashë: Na (ku jam).
12 Edhe (ay) tha: Ngre tashi syt’ e tu, edhe shih gjithë sqepët’ edhe deshëtë që u hipënjënë delevet e dhivet (se janë) të larm e laraganë e pikaloshë, sepse pashë gjithë ç’të bëri ty Llavani.
13 Unë (jam) Perëndia e Bethellësë, që leve shtyllënë, (edhe) atie ku bëre uratë mbë mua, ngreu tashi, (e) dil nga ky vënt, edhe kthenu ndë dhet të gjëndëjesë sate.
14 Edhe Rahila e Leaha u përgjeqnë, e i thanë: A kemi neve më piesë a trashëgim ndë shtëpi t’atësë tynë?
15 A nukë shikoneshim prej ati si të huaja? Sepse na shiti, edhe hëngri të tërë argjëndinë tënë,
16 përandaj gjithë pasëjenë që hoqi Perëndia nga ata ynë, është jona, edhe e djemvet tanë; tashi pra bën sa të tha Perëndia.
17 Atëhere Jakovi u ngre, e mori djemt’ e ti, edhe grat’ e tia mbi kamillet,
18 edhe hoqi gjithë bagëtit’ e tia, edhe gjithë të mirat’ e tia që pat fituarë, tufën’ e fitimit ti, që pat fituarë ndë Padan-aram, që të vij te Isaaku i ati ti ndë dhet të Hanaanit.
19 Edhe Llavani kishte vaturë për të këthyrë dhënt’ e ti, edhe Rahila vodhi idhujt’ e tet.
20 Edhe Jakovi fshehu të ikurit’ e ti nga Llavan Syriani, e nuk’ i dëfteu ati se shkon.
21 Edhe ay iku me gjithë pasëjen’ e ti, edhe u ngre e shtiu lumnë, edhe mbajti dreitë malit Gileadit.
22 Edhe të tretënë ditë i dhanë zë Llavanit se Jakovi iku,
23 edhe (ay) mori të vëllezëritë me vetëhen e ti, edhe e ndoqi prapa shtatë dit udhë, edhe ja harriu ndë mal të Gileadit.
24 Edhe Perëndia erdhi te Llavan Syriani natënë nd’ëndërrë, e i tha: Ruhu mos i flaç keq Jakovit.
25 Llavani pra ja harriu Jakovit, edhe Jakovi kish ngulurë tendën’ e ti mbi malt, edhe Llavani bashkë me të vëllezërit’ e ti ra mbi mal të Gileadit.
26 Edhe Llavani i tha Jakovit: Ç’bëre, edhe përse fshehe të ikuritë tat nga unë, edhe hoqe time bila posi skllava me kordhë?
27 Përse ike fshehurazi, edhe u vodhe nga unë, edhe nukë më dëfteve? Sepse do të të dërgonjam me gëzim e me kënkë, bashkë me daulle e me qithara,
28 edhe nukë harriva të puthnjam as bijt’ e mi, as bilat’ e mia? Tashi e bëre këtë pa mënt,
29 dora ime ësht’ e fortë t’u bënjë keq juve, Perëndia i atësë tuaj die natënë më foli, tuke thënë: Ruhu mos i flaç keq Jakovit.
30 Tashi pra le të jetë, passi ike, sepse të mori malli shumë për shtëpin’ e tyt et, (po) përse vodhe perëndirat’ e mi?
31 Edhe Jakovi u përgjeq e i tha Llavanit: (Ika) sepse pata frikë, sepse thashë: Mos më marrç tët bila,
32 (po) te cili të gjënjç perëndirat’ e tu, le të mos rronjë, përpara vëllezëret tanë njih ç’(gjëndetë) tek unë nga të tuatë, edhe merre(e). Sepse Jakovi nukë dinte se Rahila kish viedhë ata.
33 Llavani pra hyri ndë tendët të Jakovit, e ndë tendët të Leahësë, e ndë tendat të dy shërbëtorevet, po nukë gjeti (gjë). Atëhere dolli nga tenda e Leahësë e hyri ndë tendët të Rahilësë.
34 Edhe Rahila kishte marrë idhujtë, e i kishte vënë ndë samar të kamillesë, edhe rrinte mbi ata. Edhe Llavani vështroi gjithë tendënë, po nukë gjeti (gjë).
35 Edhe ajo i tha t’et: Le të mos i vinjë rëndë tim zot, sepse s’munt të ngrihem përpara teje, sepse kam të ardhurat’ e gravet. Edhe ay vështroi, por nukë gjeti idhujtë.
36 Edhe Jakovi u zemërua, e qërtoi Llavaninë, edhe Jakovi u përgjeq e i tha Llavanit: Ç’(është) panomia ime? Ç’(është) faji im, që më ndoqe prapa?
37 Passi kërkove gjith’ enët’ e mia, ç’gjete nga gjith’ enët’ e shtëpisë sate? Vër(e) atë këtu përpara vëllezëret mi, e vëllezëret tu, të gjukonjënë ndërmest neve të dyve,
38 njëzet viet (janë) tashi, që kurse jam bashkë me ty, dhënt’ e tu e dhit’ e tua nukë mbetnë pa qëngja e pa kedha, edhe deshët’ e tufësë sate nuk’ i hëngra;
39 gjë të mbyturë nga bisha nukë të prura ty, un’ e lanjam atë, nga dora ime e kërkonje ç’do që më vidhej ditënë, a ç’do që më vidhej natënë,
40 ditënë digjeshë nga vapa, e natënë nga të ftohëtitë, edhe më ikte gjumi nga sytë,
41 (janë) tashi njëzet viet që gjëndem ndë shtëpit tënde, katrëmbëdhietë viet të shërbeva për të dy të bilat e tua, edhe gjashtë viet për dhënt e tu, edhe më ndërrove pagënë dhietë herë,
42 ndë mos ishte bashkë me mua Perëndia i tim et, Perëndia i Avraamit, edhe frika e Isaakut, me të vërtetë do të më kishnje dërguarë të mbrazëtë tashi; Perëndia pa pocaqinë time, edhe mundimin’ e duaret mia, edhe (të) qërtoj die natënë.
43 Edhe Llavani u përgjeq e i tha Jakovit: (Këto) bila (janë) bilat’ e mia, edhe (këta) bij (janë) bijt’ e mi, edhe (këta) dhën (janë) dhënt’ e mi, edhe gjithë sa sheh janë të miatë, edhe ç’ t’u bënj sot këtyre time bilave, a djemvet atyre që puallë?
44 Eja pra tashi, le të lidhëmë fialë, un’ edhe ti, që të jenë për dëshmim ndërmest meje edhe teje.
45 Edhe Jakovi mori një gur, edhe e nguli për shtyllë.
46 Edhe Jakovi u tha vëllezëret ti: Mbëlithni gurë, edhe muarrë gurë, e bënë tok, edhe hëngrën atie mbi tokt.
47 Edhe Llavani ja vuri emërin’ ati Jegar-sahadutha [togu i dëshmisë], edhe Jakovi ja vuri emërin ati Galeed [togu i dëshmisë].
48 Edhe Llavani tha: Ky tok (është) sot për dëshmim ndërmest meje edhe teje, përandaj u kluajti emëri i ati Galeed,
49 edhe Mizpah [përgjim], sepse tha: Le të vështronjë Zoti ndërmest meje edhe teje, kur të ndahemi njëri nga jatri,
50 ndë mundofsh time bila, a ndë marrç (të tiera) gra përveç sime bilave, nuk’ (është) tietrë bashkë me ne; shih, Perëndia është dëshmitar ndërmest meje edhe teje.
51 Edhe Llavani i tha Jakovit: Na ky tok, edhe na (këjo) shtyllë që ngule ndërmest meje dhe teje,
52 ky tok (është) për dëshmim, edhe shtylla (është) për dëshmim, se unë s’kam për të shkapërcyerë këtë tok te ti, as ti s’ke për të shkapërcyer këtë tok edhe këtë shtyllë, tek unë, për të keq,
53 Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Nahorit, Perëndia i atërëvet atyre, le të gjykonjë ndërmest neve. Edhe Jakovi u përbetua ndë frikët t’et Isaakut.
54 Atëhere Jakovi bëri kurban mbi malt, edhe thërriti të vëllezërit’ e ti të haninë bukë, edhe hëngrë bukë, edhe fjetnë mbi malt.
55 Edhe Llavani u ngre shpejt ndë mëngjes, e puthi të bijt’ e ti, e të bilat’ e tia, edhe i bekoi, edhe Llavani shkoi, edhe u kthye ndë vënt të ti.
KREI 32
1 Edhe Jakovi shkoi udhësë ti, edhe ëngjëjt’ e Perëndisë u poqnë me atë.
2 Edhe Jakovi kur pa ata, tha: Këjo (ësht’) ushtëria e Perëndisë, edhe ja vuri emërin’ ati vëndi Mahanajm [dy ushtëria].
3 Edhe Jakovi dërgoi të laim përpara vetëhesë ti te Isafi i vëllai i ti ndë dhe të Seirit, ndë vënt të Edhomit.
4 Edhe i porositi ata, tuke thënë: Kështu t’i thoni tim zot Isafit: Kështu thotë shërbëtori yt Jakovi, (se): Ndenja bashkë me Llavaninë, edhe mbeta gjer tashi,
5 edhe fitova qe e gomarë, dhën e shërbëtorë, e shërbëtore, edhe dërgova t’i ap zë tim zot, që të gjenj hirë përpara teje.
6 Edhe të laimitë u kthyenë te Jakovi, tuke thënë: Vam tek yt vëlla Isafi, edhe po vien të dalë përpara teje, edhe katrë qint burra bashkë me atë.
7 Edhe Jakovi u frikësua fort, edhe nukë dinte se ç’të bënte, edhe (ay) ndau njerëzitë që kishte me vetëhen e ti edhe tufatë, e qetë, e kamilletë, mbë dy mëngë,
8 tuke thënë: Ndë arthtë Isafi mbë njërënë mëngë, e t’i bierë, do të shpëtonjë mënga tiatërë.
9 Edhe Jakovi tha: O Perëndia i tim et Avraamit, edhe Perëndia i tim et Isaakut, o Zot, (ti) që më the: Kthenu ndë dhet tënt, e ndë gjëndëjet tënde, edhe do të të bënj mirë,
10 shumë i vogëlë jam, për gjithë përdëllimet e për gjithë të vërtetënë që i ke bërë shërbëtorit tënt, sepse me stapinë tim shtiva këtë Jordhaninë, edhe tashi u bëshë dy mëngësh,
11 të lutem, shpëtomë nga dora tim vëllai Isafit, sepse kam frikë nga ay, mos vinjë e të më bierë mua, (edhe) ëmësë bashkë me djem;
12 edhe ti the: Me të vërtetë do të bënj mirë ty, edhe do të bënj farënë tënde porsi rërën e detit, që s’munt të numëronetë nga të shumëtitë.
13 Edhe fjeti atë natë, edhe mori nga gjithë sa ndothnë ndë dorët të ti, dhurëti për Isafnë të vëllanë,
14 dy qint dhi, e njëzet sqep, dy qint dhën, e njëzet deshë,
15 tridhietë kamille pëllore bashkë me mëzat, dyzet viçe, e dhietë dema, njëzet gomare pëllore, edhe dhietë pulishta.
16 Edhe ua dha ndër duar të shërbëtorëvet ti, gjithë-se-cilënë tufë veç, edhe u tha shërbëtorëvet ti: Shkoni përpara meje, edhe lini vënt ndërmes tufe e tufe.
17 Edhe porositi të parinë e i tha: Kur të piqetë me ty Isafi im vëlla, e të pyesë e të thotë: I kujt je? Edhe ku vete? Edhe të kujt (janë) këto që ke përpara teje?
18 Atëhere të thuaç: Këto (janë) të shërbëtorit tënt Jakovit, dhurëti dërguarë për tim zot Isafnë, edhe na edhe ay (tek është) prapa neve.
19 Kështu porositi edhe të dytin’ edhe të tretin’ edhe gjith’ ata që vininë pas tufavet, tuke thënë: Pas këtyre fjalëve t’i flitni Isafit, kur ta gjeni,
20 edhe të thoni: Na (tek është) prapa nesh edhe ay shërbëtori yt Jakovi. Sepse thoshte: Do t’i cbut zemërën’ ati me dhurëtinë që vete përpara meje, edhe pastaj do t’i shoh faqen’ ati, mbase munt të më shikonjë ndër sy.
21 Dhurëtia pra shkoi përpara ati, edhe ay mbeti atë natë ndër shokët.
22 Edhe si u ngre atë natë, mori të dy grat’ e tia, edhe të dy shërbëtoret’ e tia, edhe të njëmbëdhietë djemt’ e ti, edhe shtiu vanë e Jabbokut.
23 Edhe mori ata, e i sbriti ndë përrua, sbriti edhe pasëjen’ e ti.
24 Edhe Jakovi mbeti vetëmë, edhe mundej bashkë me atë një njeri gjer mbë të cbardhulluarët të dritësë,
25 edhe kur pa se nukë dolli më i fortë kundrë ati, i goditi të falën’ e kofshës’ ati, edhe iu përdroth e fala e kofshësë Jakovit, kur mundej bashkë me atë.
26 Edhe (ay) tha: Lermë të shkoj, sepse cbardhi drita. Edhe ky tha: S’të kam për të lënë të shkonjç, ndë mos më bekofsh.
27 Edhe (ay) i tha ati: Qysh (ta thonë) emërinë? Edhe (ay) tha: Jakov.
28 Edhe ay tha: Nukë do të kluhetë më emëri yt Jakov, po Israil [fuqia e Perëndisë], sepse dole i fortë te Perëndia, do të jesh i fortë edhe ndër njerëzit.
29 Edhe Jakovi (e) pyeti, e i tha: Dëftemë emërinë tënt. Edhe ay tha: Përse pyet për emërinë tim? Edhe bekoi atë atie.
30 Edhe Jakovi ja vuri emërin’ ati vëndi Penijl [faqeja e Perëndisë], sepse pashë Perëndinë sy ndër sy, edhe m’u ruajti jeta.
31 Edhe e zuri dielli posa kapëtoi Penijlë, edhe (ay) po çalonte nga kofsha.
32 Përandaj gjer mbë sot të bijt’ e Israilit nukë hanë dellin’ e pitë, që është ndë të falët’ e kofshësë, sepse ay goditi të falën’ e kofshësë Jakovit ndë dellt të pitë.
KREI 33
1 Edhe Jakovi kur shtiu syt, e pa, edhe na Isafi tek po vinte, edhe bashkë me atë katrë qint burra, edhe (Jakovi) u ndau djemtë Leahës’ e Rahilësë, edhe të dy shërbëtorevet.
2 Edhe vuri ndë ballt shërbëtoret’ edhe djemt’ e atyreve, edhe Leahën’ e djemt e asaj prapa, edhe Rahilën’ edhe Josifinë më ndë funt.
3 Edhe ay shkoi përpara atyreve, edhe unji vetëhen’ e ti gjer përdhe shtatë herë, gjersa iu afrua të vëllat.
4 Edhe Isafi u sul e i dolli përpara, edhe e pushtoi, e e rroku për qafe, e e puthi, edhe klanë.
5 Edhe ay kur shtiu syt’ e pa grat’ edhe djemtë, tha: Ç’i ke këta? Edhe ky tha: (Janë) djemtë që i fali Perëndia shërbëtorit tënt.
6 Atëhere u afruanë shërbëtoretë, edhe djemt’ e atyreve, edhe iu falnë,
7 kështu u afruan’ edhe Leaha, edhe djemt’ e asaj, edhe iu falnë, edhe pastaj u afrua Josifi edhe Rahila, edhe iu falnë.
8 Edhe (ay) tha: Ç’(janë) gjithë këto kafshët’ e tua që gjeta përpara? Edhe ky tha: Që të gjenj hirë përpara tim zot.
9 Edhe Isafi tha: Kam shumë, o vëllathi im, ki ti të tuatë.
10 Edhe Jakovi tha: Mos, të lutem, ndë paça gjeturë hirë përpara teje, prit dhurëtinë time nga duart’ e mia, sepse për këtë pashë faqenë tënde, sikur të kishnjam parë faqen’ e Perëndisë, edhe ty t’erth mirë,
11 të lutem, merr bekimet’ e mi, që t’i kam prurë ty, sepse më përdëlleu Perëndia, edhe kam të gjitha. Edhe (ay) e nxitoi atë, edhe (ky) i mori.
12 Edhe (ay) tha: Le të ngrihemi e të vemi, edhe unë do të vete përpara teje.
13 Edhe (Jakovi) i tha ati: Im zot e di se djemt’ e mi (janë) të ngjomë, edhe kam me vetëhe edhe dhën të mbarsura e lopë, edhe ndë i nxitofsha ato një ditë, gjithë tufa do të ngorthnjë.
14 Të lutem, le të shkonjë im zot përpara shërbëtorit ti, edhe unë do t’i vete pas ngadalë, pas të ecurit bagëtivet që janë përpara meje, edhe pas të ecurit djemvet vogjilë, gjersa t’ia harrinj tim zot ndë Seir.
15 Edhe Isafi tha: Le të lë pra bashkë me ty (disa vetë) nga njerëzitë që janë me mua. Edhe ay tha: Përse këtë? (mjaft më është që) gjeta hirë përpara tim zot.
16 Isafi pra u kthye atë ditë nd’udhë të ti ndë Seir.
17 Edhe Jakovi shkoi ndë Sukkoth, edhe ndërtoi shtëpi për vetëhen’ e ti, edhe bëri tenda për bagëtit’ e tia, përandaj ja vuri emërin’ ati vëndi Sukkoth [tenda].
18 Edhe Jakovi si u kthye nga Padan-arami, erdhi ndë Shalem, që është ndë dhet të Hanaanit, edhe ngrehu tendatë përpara qytetit.
19 Edhe bleu piesën’ e arësë, atie ku ngrehu tendën’ e ti, nga të bijt’ Hamorit, t’et Shehemit, për një qint argjënde.
20 Edhe ngrehu atie therore, edhe e kluajti El-ellohe-Israil [Perëndi Perëndia i Israilit].
KREI 34
1 Edhe dolli Dinaha e bila e Leahësë, që ja pat piellë Jakovit, që të shihte bilat’ e vëndit.
2 Edhe kur pa atë Shehemi, i biri Hamor Hivitit, zotërisë ati vëndi, mori atë, edhe fjeti bashkë me atë, edhe e turpëroi.
3 Edhe shpirti ati u ngjit pas Dinahësë së bilësë Jakovit, edhe e deshi vashënë edhe foli pas zemrësë vashësë.
4 Edhe Shehemi i tha Hamorit t’et, tuke thënë: Merrmë këtë vashëzë për grua.
5 Edhe Jakovi e dëgjoi se turpëroi Dinahënë të bilënë, edhe të bijt’ e ati ishinë fushësë bashkë me bagëtit, edhe Jakovi nukë foli gjersa erdhë (ata).
6 Edhe Hamori, i ati Shehemit, erdhi te Jakovi për të folë me atë.
7 Erdhë nga fusha edhe të bijt’ e Jakovit, kur dëgjuanë (këtë punë), edhe burrat’ u hidhëruan’ e u zemëruanë fort, se bëri punë të ndyra tek Israili, sepse fjeti bashkë me të bilën’ e Jakovit, që nuk duhej të bënej ajo punë.
8 Edhe Hamori u foli atyre, tuke thënë: Shpirti i Shehemit tim bir u ngjit pas bilësë suaj, epnia atë për grua, u lutem,
9 edhe bëni krushqi bashkë me ne, na epni bilatë tuaja, edhe merrni bilatë tona për vetëhenë tuaj,
10 edhe rrini bashkë me ne, na dheu (tek ësht’ i gjërë) përpara jush, rrini e tregjëtoni mb’atë, edhe blini dhera aty.
11 Edhe Shehemi i tha tatës’ asaj edhe të vëllezëret asaj: Le të gjenj hirë përpara jush, edhe ç’të më thoni, do të ap,
12 kërkoni nga unë sa prikë të doni, edhe sa dhurata, edhe do t’i ap, sikundrë të më thoni, veçe epmëni vashëzënë për grua.
13 Edhe të bijt’ e Jakovit iu përgjeqnë Shehemit, edhe Hamorit, tatës’ ati, me të gënjyerë, edhe folnë (sepse ay kish turpëruarë Dinahënë të motërën’ e atyre),
14 edhe u thanë atyre: Nukë munt të bëjmë këtë punë, t’i apëmë motërënë tonë njeriu të parrethprerë, sepse këjo (është) turp për ne,
15 vetëmë kështu munt të lidhëmë fjalë bashkë me ju: Ndë u bëfshi (edhe) ju posi neve, të rrethpritni gjithë meshkujtë ndërmest juve,
16 atëhere do t’u apëmë juve bilatë tona, edhe do të marrëmë bilatë tuaja për gra, edhe do të rrimë me ju, edhe do të bënemi një gjëndëje,
17 po ndë mos na dëgjofshi të rrethpriteni, atëhere do të marrëmë bilënë tonë, edhe do të shkojmë.
18 Edhe u pëlqyenë fialët’ e atyreve Hamorit, edhe Shehemit të birit Hamorit,
19 edhe nuk’ mënoi diali të bënte këtë punë, sepse e donte fort të bilën’ e Jakovit, edhe (ishte) më i lëvduari i gjithë shtëpisë t’et.
20 Edhe erdhi Hamori edhe Shehemi i biri ati ndë portët të qytetit tyre, edhe u folnë burravet qytetit tyre, (e) u thanë:
21 Këta njerës (janë) të paqtuarshim bashkë me ne, le të rrinë pra ndë dhet, edhe le të tregjetonjënë nd’atë, sepse dheu na (tek është) mjaft i gjërë për ata, le të marrëmë bilat’ e atyre për gra, edhe le t’u apëmë atyre bilatë tona,
22 vetëmë kështu do të ndreqemi me këta njerës, që të rrinë bashkë me ne, edhe të bënemi një gjëndëje; ndë u rrethprefshinë gjithë meshkujtë ndërmest neve, sikundrë rrethpriten’ ata,
23 tufat’ e atyreve, e pasëja e atyreve, e gjithë bagëtit’ e atyreve, a nukë (do të jenë) tonatë? Vetëmë le të ndreqemi me ata, edhe do të rrinë bashkë me ne.
24 Edhe i dëgjuanë Hamorit edhe Shehemit të birit ati gjith’ ata që dilinë nga dera e qytetit ati, edhe u rrethprenë gjithë meshkujtë, gjith’ata që dilinë ndëpër derët të qytetit ati.
25 Edhe të tretënë ditë, kur kishinë të dhëmbura, dy nga të bijt’ e Jakovit, Simeoni edhe Lleviu, të vëllezërit’ e Dinahësë, gjithë-se-cili muarrë kordhën’ e tyre, edhe hynë ndë qytet pa frikë, edhe vranë gjithë meshkujtë.
26 Edhe Hamorin’ edhe Sheheminë të birin’ e ati, i shkuanë ndë kordhë, edhe muarrë Dinahënë nga shtëpia e Shehemit, edhe duallë jashtë.
27 Edhe të bijt’ e Jakovit erdhë mbi të vrarët, edhe ropnë qytetinë, sepse kishinë turpëruarë të motërën’ e atyre,
28 muarrë dhënt’ e atyreve, e qet’ e atyreve, e gomarët’ e atyreve, e ç’(ishte) ndë qytet, e ç’(ishte) ndë fushët,
29 edhe gjithë pasëjet’ e atyreve, edhe gjithë djemt’ e atyreve, e grat’ e atyreve i muarrë rop, edhe rrëmbyenë ç’(gjëndej) ndëpër shtëpit.
30 Edhe Jakovi i tha Simeonit edhe Leviut: Më vutë ndë trubullim, e më bëtë arëmik ndërmest të njerëzet këti dheu, ndërmest Hanaanitëvet e Perizitëvet, edhe unë kam pak njerës, edhe ata do të mbëlidhenë kundrë meje, edhe do të më bienë, edhe do të humbas unë edhe shtëpia ime.
31 Edhe ata thanë: Gjante pra të na përndorinë motrënë posi kurvë?
KREI 35
1 Edhe Perëndia i tha Jakovit: Ngreu, e ngjitu ndë Bethellë, edhe rri atie, edhe bëri atie therore Perëndisë, i cili t’u duk kur ike nga syt’ e Isafit tyt vëlla.
2 Edhe Jakovi i tha shtëpisë ti, edhe gjith’ atyreve që ishinë bashkë me atë: Nxirni perëndirat’ e huajë që (gjëndenë) ndërmest juve, edhe qjërohi, edhe ndërroni rrobetë tuaja,
3 edhe ngrihi, e le të ngjitemi ndë Bethellë, edhe atie do t’i bënj therore Perëndisë, i cili më dëgjoi ndë ditë të shtrëngimit tim, edhe ishte bashkë me mua mb’udhë që veje.
4 Edhe i dhanë Jakovit gjithë perëndirat’ e huajë, sa (kishinë) ndë duart të tyre, edhe vathëtë që (kishinë) ndë veshët të tyre, edhe Jakovi i fshehu ato ndënë list (që ishte) afërë Shihemësë.
5 Pastaj shkuanë, edhe ra frikë e Perëndisë mbi ata qytetet që ishinë rrotullë, edhe nukë ndoqnë prapa të bijt’ e Jakovit.
6 Edhe Jakovi erdhi ndë Lluzë, që është ndë dhet të Hanaanit, e cila (është) Bethella, ay edhe gjithë gjëndëja që ishte bashkë me atë.
7 Edhe ndërtoi atie një therore, edhe ja vuri emërinë vëndit El-bethelë [Perëndia i Bethelësë], sepse atie iu duk ati Perëndia, kur iku nga syt’ e të vëllat.
8 Edhe vdiq Deboraha mëndesha e Revekësë, edhe u kall ndë varr përposh Bethellësë, ndënë list, edhe (lisi) u kluajti Allon-bakuth [lisi i vapësë].
9 Edhe Perëndia iu duk përsëri Jakovit, passi u kthye kah Padan-arami, edhe e bekoi.
10 Edhe Perëndia i tha ati: Emëri yt (është) Jakov, nukë do të kluhesh më Jakov, po emëri yt do të jetë Israil, edhe ja vuri emërin’ ati Israil.
11 Edhe Perëndia i tha ati: Unë (jam) Perëndia Gjithë-pushtetësi, shtohu e shumohu, komp e shumicë kombesh do të bënenë nga ti, edhe mbëretërë do të dalënë nga mezi yt,
12 edhe dhenë që i dhashë Avraamit edhe Isaakut, ty do ta ap, edhe do t’i ap (këtë) dhe farësë sate pas teje.
13 Edhe Perëndia u ngrit prej ati, kah vëndi ku foli bashkë me atë.
14 Edhe Jakovi ngrehu një shtyllë nd’atë vënt ku foli bashkë me atë, një shtyllë të gurtë, edhe bëri mbi atë të cpërkaturë, edhe derdhi val mbi atë.
15 Edhe Jakovi ja vuri emërin’ ati vëndi, ku foli Perëndia bashkë me atë, Bethelë. 16 Pastaj shkuanë nga Bethela, edhe kur kish mbetur’ edhe pak, që të vijnë ndë
Efratha, polli Rahila, edhe hoqi shumë dhëmbëje ndë të piellët të saj.
17 Edhe kur gjëndej ndë mundim të math të piellit, i tha ajo gruaja që mbante: Mos u frikëso, sepse do të bënjç edhe një dialë.
18 Edhe kur po epte shpirtinë (sepse vdiq), ja vuri emërin’ ati Ven-oni [Biri-dhunësë], edhe i ati e kluajti atë Veniamin [Biri së diathtësë].
19 Edhe Rahila vdiq, e u kall ndë varr ndë udhët të Efrathasë, e cila (është) Vithleema.
20 Edhe Jakovi ngrehu një shtyllë mbi varrt t’asaj, këjo (është) shtylla e varrit Rahilësë gjer mbë sot.
21 Edhe Israili u ngre, e ngrehu tendën’ e ti përtej pirgut Edarit.
22 Edhe Israili kur rrinte nd’atë dhe, vate Ruvini edhe fjeti bashkë me Bilhahënë të dashurën’ e t’et, edhe Israili dëgjoi (këtë).
23 Edhe të bijt’ e Jakovit ishinë dymbëdhietë: të bijt’ e Leahesë, Ruvini, i paralinduri i Jakovit, e Simeoni, e Leviu, e Juda, e Issahari, e Zebulluni,
24 edhe të bijt’ e Rahilësë: Josifi edhe Veniamini,
25 edhe të bijt’ e Bilhahësë, shërbëtoresë Rahilësë, Dani edhe Neftili,
26 edhe të bijt’ e Zilpahësë, shërbëtoresë Leahesë, Gadi edhe Asheri, këta (janë) të bijt’ e Jakovit, që i kishinë lindurë ndë Padan-aram.
27 Edhe Jakovi erdhi tek Isaaku i ati ti ndë Mamre, ndë qytet të Arbahësë, e cila (është) Hebrona, atie ku patnë ndenjurë të huajë Avraami edhe Isaaku.
28 Edhe dit e Isaakut ishinë një qint e tetëdhietë viet.
29 Edhe Isaaku dha frymën’ e vdiq, edhe u vu bashkë me gjëndëjen’ e ti, plak plot dit, edhe e kallnë ndë varrt atë Isafi e Jakovi të bijt’ e ati.
KREI 36
1 Këjo (ësht’) gjeneallogjia e Isafit, i cili (është) Edomi.
2 Isafi mori grua për vetëhen’ e ti nga të Hanaanit, Adahënë të bilën’ e Elon Hittitit, edhe Abolibamahënë të bilën’ e Anahut, të mbesën’ e Zibeon Hivitit,
3 edhe Bashemathënë të bilën’ e Ismailit, të motërën’ e Nebajothit.
4 Edhe Adaha i polli Isafit Elifazinë, edhe Bashematha polli Reuilinë,
5 edhe Abolibamaha polli Jeushinë, e Jaallaminë, e Korahunë, këta (janë) të bijt’ e Isafit, që i kishinë lindurë ndë dhet të Hanaanit.
6 Edhe Isafi mori grat’ e tia, edhe bijt’ e ti, edhe bilat’ e tia, edhe gjithë njerëzit’ e shtëpisë ti, edhe tufat’ e tia, e gjithë bagëtit’ e tia, e gjithë pasëjen’ e ti që fitoi ndë dhet të Hanaanit, edhe vate ndë (një tietërë) dhé (lark) nga Jakovi i vëllai ti,
7 sepse gjëja e atyreve (ishte) kaqë shumë, sa nukë munt të rrijnë bashkë, edhe dheu që rrijnë nukë munt t’i nxinte ata, nga puna e bagëtivet atyre.
8 Edhe Isafi ndenji ndë malt të Sejrit, Isafi ësht’ Edomi.
9 Edhe këjo (është) gjeneallogjia e Isafit, tatës’ Edomitëvet, ndë malt të Seirit,
10 këta (jan’) emërat’ e të bijvet Isafit: Elifazi i biri Adahësë së shoqes’ Isafit, Reueli i biri Bashemathësë së shoqes’ Isafit.
11 Edhe të bijt’ e Elifazit ishinë Temani, (e) Thmari, (e) Zefoi, e Gatami, e Kenazi.
12 Edhe Timna ishte e dashura e Elifazit të birit Isafit, edhe ajo i polli Elifazit Amalikunë, këta (ishinë) të bijt’ e Adahësë së shoqes’ Isafit.
13 Edhe këta (janë) të bijt’ e Reuelit: Nahathi, e Zerahu, (e) Shammahu, e Mizzahu, këta ishinë të bijt’ e Bashemathësë së shoqes’ Isafit.
14 Edhe këta ishinë të bijt’ e Abolibamahësë, së bilës’ Anahut, së mbesësë Zibeonit, së shoqes’ Isafit, edhe ajo i polli Isafit Jeushinë, e Jaallaminë, e Korahunë.
15 Këta (ishinë) krerët e të bijvet Isafit: të bijt’ e Elifazit të paralinduriit Isafit, kryet’ e Temanit, kryet’ e Omarit, kryet’ e Zefoit, kryet’ e Kenazit,
16 kryet’ e Korahut, kryet’ e Gatamit, (edhe) kryet’ e Amalikut, këta (ishinë) krerët’ e Elefazit ndë dhet të Edomit, këta (ishinë) të bijt’ e Adahësë.
17 Edhe këta (ishinë) të bijt’ e Reuelit të birit Isafit: kryet’ e Nahathit, kryet’ e Zorahut, kryet’ e Shammahut, kryet’ e Mizzahut; këta (janë) krerët’ e Reuelit ndë dhet të Edomit, këta (janë) të bijt’ e Bashemathësë së shoqes’ Isafit.
18 Edhe këta ishinë të bijt’ e Abolibamahësë së shoqes’ Isafit: kryet’ e Jeushit, kryet’ e Jaallamit, kryet’ e Korahut; këta (ishinë) krerët’ e Abolibamahësë së bilës Anahut, së shoqes’ Isafit.
19 Këta (janë) të bijt’ e Isafit, i cili ësht’ Edomi, edhe këta janë krerët’ e atyreve.
20 Këta (janë) të bijt’ e Seir Horitit, të cilëtë rrininë nd’atë dhe: Llotani, e Shobali, e Zibeoni, e Anahu,
21 e Dishoni, e Ezeri, e Dishani, këta (janë) krerët’ e Horitëvet, djemt’ e Seirit ndë dhet të Edomit.
22 Edhe djemt’ e Llotanit (ishinë) Hori e Hemami, edhe e motëra e Llotanit (ishte) Timna.
23 Edhe djemt’ e Shobalit (ishinë) këta: Allvani, e Manahathi, e Ebali, (e) Shefoi, e Onami.
24 Edhe këta (janë) djemt’ e Zibeonit: edhe Ajahu, edhe Anahu, ky (ësht’) ay Anahu që gjeti ujëratë ndë shkretëtirët, kur kulloste gomarët’ e t’et Zibeonit.
25 Edhe djemt’ e Anahut (ishinë) këta: Dishoni, e Abolibamaha e bila e Anahut.
26 Edhe këta (janë) djemt’ e Dishonit: Hemdani, e Eshbani, e Ithrani, e Herani.
27 Djemt’ e Ezerit (janë) këta: Bilhani, e Zaavani, e Akani.
28 Djemt’ e Dishanit (janë) këta: Uzi, e Arani.
29 Këta (janë) krerët’ e Horitëvet: zotëri Llotani, zotëri Shobali, zotëri Zibeoni, zotëri Anahu,
30 zotëri Dishoni, zotëri Ezeri, zotëri Dishani; këta (janë) zotërit’ e Horit, ndërmest zotërivet ndë dhet të Seirit.
31 Edhe këta (jan’) ata mbëretëritë që mbëretëruanë ndë dhet të Edomit përpara se të mbëretëronte mbëret mbi të bijt të Israilit.
32 Edhe Bella i biri Beorit mbretëroi ndë Edom, edhe emëri i këti qyteti (ishte) Dinhabah.
33 Edhe Bella vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Jobabi i biri Zerahut nga Bozraha.
34 Edhe Jobabi vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Hushami nga dheu i Temanit.
35 Edhe Hushami vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Hadadi i biri i Bedadit, i cili u ra Midianitëvet ndë fushët të Moabit, edhe emëri i këti qyteti (ishte) Avith.
36 Edhe Hadadi vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Samllahu nga Masrekaha.
37 Edhe Samllahu vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Saulli nga Reovotha (që është) përanë lumit.
38 Edhe Saulli vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Baallhanani i biri Akborit.
39 Edhe Baallhanani i biri Akborit vdiq, edhe ndë vënt t’ati mbëretëroi Hadari, edhe emëri i këti qyteti (ishte) Pau, edhe emëri i së shoqes’ ati (ishte) Mehetabellë, e bila e Matredit, e mbesa e Mezahabit.
40 Edhe këta (janë) emërat e zotërivet Isafit, pas fëmijëvet atyre, (e) pas vëndevet atyre, (e) pas emëravet atyre: zotëri Timnafu, zotëri Allvahu, zotëri Jethethi,
41 zotëri Aholibamahu, zotëri Ellahu, zotëri Pinoni,
42 zotëri Kerazi, zotëri Temani, zotëri Mibzari,
43 zotëri Magdielli, zotëri Irami, këta (janë) zotërit’ e Edomit, pas vëndesh atyre ndë dhet që patnë ndenjurë, ky (ësht’) Isafi, i ati i Edomitëvet.
KREI 37
1 Edhe Jakovi ndenji nd’atë dhe që pat ndenjur’ i ati, ndë dhet të Hanaanit.
2 Këjo (është) gjeneallogjia e Jakovit. Josifi, kur ishte shtatëmbëdhietë vieç i ri, kulloste dhëntë bashkë me të vëllezërit’ e ti, të bijt’ e Bilhahësë, e të bijt’ e Zilpahësë, gravet t’et, edhe Josifi i zuri n’gojë t’et atyre zën’ e lik t’atyre.
3 Edhe Israili donte Josifnë më fort se gjithë të bijt’ e ti, sepse ishte biri pleqërisë ti, edhe i bëri një rrobe të larme.
4 Edhe të vëllezërit e ati, tuke parë se i ati atyreve donte më fort atë, se gjithë të vëllezërit’ e ati, e kishinë cmir, edhe nukë munt t’i flisninë me të mirë.
5 Edhe Josifi pa ëndërrë, edhe ua tregoi të vëllezëret, edhe (ata) i kishinë mëri ati më tepërë.
6 Edhe (ay) u tha atyreve: U lutem pa dëgjoni këtë ëndërrë që pashë:
7 Na tek po lidhim dorëza ndë mest të fushësë, edhe na tek u ngre dorëza ime edhe qëndroj dreitë, edhe na dorëzatë tuaja tek erthnë përqark, e iu falnë dorëzësë sime.
8 Edhe të vëllezërit’ i thanë ati: Mbëret do të bënesh mbi ne? Apo zot do të bënesh ndër ne? Edhe i kishinë mëri ati më tepërë për ëndërrat e ati, edhe për fialët e ati.
9 Pastaj (ay) pa edhe një tietër’ ëndërrë, e ua tregoi të vëllezëret, edhe tha: Na tek pashë një tietër’ ëndërrë, edhe na te m’u falnë dielli, edhe hëna, edhe dymbëdhiet’ yje.
10 Edhe (ja) tregoi t’et edhe të vëllezëret, edhe i ati e qërtoi atë, e i tha: Ç’(është) këjo ëndërrë që pe? Vallë mos do të vimë un’ e jot ëmë, edhe tët vëllezër, që të falemi ty gjer përdhe?
11 Edhe të vëllezërit’ i kishinë cmir ati, po i ati ruante fialënë.
12 Edhe të vëllezërit’ e ati vanë të kullotinë dhënt’ e t’et ndë Shehem.
13 Edhe Israili i tha Josifit: A nukë kullosënë (dhëntë) tët vëllezër ndë Shehem? Eja, të të dërgonj te ata. Edhe ay i tha: Na (ku jam) unë.
14 Edhe (ay) i tha ati: Shko pra, të shohç, ndë janë mirë tët vëllezër, edhe (ndë janë) mirë dhëntë, edhe biermë zë. Edhe e dërgoi atë nga groporeja e Hebronësë, edhe erdhi ndë Shehem.
15 Edhe një njeri gjeti atë tuke ardhurë tej e këtej ndëpër fushët, edhe njeriu e pyeti, edhe i tha: Ç’kërkon?
16 Edhe ay tha: Kërkonj tem vëllezër, të lutem, dëftemë, ku kullosënë.
17 Njeriu tha: U ngritnë së këtejmi, sepse dëgjova ata që thoshinë: Le të vemi ndë Dothan. Edhe Josifi vate prapa të vëllezëret, edhe i gjeti ata ndë Dothan.
18 Edhe ata kur panë atë së largu, që pa afruarë ndër ata, këshilluanë kundrë ati ta vrisinë.
19 Edhe i tha njëri jatrit: Na tek po vien mieshtri ëndërravet,
20 eni pra tashi, edhe le ta vrasëmë, edhe le ta hedhëmë mbë ndonjë gropë, edhe të themi (se): Bishë e keqe e hëngri; edhe do të shohëmë, ç’do të bënen’ ëndërrat’ e ati.
21 Edhe kur dëgjoi Ruvini, e shpëtoi atë nga duart’ e atyreve, edhe tha: Le të mos i bëjmë dëm ati ndë jetët.
22 Edhe Ruvini u tha atyre: Mos derthni gjak, hidheni atë ndë këtë gropë (që është) ndë shkretëtirët, edhe mos viri dorë mbi atë; që ta shpëtonte nga duart’ e atyreve, (edhe) t’ia epte prap t’et.
23 Kur erdh pra Josifi te të vëllezërit e ti, i sveshnë Josifit rrobenë, (atë) rroben’ e larme, që kish përsipërë,
24 edhe e muarrë, edhe e hodhë ndë gropët, edhe gropa ishte e thatë, s’kishte ujë.
25 Pastaj ndenjnë e hëngrë bukë, edhe kur shtinë syt’ e panë, na tek po vininë ca udhëtarë Ismailitë nga Gileada, me kamillet’ e atyre ngarkuarë me erëra të mira e me ballsam e me myrrë, edhe vijnë t’i shpijnë ndë Egjyptëri.
26 Edhe Judha u tha të vëllezëret: Ç’dobi (është), ndë vrafshim vëllanë tanë, edhe të fshehëmë gjakun’ e ati?
27 Eni edhe le t’ua shesëmë Ismailitëvet, edhe le të mos vëmë duartë tona mbi atë, sepse është vëllai ynë (edhe) mishi ynë. Edhe të vëllezërit’ e ati i dëgjuanë.
28 Edhe tek po shkonin (aty drejti) ca Midianitë tregjëtarë, (ata) hoqnë Josifnë edhe e nxuarrë nga gropa, edhe ua shitnë Ismailitëvet për njëzet argjënde, edhe ata prunë Josifnë ndë Egjyptëri.
29 Edhe Ruvini u kthye ndë gropët, edhe na tek nuk’ ishte Josifi ndë gropët, edhe (ay) çorri rrobet’ e tia,
30 edhe u kthye te të vëllezërit’ e ti, e tha: Diali nuk’ (është), po unë, ku të vete unë?
31 Atëhere muarrë rroben’ e Josifit, edhe thernë një keth nga dhitë, edhe ngjyenë rroben ndë gjakt,
32 edhe dërguanë rroben’ e larme, e ja prunë t’et, e thanë: Gjetëm këtë, njihe tashi ndë është rrobeja e tyt bir, apo jo.
33 Edhe ay e njohu atë, e tha: Rrobeja e tim bir (është), bishë e keqe e pasëka ngrënë, Josifi qënëka copëtuar’ i tërë.
34 Edhe Jakovi çorri rrobet’ e tia, edhe vuri thes ndë ijët të ti, edhe mbajti zi shumë dit për të birë.
35 Edhe u ngrenë gjithë të bijt’ e ati, e gjithë të bilat’ e ati, për të ngushëlluar’ atë, po nukë donte të ngushëllonej, e thoshte se: Tuke mbajturë zi do të sbres te im bir ndë varrt. Edhe i ati e klau atë.
36 Edhe Midianitëtë ja shitnë atë Potifarit ndë Egjyptëri (i cili ishte) i dredhuri Faraonit, i pari ruanjëset (mbëretit).
KREI 38
1 Edhe nd’atë kohë Judha sbriti nga të vëllezërit’ e ti, edhe u kthye te një njeri Adullamit që kluhej Hirah.
2 Edhe Judha pa atie të bilën’ e një Hanaaniti, që kluhej Shuah, edhe e mori, e hyri te ajo.
3 Edhe ajo u mbars, e polli dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Er.
4 Edhe u mbars përsëri, e polli dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Onan.
5 Edhe polli përsëri një tiatërë dialë, edhe ja kluajti emërin’ ati Shellah, edhe (Judha) ishte ndë Hezib, kur i lindi ky.
6 Edhe Judha mori grua për Erinë dialin’ e ti të parinë, e cila kluhej Tamarë.
7 Edhe Eri i pari dial’ i Judhësë, qe i lik përpara Zotit, edhe Zoti e vrau atë.
8 Edhe Judha i tha Onanit: Hyrë te gruaja e tyt vëlla, edhe martohu me atë, edhe ngjall farë mbë tët vëlla.
9 Po Onani e dinte, se fara nukë do t’ishte e ti, përandaj kur hynte te gruaja e të vëllat, e derthte përdhe, që të mos i epte farë të vëllat.
10 Edhe këjo (punë) që bënte u duk e ligë përpara Zotit, andaj vrau edhe këtë.
11 Edhe Judha i tha Tamarësë së resë ti: Rri ndë shtëpi tyt et e ve, gjersa të rritetë Shellahu im bir, sepse thoshte: Mos vdesë edhe ky posi të vëllezërit’ e ati. Vate pra Tamara, edhe ndenji ndë shtëpi të t’et.
12 Edhe pas shumë diç vdiq e bila e Shuahut, e shoqeja e Judhësë, edhe passi u ngushullua Judha, u ngjit ndë Timnathë te ata që qethinë dhëntë, ay edhe miku i ati Hirah Adullamiti.
13 Edhe i dhanë zë Tamarësë, e i thanë: Na yt vieherrë tek po ngjitetë ndë Timnathë për të qethurë dhënt’ e ti.
14 Edhe ajo sveshi rrobet’ e saja të përzishëmetë, edhe u mbulua me napë, edhe u pshtuall, edhe ndenji tek shkon udha e Timnathësë, sepse pa se u rrit Shellahu, edhe ajo nuk’ iu dha ati për grua.
15 Edhe Judha kur pa atë, kujtoi se ishte kurvë, sepse kishte mbuluarë faqen’ e saj.
16 Edhe (tuke shkuar’) udhësë, u kthye tek ajo, e (i) tha: Të lutem, lërmë të hynj te ti; sepse nuk’ e dinte se ajo ishte e reja. Edhe ajo tha: Ç’do të më apç që të hynjsh tek unë?
17 Edhe ay tha: Unë do të të dërgonj një keth dhish nga tufa. Edhe ajo tha: A (më) ep penk, gjersa ta dërgonjç?
18 Edhe ay tha: Ç’penk (do) të t’ap? Edhe ajo tha: Unazënë tënde, e qaforenë tënde, e stapnë tënt që ke ndë dorët tënde. Edhe (ay ja) dha asaj, edhe hyri tek ajo, edhe ajo u mbars nga ay.
19 Pastaj ajo u ngre, e vate, edhe si u sbulua, veshi rrobet’ e saja të përzishëmetë.
20 Edhe Judha dërgoi kedhin’ e dhivet me dorë të mikut vet Adullamitit, që të merrte prap pengunë nga dora e gruasë, po nuk’ e gjeti atë.
21 Edhe (ay) pyeti njerëzit’ e vëndit asaj e tha: Ku (është) kurva, e cila (rrinte) mbë të shkuarët t’udhësë? Edhe ata thanë: S’ka qënë ndonjë kurvë këtu.
22 Edhe ay u kthye te Judha, e tha: Nuk’ e gjeta atë, por edhe njerëzit’ e vëndit thanë: S’ka qënë ndonjë kurvë këtu.
23 Edhe Judha tha: Le t’(i) ketë (ato), që të mos përqeshemi, na unë tek i dërgova këtë keth, po ti nuk’ e gjete.
24 Edhe pas tre muajsh i dhanë zë Judhësë, tuke thënë: Tamara jot re kurvëroi, edhe na tek është me barrë nga kurvëria. Edhe Judha tha: Bireni atë jashtë, edhe le të digjetë (ndë zjarr).
25 Edhe (ajo) kur po bihej jashtë, i dërgoi të vieherrit, e i tha: Nga ay njeriu që janë këto (plaçëka) u mbarsa; pastaj tha: Të lutem, njihe, e kujt (ësht’) unaza, e qaforeja, e ky stap.
26 Edhe Judha (i) njohu, edhe tha: (Këjo qënëka) më e dreitë se unë, sepse nuk’ ia dhashë atë Shellahut tim bir. Edhe nuk’ e njohu atë tietërë herë më.
27 Edhe nd’atë kohë kur do të pillte, na dy binjakë ndë barkut t’asaj.
28 Edhe kur po pillte, (njëri) nxori dorënë jashtë, edhe mamica mori e i lidhi dorënë me një fill të kuq, edhe tha: Ky dolli më përpara.
29 Edhe si hoqi prapa dorën’ e ti, na te dolli i vëllai, edhe ajo tha: Ç’prishëje bëre (kështu)? Mbi ty (qoftë) prishëja. Përandaj u kluajti emëri i ati Fares.
30 Edhe pastaj doli i vëllai ati, që kishte fillin’ e kuq mbë dorët të ti, edhe emëri i ati u kluajti Zarah.
KREI 39
1 Edhe Josifnë’ e sbritnë ndë Egjyptëri, edhe Potifari i dredhuri i Faraonit, i pari ruanjëset (mbëretit), Egjyptiani, e bleu atë nga duart’ e Ismailitëve, të cilët’ e sbritnë atie.
2 Edhe Zoti ishte bashkë me Josifnë, edhe (ay) ishte një njeri i mbarë, edhe gjëndej ndë shtëpi të zot, Egjyptianit.
3 Edhe i zoti e pa, se Zoti (ishte) bashkë me atë, edhe Zoti ja bënte mbarë ndë duart t’ati gjithë ç’bënte.
4 Edhe Josifi gjeti hirë përpara ati, edhe i shërbente, edhe e vuri atë të parë mbi shtëpit të ti, edhe dha ndër duart t’ati gjithë ç’kishte.
5 Edhe që mb’atë herë, kur e vuri atë të parë mbi shtëpit të ti, edhe mbi gjithë ç’kishte, Zoti bekoi shtëpin’ e Egjyptianit për punë të Josifit, edhe bekimi i Zotit ishte mbë gjithë ç’kishte ndë shtëpit e nd’ arat.
6 Edhe dha ndë duart të Josifit gjithë ç’kishte, edhe nukë donte asgjë nga gjëj’ e ti, veçe bukënë që hante, edhe Josifi ishte i hieshim, e i bukurë mbë të parët.
7 Edhe pas këtyre punëve, gruaja e të zot shtiu syt’ e saj mbë Josifinë, edhe tha: Fli bashkë me mua.
8 Po ay nukë donte, edhe i tha gruasë të zot: Na im zot te nukë njeh asgjë nga ato që janë bashkë me mua ndë shtëpit, edhe gjithë sa ka i dha ndë duart të mia,
9 edhe s’është tiatërë më i math se unë ndë këtë shtëpi, as nuk’ është mbajturë për mua tietërë gjë përveç teje, sepse je gruaja e ati, edhe qysh të bënj këtë të keqe të madhe, e të fëlenj kundrë Perëndisë?
10 Edhe (ajo) ndonëse i fliste përditë Josifit, po ky nuk’ i dëgjonte asaj të flinte bashkë me atë, që të përzihej bashkë me atë.
11 Edhe një ditë (Josifi) hyri ndë shtëpi për të bërë punët’ e tia, edhe nuk’ (ishte) atie ndë shtëpi asndonjë nga njerëzit’ e shtëpisë.
12 Edhe ajo e rrëmbeu atë prej rrobesh ati, e tha: Fli bashkë me mua, po ay la rroben’ e ti ndë duart t’asaj, edhe iku, e dolli jashtë.
13 Edhe (ajo) kur pa, se la rroben’ e ti ndë duart t’asaj, e iku jashtë,
14 u thirri njerëzet shtëpisë saj, e u foli edhe tha: Pa shihni, na pruri një njeri Evre të na turpëronjë, hyri tek unë për të fjeturë bashkë me mua, edhe unë klitha me zë të math,
15 edhe posa dëgjoi se unë ngrita zën’ e thirra, la rroben’ e ti përpara meje edhe iku, e dolli jashtë.
16 Edhe vu rroben’ e ti përanë vetëhesë, gjersa erdhi i zoti ndë shtëpi të ti.
17 Edhe (ajo) i tha ati pas këtyre fialëve, tuke thënë: Shërbëtori Evreu, që na prure, hyri tek unë që të më turpëronte,
18 edhe kur ngrita zënë, e thërrita, la rroben’ e ti përpara meje, e iku jashtë.
19 Edhe i zoti kur dëgjoi fialët’ e së shoqesë, që i foli ati, e i tha: Kështu më bëri shërbëtori yt, iu ndes zemërimi.
20 Edhe i zoti Josifit mori atë, edhe e hodhi ndë burk, nd’atë vënt tek ishinë mbyllë brënda të lidhurit’ e mbëretit, edhe mbeti atie ndë burgut.
21 Po Zoti ishte bashkë me Josifnë, edhe i derthte përdëllim, e i epte hirë përpara të parit ruanjëset burgut.
22 Edhe i pari ruanjëset burgut dha ndë duart të Josifit gjithë të lidhuritë që ishinë ndë burgut, edhe gjithë ç’bëneshin’ atie, ay (i) bënte.
23 Edhe i pari ruanjëset burgut nukë vështronte asgjë nga ato (që ishinë) ndë duart t’ati, sepse Zoti (ishte) bashkë me atë, edhe Zoti ja bënte mbarë ati (gjithë) sa bënte.
KREI 40
1 Edhe pas këtyre punëve, verëkthenjësi i mbëretit Egjyptërisë, edhe bukëpiekësi i kishinë bërë faj të zot tyre mbëretit Egjyptërisë.
2 Edhe Faraoni u zemërua kundrë këtyre të dy të dredhure, kundrë krye-verëkthenjësit, edhe kundrë krye-bukëpiekësit.
3 Edhe i vuri ata të ruhenë ndë shtëpi të parit ruanjëset (mbëretit), ndë burgut, nd’atë vënt ku (ishte) mbyllë Josifi.
4 Edhe i pari i ruanjëset mbëretit i la ndë dorë të Josifit, edhe (ky) u shërbente atyreve; edhe kishinë ca kohë (që ishinë) ndë burgut,
5 edhe verëkthenjësi e bukëpiekësi i mbëretit Egjyptërisë, që ishinë mbyllë ndë burgut, panë ëndërrë të dy, i sicili ëndërrën’ e ti atë natë, i sicili pas të sgjidhurit ëndërrësë ti.
6 Edhe Josifi kur hyri tek ata ndë mëngjes, e pa ata, edhe na tek ishinë të trubulluarë.
7 Edhe (ay) pyeti të dredhurit’ e Faraonit, që (ishinë) bashkë me atë ndë burgut ndë shtëpi të zot, e tha: Përse i keni sytë të vrërëtë sot?
8 Edhe ata i thanë ati: Pam ëndërra, edhe s’ka njeri të na i sgjidhnjë. Edhe Josifi u tha atyre: A nuk’ është pun’ Perëndisë të sgjidhuritë? U lutem, tregomëni.
9 Edhe verëkthenjësi parë i tregoi Josifit ëndërrën’ e ti, e i tha: (Pashë) nd’ëndërrët, edhe na një hardhi përpara meje,
10 edhe ndë hardhit (ishinë) tri dega, edhe dukej sikur biu, (edhe) duallnë lulet’ e asaj, (edhe) u poqnë pupat’ e rrushit,
11 edhe potiri i Faraonit (ishte) ndë dorët time, edhe mora rrushtë, e i shtrydha ndë potir të Faraonit, edhe dhashë potirë ndë dorë të Faraonit.
12 Edhe Josifi i tha ati: Këta (është) të sgjidhurit’ e asaj: Tri degatë janë tri dit,
13 pas tri diç, Faraoni do të lartonjë kryetë tat, edhe do të të vërë ndë punët tënde, edhe do të apç potirinë ndë dorët të Faraonit pas zakonit parë, kur ishie verëkthenjësi i ati,
14 po kujtomë, kur të të bënetë (këjo) e mirë, edhe, të lutem, bën përdëllim tek unë, edhe zëria n’gojë Faraonit për mua, edhe nxirmë nga këjo shtëpi,
15 sepse me të vërtetë u vothç nga dheu i Evrevet, edhe këtu përsëri nukë bëra gjëkafshë që të më venë ndë (këtë) gropë.
16 Edhe kur pa bukëpiekësi parë se të sgjidhurit’ (ishte) të mirë, i tha Josifit: Edhe unë (pashë) nd’ëndërrët, edhe na tri kanistra të bardha mbi kryet tim,
17 edhe ndë kanistrët të sipërme (ishinë) nga çdo farë të ngrëni të mieshtërisë bukëpiekëjesë për Faraonë, edhe shpest’ i hajn’ ato nga kanistra përmbi kryet tim.
18 Edhe Josifi u përgjeq e tha: Këta (është) të sgjidhurit’ e kësaj: Të tri kanistratë (janë) tri dit,
19 pas tri diç, Faraoni do të heqë kryetë tat prej teje, edhe do të të varnjë ndë drut, edhe shpestë do të hanë mishinë tënt siprë teje.
20 Edhe të tretënë ditë, ditën’ e së lindurit Faraonit, u bëri gosti gjithë shërbëtorëvet ti, edhe lartoi kryet’ e krye-verëkthenjësit edhe kryet’ e krye-bukëpiekësit ndërmest të shërbëtorëvet ti.
21 Edhe verëkthenjësin’ e parë e vuri mbë punë të ti të kthente verë, edhe dha potirë ndë dorë të Faraonit,
22 edhe bukëpiekësin’ e parë e vari, sikundrë ua sgjidhi atyre Josifi. 23 Por verëkthenjësi parë nuk’ e kujtoi Josifnë, po e harroi.
KREI 41
1 Edhe passi shkuanë dy viet kohë, Faraoni pa një ëndërrë, edhe na te po rrinte përanë lumit,
2 edhe na shtatë dema të bukur’ e të majm tek po ngjiteshinë nga lumi, e po kullotinë ndë livatht,
3 edhe na shtatë dema të tierë tek po ngjiteshinë pas atyre nga lumi, të shëmtuar’ e të ligëtë, edhe po rrininë afërë demavet (tierë) mbë buzët të lumit,
4 edhe të shtatë demat’ e shëmtuar’ e të ligëtë hëngrë të shtatë demat’ e bukur’ e të majm. Atëhere u squa Faraoni.
5 Edhe si e zuri gjumi përsëri pa ëndërrë për së dyti, edhe na shtatë kallinj të plotë e të mirë tek po delinë prej një kallami,
6 na edhe shtatë kallinj (të tierë) të hollë e të diegurë nga era e diellit tek po mbininë pas atyre,
7 edhe ata kallinjt’ e hollë përpinë të shtatë kallinjt’ e majm e të plotë. Edhe Faraoni u squa, edhe na (tek ishte) ëndërrë.
8 Edhe ndë mëngjes shpirti i ati ishte trubulluarë, edhe dërgoi e thirri gjithë magjistarët’ e Egjyptërisë, edhe gjithë të diturit’ e asaj. Edhe Faraoni u tregoi atyreve ëndërrat’ e tia, po nukë (kishte) asndonjë t’ia sgjidhte ato Faraonit.
9 Atëhere verëkthenjësi parë i foli Faraonit, e tha: Sot po më kujtonetë faji im,
10 Faraoni ishte zemëruarë kundrë shërbëtorëvet ti, edhe më vuri ndë burgut ndë shtëpi të parit ruanjëset (mbëretit), mua edhe bukëpiekësin’ e parë;
11 edhe mbë një natë pam ëndërrë, un’ edhe ay, pam ëndërrë gjithësecili pas të sgjidhurit ëndërrësë ti,
12 edhe atie bashkë me ne (ishte) një dialosh Evre, shërbëtori të pari ruanjëset (mbëretit), edhe i treguam ati, edhe na sgjidhi ëndërratë tona, gjithësecilit ja sgjidhi pas ëndërrës’ ati,
13 edhe sikundrë na e sgjidhi, ashtu gjau, un’ u vushë mbë punët time, e ay u var.
14 Atëhere Faraoni dërgoi e thirri Josifnë, edhe e nxuarrë atë shpejt nga burgu, edhe (ay) u rrua, e ndërroi rrobet’ e tia, e erdhi te Faraoni.
15 Edhe Faraoni i tha Josifit: Pashë një ëndërrë, edhe nukë (ka) kush të ma sgjithnjë, edhe unë dëgjova që thonë për ty, (se) ti kur dëgjon ëndërra, munt t’i sgjithç.
16 Edhe Josifi u përgjeq e i tha Faraonit: Jo unë (po) Perëndia do t’i apë Faraonit një të sgjidhurë shpëtimi.
17 Edhe Faraoni i tha Josifit: Ndë ëndërrët time, na tek po rrinjam mbë buzë të lumit,
18 edhe na shtatë dema të majm e të bukurë tek po ngjiteshinë nga lumi, e po kullotinë ndë livath,
19 edhe na shtatë dema të tierë tek po ngjiteshinë prapa atyreve, të pafuqishim, e shumë të shëmtuarë, e të ligëtë, që s’kam parë kurrë më të shëmtuarë ndë gjithë dhet të Egjyptërisë,
20 edhe demat’ e hollë e të shëmtuarë hëngrrë të shtatë demat’ e parë të majmitë,
21 edhe si hynë ndë barqet t’atyreve, nukë ndahej se hynë ndë barqet t’atyreve, po të parët’ e atyreve (ishte) të shëmtuarë posi përpara, atëhere u sqova.
22 Pastaj pashë ndë ëndërrët time, edhe na shtatë kallinj tek po dilinë prej një kallami të plotë e të mirë,
23 edhe na shtatë kallinj (të tierë) të thatë (e) të hollë, (e) të diegurë nga era e diellit tek po mbininë pas atyreve,
24 edhe kallinjt’ e hollë përpinë të shtatë kallinjt’ e mirë; u thashë magjistarëvet, po s’(kishte) kush të m’(i) sgjithte.
25 Edhe Josifi i tha Faraonit: Ëndërra e Faraonit (është) një: Perëndia i dëfteu Faraonit sa ka për të bërë.
26 Të shtatë demat’ e mirë janë shtatë viet, edhe të shtatë kallinjt’ e mirë janë shtatë viet, ëndërra (është) një.
27 Edhe të shtatë demat’ e hollë e të shëmtuarë që ngjiteshinë pas atyre, janë shtatë viet, edhe të shtatë kallinjt’ e të paplotë e të diegurë nga era e diellit, do të jenë shtatë viet zie (për bukë).
28 Këjo (është) kafsha që i thashë Faraonit: Perëndia i dëfteu Faraonit sa ka për të bërë.
29 Na tek vinjënë shtatë viet plot me drithëra ndë gjithë dhet të Egjyptërisë,
30 edhe pastaj do të vinjënë shtatë viet zie, edhe gjithë të plotëtë do të harronetë ndë dhe të Egjyptërisë, edhe zia do të prishnjë dhenë,
31 edhe nukë do të njihetë të plotëtë mbi dhet, nga punë e asaj zisë që do të vinjë pas, sepse do të jetë fort e rëndë.
32 Edhe që iu duk dy herë ëndërra Faraonit, (dëften) se kafsha (ësht’) urdhëruarë nga Perëndia, edhe Perëndia do të shpejtonjë t’e bënjë këtë.
33 Tashi pra Faraoni le të gjenjë një njeri të mençim e të urtë, edhe le ta vërë atë mbi dhet të Egjyptërisë,
34 Faraoni le të bënjë e le t’urdhëronjë të parë mbi dhet, edhe le të marrë të pesëtënë nga dheu i Egjyptërisë ndë të shtatë viet e të plotit,
35 edhe le të mbëledhënë gjithë të ngrënat’ e këtyre të shtatë viete të mirë që vinjënë, edhe le të mbëlidhetë gruri ndënë dorët të Faraonit, për të ngrënë qytetetë, edhe le t’e ruanjënë,
36 edhe të ngrënatë të ruhenë për dhenë për ato shtatë viet e zisë, që do të vinjënë pas ndë dhet të Egjyptërisë, që të mos humbasë vëndi nga zia.
37 Edhe fiala i pëlqeu Faraonit, edhe gjithë shërbëtorëvet ati.
38 Edhe Faraoni u tha shërbëtorëvet ti: A munt të gjejmë posi këtë njeri që ka frymën’ e Perëndisë?
39 Edhe Faraoni i tha Josifit: Sepse Perëndia të dëfteu këto të gjitha, nuk’ (është) tiatërë njeri më i mënçim e më i urtë se ti,
40 ti do të jesh mbi shtëpit time, edhe gjithë gjëndëja ime do t’i dëgjonjë fialësë gojësë sate, vetëmë mbë front do të jem më i math se ti.
41 Edhe Faraoni i tha Josifit: Na tek të vura të parë mbë gjithë dhet të Egjyptërisë.
42 Edhe Faraoni nxori unazën’ e ti nga gishti, e ja vuri Josifit ndë dorë, edhe i veshi ati rrobe të kuqe, edhe i vari një qafore t’artë rreth qafës’ ati.
43 Edhe e hipnë atë mbë qerret të ti të dytënë, edhe leçisninë përpara ati: Bini mbë gjunj; edhe e vuri atë përmbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
44 Edhe Faraoni i tha Josifit: Unë (jam) Faraoni, edhe pa ty asndonjë s’ka për të ngriturë dorën’ e ti a këmbën’ e ti mbë gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
45 Edhe Faraoni e kluajti Josifnë Zafnath-paneah [ay që njeh të fshehuratë], edhe i dha ati për grua Asenathënë, të bilën’ e Potiferahut priftit Onit. Edhe Josifi doli ndëpër dhet të Egjyptërisë.
46 Edhe Josifi (ishte) tridhietë vieç, kur i dolli përpara Faraonit mbëretit Egjyptërisë, edhe Josifi dolli prej syvet Faraonit edhe i ra përqark gjithë dheut Egjyptërisë.
47 Edhe ndë të shtatë viet e të plotit dheu dha duarëza gruri,
48 edhe mbëlodhi gjithë drithëratë që u bënë ndë dhet të Egjyptërisë ndë të shtatë viet, edhe vuri drithëratë ndëpër qytetetë, drithërat’ e aravet rrotullë çdo qyteti i vuri nd’atë.
49 Edhe Josifi mbëlodhi grurë porsi rërën’ e detit fort tepërë, kaqë sa s’munt ta matte, sepse s’kish të maturë.
50 Edhe Josifit i lintnë dy djem, përpara se të vininë viet’ e zisë, të cilëtë ja polli Asenatha, e bila e Potiferahut priftit Onit.
51 Edhe Josifi ja vuri emërinë dialit parë Manasseh, sepse (tha): Perëndia më bëri të harronj gjithë të dhëmburat’ e mia, edhe gjithë shtëpin’ e tim et.
52 Edhe të dytit ia vuri emërin’ Efraim, sepse (tha): Perëndia më rriti ndë dhet të shtrëngimit tim.
53 Edhe shkuanë të shtatë viet plot me të mira, që u bënë ndë dhet të Egjyptërisë.
54 Edhe zunë të vininë shtatë viet e zisë, sikundrë pat thënë Josifi, edhe u bë zi ndëpër gjithë vëndet, po ndër gjithë dhen’ e Egjyptërisë kishte bukë.
55 Edhe kur shtrëngoi uria gjithë dhen’ e Egjyptërisë, gjëndëja i klithi Faraonit për bukë. Edhe Faraoni u tha të gjithë Egjyptianëvet: Shkoni te Josifi (edhe) bëni ç’t’u thotë ay.
56 Edhe ishte një zi mbi gjithë faqen e dheut. Edhe Josifi hapi gjithë grunarëtë, edhe u shiste (drithë) gjith’ Egjyptianëvet, edhe zia po rëndonej mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
57 Edhe nga gjithë vëndetë vininë ndë Egjyptëri te Josifi për të blerë drithë, sepse zia po rëndonej mbi gjithë dhenë.
KREI 42
1 Edhe Jakovi pa se gjëndej drithë ndë Egjyptëri, edhe Jakovi u tha të bijet: Ç’shikoni njëri jatrinë?
2 Edhe tha: Na tek dëgjova se gjëndetë drithë ndë Egjyptëri, sbritni atie, edhe blini për ne andej, që të rroimë e të mos vdesëmë.
3 Edhe sbritnë të dhietë vëllezërit’ e Josifit për të blerë drithë nga Egjyptëria.
4 Por Veniamininë, të vëllan’ e Josifit, nuk’ e dërgoi Jakovi bashkë me të vëllezërit, sepse tha: Mos i gjanjë ndonjë e keqe.
5 Edhe të bijt’ e Israilit erthnë për të blerë (drithë) ndërmest atyreve që vininë (atie), sepse ishte zi ndë dhet të Hanaanit.
6 Edhe Josifi ishte qivernitar i vëndit, ay i shiste gjithë gjëndëjesë vëndit; erdhë pra të vëllezërit’ e Josifit edhe i unjnë kryetë gjer përdhe.
7 Edhe Josifi kur pa të vëllezëritë, i njohu ata, por shtiu vetëhen’ e ti të huajë ndër ata, edhe u fliste atyre vrazhëtë, edhe u tha atyre: Nga vini? Edhe ata thanë: Nga dheu i Hanaanit, për të blerë drithë.
8 Edhe Josifi njohu të vëllezëritë, por ata nuk’ e njohnë atë.
9 Edhe Josifit i ranë ndër mënt ëndërratë që pat parë për ata, edhe u tha atyre: Ju jeni përgjonjës, keni ardhë për të vështruarë shtegjet’ e vëndit.
10 Edhe ata i thanë: Jo, Zoti im, por (neve) shërbëtorët e tu kemi ardhë për të blerë drithë,
11 neve të gjithë (jemi) të bijt’ e një njeriu, jemi (njerës) të mirë, shërbëtorët’ e tu nukë janë përgjonjës.
12 Edhe (ay) u tha atyreve: Jo, por keni ardhë për të vështruarë shtegjet’ e vëndit.
13 Edhe ata thanë: (Neve) shërbëtorët’ e tu jemi dymbëdhietë vëllezër, të bijt’ e një njeriu ndë dhet të Hanaanit, edhe na më i vogëli (tek gjëndetë) sot bashkë me tanë, edhe tietëri nuk’ është.
14 Edhe Josifi u tha atyre: Këjo (është) që u thashë (juve), kur thashë, se ini përgjonjës.
15 Me këtë do të shprovohi: Për jetët të Faraonit, nukë do të dilni së këtejmi, ndë mos arthtë këtu vëllai juaj më i vogëli,
16 dërgoni një nga ju, edhe le të bierë vëllanë tuaj, edhe ju do të mbesni të lidhurë gjersa të dalënë fialëtë tuaja, ndë thënçi të vërtetënë, po ndë mos, për jetët të Faraonit, me të vërtetë ini përgjonjës.
17 Edhe i vuri ata (mbënjanë) të ruhenë tri dit.
18 Edhe të tretënë ditë Josifi u tha atyre: Bëni këtë, edhe keni për të rruarë, (sepse) unë kam frikë nga Perëndia:
19 ndë ini të mirë, njëri nga vëllezëritë tuaj le të mbesë lidhurë ndë burkt, aty ku ini, edhe ju shkoni, (e) merrni drithë për zin’ e shtëpivet tuaja,
20 por bimëni vëllanë tuaj më të vogëlinë, kështu do të dalënë të vërteta fialëtë tuaja, edhe nukë do të vdisni. Edhe ata bënë kështu.
21 Edhe i tha njëri jatrit: Me të vërtetë jemi fajtorë për vëllanë tënë, sepse pam shtrëngimnë e shpirtit ati, kur na lutej, edhe nuk’ i dëgjuam, përandaj erdhi mbi ne ky shtrëngim.
22 Edhe Ruvini u përgjeq atyre, e u tha: A nuk’ u thashë juve (atëhere): Mos i bëni keq dialit? E nukë dëgjuatë, përandaj na tek po kërkonetë gjaku i ati.
23 Edhe ata nukë dininë se kupëtonte Josifi, sepse flisinë bashkë me (tietërë) njeri që u kthente gluhënë.
24 Edhe (Josifi) u hoq (mbënjanë) nga syt’ e atyreve, e klau, edhe u kthye (prap) te ata, e u fliste, edhe mori nga ata Simeonë, edhe e lidhi përpara sysh atyre.
25 Atëhere Josifi urdhëroi t’u mbushninë atyre thasëtë me drithë, edhe t’i kthenin’ argjëndinë gjithësecilit ndë thest t’ati, edhe t’u epinë të ngrënë për udhë, edhe u bë kështu ndër ata.
26 Edhe ata si ngarkuanë gomarët’ e tyre me drithë, shkuanë së andejmi.
27 Edhe njëri nga ata kur sgjidhi thesin’ e ti, që t’i epte gomarit të ngrënë ndë grasht, pa argjëndin’ e ti, edhe na tek ishte ndë grykët të thesit ti.
28 Edhe u tha të vëllezëret: Argjëndi em m’u dha prap, edhe na (tek është) ndë thest tim, edhe u habit zëmëra e atyreve, edhe u përzienë bashkë, edhe thanë njëri jatrit: Ç’(është) këjo (që) na bëri Perëndia?
29 Erdhë pra te Jakovi tek i ati tyre ndë dhet të Hanaanit, edhe i dhanë zë ati për gjithë sa u gjanë atyre, edhe thanë:
30 (Ay) njeriu, i zoti vëndit, na foli vrazhëtë, edhe na mori për përgjonjësit e vëndit.
31 Edhe (neve) i tham ati, (se): Jemi (njerës) të mirë, nukë jemi përgjonjës,
32 jemi dymbëdhietë vëllezër, të bijt’ e atit tënë, njëri nuk’ është, edhe më i vogëli (është) sot bashkë me atënë tënë ndë dhet të Hanaanit.
33 Edhe (ay) njeriu, i zoti vëndit, na tha: Me këtë do t’e njoh, se jeni (njerës) të mirë: Lini bashkë me mua njërinë nga vëllezëritë tuaj, edhe merrni (drithë për) zin’ e shtëpivet tuaja, edhe shkoni,
34 edhe birmëni vëllanë tuaj më të vogëlinë, atëhere do t’e njoh, se nukë (ini) përgjonjës, por ini të mirë, edhe do t’u ap prap vëllanë tuaj, edhe do të tregjetoni ndë këtë vënt.
35 Edhe kur po sbrazinë thasët’ e tyre, na gjithësecilit të lidhurit’ e argjëndit (tek ishte) ndë thest t’ati, edhe ata edhe i ati atyreve kur panë të lidhurat’ e argjëndit tyre, u frikësuanë.
36 Edhe Jakovi i ati atyreve u tha atyreve: Ju më latë pa djem, Josifi nuk’ është, edhe Simeoni nuk’ është, doni të merrni edhe Veniaminë, të gjitha këto erthnë mbi mua.
37 Edhe Ruvini i tha t’et, tuke thënë: Vra të dy bijt’ e mi, ndë mos të prufsha ty atë, epma ndë dorë, edhe unë do të ta bie përsëri.
38 Edhe ay tha: S’ka për të sbritur’ im bir bashkë me ju, sepse i vëllai vdiq, edhe ay mbeti vetëmë, edhe ndë i gjaftë ati ndonjë e keqe mb’udhë atie ku shkoni, atëhere do të sbrisni qimet’ e mia të bardhatë me hidhërim ndë varrt.
KREI 43
1 Edhe zia po rëndonej mbi dhet.
2 Edhe si mbaruanë së ngrëni drithinë që prunë nga Egjyptëria, i ati u tha atyre: Shkoni përsëri, (e) na blini pak drithë.
3 Edhe Judha i tha ati, tuke thënë: (Ay) njeriu na u përgjërua fort, edhe tha: S’më kini për të parë sytë, ndë mos (prufshi) bashkë me ju vëllanë tuaj.
4 Ndë dërgofsh vëllanë tënë, bashkë me ne, do të sbresëmë, e do të blejmë drithë,
5 po ndë mos (e) dërgofsh, nukë do të sbresëmë, sepse (ay) njeriu na tha: S’më keni për të parë sytë, ndë mos (qoftë) bashkë me ju vëllai juaj.
6 Edhe Israili tha: Përse ma bëtë këtë të keqe, e i dëftyetë njeriut se keni tietërë vëlla?
7 Edhe ata thanë: Njeriu (na) pyeti thellë për ne, e për gjëndëjenë tënë, tuke thënë: A rron më ati juaj? Keni (tiatërë) vëlla? Edhe (neve) iu përgjegjëm ati pas këti të pyeturi. Sos e dinim neve se do të thoshte: Birni vëllanë tuaj?
8 Edhe Judha i tha Israilit t’et: Dërgo dialthinë bashkë me mua, edhe le të ngrihemi, e të vemi që të rroimë, e të mos vdesëmë edhe neve, edhe ti, edhe djemtë tanë.
9 Unë të zotonem për atë, nga dora ime ta kërkonjsh, ndë mos ta prufsha atë ty, edhe ta vë përpara teje, atëhere le të jem fajtuar te ti për kurdo,
10 sepse të mos patëkeshim mënuarë, me të vërtetë tashi do t’ishim kthyerë dy herë.
11 Edhe Israili i ati atyreve u tha: Ndë (qoftë) kështu, bëni pra këtë: merrni ndër thasët tuaj nga më të miratë pemët’ e dheut, edhe shpirjani dhurata (ati) njeriut, pak vallsam, e pak mialtë, (e) erëra të mira, e myrrë, (e) arra, e mandorle,
12 merrni edhe dy piesa argjënt ndë duart tuaja, edhe atë argjëndinë që ishte kthyerë ndë grykët të thasëvet tuaj, birjani prap ndë duart tuaja, mbase u bë me të harruarë,
13 edhe merrni vëllanë tuaj, edhe ngrihi e kthehi te njeriu,
14 edhe Perëndia Fuqimadhi u dhashtë hirë përpara njeriut, që të dërgonjë me ju vëllanë tuaj tiatrinë, edhe Veniamininë; edhe unë, ndë qoftë se mbetem pa djem, le të mbetem.
15 Edhe njerëzitë si muarrë këto dhurata, muarrë edhe dy piesa argjënt ndë duart të tyre, edhe Veniaminë, edhe si u ngrenë, sbritnë ndë Egjyptëri, edhe qëndruanë përpara Josifit.
16 Edhe Josifi kur pa Veniaminë bashkë me ata, i tha kujdestarit shtëpisë ti: Shpierë njerëzitë ndë shtëpi, edhe therë një mish, e bëne gati, sepse njerëzitë do të hanë bukë bashkë me mua ndë mesditë.
17 Edhe njeriu bëri sikundrë foli Josifi, edhe njeriu shpuri njerëzitë ndë shtëpi të Josifit.
18 Edhe njerëzit’ u frikësuanë, sepse i shpunë ndë shtëpit të Josifit, edhe thanë: Për argjëndinë që ishte kthyerë ndë thasët tënë herën’ e parë, po na shpienë brënda, për të gjeturë shkak kundrë neve, e të hidhetë mbi ne, e të na marrë shërbëtorë (neve), edhe gomarëtë tënë.
19 Edhe iu afruanë kujdestarit shtëpisë Josifit, e i folnë ati ndë derët të shtëpisë. 20 Edhe i thanë: Të lutemi, zot, sbritëm herën’ e parë për të blerë drithë,
21 edhe kur erthmë ndë vënt për të rënë, hapëm thasëtë tënë, edhe na argjëndi i gjithësecilit (tek ishte) ndë grykët të thesit ti, argjëndi ynë i plotë, andaj e prumë prapë ndë duart tona,
22 prumë edhe tiatër’ argjënt ndë duart tona, për të blerë drithë, nukë dimë se kush na e vuri argjëntnë ndë thasët tanë.
23 Edhe ay tha: Paqtim mbë ju, mos frikësohi, Perëndia juaj, edhe Perëndia i atëravet tuaj, u dha juve thesar ndë thasët tuaj, argjëndi juaj erdhi tek unë. Edhe u nxori atyre Simeonë.
24 Edhe njeriu pruri njerëzitë ndë shtëpi të Josifit, edhe u dha ujë, e lanë këmbët’ e tyre, edhe u dha të ngrënë gomarëvet atyre.
25 Edhe ata bënë gati dhuratatë, gjersa të vinte Josifi ndë mesditë, sepse dëgjuanë se kishte për të ngrënë bukë atie.
26 Edhe kur erdhi Josifi ndë shtëpi, i prunë ati dhuratatë, që mbaninë ndë duart të tyre, ndë shtëpit, edhe i unjnë kryetë gjer përdhe.
27 Edhe i pyeti ata për shëndetnë, edhe tha: A është shëndoshë ata juaj, (ay) plaku që (më) pattë thënë? A rron më?
28 Edhe ata thanë: Shërbëtori yt, ata ynë është shëndoshë, edhe po rron. Edhe u unjnë e iu falnë.
29 Edhe (ay) kur shtiu sytë’ e ti, e pa Veniaminë të vëllanë prej një mëme, tha: Ky (është) vëllai juaj më i vogëli, që më pattë thënë për atë? Edhe tha: Perëndia të përdëlleftë, diali im.
30 Edhe Josifi shpejtoi (të thiqej), sepse po i përzihej barku përbrënda për të vëllanë, edhe kërkonte (vënt) për të klarë. Edhe si hyri ndë dhomët klau atie.
31 Pastaj lau faqen’ e ti, e hyri, edhe tuke mbajturë vetëhen’ e ti, tha: Vini bukë.
32 Edhe vunë veç për atë, e veç për ata, edhe për Egjyptianëtë që haninë bashkë me atë, veç, sepse Egjyptianëtë nukë munt të haninë bukë bashkë me Evrejtë, sepse Egjyptianët’ (e kishinë) këtë për të ndyrë.
33 Ndenjnë pra përpara ati, i paralinduri pas paralindëjesë ti, edhe më i vogëli pas vogjëlisë ti, edhe njerëzitë çuditeshinë njëri me jatrinë.
34 Edhe ay mori piesa përpara vetëhesë ti, (e ua dërgoi) atyreve, po piesa e Veniaminit ishte pesë herë më e madhe se e gjithësecilit nga ata. Edhe pinë, e u gëzuanë bashkë me atë.
KREI 44
1 Edhe (ay) urdhëroi kujdestarin’ e shtëpisë ti, e tha: Mbush thasët’ e njerëzet me drithë, sa munt të mbanjënë, edhe vër’ argjëndin’ e gjithësecilit ndë grykët të thesit.
2 Edhe vërë potirinë tim, potirin’ e argjënttë, ndë grykët të thesit më të vogëlit, edhe argjëndin’ e drithit ati. Edhe (ay) bëri pas fialësë që i tha Josifi.
3 Ndë mëngjes si sbardhi drita, dërguanë njerëzitë, ata edhe gomarët’ e atyre.
4 Edhe passi duallë jashtë qytetit, pa larguarë shumë, Josifi i tha kujdestarit shtëpisë ti: Ngreu e ecë me vrap, e u bierë pas njerëzet, edhe si t’i harrinjç, thuaju: Përse bëtë keq ndë vënt të së mirësë?
5 A nuk’ (është) ky (potiri) që pi im zot me atë, edhe me atë dëften vërtet ato që do të bënenë? Keq e bëtë këtë punë që bëtë.
6 Edhe posa i harriu ata, u tha atyre këto fialë.
7 Edhe ata i thanë ati: Përse zoti ynë flet këto fialë? Qoftë lark, shërbëtorët’ e tu të bënjënë të tillë punë!
8 Na argjëndinë që gjetëm ndë grykët të thasëvet tanë, tek ta kthyem ty nga dheu i Hanaanit, e qysh do të vidhim nga shtëpia e tyt zot argjënt a ar?
9 Te cilido nga shërbëtorët’e tu të gjëndetë, le të vritetë, edhe neve do t’i bënemi shërbëtorë zotit tënë.
10 Edhe ay tha: Edhe tashi le të bënetë sikundrë thoni: te cilido të gjëndetë, do të bënetë shërbëtori im, edhe ju do të jeni të pafaj.
11 Edhe ata shpejtuanë e shkarkuanë gjithësecili thesin’ e ti mbë dhet, edhe gjithësecili hapi thesin’ e ti.
12 Edhe zuri të kërkonte nga më i madhi, e mbaroi mbë të vogëlinë, edhe potiri u gjent ndë thest të Veniaminit.
13 Atëhere ata çuarrë rrobet’ e tyre, edhe gjithësecili ngarkoi gomarin’ e ti, e u kthyenë ndë qytet.
14 Edhe hyri Judha edhe të vëllezëritë ndë shtëpī të Josifit, tek po ishte atie, edhe ranë përpara ati përdhe.
15 Edhe Josifi u tha atyreve: Ç’(është) këjo punë (që bëtë)? A nukë dini (ju) se unë jam një njeri që di se ç’bënetë me të vërtetë?
16 Edhe Judha tha: Ç’t’i themi tim zot? Ç’të flasëmë? A qysh të lajmë vetëhenë tonë? Perëndia gjeti të shtrembëtën’ e shërbëtorëvet tu, na tek jemi shërbëtorët’ e tim zot, edhe neve, edhe ay që iu gjënt potiri.
17 Edhe ay tha: Qoftë lark nga unë të bënj këtë; ati njeriu që iu gjënt potiri, ky do të më jetë shërbëtuar, edhe ju shkoni ndë paqtim te ata juaj.
18 Atëhere Judha iu afrua ati e tha: Të lutem, Zoti im, le t’i flasë një fialë ndë veshët tim zot shërbëtori yt, edhe le të mos ndizetë zemërimi yt kundrë shërbëtorit tënt, sepse ti (je) posi Faraoni.
19 Im zot pyeti shërbëtorët’ e ti, tuke thënë: Keni atë, a vëlla?
20 Edhe i tham tën zot: Kemi një atë plak, edhe një dialë të pleqërisë (ati), të vogëlë, edhe i vëllai vdiq, edhe vetëm’ ai ka mbeturë nga e ëma, edhe i ati e do (fort) atë.
21 Edhe (ti) u the shërbëtorëvet tu: Silleni atë tek unë që ta shoh me syt e mi.
22 Edhe (neve) i tham zotit tim: Diali s’munt të lërë t’anë, sepse ndë lëntë t’anë, (ay atëhere) do të vdesë.
23 Edhe ti u the shërbëtorëvet tu: Ndë mos arthtë bashkë me ju vëllai juaj më i vogëli, nukë do të më shihni sytë më.
24 Edhe kur vam te shërbëtori yt te im atë, ja tham fialët’ e tim zot.
25 Edhe ata ynë tha: Shkoni përsëri, e na blini pak drithë,
26 edhe (neve) tham: Nukë munt të sbresëmë, ndë mos qoftë bashkë me ne vëllai ynë më i vogëli, atëhere do të sbresëmë, sepse s’munt t’i shohëmë sytë njeriut ndë mos qoftë bashkë me ne vëllai ynë më i vogëli.
27 Edhe shërbëtori yt im atë na tha: Ju e dini se ime shoqe më polli dy (djem),
28 edhe njëri më doli nga duartë, edhe thashë: Me të vërtetë bisha e çori, edhe nuk’ e pashë atë gjer tashi,
29 ndë marrçi nga syt’ e mi edhe këtë, e t’i gjanjë ndonjë e keqe, do të më sbritni qimet’ e bardha me hidhërim ndë varrt.
30 Tashi pra kur të vete te shërbëtori yt te im atë, edhe djali të mos jetë bashkë me ne, (sepse shpirt’ i ati varetë nga shpirt’ i këti),
31 posa të shohë se nuk’ është diali, do të vdesë, edhe shërbëtorët’ e tu do t’i sbresënë qimet’ e bardha shërbëtorit tënt atësë tënë me hidhërim ndë varrt.
32 Sepse shërbëtori yt iu zotua tim et për dialënë, tuke thënë: Ndë mos ta prufsha atë ty, atëhere do të jem fajtuar tek im atë për kurdo.
33 Tashi pra, të lutem, le të mbesë shërbëtori yt ndë vënt të dialit shërbëtuar te im zot, edhe diali le të shkonjë bashkë me të vëllezërit e ti,
34 sepse qysh të vete te im atë, ndë mos qoftë bashkë me mua diali? Që të mos shoh atë të keqe, që ka për të gjeturë tem atë.
KREI 45
1 Atëhere Josifi nukë mundi të mbante vetëhen’ e ti ndër sy gjith’ atyreve që rrininë përpara ati, edhe thirri: Dilni të gjithë jashtë meje; edhe nukë mbeti asndonjë bashkë me atë, kur po njihej Josifi me të vëllezërit e ti.
2 Atëhere klithi tuke klarë, edhe dëgjuan Egjyptianëtë, e dëgjoi edhe shtëpia e Faraonit.
3 Edhe Josifi u tha të vëllezëret: Unë (jam) Josifi, a rron më im atë? Edhe të vëllezërit’ e ati s’munt t’i përgjigjeshinë, sepse u trubulluanë nga të parët’ atë ndër sy.
4 Edhe Josifi u tha të vëllezëret: Afrohi tek unë, u lutem. Edhe (ata) u afruanë. Edhe tha: Unë (jam) Josifi vëllai juaj, që e shittë ndë Egjyptëri.
5 Tashi pra mos hidhërohi, as mos u duketë juve e ashpërë, se më shittë këtu, sepse Perëndia më dërgoi përpara jush për të ruajturë jetënë.
6 Sepse ky (ësht’) i dyti vit i zisë mbi dhet, janë edhe pesë viet të tierë që ndër ata nukë do të ketë as të lëruarë, as të korrë.
7 Edhe Perëndia më dërgoi përpara jush, që t’u ruanj juve farënë, edhe t’u ruanj juve jetënë me shumë shpërblim.
8 Tashi pra ju nukë më dërguatë këtu, por Perëndia, edhe më bëri atë te Faraoni, edhe të zotin’ e gjithë shtëpis’ ati, edhe të parin’ e gjithë dheut Egjyptërisë.
9 Shpejtoni, e hipni te im atë, e i thoni: Kështu thotë Josifi yt bir: Perëndia më bëri të zotin’ e gjithë Egjyptërisë, sbrit tek unë, (edhe) mos qëndro,
10 edhe do të rrish ndë dhet të Goshenit, edhe do të jesh afërë meje, ti edhe bijt’ e tu, edhe bijt’ e bijet tu, edhe dhënt’ e tu, edhe lopët’ e tua, edhe gjithë sa ke.
11 Edhe do të të ushqenj atie [sepse (do të jenë) edhe pesë viet zie], që t’i mos shteretë gjë, ty edhe shtëpisë sate, edhe të gjithave sa ke.
12 Edhe na sytë tuaj tek shohënë, edhe syt’ e tim vëlla Veniaminit, se goja ime po u flet juve,
13 epni zë pra tim et për gjithë lavdinë time ndë Egjyptëri, edhe për gjithë sa patë, shpejtoni, e sbritni tem atë këtu.
14 Pastaj ra mbë qafët të Veniaminit të vëllat, e klau, edhe Veniamini klau mbi qafët t’ati.
15 Edhe si puthi gjithë të vëllezërit’ e ti, klau mbi ata, edhe pastaj të vëllezëritë folnë bashkë me atë.
16 Edhe u dëgjua zëri ndë shtëpi të Faraonit, e thanë, (se) erdhë të vëllezërit’ e Josifit, edhe Faraoni u gëzua, edhe shërbëtorët’ e ati.
17 Edhe Faraoni i tha Josifit: Thuaj tët vëllezëreve: Këtë bëni: ngarkoni kafshëtë tuaja, edhe ikni e hipëni ndë dhe të Hanaanit,
18 edhe si të merrni atënë tuaj, edhe fëmijëtë tuaj, eni tek unë, edhe do t’u ap (gjithë) të mirat’ e Egjyptërisë, edhe do të hani të majmit’ e dheut.
19 Edhe ti urdhëro: Bëni këtë, merrni me vetëhenë tuaj qerre nga dheu i Egjyptërisë, për djemt tuaj, e për gratë tuaja, edhe ngreni atënë tuaj e eni,
20 edhe mos u vinjë keq për plaçkatë tuaja, sepse të mirat’ e gjithë dheut Egjyptërisë do të jenë tuajatë.
21 Edhe të bijt’ e Israilit bënë kështu, edhe Josifi u dha atyre qerre pas urdhërit Faraonit, u dha atyre edhe të ngrëna për udhë.
22 Edhe gjithësecilit nga ata u dha nga dy palë rrobe, por Veniaminit i dha treqint argjënde, edhe pesë palë rrobe.
23 Edhe t’et i dërgoi këto: dhietë gomarë ngarkuarë me të mirat’ e Egjyptërisë, edhe dhietë gomarë ngarkuarë me grurë e me bukë, edhe të ngrëna t’et për udhë.
24 Edhe dërgoi të vëllezërit’ e ti e shkuanë, edhe u tha atyre: Mos zihi udhësë.
25 Edhe u ngrenë nga Egjyptëria, e erthnë ndë dhet të Hanaanit te Jakovi i ati tyre.
26 Edhe (ata) i dhanë zë ati, edhe thanë: Josifi është gjall, edhe ësht’ i parë mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë; edhe iu porrit zemëra ati, sepse nuk’ u besonte atyreve.
27 Edhe ata i thanë gjithë fialët’ e Josifit, që u pat thënë atyre, edhe passi pa qerretë që kishte dërguarë Josifi për të ngritur’ atë, i erdhi fryma Jakovit t’et atyreve.
28 Edhe Israili tha: Mjaft, Josifi im bir qenëka gjall, do të vete, e do t’e shoh atë, përpara se të vdes.
KREI 46
1 Edhe Israili si u ngrit bashkë me gjithë gjën’ e ti, erdhi ndë Beer-sheba, edhe i pruri kurban Perëndisë t’et Isaakut.
2 Edhe Perëndia i tha Israilit natënë nd’ëndërrë, tuke folë: Jakov, Jakov. Edhe ay tha: Ç’është?
3 Edhe tha: Unë (jam) Perëndia, Perëndia i tyt et, mos u frikëso të sbreç ndë Egjyptëri, sepse kam për të bërë ty atie komp të math,
4 unë do të sbres bashkë me ty ndë Egjyptëri, edhe unë me të vërtetë do të të ngjit prapë, edhe Josifi do të vërë duart’ e tia mbi syt të tu.
5 Edhe Jakovi u ngre nga Beer-shebaja, edhe të bijt’ e Israilit vunë Jakovinë, t’an’ e tyre, edhe djemt’ e tyre, edhe grat’ e tyre, mbi qerret që kishte dërguarë Faraoni për të ngritur’ atë.
6 Edhe ata muarrë bagëtit’ e tyre, edhe gjën’ e tyre që patnë fituarë ndë dhet të Hanaanit, edhe erdhë ndë Egjyptëri, Jakovi edhe gjithë fara e ati bashkë me atë,
7 bijt’ e ti, e bijt’ e bijet ti bashkë me atë, bilat’ e tia, e bilat e të bijet, e gjithë farën’ e ti e pru me vetëhe ndë Egjyptëri.
8 Këta (janë) emërat’ e të bijet Israilit që hynë ndë Egjyptëri: Jakovi edhe të bijt’ e ati: Ruvini i pari dial’ i Jakovit,
9 edhe të bijt’ e Ruvinit: Hanoku, e Fallu, e Hezroni, e Karmi.
10 Edhe të bijt’ e Simeonit: Jemuelli, e Jamini, e Ohadi, e Jaqini, e Zohari, e Shaulli i biri një gruaje Hanaanite.
11 Edhe të bijt’ e Leviut: Gershoni, (e) Kohathi, e Marari.
12 Edhe të bijt’ e Judhësë: Eri, e Onani, e Shellahu, e Farezi, e Zarahu, po Eri e Onani vdiqnë ndë dhet të Hanaanit. Edhe të bijt’ e Farezit ishinë Hezroni e Hamulli.
13 Edhe të bijt’ e Issaharit: Tolla, e Favahu, e Jobi, e Shimroni.
14 Edhe të bijt’ e Zabullunit: Seredi, e Elloni, e Jahleeli.
15 Këta (janë) të bijt’ e Leahësë, që ja polli Jakovit ndë Padan-aram, bashkë me Dinahënë të bilën’ e ati, gjithë shpirtëratë, të bijt’ e ati, e të bilat’ e ati (ishinë) tridhiet’ e tre.
16 Edhe të bijt’ e Gadit: Zifioni, e Haggi, (e) Shuni, (e) Ezvoni, (e) Eri, e Arodi, e Arelli.
17 Edhe të bijt’ e Asherit: Jimnahu, e Ishuahu, e Isui, e Beriahu, e Saraha e motëra atyre, edhe të bijt’ e Beriahut: Heveri, e Mallqieli.
18 Këta (janë) të bijt’ e Zillpahësë, që ja dha Llavani Leahësë së bilësë, edhe këta ja polli Jakovit, gjashtëmbëdhietë shpirt.
19 Të bijt’e Rahilësë së shoqesë Jakovit: Josifi e Veniamini.
20 Edhe Josifit i patnë lindurë ndë dhe të Egjyptërisë Manassehu e Efraimi, të cilëtë ja polli Asenatha e bila e Potiferahut priftit Onit.
21 Edhe të bijt’ e Veniaminit (ishinë) Bellahu, e Beqeri, e Ashbeli, (e) Gera, e Naamani, (e) Ehu, e Roshi, (e) Muppimi, e Huppimi, e Ardi.
22 Këta (janë) bijt’ e Rahilësë që ja polli Jakovit, të gjithë katrëmbëdhietë shpirt. 23 Edhe të bijt’ e Danit, Hushimi.
24 Edhe të bijt’ e Naftalit: Jahzeeli, e Guni, e Jezeri, e Shillemi.
25 Këta (janë) të bijt’ e Billhahësë, të cilënë Llavani ja pat dhënë Rahilësë së bilësë; edhe ajo i polli këta Jakovit, të gjith’ (ishinë) shtatë shpirt.
26 Gjithë shpirtëratë që hynë ndë Egjyptëri bashkë me Jakovinë, të cilëtë kishinë dalë nga zorrët’ e ati, përveç gravet të bijet Jakovit, të gjith’ (ishinë) gjashtëdhiet’ e gjashtë shpirt.
27 Edhe të bijt’ e Josifit që i patnë lindurë ndë Egjyptëri (ishinë) dy shpirt; gjithë shpirtërat’ e shtëpisë Jakovit, që hynë ndë Egjyptëri, ishinë shtatëdhietë.
28 Edhe (Jakovi) dërgoi Judhënë përpara ati te Josifi, që të sbriste përpara ati ndë Goshen, edhe erthnë ndë dhe të Goshenit.
29 Edhe Josifi zuri qerren’ e ti, edhe hipi t’i dilte përpara Israilit t’et ndë Goshen, edhe kur pa atë, ra mbi qafët t’ati, edhe klau shumë herë mbi qafët t’ati.
30 Edhe Israili i tha Josifit: Le të vdes tashi, që pashë syt’ e tu, sepse ti qënëke po gjall.
31 Edhe Josifi u tha të vëllezëret, edhe shtëpisë t’et: Unë do të ngjitem, e do t’i ap zë Faraonit, e t’i them: Tem vëllezër, edhe shtëpia e tim et, që (ishinë) ndë dhe të Hanaanit, erthnë tek unë,
32 edhe njerëzit (janë) bari, sepse (janë) njerës që ushqenjënë bagëti, edhe kanë prurë dhënt’ e tyre, e lopët’ e tyre, edhe gjithë ç’kanë.
33 Ndë u thirrtë juve pra Faraoni, t’u thotë: Cila është puna juaj?
34 Thojni: Shërbëtorët’ e tu jemi njerës që ushqejmë bagëti që nga dielmëria jonë gjer tashi, edhe neve edhe atëritë tanë, që të rrini ndë dhet të Goshenit, sepse Egjyptianët’ e kanë të ndyrë çdo bari dhënsh.
KREI 47
1 Edhe Josifi erdhi e i dha zë Faraonit, edhe i tha: Im atë, edhe tem vëllezër, edhe dhënt’ e atyre, edhe lopët’ e atyre, edhe gjithë ç’kanë, erthnë nga dheu i Hanaanit, edhe na tek janë ndë dhe të Goshenit.
2 Edhe mori shtatë burra prej të vëllezërish, e ja nxori përpara Faraonit.
3 Edhe Faraoni u tha të vëllezëret ati: Ç’punë bëni ju? Edhe ata i thanë Faraonit: Shërbëtorët’ e tu (janë) bari dhënsh, edhe neve, edhe atëritë tanë.
4 Pastaj i thanë Faraonit: Erdhëm që të zëmë vënt ndë këtë dhe, sepse s’ka kullotë për tufat’ e shërbëtorëvet tu, sepse zia u rëndua ndë dhet të Hanaanit, tashi pra, të lutemi, le të rrimë shërbëtorët’ e tu ndë dhet të Goshenit.
5 Edhe Faraoni i tha Josifit: Yt atë edhe tët vëllezër erthnë te ti,
6 dheu i Egjyptërisë është përpara teje, vërë të rrinë yt atë edhe tët vëllezër ndë më të mirinë dhe, edhe le të rrinë ndë dhe të Goshenit, edhe ndë di se gjëndenë ndër ata burra të zotë, vëri kujdestarë mbi bagëtit të mia.
7 Edhe Josifi futi Jakovinë t’anë, edhe e nxori përpara Faraonit, edhe Jakovi bekoi Faraonë.
8 Edhe Faraoni i tha Jakovit: Si sa (janë) dit e vietet jetësë sate?
9 Edhe Jakovi i tha Faraonit: Dit e vietet mi ndë dhe të huajë (janë) një qint e tridhietë viet, dit e vietet jetësë sime kanë qenë të paka e të liga, edhe nuk’ ua harrinë ditvet vietet jetës’ atërëvet mi ndë dit që rrijnë ndë dhe të huajë.
10 Edhe Jakovi bekoi Faraonë, edhe doli nga syt’ e Faraonit.
11 Edhe Josifi vu t’anë edhe të vëllezëritë të rrinë, edhe u dha atyre vënt ndë dhe të Egjyptërisë, mbë më të mirinë dhe, ndë dhe të Ramesësë, sikundrë urdhëroi Faraoni.
12 Edhe Josifi ushqente me bukë t’anë, edhe të vëllezëritë, edhe gjithë shtëpin’ e t’et pas fëmijëvet (atyre).
13 Edhe nukë (kishte) bukë mbë gjithë dhenë, sepse zia ishte fort e rëndë, kaqë sa dheu i Egjyptërisë, edhe dheu i Hanaanit u shuanë nga zia.
14 Edhe Josifi mbëlodhi gjith’ argjëndinë që gjëndej ndë dhe të Egjyptërisë, e ndë dhe të Hanaanit për drithinë që blininë, edhe Josifi pruri argjëndinë ndë shtëpi të Faraonit.
15 Edhe passi u mbarua argjëndi nga dheu i Egjyptërisë, e nga dheu i Hanaanit, erthnë gjithë Egjyptianëtë te Josifi, e i thanë: Epna bukë, sepse përse të vdesëmë përpara teje? Sepse u mbarua argjëndi.
16 Edhe Josifi tha: Bini bagëtitë tuaja, edhe do t’u ap (bukë) ndë vënt të bagëtivet tuaj, ndë u mbarua argjëndi.
17 Edhe (ata) prunë bagëtit’ e tyre te Josifi, edhe Josifi u dha atyre bukë ndë vënt të kuajvet, e ndë vënt të dhënet, e ndë vënt të qevet, e ndë vënt të gomarëvet, edhe i ushqeu ata me bukë atë vit ndë vënt të gjithë bagëtivet atyre.
18 Edhe passi u mbarua ay vit, erthnë tek ay të dytinë vit e i thanë: S’do ta fshehëmë prej tën zot se s’mbeti argjënt, edhe bagëtitë (u bënë) të tën zot, veç kurmatë tanë, edhe dheu ynë,
19 përse të humbasëmë përpara teje, edhe neve, edhe dheu ynë? Blina neve, edhe dhenë tanë për bukë, edhe do të jemi, neve edhe dheu ynë, shërbëtorë te Faraoni, edhe epna farë, që të rroimë, e të mos vdesëmë, edhe të mos shkretonetë dheu.
20 Edhe Josifi bleu gjithë dhen’ e Egjyptërisë për Faraonë, sepse Egjyptianëtë shitnë gjithësecili arën’ e ti, sepse zia u rëndua tepërë mbi ata, kështu dheu u bë i Faraonit,
21 edhe gjëndëjesë u ndërroi vëndetë ndër qytete, nga njëra anë e sinorevet Egjyptërisë, gjer ndë tiatrët anë t’asaj,
22 vetëmë dhen’ e priftëret nukë bleu, sepse priftëritë kishinë piesën’ (e tyre) nga Faraoni, edhe haninë piesën’ e tyre, që u kishte dhënë Faraoni, përandaj nukë shitnë dhen’ e tyre.
23 Atëhere Josifi i tha gjëndëjesë: Na tek bleva juve edhe dhenë tuaj sot për Faraonë, na merrni farë, edhe mbillni dhenë,
24 edhe ndë kohë të drithit, do t’i epni të pesëtënë Faraonit, edhe të katrë piesatë do të jenë tuajatë, për farë arash, e për ushqiminë tuaj, e për ata që janë ndë shtëpi tuaj, edhe për ushqim të djemet tuaj.
25 Edhe ata thanë: Ti na shpëtove jetënë, le të gjejmë hirë përpara tën zoti, edhe le të jemi shërbëtorët’ e Faraonit.
26 Edhe Josifi vuri këtë zakon ndë dhe të Egjyptërisë, gjer mbë sot: t’i epet’ e pesëta Faraonit, përveç dheut priftëret vetëmë, që nuk’ u bë e Faraonit.
27 Edhe Israili ndënji ndë dhe të Egjyptërisë, ndë dhe të Goshenit, edhe vuri gjë nd’atë, edhe u shtuanë, e u shumuanë fort.
28 Edhe Jakovi rroi edhe shtatëmbëdhietë viet ndë dhe të Egjyptërisë, edhe dit’ e vietet jetësë Jakovit u bënë një qint e dyzet e shtatë viet.
29 Edhe u afruanë dit e Israilit që të vdiste, edhe (ay) thirri të birrë Josifnë, e i tha: Ndë kam gjeturë hirë tashi përpara teje, të lutem, vëre dorënë tënde ndënë kofshët time, edhe bën tek unë përdëllim e të vërtetë, të mos më këllaç ndë varr, të lutem, ndë Egjyptëri,
30 po do të flë bashkë me atërit’ e mi, edhe do të më ngresh nga dheu i Egjyptërisë, edhe do të më këllaç ndë varr t’atyre. Edhe ay tha: Unë do të bënj pas fialësë sate.
31 Edhe ay tha: Bëmë be, edhe (ay) i bëri be. Edhe Israili unji kryetë mbi majët të shkopit (ati).
KREI 48
1 Pas këtyre punëve, i thanë Josifit: Na yt atë tek është sëmurë. Edhe mori me vetëhe të dy të bijt’ e ti, Manassehunë edhe Efraiminë.
2 Edhe i dhanë zë Jakovit, e i thanë: Na yt bir Josifi tek po vien te ti. Israili mori fuqi, edhe ndenji mbi shtrat.
3 Edhe Jakovi i tha Josifit: Perëndia Fuqimadhi m’u duk ndë Lluz ndë dhe të Hanaanit, edhe më bekoi,
4 edhe më tha: Na unë tek do të shtonj ty, e do të shumonj ty, edhe do të bënj ty për shumë gjëndëje, edhe do t’i ap këtë dhé farësë sate pas teje, për gjë të saj të përjetëshime.
5 Tashi pra të dy bijt’ e tu, që të kanë lindurë ndë dhe të Egjyptërisë, pa ardhur’ unë te ti ndë Egjyptëri, janë të mitë, Efraimi edhe Manassehu do të jenë tek unë, posi Ruvini edhe Simeoni,
6 edhe djemt’ e tu që të lintnjënë pas këtyre, do të jenë të tutë, do të kluhenë ndë trashëgim të tyre pas emërit vëllezëret tyre.
7 Edhe unë kur po vinjam nga Padani, më vdiq Rahila mb’udhë ndë dhet të Hanaanit, kur na mbetej edhe pak udhë të harrinim ndë Efratha, edhe e kalla ndë varr atie ndë udhët të Efrathasë, e cila (është) Vithleema.
8 Edhe Israili kur pa të bijt’ e Josifit, tha: Cilëtë (janë) këta?
9 Edhe Josifi i tha t’et: Këta (janë) bijt’ e mi, që më dha Perëndia këtu. Edhe ay tha: Të lutem, bieri tek unë, që t’i bekonj.
10 Edhe syt’ e Israilit shihninë rëndë nga pleqëria, nukë munt të shihte. Edhe i afroi ata tek ay, edhe (ay) i puthi ata, edhe i rroku mbë qafë ata.
11 Edhe Israili i tha Josifit: Nukë shpërenjam të shihnjam syt’ e tu, edhe na Perëndia tek më dëfteu edhe farënë tënde.
12 Edhe Josifi i nxori ata nga mezi i gjunjvet ati, edhe u unj me faqe përdhe.
13 Edhe Josifi mori ata të dy, Efraimnë mbë të diathtë të ti, (e) mbë të mëngjërë të Israilit, edhe Manassehunë mbë të mëngjërë të ti, (e) mbë të diathtë të Israilit, edhe ja afroi ati.
14 Edhe Israili ndejti të diathtën’ e ti, edhe e vuri mbi kryet të Efraimit, i cili (ishte) më i vogëli, edhe të mëngjërën’ e ti, mbi kryet të Manassehut, tuke shkëmbyerë duart’ e tia, sepse Manassehu (ishte) i paralinduri.
15 Edhe bekoi Josifnë e tha: Perëndia, përpara të cilit ecnë atërit’ e mi Avraami edhe Isaaku, Perëndia i cili më kulloti që nga të linduritë tim gjer mbë këtë ditë,
16 ëngjëlli që më shpëtoi nga gjithë të ligatë, bekoftë (këta) djem, edhe u kluajtë emëri im mbi ata, edhe emëri i atëravet mi Avraamit e Isaakut, edhe u shumofshinë shumicë e madhe mbi dhet!
17 Edhe Josifi kur pa se i ati vuri dorën’ e diathtë mbi kryet të Efraimit, i erdhi rëndë, edhe rroku dorën’ e t’et, që t’ia hiqte nga kryet’ e Efraimit, e t’e vinte mbi kryet të Manassehut.
18 Edhe Josifi i tha t’et: Mos kështu ata im, sepse ky (ësht’) i paralinduri, vërë të diathtënë mbi kryet t’ati.
19 Po i ati nukë deshi, edhe tha: E di diali im, e di, edhe ky do të bënetë një gjëndëje, edhe ky do të bënet’ i math, po i vëllai ati më i vogëli do të jetë më i math se ay, edhe fara e ati do të bënetë shumicë kombesh.
20 Edhe atë ditë i bekoi e tha: Perëndia të bëftë posi Efraimnë e posi Manassehunë! Edhe vuri Efraimnë përpara Manassehut.
21 Edhe Israili i tha Josifit: Na unë tek po vdes, edhe Perëndia do të jetë bashkë me ju, edhe do t’u bierë juve përsëri ndë dhe të atëravet tuaj,
22 edhe unë po të ap ty një piesë për vëllezërit’ e tu, të cilën’ e mora nga dora e Amoritëvet me kordhënë time e me harkunë tim.
KREI 49
1 Edhe Jakovi thirri të bijt’ e ti, e tha: Mbëlidhi, që t’u dëftenj juve, ç’ka për të ngjarë ndër ju, ndë dit të pastajme:
2 Mbëlidhi e dëgjoni, o të bijt’ e Jakovit, Edhe mbani vesh Israilit atësë tuaj.
3 Ruvin, i paralinduri im, ti (je) fuqia ime, edhe të nisurit’ e fuqivet mia, I çquarë nga nderi, i çquarë nga fuqia,
4 Valove posi ujë; nukë do të kesh parësinë, Sepse hipe ndë shtrat të tyt et, Atëhere (e) ndyre, hipe mbi shtrat tim.
5 Simeoni edhe Leviu vëllezëritë, Kordhët’ e atyre (janë) orendit’ e së shtrëmbëtësë,
6 Ndë këshillet t’atyre mos hynjç, o shpirti im, Ndë përmbëledhëjet t’atyre mos bashkonesh, o nderi im, Sepse ndë zemërit të tyre vranë njerës, Edhe ndë dhunët të tyre prenë deje demi,
7 Qoftë mallëkuarë zemërimi i atyreve, sepse (ishte) i vrazhëtë, Edhe mëria e atyreve, sepse (ishte) e ashpërë, Do t’i përndanj ata te Jakovi, Edhe do t’i shpërkoq ata te Israili.
8 Judhë, vëllezërit’ e tu do të të lavduronjënë, Dora jote (do të jetë) mbi cverk të arëmiqet tu, Të bijt’ e tyt et do të unjënë kryetë ty,
9 Judha (është) këlysh leoni, Biri im, hipe nga gjahu, Re e fjete posi leon, edhe posi këlysh leoni, Kush do ta shkonjë atë?
10 Nukë do të hiqetë shkopi prej Judhësë, As nomdhënësi nga mezi i këmbëvet ati, Gjersa të vinjë Shillohu, Edhe tek ay (do të jetë) shpëresa e gjëndëjevet.
11 Lith pulishtin’ e ti ndë vëreshtë të ti, E ndë bimë të sgjedhurë, këlyshin’ e gomaresë ti, Do të lanjë rroben’ e ti me verë, Edhe petkun’ e ti me gjak rrushi,
12 Syt’ e ati (do të jenë) të kuq nga vera, Edhe dhëmbët’ e ati të bardhë nga klumështi.
13 Zabulluni do të rrijë buzë detit, Edhe do të jetë ndë liman lundrash, Edhe sinori ati (do të shtrihetë) gjer ndë Sidhonë.
14 Issahari (është) gomar i fortë, Që dergjetë ndë mest të vilavet,
15 Edhe kur pa se të prëjturit’ (ishte) të mirë, Edhe vëndi i pëlqyerë, Unji supnë e ti ndënë barrë, Edhe u bë shërbëtuar ndënë pagesë.
16 Dani do të gjykonjë gjëndëjen’ e ti, Posi njëra nga farat’ e Israilit.
17 Dani do të jetë gjarpër mbi udhët, Aspidhë mbi rrugët, Tuke kafshuarë thembërën e kalit, Kaqë sa kalorësi ati do të bierë praptezi.
18 Shpëtimnë tënt prita, o Zot.
19 Gadinë do ta riepënë kursarë, Po (edhe) ay më ndë funt do të jetë kursar.
20 Buka e Asherit (do të jetë) e majme, Edhe ay do të apë të prëjtura mbëretërishte.
21 Naftali (është) posi drë i lëshuarë, Që ep fialë të pëlqyera.
22 Josifi, degë plot me pemë, Degë plot me pemë afërë gurrësë, Bisqet’ i shtrihenë mbi murt.
23 Harkëtorët’ e hidhëruan atë, Edhe shëgjetuanë, edhe i patnë arëmiqësi,
24 Po harku i ati mbeti i fortë, Edhe krahat’ e duaret ati u forcuanë Me anë të duaret të fortit (Perëndisë) Jakovit, Së andejmi bariu, shkëmbi i Israilit,
25 Me anë të Perëndisë tyt et, i cili të ndih, Edhe me anë të Fuqimadhit, i cili të bekon, Me bekim të qiellit së larti, Me bekime të avysësë së poshtëri, Me bekime të sisavet e të shtratit,
26 Bekimet’ e tyt et duallë më të forta se bekimet’ e përindet mi, Gjer mbë majat të larta të malevet përjetëshm, Do të jenë mbi kryet të Josifit, Edhe mbi kryet të sgjedhurit ndërmest të vëllezëret ti.
27 Veniamini do të jetë ujk rrëmbenjës, Ndë mëngjes do të hajë gjah, Edhe mbrëmanet do të ndanjë plaçka.
28 Këta të gjithë (janë) të dymbëdhietë farat’ e Israilit, edhe këjo (ësht’) ajo që u foli atyre i ati, edhe i bekoi ata, gjithësecilinë pas bekimit ati i bekoi ata.
29 Edhe i porositi ata, e u tha: Unë po vihem te gjëndëja ime, kallmëni ndë varr bashkë me atërit e mi, ndë shpellët, nd’arët të Efron Hettitit,
30 ndë shpellët që (është) nd’arët të Mahpellahut, kundruell Mamresë ndë dhe të Hanaanit, që bleu Avraami bashkë me arënë nga Efron Hettiti për vënt varri,
31 atie kallnë ndë varr Avraamnë edhe Sarrënë të shoqenë, atie kallnë ndë varr Isaakunë edhe Revekënë të shoqenë, atie kalla ndë varr edhe unë Leahënë,
32 të blerët’ e arësë edhe të shpellësë që është nd’atë (u bë) nga të bijt’ e Hethit.
33 Edhe Jakovi passi mbaroi së porosituri të bijt’ e ti, hoqi këmbët’ e tia mbi shtrat, edhe dha frymënë, edhe u vu ndë gjëndejet të ti.
KREI 50
1 Edhe Josifi ra mbi faqet t’et, e klau mbi atë, edhe e puthi.
2 Edhe Josifi urdhëroi shërbëtorët’ e ti miekësitë, të vallsamosinë t’anë, edhe miekësit’ e vallsamosnë Israilinë.
3 Edhe u mbushnë dyzet dit për atë, sepse kështu mbushenë dit’ e të vallsamosurit, edhe Egjyptianëtë mbajtnë zi për atë shtatëdhietë dit.
4 Edhe passi shkuanë dit e zisë ati, Josifi foli ndë shtëpi të Faraonit, e tha: Tashi ndë paça gjeturë hirë përpara jush, u lutem, flitni ndë veshët të Faraonit, e thoni:
5 Im atë më vuri mbë be, tuke thënë: Na unë tek po vdes; ndë varrt tim, që e rëmova për vetëhenë time, ndë dhe të Hanaanit, atie do të më kallç ndë varr; tashi pra, le të ngjitem, u lutem, e le të këllas ndë varr tem atë, edhe do të kthehem.
6 Edhe Faraoni tha: Ngjitu, e kall ndë varr tët atë, sikundrë të vuri mbë be.
7 Edhe Josifi u ngjit për të kallë ndë varr t’anë, edhe u ngjitnë bashkë me atë gjithë shërbëtorët’ e Faraonit, më të vietërit’ e shtëpis’ ati, edhe gjithë pleqësia e dheut Egjyptërisë,
8 edhe gjithë shtëpia e Josifit, edhe të vëllezërit’ e ati, edhe shtëpia e t’et, vetëmë fëmijët’ e tyre, e dhënt’ e tyre, e lopët’ e tyre, lanë ndë dhe të Goshenit.
9 Edhe u ngjitnë bashkë me atë edhe qerre e kalori, kaqë sa u bë një shoqëri e madhe fort,
10 edhe erdhë ndë lamët të Atadit, që (është) përtej Jordhanit, edhe atie klanë me ulërimë të madhe e shumë të fortë, edhe (Josifi) mbajti zi shtatë dit për t’anë.
11 Edhe Hanaanitëtë, vëndësit’ e ati vëndi, kur panë zinë ndë lamët të Atadit, thanë: Zi e madhe (qënëka) këjo ndër Egjyptianëtë, përandaj u kluajti emëri i ati (vëndi) Abel-mizraim [Zia e Egjyptianëvet], i cili (është) përtej Jordhanit.
12 Edhe të bijt’ e ati bënë për atë, sikundrë i porositi ata,
13 edhe të bijt’ e ati si e prunë atë ndë dhe të Hanaanit, e kallnë ndë varr ndë shpellët të arësë Mahpellahut, që bleu Avraami bashkë me arënë për vënt varri nga Efron Hittiti, kundruell Mamresë.
14 Edhe Josifi passi kalli ndë varr t’anë, u kthye ndë Egjyptëri, ay edhe të vëllezëritë, edhe gjith’ ata që ishinë ngjiturë bashkë me atë për të kallë ndë varr t’anë.
15 Edhe të vëllezëritë’ e Josifi kur panë se vdiq i ati tyre, thanë: Mbase Josifi do të na mbajë mënt të keqenë, edhe do të na e shkëmbenjë me të tepërë për gjithë sa të këqia që i bëm ati.
16 Edhe i dërguanë fialë Josifit, edhe thanë: Yt atë urdhëroi që pa vdekurë, edhe tha:
17 Kështu t’i thoni Josifit: Fal shtrembërin’ e tyt vëllezëre, edhe fajin’ e atyre, sepse të bënë keq; tashi pra, të lutemi, fal të shtrembëtën’ e shërbëtorëvet Perëndisë tyt et. Edhe Josifi klau kur i folnë (këto).
18 Vanë edhe të vëllezërit’ e ati, e i ranë (ndër këmbë) përpara ati, e thanë: Na neve (tek jemi) shërbëtorët’ e tu.
19 Edhe Josifi u tha atyre: Mos frikësohi, sos (jam) unë ndë vënt të Perëndisë?
20 Ju bëtë këshillë të ligë kundrë meje, po Perëndia bëri ndër mënt (edhe e ktheu) për të mirë, që të bënej sikundrë sot, që shpëtoi jetën’ e shumë gjëndëje,
21 tashi pra mos frikësohi, unë do t’u ushqenj juve, edhe fëmijëtë tuaj. Edhe ngushëlloi ata, e u foli pas zemërës’ atyre.
22 Edhe Josifi ndenji ndë Egjyptëri ay edhe gjithë shtëpia e t’et, edhe Josifi rroi një qint e dhietë viet.
23 Edhe Josifi pa djem nga Efraimi, gjer mbë të tretinë (bres), edhe të bijt’ e Maqirit, të birt Manassehut, lintnë mbi gjunjt të Josifit.
24 Edhe Josifi u tha të vëllezëret ti: Unë po vdes, po Perëndia me të vërtetë do t’u vështronjë juve, edhe do t’u ngjisë juve nga ky dhe, nd’atë dhe që i bëri be Avraamit, e Isaakut, e Jakovit.
25 Edhe Josifi vuri mbë be të bijt’ e Israilit, e u tha: Perëndia me të vërtetë do t’u vështronjë juve, edhe do të ngreni eshtërat’ e mia së këtejmi.
26 Edhe Josifi vdiq një qint e dhietë vieç plak, edhe e vallsamosnë atë, edhe u vu ndë një arkë ndë Egjyptëri.
—————–
2020-03-15: Copyright – Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë