Këthyerë pas Evraishtesë Vietërë Shqip ndë gluhë Toskërishte
prej KONSTANTINIT KRISTOFORIDHIT, ELBASANASIT
Kreu: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40
1
1 Edhe këta (jan’) emërat’ e të bijet Israilit, që hynë ndë Egjyptëri bashkë me Jakovinë; gjithësecili hyri bashkë me fëmijët’ e ti:
2 Ruvini, Simeoni, Leviu, e Judha,
3 Issahari, Zabulluni, e Veniamini,
4 Dani, Neftali, Gadi, e Asheri.
5 Edhe gjithë shpirtëratë që duallë nga barku i Jakovit, ishinë shtatëdhietë shpirt, edhe Josifi ishte ndë Egjyptëri.
6 Edhe Josifi vdiq, edhe gjithë të vëllezërit’ e ati, edhe gjith’ ay bres.
7 Edhe të bijt’ e Israilit u shtuan’ e shumuan’ e u bënë shumë tepërë, edhe u forcuanë fort shumë, edhe u mbush vëndi nga ata.
8 Edhe u ngre një mbëret i ri ndë Egjyptëri, që nukë njihte Josifnë.
9 Edhe i tha kombit ti: Na kombi i të bijet Israilit (tek është) një shumic’ e madhe, edhe më i fortë se neve,
10 eni, le të mëndonemi kundrë atyreve, që të mos shtonenë më shumë, edhe ndë gjaftë ndonjë luftë, të mos piqen’ edhe këta bashkë me arëmiqtë tanë, edhe të na luftonjënë, e të ikënjënë nga vëndi.
11 Vunë pra përmbi ata kujdestarë për punët, që t’i shtrëngonin’ ata me barrët e atyreve, edhe ndërtuanë për Faraonë qytete qarkuarë me mure, Pithomënë, edhe Raamsesënë.
12 Po sa më i shtrëngonin ata, kaqë më tepërë shumoneshin’ e shtoneshinë. Edhe (Egjyptianët’) u kishinë mëri të bijet Israilit.
13 Edhe Egjyptianëtë mundoninë fort të bijt’ e Israilit.
14 Edhe u hidhëroninë jetën’ atyreve me punë të rëndë, ndë baltët e ndë pëqisat, e ndë gjithë punët’ e fushavet, edhe gjithë punët’ e atyreve ishinë të rënda, me të cilat’ i mundoninë.
15 Edhe mbëreti i Egjyptianëvet u foli mamicavet Evrevet (nga ato njëra kluhej Shifrahë, e tietëra Puahë),
16 edhe tha: Kur t’u merrni foshnjetë Evrevet, edhe të shihni mbë të piellët, ndë qëntë mashkull, vriteni, po ndë qëntë femërë, atëhere le të rronjë.
17 Po mamicatë patnë frikë Perëndinë, edhe nukë bëninë si u tha atyre mbëreti i Egjyptërisë, por i lijnë gjall meshkujtë.
18 Edhe mbëreti i Egjyptërisë thirri mamicatë, e u tha: Përse bëtë këtë punë e latë meshkujtë gjall?
19 Edhe mamicat’ iu përgjeqnë Faraonit: Se Evraeshatë nukë (janë) posi grat’ e Egjyptërisë, sepse janë të shëndosha, edhe piellënë përpara se të hynjënë mamicatë ndër ato.
20 Edhe Perëndia u bënte mirë mamicavet, edhe gjëndëja shtonei e forconei fort. 21 Edhe mamicatë passi kishinë frikë Perëndinë, u bëri atyre shtëpi.
22 Edhe Faraoni urdhëroi gjithë gjëndëjen’ e ti, e (u) tha: Çdo mashkull që të lintnjë, hidheni ndë lumt, edhe çdo femërë, lireni të rronjë.
2
1 Atëhere vate një njeri nga shtëpia e Leviut, edhe mori (për grua) një nga të bilat’ e Leviut.
2 Edhe gruaja u mbars, e polli dialë, edhe ajo kur pa se ishte i bukurë, e fshehu atë tre muaj.
3 Edhe passi s’munte më ta fshihte atë, mori një arkë prei shufrash, edhe e leu atë me pisë, edhe vuri brenda dialënë nd’ atë, edhe e vuri buzë lumit ndë baltët.
4 Edhe e motëra përgjonte për së largu, që të shihte se ç’do t’i bënei ati.
5 Edhe e bila e Faraonit sbriti që të lahej ndë lumt, edhe shërbëtoret’ e asai po ecëninë buzë lumit, edhe kur pa arkënë ndë baltët, dërgoi shërbëtoren’ e saj edhe e mori,
6 edhe kur e hapi, pa dialënë, edhe na foshnjeja tek po klante, edhe (asai) iu dhëmp për atë, e tha: Ky (është) nga djemt’ e Evrevet.
7 Atëhere e motëra e ati i tha së bilësë Faraonit: A do të vete e të thërres për ty një grua pëllore nga Evrejtë, që t’i apë sisë dialit?
8 Edhe e bila e Faraonit i tha asai: Ecë. Edhe vashëza vate, e thirri t’ëmën’ e dialit.
9 Edhe e bila e Faraonit i tha asai: Merr këtë dialë, e m’i ep sisë, edhe unë do të ta ap pagënë.
10 Edhe gruaja mori dialinë, e i epte sisë. Edhe si u rrit diali, ja pruri së bilësë Faraonit, edhe u bë i bir’ i asai, edhe ja vuri emërin Moisi, tuke thënë: Se e nxora nga ujëtë.
11 Edhe nd’ato dit, Moisiu passi u bë i math, dolli te të vëllezërit’ e ti, edhe tuke vënë re mundimin’ e atyreve, sheh një njeri Egjyptian, që rrihte një Evre nga të vëllezërit’ e ti.
12 Edhe si vuri re përqark andej e këtej, edhe pa se nuk’ (ishte) njeri, vrau Egjyptianinë, edhe e fshehu ndë rërët.
13 Edhe dolli të dytënë ditë, edhe na dy burra Evrejsh te po rriheshinë, edhe (ay) i tha ati që ja bënte pa udhë: Përse rreh t’afërminë tënt?
14 Edhe ay i tha: Cili të vuri të parë e gjukatës mbi ne? Apo mos do të më vraç, sikundrë vrave Egjyptianinë? Edhe Moisiu u frikësua, e tha: Me të vërtetë këjo punë u mor vesh.
15 Edhe Faraoni kur dëgjoi këtë punë, kërkonte të vriste Moisinë, po Moisiu iku nga syt’ e Faraonit, edhe ndenji ndë dhe të Madhiamësë, edhe ndenji afërë pusit.
16 Edhe prifti i Madhiamësë kishte shtatë bila, të cilat’ erthnë e nxuarrë ujë, edhe mbushnë govatatë, që t’u epinë ujë dhënet t’et.
17 Edhe erdhë baritë, e dëbuan’ ato, edhe Moisiu u ngre, e u ndihu atyreve, edhe u dha ujë dhënet atyre.
18 Edhe kur erthnë te Reuili te i ati tyre, u tha (atyre): Ç’erthtë (kaqë) shpejt sot?
19 Edhe ato thanë: Një njeri Egjyptian na shpëtoi nga duart’ e barivet, edhe na nxori ujë, e u dha dhënet të pininë.
20 Edhe ay u tha të bilavet ti: E ku ësht’ ay? Përse e latë njerinë? Thërritni atë të hajë bukë.
21 Edhe Moisiut i pat ënda të rrinte bashkë me atë njeri, i cili i dha Moisiut (për grua) Zipporahënë të bilën’ e ti.
22 Edhe (ajo) polli dialë, edhe ay ja vuri emërin’ ati Gershom, tuke thënë: Jam i huajë ndë dhe të huajë.
23 Pas shumë kohe, vdiq mbëreti i Egjyptërisë, edhe të bijt’ e Israilit psherëtinë nga punëratë, edhe klithnë, edhe klithma e atyreve hipi te Perëndia nga puna e shërbesësë.
24 Edhe Perëndia u dëgjoi atyre psherëtimënë, edhe Perëndisë i ra ndër mënt dhiata e ti (që pat bërë) me Avraamin’ e me Isaakun’ e me Jakovinë.
25 Edhe Perëndia shturi sytë mbi të bijt’ e Israilit, edhe Perëndia njohu (punën’ e atyre).
3
1 Edhe Moisiu kulloste dhënt’ e Jethroit, të vëjehërrit, priftit Madhiamësë, edhe pruri dhëntë prapa shkretëtirësë, edhe erdhi ndë malt të Perëndisë, ndë Horiv.
2 Edhe iu duk ati ëngjëlli i Zotit ndë flakë zjarri, nga mesi i ferrësë, edhe na tek ishte ndezë ferra, edhe ferra nukë digjej.
3 Edhe Moisiu tha: Le të kthenem, e le të vështronj këtë çudi të madhe, përse nukë digjetë ferra.
4 Edhe Zoti kur pa (Moisinë), se u kthye tè vështronjë, Perëndia i thërriti ati nga mezi i ferrësë, e tha: Moisi, Moisi. Edhe ay tha: Na (ku jam) unë.
5 Edhe tha: Mos u afro këtu, sgjith shojetë tua nga këmbët e tua, sepse ky vënt që rri mbi atë, është vënt i mirë.
6 Edhe (i) tha (ati): Unë (jam) Perëndia i tyt et, Perëndia i Avraamit, (e) Perëndia i Isaakut, e Perëndia i Jakovit. Edhe Moisiu fshehu faqen’ e ti, sepse kishte frikë të shtinte sytë mbë Perëndinë.
7 Edhe Zoti tha: Pashë, pashë të vuajturit’ e gjëndëjesë sime ndë Egjyptëri, edhe dëgjova klithmën’ e atyreve për punë t’atyreve që i nxitonjënë ndë punë, sepse e njoha të dhëmburit’ e atyreve,
8 edhe sbrita që të shpëtonj ata nga dora e Egjyptianëvet, edhe t’i ngre ata nga ay dhe, (e t’i shpie) mbë një dhe të mirë e të gjërë, mbë një dhe që rrieth klumësht e mialtë, ndë vënt të Hanaanit, e të Hittitëvet, e të Amoritëve, e të Perizzitëvet, e të Hivitëvet, e të Jebusitëvet,
9 edhe tashi na klithma e të bijet Israilitëvet tek erdhi tek unë, pastaj pashë edhe shtrëngimnë me të cilin’ i shtrëngonjën Egjyptianëtë,
10 eja tashi pra, edhe do të dërgonj ty te Faraoni, edhe do të nxierrç gjëndëjenë time, të bijt’ e Israilit nga Egjyptëria.
11 Edhe Moisiu iu përgjeq Perëndisë: Cili (jam) unë, që të vete te Faraoni, e të nxier të bijt’ e Israilit nga Egjyptëria?
12 Edhe (Perëndia) tha: Me të vërtetë unë do të jem bashkë me ty, edhe këjo (do të jetë) shenja për ty, se unë të dërgova ty; passi të nxierrç gjëndëjenë nga Egjyptëria, do të lutni Perëndinë mbë këtë mal.
13 Edhe Moisiu i tha Perëndisë: Na unë (kur) të vete te të bijt’ e Israilit, edhe t’u them atyre: Perëndia i atëravet tuai më ka dërguarë te ju, edhe ata ndë pyeçinë: Ç’emër (ka) ay? Ç’t’u them atyreve?
14 Edhe Perëndia i tha Moisiut: Unë jam Ay që është, edhe tha: Kështu do t’u thuaç të bijet Israilit: Ay që është më dërgoi te ju.
15 Pastaj Perëndia i tha Moisiut: Kështu do t’u thuaç të bijet Israilit: Zoti Perëndia i atëravet tuai, Perëndia i Avraamit, (e) Perëndia i Isaakut, e Perëndia i Jakovit, më dërgoi te ju, ky (do të jetë) emëri im për gjithë jetënë, edhe këta është të përmënduritë tim breza pas brezash,
16 shko, e mbëlith pleqësin’ e Israilit, edhe thuaju atyre: Zoti Perëndia i atëravet tuai, Perëndia i Avraamit, (e) Perëndia i Isaakut, e Perëndia i Jakovit, m’u duk, e më tha: U vështrova juve me të vërtetë, edhe gjithë sa u bënjënë juve ndë Egjyptëri,
17 edhe thashë: Do t’u ngre juve nga të vuajturit’ e Egjyptianëvet, (e do t’u shpie juve) ndë dhe të Hanaanitëve, e të Hittitëve, e të Amoritëvet, e të Perizzitëve, e të Hivitëvet, e të Jebusitëvet, ndë një dhe që rrieth klumësht e mialtë,
18 edhe do t’i dëgjonj zërit tënt, edhe do të veç ti edhe pleqësia e Israilit te mbëreti i Egjyptërisë, edhe do t’i thuaç ati: Zoti Perëndia i Evrevet u poq me ne, tashi pra, lerëna të vemi tri dit udhë ndë shkretëtirët, që t’i bëjmë kurban Zotit Perëndisë tënë;
19 edhe un’ e di se mbëreti i Egjyptërisë nukë do t’u lërë juve të vij, përveç me dorë të fortë,
20 edhe si të ndenj dorënë time do t’i bie Egjyptërisë me gjithë çudit’ e mia që do të bënj ndë mest t’asai, edhe pastaj do t’u lëshonjë juve,
21 dhe do t’i ap hirë kësaj gjëndëje përpara Egjyptianëvet, edhe kur të ikni, nukë do të shkoni me duar thatë,
22 po (çdo) grua ka për të lypurë nga fëqinja e saj, edhe nga ajo që rri bashkë me atë, enë të argjëntta, e enë t’arta, e rrobe, edhe do t’i viri mbi bijt tuai, e mbi bilat tuaia, edhe do të ripni Egjyptianëtë.
4
1 Edhe Moisiu u përgjeq, e tha: Po na tek nukë do të më besonjënë, as nuke do të më dëgjonjënë zënë, sepse do të thonë: Nukë t’u duk ty Zoti.
2 Edhe Zoti i tha ati: Ç’ (është) këjo që ke ndë dorët tënde? Edhe ay tha: Stap.
3 Edhe tha: Hidhe përdhe. Edhe ay e hodhi përdhe, edhe u bë gjarpër, edhe Moisiu iku nga syt e ati.
4 Edhe Zoti i tha Moisiut: Ndej dorënë tënde, edhe zëre për bishti (edhe ay ndejti dorën’ e ti, edhe e zuri, edhe u bë stap ndë dorët të ati),
5 që të besonjënë se t’u duk Zoti Perëndia i atëravet atyre, Perëndia i Avraamit, (e)Perëndia i Isaakut, e Perëndia i Jakovit.
6 Pastaj Zoti i tha ati: Vëre dorënë tënde ndë gjit tënt. Edhe vuri dorën’ e ti ndë gjit të ti, edhe kur e nxori, na dora e ati (tek u bë) e sgjebosurë posi bora.
7 Edhe tha: Vëre përsëri dorënë tënde ndë gjit tënt. Edhe vuri dorën’ e ti ndë gjit të ti, edhe kur e nxori nga gjiri ti, na tek u bë prap posi mishi i ati.
8 Edhe (Zoti tha): Ndë mos të besofshinë, as ndë mos dëgjofshinë zën’ e shenjësë parë, do t’i besonjënë zërit shenjësë dytë;
9 edhe ndë mos u besofshin’ edhe këtyre të dy shenjeve, as ndë mos dëgjofshinë zënë tënt, do të marrç nga ujët’ e lumit, edhe do t’e derdhç mbi tokët, edhe ujëtë që të marrsh nga lumi, do të bënetë gjak mbi tokët.
10 Edhe Moisiu i tha Zotit: Të lutem, Zot-o, unë nukë munt të flas bukurë, as die, as pardie, as atëhere kur i fole shërbëtorit tënt, po jam gojëmbajturë e gluhëmbajturë.
11 Edhe Zoti i tha ati: Kush i ka dhënë gojë njeriut, a kush e ka bërë të pagojinë, a të shurdhurinë, a atë që sheh, a të verbërinë? A nukë (jam) unë Zoti?
12 Shko tashi pra, edhe unë do të jem bashkë me gojënë tënde, edhe do të mësonj, ç’do të flaç.
13 Edhe ay tha: Të lutem, Zot-o, dërgo cilinë ke për të dërguarë.
14 Edhe Zotit iu ndes zemërimi kundrë Moisiut, edhe tha: A nuk’ (është) Aaron Leviti yt vëlla? E di se ay munt të flasë mirë, edhe na tek po të del përpara, edhe kur të shohë ty, do të gëzonetë ndë zemërët të ti,
15 ti pra do t’i flaç ati, edhe do t’i veç fialëtë ndë gojët t’ati, edhe unë do të jem bashkë me gojënë tënde, edhe bashkë me gojën’ e ati, edhe do t’u mësonj juve ç’duhetë të bëni,
16 edhe ay do t’i flasë gjëndëjesë ndë vënt tënt, edhe ay do të jetë për ty ndë vënt goje, edhe ti do të jesh për atë ndë vënt Perëndie,
17 edhe merr ndë dorë këtë stap, me të cilinë do të bënjç shenjetë.
18 Edhe Moisiu shkoi, e u kthye te Jothori i vëjehërri ti, edhe i tha ati: Të lutem, le të vete, e le të kthenem te tem vëllezër, që janë ndë Egjyptëri, edhe le të shoh ndë janë gjall më. Edhe Jothori i tha Moisiut: Shko ndë paqtim.
19 Edhe Zoti i tha Moisiut ndë Madhiam: Shko, (e) u kthe ndë Egjyptëri, sepse vdiqnë gjith’ ata njerëzitë që kërkoninë jetënë tënde.
20 Atëhere Moisiu mori me vetëhe gruan’ e ti, e djemt’ e ti, edhe i hipi ata mbi gomarë, e u kthye ndë dhe të Egjyptërisë; Moisiu mori edhe stapin’ e Perëndisë ndë dorë të ti.
21 Edhe Zoti i tha Moisiut: Kur të veç e të ktheneç ndë Egjyptëri, shiko të bënjç përpara Faraonit gjith’ato çuditë që të dhashë ndë dorë, po unë do t’i ashpëronj zemërën’ ati, edhe nukë do të lëshonjë gjëndëjenë,
22 edhe do t’i thuaç Faraonit: Kështu thotë Zoti: Israili ësht’ im bir, i paralinduri im,
23 edhe po të them ty: Lësho tem bir, që të më lusnjë, edhe ndë mos daç ta lëshonjç atë, na unë tek do të vras tët bir, të paralindurinë tënt.
24 Edhe (Moisiu) kur ishte mb’udhë, aty ku kishte rënë, u poq me atë Zoti, edhe kërkonte ta vriste.
25 Edhe Zepfora mori një gur të prehëtë, e i rrethpreu lafshënë të birt, edhe ja hodhi ndër këmbë ati, e tha: Me të vërtetë dhëndërr gjakrash je për mua.
26 Edhe iku prei ati, edhe ajo tha: Dhëndërr gjakrash (je) për punë të rrethpresëjesë.
27 Edhe Zoti i tha Aaronit: Shko e deli përpara Moisiut ndë shkretëtirët. Edhe (ay) vate, e u poq me atë ndë mal të Perëndisë, edhe e puthi atë.
28 Edhe Moisiu i tregoi Aaronit për gjith’ato fialët’ e Zotit, që e pat porositurë, edhe për gjith’ato shenjetë që urdhëroi atë.
29 Vanë pra Moisiu edhe Aaroni, edhe mbëlothnë gjithë pleqësin’ e të bijet Israilit,
30 edhe Aaroni foli gjith’ato fialë, që i foli Moisiut Zoti, edhe bëri shenjetë përpara gjëndëjesë.
31 Edhe gjëndëja besoj, edhe kur dëgjoi se Zoti vështroi të bijt’ e Israilit, edhe vuri re të vuarët’ e atyre, unjnë kryetë edhe iu falnë.
5
1 Pastaj Moisiu edhe Aaroni hynë, e i thanë Faraonit: Kështu thotë Zoti Perëndia i Israilit: Lësho gjëndëjenë time, që të kremtonjënë për mua ndë shkretëtirët.
2 Edhe Faraoni tha: Cili (është) Zoti, që t’i dëgjonj zën’ ati, për të lëshuarë Israilinë? Nukë njoh Zonë, edhe as Israilinë s’kam për të lëshuarë.
3 Edhe ata thanë: Perëndia i Evrevet u poq me ne, lèrna pra të vemi tri dit udhë ndë shkretëtirët, që t’i bëjmë kurban Zotit Perëndisë tënë, se mos vinjë mbi ne me murtajë, a me thikë.
4 Edhe mbëreti i Egjyptërisë u tha atyre: Përse, o Moisi edhe o Aaron, pritni gjëndëjenë nga punëtë? Shkoni ndë punët tuai.
5 Edhe Faraoni tha: Na gjëndëja e vëndit (tek është) tashi tepërë shumë, edhe i bëni ata të pushonjënë nga punët e tyre.
6 Edhe atë ditë Faraoni urdhëroi ata që nxitoninë mbë punë gjëndëjenë, edhe krerët’ e atyreve, tuke thënë:
7 Të mos i epni më kësaj gjëndëje kashtë posi die edhe pardie, që të bënjënë pëqisa. Le të venë ata, edhe le të mbëledhënë kashtë për vetëhen’ e tyre,
8 edhe do t’u veni atyre aqë pëqisa, sa bënjinë përpara, fare të mos ua vogëloni atë, sepse mbetënë pa punë, (edhe) përandaj thërresën’ e thonë: Lërna t’i bëjmë kurban Perëndisë tënë,
9 le të rëndonenë punët’ e (këtyre) njerëzet, që të jenë ndër punë, e të mos u venë vesh fialëvet kota.
10 Duallë pra ata që nxitoninë mbë punë gjëndëjenë, edhe të parët’ e atyreve, edhe i folnë gjëndëjesë, edhe thanë: Kështu tha Faraoni: Nuk’ u ap kashtë juve,
11 ju vetë shkoni e mbëlithni kashtë, ku të muntni të gjeni, po nukë do të vogëlonetë asgjë nga punëtë tuaia.
12 Edhe gjëndëja u shpërnda ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë, për të mbëledhurë kallame ndë vënt të kashtësë.
13 Edhe ata që i nxitoninë mbë punë (i) shtrëngoninë tuke thënë: Mbaroni punëtë tuaia që bënit përdita sikundrë edhe kur epej kashta.
14 Edhe u frushkulluanë krerët’ e të bijet Israilit, që ishinë vënë mbi ata nga njerëzit’ e Faraonit që i nxitoninë mbë punë, tuke thënë: Përse nukë mbaruatë die edhe sot, ato pëqisa që jan’ urdhëruarë, posi përpara?
15 Edhe krerët’ e të bijet Israilit klithnë te Faraoni, edhe thanë: Përse u bën kështu shërbëtorëvet tu?
16 Kashtë nuk’ u epetë shërbëtorëvet tu, edhe na thonë: Bëni pëqisa, edhe na tek u frushkulluanë shërbëtorët’ e tu, po faji (ësht’) i gjëndëjesë sate.
17 Edhe ay u përgjeq: Purtoni, purtoni, përandaj thoni: Lërna të vemi, e t’i bëjmë kurban Zotit,
18 shkoni tashi pra, (e) punoni, sepse nukë do t’u epetë kashtë juve, po aqë pëqisa do t’epni.
19 Edhe të parët’ e të bijet Israilit shihninë vetëhen e tyre mbë (shtrëngim) të keq, passi (u) thanë (atyre): Nukë do të pakësonetë gjëkafshë nga pëqisatë që bënitë përditë.
20 Edhe ata si duallë nga Faraoni, u poqnë me Moisinë e me Aaroninë, që kishinë dalë t’i pritinë,
21 edhe u thanë atyre: Zoti u paftë juve, e u gjukoftë, sepse ju bëtë të qelbur’ erënë tonë përpara Faraonit, e përpara shërbëtorëvet ati, kaqë sa të epni kordhë ndë duart t’atyre që të na vrasënë.
22 Edhe Moisiu u kthye te Zoti, e tha: Zot-o, përse e shtrëngove këtë gjëndëje? Përse më dërgove?
23 Sepse passi erdha te Faraoni, e i fola mb’emërit tënt, shtrëngoi këtë gjëndëje, edhe ti aspak nukë shpëtove gjëndëjenë tënde.
6
1 Edhe Zoti i tha Moisiut: Tashi ke për t’e parë, se ç’i kam për të bërë Faraonit, sepse me anë të dorësë fortë do t’i lëshonjë ata, edhe me anë të dorësë fortë do t’i dëbonjë ata nga dheut i ti.
2 Pastaj Perëndia i foli Moisiut, edhe i tha ati: Unë (jam) Jehovahu,
3 edhe iu duksh Avraamit, (e) Isaakut, e Jakovit, me (emër) Perëndi Gjithëpushtetës, por nuk’ iu çfaqa ati (me) emërinë tim Jehovah,
4 pastaj vura ndër ata dhiatënë time, t’u ap atyre dhen’ e Hanaanit, atë dhen’ e huajë t’atyre, ndë të cilinë ndenjnë,
5 unë prap dëgjova psherëtimën’ e të bijet Israilit që i bënë shërbëtorë Egjyptianëtë, edhe prura ndër mënt dhiatënë time,
6 përandaj thuaju të bijet Israilit: Unë (jam) Zoti, edhe do t’u nxier juve së poshtëri nga barrët’ e Egjyptianëvet, edhe do t’u shpëtonj juve nga shërbesa e atyreve, edhe do t’u shpërblenj juve me krah të ndejturë, edhe me gjyqe të mëdha,
7 edhe do t’u marr juve për vetëhe për gjëndëjenë time, edhe do të jem Perëndia juaj, edhe do të njihni, se unë jam Zoti Perëndia juaj, që u nxier së poshtëri nga barrët e Egjyptianëvet,
8 edhe do t’u bie juve nd’atë dhe, për të cilinë ngrita dorënë time, se do t’ia ap Avraamit, (e) Isaakut, e Jakovit, edhe do t’ua ap atë juve për trashëgim. Unë Zoti.
9 Edhe Moisiu u foli kështu të bijet Israilit, po ata nukë dëgjuanë Moisinë, për shtrëngimin’ e shpirtit, edhe për punët’ e rënda.
10 Edhe Zoti i foli Moisiut, e (i) tha:
11 Hyrë, e foli Faraonit, mbëretit Egjyptërisë, të nxierrë jashtë të bijt’ e Israilit nga dheu i ti.
12 Edhe Moisiu foli përpara Zotit, edhe tha: Na të bijt’ e Israilit tek nukë më dëgjonjënë, e qysh do të më dëgjonjë Faraoni, edhe unë (jam) me buzë të parrethprera?
13 Edhe Zoti i foli Moisiut edhe Aaronit, edhe i dërgoi ata te të bijt’ e Israilit, e te Faraoni mbëreti i Egjyptërisë, që të nxierrënë të bijt’ e Israilit nga dheu i Egjyptërisë.
14 Këta (janë) krerët’ e shtëpivet atërivet tyre, të bijt’ e Ruvinit, të parëlindurit Israilit: Hanohu, e Fallu, Hezroni, e Karmi, këta (janë) fëmijt’ e Ruvinit.
15 Edhe të bijt’ e Simeonit: Jemuelli, e Jamini, e Ohadi, e Jaqini, e Zohari, e Shaulli i biri një gruaje Hanaaniteje, këta (janë) fëmijët’ e Simeonit.
16 Edhe këta (janë) emërat’ e bijet Leviut, pas brezash atyre: Gershoni, e Kohathi, e Marari, edhe viet e jetësë Leviut (u bënë) një qint e tridhiet’ e shtatë viet.
17 Të bijt’ e Gershonit: Lioni, e Shimi, pas fëmijsh atyre.
18 Edhe të bijt’ e Kohathit: Amrami, e Iz-hari, e Hebroni, e Uzzielli, edhe viet e Kohathit (u bënë) një qint e tridhiet’ e tre viet.
19 Edhe të bijt’ e Mararit: Mahalli e Mushi, këta (janë) fëmijët’ e Leviut, pas brezavet atyre.
20 Edhe Amrami mori grua për vetëhen’ e ti Johebedënë, të bilën’ e të vëllat t’et, edhe ajo i polli ati Aaronin’ edhe Moisinë, edhe viet e jetës’ Amramit (u bënë) një qint e tridhiet’ e shtatë viet.
21 Edhe të bijt’ e Iz-harit: Korahu, e Nefegu, e Zithri.
22 Edhe të bijt’ e Uzziellit: Mishaili, e Elzafani, e Zithri.
23 Edhe Aaroni mori grua për vetëhe Elishebanë, të bilën’ e Amminabadit, të motërën’ e Naashonit, edhe ajo i polli ati Nadabinë, e Abihunë, Eleazarinë, e Ithamarinë.
24 Edhe të bijt’ e Korahut: Assiri, e Elkahu, e Abiasafi, këta (janë) fëmijët’ e Koritëvet.
25 Edhe Eleazari, i biri Aaronit, mori grua për vetëhe nga të bilat’ e Putielit, edhe ajo i polli ati Finehasinë, këta (janë) krerët’ e atërivet Levitëvet, pas fëmijëvet atyre.
26 Këta (janë) Aaroni e Moisiu, që u foli atyre Zoti: Nxirni të bijt’ e Israilit nga dheu i Egjyptërisë, pas tufash atyre.
27 Këta (janë) ata që i folnë Faraonit mbëretit Egjyptërisë, për të nxierrë të bijt’ e Israilit nga Egjyptëria, këta (të dy), Moisiu edhe Aaroni.
28 Edhe atë ditë që i foli Moisiut Zoti ndë dhe të Egjyptërisë,
29 Zoti i tha Moisiut, tuke thënë: Unë (jam) Zoti, foli Faraonit mbëretit Egjyptërisë, gjithë sa të them ty.
30 Edhe Moisiu tha përpara Zotit: Na unë (tek jam) me buzë të parrethprera, edhe qysh do të më dëgjonjë Faraoni?
7
1 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shih, (se) unë të bëra Perëndi te Faraoni, edhe Aaroni yt vëlla do të jetë profiti yt,
2 ti ke për të folë gjithë sa që të urdhëronj; edhe Aaroni yt vëlla do t’i flasë Faraonit, që të lëshonjë të bijt’ e Israilit të dalënë nga dheu i ti,
3 edhe unë do t’i ashpëronj zemrënë Faraonit, edhe do të shumonj shenjet’ e mia e çudit’ e mia ndë dhe të Egjyptërisë,
4 po Faraoni nukë do t’u dëgjonjë juve, edhe do të vë dorënë time mbi Egjyptërinë, edhe do të nxier ushtërit’ e mia, gjëndëjenë time, të bijt’ e Israilit, nga dheu i Egjyptërisë, me gjyqe të mëdha,
5 edhe Egjyptianëtë do të njohënë, se unë (jam) Zoti, kur të ndenj dorënë time mbi Egjyptërinë, edhe të nxier të bijt’ e Israilit nga mezi i atyre.
6 Edhe Moisiu e Aaroni bënë sikundrë i urdhëroi Zoti, kështu bënë.
7 Edhe Moisiu (ishte) tetëdhietë vieç plak, edhe Aaroni tetëdhiet’ e tre vieç, kur i folnë Faraonit.
8 Edhe Zoti i tha Moisiut e Aaronit, tuke thënë:
9 Kur t’u thotë juve Faraoni tuke thënë: Dëfteni një çudi për vetëhenë tuai, atëhere t’i thuaç Aaronit: Merr stapinë tënt, edhe hidhe përpara Faraonit, (edhe) do të bënetë gjarpër.
10 Pra Moisiu edhe Aaroni hynë te Faraoni, edhe bënë kështu si i urdhëroi Zoti, edhe Aaroni hodhi stapin’ e ti përpara Faraonit, e përpara shërbëtorëvet ati, edhe u bë gjarpër.
11 Edhe Faraoni thirri të diturit’ e magjëstarëtë, edhe magjëstarët’ e Egjyptërisë bënë edhe ata kështu, me kënkët’ e tyre.
12 Edhe gjithësecili hodhi stapin’ e ti, edhe u bënë gjarpinj, po stapi i Aaronit përpiu stapat’ e atyreve.
13 Edhe zemëra e Faraonit u ashpërua, edhe nuk’ u dëgjoi atyre, sikundrë foli Zoti.
14 Edhe Zoti i tha Moisiut: U ashpërua zemëra e Faraonit (kaqë) sa të mos lëshonjë gjëndëjenë të dalënë.
15 Shko te Faraoni (nesër) ndë mëngjes, na tek po del nd’ujët, edhe të rrish buzë lumit, që të piqesh me atë, edhe të mbash ndë dorët tënde atë stapnë, që u bë gjarpër,
16 edhe t’i thuaç ati: Zoti Perëndia i Evrevet më dërgoi te ti, edhe tha: Lësho gjëndëjenë time të dalënë, që të më lusnjënë ndë shkretëtirët, po ti na tek nukë dëgjove gjer tashi,
17 kështu thotë Zoti: Me këtë do t’e njohç, se unë (jam) Zoti, na me këtë stap (që kam) ndë dorë do t’u bie ujëravet lumit, edhe do të bënenë gjak,
18 edhe pishqetë, që janë ndë lumt, do të ngrodhnjënë, edhe lumi do të qelbetë, edhe Egjyptianëvet do t’u vinjë të ndyrë të pinë ujë nga lumi.
19 Edhe Zoti i tha Moisiut: Thuaj Aaronit: Merr stapnë tënt, edhe ndej dorënë tënde mbi ujërat të Egjyptërisë, (e) mbi rrëket t’atyre, (e) mbi lumrat t’atyre, (e) mbi lëqerat t’atyre, e mbi gjithë mbëledhëjen’ e ujëravet atyre, edhe do të bënenë gjak, edhe do të jenë gjak ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë, edhe ndë (enët) të drunjta e të gurta.
20 Edhe Moisiu e Aaroni bënë kështu, sikundrë i urdhëroi Zoti, edhe (Aaroni) ngriti stapnë, e u ra ujëravet lumit përpara Faraonit, e përpara shërbëtorëvet ati, edhe gjith’ ujërat’ e lumit u bënë gjak.
21 Edhe pishqetë (që ishinë) ndë lumt ngorthnë, edhe lumi u qelp (kaqë), sa Egjyptianëtë nukë munt të pininë ujë nga lumi, edhe ishte gjak ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
22 Po edhe magjëstarët’ e Egjyptërisë bënë ashtu me kënkët e tyre, edhe zemëra e Faraonit u ashpërua, edhe nuk’ u dëgjoi atyre, sikundrë tha Zoti.
23 Edhe Faraoni u kthye, e erdhi ndë shtëpi të ti, edhe nuk’ u sbut zemëra e ti as nga këjo.
24 Edhe gjith’ Egjyptianëtë rëmonjinë qark lumit për të pirë ujë, sepse nukë munt të pininë nga ujët’ e lumit.
25 Edhe u mbushnë shtatë dit, që kur i ra lumit Zoti.
8
1 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shko te Faraoni, e i thuaj: Kështu thotë Zoti: Dërgo gjëndëjenë time, që të më lusnjënë,
2 edhe ndë mos daç t’i lëshonjç, na unë te do t’u bie gjithë sinorevet tu me bretëkosa,
3 edhe lumi do të viellë bretëkosa, të cilatë do të dalënë, e do të hynjënë ndë shtëpit tënde, e ndë dhomët tënde, e mbi shtrat tënt, e ndëpër shtëpit’ e shërbëtorëvet tu, e mbi gjëndëjenë tënde, e ndëpër furrat tua, e ndëpër magjet tua,
4 edhe mbi ty, e mbi gjëndëjenë tënde, e mbi gjithë shërbëtorët e tu, do të hipënjënë bretëkosatë.
5 Edhe Zoti i tha Moisiut: Thuaj Aaronit: Ndej dorënë tënde me stapnë mbi rrëket, (e) mbi lumrat, e mbi lëqerat, edhe bën të hipënjënë bretëkosatë mbi dhet të Egjyptërisë.
6 Edhe Aaroni ndejti dorën’ e ti mbi ujërat të Egjyptërisë, edhe hipnë bretëkosatë, e mbuluanë dhen’ e Egjyptërisë.
7 Po edhe magjëstarëtë bënë kështu me kënkët’ e tyre, edhe bënë të hipëninë bretëkosatë mbi dhet të Egjyptërisë.
8 Atëhere Faraoni thërriti Moisinë edhe Aaroninë, e tha: Iu lutni Zotit të ngrerë bretëkosatë nga unë, e nga gjëndëja ime, edhe do të lëshonj gjëndëjenë të venë, e t’i bënjënë kurban Zotit.
9 Edhe Moisiu i tha Faraonit: Ndama se kurë të lutem për ty, e për shërbëtorët e tu, e për gjëndëjenë tënde, që të shuanjë bretëkosatë nga ti, e nga shtëpit’ e tua, (edhe) të mbetenë vetëmë ndë lumt.
10 Edhe ay tha: Nesërë. Edhe tha: (do të bënetë) pas fialësë sate, që ta njohç, se nuk’ (ka) asndonjë posi Zoti Perëndia ynë,
11 edhe do të ngrihenë bretëkosatë nga ti, e nga shtëpit’ e tua, e nga shërbëtorët’ e tu, e nga gjëndëja jote, vetëmë ndë lumt do të mbetenë.
12 Atëhere Moisiu edhe Aaroni duallë nga Faraoni, edhe Moisiu i thërriti Zotit për bretëkosat që pruri mbi Faraonë.
13 Edhe Zoti bëri sikundrë i tha Moisiu, edhe bretëkosatë ngorthnë nga shtëpitë, e nga vilatë, e nga aratë.
14 Edhe i mbëlothnë qipi, qipi, edhe dheu u qelp.
15 Edhe Faraoni kur pa, se mori frymë, ashpëroi zemërën’ e ti, edhe nuk’ u dëgjoi atyre, sikundrë foli Zoti.
16 Edhe Zoti i tha Moisiut: Thuaj Aaronit: Ndej stapnë tënt, edhe bieri pluhurit dheut, që të bënetë këpusha ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
17 Edhe bënë kështu, sepse Aaroni ndejti dorën’ e ti me stapin e ti, edhe i ra pluhurit dheut, edhe u bë këpusha ndëpër njerëzit, e ndëpër bagëtit, gjithë pluhuri i dheut u bë këpusha ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
18 Po edhe magjëstarëtë bënë kështu me kënkët’ e tyre, për të nxierrë këpusha, po nukë muntnë, këpushatë pra ishin mbi njerëzit e mbi bagëtit.
19 Atëhere magjestarët’ i thanë Faraonit: Ky (është) gishti i Perëndisë. Po zemëra e Faraonit u ashpërua, edhe nuk’ u dëgjoi atyre, sikundrë foli Zoti.
20 Edhe Zoti i tha Moisiut: Ngreu shpejt ndë mëngjes, edhe qëndro përpara Faraonit, na tek del nd’ujët, edhe i thuaj: Kështu thotë Zoti: Lësho gjëndëjenë time të më lusënë,
21 sepse ndë mos lëshofsh gjëndëjenë time, do të dërgonj mizë qëne mbi ty, e mbi shërbëtorët e tu, e mbi gjëndëjenë tënde, e mbi shtëpit të Egjyptianëvet, po edhe dheu (që rrinë) mb’atë, do të mbushetë mizë-qënesh,
22 po atë ditë do të ndanj veç dhen’ e Goshenit, që rri gjëndëja ime, që të mos ketë atie mizë-qëne fare, që ta njohç, se unë (jam) Zoti ndë mest të dheut,
23 edhe do të shquanj gjëndëjenë time nga gjëndëja jote, nesërë do të bënetë këjo shenjë.
24 Edhe Zoti bëri kështu, edhe erdhi shumicë mizë-qënesh ndë shtëpī të Faraonit, e ndë shtëpit të shërbëtorëvet ti, e ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë, dheu u vduar nga mizë-qëneja.
25 Edhe Faraoni thirri Moisinë edhe Aaroninë, e tha: Shkoni (e) i bëni kurban Perëndisë tuai (këtu) ndë dhet.
26 Edhe Moisiu tha: Nukë munt të bënetë kështu, sepse neve i bëjmë kurbane Zotit Perëndisë tënë, të cilatë Egjyptianët’ i kanë të ndyrë, na neve ndë bëfshim kurbane, që i kanë të ndyrë Egjyptianëtë, përpara syvet atyre, a nukë do të na vrasënë me gurë?
27 Do të vemi tri dit udhë ndë shkretëtirët, edhe do t’i bëjmë kurban Zotit Perëndisë tënë, sikundrë na tha.
28 Atëhere Faraoni tha: Unë do t’u dërgonj juve t’i bëni kurban Zotit Perëndisë tuai ndë shkretëtirët, po të mos shkoni shumë lark, luti për mua.
29 Edhe Moisiu tha: Na unë te po dal nga ti, edhe do t’i lutem Zotit, që të ngrihetë mizë-qëneja nesërë nga Faraoni, e nga shërbëtorët’ e ati, e nga gjëndëja e ati, veçe le të mos (na) gënjenjë Faraoni, tuke mos lëshuarë gjëndëjenë, t’i bënjënë kurban Zotit.
30 Atëhere Moisiu dolli nga Faraoni, e iu lut Zotit.
31 Edhe Zoti bëri sikundrë tha Mosiu, edhe ngriti mizë-qënenë nga Faraoni, e nga shërbëtorët’ e ati, e nga gjëndëja e ati, edhe nukë mbeti asnjë.
32 Po Faraoni edhe këtë herë ashpëroi zemërën’ e ti, edhe nukë lëshoi gjëndëjenë.
9
1 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shko te Faraoni, e i thuaj: Kështu thotë Zoti Perëndia i Evrevet: Lësho gjëndëjenë time të më lusnjënë
2 sepse, ndë mos daç t’i lëshonjç, e ndë i mbanjç ata edhe më,
3 na dora e Zotit tek do të jetë mbi bagëtit (që janë) ndë fushët, (e) mbi kuajt, (e) mbi gomarët, (e) mbi kamillet, (e) mbi qet, e mbi dhënt, murtajë fort e rëndë,
4 edhe Zoti do të ndanjë bagëtit’ e Israilit nga bagëtit e Egjyptianëvet, edhe nga të gjithë (që janë) të bijet Israilit nukë do të ngordhë asnjë.
5 Edhe Zoti dau kohënë, e tha: Nesërë Zoti do të bënjë këtë punë ndë dhet.
6 Edhe Zoti bëri këtë punë nesëret, edhe ngorthnë gjithë bagëtit’ e Egjyptianëvet, po nga bagëtit’ e të bijet Israilit nukë ngordhi asnjë.
7 Edhe Faraoni dërgoi të (shihte), edhe na tek s’kishte ngordhur’ asnjë nga bagëtit’ e Israilit, edhe zemëra e Faraonit u ashpërua, e nukë lëshoi gjëndëjenë.
8 Atëhere Zoti i tha Moisiut edhe Aaronit: Mbushni duartë tuaia me hi furre, edhe le t’e shpërndanjë atë ndëpër qiell Moisiu përpara Faraonit,
9 edhe do të bënetë mbi njerëzit, e mbi bagëtit’ të nxehëtë që u dalënë koqeza me qelp njerëzet, e bagëtivet, ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
10 Muarrë pra hirin’ e furrësë, edhe qëndruanë përpara Faraonit, edhe Moisiu e shpërndau atë ndë qiell, edhe u bë një të nxehëtë, që u duallë koqeza me qelp njerëzet, e bagëtivet,
11 edhe magjestarëtë s’mundinë të qëndroninë përpara Moisiut, nga puna e të nxehëtit, sepse të nxehëtitë ishte mbi magjestarët, e mbi të gjith’ Egjyptianët.
12 Edhe Zoti i ashpëroi zemrënë Faraonit, edhe nuk’ u dëgjoi atyre, sikundrë i foli Moisiut Zoti.
13 Edhe Zoti i tha Moisiut: Ngreu heret ndë mëngjes, edhe qëndro përpara Faraonit, e i thuaj: Kështu thotë Zoti Perëndia i Evrevet: Lësho gjëndëjenë time, që të më lusnjënë,
14 sepse këtë herë do të dërgonj gjithë plagët’ e mia mbi zemrët tënde, e mbi shërbëtorët e tu, e mbi gjëndëjenë tënde, që ta njohç se nuk’ (ësht’) asndonjë posi unë ndë gjithë dhenë,
15 sepse tashi do të ndej dorënë time, edhe do të bie ty, edhe gjëndëjesë sate me murtajë, edhe do të vdiresh nga dheu,
16 edhe për këtë punë të ruajta, që të dëftenj ty fuqinë time, që të leçitet’ emëri im ndëpër gjithë dhenë;
17 edhe më je kryelartë mbi gjëndëjenë time, që të mos e lëshonjç atë?
18 Na nesërë mbë këtë kohë tek do të bënj të bierë breshër fort i rëndë, që s’ka rënë kurrë ndonjë herë ndë Egjyptëri, që atë ditë që u themelos gjer tashi,
19 tashi pra dërgo të mbëlethç bagëtit’ e tua, edhe gjithë sa ke ndëpër fushat, (sepse) çdo njeri e shtëzë, që të gjëndetë ndëpër fushat, e të mos bihenë ndë shtëpi, e të bierë breshëri mbi ato, do të vritenë.
20 Ay që i pat frikë fialësë Zotit nga shërbëtorët’ e Faraonit, mbëlodhi shpejt ndëpër shtëpit shërbëtorët’ e ti, e bagëtit’ e tia,
21po kushdo që s’i vuri vesh fialësë Zotit, la shërbëtorët’ e ti, e bagëtit’ e tia ndëpër fushat.
22 Edhe Zoti i tha Moisiut: Ndej dorënë tënde mbë qiell, edhe do të bierë breshër mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë, mbi njerëzit, e mbi bagëtit, e mbi gjithë barin’ e fushësë ndë dhe të Egjyptërisë.
23 Edhe Moisiu ndejti stapin’ e ti mbë qiell, edhe Zoti dërgoi bubullima e breshër, edhe shkonte zjarri mbi dhet, edhe Zoti lëshoi breshër mbi dhet të Egjyptërisë.
24 Edhe ishte breshër e zjarr përzierë me breshër, kaqë i rëndë, sa s’pat rënë kurrë mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë, që kurë se u bë komp.
25 Edhe breshëri i ra gjithë çdo gjëje ndë fushat të dheut gjith’ Egjyptërisë, që mbë njeri, gjer mbë bagëti, edhe breshëri i ra gjithë barit fushësë, edhe theu gjithë drunjt’ e fushësë.
26 Vetëmë ndë dhe të Goshenit, atie ku (ishinë) të bijt’ e Israilit, nukë ra breshër.
27 Atëhere Faraoni dërgoi, e thirri Moisinë edhe Aaroninë, e u tha atyre: Këtë herë fëleva, Zoti (qënëka) i drejtë, po unë edhe gjëndëja ime (qënëkemi) të shtrembëtë.
28 Luti Zotit, që të pushonjënë së rëni bubullima Perëndie e breshër, edhe unë do t’u lëshonj, edhe nukë do të mbeti më.
29 Edhe Moisiu i tha ati: Posa të dal nga qyteti, do të ndenj duart’ e mia te Zoti, bubullimatë do të pushonjënë, edhe breshëri nuk do të bierë më, që ta njohç, se dheu (ësht’) i Zotit,
30 po ti edhe shërbëtorët’ e tu, e di se nukë do t’u marrë frika nga faqeja e Zotit Perëndisë.
31 Edhe (breshëri) i ra lirit e elbit, sepse elbi kishte zënë kallī, edhe liri ishte bërë kallam,
32 po gruri edhe tërshëra nuk’ u vranë, sepse ishinë të kërthinja.
33 Edhe Moisiu dolli jashtë qytetit nga Faraoni, edhe ndejti duart’ e tia te Zoti, edhe bubullimat’ e breshëri pushuanë, edhe nuk ra pikë shiu mbi dhet.
34 Edhe Faraoni kur pa se pushoi shiu e breshëri e bubullimatë, zuri përsëri të fëlente, edhe ashpëroi zemërën’ e ti, ay edhe shërbëtorët’ e ati.
35 Edhe iu ashpërua zemëra Faraonit, edhe nukë lëshoi të bijt’ e Israilit, sikundrë foli Zoti me anë të Moisiut
10
1 Edhe Zoti i tha Moisiut: Hyrë te Faraoni, sepse un’ ashpërova zemërën’ e ati, edhe zemërën’ e shërbëtorëvet ati, që të dëftenj këto shenjet’ e mia ndë mest t’atyreve,
2 që t’i tregonjç ndë veshët tyt biri, edhe të birt tyt biri sa u bëra Egjyptianëvet, edhe shenjet’ e mia sa bëra ndë mest t’atyreve, që të njihni se unë (jam) Zoti.
3 Edhe Moisiu e Aaroni hynë te Faraoni, e i thanë: Kështu thotë Zoti Perëndia i Evrevet: Gjer kurë mohon ti të përunjesh përpara meje? Lësho gjëndëjenë time që të më lusënë,
4 sepse ndë mos daç të lësh gjëndëjenë time të dalë, na nesërë tek do të bie karkaleca mbi sinoret e tu,
5 edhe do të mbulonj faqen’ e dheut, kaqë sa të mos muntnjë njeri të shohë dhenë, edhe do të hajë të mbeturitë që shpëtoi, sa u la juve breshëri, edhe do të hajë gjithë drunjtë, që u kanë mbirë juve ndëpër fushat,
6 edhe do të mbushenë shtëpitë tuaia, edhe shtëpit’ e gjithë shërbëtorëvet tu, edhe shtëpit’ e gjith’ Egjyptianëvet, që s’kanë parë atërit’ e tu, as atërit’ e atëravet tu, çë atë ditë që kanë qënë mbi dhet, gjer sot. Pastaj u kthye, edhe dolli nga Faraoni.
7 Edhe shërbëtorët’ e Faraonit i thanë: Gjer kurë do të jetë ky të ndalë ndër ne? Lësho njerëzitë që të lusnjënë Zotinë Perëndin’ e tyre; edhe nuk’ e di se humbi Egjyptëria?
8 Atëhere prunë përsëri Moisinë edhe Aaroninë te Faraoni, edhe (ay) u tha atyre: Shkoni, (e) lutni Zotinë Perëndinë tuai, (po) cilët’ edhe cilëtë do të venë?
9 Edhe Moisiu tha: Do të vemi bashkë me djemt tanë e me pleqt tanë, bashkë me bijt tanë e me bilat tona, bashkë me dhënt tona e me qet tanë do të vemi, sepse kemi të kremte për Zonë.
10 Edhe ay u tha atyre: Kështu qoftë Zoti bashkë me ju, sikundrë unë do t’u lë të delni bashkë me djemt tuai, shihni, sepse e keqe (ndodhetë) përpara jush,
11 jo kështu, (po) tashi shkoni (ju) burratë, edhe lutni Zonë, sepse këtë kërkoni. Edhe Faraoni i nxori ata nga syt’ e ti.
12 Edhe Zoti i tha Moisiut: Ndej dorënë tënde mbi dhet të Egjyptërisë për karkalecat që të ngjitenë mbë dhet të Egjyptërisë, edhe të hanë gjithë barin’ e dheut, gjithë ç’la breshëri.
13 Edhe Moisiu ndejti stapin’ e ti mbi dhet të Egjyptërisë, edhe Zoti pruri mbi dhet gjith’ atë ditë e gjith’ atë natë, erë dielli, (edhe) ndë mëngjest era e diellit pruri karkalecatë.
14 Edhe u ngjitnë karkalecatë mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë, edhe ndenjnë mbi gjithë sinoret e Egjyptërisë, fort shumë; më përpara s’patnë qënë të këtillë karkaleca, as nukë do të jenë të këtillë paskëtaj,
15 edhe mbuluanë faqen’ e gjithë dheut, edhe u vduar dheu, edhe hëngrë gjithë barin e dheut, e gjithë pemët’ e drunjvet, që pat lënë breshëri, edhe nukë mbeti asgjë e ngjomë, (as) mbi drunjt, as mbi barërat e fushësë, ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë.
16 Atëhere Faraoni shpejtoi të thërriste Moisinë edhe Aaroninë, e tha: Fëleva mbë Zotinë Perëndinë tuai, edhe mbë ju,
17 po tashi ndëlemë vetëmë këtë herë, edhe luti Zotit Perëndisë tuai të ngrerë prei meje vetëmë këtë vdekëje.
18 Edhe (Moisiu) dolli nga Faraoni, e iu lut Zotit.
19 Edhe Zoti pruri përsëri një erë të fortë nga të perënduarët’ (e diellit), edhe ngriti karkalecatë, e i hodhi ndë Det të Kuq, nukë mbeti asnjë karkalec mbi gjithë sinoret e Egjyptërisë.
20 Po Zoti i ashpëroi zemrënë Faraonit, edhe nukë la të dilinë të bijt’ e Israilit.
21 Edhe Zoti i tha Moisiut: Ndej dorënë tënde mbë qiell, edhe do të bënet’ errësirë mbi gjithë dhen’ e Egjyptërisë, një errësirë që ndihetë.
22 Edhe Moisiu ndejti dorën’ e ti mbë qiell, edhe u bë një errësirë e dëndurë mbë gjithë dhen’ e Egjyptërisë tri dit.
23 Edhe nukë shihte njëri jatrinë, as nuk’ u ngre njeri nga vëndi i ti tri dit, po ndër të gjithë të bijt’ e Israilit ishte dritë ndëpër vëndet e atyreve.
24 Atëhere Faraoni thirri Moisiun, e tha: Shkoni (e) lutni Zotinë, vetëmë dhëntë tuaja e qetë tuai le të mbetenë, edhe djemtë tuai le të venë bashkë me ju.
25 Edhe Moisiu tha: Po ti ka hie të na apç edhe kurbane, e (kurbane) të diegurë gjithë, që t’i bëjmë kurban Zotit Perëndisë tënë,
26 po bagëtitë tona do të venë bashkë me ne, nukë do të mbetetë prapa as një thundrë, sepse duhetë të marrëmë nga këto, që të lusëmë Zotinë Perëndinë tënë, edhe neve nukë dimë me se do të lusëmë Zotinë, gjersa të harrimë atie.
27 Po Zoti i ashpëroi zemrënë Faraonit, edhe nukë desh t’i linte të delin’ ata.
28 Edhe Faraoni i tha ati: Ikë prei meje, ki mëntë ndë vetëhet tënde, të mos më shohç më sytë, sepse atë ditë që të më shohç sytë, do të vdeç.
29 Edhe Moisiu tha: Sikundrë the, s’kam për të parë sytë më ty.
11
1 Edhe Zoti i tha Moisiut: Edhe një plagë do të bie mbi Faraonë, edhe mbi Egjyptërinë, pastaj do t’u lërë të delni së këtejmi; kur t’u lërë të delni vërtet u ka për t’u dëbuarë së këtejmi fare;
2 tashi foli gjëndëjesë ndë veshët, edhe le të kërkonjë (çdo) burr nga fëqinja e ti, edhe (çdo) grua nga fëqinja e saj, enë të argjëntta, e enë t’arta.
3 Edhe Zoti i dha hirë gjëndëjesë përpara Egjyptianëvet, po edhe ky njeri, Moisiu, (ishte) fort i math ndë dhe të Egjyptërisë, përpara shërbëtorëvet Faraonit, e përpara gjëndëjesë.
4 Edhe Moisiu tha: Kështu thotë Zoti: Ndë mes të natësë unë do të dal ndë mes të Egjyptërisë,
5 edhe gjithë çdo dial’ i parë ndë dhe të Egjyptërisë do të vdesë, që nga diali i parë i Faraonit, që rri mbë fron të ti, gjer mbë dialin’ e parë të shërbëtoresë, që (rri) përanë mullirit drithit, edhe gjer mbë çdo të piellë të parë të bagëtivet,
6 edhe ndëpër gjithë dhen’ e Egjyptërisë do të jetë njī klithmë e madhe, që nuk’ është bërë kurrë ndonjëherë, as është për të bërë paskëtaj e këtillë,
7 po mbi gjithë të bijt’ e Israilit (asndonjë) qën nukë do të livisë gluhën’ e ti, që nga njeriu gjer mbë bagëtinë, që të njihni se Zoti bëri të çquarë ndërmes të Egjyptianëvet e të Israilit,
8 edhe gjithë këta shërbëtorët’ e tu do të sbresënë tek unë, edhe do të më bienë ndër këmbë, tuke thënë: Dil ti, edhe gjithë gjëndëja që vien pas teje, edhe pastaj do të dal. Edhe (Mosiu) dolli nga Faraoni me zemërim të math.
9 Edhe Zoti i tha Moisiut: Nukë do t’u dëgjonjë juve Faraoni, që të shumonenë çudit’ e mia ndë dhe të Egjyptërisë.
10 Po Moisiu edhe Aaroni bënë gjithë këto çudi përpara Faraonit, edhe Zoti i ashpëroi zemrënë Faraonit, edhe nukë la të delinë të bijt’ e Israilit nga dheu i ti.
12
1 Edhe Zoti i tha Moisiut edhe Aaronit ndë dhe të Egjyptërisë:
2 Ky muaj (do të jetë) ndër ju krye muajsh, edhe do të jetë ndër ju i pari I muajvet vitit.
3 Flitni gjithë mbëledhëjes’ Israilit, e thoni: Të dhietën’ e këti muaji gjithësecili le të marrë për vetëhen e ti (një) qënq, pas shtëpivet atërivet, (një) qënq për çdo shtëpi.
4 Po ndë qofshinë të pakë ndë shtëpi për qëngjinë, ay edhe fëqinja e ati më i afëri i shtëpis’ ati le ta marrinë pas numërit shpirtëravet, çdo njeri pas të ngrënit që të hajë le të bënjë llogari për qëngjinë.
5 Edhe qëngji të jetë i plotë, mashkull motak; ta merrni nga dhënt a nga dhitë.
6 Edhe ta ruani gjer mbë të katrëmbëdhietënë ditë t’ati muaj, edhe (atëhere) gjithë shumica e mbëledhëjes’ Israilit ta thernjë ndajë mbrëma.
7 Edhe të marrënë nga gjaku, e ta venë mbi të dy shtyllat e derësë, edhe mbi pragun’ e sipërm të derësë shtëpivet, atie ku kanë për të ngrënë atë.
8 Edhe të hanë mishinë atë natë, të piekurë ndë zjarr, me kuleçë, (e) me barëra të hidhurë, ta hanë atë,
9 të mos e hani atë të papiekurë, as të zierë nd’ujë, po të piekurë ndë zjarr, kryet’ e ati bashkë me këmbët’ e ati e me zorrët e ati,
10 edhe të mos liri gjëkafshë nga ay të mbesë gjer ndë mëngjes, edhe ç’të tepronjë nga ay gjer ndë mëngjes, digjeni ndë zjarr.
11 Kështu ta bëni atë: Ngjeshurë mezinë tuai, (e mbathurë) këpucëtë tuaja ndër këmbët tuaja, (tuke mbajturë) stapnë tuai ndë dorët tuai, edhe ta hani atë me nxitim, është pashka e Zotit.
12 Sepse këtë natë do të shkonj për mes të dheut Egjyptërisë, edhe do të vras çdo dialë të parë ndë dhe të Egjyptërisë, që nga njeriu, gjer mbë bagëtinë, edhe do të bënj gjyqe kundrë gjithë perëndivet Egjyptërisë. Unë Zoti.
13 Edhe gjaku do të jetë ndër ju për shenjë mbi shtëpit që rrini, edhe kur të shoh gjakunë, do t’u kapërcenj juve, edhe plaga nukë do të jetë për ju, që t’u shuanjë (juve), kur t’i bie dheut Egjyptërisë.
14 Edhe ajo ditë do të jetë ndër ju për kujtim, edhe do të kremtoni atë të kremte për Zotinë ndë brezat tuai, pas nomi të përherëshim do t’e kremtoni atë.
15 Shtatë dit keni për të ngrënë kuleçë; që nga dita e parë keni për të hequrë bruminë nga shtëpitë tuaia, sepse kush të hajë bukë të mbrume që nga e para, gjer mbë të shtatënë ditë, ay shpirt do të vdiretë nga Israili.
16 Edhe të parënë ditë (do të jetë) mbëledhëje e shënjtëruarë, edhe të shtatënë ditë do të jetë ndër ju mbëledhëje e shënjtëruarë; ndër ato (dit) nukë do të bënet’ asndonjë punë, përveç ç’duhetë për të ngrënë çdo njeri, vetëmë këtë keni për të bërë.
17 Do të ruani pra (të kremten) e pabrumëjevet, sepse atë ditë do të nxier ushtëritë tuaja nga dheu i Egjyptërisë, andaj pas nomi të përherëshim keni për të ruajturë këtë ditë ndër brezat tuai,
18 tuke zënë nga e katrëmbëdhieta ditë të muajit që mbrëmanet, do të hani kuleçë, gjer mbë të njëzet e një ditë të muajit që mbrëmanet;
19 shtatë dit të mos gjëndetë brumë ndëpër shtëpit tuaja, sepse ay që të hajë të mbrume, ay shpirt do të vdiretë nga mbëledhëja e Israilit, ndo i huajë qoftë, ndo vëndës;
20 të mos hani asndonjë gjë të mbrume, ndëpër gjithë vëndet tuai, të hani kuleçë.
21 Atëhere Moisiu thirri gjithë pleqësin’ e Israilit, e u tha atyre: Sgjithni e merrni për vetëhet tuaja (nga një) qënq, pas fëmijëvet tuaja, edhe bëni kurban pashkënë;
22 Pastaj të merrni një dorëzë hyssopi, e ta ngjyeni ndë gjakt, që (do të jetë) ndë legen, edhe nga ay gjaku që është ndë legen, të lyeni prakun’ e sipërm, edhe të dy shtyllat’ (e dyervet), edhe asndonjë nga ju të mos dalë nga shtëpia e ti, gjer ndë mëngjes,
23 sepse Zoti do të shkonjë t’u bierë Egjyptianëvet, edhe kur të shohë gjakunë mbi pragun’ e sipërm, edhe mbi të dy shtyllat, Zoti do të kapërcenjë derënë, edhe nukë do të lërë prishësinë të hynjë ndë shtëpit tuaja, që të vrasë.
24 Edhe ta ruani këtë punë posi nom, për vetëhen tënte, edhe për bijt e tu, gjer ndë jetët të jetësë.
25 Edhe kur të hyni nd’atë dhe, që do t’u apë juve Zoti, sikundrë foli, do të ruani këtë lutëje.
26 Edhe kur t’u thonë juve bijtë tuai: Ç’(shënon) ndër ju këjo lutëje?
27 Të përgjigji: Ky (është) kurbani i pashkësë për Zotinë, sepse kapërceu shtëpit’ e të bijet Israilit ndë Egjyptëri, kur u ra Egjyptianëvet, edhe shpëtoi shtëpitë tona.
28 Atëhere gjëndëja uli kryetë, e u fal. Edhe të bijt’ e Israilit si iknë, bënë sikundrë Zoti urdhëroi Moisinë edhe Aaroninë, kështu bënë.
29 Edhe ndë mes të natësë Zoti vrau çdo dialë të parë ndë dhe të Egjyptërisë, që nga diali i parë i Faraonit që rrinte ndë front të ti, gjer mbë të parinë dialë të robit, që ishte ndë burkt, edhe gjithë të piellat’ e para të bagëtivet.
30 Edhe Faraoni u ngre natënë, edhe gjithë shërbëtorët’ e ati, edhe gjith’ Egjyptianëtë, edhe u bë një klithmë e madhe ndë Egjyptëri, sepse nuk’ (ishte) shtëpi, që të mos kishte të vdekurë.
31 Edhe (Faraoni) thirri Moisinë, edhe Aaroninë natënë, e tha: Ngrihi (e) dilni nga gjëndëja ime, edhe ju, edhe të bijt’ e Israilit, edhe shkoni (e) lutni Zotinë, sikundrë thatë;
32 merrni edhe dhëntë tuaja, edhe lopëtë tuaja, sikundrë thatë, edhe shkoni, po bekoni edhe mua.
33 Edhe Egjyptianëtë shtrëngoninë gjëndëjenë, që ta nxirinë atë shpejt nga vëndi, sepse thanë: Neve të gjithë po vdesëmë.
34 Edhe gjëndëja ngriti brumin’ e ti pa ardhurë, tuke pasurë gjithësecili magjen’ e ti mbi krahët të ti, pshtiellurë me rrobet’ e tia.
35 Edhe të bijt’ e Israilit bënë pas fialësë Moisiut, edhe kërkuanë nga Egjyptianëtë enë të argjënta, e enë të arta, e rrobe,
36 edhe Zoti i dha hirë gjëndëjesë përpara Egjyptianëvet, edhe u huajtnë atyre, edhe sveshnë Egjyptianëtë.
37 Edhe të bijt’ e Israilit u ngritnë nga Ramesa (e vanë) ndë Sukhoth, më tepërë se gjashtë qint milë burra këmbësorë, veç djemvet.
38 Bashkë me ata u ngjit edhe një shumicë e madhe njerëzish të përzier, edhe dhën e lopë, e bagëti fort shumë.
39 Edhe nga brumi që prunë nga Egjyptëria, poqnë kuleçë pa brumë, sepse nukë (kishinë) brumë, sepse u dëbuanë nga Egjyptëria, edhe nukë muntnë të mënoninë, as s’kishinë bërë gati ndonjë të ngrënë udhësë për vetëhet e tyre.
40 Edhe (koha) e të ndenjurit të bijet Israilit ndë Egjyptëri (ishte) katrë qint e tridhietë viet.
41 Edhe pas katrë qint e tridhietë vieç, si atë ditë, duallnë gjith’ ushtërit e Zotit nga dheu i Egjyptërisë.
42 Këjo (është) nata, që duhetë të ruhetë për Zotinë, sepse i nxori ata nga dheu i Egjyptërisë; këjo (ësht’) ajo nata e Zotit që duhetë të ruhetë nga gjithë të bijt’e Israilit ndër brezat t’atyreve.
43 Edhe Zoti i tha Moisiut edhe Aaronit: Ky (është) nomi i pashkësë: Asndonjë komp i huajë të mos hajë nga ajo,
44 edhe çdo shërbëtuar i blerë me argjënt passi të rrethpritetë, atëhere të hajë nga ajo;
45 i huaji edhe i pajtuari të mos hajë nga ajo.
46 Nd’atë shtëpi (brënda) të hahetë; të mos bini nga mishi jashtë shtëpisë, edhe të mos thyeni eshtënë nga ajo.
47 Gjithë mbëledhëja e Israilit do të bënjë këtë.
48 Edhe ndonjë i huajë që rri bashkë me ty, ndë dashtë të bënjë pashkë për Zotinë, le të rrethpritenë gjithë meshkujt’ e ati, edhe atëhere le t’afronetë të bënjë atë, edhe do të jetë posi vëndësi i dheut, sepse asndonjë i parrethprerë s’ka për të ngrënë nga ajo.
49 Ay nom do të jetë për vëndësinë, edhe për të huajinë që rri ndërmest juve.
50 Edhe të bijt’ e Israilit bënë sikundrë Zoti urdhëroi Moisinë edhe Aaroninë; kështu bënë.
51 Edhe atë ditë Zoti nxori të bijt’ e Israilit nga dheu i Egjyptërisë, pas ushtërish atyre.
13
1 Edhe Zoti i foli Moisiut, tuke thënë:
2 Shënjtëro për mua çdo dialë të parë, që hap çdo shtrat (barku) ndërmest të bijet Israilit, që nga njeriu, gjer mbë bagëtit, ky (ësht’) imi.
3 Edhe Moisiu i tha gjëndëjes: Kijeni ndër mënt këtë ditë, që dualltë nga Egjyptëria, nga shtëpia e shërbesësë, sepse Zoti u nxori juve së andejmi me dorë të fortë, asndonjë të mos hajë të mbrume.
4 Sot delni ndë muajt të Abibit.
5 Zoti pra kur të bierë ty ndë dhe të Hanaanitëvet, e të Hittitëve, e të Amoritëve, e të Hivitëvet, e të Jebusitëve, për të cilinë u bëri be atëravet tu, se do ta apë ty, dhé që rrieth klumësht e mialtë, atëhere do të bënjç këtë lutëje mbë këtë muaj.
6 Shtatë dit ke për të ngrënë të pabrume, edhe të shtatënë ditë (do të jet’) e kremte për Zotinë.
7 Do të hanë të pabrume shtatë dit, edhe nukë do të duketë përanë teje e mbrume, as është për të dukurë përanë teje brumë mbë gjithë sinoret e tu,
8 edhe atë ditë do t’i apç zë tyt bir, e t’i thuash: (Këjo bënetë) për atë, (që) bëri Zoti tek unë, kur dolla nga Egjyptëria.
9 Edhe (këjo) do të jet’ edhe për ty për shenjë mbi dorënë tënde, edhe për kujtim ndërmest syvet tu, që të jetë nomi i Zotit ndë gojët tënde, sepse Zoti të nxori nga Egjyptëria me dorë të fortë.
10 Do të ruanjç këtë nom ndë kohë t’ati, për vit.
11 Edhe Zoti kur të siellë ty ndë dhet të Hanaanitëvet, sikundrë u përbetua mbë ty, edhe mbi atërit tu, edhe të ta apë ty,
12 atëhere do të ndanjç veç çdo kafshë që hap shtratin’ (e barkut), edhe çdo të piellë të parë të shtëzëvet (tua) sa ke, meshkujtë (do të jenë) të Zotit.
13 Edhe çdo polisht të parë gomareje do t’e shpërblenjç me qënq, edhe ndë mos (e) shpërblefsh, atëhere do t’i preç qafën’ ati, edhe çdo dialë të parë njeriu ndërmest të bijvet tu do t’e shpërblenjç.
14 Edhe ndë kohë që vien kur të pyesë ty yt bir, e të thotë: Ç’(është) këjo? T’i thuaç ati: Zoti na nxori nga Egjyptëria, nga shtëpia e shërbesësë, me dorë të fortë,
15 edhe Faraoni kur qëndronte që të mos na lij të delim, Zoti vrau çdo dialë të parë ndë Egjyptëri, që nga diali i parë i njeriut, gjer mbë të piellë të parë bagëtie, përandaj i bënj kurban Zotit çdo mashkull që hap shtratin’ (e barkut), edhe shpërblenj çdo dialë të parë nga bijt e mi.
16 Edhe (këjo) do të jetë për shenjë mbi dorënë tënde, edhe për ballicë ndë mest të syvet tu, sepse Zoti na nxori nga Egjyptëria me dorë të fortë.
17 Edhe Faraoni kur la gjëndëjenë të shkonte, Perëndia nuk’ u hoqi udhën’ atyre ndëpër dhet të Filistinëvet, ndonëse ishte më e shkurtërë, sepse Perëndia tha: Se mos pendonetë gjëndëja, e kthenetë ndë Egjyptëri, kur të shohë luftë.
18 Po Perëndia e pru rrotullë gjëndëjenë ndëpër udhët të shkretëtirësë nga Deti i Kuq, edhe të bijt’ e Israilit hipnë nga Egjyptëria mbë sërë.
19 Edhe Moisiu mori me vetëhe eshtërat’ e Josifit, sepse i kishte përbetuarë me be të bijt’ e Israilit, tuke thënë: Perëndia me të vërtetë do t’u vështronjë juve, edhe të merrni me vetëhe eshtërat’ e mia së këtejmi.
20 Edhe si u ngritnë prei Sukhothi, ngulnë ushtërinë ndë Etham, nga buzat’ e shkretëtirësë.
21 Edhe Zoti printe përpara atyreve ditënë, ndë shtyllë reje, që t’u hiqte udhënë; edhe natënë, ndë shtyllë zjarri, që t’u ndritte atyre, që të merrin’ udhë dit’ e natë.
22 Edhe nukë mërgonej nga syt’ e gjëndëjesë shtylla e resë ditënë, as shtylla e zjarrit natënë.
14
1 Edhe Zoti i foli Moisiut, e tha:
2 Thuaj të bijet Israilit, të kthenenë, e të ngulën’ ushtërinë kundruell Pi-hahirothit, ndë mest të Migdholit edhe të detit, kundruell Baall-zefonit, kundruell këti do të ngulni ushtërinë afërë detit,
3 sepse Faraoni do të thotë për të bijt’ e Israilit: Ata sillenë rrotullë dheut, shkretëtira i ka mbyllurë brënda;
4 edhe unë do t’i ashpëronj zemrënë Faraonit, kaqë sa t’i ndiekë prapa ata, edhe do të lavdëronem mbi Faraonë, e mbi gjith’ ushtërin e ati, edhe Egjyptianëtë do të njohënë se unë (jam) Zoti. Edhe bënë kështu.
5 Edhe i dhanë zë mbëretit Egjyptërisë se iku gjëndëja, edhe zemëra e Faraonit edhe shërbëtorëvet ti u ndërrua kundrë gjëndëjesë, e thanë: Përse bëm (neve) këtë, e lam e doli Israili, edhe të mos na shërbenjë më?
6 Zuri pra qerren’ e ti, edhe mori gjëndëjen’ e ti bashkë me vetëhe,
7 edhe mori gjashtë qint qerre të sgjedhura, edhe gjithë qerret’ e Egjyptërisë, edhe krerë mbi të gjithë.
8 Edhe Zoti i ashpëroi zemrënë Faraonit, mbëretit Egjyptërisë, edhe ndoqi prapa të bijt’ e Israilit, edhe të bijt’ e Israilit po dilinë me anë dore të lartë.
9 Edhe Egjyptianëtë ndoqnë prapa ata, gjithë kuajtë, (e) qerret’ e Faraonit, e kalëria e ati, e ushtëria e ati, edhe i harrinë ata, atie ku kishinë ngulë ushtërinë afërë detit kundruell Pi-hahirothit, kundruell Baall-zefonit.
10 Edhe kur u afrua Faraoni, të bijt’ e Israilit ngritnë syt’ e tyre, edhe na Egjyptianëtë tek po vininë prapa atyreve, edhe u frikësuanë fort, edhe të bijt’ e Israilit klithnë mbë Zonë.
11 Edhe i thanë Moisiut: Sepse nuk’ (ishinë) varre ndë Egjyptëri, na nxore të vdesëmë ndë shkretëtirët? Përse na bëre këto (punë), e na nxore nga Egjyptëria?
12 A nuk’ (është) këjo fiala që të tham ndë Egjyptëri, tuke thënë: Lerë-na, e le t’u shërbejm’ Egjyptianëvet? Sepse më mirë (ishte) për ne t’u shërbenim Egjyptianëvet, se të vdesëmë ndë shkretëtirët.
13 Edhe Moisiu i tha gjëndëjesë: Mos frikësohi, qëndroni, edhe shihni shpëtimn’ e Zotit, që do t’u bënjë juve sot, sepse ata Egjyptianëtë që patë sot, nukë do t’i shihni më për gjithë jetënë,
14 Zoti do të luftonjë për ju, edhe ju do të prëhi.
15 Edhe Zoti i tha Moisiut: Përse thërret mbë mua? Thuaj të bijet Israilit të nisenë,
16 edhe ti ngre përpietë stapnë tënt, edhe ndej dorënë tënde mbi det, edhe çaje atë, edhe le të shkonjënë të bijt’ e Israilit ndëpër të thatë për mes detit,
17 edhe na unë tek do t’u ashpëronj zemërën’ Egjyptianëvet, edhe do të hynjënë prapa atyreve, edhe do të lavdëronem mbi gjith’ ushtërin’ e ati, mbi qerret e ati, edhe mbi kalërin’ e ati,
18 edhe do ta njohën’ Egjyptianëtë, se unë (jam) Zoti, kur të lavdëronem mbi Faraonë, (e) mbi qerret e ati, e mbi kalërin’ e ati.
19 Atëhere ëngjëlli i Zotit, tuke shkuarë përpara ushtërisë Israilit, u ngre, e erdhi prapa atyreve, edhe shtylla e resë u ngre përpara atyreve, edhe qëndroi prapa atyreve,
20 edhe erdhi ndërmest t’ushtërisë Egjyptianëvet e ushtëris’ Israilit, edhe (ndër ata) ishte re e errëtë, po (ndër këta) dritë natënë, kaqë sa njëra nuk’ afronei te tietra gjithë natënë.
21 Edhe Moisiu ndejti dorën’ e ti mbi det, edhe Zoti bëri detinë të tërhiqetë gjith’ atë natë prei ere dielli të fortë, edhe bëri detinë (tokë) të thatë, edhe ujërat’ u ndanë mbënjanë.
22 Edhe të bijt’ e Israilit hynë ndë mes të detit ndëpër të thatë, edhe ujërat’ (u bënë) ndër ata mur mbë të djathtë e mbë të mëngjërë t’atyre.
23 Edhe Egjyptianëtë ndoqnë, edhe hynë prapa atyreve, gjithë kuajt’ e Faraonit, (e) qerret’ e ati, e kalëria e ati ndë mest të detit.
24 Edhe ndë ruajtëjet të mëngjesëme, Zoti shtiu sytë nga shtylla e zjarrit edhe resë mbi ushtërin’ e Egjyptianëvet, edhe trubulloi ushtërin’ e Egjyptianëvet,
25 edhe nxori vëndit rrotovilet’ e qerrevet atyre, kaqë sa hiqeshinë rëndë, edhe Egjyptianëtë thanë: Le t’ikëjmë nga syt’ e Israilit, sepse Zoti po lëfton Egjyptianëtë për ata.
26 Edhe Zoti i tha Moisiut: Ndej dorënë tënde mbi det, edhe le të kthenen’ ujëratë mbi Egjyptianët, mbi qerret të tia, e mbi kalërit të ti.
27 Edhe Moisiu ndejti dorën’ e ti mbi det, edhe deti mori fërtomën’ e ti mbë të sbardhurit të dritësë, edhe Egjyptianëtë tuke ikurë përpoqnë atë, edhe Zoti prishi Egjyptianëtë ndë mest të detit,
28 sepse ujërat’ u kthyenë prapë, edhe mbuluanë qerretë, e kalërinë, gjith’ ushtërin’ e Faraonit që kishte hyrë ndë det prapa atyreve, nukë mbeti asnjë nga ata.
29 Edhe të bijt’ e Israilit shkuanë ndëpër të thatë ndë mest të detit, edhe ujërat’ (u bënë) mur ndër ata mbë të djathtë e mbë të mëngjërë t’ atyre.
30 Edhe atë ditë Zoti shpëtoi Israilinë nga dora e Egjyptianëvet, edhe Israili pa Egjyptianëtë të vdekurë ndë buzët të detit.
31 Edhe Israili pa atë punë të madhe, që bëri Zoti mbi Egjyptianët, edhe gjëndëja i pat frikë Zotit, edhe i besoi Zotit, edhe Moisiut shërbëtorit ati.
15
1 Atëhere i këndoi Zotit Moisiu edhe të bijt’ e Israilit këtë kënkë, edhe kënduanë tuke thënë: Le t’i këndonj Zotit, sepse u lavdërua me lavdërim, Hodhi ndë det kalin’ edhe kalorësin’ e ati.
2 Zoti (është) fuqia ime edhe kënka eme, Edhe qëndroi shpëtimi im, Ay (është) Perëndia im, edhe do ta lavdëronj, Perëndia i tim et, edhe do ta lartonj.
3 Zoti (është) luftëtar i fortë, Emëri i ati (është) Zot.
4 Hodhi ndë det qerret’ e Faraonit, edhe ushtërin’ e ati, Edhe të sgjedhuritë kryeluftëtarët’ e ati u mbytnë ndë Det të Kuq.
5 Thellësirat’(e ujit) i mbuluan’ ata, Posi gur u krethnë ndë të thellat.
6 E diathta jote, o Zot, u lavdërua për fuqinë, E diathta jote, o Zot, dërrmoi arëmikunë.
7 Edhe me madhërinë tënde të lartënë shove ata që u ngrenë kundrë teje, Dërgove zemërimnë tënt, edhe i fërkati ata posi kallam.
8 Edhe me frymën’ e zemërimit tënt ujërat’ u grumbulluanë bashkë, Valëtë qëndruanë posi tok, avyssat’ u ngulnë ndë mest të detit.
9 Arëmiku tha: Do t’(i) ndiek, do t’(i) harrinj, Do të ndanj plaçkatë; Shpirti im em do të ngihetë për ata, do të heq kordhënë time, Dora ime i ka për të shuar ata.
10 Fryjte erënë tënde, (edhe) deti mbuloi ata, U krethnë posi plump ndë ujëra të frikëshime.
11 Kush (është) posi ti, o Zot, ndër perëndirat? Kush (është) posi ti, i lavdëruarë ndë shënjtëri, I çudiçim ndë lavdërime, ti që bën çudi (të frikëshime)?
12 Ndejte dorën’ e diathtë, (edhe) dheu i përpiu ata.
13 Me përdëllimnë tënt i hoqe udhënë kësaj gjëndëje (që) shpërbleve, I hoqe udhënë me fuqinë tënde ndë vënt të shënjtërisë sate.
14 Gjëndëjetë do të gjegjenë, (e) do t’i marrë frika, Dhëmbëje i kanë për të pushtuarë vëndësit’ e Palestinësë.
15 Atëhere do të habitenë të parët’ e Edhomit, Frika i ka për të marrë të parët’ e Moavit, Gjithë vëndësit e Hanaanit do të tretenë.
16 Frikë e dridhëje do t’u vinjë atyre, Nga të matht’ e krahut tënt do të nguronenë, gjersa të shkonjë gjëndëja jote, o Zot, Gjersa të shkonjë këjo gjëndëja (që) fitove.
17 Do t’i këllaç ata, e do t’i mbiellç ata ndë malt të trashëgimit tënt, (Ndë) vënt, o Zot, (që) bëre gati për të ndenjuritë tat, (Ndë) shënjtëroret, o Zot, (që) ngrehnë duart’ e tua.
18 Zoti do të mbëretëronjë ndë jetët të jetëvet.
19 Sepse hynë kuajt’ e Faraonit ndë det bashkë me qerret e ati e me kalërin’ e ati, edhe Zoti ktheu ujërat’ e detit mbi ata, edhe të bijt’ e Israilit shkuanë ndëpër të thatë ndë mest të detit.
20 Edhe Mariamë profitëresha, e motra e Aaronit, mori tymbanënë ndë dorë të saj, edhe gjithë gratë duallë prapa asai me tymbana e me valle.
21 Edhe Mariama u përgjegjej atyre: Këndoni Zotit, sepse u lavdua me lavdim, Hodhi ndë det kalin’ edhe kalorësin’ e ati.
22 Atëhere Moisiu ngriti Israilitëtë nga Deti i Kuq, edhe duallnë ndë shkretëtirët të Shurit, edhe ecëninë tri dit ndë shkretëtirët, edhe nukë gjenin’ ujë.
23 Edhe së andejmi erthnë ndë Merahë, po s’munt të pininë nga ujërat e Merahësë, sepse ishinë të hidhura, përandaj u kluajti Merahë.
24 Edhe gjëndëja murmuronte kundrë Moisiut: Ç’të pimë?
25 Edhe (Moisiu) i thërriti Zotit, edhe Zoti i dëftoi ati një dru (të cilënë) kur e hodhi nd’ujërat, ujërat’ u ëmbëlsuanë. Atie u dha atyre porosi e urdhër, edhe i provoi ata,
26 edhe tha: Ndë dëgjofsh me kujdes zën’ e Zotit Perëndisë tënt, edhe ndë bëfsh atë që pëlqen ndë syt t’ati, edhe ndë mbajç porosit’ e ati, edhe ndë ruajç gjith’ urdhërimet’ e ati, nukë do të bie mbi ty asndonjë prei sëmundëjevet që prura mbi Egjyptianët, sepse unë (jam) Zoti që të shëronj ty.
27 Pastaj erthnë ndë Elim, atie ku (ishinë) dymbëdhietë gurra ujërash, edhe shtatëdhietë drunj hurmave, edhe atie ngulnë ushtërinë, afër ujëravet.
16
1 Edhe u ngrenë nga Elimi, edhe gjithë mbëledhëja e të bijet Israilit erdhë ndë shkretëtirët të Sinit, që është ndë mest të Elimit edhe të Sinait, të pesëmbëdhietënë ditë të muajit dytë si duallë nga dheu i Egjyptërisë.
2 Edhe gjithë mbëledhëja e të bijet Israilit murmuronte kundrë Moisiut e Aaronit ndë shkretëtirët.
3 Edhe të bijt’ e Israilit u thanë atyre: Makar të vdisim ndënë dorët të Zotit ndë dhet të Egjyptërisë, kur rrinim afërë kusivet mishit, (edhe) kur hanim bukë e nginjeshim! Sepse na nxuartë ndë këtë shkretëtirë, që të vritni me uri gjithë këtë mbëledhëje.
4 Edhe Zoti i tha Moisiut: Na tek do të bënj për ju të bierë shi buke nga qielli, edhe gjëndëja do të dalë e do të mbëlethnjë përditë atë që i del për një ditë, për të provuar ata, ndë qoftë se do t’ecnjënë ndë nomt tim, apo jo;
5 edhe të gjashtënë ditë le të bënjënë gati atë që kanë për të mbëledhurë, edhe le të jetë dy piesësh nga ajo që mbëlidhinë përditë.
6 Edhe Moisiu e Aaroni u thanë të bijet Israilit: Prëmë do ta njihni se Zoti u nxori juve nga dheu i Egjyptërisë,
7 edhe nesër që me natë do të shihni lavdin’ e Zotit, sepse dëgjoi murmurimetë tuai kundrë Zotit, sepse neve ç’(jemi), që të murmuroni kundrë nesh?
8 Edhe Moisiu tha: (Këjo do të bënetë) kur t’u apë juve Zoti të hani mish mbrëmanet, edhe ndë mëngjes të nginji me bukë, sepse Zoti dëgjoj murmurimetë tuaj që murmuruatë kundrë ati, e ç’(jemi) neve? Murmurimetë tuaj nukë (janë) kundrë nesh, po kundrë Zotit.
9 Edhe Moisiu i tha Aaronit: Thuaj gjithë mbëledhëjesë të bijet Israilit: Afrohi përpara Zotit, sepse dëgjoi murmurimetë tuaj.
10 Edhe Aaroni kur po i fliste gjithë mbëledhëjesë të bijet Israilit, kthyenë sytë nga shkretëtira, edhe na lavdia e Zotit tek u duk ndë ret.
11 Edhe Zoti i foli Moisiut, e tha:
12 Dëgjova murmurimet’ e të bijet Israilit, folu atyre, edhe thuaj: Mbrëmanet do të hani mish, e ndë mëngjest do të nginji me bukë, edhe do ta njihni, se unë (jam) Zoti Perëndia juaj.
13 Edhe mbrëmanet erthnë shkurtëza, edhe mbuluan’ ushtërinë, edhe ndë mëngjest kishte rënë vesë rreth e rrotull’ ushtërisë.
14 Edhe kur u ngrit vesa që kishte rënë përdhe, na mbi faqet të shkretëtirësë (tek ishte) një gjë e hollë e rrumbullake, e hollë posi bryma mbi dhet.
15 Edhe kur panë të bijt’ e Israilit i thanë njëri jatrit: Ç’ (është) këjo? Sepse nukë dininë se ç’ishte. Edhe Moisiu u tha atyre: Këjo (është) buka që u ep juve Zoti të hani,
16 këjo (ësht’) ajo fiala që urdhëroi Zoti: Gjithësecili le të mbëledhë nga ajo sa duhetë për të ngrënë, nga një omer për krye, pas numërit shpirtëravet tuai, gjithësecili le të marrë për ata që rrinë bashkë ndë një tendë.
17 Edhe të bijt’ e Israilit bënë kështu, edhe mbëlidhinë kush shumë e kush pak.
18 Edhe kur e matnë me omerinë, ay që kishte mbëledhurë shumë, nukë merrte më tepërë, edhe ay që kishte mbëledhurë pak, nukë merrte më pak, gjithësecili merrte sa t’i duhej për të ngrënë.
19 Edhe Moisiu u tha atyre: Asnjeri mos lërë të mbetetë nga ajo gjer ndë mëngjest.
20 Po nuk’ i dëgjuanë Moisiut, po ca vetë lanë të mbetetë nga ajo gjer ndë mëngjest edhe zuri krymba, e u qelp, edhe Moisiu u zemërua kundrë atyreve.
21 Edhe mbëlidhin’ atë mëngjes për mëngjes, gjithësecili sa t’i duhej për të ngrënët të ti, edhe kur nxehej dielli, shkrinte.
22 Edhe të gjashtënë ditë mbëlothnë dy piesë të ngrënë, dy omer për një vetë, edhe erthnë gjithë të parët’ e mbëledhëjesë, edhe i dhanë zë Moisiut (për këtë).
23 Edhe ay u tha atyre: Këjo (ësht’) ajo që tha Zoti: Nesër (është) savvatë, pushim i shënjtëruarë për Zotinë, piqni ç’keni për të piekurë, edhe zieni ç’keni për të zierë, edhe gjithë ç’të tepronjë vlojeni për vetëhetë tuaja, që të ruhetë gjer nesërë ndë mëngjest.
24 Edhe (ata) e vluan’ atë gjer ndë mëngjest, sikundrë urdhëroi Moisiu, edhe nuk’ u qelp, as nukë zuri krymba.
25 Edhe Moisiu tha: Hani atë sot, sepse sot (është) savvatë për Zotinë, sot nukë do ta gjeni atë ndë fushët.
26 Gjashtë dit do të mbëlithni atë, po të shtatënë ditë, savvatënë, nukë do të gjëndetë nd’atë.
27 Edhe ca vetë nga gjëndëja duallë të shtatënë ditë të mbëlidhinë, po nukë gjetnë.
28 Edhe Zoti i tha Moisiut: Gjer kurë nukë doni të dëgjoni urdhërimet’ e mi, edhe nomet’ e mi?
29 Shihni se Zoti u dha juve savvatënë, përandaj të gjashtënë ditë u ep juve bukë për dy dit, le të rrijë gjithësecili ndë vënt të ti, asndonjë mos dalë nga vëndi i ti të shtatënë ditë.
30 Edhe gjëndëja pushoi të shtatënë ditë.
31 Edhe shtëpia e Israilit ja vuri emërin’ asai Mannë, edhe ishte posi koqe koriandre, e bardhë; edhe të ngrënët’ e asai, posi lakruar me mialtë.
32 Edhe Moisiu tha: Këjo (ësht’) ajo fiala që urdhëroi Zoti: Mbushni nga ajo një omer, që të ruhetë për brezat tuai, që të shohën’ atë bukënë, që u ushqeva juve ndë shkretëtirët, kur u nxora juve nga dheu i Egjyptërisë.
33 Edhe Moisiu i tha Aaronit: Merr një shtëmbë, edhe vërë nd’atë një omer plot me mannë, që të ruhetë për brezat tuai.
34 Edhe Aaroni e vuri atë përpara deshmimit, që të ruhetë, sikundrë Zoti urdhëroi Moisinë.
35 Edhe të bijt’ e Israilit haninë mannë dyzet viet, gjersa erthnë ndë dhe të ndenjurë; haninë manënë gjersa erthnë ndë sinoret të dheut Hanaanit.
36 Edhe omeri (ësht’) e dhieta e efahut.
17
1 Edhe gjithë mbëledhëja e të bijet Israilit u ngrenë nga shkretëtira e Sinit, edhe bënë udhë pas urdhërimit Zotit, edhe ngulnë ushtërinë ndë Refidim, atie ku nukë (kishte) ujë për të pirë gjëndëja.
2 Edhe gjëndëja fliste keq për Moisinë, e thoshte: Epna ujë të pimë. Edhe Moisiu u tha atyre: Përse flitni keq për mua? Përse ngitni Zotinë?
3 Edhe gjëndëjen’ e mori etëja për ujë atie, edhe gjëndëja murmuronte kundrë Moisiut, e thoshte: Ç’është këjo? Na ngrite nga Egjyptëria, që të na vraç neve, edhe djemtë tanë, edhe bagëtitë tona me etëje?
4 Edhe Moisiu i thërriti Zotit, e tha: Ç’ t’i bënj kësaj gjëndëje? Për pakëzë do të më vrasënë me gurë.
5 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shko përpara gjëndëjesë, edhe merr me vetëhe nga pleqt’ e Israilit; merr ndë dorët tënde edhe stapnë që i re lumit, edhe shko,
6 na unë tek do të rri atie përpara teje mbi gurt ndë Horiv, edhe do t’i biesh gurit, edhe do të dalë ujë nga ay, që të pijë gjëndëja. Edhe Moisiu bëri kështu përpara pleqvet Israilit.
7 Edhe (ay) ja vuri emërinë vëndit Massah edhe Meribah, nga të sharët’ e të bijet Israilit, edhe sepse nganë Zotinë, e thanë: Është Zoti ndër ne, apo jo?
8 Atëhere erdhi Amaliku, edhe lëftoi me Israilinë ndë Refidim.
9 Edhe Moisiu i tha Joshuait: Sgjith burra prei nesh, edhe del, e lëfto me Amalikunë; nesër’ unë do të rri ndë majë të malit, tuke mbajturë ndë dorët time stapin’ e Perëndisë.
10 Edhe Joshuai bëri sikundrë i tha Moisiu, edhe lëftoi me Amalikunë, edhe Moisiu, (e) Aaroni, e Huri hipnë ndë majët të malit.
11 Edhe Moisiu kur ngrinte dorën’ e ti, munte Israili, edhe kur unjte dorën’ e ti, munte Amaliku.
12 Edhe Moisiut iu lothnë duartë, andaj muarrë gur, edhe e vunë përposh ati, edhe ndenji mbi atë; edhe Aaroni e Huri, një nga njëra anë, e një nga tietëra i mbaninë duartë, edhe duart’ e ati qëndroninë pshteturë gjer mbë të perënduarët të diellit.
13 Edhe Joshuai prishi Amalikunë, edhe gjëndëjen’ e ati, e i shkoi ndëpër kordhë.
14 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shkruaje këtë ndë vivlit për të mbajturë mënt, edhe shtieri ndë veshët të Joshuait, se do të shuaj fare të përmëndurit’ e Amalikut nga dheu ndënë qiell.
15 Edhe Moisiu ndërtoi (atie) një therore, edhe ja vuri emërinë Jehovah-nissi [Zoti shenja ime],
16 edhe tha: Sepse u ngre dorë mbi fron të Zotit, (edhe) lufta e Zotit mbi Amalikunë bres pas brezi.
18
1 Edhe Jethroi, prifti i Madhiamësë, i vëjehërri Moisiut, kur dëgjoi gjithë sa i bëri Perëndia Moisiut, edhe Israilit gjëndëjesë ti, se Zoti nxori Israilinë nga Egjyptëria,
2 atëhere Jethroi, i vëjehërri Moisiut, mori Zipporahënë, të shoqen’ e Moisiut, që e kishte dërguarë prapa,
3 edhe të dy të bijt’ e asai, nga të cilëtë njëri (e kishte) emërinë Gershom, sepse tha: Ndenja i huajë ndë dhe të huajë,
4 edhe tiatri (e kishte) emërin’ Eliezer, sepse tha: Perëndia i tim et më ndihu, e më shpëtoi nga kordha e Faraonit,
5 edhe Jethroi, i vëjehërri i Moisiut, erdhi te Moisiu, bashkë me të bijt’ e ati, e me të shoqen’ e ati, ndë shkretëtirët, atie ku kishte ngulur ushtërinë ndë malt të Perëndisë,
6 edhe i dha zë Moisiut: Unë Jethroi, yt vëjehërr po vinj te ti, edhe jot shoqe, edhe të dy të bijt’ e asai bashkë me atë.
7 Edhe Moisiu i dolli përpara të vëjehërrit, edhe i unji kryetë, edhe e puthi, pastaj pyetnë njëri jatrinë për shëndetinë, edhe hynë ndë tendët.
8 Edhe Moisiu i tregoi të vëjehërrit gjithë sa i bëri Zoti Faraonit edhe Egjyptianëvet për Israilinë, (edhe) gjithë mundimetë që u gjanë atyre mb’udhë, edhe shpëtoi ata Zoti.
9 Edhe Jethroi u gëzua tepërë për gjithë sa të mira i bëri Israilit Zoti, të cilin’ e shpëtoi prei dorësë Egjyptianëvet.
10 Edhe Jethroi tha: (Qoftë) bekuarë Zoti, që u shpëtoi juve nga dora e Egjyptianëvet, edhe nga dora e Faraonit, i cili shpëtoi gjëndëjenë (që qe) ndënë dorët të Egjyptianëvet,
11 tashi e njoh se Zoti (ësht’) i math përmbi gjithë perëndirat, sepse nd’atë gjë, që u madhështuanë, (u bë) më i lartë se ata.
12 Pastaj Jethroi, i vëjehërri i Moisiut, mori (kurbane) të diegurë gjithë, edhe kurbane për Perëndinë, edhe erdhi Aaroni, edhe gjithë pleqt’ e Israilit, të haninë bukë bashkë me të vëjehërrin’ e Moisiut, përpara Perëndisë.
13 Edhe mbë të nesërmet Moisiu ndenji të gjukonte gjëndëjenë, edhe gjëndëja rrinte përpara Moisiut që ndë mëngjest e gjer mbrëmanet.
14 Edhe i vëjehërri i Moisiut kur pa gjithë sa i bënte gjëndëjesë, tha: Ç’(është) këjo punë, që i bën ti gjëndëjesë? Përse rri ti vetëmë, edhe gjithë gjëndëja rri përpara teje që ndë mëngjest e gjer mbrëmanet?
15 Edhe Moisiu i tha të vëjehërrit: Sepse gjëndëja vien tek unë për të pyeturë Perëndinë,
16 edhe kur kanë ndonjë punë vinjënë tek unë, edhe unë gjukonj ndërmest njërit e jatrit, edhe dëftonj urdhërimet’ e Perëndisë, edhe nomin’ e ati.
17 Edhe i vëjehërri i Moisiut i tha: Nuk’ (ësht’) e mirë këjo punë, që bën ti,
18 me të vërtetë edhe ti do të lodhesh, edhe këjo gjëndëja, që (rri) bashkë me ty, sepse puna (është) fort e rëndë për ty, nukë munt ta bënjç këtë vetëmë,
19 dëgjo pra zënë tim, do të të këshillonj, edhe Perëndia do të jetë bashkë me ty: Ti të jesh përpara Perëndisë për gjëndëjenë, që t’i zësh n’gojë Perëndisë punëtë,
20 edhe u mëso atyreve urdhërimet’ edhe nominë, edhe u dëfto atyre atë udhënë që duhetë të ecënjënë, edhe ato punëtë që duhetë të bënjënë,
21 po sgjith nga gjithë gjëndëja burra të vëlyerë, që t’i kenë frikë Perëndisë, burra të duanë të vërtetënë, t’i kenë mëri lakëmimit e argjëndit, edhe vërë krerë mbi ata kryemilës, e kryeqindës, e kryepesëdhietës, e kryedhietës,
22 edhe le të gjukonjënë gjëndëjenë përherë, edhe çdo punë të madhe, le ta bienë te ti, po çdo punë të vogëlë le ta gjukonjën’ ata, kështu do të lehsonesh, edhe do të mbanjënë (barrënë) bashkë me ty;
23 ndë bëfsh këtë punë, edhe Perëndia të urdhëron (kështu), atëhere do të munç të qëndronjç, pastaj edhe gjithë këjo gjëndëje do të harrinjë ndë vënt të saj me paqtim.
24 Edhe Moisiu dëgjoi zën’ e të vëjehërrit, edhe bëri gjithë sa tha.
25 Edhe Moisiu sgjodhi nga gjith’ Israili burra të zotë, edhe i vuri ata të parë mbi gjëndëjenë, kryemilës, e kryeqindës, e kryepesëdhietës, e kryedhietës,
26 edhe gjukoninë gjëndëjenë mbë çdo kohë, por punët’ e rënda ja bijnë Moisiut, edhe çdo punë të vogëlë e gjukonin’ ata.
27 Pastaj Moisiu përcolli të vëjehërrinë, i cili vate ndë dhe të ti.
19
1 Mbë të tretinë muaj si duallë të bijt’ e Israilit nga Egjyptëria, atë ditë erthnë ndë shkretëtirët të Sinait.
2 Edhe u ngritnë nga Refidimi, e erthnë ndë shkretëtirët të Sinait, edhe ngulnë ushtërinë ndë shkretëtirët, edhe Israili ngrehu tendat’ atie kundruell malit.
3 Edhe Moisiu hipi te Perëndia, edhe Zoti e thirri nga mali, e tha: Kështu t’i thuash shtëpisë Jakovit, edhe t’u apiç zë të bijet Israilit.
4 Ju patë gjitha sa u bëra Egjyptianëvet, edhe u ngrita juve mbi krahë të shqipesë, e u prura juve nga ana ime,
5 tashi pra, ndë më dëgjofshi zënë me të vërtetë, edhe ndë ruajçi dhiatënë time, do të jeni tek unë të sgjedhurë nga gjithë gjëndëjetë, sepse gjithë dheu (ësht’) imi,
6 edhe ju do të jeni tek unë mbëretëri e priftëruarë, edhe komp i shënjtëruarë. Këto fialë ke për t’u thënë të bijet Israilit.
7 Edhe Moisiu erdhi, e thirri pleqt’ e gjëndëjesë, edhe vuri përpara atyreve gjith’ato fialë, që urdhëroi Zoti atë.
8 Edhe gjithë gjëndëja u përgjeq me një zë, e tha: Do të bëjmë gjithë sa tha Zoti. Edhe Moisiu i zuri n’gojë Zotit fialët’ e gjëndëjesë.
9 Edhe Zoti i tha Moisiut: Na unë tek po vinj te ti ndë re të dendurë, që të dëgjonjë gjëndëja, kur të flas ty, edhe të zërë besë ty përherë. Edhe Moisiu i dha zë Zotit për fialët e gjëndëjesë.
10 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shko te gjëndëja, edhe shënjtëro ata sot edhe nesërë, edhe le të lanjënë rrobat e tyre,
11 edhe le të bënenë gati për të tretënë ditë, sepse të tretënë ditë do të sbresë Zoti ndë mal të Sinait, përpara gjithë gjëndëjesë,
12 edhe do të vësh sinuar përqark gjëndëjesë, tuke thënë: Ruhi mos hipni ndë malt, a t’i piqni rrëzavet ati; kush t’i piekë malit, do të vritetë fare,
13 të mos i piekë ati (ndonjë) me dorë, sepse do të vritetë me gurë, a do të shëgjetonetë me shëgjetë; a shtëzë (qoftë), a njeri, s’do të rronjë. Kur të bierë trumbeta, atëhere do të hipënjënë ndë malt.
14 Edhe Moisiu sbriti prei malit te gjëndëja, edhe shënjtëroi gjëndëjenë, edhe lanë rrobat’ e tyre.
15 Edhe i tha gjëndëjesë: Bëhi gati për të tretënë ditë, mos i afrohi gruaje.
16 Edhe të tretënë ditë ndë mëngjes u bënë bubullima e shkrepëtima, edhe (ishte) një re e dendurë ndë malt, edhe një zë trumbete fort i fortë, edhe u trem gjithë gjëndëja që ishte ndë ushtërit.
17 Atëhere Moisiu nxori gjëndëjenë nga ushtëria t’i delte përpara Perëndisë, edhe qëndruanë ndënë malt.
18 Edhe mali i Sinait ishte gjithë tym, sepse sbriti Zoti mb’atë ndë zjarr, edhe tymi i ati hipte posi tym kumine, edhe gjithë mali tundej fort.
19 Edhe zëri i trumbetësë kur vinte gjithënjë tuke shtuarë fort, Moisiu fliste, edhe Perëndia i përgjegjej ati me zë.
20 Edhe Zoti sbriti mbë malt të Sinait, ndë majët të malit, edhe Zoti i foli Moisiut ndë majët të malit, edhe Moisiu hipi.
21 Edhe Zoti i tha Moisiut: Sbrit, e deshmonu te gjëndëja, mos kapërxenjënë sinoretë, (e hipënjënë) te Zoti për të vështruarë, edhe do të prishenë shumë nga ata,
22 edhe ata priftëritë që të afronenë te Zoti, le të shënjtëronenë, që të mos suletë mbi ata Zoti.
23 Edhe Moisiu i tha Zotit: Gjëndëja nukë munt të hipënjë në ndë mal të Sinait, sepse ti na urdhërove, tuke thënë: Vërë sinore përqark malit, edhe shënjtëro atë.
24 Edhe Zoti i tha ati: Shko, sbrit; pastaj ke për të hipurë ti, edhe Aaroni bashkë me ty, por priftërit’ edhe gjëndëja le të mos kapërxenjënë sinoretë që të hipënjënë te Zoti, që të mos suletë mbi ata.
25 Edhe Moisiu sbriti te gjëndëja, e u foli atyre
20
1 Edhe Perëndia foli gjithë këto fialë, tuke thënë:
2 Unë (jam) Zoti Perëndia yt, që të kam nxierrë nga dheu i Egjyptërisë, nga shtëpia e shërbesësë.
3 Mos kesh të tierë perëndira, veç meje.
4 Mos bënjç për vetëhenë tënde idhull, as të përgjajturë ndonjë gjëje që (është) lart ndë qiell, a që (është) poshtë ndë dhet, a që është ndër ujërat përposh dheut;
5 mos u falesh, as t’i luç, sepse unë Zoti Perëndia yt (jam) Perëndi zilitar, që shpaguanj fajet’ e atërëvet mbi djemt, gjer mbë të tretin’ edhe të katrëtinë (bres) atyreve që më kanë mëri,
6 edhe bënj përdëllim mbë milëra (brezash) atyreve që më duanë, edhe ruanjën’ urdhërimet’ e mi.
7 Mos marrç emërin’ e Zotit Perëndisë tënt mbë të kotë, sepse Zoti nukë do të nxierrë pa faj atë që merr emërin’ e ati mbë të kotë.
8 Kujto ditën’ e savvatësë, që të shënjtëronjç atë.
9 Gjashtë dit puno, edhe bën gjithë punët’ e tua,
10 por e shtata ditë (është) Savvata e Zotit Perëndisë tënt, (nd’atë ditë) mos bënjç asndonjë punë (as) ti, as yt bir, as jot bilë, (as) shërbëtori yt, as shërbëtoreja jote, as bagëtia jote, as i huaji yt, që (është) përbrënda dyervet tua,
11 sepse (ndë) gjashtë dit Zoti bëri qiellin’ edhe dhenë, detinë, edhe gjithë sa (janë) nd’ato, edhe të shtatënë ditë pushoi.
12 Ndero tët-atë e tët ëmë, që të bënesh jetëgjatë mbi dhet, që të ep Zoti Perëndia yt.
13 Mos vraç.
14 Mos kurvëronjsh.
15 Mos viethç.
16 Mos bënjç deshmi të rreme kundrë të afërmit tënt.
17 Mos dëshëronjç shtëpin’ e të afërmit tënt, mos dëshëronjç gruan’ e të afërmit tënt, as shërbëtorin’ e ati, as shërbëtoren’ e ati, as kan’ e ati, as gomarin’ e ati, as çdo gjë që (ësht’) e të afërmi tënt.
18 Edhe gjithë gjëndëja shihte bubullimat’ e vetëtimatë, edhe zën’ e trumbetësë, edhe malinë tuke nxierrë tym; edhe gjëndëja kur pa, u hoqnë, e ndenjnë së largu.
19 Edhe i thanë Moisiut: Ti folë neve, edhe do të dëgjojmë, edhe le të mos na flasë Perëndia, që të mos vdesëmë.
20 Edhe Moisiu i tha gjëndëjesë: Mos frikësohi, sepse Perëndia erdhi t’u provonjë, edhe që të jetë frika e ati përpara jush, që të mos fëleni.
21 Edhe gjëndëja ndenji për së largu, edhe Moisiu u afrua ndë errësirët atie ku (ishte) Perëndia.
22 Edhe Zoti i tha Moisiut: Kështu u thuaj të bijet Israilit:
23 Ju patë se fola nga qielli me ju; mos bëni perëndira të argjënttë me mua, as mos bëni perëndira t’artë për vetëhenë tuai;
24 bëni për mua therore prei dheu, edhe bëni kurbanetë tuai të diegurë gjithë mbi atë, edhe dhuratatë tuaja të paqtimit, dhëntë tuaja, e qetë tuai, mbë gjithë çdo vënt, atie ku të përmënt emërinë tim, do të vinj te ti, e do të bekonj ty;
25 edhe ndë bëfsh therore prei gurësh për mua, të mos (e) ndërtonjç prei guri të gdhëndurë, sepse, ndë shkofsh hekurishtënë tënde sipër’ asai, do të ndynjç atë;
26 edhe mos hipç me shkallë mbi therorenë time, që të mos sbulonetë të sveshuritë tat mbi atë.
21
1 Tashi këta (janë) gjyqetë, që do të bësh përpara atyreve.
2 Ndë blefsh shërbëtuar evre, gjashtë viet ka për të shërbyerë, e të shtatinë (vit) ta lironjç, dhurëti.
3 Ndë pastë hyrë i vetëmë, i vetëmë do të dalë; ndë pastë pasurë grua, atëhere edhe gruaja e ati do të dalë bashkë me atë.
4 Ndë i pastë dhënë ati grua i zoti, edhe t’i ketë piellë bij a bila, gruaja edhe djemt’ e asai do të jenë të zot, edhe ay do të dalë i vetëmë.
5 Po shërbëtori ndë thëntë faqeza: Dua tem zot, (e) gruanë time, e djemt’ e mi, nukë dua të dal i lirë,
6 atëhere i zoti do të bierë atë te gjykatësitë, edhe do të bierë atë te dera, a te shtylla e derësë, edhe i zoti do t’i shponjë ati veshinë me truelënë, edhe do t’i shërbenjë ati gjithë jetënë.
7 Edhe ndë shittë ndonjë bilën’ e ti për shërbëtore, s’ka për të dalë sikundrë dalënë shërbëtoretë.
8 Ndë mos e pëlqeftë atë i zoti, që e vloi për vetëhet të ti, atëhere do ta shpërblenjë atë; nukë do të ketë pushtet ta shesë ndë komp të huajë, sepse dolli i pabesë te ajo.
9 Po ndë e vloftë atë mbë të birrë, atëhere do t’ia bënjë asai pas udhësë së bilavet.
10 Ndë marrtë një tietërë për vetëhe, nukë do t’i shterë asai ushqimnë, (e) rrobat’ e asai, detyrën’ e martesës’ asai.
11 Po ndë mos i bëftë asai këto të tria, atëhere do të dalë dhurëti pa argjënt.
12 Kush t’i bierë ndonjë njeriu, edhe të vdesë, do të vritetë fare,
13 po ndë mos pastë përgjuarë, po Perëndia (ja) dha ndë dorë, atëhere unë do të të dëftonj vënt, se ku të ikënjë,
14 edhe ndë u ngrittë ndonjë kundrë të afërmit të ti, që ta vrasë fshehurazi, nga theroreja ime do ta shkëpuç atë, që të vritetë.
15 Edhe kush t’i bierë t’et a s’ëmësë, do të vritetë fare.
16 Edhe kush të viedhë njeri, edhe ta shesë, a ndë u gjënttë ndë dorë t’ati, do të vritetë fare.
17 Edhe kush të flasë keq për tanë, a për t’ëmënë, do të vritetë fare.
18 Edhe ndë u hëngrëshinë me fialë njerës, edhe njëri t’i bierë tiatrit me gur a me grusht, edhe të mos vdesë, por të dergjetë ndë shtrat,
19 ndë u ngritë, edhe të ecënjë jashtë me stapin’ e ti, atëhere ay që i ra do të jet’ i lirë, vetëmë do t’i lanjë pagënë për sa kohë ndenji pa punë, edhe do t’i ketë kujdes gjersa të shëronetë fare.
20 Edhe ndë i raftë ndonjë shërbëtorit ti a shërbëtoresë ti me stap, edhe të vdesë ndënë duart t’ati, do të mundonetë fare,
21 po ndë rroftë një ditë, a dy, nukë do të mundonetë, sepse ësht’ argjëndi i ati.
22 Ndë u zënçinë burra, e t’i bienë gruasë mbarsurë, e të dalë diali i asai, po të mos i gjajë ndonjë e keqe, do t’i paguanjë fare atë pagë që t’i kërkonjë burri i asai, edhe do t’e lanjë, pas (fialësë) gjukatëset.
23 Po ndë i gjaftë ndonjë e keqe, atëhere do të apç jetë ndë vënt jete,
24 sy ndë vënt syri, dhëmp ndë vënt dhëmbi, dorë ndë vënt dore, këmbë ndë vënt këmbe,
25 të diegurë ndë vënt të dieguri, plagë ndë vënt plage, të rënë ndë vënt të rëni.
26 Ndë i raftë njeri syrit shërbëtorit ti, a syrit shërbëtoresë ti, edhe ta verbonjë atë, do ta lironjë atë nga puna e syrit ati.
27 Edhe ndë nxierrtë dhëmbin’ e shërbëtorit ti, a dhëmbin’ e shërbëtoresë ti, do ta lironjë atë nga puna e dhëmbit ati.
28 Edhe ndonjë ka ndë i raftë me bri burri a gruaje edhe të vdesë, (atëhere) do të vritetë me gurë, edhe mishi i ati të mos hahetë, por i zoti kaut të jetë pa faj.
29 Po kau ndë bij me bri që përpara, e iu bë deshmi të zot, edhe nukë ruajti atë, ndë vraftë burr a grua, kau do të vritetë me gurë, po do të vritetë edhe i zoti.
30 Ndë i vufshin’ ati nderë shpërblimi, do t’e apë për shpërblimin’ e jetës’ ati, sado që t’i vënë ati.
31 A ndë i rëntë me bri ndonjë biri, a ndë i rëntë me bri ndonjë bile, do t’i bënet’ ati pas këti gjyqi.
32 Kau ndë i raftë me bri shërbëtori a shërbëtoreje, do t’i apë të zot atyre tridhietë shekëlla argjëndi, edhe kau do të vritetë me gurë.
33 Edhe ndë haptë gropë ndonjë, a ndë rëmoftë gropë ndonjë, edhe të mos e mbulonjë, edhe të bierë nd’atë ka a gomar,
34 i zoti gropësë do të paguanjë dëminë, (e) do t’u apë argjëndinë të zot atyre, edhe kafsha që u vra do të jet’ e ati.
35 Edhe kau i ndonjëj ndë i rëntë me bri kaut të afërmit ati, edhe të ngorthnjë, atëhere do të shesënë kanë e gjallë, edhe do të ndanjën argjëndin’ e ati, edhe atë që u vra do t’e ndanjënë po ashtu.
36 Po ndë dihej, se kau bij me bri që përpara, edhe i zoti nuk’ e ruante atë, do t’i lanjë kanë fare ndë vënt të kaut, edhe ay (kau) që u vra do të jet’ i ati.
22
1 Ndë viethtë ndonjë njeri ka a dele, edhe ta therë e ta shesë, atëhere do të paguanjë pesë qe për një ka, edhe katrë dele për një dele.
2 Ndë u gjënttë viedhësi tuke thyerë, edhe t’i bienë e të vdesë, nukë (do të derdhetë) gjak për atë.
3 (Po) ndë linttë dielli sipër ati, (do të derdhetë) gjak për atë; duhetë ta paguanjë, (edhe) ndë mos pastë, të shitetë për të viedhurit’ e ti.
4 Gjëj’ e viedhurë ndë u gjënttë e gjallë ndë duart t’ati, a ka, a gomar, a dele, do ta apë prapë dy piesësh.
5 Ndë qëntë ndonjë që të kullosë arë a vështë, edhe të lërë bagëtin’ e ti të kullotë nd’arë të njeriut huajë, do t’ia shpaguanjë nga më e mira arë e ti, edhe nga më i miri vësht i ti.
6 Ndë daltë zjarr, e të gjënjë gjëmba, edhe të digjenë mullarë drithi, a kalli lërë, a arë, ay që dhezi zjarrinë do ta paguanjë fare.
7 Ndë lëntë ndonjë njeri tek i afërmi i ti argjënt, a enë, për t’(i) ruajturë, edhe të vidhenë nga shtëpia e ati njeriu, ndë u gjënttë viedhësi, do të apë prapë dy piesë,
8 (po) ndë mos u gjenttë viedhësi, atëhere i zoti shtëpisë do të bihetë përpara gjukatëset, (e të viretë ndë be), ndë mos pastë vënë dorën’ e ti mbi gjën’ e të afërmit ti.
9 Për çdo farë dëmi për ka, për gomar, për dele, për rrobe, për gjithë çdo gjë të humburë që thotë (tietëri) se ësht’ e tia, gjyqi i të dy vetëve do të bënetë përpara gjukatëset, (edhe) cilinë të dënonjënë gjukatësitë, ay do t’i apë prapë dy piesë të afërmit ti.
10 Ndë i dhëntë n’dorë ndonjë të afërmit ti gomar, a ka, a dele, a çdo farë bagëtie, për të ruajturë, edhe të ngorthnjë, a të vritetë, a të rrëmbehetë, pa parë ndonjë njeri,
11 be Perëndie do të bënetë ndërmest të dyve, se nukë vuri dorën’ e ti mbi gjën’ e të afërmit ti, edhe i zoti do ta marrë (atë), edhe tiatri nukë do t’ia paguanjë.
12 Po ndë u voth nga ay, do t’ia paguanjë të zot.
13 Ndë e pastë ngrënë bisha, do të bierë atë (për) dëshmi, (edhe) s’ka për të paguarë (për) kafshën’ e ngrënë nga bisha.
14 Ndë u huajtë ndonjë njeri (gjë të gjallë) nga i afërmi i ti, edhe të vritetë, a të ngorthnjë, (edhe) i zoti të mos (jetë) bashkë me atë, nukë do t’(e) paguanjë fare.
15 Po ndë qoft’ i zoti bashkë me atë, nukë do t’(e) paguanjë; ndë e kishte zënë me pagë, erdhi për pagën’ e ti.
16 Ndë gënjeftë ndonjë njeri vajzë të pavluarë, e të flerë bashkë me atë, do t’i apë asai prikë për grua të ti.
17 (Po) i ati asai ndë mos dashtë t’ia apë ati, do të paguanjë argjënt pas prikësë vajzavet.
18 Të mos lëç magjistare të rronjë.
19 Kush të gjëndetë me bagëti të vritetë farë.
20 Kush t’u bënjë kurban perëndirave, përveç Zotit vetëmë, të shuhetë.
21 Mos i bënç keq të huaji, as mos e shtrëngonjç atë, sepse edhe ju qetë të huajë ndë dhe të Egjyptërisë.
22 Mos shtrëngonjç asndonjë (grua) të ve a të varfërë.
23 Ndë shtrëngofshi ata me ndonjë mëndyrë, edhe të thërrasënë tek unë, vërtet do të dëgjonj zën’ e atyreve,
24 edhe zemërimi im do të dhizetë, edhe do t’u vras juve me kordhë, edhe gratë tuaja do të mbesënë të va, edhe djemtë tuai të varfërë.
25 Ndë i dhënç hua argjënt të vobegut të afërmit tënt ndërmest gjëndëjesë sime, nukë do të sillesh tek ay si uzurëtar, të mos i vësh ati uzurë.
26 Ndë marrç penk rrobën’ e të afërmit tënt, t’ia kthenjç ati më përpara se të perëndonjë dielli,
27 sepse këjo vetëm’ (është) mbulesa e ati, këjo vetëm’ (është) rrobeja e lëkurës ati, me se do të flenjë? Edhe kur të më thërresë, do të dëgjonj, sepse unë (jam) i përdëllyeshim.
28 Mos flasç keq për gjukatësit, as mos mallëkonjç të parin’ e gjëndëjesë sate.
29 Duart’ e para të lëmësë sate e të lirit tënt mos i shterç; nga bijt’ e tu do të më apç të paralindurinë;
30 kështu do të bënjç edhe për kanë tënt, (e) për delenë tënde, shtatë dit do të rrijë bashkë me t’ëmënë, të tetënë ditë do të ma apç.
31 Edhe ju do të jeni burra shënjtorë tek unë, edhe të mos hani mish të mbyturë nga bisha ndë fushët, t’ia hithni qënit.
23
1 Mos nxierrç zë të rrem; mos bënesh me një fialë me të paudhinë, që të dalç deshmitar i rrem.
2 Mos veç pas të shumëvet mbë të keqet, as mos flaç kur bënetë gjyq, që të priresh pas të shumëvet për të prishurë (gjyqinë);
3 as mos kesh sy mbë të vobegunë ndë gjyqt t’ati.
4 Ndë përpiekç kan’ e arëmikut tënt a gomarin’ e ati humbur’ udhënë, t’ia kthenjç ati fare.
5 Ndë pafsh gomarin’ e ati që të ka mëri rrëzuarë nga barra e ati, e të ikënjç e të mos i ndihç, po t’i ndihç (e ta ngarkoni) bashkë.
6 Mos i prishç gjyqinë të vobegut tënt ndë gjyqt t’ati.
7 Hiq dorë nga pun’ e paudhë, edhe mos u bën shkak të vritet’ i pafaji e i drejti, sepse unë nukë do të nxier të drejtë të shtrembëtinë.
8 Edhe mos marrç dhurëti, sepse dhurëtitë verbonjën’ (edhe) të mënçiminë, edhe prishënë fialët’ e të drejtëvet.
9 Edhe mos shtrëngonjç (njeri) të huajë, sepse ju njihni shpirtin’ e të huajit, sepse edhe ju qetë të huaj ndë dhe të Egjyptërisë.
10 Gjashtë viet të mbiellç dhenë tënt, edhe t’i mbëlethç drithinë,
11 edhe të shtatinë (vit) ta lësh të prëhetë, e të mbesë pa punuarë, që të hanë të vobegët’ e gjëndëjesë sate, edhe ç’të mbesë le ta hanë shtëzët’ e fushësë. Kështu të bënjç për vështinë tënt, (e) për ullishtënë tënde.
12 Gjashtë dit të bënjç punët’ e tua, edhe të shtatënë ditë të prëhesh, që të prëhetë kau yt, e gomari yt, edhe të marrë frymë i biri shërbëtoresë sate, e i huaji.
13 Edhe t’u mbani vesh gjithë sa u fola juve, mos zëni n’gojë emër perëndirash të tierë, as të dëgjonetë nga goja jote.
14 Tri herë ndë vit të mbash të kremte për mua.
15 Të ruanjç të kremten’ e të pabrumëjevet, shtatë dit të hash bukë pa brumë, sikundrë të urdhërova ty pas kohës’ urdhëruarë të muajit Abibit, sepse nd’atë (muaj) dolle nga Egjyptëria, edhe asndonjë të mos duketë përpara meje me duar thatë,
16 edhe të kremten’ e të korrit, drithëravet para të mundimevet tu, që mbolle nd’arët, edhe të kremten’ e mbëledhëjesë (pemëvet), ndë të mbaruarit të vitit, si të mbëlethç pemët’ e tua nga ara.
17 Tri herë ndë vit të duketë çdo mashkulli yt përpara Zotit Perëndisë.
18 Mos biesh gjakun’ e kurbanit tim me bukë të mbrume, as të mos mbesë të majmit’ e së kremtesë sime gjer ndë mëngjes.
19 Të biesh duart’ e para të drithëravet para të dheut tënt ndë shtëpi të Zotit Perëndisë tënt. Mos piekç keth ndë klumësht të s’ëmësë.
20 Na unë tek po dërgonj ëngjëll përpara teje, që të të ruanjë mb’udhë, edhe të të siellë nd’atë vënt që bëra gati,
21 ki frikë ati, edhe dëgjo zën’ e ati; mos zemëronjç atë, sepse nukë do të ndëlenjë fajet’ e tu, sepse emëri im (është) nd’atë.
22 Po ndë paç kujdes të dëgjonjç zën’ e ati, edhe të bënjç gjithë sa them, atëhere unë do të jem arëmiku i arëmiqet tu, edhe kundrastari i kundrastarëvet tu.
23 Sepse ëngjëlli im do të shkonjë përpara teje, edhe do të futnjë ty te Amoritët, e te Hittitët’, e te Perizzitët’, e te Hanaanitët’, e te Hivitët’, e te Jebusitëtë, edhe unë do t’i shuanj ata.
24 Mos u falesh perëndirave atyre, as mos luç ata, as mos punonjç pas punëvet atyre, po t’i shuanjç ata, e të thyenjç idhujt’ e atyreve.
25 Edhe të lutni Zotinë Perëndinë tuai, edhe ay do të bekonjë bukënë tënde, edhe ujëtë tat, edhe do të largonj (çdo) sëmundëje nga ti,
26 (edhe) nukë do të jetë (kafshë) pa piellë, e shterpë mbi dhet tënt; do të bënj të plotë numërin’ e ditvet tu.
27 Do të dërgonj frikënë time përpara teje, edhe do të shuanj gjithë çdo gjëndëje, që vien ti mbi atë, edhe do të bënj gjith’ arëmiqt’ e tu të të kthenjënë kurrizënë,
28 edhe do të dërgonj përpara teje grerëza, edhe do të dëbonjënë përpara teje Hivitët’ e Hanaanitët’, e Hittitëtë.
29 Nukë do të dëbonj ata përpara teje për një vit, që të mos shkretonetë dheu, e shumonenë bishat’ e fushësë kundrë teje,
30 pak nga pak do të dëbonj ata përpara teje, gjersa të shtoneç e të pushtonjç dhenë.
31 Edhe do të vë sinoretë e tu që nga Deti i Kuq, gjer ndë det të Filistejvet, edhe që nga shkretëtira, gjer ndë lumt, sepse do t’ap ndë duart të tua ata që rrinë nd’atë vënt, edhe do të dëbonjç ata përpara teje.
32 Të mos lithç fialë bashkë me ata, as me perëndirat’ e atyreve;
33 nukë do të rrinë ndë dhet tënt, që të mos të bënjënë të fëlenjç mbë mua, sepse ndë luç perëndirat’ e atyreve, këjo do të jetë një kurth për ty fare.
24
1 Pastaj i tha Moisiut: Hipë te Zoti ti edhe Aaroni, Nadabi edhe Abihu, edhe shtatëdhietë vetë nga pleqt’ e Israilit, edhe faluni për së largu,
2 edhe Moisiu vetëmë do t’i afronetë Zotit, po ata nukë do t’afronenë, as gjëndëja mos ngjitetë bashkë me atë.
3 Edhe Moisiu erdhi, e i tregoi gjëndëjesë gjithë fialët’ e Zotit, e gjithë drejtërimetë, edhe gjithë gjëndëja u përgjeq me një zë, e tha: Do të bëjmë gjith’ ato fialë që foli Zoti.
4 Edhe Moisiu shkroi gjithë fialët’ e Zotit, edhe u ngre shpejt me natë, e ndërtoi një therore ndënë malt, edhe (nguli) dymbëdhietë shtylla pas të dymbëdhietë faravet Israilit.
5 Edhe dërgoi dialoshat’ e të bijet Israilit, edhe i prunë Zotit kurbane të diegurë gjithë, edhe bënë kurbane paqtimi, mëshqera.
6 Edhe Moisiu mori gjymësën’ e gjakut, edhe e vuri ndë lekanë, edhe me gjymësën’ e gjakut spërkati therorenë.
7 Pastaj mori vivlin’ e dhiatësë, edhe e këndoj ndër veshët të gjëndëjesë, edhe ata thanë: Do të bëjm’ e do të dëgjojmë gjithë sa foli Zoti.
8 Edhe Moisiu mori gjakunë, e spërkati gjëndëjenë, edhe tha: Na gjaku i dhiatësë, që bëri Zoti bashkë me ju pas gjithë këtyre fialëve.
9 Atëhere hipi Moisiu e Aaroni, Nadabi e Abihu, edhe shtatëdhietë vetë nga pleqt’ e Israilit,
10 edhe panë Perëndin’ e Israilit, edhe ndënë këmbët t’ati (ishte) posi truall i shtruarë me gur sapfiri, edhe (ishte) i këthiellëtë posi qëndresa e qiellit,
11 edhe nukë vuri dorën’ e ti mbi të sgjedhurit e të bijet Israilit, edhe panë Perëndinë, e hëngrë e pinë.
12 Edhe Zoti i tha Moisiut: Hipë ndë malt tek unë, edhe i atie, edhe do t’ap ty rrasat’ e gurta, edhe nominë, edhe ato porositë që shkrova, që t’ua mësonjç atyre.
13 Edhe Moisiu u ngrit bashkë me Joshuanë shërbëtorin’ e ti, edhe Moisiu hipi ndë malt të Perëndisë.
14 Edhe u tha pleqvet: Pritnani këtu, gjersa të kthenemi te ju, edhe na Aaroni edhe Huri (tek janë) bashkë me ju; ndë pastë njeri ndonjë punë, le të vinjë tek ata.
15 Moisiu pra hipi ndë malt, edhe reja mbuloi malinë.
16 Edhe lavdia e Zotit ndenji mbi malt të Sinait, edhe reja e mbuloi gjashtë dit, edhe të shtatënë ditë (Zoti) i foli Moisiut ndë mest të resë.
17 Edhe të parët’ e lavdisë Zotit (ishte) ndër syt të bijet Israilit, posi zjarr që diek mbi majët të malit.
18 Edhe Moisiu hyri ndë mest të resë, edhe hipi mbi malt, edhe Moisiu ndenji ndë malt dyzet dit e dyzet net.
25
1 Edhe Zoti i foli Moisiut, e tha:
2 U thuaj të bijet Israilit të më bienë dhuratë; do të merrni dhuratënë time nga çdo njeri që t’i dojë zemër’ e ti.
3 Edhe këjo (është) dhurata që do të merrni nga ata: ar, e argjënt, e rame,
4 e të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuq, e vishnje, e (lesh) dhish,
5 e lëkura deshësh ngjyer të kuqe, lëkura çakajsh, e dru shittimi,
6 val për dritë, erëra për valin’ e të lyerit, e për thimiamë me erë të mirë,
7 gurë të thonjtë, e gurë për të vënë ndë efod e ndë rrasët të kraharorit.
8 Edhe le të më bënetë një shënjtërore, që të rri ndërmest atyreve.
9 Për gjithë sa të dëftenj ty, (pas) shëmbëllimit tendësë, e (pas) shëmbëllimit gjith’ enëvet asai, kështu do të bëni.
10 Edhe do të ndërtonjënë një arkë prei druje shittimi, dy kut e gjymës të gjatë, e një kut e gjymës të gjërë, e një kut e gjymës të lartë, edhe do ta mbulonjç përqark me ar të këthiellëtë,
11 edhe do ta mbulonjç përqark përbrënda e përjashta, edhe do të bënjç një kurorë t’artë përqark mbi atë.
12 Edhe do të derthç katrë rrathë t’artë për atë, e t’(i) vësh mbë të katrë anët e asai, dy rrathë mbë njërënë brinjë t’asai, e dy rrathë mbë tietrënë brinjë t’asai.
13 Edhe do të bënjç shule prei druje shittimi, edhe do t’i mbulonjç përqark me ar,
14 edhe do të këllaç shuletë ndëpër rrathët të brinjëvet arkësë, që të mbaret’ arka me ata,
15 edhe shuletë do të mbetenë ndë rrathët t’arkësë, nukë do të luanjënë vëndit nga ajo.
16 Edhe do të vësh nd’arkët ato deshmimetë që do t’ap ty.
17 Edhe do të bënjç një shpërblimtore prei ari të këthiellëtë, dy kut e gjymës të gjatë, e një kut e gjymës të gjërë.
18 Edhe do të bënjç dy qeruvimë prei ari; të rrahurë t’i bënjç ata, mbë të dy anët e shpërblimtoresë,
19 edhe bën një qeruv mbë një anë, e një qeruv mbë tietrënë anë, nga shpërblimtoreja do të bënjç qeruvimëtë mbë të dy anët’ e asai,
20 edhe qeruvimëtë do të ndenjënë krahëtë përsipërë, tuke mbuluarë shpërblimtorenë me krahët e tyre, edhe faqet’ e atyreve (do të shohënë) njëri jatrinë, faqet’ e qeruvimvet do të jenë nga shpërblimtoreja.
21 Edhe do të vësh shpërblimtorenë mbi arkët përsipërë, edhe do të vësh nd’arkët ata deshmimetë që do t’ap ty,
22 edhe atie do të njihem te ti; edhe përsipërë shpërblimtoresë, nga mezi të dy qeruvimvet, që (rrinë) mbi arkët të deshmimit, do të flas ty për gjithë sa do t’urdhëronj ty (t’u thuaç) të bijet Israilit.
23 Edhe do të bënjç një truvezë prei druje shittimi, dy kut të gjatë, e një kut të gjërë, e një kut e gjymës të lartë,
24 edhe do ta mbulonjç përqark atë me ar të këthiellëtë, edhe do të bënjç nd’atë një kurorë të artë përqark.
25 Edhe do të bënjç nd’atë një buzë përqark një pëllëmë të gjërë, edhe do të bënjç mbi buzët t’asai një kurorë të artë përqark,
26 edhe do t’i bënjç asai katrë rrathë t’artë, edhe do të vësh rrathëtë mbë të katrë anët, që (janë) mbë të katrë këmbët e asai,
27 edhe rrathëtë të jenë ndënë buzët për vëndet e shulevet, që mbaretë truveza.
28 Edhe do të bënjç shuletë prei druje shittimi, edhe do t’i mbulonjç përqark me ar, që të mbaretë truveza prei atyre.
29 Edhe do të bënjç dhisqet’ e asai, e thimiatoret’ e asai, e spërkatoret’ e asai, e lekanët’ e asai, që të bënenë të spërkaturatë me ato; do të bënjç ato prei ari të këthiellëtë.
30 Edhe do të vësh mbi truvezët bukët’ e paravënësë përpara meje për gjithë jetënë.
31 Edhe do të bënjç një kandile prei ari të këthiellëtë, do të bënjç kandilenë të rrahurë, kurmi i asai, edhe degat’ e asai, lekanet’ e asai, sumbullat’ e asai, edhe lulet’ e asai të jenë një kurm bashkë me atë.
32 Edhe do të dalënë gjashtë dega nga ijet’ e asai, të tri degat’ e kandilesë nga njëra ije, edhe të tri degat’ e kandilesë nga tiatëra ije,
33 mbë njërënë degë (të jenë) tre lekanë të surrëgjatë, një sumbullë e një lule, edhe mbë degët tietërë tre lekanë të surrëgjatë, një sumbullë e një lule, kështu (të bënjç) mbë të gjashtë degat, që dalënë nga kandileja.
34 Edhe ndë kandilet (të jenë) katrë lekanë të surrëgjatë, sumbullat’ e atyreve, edhe lulet’ e atyreve.
35 Edhe (të jetë) një sumbullë ndënë të dy degat e asai, e një sumbullë ndënë të dy degat e asai, e një sumbullë ndënë të dy degat e asai, ndë të gjashtë degat që dalënë nga kandileja.
36 Sumbullat’ e atyreve, e degat’ e atyreve, të jenë një kurm bashkë me atë, e tërë ajo (të jetë) një cop’ e rrahurë prei ari të këthiellëtë.
37 Edhe do të bënjç dritat’ e kandilesë shtatë, edhe do të dhesnjënë dritat’ e kandilesë, që të ndrisënë përpara asai.
38 Edhe gërshërët’ e kandilesë, edhe dhisqet’ e asai (të jenë) prei ari të këthiellëtë.
39 Prej një tallande ari të këthiellëtë do të ndërtonet’ ajo, edhe të gjitha këto enë.
40 Edhe ki mëndëjenë t’i bënjç pas shëmbëllimit atyre që t’u dëftua ty ndë malt.
26
1 Edhe do të bënjç tendënë, dhietë kurtina prei vishnje të dredhura, e të qielluarta, e të porfyrta, e të kuqe, do t’i bënjç ato (me) qeruvimë të punuarë mieshtërisht.
2 Njërënë kurtinë njëzet e tetë kut të gjatë, e katrë kut të gjërë, gjithë kurtinatë mb’atë masë.
3 Të pesë kurtinatë do të piqenë njëra me tietrënë, edhe të pesë kurtinat’ (e tiera) do të piqenë njëra me tietrënë.
4 Edhe do të bënjç mbërthecëka të qielluarta mb’anë të kurtinësë parë, mbë ijet atie ku piqetë, kështu do të bënjç edhe ndë funt t’anësë kurtinësë (dytë), atie ku piqet’ e dyta,
5 do të bënjç pesëdhietë mbërthecëka njërësë kurtinë, e do të bënjç pesëdhietë mbërthecëka mb’anët të kurtinësë atie ku piqet’ e dyta, që të vinjënë kundruell mbërthecëkatë njëra me tietrënë.
6 Edhe do të bënjç pesëdhietë shtijëza t’arta, edhe me shtijëzat do të piekç kurtinatë njërënë me tietrënë, kështu tenda do të jetë një.
7 Edhe do të bënjç kurtina prei (lesh) dhish, për mbulesë mbi tendët; do të bënjç njëmbëdhietë këso kurtinash,
8 tridhietë kut të gjatë njërënë kurtinë, e katrë kut të gjerë njërënë kurtinë, të njëmbëdhietë kurtinatë (të jenë) mb’atë masë.
9 Edhe do të piekç të pesë kurtinatë veç, edhe të gjashtë kurtinatë veç, por të gjashtënë kurtinë do ta palosç nga faqeja e tendësë.
10 Edhe do të bënjç pesëdhietë mbërthecëka mb’anë të njërësë kurtinë të pastajmesë mbë të piekurit, edhe pesëdhietë mbërthecëka mb’anë të kurtinësë, që piqetë me të dytënë.
11 Do të bënjç edhe pesëdhietë shtijëza të ramta, edhe do të ngulç shtijëzatë ndë mbërthecëkat, edhe do të piekç tendënë që të jetë një.
12 Edhe tietrënë, që tepron nga kurtinat e tendësë, gjymësa e kurtinësë që ka mbeturë, do të varetë prapa tendësë.
13 Edhe një kut nga njëra ije, e një kut nga tietra ije, që ka mbeturë për së gjati nga kurtinat’ e tendësë, do të varetë përsipërë mbi ijet të tendësë andej e këtej, për të mbuluarë atë.
14 Edhe do të bënjç mbulesë për tendënë prei lëkurash deshësh të ngjyerë të kuqe, edhe mbulesë përsipërë, prei lëkurash çakajsh.
15 Edhe do të bënjç për tendënë dërrasa të drejta prei druje shittimi,
16 dhietë kut të gjatë njërënë dërrasë, e një kut e gjymësë të gjërë njërënë dërrasë.
17 Dy dorëza (të jenë) mbë njërënë dërrasë kundruell njëra tietrësë, kështu do të bënjç gjithë dërrasat’ e tendësë.
18 Edhe do të bënjç dërrasatë për tendënë, njëzet dërrasa prei anësë shiut nga mesdita.
19 Edhe përposh të njëzet dërrasavet do të bënjç dyzet shtresa të argjëntta, dy shtresa përposh njërësë dërrasë për të dy dhëmbët’ e asai, edhe dy shtresa përposh dërrasësë tietrë për të dy dhëmbët e asai.
20 Edhe (do të bënjç) njëzet dërrasa për anën’ e dytë të tendësë, nga an’ e borësë,
21 edhe të dyzet shtresat’ e argjëntta t’atyreve, dy shtresa përposh njërësë dërrasë, e dy shtresa përposh tietrësë dërrasë.
22 Edhe do të bënjç gjashtë dërrasa për anët’ e tendësë nga të perënduarëtë.
23 Do të bënjç edhe dy dërrasa për anët’ e tendësë mbë të dy ijet,
24 edhe do të piqenë përposh, edhe do të piqenë bashkë përsipërë, me një rreth; kështu do të jetë për ato të dyja, do të jenë për të dy anët.
25 Edhe do të jenë tetë dërrasa, edhe shtresat’ e atyre të argjënttatë, gjashtëmbëdhietë shtresa, dy shtresa përposh njërësë dërrasë e dy shtresa përposh tietrësë dërrasë.
26 Edhe do të bënjç shule prei druje shittimi, pesë për dërrasat’ e njërës’ anë të tendësë,
27 edhe pesë shule për dërrasat’ e tietrës’ anë të tendësë, edhe pesë shule për dërrasat e anësë tendësë për ijenë nga të perënduarëtë;
28 edhe shuli i mesëm që (është) ndë mest të dërrasavet, do të shkonjë anë mb’anë.
29 Edhe do të mbulonjç dërrasatë përqark me ar, edhe rrathët’ e atyreve do t’i bënjç t’artë, (që të jenë) vëndet’ e shulevet; edhe do të mbulonjç shuletë përqark me ar.
30 Edhe do të ngrehç tendënë pas asai mëndyre që t’u dëftye ndë malt.
31 Edhe do të bënjç kurtinë të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqe, e vishnje të dredhurë, me punë mieshtërie; do të jetë ndërtuarë me qeruvimë.
32 Edhe do të varç atë mbi katrë shtylla prei shittimi mbuluarë përqark me ar; grepat’ e atyreve (të jenë) të artë, mbë të katrë shtresat’ e argjëntta.
33 Edhe do të varç kurtinënë ndënë shtijëzat, që të bieç atie, përbrënda tendësë, arkën’ e deshmimit; edhe kurtina do të jetë për ju një të ndarë ndërmest vëndit mirë e shën-vëndit.
34 Edhe do të vësh shpërblimtorenë mbi arkët të deshmimit, ndë shën-vëndinë.
35 Edhe do të vësh truvezënë përjashta kurtinësë, edhe kandilenë kundruell truvezësë nga an’e shiut të tendësë, edhe truvezënë nga an’ e borësë.
36 Edhe për derën’ e tendësë do të bënjç plafa të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuq’, e vishnje të dredhurë, (e) punë të qëndisurë.
37 Edhe për plafinë do të bënjç pesë shtylla prei shittimi, edhe do t’i mbulonjç përqark me ar; grepat’ e atyreve (të jenë) të artë; edhe do të derthç për ata pesë shtresa të ramta.
27
1 Edhe do të bënjç një therore prei druje shittimi, pesë kut të gjatë, e pesë kut të gjërë; theroreja të jetë me katrë anë, edhe tre kut e lartë,
2 edhe do të bënjç brirët e asai mbi të katrë anët’ e asai, brirët e asai të jenë prei një gjëje, edhe do ta mbulonjç atë përqark me rame.
3 Edhe do të bënjç vatrat’ e asai që mbanë hinë, edhe terplotet’ e asai, edhe lekanët’ e asai, edhe ato që rrokënë mishrat’ e asai, edhe ato që rrokënë zjarrin’ e asai; gjith’ enët e asai do t’i bënjç të ramta.
4 Edhe do të bënjç për atë një trirë të ramtë punuarë si rrietë, edhe mbi rrietët do të bënjç katrë rrathë të ramtë mbi të katrë anët e asai.
5 Edhe do t’e vësh atë përposh ndënë rrethin’ e theroresë, që të jetë rrieta gjer ndë mest të theroresë.
6 Edhe do të bënjç shule për therorenë, shule prei druje shittimi, edhe do t’i mbulonjç përqark me rame,
7 edhe shuletë do të vihenë përbrënda rrathëvet, edhe shuletë do të jenë mbi të dy brinjët e theroresë, për të mbajtur’ atë.
8 Do ta bënjç atë gropë prei dërrasash, sikundrë t’u dëftye ndë malt, kështu do ta bënjç.
9 Edhe do të bënjç oborrin’ e tendësë; prei anësë shiut nga mesdita (të jenë) kurtina të dredhura prei vishnje për oborrinë, një qint kut të gjatë për njërënë brinjë.
10 Edhe të njëzet shtyllat’ e asai, edhe të njëzet shtresat’ e këtyre (të jenë) të ramta; grepat’ e shtyllavet edhe brezat’ e atyreve (të jenë) të argjënttë.
11 Kështu edhe prei brinjësë nga an’ e borësë për së gjati (të jenë) kurtina, një qint (kut) të gjata, edhe të njëzet shtyllat’ e atyreve, edhe të njëzet shtresat’ e ramta t’atyreve, edhe grepat’ e shtyllave edhe brezat’ e atyreve (të jenë) të argjënttë.
12 Edhe për së gjati të oborrit prei brinjësë nga të perënduarëtë (të jenë) pesëdhietë kut kurtina, të dhietë shtyllat’ e atyreve, edhe të dhietë shtresat’ e atyreve.
13 Edhe oborri (të jetë) pesëdhietë kut i gjërë prei brinjësë të lindurit nga an’ e të lindurit.
14 Edhe kurtinat’ e (njërës’) anë (të derësë të jenë) pesëmbëdhietë kut, të tri shtyllat’ e atyreve, edhe të tri shtresat’ e atyreve.
15 Edhe mb’anët tietërë (të jenë) kurtina pesëmbëdhietë (kut), të tri shtyllat’ e atyreve, edhe të tri shtresat e atyreve.
16 Edhe për derën’ e oborrit (të jetë) njëzet kut kurtinë, të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqe, e vishnje të dredhurë, (me) punë të qendisurë, të katrë shtyllat’ e atyreve, edhe të katrë shtresat’ e këtyreve.
17 Edhe gjithë shtyllatë përqark oborrit (të jenë) ngjeshurë me argjënt, grepat’ e atyreve (të jenë) të argjënttë, edhe shtresat’ e atyreve të ramta.
18 Oborri (të jetë) një qint kut i gjatë, edhe pesëdhietë (kut) i gjerë mbë të dy anët, edhe pesë kut i lartë, prei vishnje të dredhurë, edhe shtresat’ e atyreve të ramta.
19 Gjith’ enët’ e tendësë për çdo shërbesë, edhe gjithë hunjt’ e asai, edhe gjithë hunjt’ e oborrit (të jenë) të ramtë.
20 Edhe ti urdhëro të bijt’ e Israilit të bienë ty val të këthiellëtë prei ullinjsh të shtypurë për dritënë, që të digjetë përherë kandili.
21 Ndë tendët të deshmimit përjashta kurtinësë, që (është) përpara deshmimit, Aaroni edhe të bijt’ e ati do t’e vënë me masë përpara Zotit që mbrëmanet gjer ndë mëngjest, (ky do të jetë) një nom i përherëshim për të bijt’ e Israilit pas brezash atyre.
28
1 Edhe ti merr me vetëhe Aaroninë tët’ vëlla, edhe të bijt’ e ati bashkë me atë, nga mezi të bijet Israilit, që të priftëronjënë për mua: Aaroninë, Nadabin’ edhe Abihunë, Eleazarin’ edhe Ithamarinë, të bijt’ e Aaronit.
2 Edhe t’i bënj Aaronit tyt vëlla një palë rroba të shënjtëruara, për lavdi e për nder.
3 Edhe ti folu gjithë të mençuret ndë zemërë, të cilëtë un’ i kam mbushurë me frymë diturie, të bënjënë stolin e Aaronit, që ta shënjtëronjë atë, për të priftëruarë për mua.
4 Edhe këjo (është) stolia që do të bënjënë: një rrasë kraharori, edhe një efod, edhe një rrobë, edhe një petk të qendisurë, një mitrë, edhe një bres, edhe do të bënjënë stoli të shënjtëruara për Aaroninë tët vëlla, edhe për të bijt’ e ati, që të priftëronjënë për mua.
5 Edhe ata do të marrën’ arinë, e të qielluartënë, e të porfyrtënë, e të kuqenë, e vishnjënë.
6 Edhe do të bënjën’ efodinë prei ari, (e) prei të qielluartë, e prei të porfyrtë, (e) prei të kuqeje, e prei vishnje të dredhurë, me punë mieshtërisht,
7 edhe do të ketë të dy copat’ e supevet piekurë mbë të dy anët’ e ti, kështu që të piqenë.
8 Edhe brezi i efodit i qendisuri, që (është) mbi atë, të jetë prei një gjëje, ndë punët t’ati, prei ari, (e) prei të qielluartë, e prei të porfyrtë, e prei të kuqeje, e prei vishnje të dredhurë.
9 Edhe do të marrç dy gurë të thonjtë, edhe do të gëdhenç mbi ata emërat’ e të bijet Israilit,
10 të gjashtë emërat e atyreve mbi njërinë gur, edhe të gjasht’ emërat’ e tierë mbi gurinë tiatrë, pas të lindurit atyre,
11 me punë gur-gëdhendësi, pas të gëdhendurit unazësë, do të gërvishç të dy gurëtë me emërat’ e të bijet Israilit, do t’i vësh ata ndë shtëpiza t’arta.
12 Edhe do të vësh të dy gurëtë mbi copat të supevet efodit, gurë për të përmëndurë të bijt’ e Israilit, edhe Aaroni ka për të mbartur’ emërat’ e atyreve përpara Zotit, mbi të dy supet e ti për të përmëndurë.
13 Edhe do të bënjç shtëpiza t’arta,
14 edhe dy vargje prei ari të këthiellëtë nga (të dy) anët, do të bënjç me punë të gërshetuarë, edhe do të piekç vargjet’ e gërshetuarë me shtëpizat.
15 Edhe do të bënjç rrasën’ e kraharorit gjyqit me punë mieshtërisht, do t’e bënjç pas punës’ efodit, prei ari, (e) prei të qielluarte, e prei të porfyrte, e prei të kuqeje, e prei vishnje të dredhurë, do t’e bënjç atë,
16 do të jetë katrë-cipësë dymëzaj, një pëllëmbë të gjatë, e një pëllëmbë të gjërë.
17 Edhe do të vësh nd’atë gurë, katrë sërë gurësh, sëra (e parë të ketë) sardi, topazë, e smaragdhë, (kështu do të jetë) sëra e parë,
18 edhe sëra e dytë, gur-thëngjilli, sapfirë, e dhiamant,
19 edhe sëra e tretë, ligyrë, agatë, e amethystë,
20 edhe sëra e katrëtë, bërryll, e thua, e jaspidhë, të jenë ngulë ndë shtëpiza t’arta të tyre,
21 edhe gurëtë do të kenë emërat’ e të bijet Israilit, dymbëdhietë, pas emëravet atyre, (pas) të gërvishturit unazësë, gjithësecili me emërin’ e ti do të jenë pas të dymbëdhietë faravet.
22 Edhe do të bënjç vargje mbi rrasën’ e kraharorit ndëpër çipat, punuarë gërshet prei ari të këthiellëtë.
23 Edhe do të bënjç dy rrathë t’artë mbi rrasën’ e kraharorit, edhe do të shkonjç të dy rrathëtë ndëpër çipat të rrasësë kraharorit.
24 Edhe do të shkonjç të dy (vargjet) e artë të gërshetuarë ndëpër të dy rrathët, (që janë) ndë çipat të rrasësë kraharorit,
25 edhe të dy çipat’ (e tierë) të dy (vargjevet) gërshetuarë do t’(i) piekç me të dy shtëpizat, edhe do t’i vësh ndë copat’ të supevet efodit përpara ati.
26 Edhe do të bënjç dy rrathë t’artë, edhe do t’i vësh mbi të dy çipat’ e rrasësë kraharorit ndë buzët të asai, që (është) përbrënda nga ana e efodit,
27 edhe do të bënjç dy rrathë t’artë, edhe do t’i vësh mbë të dy ijet të efodit përposh, nga ana që është përpara ati, kundruell së piekurës’ ati, përsipërë brezit qendisurë të efodit.
28 Edhe do të lidhnjënë rrasën’ e kraharorit me rrathët’ e asai ndë rrathët të efodit, me oviskë të qielluartë që të jetë përsipërë brezit qendisurë të efodit, që të mos jetë ndarë rrasa e kraharorit nga efodi.
29 Edhe Aaroni ka për të mbartur’ emërat’ e të bijet Israilit ndë rrasët të kraharorit gjyqit mbi zemërët të ti, kur të hynjë ndë vënt të mirë, për të përmëndurë përpara Zotit përherë.
30 Edhe do të vësh ndë rrasët të kraharorit Urim e Thummim, edhe do të jenë mbi zemërët të Aaronit, kur të hynjë përpara Zotit, edhe Aaroni ka për të mbarturë gjyqin’ e të bijet Israilit mbi zemërët të ti përpara Zotit përherë.
31 Edhe do të bënjç sharkën’ e efodit gjithë të qielluartë.
32 Edhe do të ketë grykë ndë kryet t’asai, për mes asai, do të ketë oviskë të endurë përqark grykësë sai, sikundrë është gryka e thurakësë, (që të) mos çirretë.
33 Edhe do të bënjç mbi pëqinjt t’asai shegë të qielluarta e të porfyrta, e të kuqe, mbi pëqinjt t’asai rrotullë, edhe këmborëza t’arta ndërmest t’atyreve përqark,
34 këmborëzë t’artë edhe shegë, këmborëzë t’artë edhe shegë, mbi pëqinjt të sharkësë përqark.
35 Edhe do të jetë mbi Aaroninë për të bërë punën’ e lutëjesë, edhe zëri i ati do të dëgjonetë, kur të hynjë ndë vënt të mirë përpara Zotit, edhe kur të dalë, që të mos vdesë.
36 Edhe do të bënjç një petullë prei ari të këthiellëtë, edhe do të gërvishç nd’atë, (posi) të gërvishtur’ unaze, S h ë n j t ë r i m p ë r Z o t i n ë.
37 Edhe do t’e vësh atë mbi oviskë të qielluartë, që të jetë mbi mitrënë, do të jetë mb’anë të parë të mitrësë.
38 Edhe do të jetë ndë ballt të Aaronit, që të heqë Aaroni panomin’ e të shënjtëruaravet (kafsha), që do të shënjtëronjënë të bijt’ e Israilit ndë gjithë dhuratat e shënjtëruara të tyre, edhe do të jetë përherë ndë ballt t’ati, që (të jenë) të pëlqyera përpara Zotit.
39 Edhe do të enç një rrobë prei vishnje, edhe do të bënjç një mitrë prei vishnje, edhe do të bënjç një bres me punë të qendisurë.
40 Edhe do të bënjç rroba për të bijt’ e Aaronit, edhe do të bënjç breza për ata, edhe do të bënjç mitra të vogëla për ata, për lavdi e për nder.
41 Edhe do të veshç me ato Aaroninë tët vëlla, edhe të bijt’ e ati, bashkë me atë, do të lyenjç ata, edhe do t’u mbushç duart’ atyreve, edhe t’i shënjtëronjç ata, që të priftëronjënë për mua.
42 Edhe do t’u bënjç atyre brekë të lintë, që të mbulonjënë të sveshurit’ e mishit, të harrinjënë që nga mezi gjer ndë kofshët,
43 edhe do të jenë mbi Aaroninë, e mbi të bijt’ e ati, kur të hynjënë ndë tendët të deshmimit, a kur t’i afronenë theroresë për të bërë punët’ e lutëjesë ndë vënt të mirë, që të mos bienë (mbi vetëhe) panomi, e të vdesënë, (ky do të jetë) nom i përherëshim te ay, edhe ndë farët t’ati pas ati.
29
1 Edhe këtë punë do t’ua bënjç atyre që të shënjtëronjç ata që të priftëronjënë për mua. Merr një mëshqerrë lope, edhe dy desh të pafëlliqurë,
2 edhe bukë pa brumë, edhe peta pa brumë ngjeshurë me val, edhe petulla pa brumë lyerë me val; do të bënjç ato prei semidhal gruri.
3 Edhe do të vësh ato ndë një kanistrë, edhe do t’i biesh ndë kanistrët, bashkë me mëshqerrën’ e me të dy desht.
4 Edhe do të shpiesh Aaroninë edhe të bijt’ e ati ndë derët të tendësë përmbëledhëjesë, edhe do të lajsh ata me ujë.
5 Edhe do të marrsh rrobatë, edhe do t’i veshç Aaronit rrobënë, edhe sharkën’ e efodit, edhe efodinë, edhe rrasën’ e kraharorit, edhe do t’e ngjeshç me brez’ e qendisurë të efodit.
6 Edhe do të vësh mitrënë mbë kryet t’ati, edhe do të vësh kurorën’ e shënjtëruarë mbi mitrët.
7 Atëhere do të vësh valin’ e të lyerit, edhe do të derthç (prei ati) mbi kryet t’ati, edhe do të lyenjç atë.
8 Edhe do të biesh të bijt’ e ati, edhe do t’u veshç atyre rrobatë,
9 edhe do t’i ngjeshç ata me brezat, Aaroninë edhe të bijt’ e ati, edhe do t’u vësh atyre mitrat’ e vogëla, edhe priftëria do të jetë ndër ata për nom të përjetëshim, edhe do të shënjtëronjç Aaronin’ edhe të bijt’ e ati.
10 Edhe do të biesh mëshqerrënë përpara tendësë përmbëledhëjesë, edhe Aaroni edhe të bijt’ e ati do të vënë duart’ e tyre mbi kryet të mëshqerrësë,
11 edhe do të therç mëshqerrënë përpara Zotit, përanë derësë tendësë përmbëledhëjesë.
12 Edhe do të marrç nga gjaku i mëshqerrësë, edhe do t’e vësh mbi krahët të theroresë me gishtinë tënt, edhe do të derthç gjithë gjakunë për rrëzë theroresë.
13 Edhe do të marrç gjithë dhiamëtë që mbulon zorrëtë, edhe veshinë përmbi mëlçit të zezë, edhe të dy veshnjetë, edhe dhiamëtë që është mbi ato, edhe do të diekç (ato) mbi therorenë.
14 Edhe do të diekç ndë zjarrt mishin’ e mëshqerrësë, edhe lëkurën’ e asai, edhe bagëlat’ e asai përjashta ushtërisë, ky (është) kurban për faj.
15 Edhe do të marrç njërinë dash, edhe Aaroni edhe të bijt’ e ati do të vënë duart’ e tyre mbi kryet të dashit,
16 edhe do të therç dashinë, edhe do të marrç gjakun’ e ati, edhe do të spërkaç therorenë përqark,
17 edhe do ta bënjç dashinë copa copa, edhe do të lajsh zorrët’ e ati, edhe këmbët’ e ati, e t’i vësh bashkë me copat e ati, e me kryet’ e ati,
18 edhe do të diekç gjithë dashinë mbi theroret, ky (është) kurban i diegurë gjithë për Zotinë, ësht’ erë e mirë, kurban që bënetë prei zjarri për Zotinë.
19 Edhe do të marrç dashin’ e dytë, edhe Aaroni edhe të bijt’ e ati do të vënë duart’ e tyre mbi kryet të dashit.
20 Atëhere do të therç dashinë, edhe do të marrç nga gjakut i ati, edhe t’e vësh mbi lovidhet të veshit diathtë të Aaronit, edhe mbi lovidhet të veshit diathtë të bijet ati, edhe mbi gishtin’ e math të dorësë diathtë t’atyreve, edhe mbi gishtin’ e math të këmbësë diathtë t’atyreve, edhe do të spërkaç me gjak therorenë përqark.
21 Edhe do të marrç nga gjaku, që (është) mbi therorenë, edhe nga vali të lyerit, edhe do të spërkaç Aaroninë, edhe rrobat’ e ati, edhe të bijt’ e ati, edhe rrobat’ e të bijet ati bashkë me atë, edhe do të shënjtëronenë ay, edhe rrobat’ e ati, edhe të bijt’ e ati, edhe rrobat’ e të bijet ati bashkë me atë.
22 Edhe do të marrç nga dashi dhiamin’ edhe bishtinë, edhe dhiaminë që mbulon zorrëtë, edhe veshinë përmbi mëlçin’ e zezë, edhe të dy veshnjetë, edhe dhiaminë që (është) mbi ato, edhe krahun’ e diathtë, (sepse është dash shënjtërimi),
23 edhe një bukë, edhe një petë lyerë me val, edhe një petullë nga kanistra e të pabrumëjevet që janë vënë përpara Zotit,
24 edhe do t’ia vësh të gjitha ndë duart të Aaronit, edhe ndë duart të bijet ati, edhe do t’i lëkunç ato, (për) dhuratë të lëkundurë përpara Zotit.
25 Edhe do të marrç ato nga duart’ e atyreve, edhe t’i diekç mbi therorenë sipërë kurbanit diegurë gjithë, për erë të mirë përpara Zotit, ky (është) kurban që bënetë prei zjarri për Zonë.
26 Edhe do të marrç kraharorinë nga dashi i përhierimit, që (është) për Aaroninë, edhe do t’e lëkunç atë (për) dhuratë të lëkundurë përpara Zotit, edhe do të jetë piesa jote.
27 Edhe do të shënjtëronjç kraharorin’ e dhuratësë lëkundurë, edhe krahun’ e dhuratësë lartimit, e cila u lëkunt, edhe e cila u lartua, nga dashi i përhierimit, prei (ati) që (është) për Aaroninë, edhe prei (ati) që (është) për të bijt e ati,
28 edhe do të jet’ e Aaronit edhe e të bijet ati pas nomi të përjetëshim prei të bijet Israilit, sepse është dhuratë lartimi, edhe do të jetë dhuratë lartimi prei të bijet Israilit nga kurbanet’ e paqtimit atyreve, dhurata e atyre e lartuara mbë Zonë.
29 Edhe e shënjtëruara stolia e Aaronit do të jet’ e të bijet ati bashkë me atë, që të lyhenë nd’atë, edhe të shënjtëronenë nd’atë.
30 Shtatë dit do ta veshnjë atë prifti që është ndë këmbët t’ati prei të bijet ati, i cili hyn ndë tendët të përmbëledhëjesë që të bënjë punën’ e lutëjesë ndë vënt të mirë.
31 Edhe do të marrë dashin’ e përhierimit, edhe do të ziejë mishin’ e ati ndë vënt të mirë.
32 Edhe Aaroni edhe të bijt’ e ati do të hanë mishin e dashit, edhe bukënë që (është) ndë kanistrët, përanë derësë tendësë përmbëledhëjesë.
33 Edhe do të hanë gjithë ato (kafsha), që u bë shpërblim me ato për përhierim (e) për shënjtërim t’atyreve, po i huajë nukë do të hajë, sepse janë (kafsha) të shënjtëruara.
34 Edhe ndë mbettë (gjë) nga mishi i përhierimevet, a nga buka, gjer ndë mëngjest, atëhere do të diekç ndë zjarrt atë që të mbesë, nukë do të hahetë, sepse është (gjë) e shënjtëruarë.
35 Edhe kështu do t’i bënjç Aaronit edhe të bijet ati, për gjithë sa të urdhërova, shtatë dit do t’i përhieronjç ata,
36 edhe për ditë do të biesh një mëshqerrë për dhuratë fajesh për shpërblim. Edhe do të qëronjç therorenë, tuke bërë shpërblim për atë, edhe do të lyenjç atë, që t’e shënjtëronjç.
37 Shtatë dit do të bënjç shpërblim për therorenë, edhe do ta shënjtëronjç, edhe do të jetë therore fort e shënjtëruarë, çdo gjë që t’i piekë theroresë, do të jetë e shënjtëruarë.
38 Edhe këjo (ësht’ ajo), që ke për të prurë mbi therorenë: dy shqerra motake ndë ditët për kurdo,
39 njërinë qënq do t’e biesh ndë mëngjest, edhe tiatrinë qënq do t’e biesh ndë zamërë herë,
40 edhe bashkë me qëngjinë një të dhietën’ e semidhalit ngjeshurë me një të katrëtën’ e një hin vali të shtypurë, edhe të katrëtën’ e një hin vere (për) të spërkaturë,
41 edhe qëngjin’ e dytë do ta biesh zamërë herë, pas dhuratësë mëngjesit, edhe pas të spërkaturit asai, do ta bënjç atë për erë të mirë, kurban bërë ndë zjarr për Zonë.
42 (Ky do të jetë) kurban i diegurë gjithë përherë ndë brezat tuai, (përanë) derësë tendësë përmbëledhëjesë përpara Zotit, atie ku do t’u dukem juve, që të flas me ty atie.
43 Edhe atie do të dukem ndër të bijt’ e Israilit, edhe (tenda) do të shënjtëronetë me lavdinë time.
44 Edhe do të shënjtëronj edhe Aaronin’ edhe të bijt’ e ati, që të priftëronjënë për mua.
45 Edhe do të rri ndë mest të bijet Israilit, edhe do të jem Perëndia i atyreve.
46 Edhe do të njohënë se unë (jam) Zoti Perëndia i atyreve, që i nxora nga dheu i Egjyptërisë, që të rri ndë mest t’atyreve, unë Zoti Perëndia i atyreve.
30
1 Edhe do të bënjç therorenë që të tymonjç me thimiamë, të bënjç atë prei druje shittimi,
2 një kut të gjatë, e një kut të gjërë; të jetë me katrë çipe, edhe (të jetë) dy kut e lartë, krahët’ e asai (të jenë) prei një gjëje.
3 Edhe ta mbulonjç përqark me ar të këthiellëtë, kryet’ e asai, e ijet’ e asai përqark, e krahët’ e asai, edhe t’i bënjç asai një kurorë t’artë përqark.
4 Edhe t’i bënjç asai dy rrathë t’artë ndënë kurorët t’asai, t’i bënjç (ato) afërë të dy çipevet asai mbë të dy ijet e asai, edhe të jenë vënde për shulet, që të mbanjënë atë me ata.
5 Edhe të bënjç shuletë prei druje shittimi, edhe t’i mbulonjç përqark me ar.
6 Edhe të vësh atë kundruell kurtinësë, që (është) përpara arkësë deshmimit, kundruell shpërblimtoresë që është mbi deshmiminë, atie ku do të dukem ty.
7 Edhe Aaroni do të tymonjë mbi atë me thimiamë ere të mirë mëngjes për mëngjes; do të tymonjë mbi atë, kur të bënjë gati kandiletë.
8 Edhe Aaroni kur të dhezë kandiletë, të tymonjë mbi atë, thimiamë kurdo përpara Zotit ndë brezat tuai.
9 Mos bini thimiamë të huajë mbi atë, as kurban të diegurë gjithë, as dhuratë (të ngrëni), as mos derthç mbi atë kurban të piri.
10 Edhe Aaroni do të bënjë shpërblim mbi brirët t’asai një herë ndë vit, me gjakun’ e dhuratësë shpërblimit për faj; një herë ndë vit do të bënjë shpërblim mbi atë ndër brezat tuai, këjo (është) fort e shënjtëruarë te Zoti.
11 Edhe Zoti i foli Moisiut, e tha:
12 Kur të marrç kryet’ (e emëravet) të bijet Israilit pas numërit atyre, atëhere çdo njeri t’i apë Zotit shkëmbesë për shpirtin’ e ti, kur të nëmëronjç ata, që të mos vinjë ndonjë plagë mbi ata, kur t’i numëronjç,
13 këtë do t’apënë; gjithëkush të shkonjë ndë të numëruarët, gjymësë shiklle pas shikllësë vëndit mirë (shiklla [është] njëzet gjerahe) gjymësë shiklle (të jetë) dhurata e Zotit;
14 gjithëkush të shkojë ndë të numëruarët, që nga njëzet viet e përpietë ndë moshë, do t’i apë dhuratë Zotit.
15 I pasuri të mos apë më tepërë, edhe i vobegu të mos apë më pak së gjymësë shiklle, kur t’i apënë dhuratë Zotit, që të bënjënë çkëmbesë për shpirtërat tuai.
16 Edhe të marrç argjëndin’ e çkëmbesësë nga të bijt’ e Israilit, edhe ta përndorç për shërbesën’ e tendësë përmbëledhëjesë, edhe do të jetë te të bijt’ e Israilit për të përmëndurë përpara Zotit, që të bënetë çkëmbesë për shpirtërat tuai.
17 Edhe Zoti i foli Moisiut, e tha:
18 Edhe të bënjç një lanjëtore të ramtë, edhe (të bënjç) shtresën’ e asai të ramtë, që të lahenë, edhe ta vësh atë ndërmest tendësë përmbëledhëjesë e theroresë, edhe të vësh ujë nd’atë,
19 edhe Aaroni edhe të bijt’ e ati do të lanjënë duart e tyre e këmbët’ e tyre prei asai;
20 kur të hynjënë ndë tendët të përmbëledhëjesë, të lahenë me ujë, që të mos vdesënë, a kur t’i afrohenë theroresë për të bërë punën’ e lutëjesë, që të diegënë kurbanënë që bënetë ndë zjarr për Zotinë.
21 Atëhere të lanjënë duart’ e tyre e këmbët’ e tyre, që të mos vdesënjë; edhe ky do të jetë një nom i përhershim ndër ata, nd’atë edhe ndë farët t’ati ndër brezat t’atyre.
22 Edhe Zoti i foli Moisiut, e tha:
23 Edhe ti merr për vetëhenë tënde erëra të sgjedhura, pesë qint (shiklla) smirnë të këthiellëtë, edhe qinnamon me erë sa gjymësën’ e asai, dy qint e pesëdhietë (shiklla), edhe kallam me erë dy qint e pesëdhietë (shiklla),
24 edhe pesëqind (shiklla) kassi, pas shikllësë vëndit mirë, edhe një hin val ulliri,
25 edhe do t’e bënjç atë val të shënjtëruarë për të lyerë, të lyerë me erë pas mieshtrisë ati që bën erëra; do të jetë val i shënjtëruarë për të lyerë.
26 Edhe të lyenjç me atë tendën’ e përmbëledhëjesë, edhe arkën’ e deshmimit,
27 edhe truvezën’ edhe gjith’ enët’ e asai, edhe kandilen’ edhe enët’ e asai, edhe theroren’ e thimiamësë,
28 edhe theroren’ e kurbanit diegurë bashkë me enët e asai, edhe lanjëtoren’ edhe shtresën’ e asai.
29 Edhe t’i shënjtëronjsh ato, që të jenë fort të shënjtëruara, gjithëkush t’u piekë atyre, do të jet’ i shënjtëruarë.
30 Edhe të lyenjç Aaronin’ edhe bijt’ e ati, edhe t’i shënjtëronjç ata që të priftëronjën për mua.
31 Edhe t’u flaç të bijet Israilit, e t’u thuash: Ky do të jetë tek unë val i shënjtëruarë për të lyerë ndër brezat tuai,
32 mos derdhetë mbi mish njeriu, as të mos bëni (tiatërë) posi atë, pas të përzierit ati; ky (ësht’) i shënjtëruarë, (edhe) do të jetë i shënjtëruarë ndër ju;
33 kush të ndërtonjë posi atë, a kush ta përziejë atë me tiatërë gjë, do të shuhetë nga gjëndëja e ati.
34 Edhe Zoti i tha Moisiut: Merr për vetëhenë tënde erëra të mira, të pikuar’ erërash, e thua, e hallvanë, erëra të mira bashkë me livan të këthiellëtë, gjithësecila të ketë një (peshë),
35 edhe ta bënjç thimiamë të piekurë pas mieshtërisë ati që bën erëra të mira, të përzierë, të qëruarë, të shënjtëruarë,
36 edhe të shtypish (ca) nga këjo shumë të imëtë, edhe të vësh (ca) nga këjo përpara deshmimit ndë tendët të përmbëledhëjesë, atie tek do të dukem ty, do të jetë fort i shënjtëruarë ndër ju.
37 Edhe pas të përzierit kësaj thimiamë që do të bënjç, ju të mos bëni për vetëhenë tuai, do të jetë i shënjtëruarë te ti për Zotinë,
38 kush të bënjë (tiatërë) posi atë, që t’i marrë erë, do të shuhetë nga gjëndëja e ti.
31
1 Edhe Zoti i foli Moisiut, e i tha:
2 Shih, unë thirra me emër Bezaleilinë të birin’ e Urit, nga fara e Judhesë,
3 edhe mbusha atë me frymë të hieruarë, ndë urtësi, e ndë mënt, e ndë dituri, e ndë çdo farë mieshtërie,
4 që të nxierrë nga mëndëja punë mieshtërie, të punonjë ar, e argjënt, e rame,
5 e të gërvishtë gurë për të vënë, e të gëdhentnjë dru, për punë çdo fare mieshtërie.
6 Edhe na unë tek i dhashë ati Aholiavinë të birin’ e Ahisamahut, nga fara e Danit, edhe çdo njeriu të urtë nga zemëra, i dhashë (ati) dituri, që të bënjë gjithë sa të urdhërova ty:
7 tendën’ e përmbëledhëjesë, e arkën’ e përmbëledhëjesë, e shpërblimtorenë që (është) sipër’ asai, edhe gjith’ enët’ e tendësë,
8 e truvezënë, e enët’ e asai, e kandilen’ e këthiellëtë bashkë me gjith’ enët’ e asai, e theroren’ e thimiamësë,
9 e theroren’ e kurbanit diegurë bashkë me enët e asai, e lanjëtoren’ e shtresën’ e asai,
10 e rrobat’ e punësë lutëjesë, e të shënjtëruaratë rrobat’ e Aaronit priftit, e rrobat’ e të bijet ati, që të priftëronjënë,
11 e valinë për të lyerë, e thimiamënë me erë për vëndin’ e mirë; do t’i bënjënë të gjitha sikundrë të urdhërova.
12 Edhe Zoti i foli Moisiut, e tha:
13 Edhe ti folu të bijet Israilit e thuaj: Shikoni të ruani savvatat’ e mia, sepse këjo (është) një shenjë ndërmest meje edhe jush, ndër (gjithë) brezat tuai, që ta njihni se unë (jam) Zoti, që u shënjtëronj juve,
14 edhe të ruani savvatënë, sepse ësht’ e shënjtëruarë ndër ju; kush të ndyrnjë atë, të vritetë fare, sepse gjithë kush të bënjë punë atë (ditë), jeta e ati do të shuhetë nga mezi i gjëndëjesë ti.
15 Gjashtë dit të bënetë punë, edhe të shtatënë ditë, të jetë savvatë, pushim i shënjtëruarë për Zonë, (edhe) kush të bënjë punë ditën’ e savvatësë, të vritetë fare.
16 Edhe të bijt’ e Israilit do të ruanjënë savvatënë, që t’e kremtonjën’ atë ndë (gjithë) brezat e tyre, (për) dhiatë të përjetëshime.
17 Këjo (është) një shenjë ndërmest meje edhe të bijet Israilit për kurdo, sepse Zoti bëri qiellin’ e dhenë (për) gjashtë dit, edhe të shtatënë ditë pushoi edhe u prë.
18 Edhe, passi mbaroi tuke folurë me ata ndë mal’ të Sinait, i dha Moisiut dy rrasa të deshmimit, rrasa të gurta, të shkruara me gishtin’ e Perëndisë.
32
1 Edhe gjëndëja kur pa se Moisiu mënoi të sbriste nga mali, gjëndëja u mbëloth te Aaroni, edhe i thoshin’ ati: Ngreu, (e) na bën perëndira, që të shkonjënë përpara nesh, sepse ky Moisiu, njeriu që na nxori nga dheu i Egjyptërisë, nuk dimë se ç’u bë.
2 Edhe Aaroni u tha atyre: Hiqni vëthët’ e artë, që (kanë) ndër veshët gratë tuaja, e bijtë tuai, e bilatë tuaja, e birmini.
3 Edhe gjithë gjëndëja u hoqnë atyre vëthët’ e artë, që (kishinë) ndër veshët, e (ja) prunë Aaronit.
4 Edhe ay ua mori nga duart’ e atyre, edhe e ndërtoi atë me hekurishtë që gërvisht, edhe e bëri një viç të derdhurë, edhe ata thanë: Këta (janë) Perëndirat’ e tu, o Israil, të cilëtë të nxuarrë nga dheu i Egjyptërisë.
5 Edhe Aaroni kur pa (këtë), ndërtoi një therore përpara ati, edhe Aaroni leçiti, e tha: Nesër’ (ësht’) e kremte për Zonë.
6 Edhe ata u ngritnë shpejt mbë të nesërmet, e bënë kurbane të diegurë, e prunë dhurata paqtimi, edhe gjëndëja ndenji të hante e të pinte, pastaj u ngritnë të losinë.
7 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shko, (e) sbrit, sepse gjëndëja jote i fëleu ati që e nxori nga dheu i Egjyptërisë,
8 sakaqëherash u kthyenë nga udha që i urdhërova ata, bënë për vetëhen’ e tyre një viç të derdhurë, edhe iu falnë, e bënë kurban, e thanë: Këta (janë) perëndiratë tuai, o Israil, që të nxuarrë nga dheu i Egjyptërisë.
9 Edhe Zoti i tha Moisiut: Pashë këtë gjëndëje, edhe na tek është një gjëndëje kokëtrashë;
10 tashi pra, lerëmë, edhe do të ndizetë zemërimi im kundrë atyreve, edhe do t’i shuanj ata, edhe do të bënj ty një komp të math.
11 Edhe Moisiu iu lut Zotit, Perëndisë ti, e tha: Zoto, përse ndizetë zemërimi yt kundrë gjëndëjesë sate, që e nxore nga dheu i Egjyptërisë, me fuqi të madhe, e me dorë të fortë?
12 Përse të thonë Egjyptianëtë, tuke thënë: I nxori ata me dinakëri, që t’i vrasi ndëpër malet, e t’i shuanjë nga faqeja e dheut? Kthehu nga të ndezurit’ e zemërimit tënt, edhe pendohu për të keqenë (që do t’i bënjç) gjëndëjesë sate,
13 kujto Avraamnë, (e) Isaakunë, e Israilinë, shërbëtorëtë e tu, të cilëvet u bëre be ndë vetëhet tënde, e u the atyre: Do të shumonj farënë tuai posi yjet’ e qiellit, edhe do t’i ap farësë tuai gjithë këtë dhe, që fola për atë, edhe do t’e trashëgonjënë për gjithë jetënë.
14 Edhe Zoti u pendua për të ligënë, që tha të bënetë kundrë gjëndëjesë ti.
15 Edhe Moisiu u kthye, e sbriti nga mali, (tuke mbartur’) edhe të dy rrasat’ e deshmimit ndë duart të tia, rrasa të shkruara mbë të dy anët; ishinë shkruarë mbë njërën’ anë e mbë tietrënë.
16 Edhe rrasat’ ishinë punë Perëndie, edhe shkronja ishte shkronjë Perëndie, gërvishturë mbi rrasat.
17 Edhe Joshuai kur dëgjoj zën’ e gjëndëjesë tuke klithurë, i tha Moisiut: Zë lufte (është) ndë ushtërit.
18 Edhe ay tha: Nuk’ (është) zë asish që brohorinjënë kur fitonjënë, as zë asish që këlthasinë kur thyhenë; unë po dëgjonj zë asish që këndonjënë.
19 Edhe posa u afrua ndë ushtërit, pa viçinë, e valle, edhe Moisiut iu ndes zemërimi, edhe hodhi rrasatë nga duart e tia, edhe i theu ato ndënë malt,
20 edhe mori atë viçinë që kishinë bërë, edhe e doq ndë zjarr, edhe si e thërrmoi, gjersa u bë (pluhur) i imëtë, e mbolli nd’ujët, e ua dha të bijet Israilit ta pijnë.
21 Edhe Moisiu i tha Aaronit: Ç’të bëri këjo gjëndëje, kaqë sa prure mbi ata faj të math?
22 Edhe Aaroni tha: Le të mos i ndizetë zemërimi tim zot, ti e njeh këtë gjëndëje, se vais ndë të keqet,
23 sepse më thanë: Bën-na perëndira, që të shkonjënë përpara nesh, sepse ky Moisiu, njeriu që na nxori nga dheu i Egjyptërisë, nukë dimë se ç’u bë;
24 edhe (un’) u thashë atyre: Kush të ketë ar, le t’e heqënë, edhe (ata) ma dhanë, atëhere (un’) e hodha ndë zjarr, edhe dolli ky viç.
25 Edhe Moisiu kur pa gjëndëjenë se ishte sveshurë, (sepse Aaroni i kishte sveshur’ ata për turpëri, ndërmest arëmiqet atyre),
26 Moisiu qëndroi përanë derës’ ushtërisë, e tha: Kush të jet’ i Zotit, (le të vinjë) me mua. Edhe gjithë të bijt’ e Leviut u mbëlothnë nga ana e ati.
27 Edhe (ay) u tha atyre: Kështu thotë Zoti Perëndia: Gjithësecili le të vejë kordhën’ e ti mbi kofshët të ti, (edhe) shkoni e dilni derë mbë derë për mest të ushtërisë, edhe gjithësecili le të vrasë të vëllan’ e ti, e gjithësecili mikun’ e ti, e gjithesëcili t’afërmin’ e ti.
28 Edhe të bijt’ e Leviut bënë pas fialësë Moisiut, edhe atë ditë u vranë më tepër se tri milë burra nga gjëndëja.
29 Sepse Moisiu tha: Mbushni duartë tuaja sot për Zotinë, gjithësecili mbi të birë, e mbi të vëllanë, që t’u epetë juve bekim sot.
30 Edhe mbë të nesërmet Moisiu i tha gjëndëjesë: Ju fëlyetë një faj të math, edhe tashi do të hipënj te Zoti, mbase mos e cbut për fajinë tuai.
31 Edhe Moisiu u kthye te Zoti, e tha: Të lutem, këjo gjëndëje fëleu një faj të math, edhe bënë për vetëhen e tyre perëndira t’artë,
32 po tashi ndë u ndëlefsh fajin’ atyre, … po ndë mos, të lutem, shuajmë nga ajo vivlia jote, që shkrove.
33 Edhe Zoti i tha Moisiut: Kush fëleu kundrë meje, këtë do t’e shuanj nga vivlia ime,
34 andaj tashi shko, hiqi udhënë gjëndëjesë, ndë (atë vënt) që të thashë për atë; na ëngjëlli im tek po shkon përpara teje, po ndë ditët të shpagimit tim do t’ua shpaguanj për fajin’ e atyre.
35 Edhe Zoti i ra gjëndëjesë për ndërtesën’ e viçit që ndërtoi Aaroni.
33
1 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shko, (e) hip së këtejmi, ti edhe ajo gjëndëja që nxore nga dheu i Egjyptërisë, nd’atë dhe që i bëra be Avraamit, (e) Isaakut, e Jakovit, edhe i thashë: Farësë sate do t’ia ap atë,
2 edhe do të dërgonj një ëngjëll përpara teje, edhe do të dëbonj Hanaanitin’, (e) Amoritin’, e Hittitin’, e Perizzitin’, (e) Hivitin’, e Jebusitinë,
3 ndë një dhe që rrieth klumësht’ e mialtë, sepse unë nukë do të ngjitem bashkë me ty, (sepse je një gjëndëje kokëtrashë), që mos të shuanj ty mb’udhë.
4 Edhe gjëndëja kur dëgjoi këtë fialë të keqe, mbajti zi, edhe asndonjë nukë vuri stolin’ e ti mbi vetëhet të ti.
5 Sepse Zoti i tha Moisiut: Thuaju të bijet Israilit: Ju (jeni) gjëndëje kokëtrashë; pakëzë herë ndë arthça përanë teje, do të të shuanj, andaj tashi svish stolit’ e tu prei teje, që ta njoh ç’kam për të bërë ty.
6 Edhe të bijt’ e Israilit sveshnë stolit’ e tyre afërë malit Horebit.
7 Edhe Moisiu mori tendënë, edhe e nguli jasht’ ushtërisë, lark ushtërisë, edhe e kluajti atë Tendë përmbëledhëje, edhe gjithëkush kërkonte Zotinë, dilte te tenda e përmbëledhëjesë, që (ishte) përjashta ushtërisë.
8 Edhe Moisiu kur dilte ndë tendët, gjithë gjëndëja ngrihej (mbë këmbë), edhe gjithësecili qëndronte (përanë) derësë tendësë ti, edhe shikoninë prapa Moisiut, gjersa hynte ndë tendët.
9 Edhe posa hynte Moisiu ndë tendët, sbriste shtylla e resë, edhe qëndronte mbi dyert të tendësë, edhe (Zoti) fliste bashkë me Moisinë.
10 Edhe gjithë gjëndëja shihte shtyllën’ e resë që qëndronte mbi dyert të tendësë, edhe gjithë gjëndëja ngriturë mbë këmbë falej, gjithësecili (nga) dera e tendësë ti.
11 Edhe Zoti i fliste Moisiut sy ndër sy, posi një njeri kur flet me mikun’ e ti. Pastaj kthehej ndë ushtërit, po një dialosh, shërbëtori i ati, Joshuai i biri Naviut, nuk’ ikënte nga tenda.
12 Edhe Moisiu i tha Zotit: Shih, ti më thua: Nxire këtë gjëndëje, edhe ti nukë më diftove cilinë do të dërgonjç bashkë me mua, edhe ti the: Të njoh ty mb’emër, po gjete edhe hirë përpara meje,
13 tashi pra, ndë paça gjeturë hirë përpara teje, të lutem, diftomë udhënë tënde, që të njoh ty, që të gjenj hirë përpara teje, edhe shih se ky komp (është) gjëndëja jote.
14 Edhe (Zoti) tha: Faqeja ime do të vinjë (bashkë me ty), edhe do të t’ap të prëjturë.
15 Edhe ay i tha ati: Ndë mos arthtë faqeja jote (bashkë me mua), mos na ngre së këtejmi,
16 sepse qysh do të njihetë tashi, se kam gjeturë hirë përpara teje, un’ edhe gjëndëja jote? (as po) nga të ardhurit tat bashkë me ne? Kështu do të shquhemi, un’ edhe gjëndëja jote, nga çdo gjëndëje, që (është) mbi faqet të dheut.
17 Edhe Zoti i tha Moisiut: Edhe këtë punë që the, do t’(e) bënj, sepse gjete hirë përpara meje, edhe të njoh mb’emër.
18 Edhe tha: Të lutem, diftomë lavdinë tënde.
19 Edhe (ay) tha: Unë do të bënj të shkonjë përpara teje gjithë të mirëtë tim, edhe do të leçis emërin’ e Zotit përpara teje, edhe do të përdëllenj atë që përdëllenj, edhe do të ndëlenj atë që ndëlenj.
20 Edhe (ay) tha: Nukë munt të shohç faqenë time, sepse nukë do të më shohë njeri, e të rronjë.
21 Edhe Zoti tha: Na (tek është) vënt afërë meje, edhe do të rrish mbi gurt,
22 edhe kur të shkonjë lavdia ime, do të të vë ndë të çarët të gurit, edhe do të të mbulonj me dorënë time, gjersa të shkonj,
23 edhe do të ngre dorënë time, edhe do të shohç kurrizinë tim, po nukë do të shohç faqenë time.
34
1 Edhe Zoti i tha Moisiut: Pre për vetëhenë tënde dy rrasa të gurta, posi të paratë, edhe do të shkruanj mbi rrasat ato fialëtë që ishinë mbi rrasat e para, që theve.
2 Edhe bënu gati ndë mëngjes, edhe hip ndë mëngjes ndë mal të Sinait, edhe qëndro përpara meje atie ndë majët të malit,
3 edhe asndonjë të mos hipënjë bashkë me ty, edhe të mos duketë njeri ndëpër gjithë malinë, edhe dhëntë, edhe lopëtë të mos kullosënë përpara ati mali.
4 Edhe preu dy rrasa të gurta posi të paratë, edhe Moisiu u ngrit shpejt ndë mëngjes, e hipi ndë malt të Sinait, sikundrë e urdhëroi Zoti, edhe mori të dy rrasat’ e gurta ndë duart të tia.
5 Edhe Zoti sbriti ndë ret, edhe qëndroi bashkë me atë atie, edhe leçiti emërin’ e Zotit.
6 Edhe Zoti shkoi përpara ati, edhe leçiti Zoti, Zoti Perëndia, i dhëmpshuri e i përdëllyershimi, zemërgjëri, e përdëllim-madhi, e i vërteti,
7 që ruan përdëllim për milëra vetë, edhe ndëlen panomi, e paudhëri, e faj, edhe fare nukë nxier pa faj (fajtorinë), edhe shpaguan panomin’ e atëravet mbë djemt, edhe mbë djemt të djemvet, gjer mbë të tretin’ edhe të katrëtinë (bres).
8 Edhe Moisiu shpejtoi, e u unj përdhe, edhe (i) u fal, edhe tha:
9 Tashi ndë gjeta hir përpara teje, o Zot, të lutem le të vijë Zoti bashkë me ne, sepse këjo gjëndëje është kokëtrashë, edhe ndële panominë tonë, edhe fajinë tanë, edhe merrna ndë trashëgimt tënt.
10 Edhe tha: Na unë tek po bënj dhiatë, përpara gjithë gjëndëjesë sate do të bënj çudi, që s’janë bërë mbë gjithë dhenë, edhe as mbë ndonjë komp, edhe gjithë gjëndëja, që je ndë mest t’asai, do të shohë punën’ e Zotit, sepse (ësht’) e frikëshime ajo që do të bënj bashkë me ty.
11 Ruaj atë që të urdhëronj ty unë sot; na unë tek do të nxier përpara teje Amoritin’ e Hanaanitin’ e Hittitin’ e Perizzitin’ e Hivitin’ e Jebusitinë.
12 Ruhu, mos lithç fialë me vëndësit’ e ati dheu që po vete, se mos bënetë kurth ndë mest tënt,
13 po të prishç theroret’ e atyreve, e të thyenjç idhujt’ e atyreve, e të preç pyjet’ e atyreve.
14 Sepse s’ke për të luturë tietërë perëndi, sepse (ay) Zoti, që e ka emërinë Zëlitar, është Perëndi Zëlitar,
15 kurrë mos lithç fialë bashkë me vëndësit’ e (ati) dheut, edhe kur të kurvëronjënë prapa perëndivet vet, e t’u bënjënë kurban perëndivet tyre, të gërshesë (ndonjë), e të hash nga kurbanet e ati,
16 edhe kurrë të mos marrç të bilat e ati për bijt tu, edhe të bilat’ e ati kur të kurvëronjënë prapa perëndivet tyre, bënjënë bijt’ e tu të kurvëronjënë prapa perëndivet atyre.
17 Mos bënjç për vetëhenë tënde perëndira të derdhurë.
18 Të ruanjç të kremten’ e pabrumëjevet. Shtatë dit të hash bukë pa brumë, sikundrë të urdhërova, ndë kohët të muajit Abib, sepse ndë muajt të Abibit dole nga Egjyptëria.
19 Çdo që hap shtratin’ (e barkut ësht’) imi, edhe çdo mashkull i paralindurë ndërmest të bagëtivet tua, (a) lopë, a dele.
20 Të shpërblenjç polishtin’ e gomaresë me qënq, edhe ndë mos e shpërblefsh, atëhere t’i preç kryetë. Të shpërblenjç gjithë të parëlindurit’ e bijvet tu. Edhe asndonjë mos duketë përpara meje me duar thatë.
21 Gjashtë dit do të punonjç, edhe të shtatënë ditë do të prëhesh; ndë kohë të mbiellit e të korrit do të prëhesh.
22 Edhe do të ruanjç të kremten’ e javëvet, të dorësë parë të korrit drithit, edhe të kremten’ e pronjësë ndë të kthyerët të vitit.
23 Tri herë ndë vit do të duketë çdo mashkulli yt përpara Zotit, Zotit Perëndisë Israilit.
24 Sepse kur të dëbonj kombetë përpara teje, edhe të sgjëronj sinoret’ e tu, asndonjë nukë do të dëshëronjë dhenë tënt, kur të hipënjç që të dukesh përpara Zotit Perëndisë tënt tri herë ndë vit.
25 Të mos biesh gjakun’ e kurbanit tënt me (bukë) të mbrumëme, edhe kurbani së kremtesë pashkësë të mos mbesë gjer ndë mëngjes.
26 Të biesh drithërat’ e para të dheut tënt ndë shtëpi të Zotit Perëndisë tënt. Të mos piekç keth ndë klumështit të s’ëmësë.
27 Edhe Zoti i tha Moisiut: Shkruaj për vetëhenë tënde këto fialë, sepse pas këtyre fialëve bëra dhiatënë mbë ty, edhe mbë Israilinë.
28 Edhe ishte atie bashkë me Zotinë dyzet dit e dyzet net, nukë hëngri bukë, edhe nukë piu ujë. Edhe shkroi mbi rrasat fialët’ e dhiatësë, të dhiet’ urdhërimetë.
29 Edhe Moisiu kur sbriti nga mali i Sinait, edhe të dy rrasat’ e deshmimit ishinë ndë dorët të Moisiut, kur sbriti nga mali, Moisiu nuk dinte se lëkura e faqes’ ati u bë e ndriturë kur fliste bashkë me atë.
30 Edhe pa Moisinë Aaroni edhe gjithë të bijt’ e Israilit, edhe na tek ndriste lëkura e faqes’ ati, edhe u frikësuanë t’i afroneshin’ ati.
31 Edhe Moisiu thërriti ata, edhe u kthyenë tek ay Aaroni edhe gjithë të parët’ e përmbëledhëjesë, edhe Moisiu u foli atyre.
32 Edhe pastaj gjithë të bijt’ e Israilit erthnë afërë, edhe i urdhëroi ata (për) gjithë sa foli Zoti me atë ndë malt të Sinait.
33 Edhe Moisiu mbaroi së foluri me ata, edhe kishte një mbulesë mbi faqet të ti.
34 Edhe Moisiu kur hynte përpara Zotit të fliste bashkë me atë, ngrinte mbulesënë, gjersa të dilte. Edhe dilte, edhe u fliste të bijet Israilit ç’ishte urdhëruarë.
35 Edhe të bijt’ e Israilit panë faqen’ e Moisiut, se ndriste lëkura e faqesë Moisiut, edhe Moisiu vuri përsëri mbulesënë mbi faqet të ti, gjersa të hynte që të fliste bashkë me atë.
35
1 Edhe Moisiu mbëloth gjithë përmbëledhëjen’ e të bijet Israilit, e u tha: Këto (janë) fialëtë që urdhëroi Zoti për të bërë ato.
2 Gjashtë dit do të bënetë punë, edhe e shtata ditë do të jet’ e shënjtëruarë për ju, savvatë të prëjturë për Zotinë, gjithëkush të bënjë punë nd’atë (ditë) do të vritetë.
3 Të mos dhisni zjarr ndëpër gjithë të ndënjurat tuaja ditën’ e savvatësë.
4 Edhe Moisiu i foli gjithë përmbëledhëjesë të bijet Israilit, e u tha: Këjo (ësht’) ajo puna që urdhëroi Zoti, tuke thënë:
5 Merrni nga çdo dhuratë, që keni për Zotinë, kujt t’i donjë zemëra e ti, le t’i bierë dhuratënë Zotit: ar, e argjënt, e rame,
6 e të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqe, e vishnje, e (lesh) dhish,
7 e lëkura deshësh ngjyerë të kuqe, e lëkura çakajsh, e dru shittimi,
8 e val për dritë, e erëra të mira për valin’ e të lyerit, e për thimiamënë erë të mirë,
9 e gurë të thonjtë, e gurë për të vënë ndë efod, e ndë rrasët të kraharorit.
10 Edhe çdo njeri i mënçim ndë zemërët ndërmest jush, do të vinjë e do të bënjë gjithë sa urdhëroi Zoti:
11 tendënë, të mbuluarët’ e asai përqark, e mbulesën’ e asai, peronat’ e asai, e dërrasat’ e asai, shtyllat’ e asai, e shtresat’ e asai,
12 arkënë, e shulet’ e asai, shërblimtorenë, edhe kurtinënë që e mbulon,
13 truvezën’ edhe shulet e asai, e gjith’ enët’ e asai, e bukën’ e paravënësë,
14 e kandilenë për dritë, e enët’ e asai, e kandilet’ e asai, e valin’ e dritësë,
15 e theroren’ e thimiamësë, e shulet’ e asai, e lyerësin’ e valit, e thimiamënë me erë të mirë, e plafin’ e derësë të hyrit tendësë,
16 theroren’ e kurbanit diegurë, e trirën’ e asai të ramtënë, shulet’ e asai, e gjith’ enët’ e asai, lanjëtoren’ edhe shtresën’ e asai,
17 kurtinat’ e oborrit, shtyllat’ e ati, e shtresat’ e atyreve, e kurtinën’ e derës’ oborrit,
18 hunjt’ e tendësë, e hunjt’ e oborrit, e litarët’ e atyreve,
19 rrobat’ e punësë lutëjesë, që të bënjënë punën’ e lutëjesë ndë vënt të mirë, rrobat’ e shënjtëruara për priftin’ Aaron, edhe rrobat’ e të bijet ati, që të priftëronjë.
20 Edhe gjithë përmbëledhëja e të bijet Israilit dolli (jashtë) nga syt’ e Moisiut.
21 Edhe erthnë, çdo njeri që i rrihte zemëra, edhe gjithë kujt që i donte shpirti, pruri dhuratën’ e Zotit për punën’ e tendësë përmbëledhëjesë, edhe për gjithë shërbesën’ e asai, edhe për rrobat’ e shënjtëruara.
22 Edhe erthnë burra e gra, (gjithë) save u donte zemëra, edhe prunë rrathë duarsh, e vëthë, e unaza, e sumbulla, çdo enë t’artë, edhe gjithë sa prunë dhuratë ari për Zotinë.
23 Edhe çdo njeri që kishte të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqe, e vishnje, e (lesh) dhish, e lëkura deshësh ngjyerë të kuqe, e lëkura çakajsh, (i) prunë.
24 Gjithëkush munt t’epte dhuratë argjëndi e rameje, i prunë dhuratënë Zotit, edhe çdo njeri që kishte dru shittimi, për çdo punë të shërbesësë, (e) pruri.
25 Edhe çdo grua e mençime ndë zemërët, drithte me duart’ e saja, edhe binte të dredhura, të qielluartënë, e të porfyrtënë, (e) të kuqenë, e vishnjënë.
26 Edhe gjith’ ato gra, që u diftonte zemëra dituri, drithninë (lesh) dhish.
27 Edhe parësia prunë gurët’ e thonjtë, e gurët’ e të ngulurit, e për rrasën e kraharorit,
28 edhe erërat’ e mira, e valinë për dritë, e val për të lyerë, edhe për thimiamënë me erë të mirë.
29 Të bijt’ e Israilit prunë dhuratë për Zonë me dashuri t’atyre, çdo burr e grua, që u donte zemëra të bininë për gjith’ atë punënë që urdhëroi Zoti të bënej nga dora e Moisiut.
30 Edhe Moisiu u tha të bijet Israilit: Shihni, Zoti thirri me emër Bezaleelinë të birin’ e Urit, të birit Hurit, nga fara e Judhesë.
31 Edhe e mbushi me frymë të hieruarë, me dituri, me urtësi, me dije, edhe me çdo mieshtëri,
32 që t’i piellë mëndeja punë me mieshtëri, kaqë sa të punonjë ar, e argjënt, e rame,
33 edhe të gërvishtë gurë për të vënë, e të gëdhentnjë dru për punë, për gjithë çdo punë mieshtërie.
34 Edhe i dha ndë zemërët t’ati që të mësonjë, ay, edhe Aholiabi i biri Ahisamakut, nga fara e Danit.
35 Këtyre u mbushi zemrënë me urtësi, që të punonjënë çdo punë të gërvishturi, e mieshtërie, e të qendisuri, ndë të qielluartë, e ndë të porfyrtë, (e) ndë të kuqe, e ndë vishnje, edhe ati që ent plëhurë, që punonjënë çdo punë, edhe u piell mëndeja punë mieshtërie.
36
1 Atëhere bënte Bezaleeli e Aholiabi, e çdo i mënçim ndë zemërët, që i kishte dhënë Zoti dituri e urtësi, që të dij të punonte çdo punë të shërbesësë shënjtëruarë, për gjithë sa urdhëroi Zoti.
2 Edhe Moisiu thërriti Bezaleelinë, e Aholiabinë, e çdo të mënçim ndë zemërët, që i kishte dhënë Zoti dituri ndë zemërët, çdo (njeri) që i rrihte zemëra të vinte ndë punët, që të bënte atë.
3 Edhe muarrë nga Moisiu gjith’ ato dhurata, që kishinë prurë të bijt’ e Israilit për punën’ e shërbesësë shënjtëroresë, që t’e bënin atë. Pastaj i binin’ ati dhurata me dashuri të tyre mëngjes për mëngjes.
4 Edhe erthnë gjith’ ata të diçëmitë, që punoninë gjithë punën’ e shënjtëroresë, gjithësecili nga puna e ti që bëninë,
5 edhe i folnë Moisiut, e (i) thanë: Gjëndëja po bie më tepërë se sa duhetë për shërbesën’ e punësë, që urdhëroi Zoti të bënetë.
6 Edhe Moisiu urdhëroi, edhe leçiti ndë ushtërit, tuke thënë: Asndonjë burr, asndonjë grua mos bënjë më punë për dhuratën’ e shënjtëroresë. Edhe gjëndëja pushoi së pruri,
7 sepse lënda, që kishinë, ishte mjaft për gjithë punënë, që t’e bënin’ atë, edhe tepronte.
8 Edhe çdo i mënçim ndë zemërët nga ata që punoninë punën’ e tendësë, bënë dhietë kurtina prei vishnje të dredhurë, e të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqeje; i bënë ato (me) qeruvimë punuarë mieshtërisht,
9 të gjatët e një kurtine (ishte) njëzet e tetë kut, edhe të gjërët’ (e asai sa) një kurtinë katrë kut; gjithë kurtinat’ ishinë mbë një masë,
10 edhe poqi të pesë kurtinatë njërënë me tietrënë, edhe të pesë kurtinat’ (e tiera) i poqi njërënë me tietrënë.
11 Edhe bëri mbërthesëka të qielluarta mbi çipet të njërësë kurtinë, nga ija e të piekurit; kështu bëri edhe mbi të dy çipet e fundit të kurtinësë (dytë), atie ku u bë të piekurit’ e së dytësë,
12 bëri pesëdhietë mbërthesëka mbë njërënë kurtinë, bëri edhe pesëdhietë mbërthesëka mbi çipet të kurtinësë, atie ku u bë të piekurit’ e së dytësë, që të jenë mbërthesëkatë kundruell njëra tietrësë.
13 Edhe bëri pesëdhietë perona t’arta, edhe poqi kurtinatë njërënë me tietrënë me peronat, edhe u bë njëra tendë.
14 Edhe bëri kurtina prei (lesh) dhish që të jenë (për) mbulesë mbi tendët, bëri ato njëmbëdhietë kurtina,
15 të gjatët’ e njërësë kurtinë (ishte) tridhietë kut, edhe të gjërët’ (e asai sa) një kurtinë katrë kut; të njëmbëdhietë kurtinatë kishinë një masë,
16 edhe poqi të pesë kurtinatë veç, edhe të gjashtë kurtinatë veç.
17 Edhe bëri pesëdhietë mbërthesëka mbë çip të fundit të kurtinësë ndë të piekurit, bëri edhe pesëdhietë mbërthesëka mbi çipt të kurtinësë, ndë të piekuritë të së dytësë.
18 Bëri edhe pesëdhietë perona të ramta, për të piekurë tendënë, që të jetë një.
19 Edhe bëri mbulesë për tendënë prei lëkurash deshësh ngjyerë të kuqe, edhe mbulesë përsipërë prei lëkurash çakajsh.
20 Edhe bëri dërrasatë për tendënë prei druje shittimi, të drejta,
21 të gjatët’ e njërësë dërrasë dhietë kut, edhe të gjërët’ (e asai sa) një dërrasë një kut e gjysëmë;
22 një dërrasë kishte dy dhëmbë kundruell njëra tietrësë, kështu bëri për gjithë dërrasat’ e tendësë.
23 Edhe bëri dërrasatë për tendënë, njëzet dërrasa nga ana e shiut mbë të diathtë.
24 Edhe bëri dyzet shtresa të argjëntta përposh të njëzet dërrasavet, dy shtresa përposh njërësë dërrasë për të dy dhëmbët e asai.
25 Edhe bëri njëzet dërrasa për të dytën’ anën’ e tendësë nga an’ e borësë;
26 edhe të dyzet shtresat’ e argjëntta t’ atyreve, dy shtresa përposh njërësë dërrasë, edhe dy shtresa përposh tietrësë dërrasë.
27 Bëri gjashtë dërrasa edhe për anët’ e tendësë nga të perënduarëtë.
28 Bëri edhe dy dërrasa për çipet e tendësë mbë të dy ijet,
29 edhe u poqnë përposh, edhe u poqnë bashkë përsipër, me njërinë rreth; kështu bëri për ato të dyja, për të dy çipet.
30 Edhe ishinë tetë dërrasa, edhe shtresat’ e atyreve gjashtëmbëdhietë shtresa të argjëntta, nga dy shtresa përposh gjithësecilësë dërrasë.
31 Edhe bëri shuletë prei druje shittimi, pesë për dërrasat e njërësë anë të tendësë,
32 edhe pesë shule për dërrasat e tietrës’ anë të tendësë, edhe pesë shule për dërrasat’ e tendësë, për ato anët nga të perënduarëtë.
33 Edhe bëri shulin’ e mesm që të shkonte ndëpër dërrasat anë mb’anë.
34 Edhe mbuloi përqark dërrasatë me ar, edhe bëri rrathët’ e atyreve t’artë (që të jenë) vëndet’ e shulevet, edhe mbuloi përqark shuletë me ar.
35 Edhe bëri kurtinënë prei të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqeje, e vishnjeje të dredhurë, bëri atë punuarë mieshtërisht (me) qeruvimë.
36 Edhe i bëri asai të katrë shtyllatë prei (druje) shittimi, edhe i mbuloi përqark me ar, grepat’ e atyreve t’artë, edhe derdhi për ato katrë shtresa të argjëntta.
37 Edhe bëri plafinë për derën’ e tendësë prei të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqeje, e veshnjëje të dredhurë, me punë të qendisurë,
38 edhe të pesë shtyllat’ e asai, edhe grepat’ e atyreve; edhe mbuloj përqark krerët’ e atyreve, edhe oviskat’ e atyreve me ar, po të pesë shtresat e atyreve ishinë të ramta.
37
1 Edhe Bezaleeli bëri arkënë prei druje shittimi, dy kut e gjymësë të gjatë, e një kut e gjymësë të gjërë, e një kut e gjymësë të lartë,
2 edhe mbuloi përqark me ar të këthiellëtë përbrënda e përjashta, edhe i bëri asai një kurorë të artë përqark.
3 Edhe derdhi për atë katrë rrathë t’artë për të katrë çipet e asai, dy rrathë mbë njërën’ ijën’ e asai, edhe dy rrathë mbë tietrën’ ijën’ e asai.
4 Edhe bëri shule prei druje shittimi, edhe i mbuloi përqark me ar,
5 edhe kalli shuletë ndëpër rrathët, ndër ijet të arkësë, që të mbarin’ arkënë.
6 Edhe bëri shpërblimtorenë prei ari të këthiellëtë, dy kut e gjymësë të gjatë, e një kut e gjymësë të gjërë.
7 Edhe bëri dy qeruvimë prei ari; të rrahur’ i bëri ata, nga të dy çipet’ e shpërblimtoresë,
8 një qeruv mbë një çip, e një qeruv mbë tiatrët çip; mbë shpërblimtorenë bëri qeruvimë mbë të dy çipet e asai,
9 edhe qeruvimëtë ndeninë krahëtë përpietë, e mbuloninë shpërblimtorenë me krahët të tyre, edhe faqet’ e atyreve (i kishinë) njëri mbë tietrinë, faqet’ e qeruvimëvet ishinë mbë shpërblimtorenë.
10 Edhe bëri truvezënë prei druje shittimi, dy kut të gjatë, e një kut të gjërë, e një kut e gjymësë të lartë,
11 edhe e mbuloi përqark me ar të këthiellëtë, edhe i bëri asai një kurorë t’artë rreth e rrotullë.
12 Pastaj i bëri asai buzënë përqark, një pëllëmë të gjërë, edhe bëri një kurorë t’artë mbi buzët’ t’asai rreth e rrotullë.
13 Edhe derdhi për atë katrë rrathë t’artë, edhe vuri rrathëtë mbi të katrë çipet, që (ishinë) mbi të katrë këmbët e asai,
14 rrathët’ ishinë ndënë buzët, vëndet’ e shulevet, për të mbarturë truvezënë.
15 Edhe bëri shuletë prei druje shittimi, edhe i mbuloi përqark me ar, për të mbarturë truvezënë.
16 Edhe bëri enëtë që (ishinë) mbi truvezët, dhisqet’ e asai, e thimiatorët’ e asai, e lekanët’ e asai, e spërkatoretë, që të bënenë të spërkaturatë me ato, prei ari të këthiellëtë.
17 Bëri edhe kandilenë prei ari të këthiellëtë, kandilen’ e bëri të rrahurë; kurmi i asai, e degat’ e asai, lekanët’ e asai, sumbullat’ e asai, e lulet’ e asai, ishinë një kurm bashkë me atë.
18 Edhe gjashtë dega dilinë nga ijet’ e asai, tri dega të kandilesë nga njëra ije t’asai, edhe tri dega të kandilesë nga tietëra ije t’asai,
19 tre lekanë të surrugjatë mbë njërënë degë, një sumbullë, e një lule; edhe tre lekanë të surrugjatë mbë tietrënë degë, një sumbullë, e një lule; kështu (bëri) mbë të gjashtë degat, që dilinë nga kandileja.
20 Edhe ndë kandilet (ishinë) katrë lekanë të surrugjatë, sumbullat’ e atyreve, e lulet’ e atyreve.
21 Edhe një sumbullë ndënë të dy degat nga ajo, e një sumbullë ndënë të dy degatë nga ajo, e një sumbullë ndënë të dy degatë nga ajo, ndë të gjashtë degat që dilinë nga ajo.
22 Sumbullat’ e atyreve, e degat’ e atyreve ishinë një kurm bashkë me atë, ajo e tërë ishte e rrahurë prei ari të këthiellëtë.
23 Edhe bëri të shtatë dritat’ e asai, e gërshërët’ e asai, e vëndet’ e asai, prei ari të këthiellëtë.
24 Prej një tallande ari të këthiellëtë, bëri atë, edhe gjith’ enët’ e asai.
25 Edhe bëri theroren’ e thimiamësë prei druje shittimi, një kut të gjatë, e një kut të gjërë, me katrë çipe, edhe dy kut të lartë; krahët’ e asai ishinë prei një gjëje.
26 Edhe e mbuloi atë me ar të këthiellëtë, kryet’ e asai, e ijet’ e asai rrotullë, edhe krahët’ e asai, edhe i bëri asai kurorë t’artë rreth e rrotullë.
27 Edhe bëri për ato dy rrathë t’artë ndënë kurorët t’asai, afërë të dy çipevet asai, mbi të dy ijet t’asai, që (të jenë) vëndet’ e shulevet, që ta mbanin’ atë prei atyre.
28 Edhe bëri shuletë prei druje shittimi, edhe i mbuloi përqark me ar.
29 Edhe bëri valin’ e shënjtëruarë për të lyerë, edhe thimiamën’ e qëruarë me erë të mirë, pas mieshtërisë ati që bën erëra të mira.
38
1 Edhe bëri theroren’ e kurbanit diegurë prei druje shittimi, pesë kut të gjatë,e pesë kut të gjerë, me katrë çipe, edhe tre kut të lartë,
2 Edhe bëri krahët’ e asai mbi të katrë çipet e asai; krahët’ e asai ishinë prei një gjëje, edhe e mbuloi përqark me rame.
3 Edhe bëri gjith’ enët’ e theroresë, kusitë, e terplotetë, e lekanëtë, e grepat’ e mishit, e kacitë, bëri gjith’ enët’ e asai të ramta.
4 Edhe bëri për therorenë një trirë të ramtë punuarë gërshet, ndënë rrethin’ e asai përposh, gjer ndë mest t’asai.
5 Edhe derdhi katrë rrathë për të katrë anët e trirësë ramtë, (që të jenë) vëndet’ e shulevet.
6 Edhe bëri shuletë prei druje shittimi, edhe i mbuloi përqark me rame.
7 Edhe kalli shuletë ndëpër rrathët mbë ijet të theroresë, që të mbarin’ atë prei atyre; bëri atë të dërrastë posi gropë.
8 Edhe bëri lanjëtarin’ e ramtë, edhe shtresën’ e ati të ramtë, prei pasqyrash (të ramta) nga të mbëledhurat (e gravet), që mbëlidheshinë përanë derësë tendësë pëmbëledhëjesë.
9 Edhe bëri oborrinë nga brinja mb’anë të mesditësë; kurtinat’ e oborrit (ishinë) prei vishnjeje të dredhurë, një qint kut.
10 Shtyllat’ e atyreve (ishinë) njëzet, edhe shtresat’ e atyreve të ramta njëzet; grepat’ e shtyllavet edhe brezat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë.
11 Edhe nga brinja e anësë borësë (kurtinat’ ishinë) një qint kut, shtyllat’ e atyreve njëzet, edhe shtresat’ e ramta t’atyre njëzet; grepat’ e shtyllavet e brezat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë.
12 Edhe nga brinja mb’anë të perënduarit (ishinë) kurtina pesëdhietë kutësh, shtyllat e atyreve dhietë, e shtresat’ e atyreve dhietë, grepat’ e shtyllavet e brezat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë.
13 Edhe nga brinja mb’anë të lindurit nga lint dielli, pesëdhietë kutësh.
14 Kurtinat’ e njërës’ anë (të derës’ ishinë) pesëmbëdhietë kutësh, shtyllat’ e atyreve tri, e shtresat’ e atyreve tri.
15 Edhe mb’anët tietrë të derës’ oborrit mbat’anë e mbë kët’ anë, (ishinë) kurtina pesëmbëdhietë kutësh, shtyllat’ e atyreve tri, e shtresat’ e atyreve tri.
16 Gjithë kurtinat’ e oborrit rreth e rrotullë (ishinë) prei vishnje të dredhurë.
17 Edhe shtresatë për shtyllat (ishinë) të ramta, grepat’ e shtyllavet, e brezat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë, krerët’ e shtyllavet (ishinë) mbuluarë përqark me argjënt, edhe gjithë shtyllat’ e oborrit ishinë ngjeshurë me argjënt.
18 Edhe kurtina për derën’ e oborrit (ishte) punuarë me të qendisurë, prei të qielluartë, e të porfyrtë, e të kuqeje, e vishnjeje të dredhurë, edhe (ishte) njëzet kut e gjatë, edhe pesë kut e lartë për së gjëri, sikundrë mbë kurtinat të oborrit.
19 Edhe shtyllat’ e atyreve (ishinë) katrë, edhe shtresat’ e ramta t’atyreve (ishinë) katrë, grepat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë, edhe krerët’ e shtyllavet ishinë mbuluarë (me argjënt), edhe brezat’ e atyreve (ishinë) të argjënttë.
20 Edhe gjithë hunjt’ e tendësë e të oborrit rreth e rrotullë, (ishinë) të ramtë.
21 Këta (është) të numëruarët’ e (plaçkavet) tendësë, tendësë deshmimit, sikundrë u numëruanë, pas urdhërit Moisiut, (për) shërbesën’ e Levitëvet, me dorë të Ithamarit, të birit priftit Aaronit.
22 Edhe Bezaleeli i biri Urit, të birit Hurit, nga fara e Judhesë, bëri gjithë sa urdhëroi Zoti Moisinë.
23 Edhe (ishte) bashkë me atë Aholiabi, i biri Ahisamakut, nga fara Danit, gërvishtar, edhe mieshtrë që i pillte mëndëja, edhe qendisës ndë të qielluartë, e ndë të porfyrtë, e ndë të kuqe, e ndë vishnje.
24 Gjith’ ari që u prish për punënë ndë gjithë punët të shënjtëroresë, ari i dhurëtisë, ishte njëzet e nëntë tallande, edhe shtatë qint e tridhietë sheklla, pas shekllësë shënjtëroresë.
25 Edhe argjëndi i atyreve që u numëruanë nga përmbëledhëja (ishte) një qint tallande, edhe një milë e shtatë qint e shtatëdhiet’ e pesë sheklla, pas shekllësë shënjtëroresë.
26 Nga një bekah për krye, (domethënë) gjymësë sheklle, pas shekllësë shënjtëroresë, për gjithësecilinë që shkonte mbë të numëruarë, nga njëzet viet e përpietë, për gjashtë qint e tri milë e pesë qint e pesëdhietë (shpirt).
27 Edhe nga argjëndi i të një qint tallandevet u derthnë shtresat’ e shënjtëroresë, e shtresat’ e kurtinësë, një qint shtresa nga një qint tallande, një tallant për një shtresë.
28 Edhe nga një milë e shtatë qind e shtatëdhiet’ e pesë (shekllatë) bëri grepatë për shtyllat, edhe mbuloi përqark krerët’ e shtyllavet, edhe i ngjeshi ato.
29 Edhe rameja e dhurëtisë (ishte) shtatëdhietë tallande, e dy milë e katrë qint sheklla.
30 Edhe nga këjo bëri shtresatë ndë derët të tendësë pëmbëledhëjesë, edhe theroren’ e ramtë, edhe trirën’ e ramtë për atë, edhe gjith’ enët’ e theroresë,
31 edhe shtresat’ e oborrit rreth e rrotullë, edhe shtresat’ e derës’ oborrit, edhe gjithë hunjt’ e oborrit rreth e rrotullë.
39
1 Edhe nga e qielluarta, e e porfyrta, e e kuqeja, bënë rrobat’ e punësë lutëjesë, për të bërë punën’ e lutëjesë ndë vënt të mirë, edhe bënë rrobat’ e shënjtëruara për Aaroninë, sikundrë Zoti urdhëroi Moisinë.
2 Edhe bëri efodinë prei ari, e të qielluarte, e të porfyrte, e të kuqeje, e vishnje të dredhurë.
3 Edhe rrahnë arinë (edhe e bënë) peta të holla, edhe (e) prenë fije fije, që t’e punoninë për të qielluartënë, e për të porfyrtënë, e për të kuqenë, e për vishnjenë me punë mieshtërie.
4 Bënë copat’ e supevet të piekura për atë, piekurë mbë të dy çipet e ati.
5 Edhe brezi i qendisurë i efodit mbi atë ishte prei aso gjëje, pas punës’ ati, prei ari, (e) prei të qielluarte, e të porfyrte, e të kuqeje, e vishnjeje të dredhurë, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
6 Edhe punuanë gurët’ e thonjtë ngulurë ndë shtëpiza t’arta, gërvishturë, sikundrë gërvishten’ unazatë, me emërat’ e të bijet Israilit.
7 Edhe i vunë mbi copat të supevet efodit, gurë që të përmëndenë të bijt’ e Israilit, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
8 Edhe bëri rrasën’ e krahërorit (me) punë mieshtërie, pas punës’ efodit, prei ari, (e) prei të qielluarte, e të porfyrte, e të kuqeje, e vishnjeje të dredhurë.
9 Ishte me katrë çipe, dy piesësh bënë rrasën’ e krahërorit një pëllëmbë të gjatë, e një pëllëmbë të gjerë, dy piesësh.
10 Edhe ngulnë nd’atë katrë sërë gurësh, sërën’ e sardhit, (e) topazit, e smaragdhësë; këjo (ishte) sër’ e parë.
11 Edhe e dyta sërë, thëngjillës, (e) sapfirë, e dhiamant.
12 Edhe e treta sërë, ligjyrë, (e) agatë, e amethystë.
13 Edhe e katrëta sërë, veryllë, (e) thonjës, e jaspidhë; (këta ishinë) ngulurë ndë shtëpiza t’arta ndë të mbyllurat të tyre.
14 Edhe gurët’ ishinë pas emërash të bijet Israilit, dymbëdhietë, pas emërash atyre, (pas) të gërvishturit unazësë, gjithësecili me emërin’ e ti, pas të dymbëdhietë faravet.
15 Edhe mbi rrasët të krahërorit bënë vargje ndëpër çipet, punuarë me gërshet prei ari të këthiellëtë.
16 Edhe bëri dy shtëpiza t’arta, e dy rrathë t’artë, edhe i shkuanë ndëpër të dy rrathët mbë të dy çipet të rrasësë krahërorit.
17 Edhe shkuanë të dy vargjet’ e artë të gërshetuarëtë, ndëpër të dy rrathët që (ishinë) mbë çipet të rrasësë krahërorit.
18 Edhe poqnë të dy çipet’ e vargjevet gërshetuarë me të dy shtëpizat, edhe i vunë mbi copat të supevet efodit, mbë faqet parë.
19 Edhe bënë dy rrathë t’artë, e (i) vunë mbi të dy çipat të rrasësë krahërorit, ndë buzët t’ati, që (ishte) përbrënda nga ana e efodit.
20 Edhe bënë dy rrathë t’artë e i vunë ndë të dy ijet t’efodit përposh, mbë faqet të parë, kundruell së piekurës’ ati, përmbi brest të qendisurë të efodit.
21 Edhe lithnë rrasën’ e krahërorit me rrathët’ e ati ndëpër rrathët të efodit me oviskë të qielluartë, që të jetë përmbi brezin’ e qendisurë të efodit, edhe të mos jetë ndarë rrasa e krahërorit nga efodi, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
22 Edhe bëri sharkën’ e efodit, të endurë, të gjithë prei të qielluarte.
23 Edhe (kishte) grykë ndë mest të sharkësë, posi grykë thurakeje, (me) oviskë përqark grykësë, (që të) mos çirei.
24 Edhe mbi pëqinjt të sharkësë bënë shegë, prei të qielluarte, (e) të porfyrte, e të kuqeje, (e vishnje) të dredhurë.
25 Edhe bënë këmborëza prei ari të këthiellëtë, edhe vunë këmborëzatë ndërmest të shegëvet mbi pëqin’ e sharkësë, rreth e rrotullë ndërmest të shegëvet,
26 një këmborëzë e një shegë, një këmborëzë e një shegë, rreth e rrotullë mbi pëqinjt të sharkësë punësë lutëjesë, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
27 Edhe bënë rrobatë prei vishnje, të endura për Aaronin’ edhe për të bijt’ e ati,
28 edhe mitrënë prei vishnjeje, edhe mitrat’ e vogëla stolisurë prei vishnjeje, edhe brekët’ e linta prei vishnjeje të dredhurë,
29 edhe brezinë prei vishnjeje të dredhurë, e të qielluarte, e të porfyrte, e të kuqeje, punuarë gërshet, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
30 Edhe bënë petullën’ e kurorësë shënjtëruarë prei ari të këthiellëtë, edhe gërvishtnë mbi atë shkronja (posi) të gërvishtur’ unaze, Shënjtërimmbë Zonë.
31 Edhe lithnë nd’atë një oviskë të qielluartë, që t’(e) mbëlidhinë së sipërmi mbi mitrënë, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
32 Kështu u mbarua gjithë puna e tendësë përmbëledhëjesë, edhe të bijt’ e Israilit bënë gjithë sa urdhëroi Moisinë Zoti, kështu bënë.
33 Edhe prunë tendënë te Moisiu, tendën’ edhe gjith’ enët’ e asai, peronat’ e asai, dërrasat’ e asai, shulet’ e asai, e shtyllat’ e asai, e shtresat’ e asai,
34 edhe mbulesënë që (ishte) prei lëkurash deshësh ngjyerë të kuqe, edhe mbulesën’ e sipërme që (ishte) prei lëkurash çakajsh,
35 edhe kurtinënë për të mbuluar’ arkën’ e deshmimit, e shulet’ e asai, e shpërblimtorenë,
36 truvezënë, gjith’ enët’ e asai, e bukët’ e paravënësë,
37 kandilen’ e këthiellëtë, dritat’ e asai, dritatë pas sërës’ atyre, e gjith’ enët’ e asai, e valin’ e dritësë,
38 e thimiatarin’ e artë, e valinë për të lyerë, e thimiamënë me erë të mirë, e plafinë për derën’ e tendësë,
39 theroren’ e ramtë, e trirën’ e asai të ramtënë, shulet’ e asai, e gjith’ enët’ e asai, lanjëtorin’ edhe shtresën’ e ati,
40 kurtinat’ e oborrit, (e) shtyllat’ e ati, e shtresat’ e ati, e kurtinënë për derën’ e oborrit, litarët’ e asai, e hunjt’ e asai, edhe gjith’ enët e shërbesësë tendësë, për tendën e përmbëledhëjesë,
41 rrobat’ e punësë lutëjesë, që të bënjënë punën’ e lutëjesë ndë vënt të mirë, (edhe) rrobat’ e shënjtëruara për priftin’ Aaronë, edhe rrobat’ e të bijet ati, që të priftëroninë.
42 Gjithë sa urdhëroi Moisinë Zoti, kështu bënë të bijt’ e Israilit, gjithë punënë.
43 Edhe Moisiu pa gjithë punënë, edhe na tek kishinë bërë atë sikundrë urdhëroi Zoti, kështu bënë, edhe Moisiu i bekoi ata.
40
1 Edhe Zoti i foli Moisiut, edhe i tha:
2 Të parënë ditë të muajit parë të ngrehç tendën’ e avllisë, tendën’ e përmbëledhëjesë.
3 Edhe të vësh atie arkën’ e deshmimit, edhe të mbulonjç arkënë me kurtinënë.
4 Edhe të këllaç truvezënë, edhe të vësh mbë sërë ato që janë për të vënë mbë sërë mbi atë, edhe të këllaç kandilenë, edhe të dhesç dritat e asai.
5 Edhe të vësh thimiatarin’ e artë të thimiamësë përpara arkësë deshmimit, edhe të vësh plafin’ e derësë ndë tendët.
6 Edhe të vësh theroren’ e kurbanit diegurë përpara derësë tendësë, tendësë përmbëledhëjesë.
7 Edhe të vësh lanjëtarinë ndërmest të tendësë përmbëledhëjes’ e të theroresë, edhe vër’ ujë nd’atë.
8 Edhe të ngrehç oborrinë rreth e rrotullë, edhe të varç kurtinat’ e derës’ oborrit.
9 Edhe të marrç valin’ e të lyerit, e të lyenjç tendënë, e gjith’ato (që janë) nd’atë, edhe të shënjtëronjç atë, e gjith’ enët’ e asai, edhe do të jet’ e shënjtëruarë.
10 Edhe të lyenjç theroren’ e kurbanit diegurë, e gjith’ enët’ e asai, edhe të shënjtëronjç therorenë, edhe theroreja do të jetë fort e shënjtëruarë.
11 Edhe të lyenjç lanjëtarin’ edhe shtresën’ e ati, edhe t’e shënjtëronjç atë.
12 Edhe të biesh Aaroninë, edhe të bijt’ e ati ndë derët të tendësë përmbëledhëjesë, e t’i lajsh ata me ujë.
13 Edhe t’i veshç Aaronit rrobat’ e shënjtëruara, edhe t’e lyenjsh atë, e t’e shënjtëronjç, edhe do të priftëronjë për mua.
14 Edhe të biesh të bijt’ e ati, e t’u veshç rrobatë.
15 Edhe t’i lyenjç ata, sikundrë leva t’an’ e atyre, edhe do të priftëronjënë për mua, edhe të lyerët’ e atyre do të jetë ndër ata për priftëri të përherëshime ndë brezat t’atyre.
16 Edhe Moisiu bëri gjithë sa urdhëroi Zoti atë, kështu bëri.
17 Edhe të parinë muaj të dytit vit, të parënë (ditë) të muajit, u ngreh tenda.
18 Edhe Moisiu ngrehu tendënë, edhe vuri shtresat’ e asai, edhe ngrehu dërrasat’ e asai, edhe vuri shulet’ e asai, edhe ngrehu shtyllat’ e asai.
19 Edhe ndejti kurtinatë mbi tendët, edhe vuri mbulesën’ e tendësë mbi atë përsipërë, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
20 Edhe mori deshmiminë, edhe e vuri nd’arkët, edhe vuri shuletë mbi arkët, edhe vuri shpërblimtorenë mbi arkët përsipërë,
21 edhe pruri arkënë ndë tendët, edhe vuri kurtinënë për të mbuluarë, edhe mbuloi arkën’ e deshmimit, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
22 Edhe vuri truvezënë ndë tendët të përmbëledhëjesë mb’anë të tendësë nga ana e borësë, përjashta kurtinësë.
23 Edhe vuri me sërë mbi atë bukëtë që pat urdhëruarë, përpara Zotit, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
24 Edhe vuri kandilenë ndë tendët të përmbëledhëjesë, kundruell truvezësë, mb’anë të tendësë, nga ana e mesditësë,
25 edhe dhezi dritatë përpara Zotit, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
26 Edhe vuri theroren’ e artë ndë tendët të përmbëledhëjesë, kundruell kurtinësë,
27 edhe tymoi mbi atë me thimiamë me erë të mirë, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
28 Edhe vari plafinë ndë derët të tendësë.
29 Edhe theroren’ e kurbanit diegurë e vuri (përanë) derës’ tendësë, tendësë përmbëledhëjesë, edhe bëri mbi atë kurban të diegurë, edhe dhuratë (të ngrëni) sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
30 Edhe vuri lanjëtarinë ndërmest tendësë përmbëledhëjes’ e të theroresë, edhe vuri ujë nd’atë, që të laheshinë,
31 edhe Moisiu e Aaroni e të bijt’ e ati laninë prei ati duart’ e tyre e këmbët’ e tyre.
32 Kur hyninë ndë tendët të përmbëledhëjesë, e kur i afroneshinë theroresë, laheshinë, sikundrë urdhëroi Moisinë Zoti.
33 Edhe ngrehu oborrinë përqark tendës’ e theroresë, edhe vari plafin’ e derës’ oborrit. Edhe Moisiu mbaroi punënë.
34 Atëhere reja mbuloi tendën’ e përmbëledhëjesë, edhe lavdia e Zotit mbushi tendënë.
35 Edhe Moisiu nukë munt të hynte ndë tendët të përmbëledhëjesë, sepse reja rrinte mbi atë, edhe lavdia e Zotit mbushi tendënë.
36 Edhe reja kur hiqej lart prei tendësë, të bijt’ e Israilit ngriheshin’ e merrin’ udhën’ e tyre kurdo,
37 por kur nukë hiqej lart reja, atëhere nukë merrin’ udhë gjer ditënë që të hiqej lart.
38 Sepse reja e Zotit (ishte) mbi tendët ditënë, edhe ishte zjarr mbi atë natënë, përpara gjithë shtëpis’ Israilit, ndë gjith’ udhën’ e atyre.
——————-
2020-03-15: Copyright – Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë