Kapitulli:  1  2  3  4  5  6  7  8  9  10  11  12  13  14  15  16  17  18  19  20  21

Joanit – Krye 1

1 Që Përpara herësë ishte Fjala, edhe Fjala ishte me Perëndinë, edhe Fjala ishte Perëndi, 2 Këjo ishte që përpara herësë me Perëndinë. 3 Të-gjitha u bënë me anë t’asaj; edhe pa atë nuk’ ubë as ndonjë gjë që është bërë. 4 Nd’atë ishte jetë, edhe jeta ishte drita e njerësvet. 5 Edhe drita ndrit nd’errësirët edhe errësira nuk’e kupëtoj.

6 Qe një njeri dërguarë nga Perëndia, i-cili e kishte erërinë Joan. 7 Ky erdhi për dëshmim, që të apë dëshmim. Dritënë, që të besonjënë të-gjithë me anë t’ati. 8 Ay nuk’ishte Drita, po qe dërguarë që të apë dëshmim për Dritënë.

9 Ishte Drita e-vërtetë, që ndrit çdo njeri, kur vjen ndë botët. 10 Ishte ndë botët, edhe bota ubë me anë t’ati; po bota nuk’e njohu atë. 11 Erdhi ndë të-tijt, edhe të-tijtë nuk’e pritnë atë. 12 Edhe sa e pritnë, atyre u dha pushtet të bënenë bij Perëndie, atyreve që besonjënë me anë t’ati; 13 Ata nukë lintnë brej gjakesh, as prej dashurimi mishi, as prej dashurimi burri, po prej Perëndie.

14 Edhe Fjala ubë mish, edhe ndënji ndër ne, (edhe pamë lavdin’e ati, lavdi posi të-vetëmlinduri prej Atit,) plot me hir e me të-vërtetë.

15 Joani ep dëshmim për atë, edhe bërtiti, dyke thënë, Ky është ay për të-cilinë thashë, Ay që vjen pas meje është më i-math se unë, sepse ishte përpara meje.

16 Edhe të-gjithë ne muarmë prej të-mbushurit t’ati, edhe hir ndë vënt hiri. 17 Sepse nomi udha me anë të Moisiut, po hiri edhe e-vërteta ubë me anë të Jisu Krishtit. 18 Asndonjë kurrë s’e ka parë Perëndinë; veç i-Uetëmlinduri Bir, që është ndë gjit të Atit ay na e dëfteu.

19 Edhe ky është dëshmimi i Joanit, kur dërguanë Judhenjtë nga Jerusalimi priftër edhe Levitër që t’a pyesënë, cili je ti? 20 Edhe rrëfeu, edhe nukë mohoj; edhe rrëfeu, Se unë nukë jam Krishti. 21 Edhe e pyetnë Çë pra? Jlia je ti? edhe thotë, Nukë jam. Profiti je ti? edhe upërgjeq, Jo. 22 I thanë pra, Cili je? që t’u përgjigjemi atyreve që na kanë dërguarë? ç’thua për vetëhenë t’ënde? 23 Tha, “unë jam zër’ i ati që bërtet ndë shkretëtirët, Drejtoni udhën’e Zotit.” sikundrë tha profiti Isai.

24 Edhe ata që qenë dërguarë ishinë prej Farisenjet; 25 Edhe e pyetnë e i thanë, Përse pra pagëzon, kur nukë je ti Krishti, as Ilia, as profiti? 26 Joani u upërgjeq atyrë, ayke thënë, Unë pagëzonj me ujë; po ndër mest t’uaj rri ay që ju nuk’e njithni; 27 Ay është ay që vjen pas meje, i-cili është më i-math se unë; të-cilit unë s’jam i-zoti t’i sgith rripin’ e shollësë. 28 Këto ubënë ndë Vithavara përtej Jorthanit, atje ku isthe Joani dyke pagëzuarë.

29 Ndë të-nesërmet Joani sheh Jisunë dyke ardhurë tek ay, edhe thotë, Na Qëengji i Perëndisë, që ngre fajin”e botësë. 30 Ky ësht’ay, për të-cilinë unë u thashë, se Pas meje vjen një burre, i-cili është më i-math se unë, sepse ishte përpara meje. 31 Edhe unë s’e njoha; po aë të dëftenetë ndë Israilt, përandaj erdha unë dyke pagëzuarë me ujë.

32 Edhe Joani dha dëshmim, dyke, thënë, Se pashë Frymën’ e-Shënjtëruarë dyke sbriturë nga qielli posi pëlump, edhe ndënji mbi atë. 33 Edhe unë nuk’e njoha; po ay që më dërgoj të pagëzonj me ujë, ay më tha, Aypërmbi të-cilinë të shohç Frymën’ e-Shënjtëruarë dyke sbritur’e dyke ndënjurë mbi atë, ky ësht’ay që pagëzon me Frymë të-Shënjtëruarë. 34 Edhe un’e pashë, edhe dhashë dëshmim, se ky është i Bir’ i Perëndisë.

35 Ndë të-nesërmet përsëri Joani ishte dyke ndënjurë, edhe dy prej nxënëset të ti; 36 Edhe kur shtyri sytë e pa Jisunë dyke ecurë, thotë, Na Qëngji i Perëndisë. 37 Edhe të dy nxënësitë dëgjuanë atë dyke folurë, edhe vanë pas Jisujt. 38 Edhe Jisuj kur ukthye, edhe pa ata dyke vaturë pas ati, u thot’atyre, Ç’kërkoni? 39 Edhe ata i thanë, Ravvi, (që e-kthyerë do me thënë, Mësonjës,) ku e ke të-ndënjuritë? 40 U thot’atyre, Ejani ethe shihni. 41 Erthnë edhe panë ku e kishte të-ndënjuritë; edhe mbetnë përan’ ati atë ditë; edhe ora ishte sindonja dhjetë.

42 Andhreu, i vëllaj i Simon Pjetrit, ishte njëri ata të dy që dëgjuanë prej Joanit për atë, edhe vanë pas ati. 43 Ky më përpara gjen të vëllan’e ti Simoninë, edhe i thotë, gjetmë Messinë, që e-kthyerë domethënë Krishti. Edhe e pruri te Jisuj. 44 Edhe Jisuj shtyri të mb’atë, edhe tha, Ti je Simoni, i bir’i Jonajt; ti dotë quhesh Qifa, që e-kthyerë do methënë Pjetër (gur).

45 Ndë të-nesërmet Jisuj deshi të dalë ndë Galilet; edhe gjen Filipine e i thotë, Eja pas meje. 46 Edhe Filipi ishte nga Uithsaidhaja, nga qyteti i Andreut edhe i Pjetrit.

47 Filipi gjen Nathanailinë, edhe i thotë; Kemi gjetur’ atë që shkroj Moisiu ndë momt, edhe profitëritë, të birin’e Josifit që është nga Nazareti. 48 Edhe Nathanaili i tha, A munt të dalë ndonjë gjë e-mirë nga Nazareti? Filipi thotë, Eja edhe shih. 49 Jisuj pa Nathanailinë dyke ardhurë tek ay, edhe thotë për atë, Shih një Israilit me të-vërtetë, tek i-cili gënjeshtrë nukë ka. 50 Nathanaili i thotë, Që ku më njeh? Jisuj upërgjeq e i tha, Para se të të thërresë Filipi, kur ishnje ndënë drut të fikut, unë të pashë. 51 Nathanaili upërgjeq e i thotë, Ravvi, ti je i Bir’ i Perëndisë, ti je mbreti i Israilit. Jisuj upërgjeq e i tha, 52 Sepse të thashë, se Të pashë ndënë drut të fikut beson? dotë shohç më të mëdha se këto. 53 Pastaj i thotë, Me të-vërtetë po u them juve, Që ndashti e paskëtaj dotë shihni qiellinë të-hapurë, edhe ëngjëjt’e Perëndisë dyke hipur’e dyke sbriturë mbi të Birin’ e njeriut.

Joanit – Krye 2

1 Edhe të-tretënë ditë ubë dasmë ndë Kana të Galilesë; edhe e ëm’e Jisujt ishte atje. 2 Edhe uftua ndë demet edhe Jisuj edhe nxënësit’e ati. 3 Edhe si umbarua vera, e ëm’ e Jisujt i thotë, Verë s’kanë. 4 Jisuj i thotë, Ç’ke ti me mua, o grua? ora ime edhe s’ka ardurë. 5 E ëm’e ati u thotë sherbëtorëvet, Bëni ç’t’u thotë juve. 6 Edhe atje ishinë gjashtë enë të gurta vënë për të pastruarëtë pas zakonit të Judhenjvet, që nxininë sicila nga dy a tri masa. 7 Jisuj u thot’ atyre, Mbushni enëtë më ujë. 8 Edhe ata i mbushnë gjer sipërë. Pastaj u thot’ atyre, Nxirni ndashti, edhe shpini të-parit të mësallësë. Edhe ata shpunë. 9 Edhe i-par’ i mësallësë si ungërua ujëtë që ishte bërë verë, edhe nukë dinte nga është, (po shërbëtorëtë që kishinë nxjerrë ujëtë e dinine,) i-par’ i mësallësë thërret dhëndërrinë, 10 Edhe i thotë, Edhe i thotë, Çdo njeri mëpërpara nxjer verën’ e-mirë, edhe si të dehenë, atëhere nxjer të- poshtërënë; po ti ke ruajturë verën’ e-mirë gjer ndashti.

11 Këta të-nisurit’e çudiravet Jisuj e bëri ndë Kana të Galilesë, edhe çfaqi lavdin’ eti; edhe nxënësit’e ati i besuanë.

12 Pastaj sbriti ndë Kapernaum, ay edhe e ëm’ e ati edhe të Vëllezërit’ e ati, edhe nxënësit’e ati; edhe mbetnë atje jo shumë dit. 13 Edhe pashka e Judhenjet ishte afërë, edhe Jisuj hipi ndë Jerusalim.

14 Edhe gjeti ndë hieroret ata që shisninë qe e dhën e pëllumba, edhe truvezarëtë dyke ndënjurë. 15 Edhe si bëri një fruskullë, tërkuzësh, i nxori të-gjithë nga hieroreja, edhe dhëntë edhe qetë; edhe derdhi asprat’e truvezarëvet, edhe truvezat’i përmbysi; 16 Edhe atyreve që shisninë pëllumbatë u tha, Ngrini këto këtej; mos bëni shtëpin’ e t’im Et shtëpi tregëtie. 17 Atëhere u ra ndër mëntt nxënëset t’ati se është shkruarë “Zilia për shtëpinë t’ënde më hëngri.”

18 Judhenjtë pra upërgjeqnë e i thanë, Ç’shënjë na dëften që bën këto? 19 Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Prishni këtë tempull, edhe për tri dit dot’a ngre.

20 Edhe Judhenjtë thanë. Ky tempull është ndërtuarë ndë dyzet e gjashtë vjet, e ti dot’a ngresh atë për tri dit? 21 Po ay thoshte për tempullin’e trupit të ti, 22 Kur ungjall pra prej së-vdekurish, u ra ndër mëntt nxënëset t’ati, se për këtë u thoshte atyre: edhe i besuanë shkronjësë, edhe asaj fjalësë që u tha Jisuj.

23 Edhe kur qe ndë Jerusalim për të-kremten’ e pashkësë, shumë veta besuanë mb’emërit t’ati, dyke vështruarë çudirat’ e ati që bënte. 24 Po vetë Jisuj nuk’ u zinte besë atyre, sepse i njihte të-gjithë; 25 Edhe sepse s’ kishte nevojë që t’ i epte ati dëshmim ndonjë për njerinë, sepse e dinte ç’ishte për brënda njeriut.

Joanit – Krye 3

1 Edhe ishte një njeri nga Farisenjtë, që e kishte emërinë Nikodhim, që ishte një nga të-parët’ e Judhenjet. 2 Ky erdhi natënë te Jisuj, edhe i tha, Ravvi, e dimë, se nga Perëndia ke ardhurë Mësonjës; sepse asndonjë s’munt të bënjë këto shënja që bën ti, ndë mos qoftë Perëndia bashkë me atë.

3 Jisuj upërgjeq e i tha, Me të-vërtetë, me të-vërtetë po të them, ndë mos linitë njeriu prej së-larti, s’munt të shohë mbretërin’ e Perendisë.

4 Nikodhimi i thotë, Si munt të lintnjë njeriu dyke qënë plak? mos munt të hynjë për sëdyti ndë barkt të s’ëmës së ti e të lintnjë.

5 Jisuj upërgjeq, Me të-vërtetë, me të-vërtetëpo të them, ndë mos linttë njeriu prej uji e prej Fryme, s’munt të hynjë ndë mbretërit të Perëndisë. 6 Ç’ka lindurë prej mishit, është mish, edhe ç’ka lindurë prej Frymësë, është frymë. 7 Mos uçudit sepse të thashë, se Duhetë të lintni ju prej së-larti. 8 Era ku të dojë fryn, edhe i dëgjon zënë, po s’di nga vjen, e ku vete; kështu është edhe kushdo që ka lindurë prej Frymësë.

9 Nikodhimi upërgjeq e i tha, gysh munt të bënenë këto?

10 Jisuj upërgjeq e i tha, Ti je mësonjës’ i Israilit, edhe nukë di këto? 11 Me të-vërtetë, me të-vërtetë po të them, se atë që dimë flasëmë edhe për atë që pamë apëmë dëshmim, po dëshmimnë t’ënë nuk’e prisni. 12 Ndë u thashë juve punërat’ e dheut, edhe nukë besoni, qysh dotë besoni, ndë u thënça juve punërat’e qiellit? 13 Edhe asndonjë s’ka hipurë ndë qiellt, veç ay që ka sbriturë nga qielli, i Bir’i njeriut, që është ndë qiellt. 14 Edhe sikundrë Moisiu ngriti lart qjarpërinë ndë shkretëtirët, kështu duhetë të ngrihetë lart edhe i Bir’i njeriut; 15 Që të mos humbasë kushdo që t’i besonjë, po të ketë jetë të-përjetëshme. 16 Sepse Perëndia kaqë e deshi botënë, sa dha Birin’ e ti të-vetëmlindurinë, që të mos humbasë kushdo që t’i besonjë ati, po të ketë jetë të-përjetëshme. 17 Sepse Perëndia nukë dërgoj të Birrë ndë botët, që të gjykonjë botënë, po që të shpëtonjë bota me anë t’ati. 18 Ay që i beson ati, nukë gjykonetë; po ay që nukë beson, që ndashti ësthë dënuarë, sepse nukë besoj mb’emërit të të-vetëmlindurit Bir të Perëndisë. 19 Edhe ky është gjyqi, se drita er dhi ndë botët, edhe njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat’ e atyreve ishinë të-liga. 20 Sepse kushdo që punon punëra të-këqia, i ka mëri dritësë, edhe nukë vjen te drita, që të mos sbulonenë punërat’ e ati. 21 Po ay që bën të-vërtetënë, vjen te drita, që të dëftenenë punërat’ e ati, se janë punuarë mbë Perëndinë.

22 Pastaj erdhi Jisuj edhe nxënësit’ e ti ndë dhet të Judhësë, edhe atje shkonte kohënë bashkë me ata, edhe pagëzonte. 23 Ishte edhe Joani dyke pagëzuarë nd’Enon, afërë Salimit, sepse atje ishinë shumë ujëra; edhe vininë e pagëzoneshinë. 24 Sepse Joani edhe s’ishte hedhurë ndë burkt. 25 Ubë pra një të-kërkuarë për punë pastrimi prej nxënëset të Joanit me ca Judhenj; 26 Edhe erthnë te Joani edhe i than’ ati’ Ravvi, ay që ishte baskë me ty përtej Jordhanit, për të-cilinë ti dëshmove, ja ky tek po pagëzon, edhe të-gjithë vijnë tek ay.

27 Joani upërgjeq e tha, Njeriu nukë munt të marrë asgjë, nde mos i është dhënë nga qielli. 28 Ju vetë dëshmoni për mua se thashë, Unë nukë jam Krishti, po se jam dërguarë përpara ati. 29 Ay që ka nusenë, është dhëndërri; edhe miku i dhëndërrit, ay që rri e dëgjon atë; qëzonetë me gëzim të-math për zërin’e dhëndërrit. Ky pra gëzimi im unbush. 30 Ay duhetë të shtonetë, e unë të pakësonem. 31 Ay që vjen prei së-larti, është sipërë të-gjithave. Ay që është prej dheut, prej dheut është, edhe prej dheut flet; ay që vjen prej qiellit, është sipërë të-gjithave. 32 Edhe atë që pa edhe dëgoj, për këtë dëshmon; po asndonjë nuk’e pret dëshmimn’e ati. 33 Ay që pret dëshmimn’ e ati, ka vënë vulë se Perëndia ësht’ ivërtetë. 34 Sepse ay që ka dërguarë Perëndia; fjalët’ e Perëndisë flet; sepse Perëndia nuk’e ep Frymën’ e ti me masë. 35 Ati do Birinë, edhe të gjitha j’a ka dhënë ndë dorët. 36 Ay që i beson Birit ka jetë të-përjetëshme; po ay që nukë bindetë te Biri, nukë dotë shohë jetë, po zëmërat’e Perëndisë mbetetë mb’atë.

Joanit – Krye 4

1 Zoti pr si e mori vesh, se Farisenjtë dëgjuanë, se Jisuj bën e pagëzon më tepërë nxënës se Joani, 2 (Ndonëse Jisuj vetë nukë pagëzonte, po nxënësit’ e ati;) 3 La Judhenë, edhe vate përsëri ndë Galilet. 4 Edhe duhej të shkonte ndëpër Samarit.

5 Vjen pra ndë një qytet të Samarisë që thuhetë Sihar, afer’ ati vëndit qe j’a dha Jakovi Josifit birit të ti. 6 Edhe atje ishte një pus i Jakovit. Jisuj pra passi ishte lodhurë nga udha, kështu ndënjti përanë pusit; edhe ora ishte sindonja gjashtë. 7 Vjen një grua nga Samaria të nxjerrë ujë. Jisuj i thot’ asaj, Epmë të pi: 8 Sepse nxënësit’ e ati kishinë vaturë ndë qytett, për të blerë të-ngrëna. 9 I thotë pra ati gruaja Samarite, Qysh ti, dyke qënë Judhe, kërkon të pish prej meje, që jam një grua Samarite?-Sepse Judhenjtë nukë shoqëronjënë me Samaritëtë.

10 Jisum upërgjeq e i tha asaj, Po të dinje dhurëtin’ e Perëndisë, edhe cili ësht’ ay që të thotë, Ep-më të pi, ti kishnje për të lypurë prej ati, edhe ay kishte për të dhënë ty ujë të-gjallë. 11 Gruaja i thotë, Zot, as kovë ke, edhe pusi ësht’ i-thellë; nga e ke ti pra ujët’ e-gjalle? 12 Mos je ti më i-math se ati ynë Jakov, i-cili na ka dhënë këtë pus, edhe vët’ ay pinte nga ky, edhe të bijt’e ati, edhe bagëtit’ e ati? 13 Jisuj upërgjeq e i tha asaj, Kushdo qe pi nga këta ujë, dot’i vinjë et përsëri; 14 Po ay që pi nga ujëtë qe dot’i ap unë, nukë dot’i vinjë et për gjithë jetënë; po ujëtë, që dot’i ap unë, dot’i bënetë burim uji që buron për jetë të-përjetëshme. 15 Gruaja i thotë, Zot, ep-më këta ujë, që të mos më vinjë et, as të mos vinj këtu të nxjer ujë.

16 Jisuj i thot asaj, Ecë, thirrë burrinë t’ënt, edhe eja këtu. 17 Gruaja upërgjeq e tha, S’kam burrë. Jisuj i tha asaj, Mirë the, se s’kam burrë; 18 Sepse ke marrë pesë burra, edhe ay, që ke ndashti, nuk është burri yt; këtë e fole me të-vërtetë.

19 Gruaja i thotë, Zot, po shoh, se ti je profit. 20 Atëritë t’anë ndë këtë mal ufalnë; e juthoni, se ndë Jerusalim është vëndi, ku duhetë të falemi. 21 Jisuj i thot’ asaj, Grua, besomë, se vjen një orë, kur nukë dot’i faleni Atit as ndë këtë mal, as ndë Jerusalim. 22 Ju i faleni ati që nukë dini; neve i falemi ati që dimë; sepse shpëtimi është nga Judhenjtë. 23 Po vjen një orë, edhe ndashti është, kur falëtorët’ e-vërtetë dot’i falenë Atit me frymë e me të-vërtetë; sepse edhe Ati të-këtillë kërkon të jenë ata që i falenë ati. 24 Perëndia është frymë, edhe ata që i falenë duhetë të falenë me frymë e me të-vërtetë.

25 Gruaja i thotë, E di se vjen Messia, ay që thuhetë Krisht; ay kur të vinjë, dotë na apë zë për të-gjitha. 26 Jisuj i thot’ asaj, Unë që të flas jam ay.

27 Edhe mbi këto fjalë erthnë nxënësit’ e ati, edhe uçuditnë se fliste me grua; po asndonjë s’tha, Ç’kërkon? a, Ç flet me atë?

28 Gruaja pra la shtëmbën’ e saj, edhe vate ndë qytett, edhe u thotë njerëzet, 29 Ejani e shihni një njeri, që më tha gjithë sa kam bërë; vallë mos është ky Krishti? 30 Duallnë pra nga qyteti, edhe erthnë tek ay.

31 Edhe ndër mest të këtyre fjalëve nxënësit’i luteshinë, dyke thënë, Ravvi, ha. 32 Po ay u tha atyre, Unë kam të ha një të-ngrënë, që ju nuk’e dimi. 33 Nxënësitë pra i thoshinë njëri tjatërit, Mos i pru njeri të hajë?

34 Jisuj u thot’ atyre, Të-ngrënëtë t’im është të bënj dashurimn’ e ati që më ka dërguarë, edhe të mbaronj punën’ e ati. 35 Nukë thoni ju, Se jan’edhe katrë muaj, edhe vjen të-korrëtë? Na tek pou them juve, Ngrini përpjetë sytë t’uaj, edhe shihni aratë, se janë tashi të-bardha për të korrë. 36 Edhe ay që korr merr pagë, edhe mbleth pemë për jetë të përjetëshme, që të gëzonetë bashkë edhe ay që mbjell edhe ay që korr. 37 Sepse mbë këtë e-vërtetë është fjala, Se tjatër’ ësht’ay që mbjell, edhe tjatër’ ay që korr. 38 Unë u dërgova juve të korrni atë, për të-cilënë juve s’jeni munduarë; të-tjerë umunduanë, edhe ju hytë ndë mundimt t’atyreve.

39 Edhe prej ati qyteti shumë nga Samaritëtë besuanë për fjalën’e gruasë që dëshmoj, Se më tha gjithë sa kam bërë. 40 Samaritëtë pra si erthnë tek ay, i luteshinë të mbesë përan’ atyreve. Edhe mbeti atje dy dit. 41 Edhe shumë më tepërë njerës besuanë për fjalën’ e ati; 42 Edhe gruasë i thoshinë, Se nukë besojmë më për fjalënë t’ënde; sepse neve e dëgjuamë, edhe e njohmë se ky është me të-vërtetë Shpëtimtari i botësë, Krishti.

43 Edhe pas dy ditsh dolli prej andej, edhe vate ndë Galilet. 44 Sepse vetë Jisuj dëshmoj, se asndonjë profit s’ka nder ndë dhet të ti. 45 Kur erdhi pra ndë Galilet, Galileasit’ e pritnë, passi kishinë parë gjithë sa bëri ndë Jerusalim ndë të-kremtet; sepse edhe ata kishin’ ardhurë për të-kremtenë. 46 Jisuj pra erdhi përsëri ndë Kana të Galilesë, ku kishte bërë ujëtë verë.

Edhe ishte një njeri mbretërie, djal’ i të-cillit ishte i-sëmurë ndë Kapernaum. 47 Ky kur dëgjoj, se Jisuj erdhi nga Judhea ndë Galilet, vate tek ay, edhe i lutej të sbresë e të shëronjë të birr’ e ati; Sepse ishte për të vdekurë. Jisuj pra i tha. 48 Ndë mos pafshi shënja e çudira, s’kini për të besuarë. 49 Njeriu i mbretërisë i thotë, Zot, sbrit para se të vdesë çuni im. 50 Jisuj i thotë, Ecë, se yt bir rron. Edhe njeriu i besoj fjalësë që i tha Jisuj, edhe iku. 51 Edhe tek po sbriste, shërbërorët’ e ati upoqnë me atë, edhe i dhanë zë, Se yt bir rron. 52 I pyeti pra mbë ç’orë ubë më mirë. Edhe i thanë, Se dje mbë të-shtattënë orë e lanë ethetë. 53 I ati pra e kupëtoj se këjo ubë mb’atë orë që i tha Jisuj, Se yt bir rron; edhe besoj ay edhe gjithë shtëpi’e ati.

54 Jisuj bëri përsëri këtë çudi të-dytë, si erdhi nga Judhea ndë Jerusalim.

Joanit – Krye 5

1 Pas këtyreve ishte nje e-kremte e Judhenjet; edhe Jisuj hipi ndë Jerusalim. 2 Edhe ndë Jerusalim afërë derës’ së dhënet është një pellk uji që Ebraisht Vithesdha, edhe ka pesë kamare. 3 Ndër këto dirgjej shumë shumicë të-sëmurësh, të-verbërësh, të-çalësh të-thatësh, që pritninë të-luajturit’e ujit. 4 Sepse kohë mbë kohë sbriste një ëngjëll ndë pellkt, edhe trazonte’ujëtë; cili pra të hynte më përpara, pas të-trazuarit t’ujit, bënej i-shëndoshë prej çdo farë smundjeje që të kishte.

5 Edhe atje ishte një njeri, që ishte isëmurë tri-dhjet’ e tetë vjet. 6 Jisuj kur e pa këtë së po dirgjej, edhe mori vesh se prej shumë kohe ndashti ishte i-sëmurë, i thotë, A do të bënesh i-shëndoshë? 7 I sëmuri i upërgjeq, Zot, s’kam njeri të më vërë ndë pellkt, kur trazonet’ ujëtë; sepse tek po vinj unë, tjetërë sbret përpara meje. 8 Jisuj i thotë, Çohu, ngri shtratinë t’ënt, edhe ecë. 9 Edhe për-një-here njeriu ubë i-shëndoshë, edhe ngriti shtratin’ e ti, edhe ecënte. Edhe atë ditë ishte e-shëtunë.

10 Judhenjtë pra i thoshin’ ati që ushërua Esht’ e-shëtunë; nuk ësht’e udhësë të ngresh shtratinë. 11 Ay u upërgjeq atyre, Ay që më shëroj me tha, Ngri shtratinë t’ënt, edhe ecë. 12 E pyetnë pra, Cili është ay njeri që të tha, Ngri shtratinë t’ënt’ edhe ecë? 13 Po ay që ushërua nukë dinte cili është; Sepse Jisuj ushtëmenk, sepse kishte shumë gjindje nd’atë vënt.

14 Pastaj Jisuj e gjen atë ndë hieroret, edhe i tha, Na tek ubërë i-shëndoshë; mos bëj më faj, që të mos të bënetë ndonjë gjë m’ekeqe. 15 Njeriu pra shkoj, edhe u dha zë Judhenjet, se ay që e bëri të-shëndoshë është Jisuj.

16 Edhe përandaj Judhenjtë e ndiqninë Jisunë, dhe kërkoninë t’a vritninë, sepse bënte këto ditën e-shëtunë. 17 Po Jisuj u upërgjeq atyre, Im Atë punon gjer ndashti, edhe unë punonj.

18 Përandaj Judhenjtë më tepërë kërkoninë t’a vritninë, sepse jo vetëmë e prishte të-shëtunënë, po edhe se thoshte, se Perëndia ësht’ i ati, duke bërë vetëhen’e ti si-një-një me Perëndinë.

19 Jisuj pra upërgjeq e u tha atyre,

Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, Biri s’munt të bënjë asgjë prej vetin, ndë mos paftë Atinë dyke bërë këtë; sepse ato që bën ay, këto i bën gjithashtu edhe Biri. 20 Sepse Ati e do Birinë, edhe i dëften gjith’ato që bën vetë; edhe dot’i dëftenjë punëra më të-mëdha se këto, që të çuditeni ju. 21 Sepse sikundrë Ati ngjall të-vdekuritë edhe ep jetë, kështu edhe Biri u ep jetë atyreve që të doje. 22 Sepse Ati nukë gjykon asdonjë, po gjithë gjyqinë j’a dha Birit, 23 që të-gjithë të nderonjënë Birinë, sikundrë nderonjën’ Atinë. Ay që nukë nderon Birine, nukë nderon Atinë që e ka dërguarë.

24 Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, se ay që dëgjon fjalënë t’ime, edhe i beson ati që më ka dërguarë, ka jetë të-përjetëshme, edhe ndë gjyq nukë vjen, po shkoj prej vdekjesë ndë jetët. 25 Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, se vjen një orë, edhe ndashti është, kur të-vdekuritë kanë për të dëgjuarë zërin’ e të Birit të Perëndisë, edhe ata që dëgjonjënë dotë rronjënë. 26 Sepse sikundrë Ati ka jetë ndë vetëhet të ti, kështu i dha edhe të Birit të ketë jetë ndë vetëhet të ti; 27 Edhe i dha pushtet të bënjë edhe gjyq, sepse është Bir njeriu. 28 Mos uçuditni për këtë; se vjen një orë, ndë të-cilët gjith’ ata që janë ndëpër varret dotë dëgjonjënë zërin’ e ati; 29 Edhe dotë dalënë ata që kanë bërë të-mira ndë të-ngjallurë jetë; po ata që kanë punuarë të-liga, ndë të-ngjallurë gjyqi.

30 Unë s’munt të bënj asgjë prej vetëhesë s’imë. Sikundrë dëgjonj, gjukonj; edhe gjyqi im ësht’ i-drejtë; sepse s’kërkonj dashurimnë t’im, po dashurimn’e (Atit) që më dërgoj. 31 Unë ndë dëshmofsha për vetëhenë t’ime, dëshmimi im nuk’është i-vërtetë. 32 Tjetërë ësht’ ay që dëshmon për mua; edhe e di, se dëshmimi që dëshmon për mua ësht’ i-vërtetë. 33 Ju dërguatë te Joani, edhe ay dëshmoj të-vërtetënë. 34 Edhe unë nuk’ e marr dëshmimnë prej njeriu; po them këto, që të shpëtoni ju. 35 Ay ishte kandili që digjetë e bën dritë; edhe ju deshtë të gëzoneni për pak kohë ndë dritët t’ati.

36 Po unë e kam dëshmimnë më të-math se të Joanit; sepse ato punëra që më dha Ati që t’i mbaronj, ato punëratë që bënj unë, dëshmonjënë për mua, se Ati më ka dërguarë. 37 Edhe Ati që më dërgoj, ay dëshmon për mua. As zërin’ e ati s’e keni dëgjuarë kurrë, as faqen’e ati s’e kini parë. 38 Edhe fjal’ e ati s’ka të-ndënjurë ndër ju, sepse ju nuk’ i besoni këti që dërgoj ay. 39 Vëzhgoni shkronjatë, sepse ju kujtoni se ndër ato keni jetë të-përjetëshme; edhe ato jan’ ato që dëshmonjënë për mua. 40 Po s’doni të vini tek unë, që të keni jetë. 41 Nukë marr lavdi prej njerëzish; 42 Po u njoha juve, se s’keni dashurin’e Perëndisë ndër vetëhet t’uaj. 43 Unë kam ardhurë mb’emërit të t’im Eti, e nukë më prisni; nd’arthtë ndonjë tjetërë mb’ emërit të ti, dot’ prisni atë. 44 Qysh muntni të besoni ju që merrni lavdi njeri prej tjetërit, edhe nukë kërkoni lavdinë që është prej të-vetëmit Perëndi?

45 Mos kujtoni, se unë dot’u përflas juve tek Ati; ka kush t’u përflasë juve, Moisiu, mbë të-cilinë ju shpryetë. 46 Sepse po t’i kishitë besuarë Moisiut, dotë më desonit; edhe mua; sepse ay shkroj për mua. 47 Po ndë qoftë se nuk’ u besoni të-shkruaravet t’ati, qysh dot’ u besoni fjalëvet të mis?

Joanit – Krye 6

1 Pastaj Jisuj shkoj përtej detit të Galilesë, të Tiveriadhësë: 2 Edhe shumë gjindje i vanë pas, sepse shihninë çudirat’ e ati që bënte mbi të-sëmurët. 3 Edhe Jisuj hipi ndë malt, edhe rrinte atje bashkë me nxënësit’ e ti.

4 Edhe ishte afërë pashka, e-kremteja e Judhenjet.

5 Jisuj pra kur ngriti sytë, edhe pa se po vinte shumë gjindje tek ay, i thotë Filippit, Nga dotë blemë bukë, që të hanë këta? 6 (Edhe thoshte këtë, që t’a provonte; sepse ay e dinte seç dotë bënte). 7 Filippi i upërgjeq, Dy qint dinarë bukë nuk’ u dalën’ atyre, që të marrë nga një çikë gjithë-si-cili nga ata.

8 Andreu i vëllaj i Simon Pjetrit, një nga nxënësit’ e ati, i thotë, 9 Këtu është një çun i-vogëlë që ka pesë bukë të-elpta, edhe dy pishqe; Po ç’janë këto për kaqë veta?

10 Edhe Jisuj tha, Thoj-u-ni njerëzet të rrinë përdhe. Edhe ishte shumë bar nd’atë vënt. Ndënjnë pra burratë sindonja pesë miljë veta me numërë. 11 Edhe Jisuj mori bukëtë, edhe si ufal ndersë, u’a ndau nxënëset, edhe nxënësitë atyre që kishinë ndënjurë përdhe; kështu edhe prej pishqevet sa deshnë. 12 Edhe si unginjnë, u thotë nxënëset të ti, Mblithni copatë që kanë tepëruarë, që të mos humbasë gjë. 13 I mblothnë pra, edhe mbushnë dy-mbë-dhjetë kofinë me copa nga të pesë bukët’ e-elpta që u tepëruanë atyreve që hëngrre.

14 Njerëzitë pra, kur panë çudinë që bëri Jisuj, thoshinë, Se me të-vërtetë ky është ay profiti që ka për të ardhurë ndë botët. 15 Jisuj pra si e kupëtoj, se doninë të vininë, e t’a rrëmbeninë, që t’a bëninë mbret, iku përsëri ndë malt ay vetëmë.

16 Edhe si ungrys, nxënësit’ e ati sbritnë ndë dett; 17 Edhe hynë ndë lundrët, edhe shkuanë përtej detit ndë Kapernaum. Edhe ndashti ishte bërë errëte, edhe Jisuj s’ kishte ardhurë tek ata; 18 Edhe deti po ngrihej, se po frynte er’ e-madhe. 19 Passi vozitnë pra sindonja një-zet e pesë a tridhjetë stadhe, shohënë Jisunë dyke ecurë mbi dett, edhe dyke ardhurë afërë lundrësë; edhe ufrikësuanë. 20 Po ay u thot’ atyre, Unë jam, mos ufrikësoni. 21 Deshnë pra t’a marrënë ndë lundrët; edhe për-një-here lundra ugjënt mb’ atë dhe që vininë.

22 Mbë të-nesërmet gjindja që kishte ndënjurë përtej detit, kur panë, se s’ishte atje tjetërë lundrëzë, veç një, ajo, ndë të-cilët hynë nxënësit’e ti, edhe se nukë hyri Jisuj ndë lundrëzët bashkë me nxënësit’ e ti, po vetëmë nxënësit’ e ati, shkuanë; 23 (Edhe të-tjera lundrëza erthnë nga Tiveriadha afër’ ati vëndi ku hëngrrë bukënë, passi ufal ndersë Zoti;) 24 Gjindja pra kur pa, se Jisuj nuk është atje, as nxënësit’ e ati, hipnë edhe ata ndëpër lundrai, edhe erthnë ndë Kapernaum dyke kërkuarë Jisunë.

25 Edhe si e gjetnë përtej detit, i thanë, Ravvi, kur erdhe këtu? 26 Jisuj u upërgjeq atyre e tha, Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, më kërkoni, jo sepse patë çudira, po sepse hengrëtë nga bukëtë edhe unginjtë. 27 Mos punoni për ushqiminë që prishetë, po për ushqiminë që mbëtetë për jetë të përjetëshme, të-cilinë dot’ u apë juve i Bir’ i njeriut; sepse këtë e vulosi Ati, Perëndia.

28 I thanë pra, Ç’të bëjmë, që të punojmë punërat’ e Perëndisë? 29 Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Kejo është pun’ e Perëndisë, t’ i besoni ati që ka dërguar’ ay.

30 I thanë pra, Ç’shënjë bën pra ti, që të shohëmë, e të të besojmë ty? ç punon? 31 Atëritë t’anë hëngrrë mannënë ndë shkretëtirët, sikundrë është shkruarë, “Bukë nga qielli u dha atyre të hanë.” 32 Jisuj pra u tha atyre, Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, Moisiu nuk’ u dha juve bukënë nga qielli; po im Atë u ep juve bukën’ e-vërtetë nga qielli. 33 Sepse buk’e Perëndisë ësht’ ay që sbret nga qielli, edhe qe i ep jetë botësë.

34 I thanë pra, Zot, ep-na përherë këtë bukë.

35 Edhe Jisuj u tha atyre, Unë jam buk’ ejetësë; ay që vjen tek unë, nukë dotë ketë uri; edhe ay që më beson, nukë dotë ketë et kurrë. 36 Po u thashë juve, se edhe më patë edhe nukë besoni. 37 Gjithë ç’më ep Ati, dotë vinjë tek unë; edhe atë që të vingë tek unë, nukë dot’e nxjer jashtë; 38 Sepse kam sbriturë nga qielli, jo për të bërë dashuriminë t’im, po dashurimin’e ati që më ka dërguarë. 39 Edhe ky është dashurimi i Atit që më ka dërguarë, prej gjithë ç’më ka dhënë të mos humbas asgjë, po t’a ngjall ndë ditët të-pastajme. 40 Edhe ky është dashurimi i ati që më ka dërguarë, kushdo që sheh Birinë e i beson, të ketë jetë të-përjetëshme; edhe unë dot’a ngjall ndë ditët të-pastajme.

41 Judhenjtë pra murmurisninë për atë, se tha, Unë jam buke që sbrita nga qielli; 42 Edhe thoshinë, Nuk’ është ky Jisuj i bir’ i Josifit, të-cilit neve i njohëmë t’an’ edhe t’ëmënë; qysh thotë pra ky, Se kam sbriturë nga qielli?

43 Jisuj pra upërgjeq e u tha atyre, Mos murmurisni ndë mest t’uaj. 44 Asndonjë s’munt të vinjë tek unë, ndë mos e heqtë Ati që më ka dërguarë; edhe unë dot’a ngjall atë ndë ditët të-past’ajme. 45 Është shkruarë ndë profitërit, “Edhe të-gjithë dotë jenë të-mësuarë nga Perëndia.” Kushdo pra që ka dëgjuarë prej Atit, edhe është mësuarë, vjen tek uuë. 46 Jo se ka parë ndonjë Atinë, veç ay që është nga Perendia; ky e ka parë Atinë. 47 Me të-vërtetë po u them juve, Ay që më beson ka jetë të-përjetëshme. 48 Unë jam buk’ e jetësë. 49 Atëritë t’uaj hëngrrë mannënë ndë shkretëtirët, edhe vdiqnë. 50 Kejo është buka që sbret nga qielli, që të haje ndonjë prej asaj, edhe te mos vdesë. 51 Unë jam buk’ e-gjallë që sbriti nga qielli. Nde hëngretë njeri prej kësaj buke, dotë rronjë për gjithë jetënë. Edhe buka qe dot’ ap unë, është mishi im, të-cilinë unë dot’a ap për jetën’ e botësë.

52 Judhenjtë pra haheshinë njëri me tjatrinë, dyke thënë, Qysh munt të na apë ky të hamë mishin’ e ati?

53 Jisuj pra u tha atyre, Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, Ndë mos hëngrëshi mishin’ e të Birit të njeriut, edhe ndë mos pifshi gjakun’ e ati, s’ keni jetë ndë vetëhet t’uaj.

54 Ay që ha mishinë t’im, edhe pi gjakunë t’im, ka jetë të-përjetëshme, edhe unë dot’a ngjall ndë ditët të-pastajme. 55 Sepse mishi im është me të-vërtetë ushqim, edhe gjaku im është me të-vërtetë të-pirë. 56 Ay që ha mishinë t’im, edhe pi gjakunë t’im, mbetetë tek unë, edhe unë tek ay. 57 Sikundrë më dërgoj Ati që rron, edhe unë rronj për Atinë, kështu edhe ay që ha mua, dotë rronjë edhe ay për mua. 58 Këjo është buka që sbriti nga qielli; jo sikundrë atëritë t’anë hëngrrë mannënë, edhe vdiqnë; ay që ha këtë bukë, dotë rronjë për gjithë jetënë.

59 Këto tha ndë sinagogjit dyke mësuarë ndë Kapernaum.

60 Shumë veta pra nga nxënësit’ e ati kur dëgjuanë, thanë, Këjo fjalë ësht’ e-ashpërë; cili munt t’a dëgjonjë? 61 Edhe Jisuj si e kupëtoj ndë vetëhet, se nxënësit; e ti po murmurisninë për këtë fjalë, u tha atyre, Këjo uskandhalis juve? 62 Ç’dotë thoni pra, ndë qoftë se shihni të Birin’ e njeriut dyke hipurë atje ku ishte më përpara? 63 Fryma ësht’ ajo që ep jetë; mishi nukë vëjen asgjë; fjalëtë qe u flas unë juve, janë frymë, edhe janë jetë. 64 Po janë ca prej jush që nukë besonjënë. Sepse Jisuj e dinte që ndë kryet, cilëtë jan’ ata që s’ besoniënë, edhe cili ësht’ ay që dot’a trathëtontë. 65 Edhe thoshte, Përandaj u thashë juve, se asndonje s’munt të vinjë tek unë, ndë mos i është dhënë prej t’im Eti.

66 Që mb’atë herë pra shumë nga nxënësit’e ti ukthyenë prapa, edhe nuk’ ecninë më bashkë me atë.

67 Jisuj pra u tha të dy-mbë-dhjetëvet, Mos doni të ikëni edhe ju? 68 Simon Pietri i upërgjeq pra ati, Zot, Te dili të vemi? <i<ti< i=””> ke fjalë jete së-përjetëshme. 69 Edhe neve kemi besuarë, edhe e kemi njohurë, se tiije Krishti i Bir’i Perëndisë (së-gjalë). 70 Jisuj u upërgjeq atyre, A nuk’ u sgjodha unë juve të dy-mbë-dhjetëtë? Po një prej jush është djali. 71 Edhe thoshte për Judhë Jskariotinë, të birin’ e Simonit; sepse ky, ndonëse ishte një prej të dy-mbë-dhjetëvet, e kishte për të trathëtuar’ atë.

Joanit – Krye 7

1 Edhe pas këtyre fjalëve Jisuj ecënte ndë Galilet; sepse s’donte të ecënte ndë Judhet, sepse Judhenjtë kërkoninë t’a vrisninë.

2 Edhe ishte afër’ e-kremteja e Judhenjet, tendë-ngrehëja. 3 Të vëllezërit’ e ti pra i thanë, Ikë së-këtejmi, edhe ecë ndë Judhet, që të shohën’ edhe nxënësit’ e tu punërat’ e tua që bën; 4 Sepse asndonjë s’bën gjë fshehurazi, edhe kërkon vetë të jet’ i-çfaqurë. Ndë bën këto, çfaq vetëhenë t’ënde ndë botët. 5 Sepse as të vëllezërit’ e ti nuk’ i besoninë. 6 Jisuj u thotë pra atyre, Koha ime edhe s’ka ardhurë, po koha juaj, është përherë gati. 7 Bota s’munt t’u ketë mëri juve; po mua më ka mëri, sepse unë dëshmonj për atë, se punërat’ e asaj janë të-liga. 8 Ju hipni ndë këtë tëkremtë; unë (edhe) nukë vete nde këtë të-kremte, sepse koha ime edhe s’është mbushurë.

9 Edhe si u tha atyre këto, mbeti ndë Galilet. 10 Edhe si hipnë të vëllezërit’ e ati, hipi edhe ay ndë të-kremtet, jo faqeza, po si fshehurazi.

11 Judhenjtë pra e kërkoninë ndë të-kremtet, edhe thoshinë, Ku ësht’ ay? 12 Edhe ishte për atë shumë murmuri ndër mest të gjindjesë; Ca thoshinë, Se ësht’ i-mirë; e të-tjerë thoshinë, Jo; po gënjen gjindjenë. 13 Po asndonjë nukë flliste sheshit për atë, nga frika e Judhenjet.

14 Edhe ndashti tek ishte përgjusmë e-kremtja, Jisuj hipi ndë hieroret, edhe mësonte. 15 Edhe Judhenjtë çuditeshinë, dyke thënë, Qysh di ky dituri pa mësuarë?

16 Jisuj u upërgjeq atyre, e tha, Mësimi im nuk’ është imi, po i ati që më ka dërguarë. 17 Ndë do ndonjë të bënjë dashurimn’ e ati, dotë njohë për mësimnë, nd’është nga Perëndia, apo ndë flas unë prej vetëhesë s’ime. 18 Ay që flet prej vetëhes’ kë ti, kërkon lavdin’ e ti; po ay që kërkon lavdin’ e ati që e ka dërguarë, ky ësht’ i-vërtetë, edhe shtrëmbëri tek ay nukë ka.

19 A nuk’ u dha juve nominë Moisiu? edhe asnjë prej jush s’bën nominë Përse kërkoni të më vrisni?

20 Gjindja upërgjeq e tha, ke djallinë. Cili kërkon të të vrasë?

21 Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Një punë bëra, edhe të-gjithë çuditeni. 22 Përandaj Moisiu u ka dhënë juve rrethpresjenë, (jo se është nga Moisiu, po nga atëritë), edhe të-shëtunë rrethprisni njeri. 23 Ndë qoftë se njeriu merr rrethpresje ditën’ e-shëtunë, që të mos prishetë nom’ i Moisiut, mbë mua zëmëroneni, sepse një njeri të-tërë e bëra të-shëndoshë ditën’ e-shëtunë? 24 Mos gjykoni për faqe, po gjykoni gjyqin’ e-drejtë.

25 Ca pra prej Jerosolimitëvet thoshinë, Nuk’ është ky që kërkoninë t’a vrasënë? 26 Po na tek po flet ndër sy, edhe s’i thonë asgjë. Mos e njohnë me të-vërtetë të-parëtë, se ky është me të-vërtetë Krishti? 27 Po këtë e dimë nga është; po kur vjenKrishti, asndonjë s’e di nga është.

28 Jisuj pra thërriti dyke mësuarë ndë hieroret, edhe tha, Edhe mua më dini, edhe nga jam e dini; edhe s’kam ardhurë prej vetiu, po ësht’i vërtetë ay që më ka dërguarë, të-cilinë ju nuk’e dini; 29 Po un’e di atë sepse jam prej ati, edhe ay më dërgoj.

30 Kërkoninë pra t’a zënë; po asndonjë s’vuri dorënë mbi atë, sepse edhe s’ i kishte ardhurë ora.

31 Edhe shumë veta prej gjindjesë i besuanë, edhe thoshinë, Se kur të vinjë Krishti, mos dotë bënje më shumë shënja se këto që bëri ky?

32 Farisenjtë dëgjuanë gjindjenë se po pishpëllinjënë këto për atë; edhe dërguanë Farisenjt; edhe kryepritëritë shërbëtorë që t’a zënë. Jisuj pra u tha (atyre). 33 Edhe pak kohë jam bashkë me ju, edhe vete tek ay që më dërgoj. 34 Dotë më kërkoni, e nukë dotë më gjeni; Edhe atje ku jam unë ju s’ munt të vini. 35 Judhenjtë pra thanë me vetëhen’ e tyre, Kudotë vejë ky, që neve nukë dot’a gjejmë? Mos dotë vejë ndër ata që janë përndarë ndër Grekërit, e të mësonjë grekëritë? 36 Ç’është këjo fjalë qe tha, Dotë më kërkoni, e nukë dotë më gjent? edhe, Atje ku jam unë, ju s’ munt të vini?

37 Edhe të-pastajmenë ditë, ditën’ e-madhe e së-kremtesë, Jisuj qëndroj e thërriti, dyke thënë, Kush të ketë et, letë vinjë tek unë, e letë pijë. 38 Ay që më beson mus, sikundrë tha Shkronja, lumënj uji të-gjallë dotë rrjedhënë nga barku i ati. 39 (Edhe këtë e tha për Frymënë që kishinë për të marrë ata që dot’i besoninë; sepse edhe s’ishte dhënë frym’ e-Shënjtëruarë; sepse Jisuj edhe s’ishte lavduruarë).

40 Shumë veta pra prej gjindjesë kur dëgjuanë këtë fjalë, thoshinë, Ky është me të-vërtetë profiti. 41 Të-tjerë thoshinë, Ky është Krithti. Po të-tjerë thoshinë, Mos vjen Krishti nga Galilea? 42 Nukë tha shkronja, se Krishti vjen nga far’e Dhavidhit, edhe nga fshati Vithleem, ku ishte Davidhi? 43 Ubë pra një çarje ndër gjindjet për atë. 44 Edhe ca prej atyreve doninë t’a zininë; po asndonjë s’vuri duartë mbi atë.

45 Erthnë pra shërbëtorëtë te kryepriftërit’e te Farisenjtë, edhe ata u than’ atyre, Përse s’e prutë? 46 Shërbëtorëtë upërgjeqnë, Askurrë ndonjëherë s’ka folurë njeri kësntu, posi ky njeri. 47 Farisenjtë pra u upërgjeqnë atyre, Mos ugënjyet’ edhe ju? 48 Mos i ka besuarë ati ndonjë prej të-parëvet a prej Farisenjvet? 49 Po këjo gjindje që s’ di nomnë, janë të mallëkuarë.

50 U thot’ atyre Nikodhimi, (ay që pat ardhurë natënë tek ay, i-cili ishte një prej atyre,) 51 Mos e gjykon njerinë nomi ynë, pa dëgjuarë më përpara ;rej ati, e pa marrë vesh seç bën.

52 Upërgjeqnë e i thanë, Mos je edhe ti nga Galilea? vëzhgo e shih, se profit nga Galilea nuk’ është ngrifurë.

53 Edhe gjithë-sicili vate ndë shtëpit të ti.

Joanit – Krye 8

1 Edhe Jisuj vate ndë malt t’ullinjvet.

2 Edhe mbë të-vagulluarët erdhi përsëri ndë hieroret, edhe gjithë llauzi vinte tek ay; edhe ay ndënji e i mësonte.

3 Edhe shkronësit’ e Farisenjtë i bjenë një grua të-zënë ndë kurvëri, edhe si e vunë ndë mest, 4 I thonë, Mësonjës, këjo grua është zënë mbi punët dyke kurvëruarë. 5 Edhe Moisiu ndë nomt na ka porositurë të-tellatë gra të vritenë me gurë; ti pra ç’thua? 6 Edhe këtë e thoshinë dyke ngarë atë, që të me se t’a përflasënë. Po Jisuj uunjt, e skruante me gishinë mbë dhet. 7 Edhe passi qëndroninë dyke pyetur’ atë, ungrit, e u tha atyre, Ipafajmi prej jush, ky më përpara letë hedhë gurinë mbi atë. 8 Edhe përsëri uunjt, e shkruante mbe dhet. 9 Edhe ata kur dëgjuanë, edhe pasi qërtonëshinë prej ndërgjegjesë, zunë të dilninë jashtë një nga një, që prej pleqvet e gjer mbë të-fundëshmit; edhe Jisuj mbeti vetëmë, edhe guraja ishte dyke ndënjurë ndë mest. 10 Edhe Jisuj si ungrit, edhe nukë pa asdonjë veç gruasë, i tha asaj, Grua, ku jan’ ata që të përflisninë? asndonjë s’ të dënoj? 11 Edhe ajo tha, Asndonjë, Zot. Edhe Jisuj i tha, As unë nukë të dënonj; shko, edhe mos fëje më.

12 Jisuj pra përsëri u foli atyre, dyke thënë, Unë jam drit’ e botësë; ay që më vjen pas, nukë dot’ ecënjë nd’ errësirët, po dotë ketë dritën’ e jetësë.

13 Farisenjtë pra i thanë, Ti dëshmon për vetëhenë t’ënde; dëshmimi ut nuk’ ësht’ i-vërtetë. 14 Jisuj upërqjeq e u tha atyre, Edhe ndë dëshmofsha unë për vetëhenë t’ime, dëshmimi im ësht’i-vërtetë, sepse e di nga erdha, e ku vete; po ju s’e dini nga erdha, e ku vete. 15 Ju gjykoni pas mishit; unë nukë gjykonj asnjeri. 16 Po edhe ndë gjukofsha unë, gjyqi im ësht’ i-vërtetë; sepse nukë jam vetëmë, po unë edhe Ati që më dërgoj. 17 Edhe ndë nomt t’uaj është shkruarë, Se dëshmimi i dy njerësve ësht’ i-vërtetë. 18 Unë jam ay që dëshmonj për vetëhenë t’ime, edhe Ati që më dërgoj dëshmon për mua. 19 I thoshinë pra, Ku është yt Atë? Jisuj upërgjeq. As mua s’më dini, as t’im Atë; po të më dinitë mua, dotë dinit’ edhe t’im Atë.

20 Këto fjalë i foli Jisuj ndë vëntt të thesarit, dyke mësuarë ndë hieroret; edhe asndonjë nuk’ e zuri, sepse edhe s’i kishte ardhur’ ora.

21 Jisuj pra përsëri u tha atyre, Unë po vete, edhe dotë më kërkoni, edhe dotë vdisni ndë fajt t’uaj. Ku vete unë, ju nukë munt të vini. Judhenjtë pra thoshinë, 22 Mos dotë vrasë vetëhen e ti, e përandaj thotë; Atje ku vete unë, ju s’munt të vini? 23 Edhe ay u tha atyre, Ju jeni prej atyre që janë poshtë, unë jam prej atyre që janë lart. Ju jeni prej kësaj bote; unë nukë jam prej kësaj bote. 24 U thashë pra juve, se dotë vdisni ndë fajet t’uaj; sepse ndë mos besofshi se unë jam, dotë vdisni ndë fajet t’uaj.

25 I thoshinë pra, Cili je ti? Edhe Jisuj u tha atyre, Unë jam ay që u thashë juve që ndë kryet. 26 Shumë kam për të thënë, e përtë gjykuarë për ju; po ay që më dërgoj ësht’ i-vërtetë; edhe unë sa dëgjova prej ati, këto i them botësë. – 27 Nukë kupëtuanë, se u thoshte për Atinë.

28 Jisuj pra u tha atyre, Kur të ngrini lart të Birin’e njeriut, atëhere dotë njihni se unë jam, edhe nukë bënj asgjë prej vetëhesë s’ ime, po sikundrë më mësoj im atë, këto flas. 29 Edhe ay që më dërgoj është bashkë me mua; Ati nukë më la vetëmë; sepse unë bënj përherë ato që i pëlqenjënë.

30 Ay tek ishte dyke folurë këto, shumë veta i besuanë.

31 Jisuj pra u thoshte atyre Judhenjet që i kishinë besuare, Ndë qoftë se besoni ju ndë fjalët t’ime, jeni me të-vërtetë nxënës të-mi; 32 Edhe dotë njihni të-vërtetënë, edhe evërteta dot’u lironjë juve.

33 I upërgjeqnë ati, Jemi far’e Avraamit, edhe asnjeriu nuk’i jemi bërë kurrë shërbëtorë; qysh thua ti, Se dotë bëheni të-liruarë? 34 Jisuj u upërgjeq atyre, Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, Sekushdo që bën fajnë, shërbëtuar’ i fajit është. 35 Edhe shërbëtori nukë mbetetë ndë shtëpit për gjithë jetënë; po biri mbetetë për gjithë jetënë. 36 Ndë u liroftë pra juve Biri, me të-vërtetë dotë jeni të-liruarë. 37 E di se jeni far’e Avraamit; po kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nukë zë vënt ndër ju. 38 Unë flas ç’kam parë përanë t’im Eti; edhe ju gjithashtu bëni ç’keni parë përanë atit t’uaj. 39 I upërgjeqnë e i thanë, Ati unë është Avraami. Jisuj u thot’ atyre, Po të ishitë bij t’Avraamit, punërat’e Avraamit dotë bënite. 40 Po ndashti kërkoni të më vrisni, njeri që u kam folurë të-vërtetënë, që dëgjova prej Perëndisë; Avraami këtë nuk’ e bëri. 41 Ju bëni punërat’ e atit t’uaj.

I thanë pra ati, Neve s’kemi lindurë prej kurvërie; një atë kemi, Perëndinë. 42 Jisuj pra u tha atyre, Po të ishte Perëndia ati juaj, dotë më donitë; sepse unë prej Perëndisë dolla, edhe prej ati vinj; sepse nuk’arthçë prej vetëhesë s’ime, po ay më dërgoj. 43 Përse nukë njihni të-foluritë t’im? sepse nukë munt të dëgjoni fjalënë t’ime. 44 Ju jeni prej djallit, atit t’uaj edhe doni të bëni dëshërimet’ e atit t’uaj. Ay ishte që ndë kryet njeri-vrasës, edhe nukë qëndron ndë të-vërtetët; sepse të-vërtetë nukë ka tek ay. Kur flet gënjeshtrënë, flet nga të-tijatë; sepse është gënjeshtar, edhe i at’i asaj, i gënjeshtrësë. 45 Po mua, sepse them të-vërtetënë, nukë më besoni. 46 Cili prej jush më shan për faj? po ndë them të-vërtetënë, përse s’më besoni ju? 47 Ay që është prej Perëndisë, fjalët’e Perëndisë dëgjon; përandaj ju nukë dëgjoni, sepse prej Perëndisë nukë jeni.

48 Judhenjtë pra upërgjeqnë e i thanë, Nukë themi mirë ne, se ti je Samarit, edhe diall ke? 49 Jisuj upërgjeq, Unë djall s’kam, po nderonj t’im Atë, edhe ju më çnderoni. 50 Edhe unë s’kërkonj lavdinë t’ime; është ay që kërkon e që gjykon. 51 Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, Ndë ruajtë ndonjë fjalënë t’ime, nukë dotë shohë vdekje për gjithë jetënë. 52 Judhenjtë pra i thanë, Ndashti e muarmë vesh, se ke djall. Avraami vdiq edhe profitëritë, edhe ti thus, Ndë ruajtë ndonjë fjalënë t’ime, nukë dotë ngjëronetë vdekje për gjithë jetënë. 53 Mos je ti më i-math se ati ynë Avraam, i-cili vdiq? edhe profitëritë vdiqnë; ti cilinë e bën vetëhenë t’ënde? 54 Jisuj upërgjeq, Unë ndë lavduronj vetëhenë t’ime, lavdia ime s’ësht’ asgjë; im Atë ësht’ ay që me lavduron, për të-cilinë ju thoni se është Perëndia juaj; 55 Edhe s’e keni njohurë, po un’e njoh; edhe ndë thënça se nuk’e njoh, dotë jem posi ju, gënjeshtar; po e njoh, edhe ruanj fjalën’ e ati. 56 Avraami ati juaj gëzonej të shohë ditënë t’ime; edhe e pa, e ugëzua.

57 Judhenjtë pra i thanë, Pesë-dhjetë vjet edhe s’i ke, edhe Avraaminë e ke parë? 58 Jisuj u tha atyre, Me të-vërtetë me të-vërtetë, po u them juve. Para se të lintnjë Avraami, unë jam.

59 Ngritnë pra gurë që t’i hithninë kundr’ ati; po Jisuj ufsheh, edhe dolli nga hieroreja, edhe shkoj ndëpër mest t’atyreve; edhe kështu iku.

Joanit – Krye 9

1 Edhe dyke shkuarë, pa një njeri të-verbërë që prej të-lindurit. 2 Edhe nxënësit’ e ati e pyetnë, dyke thënë, Ravvi, cili fëjeu, ky apo prindërit’e ati, që të lintnjë i-verbërë? 3 Jisuj upërgjeq, As ky fëjeu, as prindërit’ e ati; po që të dëftenenë punërat’e Perëndisë tek ay. 4 Unë duhetë të punonj punërat’ e ati që më dërgoj, gjersa është ditë: vjen natë, kur asdonjë s’munt të punonjë. 5 Sa të jem ndë botët, jam drit’ e botësë.

6 Pasi tha këto, pshtyti përdhe, edhe bëri baltë prej pshtymësë, edhe leu syt’e të-verbërit me baltënë; 7 Edhe i tha ati, Shko e lahu ndë pellkt të Silloamit, (që e-kthyerë do më thënë i-Dërguarë). Vate pra e ula, edhe erdhi dyke parë. 8 Fëqinjtë pra, edhe ata që e shihninë më përpara se ishte i-verbërë, thoshinë, Nuk’ është ky ay që rrinte e lypënte? 9 Të-tjerë thoshinë, Se ky është; edhe të-tjerë, Se i shëmbëllen; 10 po ay thoshte, Se unë jam. I thoshinë pra, Qysh t’uhapnë sytë? 11 Ay upërgjeq e tha, Një njeri që thuhetë Jisj bëri baltë, edhe më leu sytë, edhe me tha, Shko ndë pellkt të Silloamit, edhe lahu. Edhe si vajta e ulava, hapa sytë. 12 I thanë pra, Ku ësht’ ay? Thotë, Nukë di.

13 E bjenë te Farisenjtë atë që ishte njëherë i-verbërë. 14 Edhe ishte e-shëtunë, kur bëri baltënë Jisuj, edhe i hapi ati sytë. 15 Përsëri pra e pyetnin’ edhe Farisenjtë, Qysh hapi sytë? 16 Edhe ay u tha atyre, Vuri baltë mbi syt të mi, edhe ulava, edhe shoh. Ca pra prej Farisenjet thoshinë, Ky njeri nuk’ është nga Perëndia, sepse nukë ruan të-shëtunënë. Të-tjerë thoshinë, Qysh munt të bënjë të-tilla çudira një njeri fajtuar? Edhe ishtë një çarje ndër mest t’atyreve. 17 I thonë përsëri të-verbërit, Ti ç’thua për atë, sepse te hapi sytë? Edhe ay tha, Se është profit.

18 Judhenjtë pra nukë besuanë për atë se ishte i-verbërë, edhe hapi sytë, gjersa thërritnë prindërit’e ati që i uhapnë sytë; 19 Edhe i pyetnë dyke thënë, Ky është biri juaj, për të-cilinë ju thoni se ka lindurë i-verbërë? qysh sheh pra ndashti? 20 Prindërit’ e ati u upërgjeqnë atyre, e thanë, E dimë se ky është biri unë, edhe se ka lindurë i-verbërë; 21 Po qysh sheh ndashti nukë dimë; a cili i hapi sytë, neve nukë dimë; ay moshë ka, pyet-e-ni; ay dotë flase për vetëhen’ e ti.

22 Këto thanë prindërit’ e ati, sepse kishinë frikë nga Judhenjtë; sepse Judhenjtë ndashti kishinë lidhurë fjalë, që ay që t’a rrëfenjë për Krisht të bënetë jashtë sinagogjisë. 23 Përandaj prindërit’ e ati thanë, Se moshë ka, pyet-e-ni.

24 Thirrnë pra për-së-dyti njerinë, që kishte qënë i-verbërë, edhe i thanë, Ep-i lavdi Perëndisë; neve e dimë se ky njeri është fajtnar. 25 Ay pra upërgjeq e tha, Nd’është fajtuar, nuk’ e di; një di, se qeshë i-verbërë, edhe ndashti shoh. 26 Edhe i thanë përsëri, C’të bëri? qysh t’i api sytë? 27 U upërgjeq atyre, Ndashti u thashë juve, edhe nukë dëgjuatë; ç’doni përsëri të dëgjoni? mos edhe juve doni të bëhi nxënës t’ati?

28 E shanë pra, edhe thanë, Ti je nxënës i ati; po neve jemi nxënës të Moisiut. 29 Neve dimë se Perëndia i foli Moisiut; po këtë nuk’ e dimë nga është. 30 Njeriu upërgjeq e u tha atyre, Ndë këtë me të-vërtetë është çudia, se ju s’e dini nga është, edhe mua më hapi sytë. 31 Edhe e dimë, se Perëndia nukë dëgjon fajtorë; po ndë pastë ndonjë frikë Perëndie, edhe të bënjë dashurimn’e ati, këtë e dëgjon. 32 Që prej kryes’ së jetësë nuk’ është dëgjuarë, se hapi njeri syt’ e njëj që ka lindur’ i-verbërë. 33 Ndë mos ishte ky nga Perëndia, nukë dotë muntte të bënte asgjë. 34 Upërgjeqnë e i thanë, Ti ke lindur’ i-tërë ndë faje, edhe ti na mëson? edhe e nxuarnë jashtë.

35 Jisuj dëgjoj, se e nxuarnë jashtë; edhe si e gjeti, i tha, I beson të Birit të Perëndisë? 36 Ay upërgjeq e tha, Cili esht’ ay, Zot, që t’i besonj? 37 Edhe Jisuj i tha, Edhe e ke parë, edhe ay është që flet baskë me ty. 38 Edhe ay tha, Besonj o Zot, edhe i ufal.

39 Pastaj Jisuj tha, Unë për gjyq kam ardhurë ndë këtë botë, që të shohën’ ata që nukë shohënë, edhe të bënenë të-verbërë ata që shohënë. 40 Edhe prej farisenjet sa ishinë bashkë me atë i dëgjuanë këto, edhe i thanë, Mos jemi edhe neve të-verbërë? 41 Jisuj u tha atyre, Po të ishitë të-verbërë, nukë dotë kishitë faj; po tashti thoni, Se shohëmë; faji juaj pra mbetetë.

Joanit – Krye 10

1 Me të-vërtetë, me të-vertetë po u them juvë, Ay që nukë hyn nga dera ndë oborrt të dhënvet, po hipën që gjetkë, ay është vjedhës edhe kursar. 2 Po ay që hyn nga dera, eshte bariu i dhënvet. 3 Këti i hap derënë portari; edhe dhëntë dëgjonjënë zërin’e ati; edhe thërret dhënt’ e ti me emërë, edhe i nxjer. 4 Edhe kur nxjer dhënt’ e ti, vete përpara atyreve; edhe dhënt’i venë prapa, sepse e njohënë zërin’ e ati. 5 Po të-huajit nukë dot’i venë prapa, po dot’ ikënjënë prej ati; sepse nuk’e njohënë zërin’ e të-huajvet.

6 Këtë paravoli u tha atyre Jisuj; po ata nukë kupëtuanë ç’ishinë këto që u fliste atyre.

7 Jisuj pra u tha atyre përsëri, Me te-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, se unë jam dera e dhënvet. 8 Gjithë sa erthnë para meje janë vjedhës edhe kursarë; po dhëntë nuk’ u dëgjuan’ atyre. 9 Unë jam dera; me anë t’ime ndë hyftë ndonjë, dotë shpëtonjë, edhe dotë hynjë edhe dotë dalë, edhe dotë gjenjë të-kulloturë. 10 Vjedhësi nukë vjen, veç për të vjedhur’ e për të therur’ e për të prishurë; un’arthçë, që të kenë jetë, edhe t’a kenë me të-tepërë. 11 Unë jam bariu i-mirë; bariu i-mirë vë jetën’ e ti për dhëntë. 12 Po ay që ësht’ i-pajtuarë, edhe që s’është bari, të-cilit dhëntë s’janë të-tijatë, sheh ujkunë dyke ardhurë, edhe lë dhënt’ e ikën, edhe ujku i rrëmben ato, edhe përndan dhëntë. 13 Edhe i-pajtuari ikën, sepse është i-pajtuarë, edhe s’ do të dijë për dhëntë. 14 Unë jam bariu i-mirë, edhe njoh të-mijatë, edhe njihem prej të-mijavet, 15 Sikundrë me njeh Ati, edhe un’e njoh Atinë; edhe vë jetënë t’imë për dhëntë. 16 Kam edhe të-tjera dhën, të-cilatë s’janë prëj këti oborri; duhetë t’i mbleth edhe ato; edhe dotë dëgjonjënë zënë t’im; edhe dotë bënetë një tufë e një bari. 17 Përandaj Ati më do, sepse uuë vë jetënë t’ime, që t’a marr përsëri. 18 Asndonjë s’e ngre prej meje, po un’e ve prej vetiu; kam pushtet t’a vë, edhe kam pushtet t’a marr përsëri. Këtë porosi mora prej t’im Eti.

19 Përsëri pra ubë një çarje ndër mest të Judhenjet për këto fjalë. 20 Edhe shumë veta prej atyreve thoshinë, Djall ka, edhe ësht’i shkalluarë; ç’e dëgjoni? 21 Të-tjerë thoshinë, Këto fjalë nukë janë fjalë të-djallosuri; mos munt djalli t’u hapnjë sytë të-verbëret?

22 Edhe ubë e-kremteja e të-shënjtëruarit të hieroresë ndë Jerusalim, edhe ishte dimër.

23 Edhe Jisuj ecënte ndë hieroret, ndë kamaret të Sollomonit. 24 Judhenjtë pra e qerthëlluanë, edhe i thoshinë, Gjer kur mban ndë dyshim shpirtinë t’ëne? ndë je ti Krishti, na thuaj ndër sy.

25 Jisuj u upërgjeq atyre, U thashë juve, edhe nukë besoni. Punëratë që bënj unë mb’ emërit të t’im Eti, këto dëshmonjënë për mua. 26 Po ju nukë besoni; sepse nukë jini prej dhënvet të mia. 27 Sikundrë u thashë juve, dhënt’ e mia dëgjonjënë zënë t’im, edhe un’ i njoh; edhe më vinjenë pas. 28 Edhe un’u ap atyre jetë të-përjetëshme; edhe nukë dotë jumbasënë për gjithë jetënë, edhe nukë dot’ i rrëmbenjë njeri ato prej dorësë s’ime.

29 Im Atë, që m’i ka dhënë, është më imath se të-gjithë; edhe asnjë s’munt t’i rrëmbenjë prej dorës’ së t’im eti. 30 Unë edhe Ati jemi një.

31 Përsëri pra Judhenjtë rroknë gurë, që t’i bininë me gurë.

32 Jisuj u upërgjeq atyre, Shumë punëra të-mira u rrëfeva juve prej t’im Eti; për ç’punë nga ato më bini me gurë? 33 Judhenjtë i upërgjeqnë, dyke thënë, Nukë të bjemë me gurë për punë të-mirë, po për vllasfimi, edhe sepse ti, ndonëse je njeri, e bën vetëhenë t’ënde Perëndi. 34 Jisuj u upërgjeq atyre, Nuk’ është shkruarë ndë nomt t’uaj, “Unë thashë, Jeni perëndira?” 35 Ndë qoftë, se quajti perëndira ata, mbë të-cilët ubë fjal’ e Perëndisë, (edhe shkronja s’munt të bjerë poshtë), 36 Për atë që e shënjtëroj Ati, edhe e dërgoj ndë botët, ju thoni, Se ti vllasfimis, sepse thashë, Jam i Bir’i Perëndisë? 37 Ndë mos bënj punërat’ et’ im Eti, mos më besoni; 38 Po ndë bënj, edhe ndë mos më besoni mua, beso-u-ni punëravet; që të njihni e të besoni, se Ati është tek unë, edhe unë tek ay.

39 Kërkoninë pra përsëri t’a zënë; po dolli nga dora e atyreve.

40 Edhe shkoj përsëri përtej Jordhanit, ndë vëntt ku ishte Joani përpara dyke pagëzuarë; edhe mbeti atje. 41 Edhe shumë veta erthnë tek ay, edhe thoshinë, Se Joani nukë bëri asndonjë çudi; po gjithë sa tha Joani për këtë, ishinë të-vërteta. Edhe atje shumë veta i besuan’ ati.

Joanit – Krye 11

1 Edhe ishte nje njeri i-sëmurë, që quhej Llazar, nga Vithania, nga fshati i Mariësë edhe i Marthësë së motrës’ s’ asaj.2 (Edhe Maria ishte ajo që leu Zotinë me vaj ere, edhe fshiu këmbët’ e ati me flokët’ e saj, we-celësë i vëllaj, Llazari, ishte sëmurë). 3 Të motëratë pra dërguanë, dyke thënë, Zot, na ay që do ti tek është sëmurë.

4 Edhe Jisuj kur dëgjoj tha, Këjo sëmundje nuk’ është për vdekje, po për lavdin’ e Perëndisë, që të lavduronet’ i Bir’ i Perëndisë me anë t’asaj.

5 Edhe Jisuj donte Marthën; edhe të motërën’ e asaj edhe Llazarinë. 6 Kur dëgjoj pra se është sëmurë, atëhere mbeti dy dit mb’atë vënt ku ishte. 7 Pastaj pas kësaj u thotë nxënëset. 8 Letë vemi prapë ndë judhe. Nxënësit’ i thonë, Ravvi, ndashti Judhenjtë kërkoninë të të vrisinë me gurë, edhe përsëri vete atje? Jisuj upërgjeq, 9 A nukë ka dy-mbë-dhjetë orë dita? nd’ectë ndonjë ditënë, nukë pengonetë, sepse sheh dritën ‘e kësaj bote. 10 Po nd’ ectë ndonjë natënë, pengonetë, sepse s’ka dritë nd’ atë.

11 Këto tha, edhe pastaj u thot’atyre, Llazari miku unë flejti; po vete që t’a sgjonj. 12 Nxënësit’ e ti i thanë pra, Zot, ndë flejti, dotë shpëtonjë. 13 Po Jisuj kishte thënë për vdekjen’ e ati; po ata pandehnë se thotë për të-flejturit’ e gjumit. 14 Atëhere pra Jisuj u tha atyre faqeza, Llazari vdiq. 15 Edhe gëzonem për ju, që të besoni, sepse nukë qesh’ atje; po letë vemi tek ay. 16 Thomaj pra, që thuhetë binjak, u tha bashkë-nxënëset të ti, Letë vemi edhe neve, që të vdesëmë bashkë me atë.

17 Kur erdhi pra Jisuj, e gjeti se kishte ndashti katrë dit ndë varrt.

18 Edhe Vithania ishte afërë Jerusalimit sindonja pesë-mbë-dhjetë stadhe. 19 Edhe shumë veta prej Judhenjet kishin’ ardhurë te Martha e te Maria, që t’i ngushëlloninë për të vëllan’e atyreve. 20 Martha pra kur dëgjoj, se po vjen Jisuj, i dolli përpara; edhe Maria rrinte ndë shtëpit.

21 Martha pra i tha Jisujt, Zot, t’ishnje këtu im vëlla nukë dotë vdiste. 22 Po edhe ndashti e di, se sa t’i lypënjç Perëndisë, dotë t’i apë Perëndia. 23 Jisuj i thot’ asaj, Yt vëlla dotë ngjalletë. 24 I thot’ ati Martha, E di se dotë ngjalletë ndë të-ngjallurit ndë ditët të-pastajme. 25 Jisuj i tha, Unë jam të-ngjallurit’ edhe jeta; ay që më be on, edhe ndë vdektë, dotë rronjë. 26 Edhe kushdo që rron edhe më beson, nukë dotë vdesë për gjithë jetënë. A e beson këtë? 27 I thot’ ati, Po, Zot, unë kam besuarë, se ti je Kkrishti, i Bir’ i Perëndisë, që ke ardhurë një botët.

28 Edhe ajo si tha këto, vate e thërriti fshehuraj Mariënë të motërën’ e saj, e i tha, Mësonjësi është këtu, edhe po të thërret. 29 Ajo kur dëgjoj, ngrihetë çpejt, edhe vjen tek ay. 30 (Jisuj edhe s’kishte ardhurë ndë fshatt, po ishte ndë atë vënt që i dolli përpara Martha.) 31 Judhenjtë pra që ishinë bashkë me atë ndë shtëpit edhe e ngushëlloninë, kur panë Mariënë se ungrit çpejt e dolli, i vanë prapa, dyke thënë, Se po vete ndë varrt për të qar’ atje.

32 Maria pra si erdhi atje ku ishte Jisuj, kur e pa atë, i ra ndër këmbë, dyke thën’ ati, Zot, nd’ishnje këtu, vëllaj nukë dotë më vdiste. 33 Jisuj pra kur pa atë dyke qarë, edhe ata Judhenjtë që kishin’ ardhurë bashkë me atë dyke qarë, psherëtiti ndë shpirtt të ti, edhe utrumbullua, 34 E tha, Ku e keni vënë? 35 I thonë, Zot, eja e shih. 36 Jisuj derdhi lot. 37 Judhenjtë pra thoshinë, Shih sa e donte. Po ca prej atyre thanë, Nukë muntte ky që hapi syt’e të-verbërit të bënte, që edhe ky të mos vdiste?

38 Jisuj pra përsëri dyke psherëtiturë nder vetëhe vjen ndë varrt. Edhe ishte një shpellë, edhe mbi atë ishte vënë një gur. 39 Jisuj thotë, Ngrini gurinë. Martha, e motëra e të-vdekurit, i thotë, Zot, qelbetë ndashti; sepse është katrë ditsh. Jisuj i thot’asaj, 40 Nukë të thashë, se ndë besofsh, dotë shohç lavdin’e Perëndisë? 41 Ngritnë pra gurinë, (ku ishte vënë i-vdekuri). 42 Edhe Jisuj ngriti sytë përpjetë, e tha, Atë, të falem ndersë, se më dëgjove. Edhe un’e dinjam, se përherë më dëgjon; po këtë e thashë për këtë llauzinë që rri këtu rreth, që të besonjënë, se ti më dërgove. 43 Edhe si tha këto, thërriti me zë të-math, Llazar, dil jashtë. 44 Edhe i-vdekuri dolli, lidhurë këmbët’e duartë me rripa pëlhure; edhe faqela e ati ishte pshtjellë me rizë. Jisuj u thot’atyre, Sgjidh-e-ni, edhe lër-e-ni të vejë.

45 Shumë veta pra prej Judhenjvet, që kishin’ ardhurë te Maria, edhe panë sa bëri (Jisuj), i besuanë. 46 Po ca prej atyre vanë të Farisenjtë, edhe u than’atyre sa bëri Jisuj.

47 Kryepriftëritë pra edhe Farisenjtë mblothnë bashkëndënje, edhe thoshinë, Ç’të bëjnë? se ky njeri bën shumë çudira. 48 Ndë e lënçim’atë kështu, të-gjithë dot’i besonjënë; edhe dotë vijnë Romanëtë, edhe dotë prishnjënë edhe vëndinë t’ënë edhe kombinë. 49 Edhe një nga ata, Kaiafa, që ishte kryeprift i ati viti, u tha atyre, Ju nukë dini asgjë, 50 As nukë mendoneni, se është mirë për ne të vdesë një njeri për llauzinë, edhe të mos humbasë gjithë kombi. 51 Edhe këtë nuk’e tha prej vetëhes’ së ti, po dyke qënë kryeprift i ati viti, profitepsi se Jisuj kishte për të vdekurë për kimbinë; 52 Edhe jo për kombinë vetëmë, po edhe që të mbledhë mbë një të bijt’e Perëndisë që ishinë përndarë.

53 Që mb’atë ditë pra bënë këshillë që t’a vrasënë. 54 Përandaj Jisuj nuk’ecënte më faqeza ndëpër Judhenjtë, po shkoj s’andejmi ndë një vënt afërë shkretëtirësë, ndë një qytet që thuhetë Efraim, edhe atje shkonte kohënë bashkë me nxënësit’e ti.

55 Edhe ishte afërë pashka e Judhenjet; edhe shumë veta prej ati vëndi hipnë ndë Jerusalim përpara pashkësë, që të qëroninë vetëhen’e tyre. 56 Kërkoninë pra Jisunë, edhe i thoshinë njëri tjaterit dyke ndënjurë ndë bieroret, Ç’u duketë juve? se nuke dotë vinjë ndë të-krejtet? 57 Edhe kryepriftërit’e Farisenjtë kishinë porositurë, ndë e marrtë vesh ndonjë se ku është, t’apë zë, që t’a zënë.

Joanit – Krye 12

1 Jisuj pra gjashtë dit përpara pashkësë erdhi ndë Vithani, ku ishte Llazari që pat vdekurë, të-cilin’e kishte ngjallurë prej së- vdekurish. 2 Edhe i bënë darkë atje; edhe Martha shërbente; edhe Llazari ishte një prej atyre që rrininë ndë mësallët bashkë me atë.

3 Atëhere Maria mori një litrë vaj ere prej nardhi të-papërzjerë shumë të-shtrënjtë, edhe leu këmbët’e Jisujt, edhe me flokët’e saj fshiu këmbët’e ati; edhe stëpia umbush me erën’e vajit të erësë.

4 Një pra nga të dy-mbë-dhjetë nxënësit’e ati, Judhë Iskarioti, i bir’ i Simonit, ay që dot’a trathëtonte, thotë, 5 Përse të mos shitej këta vaj ere tre qint dhinarë, e të epej ndëpër të-vobeqt? 6 Edhe këtë e tha, jo se donte të dinte për të-vobeqtë, po sepse ishte vjedhës, edhe kishte kuletën’e aspravet, edhe mbante ç’viheshinë nd’atë. 7 Jisuj pra tha, Lër-e; se e ruajti për ditën’e të-kallurit t’im ndë varrt. 8 Sepse të vobeqtë i keni përherë bashkë me vetëhenë t’uaj, po mua nukë më keni përherë.

9 Shumë gjindje pra ;rej Judhenjet muarnë vesh se ësht’ atje; edhe erthnë jo për Jisunë vetëmë, po që të shohën’edhe Llazarinë, të-cilin’e kishte ngjallurë prej së-vdekurish. 10 Po kryepriftëritë bënë këshillë, që të vrasën’ edhe Llazarrë; 11 Sepse shumë veta prej Judhenjet vininë për atë, edhe i besoninë Jisujt.

12 Mbë të-nesërmet shumë gjindje që kishin’ ardhurë ndë të-kremtet, kur dëgjuanë, se vjen Jisuj ndë Jerusalim, 13 Muarnë dega hurmash, edhe juallnë përpara t’a presënë, edhe thërrisninë, Hosanna, i-bekuar’ ësht’ ay që vjen mb’emërë të Zotit, mbreti i Israilit.

14 Edhe Jisuj gjeti një pulisht, edhe ndënji mbi atë, sikundrë është shkruarë, 15 “Mos ki frikë, bij’e Sionësë, na mbreti ut tek po vjen dyke ndënjurë mbi pulisht gomareje.” 16 Edhe nxënësitë nukë kupëtuanë këto ndë kryet; po kur ulavdurua Jisuj, atëhere u ra ndër mëntt atyre, se këto ishinë shkruarë për atë, edhe se këto j’a bënë ati.

17 Gjindja pra që ishte bashkë me atë dëshmonte, se thirri Llazarinë nga varri, edhe e ngjalli nga të-vdekuritë. 18 Përandaj edhe gjindja i dolli përpara, sepse dëgjoj, se ay kishte bërë këtë çudi. 19 Farisenjtë pra i thanë njëri tjatërit, A shihni ju, se nukë bëni as një dobi? na bota tek vate prapa ati.

20 Edhe ishinë ca Grekër ndër mest t’atyreve që kishinë hipurë për të falurë ndë të-kremtet. 21 Këta pra erthnë te Filippi që ishte prej Vithsaidhas’së Galilesë, edhe i luteshinë, dyke thënë, Zot, duamë të shohëmë Jisunë. 22 Filippi vjen e i thotë Andreut; edhe përsëri Andreu edhe Filippi i thonë Jisuit. 23 Edhe Jisuj u upërgjeq atyre, dyke thënë, Erdhi ora që të lavduronet’i Bir’ i njeriut. 24 Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, Ndë mos rëntë koq’e grurit ndë dhet e të vdesë, ajo mbetetë e-vetëmë; po ndë vdektë, bie shumë pemë. 25 Ay që do jetën’e ti dot’a humbasë; po ay që mërzit jetën’e ti ndë këtë botë, dot’a ruanjë për jetë të-përjetëshme. 26 Ndë më shërben ndonjë, letë më vinjë pas; edhe ku, të jem unë, atje dotë jetë edhe shërbëtori im; edhe ndë qoftë se më shërben ndonjë, Ati dot’a nderonje. 27 Ndashti shpirti im ësht’i-trumbulluarë; edhe ç’të them? Atë, shpëto-më nga kjo orë. Po përandaj erdha ndë këtë orë. 28 Atë, lavduro emërinë t’ënt.

Erdhi pra një zë nga qielli, Edhe e lavdurova, edhe përsëri dot’a lavduronj. 29 Gjindja pra që kishe ndënjurë edhe dëgjoj zënë, thoshte, se ubë bumbullimë; të-tjerë thoshinë, se ëngjëll i foli ati.

30 Jisuj upërgjeq e tha, ky zë nuk’ ubë për mua, po për ju. 31 Ndashti është gjyqi i kësaj botë; ndashti urdhërtari i kësaj bote dotë hidhetë jashtë. 32 Edhe unë nd’ungriça lart nga dheu, dot’i heq të-gjithë pas vetëhesë s’ime. – 31 (Edhe këtë e thoshte dyke dëftyerë me ç’farë vdekjeje dotë vdiste.)

34 Gjindja i upërgjeq, Neve kemi dëgjuarë nga nomi, se Krishti mbetetë për jetën’ e jetësë; qysh thua pra ti, se i Bir’ i njeriut duhetë të ngrihetë lart? cili është ky i Bir’ i njeriut? 35 Jisuj pra u tha atyre, Edhe pakëzë kohë është drita bashkë me ju. Ecëni gjersa keni dritënë, që të mos u zërë juve errësira; sepse ay që ecën nd’errësirët, nukë di se ke vete. 36 Gjersa kini dritënë, t’i besoni dritësë, që të bëneni bij të dritësë – Këto foli Jisuj, edhe iku e ufsheh prej atyreve.

37 Po ndonëse bëri kaqë çudira përpara atyreve, nuk’i besuanë; 38 Që të mbushetë fjal’e profitit Isai që tha, “Zot, kush i besoj lëçitjesë s’anë? edhe mbë cilinë krahu i Zotit usbulua?” 39 Përandaj nukë munt të besoninë, sepse përsëri Isaia tha, 40 “Verboj syt’ e atyreve, edhe ashpëroj zëmërën’e atyreve, që të mos shohënë me sytë, edhe të mos kupëtonjënë me zëmërnë, edhe të kthenenë, e t’i shëronj ata.” 41 Këto tha Isaia, kur pa lavdin’e ati, edhe foli për atë.

42 Po edhe prej të-parëvet shumë veta besuanë; po nga frik’ e Farisenjet nukë rrëfeninë, që të mos bënënë jashtë sinagogjisë; 43 Sepse deshnë lavdin’e njerëzet më tepërë se lavdin’e Perëndisë.

44 Edhe Jisuj bërtiti e tha, Ay që më beson mua, nukë më beson mua, po ati që më dërgoj; 45 Edhe ay që më vë re mua, vë re atë që më dërgoj. 46 Unë kam ardhurë dritë ndë botët, që të mos mbetetë nd’errësirët kushdo që të më besonjë. 47 Edhe ndë dëgjoftë ndonjë fjalët’e mia, edhe të mos besonjë, unë nuk’e gjykonj; sepse nuk’erdha të gjykonj botënë, po që të shpëtonj botënë. 48 Ay që më heth poshtë, edhe nukë pret fjalët’e mia, ka se kush t’a gjukonjë; fjala që fola, ajo dot’a gjykonjë ndë ditët të-pastajme. 49 Sepse unë nukë fola prej vetiu, po Ati që më dërgoj, ay më dha porosi, ç’të them, e ç’të flas; 50 Edhe e di, se porosia e ati është jet’ e-përjetëshme; sa pra flas unë, sikundrë më ka thënë Ati, kështu flas.

Joanit – Krye 13

1 Edhe përpara së-kremtes’ së pashkësë Jisuj dyke diturë se i erdhi ora, që të shkonjë prej kësaj bote tek Ati, passi deshi të-tijtë që ishinë ndë botët, gjer ndë funtt i deshi ata.

2 Edhe si shkoj darka, (edhe djalli ndashti kishte vënë ndë zëmërët të Judhë Iskariotit, të birit të Simonit, që t’a trathëtonjë;) 3 Jisuj, dyke diturë se Ati j’a ka dhënë ndë duart të-gjitha, edhe se nga Perëndia dolli edhe te Perëndia vete, 4 Ngrihetë nga darka, edhe svesh rrobat’ e tia, edhe mori një pëlhurë të-lirtë e ngeshi vetëhen’ e ti. 5 Pastaj vë ujë ndë legen, edhe zuri t’u lanjë këmbëtë nxënëset, edhe t’ u’a fshinjë me pëlhurën’ elirtë, me të-cilënë ishte ngjeshurë.

6 Vjen pra te Simon Pjetri; edhe ay i thote, Zot, ti më lan këmbëtë? 7 Jisuj upërgjeq e i tha, Atë që bënj unë ti nuk’e di ndashti, po dot’a njohc# paskëtajthi. 8 Pjetri i thotë, Nukë dotë më lanjç këmbëtë për gjithë jetënë. Jisuj i upërgjeq, Nde mos t’i lafsha, nukë ke pjesë me mua. 9 Simon Pjetri i thotë, Zot, jo këmbët’ e mia vetëmë, po edhe duartë, edhe kryetë. Jisuj i thotë, 10 Ay që ësht’ i-larë s’ka nevojë veç të lanjë këmbëtë po është gjith’ i-qëruarë; edhe ju jini të-qëruarë, po jo të-gjithë. – 11 Sepse e dinte atë që dot’a trathëtontë; përandaj tha, Nukë jeni të-gjithë të-qëruarë.

12 Passi u lau pra atyre këmbëtë, edhe mori rrobat’ e tia, ndënji përsëri, e u tha atyre, E dini se ç u bëra juve? 13 Ju më thërrisni, Mësonjës edhe Zot; edhe mirë thoni, sepse Jam. 14 Nd’ u lava pra juve këmbetë unë Zoti edhe Mësonëjsi, edhe ju duhetë t’i lani këmbëtë njëri tjatërit. 15 Sepse u lashë shëmbëllë juve, që të bëni edhe ju, sikundrë u bëra unë juve. 16 Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, se shërbëtori nuk’është më i-math se i zoti, as i-dërguari më i-math se ay që e ka dërguarë. 17 Ndë i dini këto, jeni të-lumurë, ndë i bëni. 18 Nukë them këto për ju të-gjithë; unë di cilëtë kam sgjedhurë; po që të mbushetë shkronja “Ay qe hante bukënë bashkë me mua, ngriti thënbrën’ e ti kundrë meje.” 19 Që tashti po u’a them juve këtë, përpara se të bënetë, që të besoni, kur të bënetë, se unë jam. 20 Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, ay që pret atë që të dërgonj unë, ka priturë mua; edhe ay që të presë mua, ka pritur’ atë që më dërgoj.

21 Jisuj passi tha këto, utrumbullua ndë shpirit, edhe dëshmoj e tha, Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, se një prej jush dotë më trathëtonjë. 22 Nxënësitë pra shikoninë njëri tjatrinë, e s’dininë për cilinë thotë. 23 Edhe një nga nxënësit’ e ati ishte pshteturë ndë gjit të Jisujt, të-cilinë Jisuj e donte. 24 Simon Pjetri pra i bëri me shënjë, që t’a pyesë, cili ësht’ay, për të-cilinë thotë. 25 Edhe ay ra mbë krahëruart të Jusujt e i thotë, Zot, cili ësht’ ay? 26 Jisuj përgjigjetë, Ay është, që unë kur të ngjyenj kafshitënë t’ j’a ap. 27 Edhe ngjeu kafshitënë e j’a ep Judhë Iskariotit, të birit të Simonit. Edhe pas kafshitësë, atëhere Satanaj hyri tek ay. Jisuj pra i thotë, Ç’ke për të bërë, bëj-e më çpejt. 28 Po këtë asndonjë prej atyreve qe kishinë ndënjurë ndë mësallët nuk’e kupëtoj përse i tha ati. 29 Sepse ca pandehninë se Jisuj i thotë, Blij ç’ na duhetë për të-kremtenë, a t’ u apë gjë të-vobeqvet; sepse Judha kishte kuletën’ e aspravet.

30 Ay pra si mori kafshitënë, dolli jashtë për-një-here; edhe ishte natë. 31 Si dolli pra ay, Jisuj thotë, Ndashti ulavdurua i Bir’ i njeriut, edhe Perëndia ulavdurua nd’ atë. 32 Ndë ulavdurua Perëndia nd’atë, edhe Perëndia dot’a lavduronjë mbë vetëhet të ti, edhe për-një-here dot’a lavduronjë. 33 Djemthit’ e mi, edhe pakëzë jam bashkë me ju. Dotë më kërkoni; edhe sikundrë u thashë Judhenjet, Se, ku vete unë, ju s’munt të vini, po edhe juve u’a them ndashti. 34 Një porosi të-re u lëjuve, Të doni njëri tjatërinë; sikundrë un’ u desha juve, edhe ju të doni njëri tjatërinë. 35 Prej kësaj dot’ u njohënë juve të-gjithë, se jeni nxënësit’ e mi, ndë qoftë se kini dashuri njëri mbë tjatërinë.

36 Simon Pjetri i thotë, Zot, ku vete? Jisuj i upërgjeq, Atje ku vete unë, ti s’munt ndashti të më vinjç prapa; po pastaj dotë më vinjç prapa. 37 Pjetri i thotë, Zot, përse nukë munt të të vinj prapa ndashti? jetënë t’ime dot’a vë për ty. 38 Jisuj i upërgjeq, Jetënë t’ënde dot’a vësh për mua? Me të-vërtetë, me të-vërtetë po të’them ty, Nukë dotë këndonjë gjeli, gjersa të më mohonjç tri herë.

Joanit – Krye 14

1 Letë mos trumbullonetë zëmëra juaj; besoni Perëndisë, besoni edhe mua. 2 Ndë shtëpi të t’im Eti ka shumë të-ndënjura; ndë mos, dot’u thoshnjam juve, Vete t’u bënj juve gati vënt. 3 Edhe si të vete e t’u bënj juve gati vënt, dotë vinj përsëri, edhe dot’u marr juve përanë vetëhesë s’ime, që të jeni edhe ju atje ku jam unë. 4 Edhe ku vete unë e dini edhe udhën’e dini,

5 Thomaj i thotë, Zot, nuk’e dimë se ku vete; edhe si munt t’a dimë udhënë? 6 Jisuj i thotë, Unë jam udha edhe e-vërteta edhe jeta; asndonjë s’vjen tek Ati, veç me anë t’ime. 7 Ndë qoftë se më njithnitë mua, dotë njihnitë edhe t’im Atë: edhe që ndashti e njihni, edhe e kini parë.

8 Filippi i thotë, Zot, dëfte-na Atinë, edhe na është mjaft. 9 Jisuj i thotë, Kaqë kohë jam bashkë me ju, edhe s’më ke njohurë, Filipp? ay që më ka parë mua, ka parë Atinë; edhe qysh thua ti, Dëfte-na Atinë? 10 Nukë beson se unë jam tek Ati, edhe Ati është tek unë? fjalëtë që u flas unë juve, nuk’janë prej vetiu; po Ati që rri tek unë, ay bën punëratë. 11 Beso-më-ni se unë jam tek Ati, edhe Ati është tek unë; ndë mos, beso-më-ni për vetë punëratë. 12 Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, Ay që më beson mua, dotë bënjë edhe ay punëratë që bënj unë, edhe dotë bënjë edhe më të mëdha se këto; sepse unë vete tek im Atë. 13 Edhe ç’të lypni mb’emërit’ im, dot’a bënj, që të lavduronetë Ati te Biri. 14 Ndë lypçi gjë mb’emërit t’im, unë dot’a bënj.

15 Ndë më doni, ruani porosit’e mia. 16 Edhe unë dot’i lutem Atit, edhe dot’u apë juve një tjatër Ngushullimtar, që të mbetetë bashkë me ju për gjithë jetënë, 17 Frymën e së-vërtetësë, të-cilënë bota s’munt t’a marrë, sepse nuk’e sheh, as nuk e njeh; po ju e njihni, sepse mbetetë bashkë me ju, edhe dotë jetë ndër ju. 18 Nukë dot’u lë juve të-varfërë; dotë vinj te ju. 19 Edhe pak, edhe bota nukë më sheh më; po ju më shihni; sepse unë rronj, edhe ju dotë rroni. 20 Nd’atë ditë ju dot’a njihni, se unë jam tek im Atë, edhe ju tek unë, edhe unë te ju. 21 Ay që ka porosit e mia edhe i ruan, ky ësht’ay që më do; edhe ay që më do, dotë duhetë prej t’im Eti; edhe unë, dot’a dua, edhe dotë dëftenj vetëhenë t’ime tek ay.

22 I thotë Judha (jo Iskarioti), Zot, ç’ubë që dotë dëftenjç vetëhenë t’ënde te neve, e jo te bota? 23 Jisuj upëgjeq e i tha, Ndë më do ndonjë, fjalënë t’ime dot’a ruanjë, edhe im Atë dot’a dojë, edhe dotë vijmë tek ay, edhe dotë bëjmë të ndënjurë tek ay. 24 Ay që s’më do, fjalët e mija nuk’i ruan, edhe fjala që dëgjoni, nuk’është imja, po e Atit që më dërgoj. 25 Këto u fola juve, gjersa gjëndem bashkë me ju. 26 Po Ngushullimtari, frym e-Shënjtëruarë, të cilënë Ati dot’a dërgonjë mb’emërit t’im, ay dot’u mësonjë juvetë-gjitha edhe dot’u bierë juve ndër mënt gjithë sa u kam thënë juve. 27 Paqtim po u lë juve, paqtimnë t’im po u ap juve; ju sikundrë e ep bota, u’a ap juve. Letë mos trumbullonetë zëmra juaj, as të mos frikësonetë. 28 Dëgjuatë se un’u thasë juve, Vetë edhe dotë vinj prapë te ju. Po të më donitë, dotë gëzoneshitë se (thashë), Vete tek Ati; sepse im Atë është më i-math se unë. 29 Edhe ndashti u thashë juve, përpara se të bënetë, që të besoni kur të bënetë. 30 Më nukë dotë flas bashkë me ju; sepse po vjen urdhërtari i kësaj bote, edhe nukë ka të bënjë asgjë me mua. 31 Po që të njohë bota, se dua Atinë, edhe sikundrë më porositi Ati, kështu bënj. Ngrihi, letë shkojmë së-këtejmi.

Joanit – Krye 15

1 Unë jam veshti i-vërtetë, edhe im Atë është bujku. 2 Çdo hardhi që nukë bie pemë, e këput; edhe çdo që bie pemë, e qëron, që të bierë më tepërë pemë.

3 Ndashti ju jeni të-qëruarë, për fjalënë që u kam folurë juve. 4 Mbetuni tek unë, edhe unë te ju. Sikundrë hardhia s’munt të bënjë pemë prej vetiu, ndë mos mbettë ndë veshtët, kështu as ju, ndë mos mbeçi tek unë. 5 Unë jam veshti, ju jeni hardhite; ay që mbetetë tek unë, edhe unë tek ay, ky bën pemë shumë; sepse pa mua s’munt të bëni asgjë. 6 Ndë mos mbettë ndonjë tek unë, hidhetë jashtë posi hardhia, edhe thahetë; pastaj i mbledhën’e i hedhënë ndë zjarr, edhe digjenë. 7 Ndë mbeçi tek unë, edhe fjalët’e mia ndë mbeçinë te ju, dotë lypni ç’të doni, edhe dot’u bënetë juve. 8 Im Atë ndë këtë lavduronetë, të bini shumë pemë; edhe kështu dotë jini nxënës të mi.

9 Sikundrë më deshi Ati, edhe un’u desha juve; mbetuni ndë dashurit t’ime. 10 Ndë ruajçi porosit’e mia, dotë mbeteni ndë dashurit t’ime; sikundrë unë ruajta porosit’e t’im Eti edhe mbetem ndë dashurit t’ati. 11 U fola juve këto, që të mbetetë gëzimi im mbë ju, edhe gëzimi juaj të jet’ i-plotte.

12 Këjo është poroxia ime, të doni njëri tjatërinë, sikundrë un’u desha juve. 13 Asndonjë s’ka dashuri më të-madhe se këtë, të vërë ndonjë jetën’e ti për miqt’e ti. 14 Ju jini miqt’ e mi, ndë qoftë se bëni sa u porosit juve. 15 Nuk’u them juve më shërbëtorë, sepse shërbëtori nukë di se ç’bën i zoti; po u thashë juve miq, sepse u dëfteva juve gjithë sa dëgjova prej t’im Eti. 16 Ju nukë më sgjothtë mua, po un’u sgjodha juve, edhe u urdhërova juve të shkoni e të bëni pemë, edhe pema juaj të mbesë; që çdo që t’i lypni Atit mb’emërit t’im t’u’a apë juve. 17 Këto u porosit juve, të doni njëri tjatërinë.

18 Ndë u ka mëri juve bota, di-e-ni se mua më ka pasurë mëri me përpara se juve. 19 Të ishitë prej botësë, bota dotë donte të-sajnë; po me-qënë-që nukë jini nga bota, po un’u sgjodha juve nga bota, përandaj u ka mëri juve bota. 20 Mbani mënt fjalënë që u thashë unë juve. Nukë ka shërbëtuar më të-math se i zoti. Ndë ndoqnë mua, dot’u ndjekënë edhe juve; ndë ruajtnë fjalënë t’ime, dotë ruanjënë edhe t’uajnë. 21 Po të-gjitha këto dot’ u’a bënjënë juve për emërinë t’im, sepse nuk’ e dinë atë që më dërgoj.

22 Të mos kishnjam ardhurë e të mos u kishnjam folur’ atyre, nukë dotë kishinë faj; po ndashti nukë kanë ç’të thonë për fajin’ e tyre. 23 Ay që më ka mëri mua, e ka mëri edhe t’im Atë. 24 Të mos kishnjam bërë ndër ata ato punë që s’i ka bërë asndonjë tjatërë, nukë dotë kishinë faj; po ndashti edhe panë, edhe na patnë mëri edhe mua edhe t’im Atë. 25 Po këjo ubë, që të mbushetë fjala që është shkruarë ndë nomt t’atyreve, “Më patnë mëri pas ndonjë farë punë.”

26 Po kur të vinjë Ngushullimtari, të-cilinë dot’ u’a dërgonj unë juve prej Atit, fryma e së-vërtetësë, që del nga Ati, ay dotë dëshmonjë për mua. 27 Po edhe ju dëshmoni, sepse që ndë kryet jeni bashkë me mua.

Joanit – Krye 16

1 U tola juve këto, që të mos skandhaliseni. 2 Dot’u nxjerrënë juve nga sinagogjitë; vërtet vjen një orë ndë të-cilët kushdo që t’u vrasë juve dotë pandehnjë se i shërben Perëndisë. 3 Edhe këto dot’ u’a bënjënë juve, sepse nukë e njohnë Atinë, as mua. 4 Po u fola juve këto, që t’i sillni ndër mëntt, kur të vinjë ora, se un’ u’a thashë juve. Edhe nuk’ u’a thashë juve këto që ndë kryet, sepse ishnjam bashkë me ju.

5 Po ndashti po vete tek ay që më dërgoj, edhe asndonjë prej jush s’më pyet, Ku vete? 6 Po sepse u fola juve këto, hidhërimi mbushi zëmërënë t’uaj.

7 Po unë po u them juve të-vërtetënë, se është mirë për ju të shkonj unë; sepse ndë mos shkofsha, Ngushullimtari nukë dotë vinjë te ju. 8 Edhe ay kur të vinjë, dotë qërtonjë botënë për faj, edhe për drejtëri, edhe për gjyq; 9 Për faj, sepse nukë më bësonjënë; 10 Edhe për drejtëri, sepse vete tek im Atë, edhe më nukë më shihni; 11 Edhe për gjyq, sepse urdhërtari i kësaj bote është gjykuarë.

12 Edhe shumë u kam për të thënë juve, po ndashti nukë munt t’i mbani; 13 Po kur të vinj’ ay, Frym’e së-vërtetësë, dot’u heqnjë juve udhënë mbë gjithë të-vërtetënë; sepse nukë dotë flasë prej vetiu, po dotë flasë sa që të dëgjonjë, edhe dot’u dëftenjë juve ato punëra që kanë për të ardhurë. 14 Ay dotë më lavduronjë, sepse prej s’imesë dotë marrë, edhe dot’u dëftenjë juve. 15 Gjithë sa ka Ati, janë të mijatë; përandaj thashë, se dotë marrë prej s’imesë, edhe dot’u dëftenjë juve.

16 Edhe pak, edhe dotë më shihni; edhe përsëri edhe pak, edhe dotë më shihni; sepse unë po vete tek Ati.

17 Atëhereca nga nxënësit’e ati i thanë njëri tjatërit, Ç’është këjo që na thotë, Edhe pak, edhe nukë dotë më shihni; edhe përsëri edhe pak, edhe dotë më shihni? edhe se unë vete tek Ati? 18 Thoshinë pra, Ç’është këje që thotë, Edhe pak? Nukë dimë se ç’flet.

19 Jisuj pra kupëtoj, se doninë t’a pyesënë, edhe u tha atyre, Për këtë haheni njëri me tjatërinë, se thashë, Edhe pak, edhe nukë dotë më shihni, edhe përsëri, edhe pak, edhe dotë më shihni? 20 Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, se ju dotë qani, edhe dotë ulërini, po bota dotë gëzonetë; edhe ju dotë hidhërohi, po hidhërimi juaj dotë kthenetë mbë gëzim. 21 Gruaja, kur pjell, ka hidhërim, se i erdhi ora; po si të pjellë foshnjenë, s’kujton më shtrëngimnë, për, gëzimnë se njeri lindi ndë botët. 22 Edhe ju pra ndashti kini hidhërim; po përsëri dot’u shoh juve, edhe zëmëra juaj dotë gëzonetë, edhe asndonjë nukë ngre gëzimnë t’uaj prej jush. 23 Edhe nd’atë ditë nukë dotë lypni prej meje asgjë. Me të-vërtetë, me të-vërtetë po u them juve, se sa t’i lypni Atit mb’emërit t’im, dot’ u’a apë juve. 24 Gjer ndashti nukë lyptë asgjë mb’emërit t’im; lypni, edhe dotë merrni, që të jetë i-plottë gëzini juaj.

25 U fola juve këto me të-përgjajtura; po vjen një orë, kur nukë dot’ u flas më juve me të-përgjajtura, po faqeza dot’ u dëftenj juve për Atinë. 26 Nd’ atë ditë dotë lypni mb’ emërit t’im; edhe nuk’ u them juve, se dot’ i lutem Atit për ju; 27 Se vetë Ati u do juve, sepse ju më keni dashurë, edhe keni besuarë, se unë dolla prej Perëndisë. 28 Dolla prej Atit, edhe erdha ndë botët; përsëri lë botënë, edhe vete tek Ati.

29 Nxënësit’ e ati i thonë, Na ndashti tek flet faqeza, edhe nukë thua asndonjë të-përgjajturë. 30 Ndashti e njohëmë se i di të-gjitha, edhe s’ke nëvojë të të pyesë ndonjë. Përandaj besojmë se dolle nga Perëndia.

31 Jisuj u upërgjeq atyre, Ndashti besoni? 32 Na tek vjen një orë, edhe ndashti erdhi, që të përndaheni gjithë-sicili mbë të-tiat, edhe të më lini vetëmë; po s’jam vetëmë, sepse Ati është bashkë me mua. 33 U fola juve këto, që të keni paqtim mbë mua. Ndë botët dotë keni shtrëngim; po kini zëmërë, un’e kam mundurë botënë.

Joanit – Krye 17

1 Këto foli Jisuj; pastaj ngriti syt’e ti ndë qiellt, e tha,

Atë, erdhi ora, lavduro t’ët Bir, që të të lavduronjë edhe yt Bir; 2 Sikundrë i dhe pushtet mbë çdo mish, që t’u apë jetë të-përjetësme gjith atyreve që j’a ke dhënë. 3 Edhe këjo është jet’ e-përjetëshme, të njohënë ty të-vetëminë e të-vërtetinë Perëndi; edhe Jisu Krishtinë që dërgove. 4 Unë të lavdurova mbi dhet; atë punë që më dhe të bënj e mbarova. 5 Edhe ndashti lavduro-më ti, o Atë, përanë teje, me lavdinë që pata përanë teje para se të bënej bota.

6 Emërinë t’ënt u’a dëfteva njerëzet që më dhe prej botësë. Të-tutë ishinë, edhe m’i dhe, edhe fjalënë t’ënde e ruajtnë. 7 Ndashti e njohnë se gjithë sa më ke dhënë janë prej teje; 8 Sepse fjalëtë që më dhe, u’a dhashë atyre; edhe ata i muarnë, edhe e njohnë me të-vërtetë se prej teje dolla; edhe bësuanë se ti më dërgove. 9 Unë lutem për ata; nukë lutem për botënë, po për ata që më dhe; sepse janë të-tutë. 10 Edhe gjithë të-mijatë janë të-tuatë, edhe të-tuatë janë të-mijatë; edhe ulavduruashë nd’ato. 11 Edhe nukë jam më ndë botët, po këta janë ndë botët, edhe unë po vinj te ti. At’ i-shënjtëruarë, ruaj-i mb’ emërit t’ënt ata që më dhe, që të jenë një sikundrë neve. 12 Kur ishnjam bashkë me ata ndë botët, un’ i ruanjam mb’emërit t’ënt; ata që më dhe i ruajta, edhe asnjë nga ata s’humbi, veç i bir’ i humbjesë, që të mbushetë shkronja. 13 Edhe ndashti po vinj te ti, edhe flas këto ndë botët, që të kenë gëzimnë t’im të-plottë ndë vetëhet të tyre. 14 Un’u dhash’ atyre fjalënë t’ënde; edhe bota i mori mëri, sepse nukë janë nga bota, sikundrë unë nukë jam nga bota. 15 Nukë të lutem t’i ngresh ata nga bota, po t’i ruanjç nga i-ligu. 16 Nukë janë nga bota, sikundrë unë nukë jam nga bota. 17 Shënjtëro-i ata me të-vërtetënë t’ënde; fjala jote ësht’ e-vërteta. 18 Sikundrë më dërgove mua ndë botët, edhe un’i dërgova ata ndë botët. 19 Edhe unë për ata shënjtëronj vetëhenë t’ime, që të jenë edhe ata të-shënjtëruarë me të-vërtetënë. 20 Edhe nukë të lutem vetëmë për këta, po edhe për ata që dotë më besonjënë mua me anë të fjalës’ s’atyreve; 21 Që të-gjithë të jenë një; sikundrë ti, o Atë je tek unë, edhe unë tek ti, edhe ata të jenë një te neve; që të besonjë bota se ti më dërgove. 22 Edhe un’u dhashë atyre lavdinë që më dhe, që të jenë një, sikundrë edhe neve jemi një. 23 Unë tek ata, edhe ti tek unë, që të jenë të-sosurë mbë një, edhe bota t’a njohë se ti më dërgove, edhe se i deshe ata sikundrë më deshe mua.

24 O Atë, dua të jenë bashkë me mua atje ku jam unë edhe ata që më dhe; që të vështronjënë lavdinë t’ime, që më ke dhënë, sepse më deshe para se të ngrihetë bota.

25 O At’ i-drejtë, bota nukë të njohu, po unë të njoha, edhe këta e njohnë se ti më dërgove. 26 Edhe u dëfteva atyre emërinë t’ënt, edhe dot’a dëftenj, që të jetë ndër ata dashuria, me të-cilënë më deshe, edhe unë tek ata.

Joanit – Krye 18

1 Jisuj passi tha këto, dolli bashkë me nxënësit’e ti përtej përrojt të Qedhronit, ku ishte një kopësht, ndë të-cilët hyri ay edhe nxënësit’e ati.

2 Edhe e dinte vëndinë edhe Judha, ay që e trathëtoj; sepse Jisuj shumë herë umbloth atje me nxënësit’e ti. 3 Judha pra, passi mori tufën’e ushtëtorëvet, edhe shërbëtorë nga kryepriftërit’e nga Farisenjtë, vjen atje me fenerë e me pishtarë e me armë. 4 Jisuj pra dyke diturë gjithë ç’dotë vininë mbi atë, dolli, e u tha atyre, Cilinë kërkoni? 5 I upërgjeqnë, Jisu Nazoreasinë. Jisuj u thot’ atyre, Unë jam. Edhe bashkë me ata rrinte edhe Judha, ay që e trathëtoj. 6 Passi pra u tha atyre, Se unë jam, uhoqnë prapa, edhe ranë përdhe. 7 Përsëri pra i pyeti, Cilinë kërkoni? Edhe ata thanë, Jisu Nazoreasinë. 8 Jisuj upërgjeq, U thashë juve, se unë jam. Ndë më kërkoni mua pra, lini këta të venë; 9 Që të mbushetë fjala që tha, Se prej atyre që më dhe nukë humba asnjë.

10 Atëhere Simon Pjetri, i-cili kishte një thikë, e hoqi, e i ra shërbëtorit të kryepriftit, edhe i preu ati veshn’ e-djathtë; edhe emër’i shërbëtorit ishte Mallko. 11 Jisuj pra i tha Pjetrit, Vër’-e thikënë t’ënde ndë millt. Kupënë që më dha Ati të mos e pi?

12 Tufa e ushtëtorëvet pra edhe urdhërmijësi edhe shërbëtorët’e Judhenjvet zunë Jisunë, edhe e lithnë, edhe e shpunë atë më përpara te Anna; 13 Sepse ish i vjehërri i Kaiafësë, i-cili ishte kryeprift i ati viti. 14 Edhe Kaiafa ishte ay që këshilloj Judhenjtë, se është mirë të humbasë një njeri për llauzinë.

15 Edhe Simon Pjetri i vinte prapa Jisujt, edhe ay nxënësi tjatërë; edhe ay nxënësi ishte i-njohurë te kryeprifti, edhe hyri bashkë me Jisunë ndë avllit të kryepriftit. 16 Po Pjetri rrinte jashtë përanë derësë. Dolli pra ay nxënësi tjatërë që ishte i-njohurë te kryeprifti, edhe i tha portaresë, edhe e kalli brenda Pjetrinë. 17 Atëhere shërbëtoreja portare i thotë Pjetrit, Mos je edhe ti nga nxënësit’e këti njeriu? 18 Ay i thotë, Nukë jam. Edhe punëtorët’ edhe shërbëtorëtë kishinë bërë zjarr, sepse ishte ftohëtë, edhe po ngroheshinë; edhe bashkë me ata ishte edhe Pjetri dyke ndënjur’e dyke ngrohurë.

19 Kryeprifti pra pyeti Jisunë për nxënësit’e ati edhe për mësimn’e ati. 20 Jisuj i upërgjeq, Unë faqeza fola ndë botët; unë përhere mësova njerëzitë sinagogjit edhe ndë hieroret, ku nga të gjithë anëtë mblidhenë Judhenjtë, edhe mbë të-fshehëtë nukë fola asgjë. 21 Ç’me pyet? pyet ata që kanë dëgjuarë ç’ufola atyre; na këta kinë sa thash’unë.

22 Edhe ay kur tha këto, një nga shërbëtorëtë që rrinte përanë i ra një shuplakë Jisujt, dyke thënë, Kështu i përgjigjesh kryepriftit? 23 Jisuj i upërgjeq, Ndë fola keq, dëshmo për të-keqenë; po ndë fola mirë, përse më rreh? 24 Edhe Anna e dërgoj lidhurë te kryeprifti Kaiafë.

25 Edhe Simon Pjetri ishte dyke ndënjurë edhe dyke ngrohurë; i thanë pra, Mos je edhe ti nga nxënësit’ e ati? Ay e mohoj, e tha, Nukë jam. 26 Një nga shërbëtorët’ e kryepriftit, që ishte farëfisas i ati, të-cilit Pjetri i preu veshnë, thotë, Nukë të pash’unë ndë kopështt bashkë me atë? 27 Pjetri pra e mohoj përsëri, edhe për-një-here gjeli këndoj.

28 Bienë pra Jisunë prej Kaiafësë ndë vëntt të gjyqit; edhe ishte mëngjes, edhe ata nukë hynë ndë vëntt të gjyqit, që të mos ndyrenë, po të hanë pashkënë.

29 Pillati pra dolli, edhe tha, Ç’farë përfoljeje bini kundrë këti njeriu? 30 Upërgjeqn’e i thanë, Ky të mos ishte keq bërës, nukë dotë t’a epnimë ty ndër duar. 31 Pillati pra u tha atyre, Merr-e-ni ju edhe pas nomit t’uaj gjyko-e-ni. Judhenjtë pra i thanë, S’ësht’ e-ndjerë ndër ne të vrasëmë asnjeri. 32 Që të mbushetë fjal’e Jisujt që tha, dyke shënuarë me ç’farë vdekjeje kishte për të vdekurë.

33 Pillati pra hyri përsëri ndë vëntt të gjyqit, edhe thërriti Jisunë, e i tha, Ti je mbreti i Judhenjet? 34 Jisuj upërgjeq, Prej vetiu e thua ti këtë, apo të-tjerë të thanë për mua? 35 Pillati upërgjeq, Mos jam unë Judhe? kombi yt edhe kryepriftëritë të dhanë ndër duart t’ime; ç’ke bërë? 36 Jisuj upërgjeq, Mbretëria ime nuk’ është prej kësaj bote; mbretëria ime po të qe prej kësaj bote, shërbëtorët’ e mi dotë përpiqeshinë, që të mos epem ndë duart të Judhenjvet. Po tashi mbretëria ime nuk është së-këtejmi. 37 Pillati pra i tha, Mbret je ti pra? Jisuj upërgjeq, Ti po thua, se unë jam mbret. Unë përandaj linda, edhe përandaj erdha ndë botët, që të dëshmonj për të-vërtetënë. Kushdo që është prej së vërtetësë, dëgjon zënë t’im. 38 Pillati i thotë, Ç’ësht’ e-vërteta?

Edhe si tha këtë, dolli përsëri te Judhenjtë, e u thot’ atyre, Unë nukë gjenj ndonjë faj tek ay. 39 Po është zakon ndër ju, t’u lëshonj juve një për pashkë; doni pra t’u lëshonj juve mbretin’e Judhenjvet? 40 Atëhere të-gjithë bërtitnë përsëri, dyke thënë, Mos këtë, po Varavvanë. Edhe Varavvaj ishte kursar.

Joanit – Krye 19

1 Atëhere pra Pillati mori Jisunë, edhe e rrahu. 2 Edhe ushtëtorëtë gërshetuanë një kurorë prej ferrash, e j’a vunë mbi kryet, edhe i veshnë një rrobë të-kuge, 3 Edhe thoshinë, Gëzohu, o mbret’ i ludhenjvet! edhe i bininë me shuplaka.

4 Pillati pra dolli përsëri jashtë, edhe u thot’ atyre,Na tek po u’a bie atë jashtë, që t’a dini, se asndonje faj nukë gjenj tek ay. 5 Jisuj pra dolli jashtë veshurë kurorënë prej ferrash edhe rrobën’ e-kuqe. Edhe Pillati u thot’ atyre, Na njeriu! 6 Kur e pan’atë kryepriftërit’ edhe shërbëtorëtë, bërtitnë, dyke thënë, Kryqëzo-e, kryqëzo-e. Pillati u thot’ atyre, Merr-e-ni ju atë, edhe kryqezo-e-ni; sepse unë nukë gjenj faj tek ay. 7 Judhenjtë i upërgjeqnë, Neve kemi nom, edhe pas nomit t’ënë ky duhetë të vdesë, sepse bëri vetëhen’e ti Bir të Perëndisë.

8 Pillati pra kur dëgjoj këtë fjalë, më tepërë ufrikësua. 9 Edhe përsëri hyri ndë vënti të gjyqit, edhe i thotë Jisujt, Nga je ti? Po Jisuj nuk’i dha të-përgjegjurë. 10 Pillati pra i thotë, Mua nukë më flet? nuk’e di ti se unë kam pushtet të të kryqëzonj, edhe kam pushtet të të lëshonj? 11 Jisuj upërgjeq, Nukë dotë kishnje asndonjë pushtet kundrë meje, po të mos të qe dhënë prej së-larti; përandaj ay që më ep ndër duart të tua ka më të-math faj.

12 Që atëhere Pillati kërkonte t’a lëshonte, po Judhenjtë thërrisninë dyke thënë, Ndë lëshofsh këtë, nukë je miku i Qesarit; gjithëkush që bën vetëhen’e ti mbret, flet kundrë Qesarit. 13 Pillati pra kur dëgjoj këtë fjalë, solli jashtë Jisunë, edhe ndënji mbi front të gjyqit, që thuhetë Gur-shtruarë, edhe Evraisht Gavvatha.

14 Edhe ishte kanon’ i pashkësë, edhe ora sindonja gjashtë; edhe u thot’Judhenjvet, Na mbreti juaj. 15 Po ata bërtitnë, Ngri-e, ngri-e, kryqezo-e. Pillati u thot’ atyre, Mbretnë t’uaj të kryqëzonj? Kryepriftërit’ upërgjeqnë, S’kemi tjatërë mbret veç Qesarinë. 16 Atëhere pra u”a dha atyre ndër duar, që të kryqëzonetë. Edhe ata muarnë Jisunë, edhe e shpunë.

17 Edhe Jisuj dyke mbajturë kryqin’ e ti dolli nd’ atë vënt që thuhetë vënd’i Kresë, që Evraisht thuhetë Gollgotha; 18 Atje kryqëzuan’ atë edhe dy të-tjerë bashkë me atë andej edhe këtej, edhe Jisunë ndë mest.

19 Pillati shkroj edhe një titllë, edhe e vuri mbi kryqt; edhe ishte shkruarë Jisu Nazoreasi mbreti i Judhenjvet. 20 Edhe këtë titllë e kënduanë shumë veta prej Judhenjet; sepse ishte shkruarë Evraisht, Gërqisht edhe Llatinisht. 21 Edhe kryepriftërit e Judhenjvet pra i thoshinë Pillatit, Mos shkruaj, Mbreti i Judhenjvet, po se ay tha, Jam mbreti i Judhenjvet. 22 Pillati upërgjeq, Atë që shkrova e shkrova.

23 Ushtëtorëtë pra, passi e kryqëzuanë Jisunë, muarnë rrobat’e ati, edhe i bënë katrë pjesë, për gjithë-si-cilinë ushtëtuar një pjesë, edhe petkunë; edhe petku ishte i-paqepurë, endur’ i-tërë që së-sipërmi. 24 Thanë pra ndër mest të tyre, Letë mos e grismë atë, po letë shtjemë shortë për atë, kujt t’i bjerë; -që të mbushetë shkronja që thotë, “Ndanë rrobat’e mia ndër mest të tyre, edhe shtynë shortë mbi petkunë t’im.” Ushtëtorëtë pra bënë këto.

25 Edhe përanë kryqit të Jisujt ishinë dyke ndënjurë e ëma edhe e motër’ e s’ëmës s’ati, Maria gruaja e Kllopajt, edhe Maria Magdhalinë. 26 Jisuj pra kur pa t’ëmënë edhe atë nxënësinë që donte dyke ndënjurë përanë, i thotë s’ëmësë, Grua, na yt bir. 27 Pastaj i thotë nxënësit, Na jot’ëmë. Edhe nxënësi që atëhere e mori ndë shtëpit të ti.

28 Pas kësaj Jisuj dyke diturë, se ndashti umbaruanë të-gjitha, që të mbushetë shkronja, thotë, Kam et. 29 Edhe ishte atje një enë plot me uthullë; edhe ata mbushnë një sfungar me uthullë, edhe e vunë mbë një hyssop, e j’a prunë ndë gojët. 30 Jisuj pra kur mori uthullënë, tha, Umbarua, edhe unji kryetë, e dha frymënë.

31 Judhenjtë pra, për të mos mbeturë trupatë mbi kryqt për ditën e-sshëtunë, sepse ishte e-prëmte, (sepse ajo dit’ e-shëtunë ishte e-madhe), ulutnë Pillatit t’u thyhenë kërcinjt’e këmbëvet, edhe të ngrihen’ andej. 32 Erthnë pra ushtëtorëtë, edhe thyenë kërcinjt’e të-parit, edhe t’ati tjetërit që ukryqëzua bashkë me atë. 33 Po kur erthnë te Jisuj, edhe e panë, se më kishte vdekurë, nuk’ i thyenë kërcinjtë; 34 Po një nga ushtëtorëtë i çpoj brinjënë me shtiizë, edhe për-një-here i dolli gjak edhe ujë. 35 Edhe ay që pa dëshmoj, edhe dëshmim’ i ati ësht’ i-vërtetë, edhe ay e di se thotë të-vërtetënë, që të besoni ju. 36 Sepse këto ubënë që të mbushetë shkronja, “Eshtër nukë dot’ i thyhetë.” 37 Edhe përsëri një tjatërë shkronjë thotë, “Dotë vështronjënë mb’atë qe çpuanë.”

38 Edhe pas këtyre Josifi që ishte nga Arimathea, (i-cili ishte nxënës i Jisujt, po i fshehurë nga frik’e Judhenjvet), i ulut Pillatit që të ngrerë trupin’e Jisujt; edhe Pillati i dha lejë. Erdhi pra edhe ngriti trupin’e Jisujt. 39 Erdhi edhe Nikodhimi, (ay që pat ardhurë te Jisuj një herë më parë natënë), edhe pruri të-Përzjerë mirë edhe alloe, sindonja një qint litra. 40 Muarnë pra trupin’e Jisujt, edhe e pshtuallnë me pëlhurëra bashkë me erëratë, sikundrë e kanë zakon Judhenjtë të kllasënë ndë varr.

41 Edhe nd’atë vënt që ukryqëzua ishte një kopësht, edhe ndë kopështt një varr i-ri, ndë të-cilët edhe s’ishtë vënë asndonjë njeri. 42 Atje pra vunë Jisunë, për të-prëmten’ e Judhenjet, sepse varri ishte afërë.

Joanit – Krye 20

1 Edhe ditën’ e-parë të javësë vjen Maria Magdhalinë te vari ndë mëngjest, dyke qënë edhe po errëtë, edhe sheh gurinë ngriturë nga varri. 2 Suletë pra edhe vjen te Simon Pjetri, edhe tek ay nxënësi tjetërë që donte Jisuj, edhe u thot’atyre, E ngritnë Zotinë nga varri, edhe nukë dimë se ku e kanë vënë.

3 Dolli pra Pjetri edhe nxënësi tjetërë, edhe vininë ndë varrt. 4 Edhe suleshinë të dy bashkë; edhe ay nxënësi tjetërë usul përpara më çpejt se Pjetri edhe erdhi më përpara ndë varrt; 5 Edhe si uunj, sheh pëlhuratë ku ishinë, po nukë hyri. 6 Vjen pra Simon Pjetri dyke ardhurë pas ati, edhe hyri ndë varrt, edhe vë re pëlhuratë ku ishinë; 7 Edhe riza që ishte mbi kryet t’ati nuk’ ugjënt bashkë me pëlhuratë, po ishte pshtjellë veç mbë një vënt. 8 Atëhere pra hyri edhe ay nxënësi tjetërë që erdhi më përpara ndë varrt, edhe pa, edhe besoj; 9 Sepse edhe s kupëtoninë shkronjënë, se ay duhetë të ngjalletë prej së-vdekurish. 10 Nxënësitë pra vanë përsëri ndëpër shtëpirat të tyre.

11 Edhe Maria rrinte përanë varrit dyke qarë përjashta; edhe tek po qante, uunj ndë varrt; 12 Edhe vë re dy ëngjëj me rroba të-bardha dyke ndënjurë njeri nga krej e tjatëri nja këmbëtë, atje ku qe trupi i Jisujt. 13 Edhe ata i thonë asaj, Grua, përse qan? U thot’ atyre, Sepse ngritnë t’im Zot, edhe nukë di ku e kanë vënë. 14 Edhe si tha këto, ukthye prapa, edhe vë re Jisunë dyke ndënjurë, edhe nuk’ e dinte se ësht’ Jisuj. 15 Jusuj i tha asaj, Grua, përse qan? cilinë kërkon? Po ajo dyke pandehurë, se është kopshtari, i thotë, Zot, ndë e ngrite ti, thuaj-më ku eke vënë, edhe unë dot’a ngre atë. 16 Jisuj i thot’asaj, Marie! Ajo kthenet’e i thotë, Ravuni! që do me thënë, Mësonjës. 17 Jisuj i thot’asaj, Mos m’upshet; sepse edhe s’kam hipurë tek im Atë; po shko te vëllezërit’e mi, edhe u thuaj atyre, Po hipënj tek im Atë edhe tek Ati juaj, edhe te Perëndia im edhe te Perëndia juaj. 18 Vjen Maria Magdhalinë, e u ep zë nxënëset, se pa Zotinë, edhe se i tha asaj këto fjalë.

19 Nd’atë ditë pra, të-parënë ditë të javësë, si ungrys, edhe dyert’ ishinë mbyllur’ atje ku ishin mbledhurë nxënësitë nga frik’ e Judhenjvet, erdhi Jisuj, edhe ndënji ndë mest, edhe u thot’ atyre, Paqtim mbë ju. 20 Edhe si tha këtë, u dëfteu atyre duart’ edhe brinjën’ e ti. Ugëzuanë pra nxënësitë, kur panë Zonë. 21 Edhe Jisuj u tha atyre përsëri, Paqtim mbë ju; sikundrë më dërgoj Ati, edhe un’u dërgonj juve. 22 Edhe si tha këtë. fryjti, edhe u thot’atyre, Merni Frymë të-Shënjtëruarë. 23 Kujve t’u falni fajetë, u janë falur’atyre; kujve t’u’a mani, u janë mbajtur’ atyre.

24 Po Thomaj, një nga të dy-mbë-dhjetëtë , që thuhetë Binjak, nuk’ishte bashkë me ata, kur erdhi Jisuj. 25 Nxënësit’ e-tjerë pra i thoshinë, Pamë Zotinë. Po ay u tha atyre, Ndë mos pafsha ndë duart t’ati shënjën’ e peronavet, edhe të vë gishtinë t’im ndë shënjët të peronavet, edhe të vë dorënë ndë brinjët t’ati, s’kam për të besuarë.

26 Edhe pas tetë ditsh përsëri ishinë brënda nxënësit’e ati, edhe Thomaj me ata. Vjen Jisuj, ndonëse dyertë ishinë mbyllurë, edhe ndënji ndë mest, edhe tha, Paqtim mbë ju. 27 Pastaj i thotë Thomajt, Bierë gishtinë t’ënt këtu, edhe shih duart’e mia; edhe bierë dorënë t’ënde, edhe vër’-e ndë brinjët t’ime, edhe mos ubëj i-pabesë, po besëtar. 28 Edhe Thomaj upëgjeq, e i tha, Zoti im edhe Perëndia im. 29 Jisuj i thotë, Sepse më pe, (o Thoma) besove; lum ata qe nukë panë, edhe besuanë.

30 Edhe shumë çudira të-tjera bëri Jisuj përpara nxënëset të ti, të-cilatë nukë janë shkruarë ndë këtë vivli. 31 Po këto ushkruanë që të besoni se Jisuj është Krishti, i Bir’i Perëndisë, edhe dyke besuarë të keni jetë mb’emërit t’ati.

Joanit – Krye 21

1 Pastaj Jisuj u’a dëfteu vëtëhen’e ti përsëri nxënëset ndë dett të Tiveriadhësë; edhe e dëfteu kështu.

2 Ishinë bashkë Simon Pjetri edhe Thomaj që thuhetë Binjak, edhe Nathanaili që është nga Kanaja e Galilesë, edhe të bijt e Zevedheut, edhe dy të-tjerë nga nxënësit’e ati. 3 Simon Pjëtri u thot’atyre, Vete të gjuanj pishqe. I thonë, Vijmë edhe neve bashkë me ty. Dualinë edhe hipnë ndë lundrët përnjë-here, edhe atë natë nukë zunë asgjë.

4 Po tani si ubë mëngjes, Jisuj ndënji ndë buzët të detit; po nxënësitë nuk’e njohnë se është Jisuj. 5 Jisuj pra u thot’atyre, Djemthit’ e mi, mos keni ndonjë gjë për të ngrënë? I upërgjeqnë, jo. 6 Edhe ay u tha atyre, Hithni rrietënë mb’anët të-djathtë të lundrësë, edhe dotë gjeni. E hothnë pra, edhe s’muntnë më t’a hiqninë nga shumica e pishqevet. 7 Ay nxënësi pra, që donte Jisuj, i thotë Pjetrit, Është Zoti. Edhe Simon Pjetri, kur dëgjoj se është Zoti, upshtuall me petkunë, (sepse iste lakuriq), edhe uhoth ndë dett. 8 Edhe nxënësit’ e-tjerë erthnë me lundrëzënë, (sepse nuk’ishte lark tokësë, po sindonja dy qint kut), dyke hequrë rrietën’e pishqevet.

9 Edhe si sbritnë pra mbë tokët, shohënë, se atje ishte një zjarr i-ndezurë, edhe një peshk vënë mbi atë, edhe bukë. 10 Jisuj u thot atyre, Bini nga pishqetë që zutë tashi. 11 Simon Pjetri hipi edhe hoqi rrietënë mbi tokët plot me pishke të mëdhenj, një qint e pesë-dhjet’ e tre. 12 Jisuj u thot’atyre, Ejani e drekohi. Po asndonjë nga nxënësitë nukë kuxonte t’a pyesë, Cili je ti? sepse e dininë se është Zoti. 13 Vjen pra Jisuj edhe merr bukënë e u’a ep, edhe peshkunë gjithashtu.

14 Këjo ësht’ e-treta herë që udëftye tashi Jisuj te xnënësit’ e ti, passi ungjall prej sëvdekurish.

15 Passi udrekuanë pra, Jisuj i thotë Simon Pjetrit, Simon i bit’ i Jonajt, A më do më tepërë se këta? I thotë, Po, Zot; ti e di se të dua. I thot’ati, kullot shqerat’e mi. 16 I thotë prapë përsë-dyti, Simon i bir i Jonajt, a më do? I thotë, Po, Zot; ti e di se të dua. I thotë, Ruaj dhënt’e mia. 17 I thotë për-së-treti, Simon i bir’ i Jonajt, a më do? Pjetrit i erth keq, se i tha për-së-treti, A më do? edhe i tha, Zot, ti i di të-gjitha; ti e di se të dua. Jisuj i thotë, Kullot dhënt’ e-mia. 18 Me të-vërtetë, me të-vërtetë po të them, Kur ishnje ti më i-ri, ngjishnje vetëhenë t’ënde, edhe ecënje ku të donje; po kur të mblakesh, dotë ndejsh duart’e tua, edhe tjatërë njeri dotë të ngjeshnjë ty, edhe dotë shpjerëku të mos duash. 19 Edhe tha këtë, dyke shënuarë me ç’farë vdekjeje kishte për të lavduruarë Perëndinë.

20 Edhe si tha këtë, i thotë, Eja pas meje. Edhe Pjetri ukthye, edhe sheh atë nxënësinë që donte Jisuj dyke ardhurë prapa, i-cili ndë darkët i pat rënë mbë krahëruart, e i tha, Zot, cili ësht’ ay që të trathëton? 21 Pjetri pra kur pa këtë, i thotë Jisujt, Zot, po ky ç’dotë bënetë? 22 Jisuj i thotë, Ndë dua të mbesë ay gjersa të vinj unë, ti ç’ ke? ti eja pas meje. 23 Dolli pra këjo fjalë ndër vëllezërit, se ay nxënësi nukë vdes. Po Jisuj nuk’i tha, se nukë vdes; po, Ndë dua të mbesë gjersa të vinj unë, ti ç’ke?

24 Ky është ay nxënësi qe dëshmon për këto, edhe që shkroj këto; edhe e dimë se dëshmim’ i ati ësht’ i-vërtetë.

25 Janë edhe shumë të-tjera sa bëri Jisuj, të-cilatë ndë ushkrofshinë një nga një, kujtonj se as bota vetë nukë dot’i nxintë vivllatë që ishinë për të shkruarë. Amin.