Kapitulli: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24
1 Passi shumë veta vunë dorë të radhitnjënë rrëfim për ato punë, që me të-plottë janë vërtetuarë ndër ne, 2 Si kundrë na i kanë lënë ata, të-cilëtë që ndë kryet të herësë i panë me sy, edhe ubënë shërbëtorë të fjalësë, 3 M’ uduk e ughësë edhe mua, që u kam rënë prapa të-gjithave që ndë kryet hollë hollë, të të shkruanj me radhë për këto, o i pushteçim fort Theofil, 4 Që të njohç të-vërtetuarët’ e atyre punëve që u mësove.
5 Ndë ditt të Irodhit, mbretit të Judhesë, ishte një prift, që j’ a thoshin’ emërinë Zahari, prej fëmijës’ s’ Aviajt; edhe gruaja e ati ishte prej të bijavet t’ aaronit, edhe emërinë j’ a quanin’ Elisavetë. 6 Edhe që të dy ishinë të-drejtë përpara Perëndisë, dyke ecurë pa të-metë ndër gjithë porosit, e drejtërimet të Zotit. 7 Edhe ata s’ kishinë djalë, sepse Elisaveta ishte beronjë, edhe të dy ishinë të-shkuarë ndë ditt të tyre.
8 Edhe ay tek ishte dyke bërë punët’ e priftërisë përpara Perëndisë ndë radhët të fëmijës’ së ti, 9 Pas zakonit të punës’ së priftërisë, i ra shorta të hynjë ndë tempullt të Zotit e të djejë thimjamë. 10 Edhe gjithë shumica ishte dyke falurë përjashta ndë kohët të të-djegurit të thimjamësë.
11 Edhe i uduk ati një ëngjëll i Zotit dyke ndënjurë nb’ anët të-djathtë të therores’ së thimjamësë; 12 Edhe Zaharia kur pa, udroth, edhe frikë ra mbi atë. 13 Po ëngjëlli i tha, Mos ufrikëso, Zahari, sepse lutja jote udëgjua, edhe gruaja jote Elisavetë dotë të pjellë djalë, edhe dot’ j’ a quanjç emërinë Joan. 14 Edhe dotë jetë mbë ty gëzim e gas; edhe shumë veta dotë gëzonenë për lindjen’ e ati. 15 Sepse dotë jet’ i-math përpara Zotit, edhe ver’ e të-pira të-forta nukë dotë pijë, edhe me Frymë të-Shënjtëruarë dotë mbushetë qe nga barku i s’ëmës’së ti. 16 Edhe shumë nga të bijt’ e Israilit i ka për të kthyerë mbë Zonë Perëndin’ e tyre. 17 Edhe ay dotë vinjë përpara ati me frymë e me fuqi të Illiut, për të kthyerë zëmërat’ e atërvet mbë bijt, edhe të-pabinduritë ndë urtësit të të-drejtëvet, për të bërë gati Zotit një llaus të-ndrequrë.
18 Edhe Zaharia i tha ëngjëllit, Si dot’ e marr vesh këtë punë; sepse unë jam plak, edhe gruaja ime e-lashtë ndë ditt të saj. 19 Edhe ëngjëlli u-përgjeq e i tha, Unë jam Gavrilli që rri përpara Perëndisë; edhe udërguashë që të të flas tyj, edhe të t’ ap zërin’ e-mirë per këto punë. 20 Edhe na tek dotë jesh pe gojë e dotë mos munç të flaç gjer mb’ atë ditë që dotë bënenë këto; sepse nuk’ u zure besë fjalëvet të mia, të-cilatë dotë mbushenë ndë kohët të tyre.
21 Edhe llauzi po priste Zaharinë, edhe çuditeshinë për të-mënuarit’ e ati ndë tempullt. 22 Edhe kur dolli, nukë muntte t’ u fliste atyre; edhe e kupëtuanë, se kishte parë të-faniturë ndë tempullt; edhe ay u bënte me shënja, edhe mbeti i-shurdhërë.
23 Edhe si umbushnë ditt’ e shërbesës’ s’ ati, shkoj ndë shtëpit të ti. 24 Edhe pas këtyre ditve. Elisaveta, gruaj’ e ati, umbars; edhe e fshihte vetëhenë pesë muaj, dyke thënë, 25 Se kështu bëri Zoti mbë mua ndër këto dit që hodhi syt’ e ti mbi mua, që të heqnjë të-përqeshuritë t’ im ndër mest të njerësvet.
26 Edhe mbë të-gjashtinë muaj, ëngjëlli Gavriil udërgua prej Perëndisë ndë një qytet të Galilesë, që e kishte emërinë Nazaret, 27 Te një vërgjëreshë, që ishte vluarë me një burrë, që quhej Josif, prej shtëpis’së Dhavidhit; edhe emër’ i vërgjëreshësë ishte Mariam. 28 Edhe ëngjëlli kur hyri tek ajo, tha, gëzohu, o e-mbushurë me hire; Zoti është bashkë me ty; e-bekuarë je ti ndë mest të gravet. 29 Edhe ajo, kur pa, utrumbullua për fjalën’ e ati; edhe mendonej ç’ dotë jetë vallë këta të-përshëndoshurë. 30 Edhe ëngjëlli i tha, Mos utrëmp, Mariamë sepse gjete hir përanë Perëndisë. 31 Edhe na tek dotë mbarsesh ndë bark, edhe dotë pjellç djalë, edhe dot’ j’ a quanjç emërinë Jisu. 32 Ky dotë jet’ i-math, edhe Bir i të-Lartit dotë quhetë; edhe Zoti Perëndia dot’ i apë ati fron’ e Dhavidhit, atit t’ ati; 33 Edhe dotë mbretëronjë ndë shtëpit të Jakovit ndë jetët të jetëvet, edhe mbretëria e ati nukë dotë ketë të-mbaruarë.
34 Edhe Mariama i tha ëngjëllit, Qysh dotë jetë këjo punë, sepse unë burrë s’njoh? 35 Edhe ëngjëlli upërgjeq e i tha, Frym’ e-Shënjtëruarë dotë vinjë mbë ty, edhe fuqi’ e të-Lartit dotë të hiesonjë; përandaj edhe ajo foshnj’ e-shënjtëruarë që len prej teje dotë quhetë Bir Perëndie. 36 Edhe na Elisaveta, far’ e fisi yt, edhe ajo umbars me bir ndë pleqërit të saj, edhe ky muaj ësht’ i-gjashtti i asaj që quhetë beronjë. 37 Sepse s’ ka punë që të jet’ epamundurë te Perëndia. 38 Edhe Mariama tha, Na shërbëtoreja e Zotit; ubëftë mbë mua pas fjalësë s’ ate.
Edhe ëngjëlli iku prej asaj.
39 Edhe nd’ ato dit Mariama ungrit, e vate me nxitim ndë një qytet të Judhësë; 40 Edhe hyri ndë shtëpit të Zaharisë, edhe përshëndoshi Elisavetënë. 41 Edhe posa dëgjoj Elisaveta të-përshëndoshurit’ e Marisë, këceu foshnjeja ndë barkt t’ asaj; edhe Elisaveta umbush me Frymë të-Shënjtëruarë, 42 Edhe thërriti me zë të-math, e tha, E-bekuarë je ti ndë mest të gravet, edhe e-bekuarë është pem’ e barkut t’ ënt. 43 Edhe nga më ngjau kjo, të vinj’ e ëm’ e Zotit t’ im tek unë? 44 Sepse na posa erdhi zëri i të-përshëndoshurit t’ ënt ndë veshët t’ im, këceu foshnjeja me gëzim ndë barkt t’ im. 45 Edhe lum ajo që besoj, se dotë mbushenë tek ajo ç’ janë folurë prej Zotit.
46 Edhe Mariama tha,
47 Shpirti im madhëron Zonë, Edhe fryma ime ugëzua mbë Perëndinë shpëtimtarinë t’ im; 48 Sepse shtyri sytë mbë të-përunjurit të shërbëtores’së ti; sepse na që tashi e paskëtaj gjithë brezatë dotë më lumëronjënë; 49 Sepse i Forti bëri punë të-mëdha tek unë, edhe ishënjtëruarë është emër’ i ati; 50 Edhe përdëllim’ i ati është breza pas brezash mb’ ata që i kanë frikë. 51 Bëri pushtet me krahun’ e ti; përndau madhështorë me mendimn’ e zëmërës’ s’ atyre. 52 Rrëzoj fuqitarë prej fronesh, edhe lartësoj njerës të-përunjurë. 53 Të-uriturë i mbushi së-mirash, edhe të-pasurë i dërgoj jashtë sbrazëtë. 54 I ndihu Israilit shërbëtorit të ti, dyke sjellë ndër mëntt përdëllimn’ e ti, 55 Sikundrë foli mb’ atëritë t’ anë, mb’ avraamnë e mbë farën’ e ati, për jetën’ e jetësë.
56 Edhe Mariama ndënji bashkë me atë afëro tre muaj; pastaj ukthye ndë shtëpit të saj.
57 Edhe Elisavetës’ i umbush koha për të pjellë; edhe polli djalë. 58 Edhe fqinjt’ e farëfisasit’ e asaj dëgjuanë, se Zoti madhëroj përdëllimn’ e ti tek ajo; edhe gëzoneshinë bashkë me atë.
59 Edhe mbë të-tettënë ditë ewrdhe, që të rrethpresënë djalënë, edhe e quaninë Zahari, mb’ emërit të t’ et. 60 Po e ema upërgjeq e tha, Jo, po dotë quhetë Joan. 61 Edhe ato i than’ asaj, Se s’ ka ndonjë ndë fist t’ ënt që të quhetë me këtë emërë. 62 Edhe bëninë me shënja t’ et t’ ati, ç’ emërë donte t’ i epetë ati. 63 Edhe ay kërkoj një dërrasë të-shkruari, edhe shkroj, dyke thënë, Joan ësht’ emër’ i ati. 64 Edhe të-gjith’ uçuditnë, Edhe për-një-here u hap goj’ e ati edhe gjuh’ e ati; edhe fliste dyke bekuarë Perëndinë.
65 Edhe ra frikë mbë gjith’ ata që rrininë rrotull’ atyre. Edhe të-gjitha këto fjalë fliteshinë ndëpër gjithë malësit të Judhësë. 66 Edhe gjith’ ata që i dëgjuanë i vunë këto ndë zëmërat të tyre, dyke thënë, Vallë ç’dotë jetë ky djalë? Edhe dor’ e Zotit ishte bashkë me atë.
67 Edhe Zaharia i ati umbush me Frymë të-Shënjtëruarë; edhe profitepsi, dyke thënë,
68 I-bekuarë qoftë Zoti Perëndia i Israilit, sepse erdhi edhe bëri çpërblim mbë llausn’ e ti; 69 Edhe ngriti bri shpëtimi mbë ne ndë shtëpit të Dhavidhit shërbëtorit të ti, 70 Sikundrë foli me anë të gojës’ së shënjtorëvet profitër vet të ti prej jete, 71 Shpëtim prej armiqvet t’ anë edhe prej dorës’ së gjith’ atyreve që na kanë mëri; 72 Për të mbushurë përdëllimn’ e ti mb’atëritë t’ anë, edhe për të përmëndurë dhjatën’ e ti të-shënjtëruarë; 73 Pas besë që i ubetua Avraamit atit t’ ënë, 74 Se dotë na apë të shpëtojmë prej dorës’ s’ armiqvet t’ anë, edhe t’ i shërbejmë ati pa frikë, 75 Me shënjtëri e me drejtëri përpara ati gjithë ditt’ (e jetësë s’ onë).
76 Edhe ti, o djalë, profit i të-Larttit dotë quhesh; sepse dotë shkonjç përpara faqes’ së Zotit, për të bërë gati udhët’ e ati, 77 Për të dhënë mënt shpëtimi llauzit t’ ati, me anë të ndjesës’së fajevet, 78 Për përdëllimn’ e-thellë të Perëndisë t’ënë, me të-cilinë na erdhi agjim prej së-larti, 79 për të ndritur’ ata që rrinë nd’ errësirë e ndë hie vdekjeje, që të bënjë këmbëtë t’ ona t’ ecëjnë drejtë nd’ udhë paqtimi.
80 Edhe çuni rritej e forconej ndë frymë, edhe ishte ndë shkretëtirët gjer mb’ atë ditë që dotë dëftehej te Israili.
1 Edhe nd’ato dit dolli urdhër prej Qesarit August të shkruhenë gjithë bota. 2 Këta të-shkruarë ubë për të-parënë herë, kur ishte Qyrini qivernitar i Syrisë. 3 Edhe vininë të-gjithë të shkruheshinë, sicili ndë qytett të ti. 4 Hipi edhe Josifi prej Galilesë, prej qytetit Nazaret, ndë Judhet, ndë qytett të Davidhit, që quhetë Vithleem, (Sepse ay ishte prej shtëpis’ e pej atëris’ së Davidhit), 5 Që të shkruhetë bashkë me Mariamënë, që ishtë vluarë me atë për grua, e-cila ishte me barrë. 6 Edhe ata tek ishin’ atje, asaj i umbushnë dittë që të pjellë; 7 Edhe polli birr’ e saj të-parëlindurinë, edhe e pshtolli ndë shpërgënj, edhe e vuri ndë graashit, sepse nukë kishte vënt për ata atje ku kishinë rënë.
8 Edhe nd’atë vënt ndëpër arat ishinë ca barinj, dyke ruajturë me radhë natënë tufën’ e tyre. 9 Edhe javoka një ëngjëll i Zotit erdhi mb’ ata, edhe lavdi Zoti ndriti rrotull’ atyre, edhe ufrikësuanë frikë të-madhe. 10 Edhe ëngjëlli u tha atyre, Mos frikësohi, sepse na tek po u ap juve zë të-mirë për një gëzim të math, që dotë jetë mbë gjithë llauzinë; 11 Sepse sot u lindi juve ndë gytett të Dhavidhit një shpëtimtar, i-cili është Zoti Krisht. 12 Edhe këjo dotë jetë shënja ndër ju, Dotë gjeni një foshnjë pshtjellë ndë shpërgënj, dergjurë ndë grashtt.
13 Edhe papandehuraj bashkë me ëngjëllinë uduk një shumicë ushtërie qiellore, dyke lavduruarë Perëndinë, e dyke thënë, 14 Lavdi mbë Perëndinë që është mbë të-lartat, edhe paqtim mbi dhet, pëlqim ndë njerëzit.
15 Edhe ëngjëjtë si iknë prej atyreve ndë qielit, njerëzitë, barinjtë i thanë njeri tjatërit, Letë vemi tani gjer ndë Vithleem, e te shohëmë këtë punë që është bërë, të-cilënë Zoti na e dëfteu. 16 Edhe erdhë me vrap, e gjetnë Mariamën’ edhe Josifnë edhe foshnjënë dërgjurë ndë grashtt. 17 Edhe si panë, dëftyenë për fjalënë që ufol mb’ ata për këtë djalë.
18 Edhe gjith’ata që dëgjuanë uçuditnë për ato që ufolnë barinjtë. 19 Edhe Mariama i ruante me vetëhe gjithë këto fjalë, dyke menduarë për ato ndë zëmërët të saj. 20 Edhe barinjtë ukthyenë dyke lavduruarë e dyke nderuarë Perëndinë për gjith’ato që dëgjuan’ e panë, sikundrë ufol mb’ata.
21 Edhe kur umbushnë të tetë dittë për të rrethprerë djalënë, erër’ i ati uquajt Jisu, që ishte quajturë prej ëngjëllit para se të zihej ndë barkt.
22 Edhe kur umbushnë ditt’ e të-pastruarit t’ asaj, pas nomit të Moisiut, e prunë ndë Jerusalim, që t’ e nxirninë përpara Zotit 23 Sikundrë është shkruarë ndë nomt të Zotit, “Se çdo mashkullë që hap shtrat barku, shënjt te Zoti dotë quhetë;” 24 Edhe që të bininë kurban, sikundrë është thënë ndë nomt të Zotit, “Një par turtujsh a dy zoq pëllumbash.”
25 Edhe na tek ishte ndë Jerusalim një njeri, që e kishte emërinë Simeon; edhe ky njeri ishte i-drejtë edhe me frikë Perëndie, dyke priturë ngushullimen’ e Israilit, 26 Edhe ish sbuluarë tek ay prej Frymës’ së-Shënjtëruarë, se nukë dotë shihte vdekje, para se të shihte Krishtin’ e Zotit. 27 Edhe erdhi me anë të Frymës’ së-Shënjtëruarë ndë hieroret; edhe prindëritë kur prunë brënda djalënë Jisu, që të bëninë për atë pas zakonit të nomit, 28 Ay e mori ndër duart të ti, edhe bekoj Perëndinë, e tha,
29 Tashi, o Zotëri, lëshon shërbëtorinë t’ ënt, pas fjalësë s’ ate, me paqtim; 30 Sepse panë syt’ e mi shpëtimnë t’ënt, 31 Që bëre gati përpara sysh të gjithe llauzëvet, 32 Dritë për të ndriturit’ e kombevet, edhe lavdi për llauzinë t’ënt Israil.
33 Edhe Josifi edh’ e ëm’ e ati po çuditeshinë për ato që fliteshinë për atë. 34 Edhe Simeoni i bekoj ata, edhe i tha Mariamësë, s’ ëmës’ s’ ati, Na ky tek është vënë për të-rënit’ e për të-ngriturit’ e shumë vetave ndë Israilt, edhe për shënjë të-kundrëfoluri; 35 (Edhe tyj vetë shpirtinë një shpatë t’a ka për të depërtuarë); që të sbulonenë mendimet’ e shumë zëmërave.
36 Edhe atje ishte Anna, një profitëreshë, e bij’ e Fanuilit, prej farës’ s’ Asirit; këjo ishte shum’ e shkuarë ndë dit, edhe kishte rruarë me burrinë shtatë vjet pas vërgjëris’ së saj; 37 Edhe këjo ishte grua e-ve sindonja tetë-dhjet’ e katrë vjeç, e-cila nukë ndahej prej hieroresë, dyke luturë me agjërime e me të-falura nat’ e ditë. 38 Edhe kjo, passi arriti nd’atë orë, lavdëronte Zonë, edhe u fliste për atë gjith’ atyreve që risninë çpërblim ndë Jerusalim.
39 Edhe si mbaruanë gjithë punëtë pas nomit të Zotit, ukithyenë ndë Galilet, ndë qytett të tyre Nazaret.
40 Edhe djali rritej e forconej ndë frymë, dyke mbushurë me urtësi; edhe hir’ i Perëndisë ishte mbi atë.
41 Edhe prindërit’e ati vininë për mot ndë Jerusalim për të-kremten’ e pashkësë. 42 Edhe kur ubë dy-mbë-dhjetë vjeç, ata hipnë ndë Jerusalim pas zakonit të së-kremtesë; 43 Edhe si mbaruanë dittë, mbë të-kthyerit të tyre, djali Jisu mbeti prapa ndë Jerusalim; edhe Josifi edh’ e ëma nukë dijnë. 44 Po dyke pandehurë, se ay, ishte mb’ udhë me shokëtë, ecnë një dit’ udhë; edhe e kërkoninë ndëpër far’ e fist e ndëpër të-njohurit. 45 Edhe passi nuk’ e gjetnë, ukthyenë prapë ndë Jerusalim dyke kërkuar’ atë. 46 Edhe pas tri ditsh e gjetnë ndë hieroret, dyke ndenjurë ndë mest të mësonjësvet, e dyke dëgjuar’ ata, e dyke pyetur’ ata. 47 Edhe gjith’ ata që e dëgjoninë maniteshinë për mëndjen’ e për të-përgjegjurat e ati.
48 Edhe kur e pan’atë, uhabitnë; edhe e ëma i tha, O bir, çna bëre kështu? na yt atë edhe unë tek po të kërkojmë me pikëllim. 49 Edhe ay u tha atyre, Përse më kërkonitë? nuk’ e dinitë, se unë duhetë të jem ndë punët të t’im et? 50 Po ata nuk’e kupëtuanë fjalënë që u tha atyre.
51 Edhe sbriti bashkë me ata, edhe erdhi ndë Nazaret; edhe ishte dyk’ ubindurë nd’ ata. 52 Edhe e ëma ruante gjithë këto fjalë ndë zëmërët të saj. 53 Edhe Jisuj vinte mbarë nd’ urtësi e ndë moshë e ndë hir përpara Perëndisë e njerëzet.
1 Edhe mbe të-pesë-mbë-dhjettinë vit të mbretëria’së Tiver Qesarit, kur Pillat Pondiu ishte qyvernitar i Judhesë, edhe Irodhi katrurdhëratës i Galilesë, e Filipi i vëllaj i ati katrurdhëratës i Ituresë edhe i vëndit të Trahonitisë, edhe Lysania katrurdhëratës i Avilinisë, 2 Ndë ditt të kryepriftërvet Annë e Kaiafë, erdhi fjal’ e Perëndisë mbë Joaninë të birrin’ e Zaharisë ndë shkretëtirët.
3 Edhe erdhi mbë gjithë vëndinë rrotullë Jordhanit, dyke lëçiturë pagëzim pendimi për ndjesën’ ë fajevet, 4 Sikundrë është shkruarë ndë vivlit të fjalëvet të profitit Isai, që thotë, “Zër’ i ati që bërtet ndë shkretëtirët, Bëni gati udhën’ e Zotit, bëni të-drejta rrugat’ e ati. 5 Çdo vënt i-thellë dotë mbushetë, edhe çdo mai e kodrë kotë unjetë, edhe të-shtrëmbëratë dotë bënenë të-drejta, edhe udhët’ e-ashpëra të-sheshme; 6 Edhe çdo mish dotë shohë shpëtimn’ e Israilit.”
7 U thoshte pra gjindjevet që vininë jashtë që të pagëzoneshinë prej ati, Të-pjellë nepërkash, kush u dëfteu juve të ikëni prej zëmërimit që ka për të ardhurë? 8 Bëni pra pemë të-vëjejtura për pendim, edhe mos ziri të thoni me vetëhenë t’ uaj, se Atë kemi Avraaminë; sepse po u them juve, se Perëndia munt prej këtyre gurëve t’ i ngrerë djem Avraamit. 9 Edhe tashi edhe sëpata gjëndetë ndë rrënjët të drurëvet; çdo dru pra që nukë bën pemë të-mirë, pritetë edhe hidhetë ndë zjarr.
10 Edhe gjindja e pyesninë, dyke thënë, Ç’të bëjmë pra? 11 Edhe ay upërgjeq e u thot’ atyre, kush ka dy rroba let’ i apë pjesë ati që s’ka; edhe kush ka të-ngrëna, gjithashtu letë bënjë.
12 Erdhë edhe kumerqarë që të pagëzoneshinë, edhe i thanë, Mësonjës, ç’të bëjmë? 13 Edhe ay u tha atyre, Mos merrni gjë më tepërë veç asaj që është urdhëruarë mbë ju.
14 Edhe e pyesnin’atë edhe t’atillë që venë ushtëtarë, dyke thënë, Edhe na ç’të bëjmë? Edhe u tha atyre, Mos bëni shtrëngim as njeeeriu, as moskallëzoni keq për njeri; edhe let’u jenë mjaft pagatë t’uaj.
15 Edhe Ilauzi tek po ishte dyke priturë, edhe të-gjithë mendoneshinë ndë zëmërat të tyre për Joaninë, vallë mos ësht’ ay Krishti, Joani upërgjeq të-gjithëve, dyke thënë, 16 Unë u pagëzonj juve me ujë; po vjen më i-forti se unë, të-cilit s’jam i-zoti t’ i sgjith rripn’ e shollavet t’ ati; ay dot’ u pagëzonjë juve me Frymë të-Shënjtëruarë e me zjarr; 17 I-cili mban lopatënë ndë dorët të ti, edhe dotë qëronjt lëmën’ e ti, edhe dotë mblethnjë grurëtë ndë grunart të ti, edhe kashtënë dot’ a djegë ndë zjarr të-pashuarë.
18 Edhe shumë të-tjera dyke mësuarë Ilauzit i epte ati zën’ e-mirë.
19 Edhe Irodhi katrurdhëratësi, passi qërtonej prej ati për Irodhiadhënë gruan’ e të vëllat të ti (Filip), edhe për gjithë të-këqiatë që pat bërë irodhi, 20 Shtoj edhe këtë përmbi të-gjitha, edhe mbylli Joannë ndë burgt.
21 Edhe passi u pagëzua gjithë Ilauzi, upagëzua edhe Jisuj, edhe tek ishte dyke falurë, uhap qielli, 22 Edhe Frym’ e-Shënjtëruarë sbriti mbi atë me një farë trupi posi pëllump, edhe erdhi një zë nga qielli, dyke thënë, Ti je Biri im i-dashuri, ty të kam pëlqyerë.
23 Edhe vetë Jisuj zuri të jetë afëro tri-dhjetë vjeç, edhe ishte (si e pandehninë bota) i bir’ i Josifit, i Iliut, 24 i Matthatit, i Leviut, i Melhiut, i Annajt, i Josifit, 25 i Matthiut, i Amosit, i Naumit, i Esliut, i Naggajt, 26 i Maathit, i Mattathiut, i Semejt, i Josifit, i Judhësë, 27 i Jonnajt, i Risajt, i Zorovavelit, i Sallathilit, i Niriut, 28 i Melhiut, i Adhdhiut, i Kosamit, i Elmodhamit, i Irit, 29 i Josiut, i Eliezerit, i Joreimit, i Matthatit, i Leviut, 30 i Simeonit, i Judhesë, i Josifit, i Jonanit, i Eliaqimit, 31 i Meleajt, i Mainanit, i Mattathajt, i Nathanit, i Dhavidhit, 32 i Jesseut, i Ovidhit, i Voozit, i Sallmonit, i Naasonit, 33 i Aminadhavit, i Aramit, i Esromit, i Faresit, i Judhesë, 34 i Jakovit, i Isaakut, i Avraamit, i Tharajt, i Nahorit, 35 i Saruhut, i Ragavit, i Falekut, i Everit, i Sallajt, 36 i Kainanit, i Arfaksadhit, i Simit, i Noesë, i Ilamehut, 37 i Mathusallësë, i Enohut, i Jaredit, i Maleleilit, i Kainanit, 38 i Enosit, i Sithit, i Adhamit, i Perëndisë.
1 Edhe Jisuj plot me frymë të-Shënjtëruarë ukthye nga Jordhani; edhe upru me anë të Frymësë ndë shkretëtirët, Ku ishte dyke ngarë nga djalli dy-zet dit; 2 Edhe nukë hëngri asgjë nd’ ato dit; edhe si umbushnë ato, pastaj i erdhi uri. 3 Edhe djalli i tha, Ndë je i Bir’ i Perëndisë, thua-i këti guri të bënetë bukë. 4 Edhe Jisuj i upërgjeq ati, dyke thënë, Eshtë shkruarë, “Se njeriu nukë dotë rronjë vetëmë me bukë, po me çdo fjalë të Perëndisë” 5 Edhe djalli e hipi mbë një mal të-lartë, e i dëften ati gjithë mbretërit” e hotësë për një grimë here. 6 Edhe djalli i tha, Tyj dotë t’ a ap tërë këtë pushtet edhe lavdin’ e atyre sepse mua m’është dhënë, edhe kujt të dua ja ap; 7 Ti pra ndë ufalç përpara meje, të-gjitha dotë jenë t’ëndetë. 8 Po Jisuj upërgjeq e i tha, (Çporu prapa meje, Satana, sepse) është shkruarë, “Zotit Perëndisë t’ ënt dot’ i falesh, edhe vetëm’ atij dot’ i lutesh.” 9 Edhe ay e pruri atë ndë Jerusalim, edhe e qëndroj mbi fletëzët të hieroresë, edhe i tha, Ndë je i Bir’ i Perëndisë, hith vetëhenë t’ënde së-këtejmi poshtë; 10 Sepse është shkruarë, “Se dotë urdhëronjë ëngjëjt’ e ti për ty, që të të ruanjënë;” 11 Edhe “Se dotë të ngrenë ty mbi duart, që të mos përpjekç këmbënë t’ ënde mbë gur.” 12 Edhe Jisuj upërgjeq e i tha, Se është thënë, “Nukë ke për të ngarë Zotinë Perëndinë t’ ënt.”
13 Edhe djalli passi mbaroj çdo ngasje, ulargua prej ati gjer mbë një kohë.
14 Edhe Jisuj ukthye me fuqin’ e Frymësë ndë Galilet; edhe dolli zë për atë mbë gjithë vëndinë rrotullë. 15 Edhe ay mësonte ndëpër sinagogjit t’ atyreve, dyke lavduruarë prej të-gjithëve.
16 Edhe erdhi ndë Nazaret, atje ku ishte rriturë; edhe pas zakonit të ti hyri ndë sinagogjit ditën’ e-shëtunë, edhe ungrit të këndonjë. 17 Edhe ata i dhanë, vivllin’ e profitit Isai; edhe si hapi vivlinë gjeti vëndinë, ku ishte shkruarë, “Frym’ e Zotit është mbë mua; 18 përandaj më leu me vaj; më dërgoj t’ u ap zën’ e-mirë të-vobeqvet, të shëronj ata që kanë zëmërënë të-thyerë, t’ u lëçia skllevet liri, edhe të-verbërvet të-hapurë të syvet, edhe të dërgonj ata që janë ndënë mundim ndë liri; 19 Të lëçis mot të-pëlqyerë te Zoti.”
20 Edhe si mbylli vivllënë, j’a dha shërbëtorit, edhe ndënji; edhe syt’e gjith’ atyreve që ishinë ndë sinagogjit dyke shikuarë mbi atë.
21 Edhe zuri t’u thoshte atyre, Se sot umbush kjo shkronjë ndë veshët t’uaj. 22 Edhe të-gjithë dëshmoninë mb’ atë, edhe çuditeshinë për fjalët’e hirit që dilninë prej gojës s’ ati, edhe thoshinë, Nuk’është ky i bir’ i Josifit? 23 Edhe ay u tha atyre, pa fjalë dotë më thoni këtë paravoli, Mjekës, shëro vetëhenë t’ënde; sa dëgjuamë që janë bërë ndë Kapernaum, bëj-i edhe këtu ndë atdhet t’ ënt. 24 Po ay tha, Me të-vërtetë po u them juve, se asndonjë profit nuk’është i-pëlqyerë ndë atdhet të ti. 25 Edhe me të-vërtetë po u them juve, Shumë gra të-va ishinë ndë Israilt ndë ditt të Illiut kur umbyll qielli tre vjet e gjashtë muaj, ndë të-cilët kohë ubë një zi e-madhe mbë gjithë dhenë; 26 Po as mbë ndonjë nga ato nuk’ udërgua Illiu, përveç ndë Ssareptë të Sidhonësë ndë një grua të-ve. 27 Edhe shumë të-krromosurë ishinë ndë Israilt ndë ditt të profitit Elisse; po asndonjë nga ata nuk’ uqërua, përveç Neeman Syriani.
28 Edhe gjith’ata që ishinë ndë Sinagogjit, kur dëgjuanë këto, umbushnë me zëmërim. 29 Edhe ungritnë edhe e nxuarrë jashtë qytetit; edhe e prunë gjer ndë buzët të malit, përmbi të-cilinë ishte ndërtuarë qytet’ i atyre, që t’ a rrëzoninë përposh. 30 Po ay shkoj ndëpër mest t’ atyreve, edhe iku.
31 Edhe sbriti ndë Kapernaum, q’ është një qytet i Galilesë, e-ishte dyke mësuarë ata të-shëtunatë. 32 Edhe maniteshinë për mësimn’ e ati; sepse fjat’e ati ishte me pushtet.
33 Edhe ndë sinagogjit ishte një njeri që kishte frymë djalli të-ndyrë, edhe bërtiti me zë të math, 34 Dyke thënë, Mjerël ç’ke me ne ti, Jisu Nazarinas? erdhe të na humbaç? Të njoh cili je, Shënjti i Perëndisë. 35 Po Jisuj e qërtoj, dyke thënë, Pusho, edhe dil prej ati. Edhe djalli si e hidhi ndë mest, dolli prej ati, pa bërë asfare dëm ati. 36 Edhe të-gjithë uhabitnë, edhe flisninë njëri me tjatrinë, dyke thënë, Ç’është këjo fjalë, që me pushtet e me fuqi urdhëron frymat’ e-ndyra, edhe dalënë? 37 Edhe përhapej zë për atë ndë cdo anë të vëndit rrotullë.
38 Edhe si ungrit prej sinagogjisë, hyri ndë shtëpit të Simonit, edhe të vjehërrën’ e Simonit e kishinë zënë ethe të-mëdha; edhe i ulutnë për atë. 39 Edhe ay si ndënji sipër’ asaj, i qërtoj ethetë, edhe e lanë, edhe ajo për-një-here ungrit e u shërbente.
40 Edhe kur po perëndonte djelli, gjithë sa kishinë të-sëmurë prej çdo farë lëngatash, i prunë tek ay; edhe ay dyke vënë duartë mbi sicilinëdo nga ata, i shëroj ata. 41 Edhe prej shumë vetave dilninë edhe djaj dyke klithur’ e dyke thënë, Se ti je Krishti, i bir’ i Perëndisë. Edhe ay dyke qërtuarë s’ i linte të flisninë, sepse e njithninë se ay ish Kristi.
42 Edhe si ubë ditë, dilli e vate ndë një vënt të-shkretë; edhe gjindja e kërkonin’ atë, edhe erdhë gjer aty; edhe e mbaninë, që të mos ikënte prej atyreve. 43 Po ay u tha atyre, Se edhe ndëpër të-tjerët qytete duhetë të ap zën’ e-mirë për mbretërin’ e Perëndisë; sepse për këtë jam dërguarë. 44 Edhe ishte dyke lëçiturë ndëpër sinagogjit të Galilesë.
1 Edhe gjindja tek po ishte dyke shtrënguar’ atë që të dëgjoninë fjalën’ e Perëndisë; ay qëndronte përanë lëqerit Gjenisaret; 2 Edhe pa dy lundra dyke qëndruarë përanë buzës’ së lëqerit; edhe peshkatarëtë duallë nga ato, e laninë rrietatë. 3 Edhe ay hyri mbë njërënë nga lundratë, mb’ atë që ishte e Simonit, edhe i ulut ati të largonej pak prej tokësë. Edhe si ndënji mësonte gjindjenë nga lundra.
4 Edhe si pushoj së-foluri, i tha Simonit, Sill lundrënë ndë ujërat të-thella, edhe hithni rrietatë t’ uaj, që të zini pishq. 5 Edhe Simoni upërgjeq e i tha, Mësonjës, gjithë natën’ umunduamë, edhe nukë zumë gjë; po për fjelënë t’ënde dot’ e heth rrietënë. 6 Edhe si bënë këtë, mbyllnë brënda një shumicë pishqesh të-madhe, edhe rrieta e atyreve po çirej. 7 Edhe u bënë me shënjë shokëvet që ishinë ndë lundrët tjetërë, që të vinin’ e t’ u ndihninë; edhe ata erdhë, edhe mbushnë të dy lundratë, kaqë, sa ato zunë të fundoseshinë. 8 Edhe Simon Pjetri, kur pa, ra ndër gjunjët të Jisujt, dyke thënë, Dil prej meje, Zot, sepse jam njeri fajtuar. 9 Sepse të-habiturë e pushtoj atë edhe ata që ishinë bashkë me atë, për gjahun’ e pishqvet që zunë; 10 Gjithashtu edhe Jakovin’ e Joannë, të bijt’ e Zevedheut, të-cilëtë ishinë shokë të Simonit. Edhe Jisuj i tha Simonit, Mos ki frikë, se paskëtaj dotë gjuanç njerës. 11 Edhe si suallë lundratë mbë tokët, i lanë të-gjitha edhe vanë pas ati.
12 Edhe ay kur ishte ndë një nga qytetetë, javoka një njeri plot me krromë; i-cili, kur pa Jisunë, ra përmbys, edhe i ulut, dyke thëne, Zot, ndë do, munt të më qërojsh. 13 Edhe ay ndejti dorënë, e e preku, edhe tha, Dua, Qërohu. Edhe sa-kaqë-herash krroma iku prej ati. 14 Edhe ay e porositi të mos i thotë asnjeriu; po ecë, thotë, e dëfte vetëhenë t’ënde te prifti, edhe bjerë dhuratë për të-qëruarëtë t’ënt, sikundrë ka urdhëruarë Moisiu, për dëshmim mb’ata.
15 Po fjala dilte më tepërë për atë. Edhe shumë gjindjë përmblidheshinë për të dëgjuar’ e për të shëruarë prej ati nga smundjet’ e tyre. 16 Po sy hiqej ndë shkretëtirat, edhe falej.
17 Edhe një ditë, tek ay ishte dyke mësuarë, rrininë Farisenj e nommësonjës, të-cilëtë kishin’ ardhurë nga çdo fshat i Galilesë e i Judhesë e i Jerusalimit; edhe fuqi’ e Zotit ishte për të shëruar’ ata. 18 Edhe Javoka, ca njerës sillninë mbë shtrat një njeri, i-cili ishte ulok; edhe kërkoninë t’ a sillninë brënda, e t’ a vininë përpara ati. 19 Edhe passi s’gjetnë prej ç’ane t’a bininë brënda nga gjindja e-shumë, hipnë mbi shtëpit, edhe e sbritnë nga qeramidhetë bashkë me shtratinë ndë mest përpara Jisujt. 20 Edhe ay kur pa besën’ e atyre, i tha ati, O njeri, të janë ndjerë fajet’ e tu. 21 Edhe shkronjësit’ e Farisenjtë zunë të mendoneshinë, dyke thënë, Cili është ky që flet vllasfimira? kush munt të ndjenjë faje, përveç Perëndia? 22 Po Jisuj si kupëtoj mendimet’e atyreve, upërgjeq e u tha atyre, Ç’mendoni ndë zëmërat t’ uaja? 23 Ç’ është më kollaj të them, Të janë ndjerë fajet’ e tu, apo të them, Ngreu edhe ecë? 24 Po që të dini, se i Bir’ i njeriut ka pushtet mbi dhet të ndjenjë faje, (i tha ulogut); Tyj të them, Ngreu, edhe ngri shtratinë t’ënt, edhe ecë ndë shtëpit t’ënde. 25 Edhe për-një-here ungrit përpara atyreve, edhe ngriti shtratinë, mbë të-cilinë dergjej, edhe shkoj ndë shtëpit të ti, dyke lavduruarë Perëndinë. 26 Edhe një të-maniturë pushtoj të-gjithë, edhe lavduroninë Perëndinë; edhe umbushnë me frikë, dyke thënë, Se sot pamë punë të maniçime.
27 Edhe pasandaj dolli, edhe pa një kumerqar, që e kishte erërinë Levi, dyke ndënjurë ndë kumerqt, edhe i tha, Eja pas meje. 28 Edhe ay la të-gjitha, edhe ungrit e vate pas ati.
29 Edhe Leviu i bëri një të-priturë të-math ndë shtëpit të ti; edhe ishte shumë gjindje kumerqarësh edhe të-tjerësh, që kishinë ndënjurë ndë mësallët bashkë me ata. 30 Edhe shkronjësit’ e atyre e Farisenjtë murmurisninë te nxënësit’ e ati, dyke thënë, Përse hani e pini bashkë me kumerqar’ e me fajtorë? 31 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Nukë kanë nevojë të-shëndoshëtë për shëronjës, po ata që kanë keq. 32 S’ kam ardhurë të gërshes të-drejtë, po fajtorë ndë pendim.
33 Edhe ata i thanë, Përse nxënësit’ e Joanit agjëronjënë dëndurë, edhe bëjnë të-lutura, gjithashtu edhe ata të Farisenjvet, po të-tutë han’ e pinë? 34 Edhe ay u tha atyre, Mos muntni të bëni dasmorëtë të agjëronjënë gjer sa të jetë dhëndërri bashkë me ata? 35 Po kanë për të ardhurë dit, kur dotë merretë dhëndërri prej atyreve; atëhere nd’ ato dit dot’ agjëronjënë. 36 Edhe u thoshte atyre edhe një paravoli, Se asndonjë nukë vë andërrë rrobe së-re mbi rrobë të-vjetërë; ndë mos, edhe të-renë e çjer, edhe andërri prej së-resë s’vjen një me të-vjetrënë. 37 Edhe asndonjë nukë vë verë të-rendë calikë të-vjetërë; ndë mos, ver’ e-re dot’ i plasnjë calikëtë, edhe ajo dotë derdhetë, edhe calikëtë dotë prishenë. 38 Po ver’ e-re duhetë të viretë ndë calikë të-rinj, edhe kështu të dyja ruhenë. 39 Edhe asndonjë, passi të pijë verë të-vjetërë, do sa-kaqë-herash të-re, sepse, thotë, e-vjetëra është më e-mirë.
1 Edhe të-shëtunën’ e-dytë pas së-parësë ay po shkonte ndëpër të-mbjellat; edhe nxënësit’ e ati këputinë kallinj, e i haninë, dyke fërkuarë me duartë. 2 Edhe ca nga Farisenjtë u than’ atyre, Përse bëni atë që nuk’ësht’ e udhësë t’ a bëni të-shëtunatë? 3 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Nuk’ e kini kënduarë as këtë që bëri Dhavidhi, kur i erdhi uri ati edhe atyre që ishinë bashkë me atë? 4 Qysh hyri ndë shëpit të Perëndisë, edhe mori bukët’ e parëvënjesë, edhe hëngri, edhe u dha edhe atyreve që ishinë bashkë me atë, të-cilatë nuk’ësht’ e udhësë t’ i hanë përveç vetëmë priftëritë? 5 Edhe u thoshte atyre, Se i Bir’ i njeriut ësht’ i zoti edhe i së-shëtunësë.
6 Edhe përsëri një tjetërë të-shëtunë hyri ndë sinagogjit, edhe mësonte; edhe atje ishte një njeri që kishte dorën’ e ti të-thatë. 7 Edhe shkronjësit’ e Farisenjt’ e vështroninë, ndë dotë shëronjë të-shëtunë, që të gjeninë çkak të-përfoluri kindrë ati. 8 Po ay i dinte mendimet’ e atyreve, e i tha njeriut, që kishte dorën’ ethatë, Ngreu, edhe qëndro nde mest. Edhe ay ungrit edhe qëndroj. 9 Jisuj u tha pra atyre, Dot’ u pyes juve një gjë, ësht’ e udhësë të-shëtunatë të bënjë njeriu mirë, a po të bënjë keq? të shpëtonjë shpirt, a po të humpnjë? 10 Edhe passi vuri re rrotullë gjith’ ata, i tha njeriut, Ndej dorënë t’ënde. Edhe ay bëri ashtu, edhe dor’e ati ubë e-shëndoshë posi tjetëra. 11 Po ata umbushnë mëri, edhe flisninë njëri me tjatrinë, ç’t’i bënjënë Jisujt.
12 Edhe nd’ato dit dolli ndë malt të falej, edhe e shkoj natënë dyke falurë Perëndisë.
13 Edhe kur ubë ditë, thirri nxënësit’e ti, edhe sgjodhi nga ata dy-mbë-dhjetë, edhe i quajti apostoj; 14 Simoninë, të-dilinë edhe e quajti Pjetër, edhe Andrenë, të vëllan’ e ati, Jakovin’ edhe Joaninë, Filipin’ e Varthollomenë, 15 Matthenë edhe Thomanë, Jakovin’ e Alfeut, edhe Simoninë që uquajt Zilloti, 16 Judhënë, të vëllan’ e Jakovit, edhe Judhë Iskariotinë, i-cili ubë edhe trathëtuar.
17 Edhe sbriti bashkë me ata, e qëndroj mbë një vënt të-sheshm; edhe ishinë gjindje nga nxënësit’ e ati, edhe shumë shumicë Ilauzi nga gjithë Judhea edhe nga Jerusalimi, edhe nga an’ e detit të Tyrës’ e të Sidhonësë, të-cilëtë erdhë të dëgjonin’ atë, edhë të shëroneshinë nga smundjet’ e tyre; 18 Edhe ata që mundoneshinë prej frymave të-ndyra, edhe shëroneshinë. 19 Edhe gjithë gjindja kërkoninë t’a prekninë; sepse dilte fuqi prej ati, edhe shëronte të-gjithë.
20 Edhe ay, si ngriti syt’e ti mbë nxënësit’e ti thoshte,
Lum ju të-vobeqtë, sepse juaja është mbretëri’ e Perëndisë. 21 Lum ju që keni uri tashti, sepse dotë nginjeni. 22 Lum juqë qani tashti, sepse dotë qeshni. Të-lumurë jeni ju; kur t’ u kenë çmir juve njerëzitë, edhe kur t’ u veçonjënë, edhe t’ u shanjënë, edhe t’ u nxjerën’ emërinë për të-keq, për punë të Birit të njëriut. 23 Gëzohi nd’ atë ditë edhe këceni; sepse na paga juaj tek është e-shumë ndë qiellt; sepse kështu u’a bëninë edhe profitërvet atërit’ e atyreve. 24 Po mjerë ju të-pasuritë, sepse e muartë ngushulliminë t’ uaj. 25 Mjerë ju të nginjuritë, se dotë keni uri. Mjerë ju që qeshni tashti, se dotë mbani zi e dotë qani, 26 Mjerë ju, kur (gjithë) njerëzitë të flasënë mirë për ju; sepse kështu u’a bëninë edhe profitërvet gënjeshtarë atërit’ e atyre.
27 Po u them juve që dëgjoni, Doni armiqtë t’uaj; bëj-u-ni mirë atyreve që u kanë çmir; 28 Bekoni ata që u mallëkonjënë; edhe faluni për ata që u dëmëtonjënë. 29 Ati që të të bjerë shuplakë ndë faqet, kthe-i edhe tjatrënë, edhe ati që të merr rrobënë t’ënde, mos i ndalo edhe këmishënë. 30 Edhe kujdo që lypën prej teje ep-i, edhe ati që merr të-tuatë, mos j’a lyp prapë. 31 Edhe sikundrë doni t’ u bënjënë juve njerëzitë, edhe ju bëni atyreve gjithashtu. 32 Edhe ndë daçi ata që u duanë juve, ç’farë hiri kini ju? sepse edhe fajtorëtë duan’ ata që i duanë. 33 Edhe ndë u bëfshi mirë atyreve që u bënjënë mirë juve, ç’farë hiri keni ju? sepse edhe fajtorëtë gjithatë bënjënë. 34 Edhe ndë u dhënçi hua atyreve, prej të-cilëvet shpreni t’i merrni prapë, çfarë hiri keni ju? sepse edhe fajtorëtë u apënë hua fajtorëvet, që t’ i marrënë prapë një pë një. 35 Po doni armiqtë t’ uaj, edhe bëni mirë, edhe epni hua, pa pasurë ndonjë shpresë më; edhe atëhere paga juaj dotë jet’ e-shumë, edhe dotë jini të bijt’ e të-Lartit; sepse ay ësht’ i-mirë mb’ ata që nuk’ j’ a njohënë të-mirënë edhe mbë të-këqinjtë. 36 Bëhi pra të-përdëllyershim, sikundrë edhe ati juaj ësht’ i-përdëllyershim.
37 Edhe mos gjykoni, edhe nukë dotë gjykohi; mos dënoni, edhe nukë dotë dënohi; ndjeni, edhe dotë ndjehi. 38 Epni, edhe dot’ u epetë juve; masë të-mirë, të-ngjeshur’ e të-tundur’ e të-derdhurë prej buze dot’ u apënë ndë gjit t’ uaj; sepse me gjith atë masë që matni, dot’ u matetë edhe juve.
39 Edhe u tha atyre një paravoli: mos munt i-verbërë t’i heqë udhënë të-verbërit? a nukë dotë bjenë që të dy ndë gropë? 40 Nukë ka nxënës përmbi mësonjësin’ e ti; po çdo imbaruarë nxënës dotë jetë si mësonjësi i ti.
41 Edhe përse shikon lëmishtenë që është ndë syt të t’yt vëllaj, edhe tranë që është ndë syt t’ ënt nuk’ e ndjen? 42 Apo si munt t’ i thuash t’ yt vëllaj, Vëlla, dal të nxjer lëmishtenë që ke ndë syt t’ënt, kur ti nukë sheh tranë që është ndë syt t’ënt? Ipokrit, nxir më përpara franë prej syrit t’ënt, edhe atëhere dotë shohç mirë të nxjerç lëmishtenë që është ndë syt të t’yt vëllaj.
43 Sepse nukë ka dru të-mirë që të bënjë pemë të-kalburë; as dru të-kalburë që të bënjë pemë të-mirë. 44 Sepse çdo dru njihetë prej pemës’së ti; sepse nukë mbledhënë fiq nga drizatë, as nukë vjelënë rrush nga ferratë. 45 Njeriu i-mirë nxjer të-mirënë prej thesarit të-mirë të zëmërës’së ti; edhe njeriu i-lik nxjer të-ligënë prej thesarit të-lik të zëmërës’së ti; sepse goj’ e ati flet nga të-tepërët’e zëmërësë.
46 Edhe përse më thërritni, Zot, Zot, edhe nukë bëni sa them? 47 Kushdo që vjen tek unë, edhe dëgjon fjalët’ e mia, edhe i bën, dot’ u dëftenj juve me cilinë gjan; 48 Gjan me një njeri që ndërtonto një shtëpi, i-cili mihu e thelloj, edhe shtyri themeli mbi shkëmpt; edhe kur rrudhë ujëratë, upërpoq lumi kundrë asaj shëpie, edhe nukë mundi t’ a tuntnjë; sepse ishte themelosurë mbi shkëmpt. 49 Po ay që te dëgjonjë e të mos bënjë, gjan me një njëri që ndërtoj shëpi mbi dhet pa themeli; kundrë së-cilësë u-përpoq lumi, edhe për-një-here re, edhe të-rrëzuarët’ e asaj shëpie ubë të-math.
1 Edhe passi mbaroj gjithë fjalët’e ti ndë veshët të llauzit, hyri ndë Kapernaum.
2 Edhe shërbëtori i një krye-qindësi, që e kishtë shumë të-vëjyerë, ishte keq për të vdekurë. 3 Edhe kur dëgjoj për Jisunë, dërgoj pleqt’ e Judhenjvet tek ay dyke lutur’ ati të vint’ e t’ i shpëtonte shërbëtorinë. 4 Edhe ata erdhe te Jisuj e i luteshinë me të-tepërë, dyke thënë, Se ësht’ i-vëjejturë ay, të-cilit dot’ j’ a bësh këtë; 5 Sepse ay e do kombinë t’ ënë, edhe sinagogjinë ay na e ka ndërtuarë. 6 Edhe Jisuj ecënte bashkë me ata.
Edhe atje tek ishte jo lark shtëpisë, kryegindësi dërgoj miq tek ay, dyke thënë ati, Zot, mos u-mundo, sepse nukë jam i-zoti që të hynjç ndënë strehët t’ ime; 7 Përandaj as vetëhenë t’ ime s’ e gjeta të-vëjejturë të vinj tek ti; po thuaj një fjalë, edhe shërbëtori im dotë shëronetë. 8 Sepse edhe unë jam një njeri ndënë urdhër, edhe kam ndënë vetëhenë t’ ime shërbëtorë; edhe i them këti, Ecë, edhe vete; edhe tjatërit, Eja, edhe vjen; edhe shërbëtorit t’ im, Bëj këtë, edhe e bën. 9 Edhe Jisuj kur dëgjoj këto, uçudit për atë, edhe ukthye, e i tha gjindjesë që i vinte pas, Po u them juve, se as ndë Israilt s’ kam gjeturë kaqë vesë. 10 Edhe ata që ishinë dërguarë, kur ukthyenë ndë shtëpit, gjetnë shërbëtorin’ e-sëmurë të-shëndoshurë.
11 Edhe mbë të-nesërmet Jisuj vinte ndë një qytet që quhej Nain; edhe vininë bashkë me atë edhe mjaft nga nxënësit’ e ti, edhe shumë gjindje. 12 Edhe kur uafërua ndë portët të qytetit, ja tek sillninë përjashta një të-vdekurë, të-cilinë e ëma e kishte bir të-vetëmë, edhe ajo ishte e-ve; edhe shumë gjindje prej qytetit ishte bashkë me atë. 13 Edhe Zoti kur pa atë, i erdhi keq për atë, edhe i tha asaj, Mos qaj. 14 Edhe uafërua e zuri shtratinë; edhe ata që e mbaninë qëndruanë; edhe tha, Djalosh, po të them ngreu. 15 Edhe i-vdekuri ungrit e ndënjt, edhe zuri të flasë. Edhe j’ a dha s’ ëmësë. 16 Edhe të-gjithëve u hyri frikë, edhe lavduroninë Perëndinë, dyke thënë, Se profit i-math është ngriturë ndër ne, edhe se Perëndia vuri re llauzin’ e ti. 17 Edhe dolli kjo fjalë për atë ndëpër gjithë Judhenë, edhe ndëpër gjithë vëndetë rrotullë.
18 Edhe nxënësit’e ti i dhanë zë Joanit për gjithë këto.
19 Edhe Joani thirri përanë dy veta nga nxënësit’e ti, e i dërgoj te Jisuj, dyke thënë, Ti je ay që ka për të ardhurë, apo presmë tjetërë? 20 Edhe njerëzitë, si erdhë tek ay, thanë, Joan Pagëzori na ka dërguarë te ti, dyke thënë, Ti je ay që ka për të ardhurë, apo presmë tjetërë? 21 Edhe nd’ atë ore ay shëroj shumë veta nga smundjet’ e nga mundimet’ e nga frymat’ e-liga, edhe shumë të-verbërve u fali të-parëtë. 22 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Ecëni e epci zë Joanit për gjithë sa patë e dëgjuatë, se të-verbërë shohënë, të-çalë ecëjnë, të-krromosurë qëronenë, të-shurdhërë dëgjonjënë, të-vdekurë ngjallenë, të-vobeq dëgjonjënë zën’ e-mirë; 23 Edhe lum ay që të mos skandhalisetë mbë mua.
24 Edhe passi iknë ata që ishinë dërguarë nga Joani, zuri t’i thoshte gjindjesë për Joaninë, Ç’kini dalë ndë shkretëtirët të shihni? kallam që tundetë nga era? 25 Po ç’ kini dalë të shihni? njeri të-veshurë me rroba të-buta? na ata që janë veshurë me rroba të-ndritura e që rrojnë ndër të-kënaqura tek janë ndëpër dyert të mbretërvet. 26 Po ç’ kini dalë të shihni? profit? Po, u them juve, edhe më tepërë se profit. 27 Ky ësht’ ay, për të-cilinë është shkruarë, “Na unë tek po dërgonj ëngjëlinë t’ im përpara faqesë s’ ate, ay dotë ndreqnjë udhënë t’ënde përpara teje.” 28 Sepse po u them juve, ndë mest t’ atyre që kanë lindurë prej grash asndonjë nuk’ është më i-math profit se Joan pagëzori; po m’ i-vogëli ndë mbretërit të Perëndisë eshte më i-math se ay.
29 Edhe gjithë llauzi që degjuan’ atë, edhe kumerqarëtë, drejtëruanë Perëndinë, dyke pagëzuarë vetëhen’ e tyre me pagëzimn’ e Joanit. 30 Po Farisenjt’ edhe nomtarëtë e hodhë tej prej vetëhes’ së tyre andën’ e Perëndisë, sepse nuk’ upagëzuanë prej ati.
31 (Edhe Zoti tha,) Me se t’i përgjanj pra njerëzit’e këti brezi? edhe me se gjanjënë? 32 Gjanjënë me çuna që rrinë ndë trekt edhe që thërresënë njeri tjatrit, dyke thënë, I ramë fyellit për ju, edhe nukë këcyetë; u bëmë vajë, edhe nukë qatë. 33 Sepse erdhi Joan Pagëzori, që as bukë ha, as verë pi, edhe thoni, se Ka djallë. 34 Erdhi i Bir’ i njeriut dyke ngrën’ e dyke pirë, edhe thoni, Na njeri hamës e verë-pirës, mik i kumerqarëve e i fajtorëve. 35 Edhe udrejtërua urtësia prej gjithë bijvet të saj.
36 Edhe një nga Farisenjtë i lutej të hajë bashkë me atë; edhe ay hyri ndë shtëpit të Fariseut, edhe ndënji ndë mësallët.
37 Edhe javoka, një grua nd’atë qytet, e-cila ishte fajtore, kur mori vesh, se kishte rënë ndë shtëpit të Fariseut, pruri një allavastrë me vaj erërash; 38 Edhe ndënji prapa përanë këmbëvet t’ ati dyke qarë, edhe zuri e laktë këmbët’ e ati me lottë, edhe j’ a fshinte me flokët’ e kres’ së saj, ëdhe puthte këmbet’ e ati, edhe j’ a lyente me fajn’ e ereravet. 39 Edhe Fariseu që e kish thërriturë, kur pa, tha me vetëhen’ e ti, dyke thënë, Ky po të ishte profit, dotë njihte cila edhe ç’farë gruaje ësht’ ajo që e prek, se është fajtore.
40 Edhe Jisuj upërgjeq e i tha ati, Simon, diç kam të të them. Edhe ay i thotë, Mësonjës, thuaj. 41 Një hua-dhënës kishte dy detorë; njëri i kishte detyrë pesë qint dinarë, edhe tjetëri pesë-dhjetë. 42 Edhe passi nukë kishinë t’ j’ a laninë, u’ a fali të dyve. Thuaj pra, Cili nga ata dot’ e dojë më tepërë? 43 Edhe Simoni upërgjeq e tha, Më duketë, se ay, të-cilit i fali më të-shumatë. Edhe ay i tha, Drejtë gjykove.
44 Edhe si ukthye nga gruaja, i tha Simonit, A e sheh këtë grua? Hyra ndë shtëpit t’ënde, edhe ti nukë më dhe ujë për të larë këmbëtë; po ajo me lottë më lagu këmbëtë, edhe me flokët’ (e kres’ së saj) i fshiu. 45 Ti nukë më puthë; po ajo, që kur hyra, nukë pushoj dyke puthurë këmbët’ e mia. 46 Ti me vaj nukë më leve kryetë; po ajo me vaj erërash më leu këmbëtë. 47 Përandaj po të them, Janë ndjerë fajet’ e asaj të-shumë; sepse deshi shumë; po ati që i ndjenenë pak, pak do. 48 Pastaj i tha asaj, Të janë ndjerë fajetë. 49 Edhe ata që kishinë ndënjurë ndë mësallët zunë të thonë me vetëhen’ e tyre, 50 Cili është ky që edhe faje ndjen? Edhe ay i tha gruasë, Besa jote të shpëtoj; hiq ndë paqtim.
1 Edhe pastaj ay vij qytet mbë qytet e fshat mbë fshat, dyke lëçitur’e dyke dhënë zën’ e-mirë për mbretërin’ e Perëndisë; edhe të dy-mbë-dhjetët’ ishinë bashkë me atë, 2 Edhe ca gra që ishinë shëruarë nga fruma të-këqia e nga smundje, Maria, që quhej Magdhalinë, prej së-cilësë patnë dalë shtatë djaj, 3 Edhe Joana e shoqeja e Huzajt, kujdestarit të Irodhit, edhe Susanna, edhe shumë të-tjera, të-cilat’ i shërbeninë me pasjen’ e tyre.
4 Edhe si umbloth shumë gjindje, edhe vininë tek ay prej ç’ do qyteti, foli me paravoli.
5 Dolli mbjellësi të mbillte farën’ e ti; edhe ay tek po mbillte, ca ra përanë udhësë, edhe ushkel, edhe shpest’ e qiellit e hëngrrë. 6 Edhe tjatërë ra mbi gur, edhe posa mbiu utha sepse nukë kishte lagësirë. 7 Edhe tjatërë ra ndë mest të drizavet, edhe si mbinë drizatë bashkë me atë, e mbytnë. 8 Edhe tjatërë ra mbë dhe të-mirë, edhe si mbiu, dha pemë për një një qint. Dyke thënë këto, thërriste, Kush ka veshë për të dëgjuarë letë dëgjonjë.
9 Edhe nxënësit’ e ti e pyetninë, dyke thënë, Ç’do të jetë këjo paravoli? 10 Edhe ay tha, Juve u është dhënë të njihni fshetësirat’ e mbretëris’ së Perëndisë; po të-tjerëvet me paravoli, që dyke parë të mos shohënë, edhe dyke dëgjuarë të mos kupëtonjënë. 11 Edhe paravolia është këjo:
12 Fara është fjal’ e Perëndisë; Ajo përanë udhësë jan’ ata që dëgjonjenë; pastaj vjen djalli, edhe ngre fjalënë prej zëmërës’ s’ atyre, që të mos besonjënë e të shpëtonjënë. 13 Edhe ajo mbi gurt jan’ ata, të-cilëtë, kur dëgjonjënë, me gëzim e presënë fjalënë; po këta s’ kanë rrënjë; sepse ata besonjënë për ca kohë, po ndë kohë ngasjeje hiqenë lark. 14 Edhe ajo që ra ndër drizat, këta janë ata që dëgjuanë, po nga ujdesetë e nga pasja e nga kënagjet’ e kësaj jete shkonjën’ e mbytenë, e nukë bënjënë pemë. 15 Edhe ajo që ra ndë dhet të-mirë, këta jan’ ata që dëgjuanë fjalënë, edhe e mbanjënë ndë zemërë të-mir’ e të-qëruarë, edhe bënjënë pemë me durim.
16 Edhe asndonjë kur ndes kandile nuk’ e mbulon me enë, a e vë ndënë shtrat; po e vë mbi kandiler, që të shohënë dritënë ata që hynjënë. 17 Sepse nukë ka ndonjë të-fshehurë që nukë dotë çfaqetë; as të-fshehëtë që nukë dotë merretë vesh, e të dalë për faqe. 18 Vështroni pra qysh dëgjoni; sepse ati që ka, dot’ i epetë; po ati që s’ ka, edhe ajo që pandeh se ka dotë merretë prej ati.
19 Edhe erdhë tek ay e ëma edhe të vëllezërit’ e ti, edhe nukë muntninë për gjindjenë t’i afëroneshinë. 20 Edhe i dhanë zë, dyke thënë, Jot’ënë edhe t’ët vëllezër po rrinë jashtë, edhe duanë të të shohënë. 21 Po ay upërgjeq e u tha atyre, Mëmë e vëllezër më janë këta që dëgjonjënë fjalënë edhe e bënjënë.
22 Edhe një ditë hyri ndë lundrë ay edhe nxënësit’ e ti, edhe u tha atyre, Letë shkojmë nd’anët të-përtejme të lëqerit. 23 Edhe lëshuanë. Edhe ata tek ishinë dyke lundruarë, e zuri gjumi. Edhe sbriti një thëllim ere ndë lëqert; edhe lundra po mbushej me ujë, edhe ishinë ndë rrëzik. 24 Edhe ata erdhë përan’ ati, edhe e sgjuanë, dyke thënë, Mjeshtër, mjeshtër, po humbemi. Edhe ay ungrit e qërtoj erënë edhe valët’ e ujit; edhe pushuanë, e ubë bunacë. 25 Edhe u tha atyre, ku është besa juaj? Edhe ata ufrikësuan’ e uçucitnë, dyke thënë njëri tjatërit, Vallë cili është ky që urdhëron edhe erërat’ edhe ujëtë, edhe e ndigjonjënë.
26 Edhe me lundrënë arritnë ndë vëntt të gadharinëvet, që është përtej Galilesë. 27 Edhe kur dolli mbë tokët, i dolli përpara një njeri prej qytetit, që kishte djaj prej shumë vjetve, edhe rrobë nukë vishte, edhe ndë shtëpi nukë rrinte, po ndëpër varret. 28 Edhe kur pa Jisunë, bërtiti e i ra ndër këmbë, e me zë të-math tha, ç’ke me mua, Jisu, i bir’ i Perëndia’ së-Lartë? të lutem, mos më mundo. 29 Sepse ay urdhëroj frymën’ e-ndyrë të dalë nga njeriu; sepse prej shumë vjetve e kishte rrëmbyerë, edhe lidhej me vargje, edhe ruhej me hekura këmbësh; po ay i këputte të-lidhuratë, edhe sillej prej djallit ndëpër shkretëtirat. 30 Edhe Jisuj e pyeti, dyke thënë, Ç’t’a thonë emërinë? Edhe ay i tha, Legjeon; sepse kishinë hyrë tek ay shumë djaj. 31 Edhe i luteshinë të mos i urdhëronte të shkoninë ndë pafundjet. 32 Edhe atje ishte një tuf’ e madhe derrash dyke kuloturë ndë malt; edhe i luteshinë t’ i lij të hynjënë ndër ata; edhe ay i la. 33 Edhe djajtë si duallë prej njeriut, hynë ndë derrat; edhe tuf’ e derravet udruth prej shkëmbit ndë lëqert, edhe umbyt. 34 Edhe kullotësitë kur panë se ç’ ubë iknë; edhe van’ e dhanë zë ndë qytett e ndëpër arat. 35 Edhe duallë të shihninë se ç’ ubë; edhe erdhë te Jisuj, edhe e gjetnë njerinë, prej të-cilit kishinë dalë djajtë, dyke ndënjurë përanë këmbëvet të Jisujt, të-veshur’ e të- urtësuarë; edhe u frikësuanë. 36 U treguan’ edhe ata që e panë, qush shpëtoj i-djallosuri.
37 Edhe gjithë shumica e vëndevet rrotullë Gadharinëvet i luteshinë të ikënjë nga ata, sepse i kishte zënë frik’ e-madhe; edhe ay hyri ndë lundrët, e ukthye.
38 Edhe njeriu, prej të-cilit kishinë dalë djajtë i lutej të jetë bashkë me atë; po Jisuj e lëshoj, dyke thënë, 39 Kthehu ndë shtëpi t’ënde, edhe rrëfe gjithë Sa bëri Perëndia mbë ty. Edhe ay shkoj dyke lëçiturë ndëpër gjithë qytetnë sa bëri Jisuj mb’atë.
40 Edhe kur ukthye Jisuj, gjindja e priti me gëzim; sepse të-gjithë ishinë dyke pritur’ atë.
41 Edhe ja tek erdhi një njeri që quhej Jair, (edhe ky ishte i-pari i sinagogjisë), e ra ndër këmbët të Jisujt, e i lutej të hynte ndë shtëpit t’ ati; 42 Sepse kishte një bijë tëve-tëmë, sindonja dy-mbë-dhjetë vmeç, edhe ajo po vdiste.
Edhe ay tek ishte dyke vaturë, gjindja po e shtrëngoninë. 43 Edhe një grua, që kishte të-rrjedhurë gjaku dy-mbë-djetë vjet, e-cila kishte prishur gjithë gjënë ndëpër mjekësit, po nukë mundi të shëronej as prëj ndonjëj, 44 Uafërua së-prapësmi, edhe preku pëqin’ e rrobës’ s’ ati; edhe sa-kaqë-herash i undalua të-rrjedhurit’ e gjakut. 45 Edhe Jisuj tha, Kush qe ay që më preku? Edhe tek po mohoninë të-gjithë, Pjetri edhe ata që ishinë bashkë me atë thanë, Mjeshtër, gjindja të shtypnjën’ e të shtrëngonjënë, edhe Ti thua, kush qe ay që me preku? 46 po Jisuj tha, Dikush më preku, sepse unë mora vesh, se fuqi dolli prej meje. 47 Edhe gruaja kur pa se nuk’ ufsheh dot, erdhi dyke dridhurë, edhe i ra ndër këmbë, e i rrëfeu përpara gjithë llauzit për ç’ farë pune e preku, edhe se ushërua për-një-here, 48 Edhe ay i tha asaj, kij zëmërë, bijë, besa jote të shpëtoj; hiq ndë paqtim.
49 Edhe ay kur po fliste edhe, vjen një njeri prej tëparit të sinagogjisë, e i thotë, Se jot’ bijë vdiq; mos e mundo mësonjësinë. 50 Po Jisuj kur dëgjoj, upërgjeq, Mos kij frikë; veç beso, edhe dotë shpëtonjë. 51 Edhe si hyri ndë shtëpit, nukë la asnjë të hynte brënda, përveç Pjetrin’ edhe Jakovin’ edhe Joaninë, edhe t’ an’ e vashësë edhe t’ ëmënë. 52 Edhe të-gjithë po qanin’ e ulërininë për atë. Edhe ay tha, Mos qani; nukë vdiq, po po fle. 53 Edhe e qeshninë, dyke diturë se vdiq. 54 Po ay si nxori jashtë të-gjithë, e kapi prej dore, edhe thërriti dyke thënë, O vashëzë, nrgeu. 55 Edhe asaj i erdhi fryma prapë, edhe ungrit për-një-here; edhe Jisuj urdhëroj t’i epnin’ asaj të hajë. 56 Edhe prindërit’ e asaj uhabitnë; po ay i porositi të mos i thonë njeriu se ç’ubë.
1 Edhe Jisuj si thirri përanë të dy-mbë-dhjetë nxënësit e ti, u dha fuqi e pushtet mbi gjithë djajt, edhe të shëroninë smundje. 2 Edhe i dërgoj që të lëçisinë mbretërin’ e Perëndisë, e të shëroninë të smurëtë. 3 Edhe u tha atyre, Mos mbani gjë udhësë, as stëpinj, as trajstë, as bukë, as ergjënt, as të kini nga dy palë rroba. 4 Edhe nd’ atë shtëpi që të hyni, mbetuni atje, edhe delni andej. 5 Edhe sa veta që të mos u presënë juve, kur të delni prej ati qyteti, shkuntni edhe pluhurinë prej këmbëvet t’ uaj, për dëshmi kundr’ atyreve. 6 Edhe ata si duallë, shkoninë fshatravet, dyke dhënë zën’ e-mirë, e dyke shëruarë tek do.
7 Edhe Irodhi katrurdhëratësi dëgjoj gjith’ ato që bëneshinë prej ati; edhe manitej, sepse disa thoshinë, se Joani është ngialurë prej së-vdekurish; 8 Edhe disa thoshinë, se Ilia u duk; edhe të-tjerë, se është ngjalurë ndo një prej profitërvet të-moçim. 9 Edhe Irodhi tha, Joanit un’ i preva kryetë; po ky cili është, për të-cilinë dëgjonj të-këtilla punë? edhe kërkonte t’ e shihte.
10 Edhe apostojtë si ukthyenë i treguanë gjithë sa bënë; edhe ay i mori me vetëhe, edhe u hoq veçanë ndë një vënt të-shkretë të një qyteti që quhej Vithsaidha. 11 Edhe gjindja kur e kupëtuanë, i vanë pas; edhe ay si i priti, u fliste për mbretërin’ e Perëndisë, edhe ata që kishinë nevojë shërimi i shëronte.
12 Edhe dita zuri të thyhej; edhe të dy-mbëdhjetët’ erdhë përanë e i thanë, Lësho gjindjenë të venë ndëpër fshatërat e ndëpër arat rrotullë, e të rrinë, e të gjenjënë të-ngrëna; sepse këtu jemi ndë vënt të-shkretë. 13 Po ay u tha, Ep-u-ni ju atyreve të hanë. Edhe ata thanë, Ndër ne nukë gjëndenë më tepërë se pesë bukë edhe dy pishqe; veç ndë vafshimë na të blemë të-ngrëna për gjithë këtë llaus. 14 Sepse ishinë sindonja pesë mijë burra. Edhe ay u tha nxënësvet të ti, Vini ata të rrinë togje togje nga pëse-dhjetë. 15 Edhe ata bënë kështu, edhe i vunë të-gjithë të rrinë. 16 Edhe ay si mori të pesë bukëtë edhe të dy pishqetë, ngriti sytë ndë qiejt, edhe i bekoj, e i theu, edhe u’a dha nxënësvet t’i vënë përpara gjindjesë. 17 Edhe të-gjithë hëngrrë, e ungijnë; edhe ngritnë tepëricën’ e copavet dymbë-dhjetë kofinë.
18 Edhe ay tek falej veçanë, nxënësit’ ishinë bashkë me atë; edhe i pyeti, dyke thënë, Cili thonë gjindja se jam unë? 19 Edhe ata upërgjeqnë e thanë, Joan pagëzori; edhe të-tjerë. Ilia; edhe të-tjerë, se është ngiallurë ndonjë prej profitërvet të-moçim. 20 Edhe ay u tha atyre, Po ju cili thoni se jam unë? Edhe Pjetri u përgjeq e tha, Krishti i Perëndisë. 21 Edhe ay i qërtoj e i porositi të mos j’ a thonë njeriu këtë, 22 Dyke thënë, se i Bir’ i njeriut duhetë të heqë shumë, edhe nukë dotë pëlqenetë nga pleqt’ e nga kryepriftërit’ e nga shkronjësitë, edhe dotë vritetë, edhe të-tretënë ditë dotë ngjalletë.
23 Pastaj u thoshte të-gjithëve, Kush të dotë të vinjë prapa meje, letë mohonjë vetëhen’ e ti edhe letë ngrerë kryqin’ e ti përdita, edhe letë vinjë pas meje. 24 Sepse kush do të shpëtonjë jetën’ e ti, dot’ a humpnjë; edhe kush të humpnjë jetën’ e ti për mua, ky dot’ a shpëtonjë. 25 Sepse ç’ dobi ka njeriu, ndë fitoftë gjithë botënë, e të humpnjë vetëhen’ e ti a t’ a dëmëtonjë? 26 Sepse kush të ketë turp për mua edhe për fjalët’ e mia, edhe i Bir’ i njeriut dotë ketë turp për këtë, kur të vinjë ndë lavdit të ti e të Atit e të ëngjëjvet të-shënjtëruarë. 27 Edhe po u them juve me të-vërtetë, se Janë ca prej këtyre që rrinë këtu, të-cilëtë nukë dotë ngjëronjënë vdekje, gjersa të shohënë mbretërin’ e Perëndisë.
28 Edhe pas këtyre fjalëve shkuanë sindonja tetë dit, edhe ay mori me vetëhe Pjetrin’ e Joanin’ e Jakovinë, edhe hipi ndë malt të falej. 29 Edhe tek falej i undërrua fytyr’ e faqes’ së ti edhe rrobat’ e ti ishinë të-bardha edhe vetëtininë. 30 Edhe javoka dy burra tek po flisninë bashkë me atë, të-cilët’ ishinë Moisiu edhe Ilia; 31 Këta uduknë me lavdi, e thoshinë për vdekjen’ e ati që kishte për të mbushurë ndë Jerusalim. 32 Po Pjetri edhe ata qe ishinë bashkë me atë ishinë rënduarë nga gjumi; edhe kur usgjuanë, panë lavdin’ e ati, edhe ata të dy burratë qe rrijnë bashkë me atë.
33 Edhe tek ndaheshin’ ata prej ati, Pjetri i tha Jisujt, Mjeshtër, është mirë të jemi këtu: edhe letë bëjmë tri tenda, një për ty, e një për Moisinë, e një për Ilinë; pa diturë se ç’thoshte. 34 Edhe ay tek thoshte këto, erdhi një re, e i mbuloj me hie; edhe ata ufrikësuanë, kur hynë ndë ret. 35 Edhe erdhi një zë nga qielli, dyke thënë. Ky është biri im idashuri; dëgjoni atë. 36 Edhe ndë të-ardhurit të zërit, Jisuj ugjënt vetëmë. Edhe s’ bënë zë edhe asndonjëj nuk’ i thanë ato dit për ndonjë gjë nga ato që panë.
37 Edhe ditënë tjetërë, si sbritnë ata nga mali, shumë gjindje i dolli përpara. 38 Edhe na një njeri prej gjindjesë tek bërtiti, dyke thënë Mësonjës, të lutem, shtjerë sytë mbi t’im bir, se e kam të-vetëmë. 39 Edhe na tek e kap një frymë, edhe bërtet papandehuraj, edhe e përpjek me shkumbë, edhe me zi ndahetë prej ati dyke dërmuar’ atë. 40 Edhe u luçë nxënëset të tu, që t’j’a nxjerrënë, po nukë muntnë. 41 Edhe Jisuj upërgjeq e tha, O bres i-pabesë e i-shtrëmbërë, gjer kur dotë jem me ju, edhe t’u duronj juve? bjerë t’ët bir këtu. 42 Edhe ay tek po vinte përanë, djalli e hodhi poshtë edhe e përpoqi. Edhe Jisuj e qërtoj frymën’ e-ndyrë, edhe e shëroj djalënë, edhe j’a dha prapë t’et. 43 Edhe të-gjithë maniteshinë për madhërin’e Perëndisë.
Edhe tek çuditeshinë të-gjithë për gjithë sa bëri Jisuj, u tha nxënëset të ti, 44 Ju viri ndë veshët t’uaj këto fjalë; sepse i Bir’ i njeriut dot’ epetë ndër duart të njerëzet. 45 Po ata nuk’ e kupëtoninë këtë fjalë, edhe ishte e-fshehurë prej atyre që të mos e kupëtoninë; edhe kishinë frikë t’ a pyetninë për këië fjalë.
46 Pastaj hyri një mendim ndër ata, cili vallë nga ata ishte më i-math. 47 Edhe Jisuj kur pa mendimin’ e atyre, zuri prej dore një çun, edhe e qëndroj përanë vetëhes’së ti, 48 Edhe u tha atyre, Ay që të presë këtë çun mbremërit t’im, mua më ka priturë; edhe ay që të presë mus, ka pritur’ atë që më dërgoj; sepse ay që është më i-vogëlë ndër gjithë ju, ky dotë jetë më i-math.
49 Edhe Joani upërgjeq e tha, Mjeshtër, pamë një njeri që mxjer djajtë mb’emërit t’ënt; edhe e ndaluamë, sepse nukë vjen pas bashkë me ne. 50 Edhe Jisuj i tha, Mos e ndalni, sepse ay që s’është kundrë nesh, është bashkë me ne.
51 Edhe kur po mbusheshinë dittë që dotë merrei lart nde qiejt, atëhere ay shtyri syn’ e ti të vejë ndë Jerusalim. 52 Edhe dërgoj zëdhënës përpara vetëhes’ së ti, të-cilëtë van’ e hynë ndë një fshat të Samaritëvet, për të bërë gati vënt per atë. 53 Edhe nuk’ e pritn’ atë, sepse e kishte synë për të vaturë ndë Jerusalim. 54 Edhe nxënësit’ e ti Jakov e Joan kur panë, thanë, Zot, a do të themi të sbresë zjarr nga qielli edhe t’ i përvëlonjë, sikundrë bëri edhe Ilia? 55 Po ay ukthye e i qërtoj, edhe tha, Nuke dini e ç’farë frymë jini ju; 56 Sepse i Bir’ i njeriut nuk’ erdhi të humpnjë shpirte njerëzish, po të shpëtonjë. Edhe vanë mbë tjatërë fshat.
57 Edhe ata kur po ecëninë, një njeri i tha udhësë, Zot. dotë të vinj pas kudo të veç. 58 Edhe Jisuj i tha ati, Dhelpëratë kanë shtrofka, edhe shpest’ e qiellit të-ndënjura; po i Bir’ i njeriut s’ ka ku të pshetnjë kryetë.
59 Edhe i tha një tjatëri, Eja pas meje. Edhe ay i tha, Zot, lërë-më më përpara të vete e të kllas ndë dhet t’ im atë. 60 Po Jisuj i tha, Lërë të-vdekuritë të kllasënë ndë dhet të-vdekurit’ e tyre; po ti ecë, e ep zë për mbretërin’ e Perëndisë.
61 Po edhe një tjetërë tha, Zot, dotë vinj pas teje; po lërë-më më përpara të vete t’u lë shënddet atyre që janë ndë shtëpit t’ ime. 62 Po Jisuj i tha, Kush vë dorën’ e ti mbi parmëndë, edhe vështron prapa, nuk’ është i-vë-jyerë për mbretërin’ e Perëndisë.
1 Edhe paskëtaj Zoti vuri edhe të-tjerë shtatë-dhjetë nxënës, edhe i dërgoj dy nga dy përpara ti, mbë çdo qytet e vënt, ku kishte për të vatur’ ay.
2 U thoshte atyre pra, Të-korrët’ është të-shumë, po punëtorëtë të-pakë; lutuni pra të zott të të-korrit të nxjerrë punëtorë për të-korrët’ e ti. 3 Ecëni; na unë tek po u dërgonj juve posi shqera ndë mest të ujqërvet. 4 Mos mbani kuletë, as trajstë, as sholla; edhe asndonjë mos përshëndoshni udhësë.
5 Edhe nd’atë shtëpi që të hyni, më përpara thoni, Paqtim ndë këtë shtëpi. 6 Edhe ndë qoft’ atje bir paqtimi, paqtimi juaj dotë prëhetë mb’ atë; ndë mos, dotë kthenetë ndër ju. 7 Edhe mbetuni nd’ atë shtëpi dyke ngrën’ e dyke pirë nga ato që t’ u apënë juve ata; sepse punëtori ësht’ i zot’ i pagës’së ti, mos shkoni prej shtëpie mbë shtëpi.
8 Edhe nd’atë qytet që të hyni, edhe t’u presënë juve, hani ato që t’ u vënë përpara, 9 Edhe shëroni të-smurëtë që gjendenë nd’ atë, edhe thoni atyre, Mbretëri’ e Perëndisë uafërua te ju. 10 Po nd’ atë qytet që të hyni, edhe të mos u presënë juve, kur të delni ndëpër rugat, t’ ati thoni, 11 U shkuntmë juve edhe pluhurinë që na u ngit prej qytetit t’uaj; po këtë të dini, se mbretëri’ e Perëndisë uafërua te ju. 12 Edhe po u thom juve, se nd’ atë ditë më i-duruarshim dotë jetë mundimi ndë Sodhomat, se nd’ atë qytet.
13 Mjerë ti Horazini mjerë ti Vithsaidha! sepse po të ishinë bërë ndë Tyrët e ndë Sidhonët ato çudira që ubënë ndër ju, që kur dot’ ishinë penduarë dyke ndënjurë ndë thes e ndë hi. 14 Po ndë Tyrët e ndë Sidhonët më i-duruarshim dotë jetë mundimi ndë ditët të gjyqit se mbë ju. 15 Edhe ti Kapernaum, që ulartësove gjer ndë qiellt, dotë sbreç gjer ndë hadht.
16 Ay që u dëgjon juve, dëgjon mua; edhe ay që nuk’ u zë për gjë juve, nukë zë për gjë mua; edhe ay që nukë zë për gjë mua, nukë zë për gjë atë që më ka dërguarë.
17 Edhe të-shtatë-dhjetët’ ukthyenë me gëzim, dyke thënë, Zot, edhe djajtë na dëgjonjënë mb’ emërit t’ ent. 18 Edhe ay u tha atyre, Vështronjam Satananë dyke rënë nga qielli posi vetëtimë. 19 Na tek po u ap juve pushtet që të shkelni përmbi gjërpënj e përmbi përçollakë, edhe mbi gjithë guqin’ e armikut; edhe asndonjë gjë s’u ka për të bërë keq juve. 20 Po mos ugëzoni për këtë, se u ndigjonjënë juve frymat’ e-ndyra; po gëzohi më tepërë, se e-mëratë t’uaj ushkruajtnë ndë qiejt.
21 Edhe nd’atë orë Jisuj ugëzua ndë shpirt, edhe tha, Të falem ndersë, o Atë, Zot i qiellit edhe i dheut, se fsheve këto nga të-diturit’ e nga të-mënçimitë, edhe u’ a sbulove foshnjavet; po, o Atë se kështu upëlqye përpara teje. 22 Të-gjitha m’ udhanë ndë dorë prej t’ im Et; edhe asndonjë nukë di cili është Biri, veç Ati; edhe cili është Ati, veç Biri, edhe ay, të-cilit të dojë biri t’j’a sbulonjë.
23 Edhe ukthye te nxënësitë, e tha veçanë, Lum ata sy që shohënë këto që shihni. 24 Sepse po u thëm juve, se shumë profitër edhe mbretër deshnë të shihnin’ ato që shihni ju, po nuk’ i panë; edhe të dëgjonin’ ato që dëgjoni ju, po nuk’ i dëgjuanë.
25 Edhe na tek ungrit një nomtar, dyke ngar’ atë, e dyke thënë, Mësonjës, ç’të bënj, që të trashëgonj jetën’ e-përjetëshme? 26 Edhe ay i tha, Ç’ është shkruarë ndë nomt; qysh këndon? 27 Edhe ay upërgjeq e tha, “Të duash Zonë Perëndinë t’ ënt me gjithë zëmërë t’ ënde, edhe me gjithë shpirtinë t’ ënt, edhe me gjithë fuqinë t’ënde, edhe me gjithë mëndjenë t’ënde;” edhe “të-afërminë t’ ënt posi vetëhenë t’ënde.” 28 Edhe ay i tha, upërgjegje drejtë; bëj këtë, edhe dotë ronjç. 29 Po ay, dyke dashurë të nxjerrë vetëhen’ e ti të-drejtë, i tha Jisujt, E cili më ësht’ i-afërm?
30 Edhe Jisuj upërqjeq e tha, Një njeri sbriste nga Jerusalimi ndë Jeriho edhe ra ndër duar kursarësh; të-cilëtë si e sveshnë, edh’ e bënë me plagë, ikn’ edhe e lanë për gjysmë të-vdekurë. 31 Edhe qëlloj të shkonj’ asaj udhe një prift; edhe kur pa atë, shkoj nga ana tjatërë. 32 Kështu edhe një Levit, posa arriti nd’ atë vënt, erdhi e pa, edhe shkoj nga ana tjatërë. 33 Po një Samarit, dyke udhëtuarë, erdhi ndë vëntt, tek ishte ay, edhe kur e pa, i udhëmp; 34 Edhe erdhi përanë, e i lidhi plagëtë, dyke derdhurë mbi ato vaj e verë; edhe e hipi ndë kafshët të ti, edhe e solli ndë një huajpritje, edhe ukujdes për atë. 35 Edhe mbë të-nesërmet kur dotë dilte, nxori dy dinare, edhe j’ a dha huajpritësit, edhe i tha, Kujdesu për këtë njeri; edhe ç’ të prishç më tepërë, unë, kur të kthenem, t’ i kam për të dhënë. 36 Cili nga këta të tre të duketë se ubë i-afërm’ i ati që ra ndë duart të kursarëvet? 37 Edhe ay i tha, ay që bëri përdëllim mb’ atë. Jisuj pra i tha, Ecë, edhe ti bëj kështu.
38 Edhe ata kur po shkoninë, ay hyri ndë një fshat; edhe një grua që e kishte emërinë Marthë, e priti ndë shtëpit të saj. 39 Edhe ajo kish një motërë që quhej Marie, e-cila ndënji përanë këmbëvet të Jisujt, edhe dëgjonte fjalën’ e ati. 40 Edhe Martha mundonej shumë dyke shërbyerë; edhe pastaj erdhi përpara ati, e tha, Zot, nukë do të dish, se ime motrë më la vetëmë të shërbenj? thuaj pra asaj të më ndihnjë. 41 Edhe Jisuj upërgjeq e i tha asaj, Marthe, Marthe, përpiqesh e mundonesh për shumë pune; 42 Po për një është nevojë; edhe Mria sgjodhi pjesën’ e mirë, e-cila nukë dotë merretë prej asaj.
1 Edhe ay tek po falej ndë një vënt, si pushoj, një nga nxënësit’ e ti i tha, Mëso-na të falemi, sikundrë edhe Joani mësoj nxënësit’ e ti.
2 Edhe ay u tha atyre, kur të faleni, thoni,
Ati unë, që je ndë qiejt, ushënjtëroftë emëri ut; arthtë mbretëria jote; ubëftë dashurimi yt, si ndë qiell, edhe mbi dhet. 3 Bukënë t’ ënë të-përditëshmen’ ep na neve përdita; 4 Edhe fal-na fajetë t’ anë, sepse edhe neve j’ a falmë kujdo që na fëjen; edhe mos na shtjerë ndë ngasje, po spëto-na prej të-ligut.
5 Pastaj utha atyre, Cili prej jush, ndë pastë një mik, edhe të vejë tek ay ndë mest të natësë, e t’ i thotë, Mik, huaj-më tri bukë; 6 Sepse erdhi një miku im prej udhësë tek unë, edhe s’ kam ç’ t’ i vë përpara; 7 Edhe ay të përgjigjetë që brënda e t’ i thotë, Mos më ep mundim; dera tashi ëshë mbyllurë, edhe çunat’ e mi janë ndë shtrat bashkë me mua; S’ munt të ngrihem e të t’ ap? 8 Po u them juve, Edhe ndë mos ungrittë e t’ i apë, sepse është miku i ati, për të-mosturpëruarët’ e ati dotë ngrihet’ e dot’ i apë sa i duhenë. 9 Edhe unë po u them juve, Lypni, edhe dot’ u epetë juve; kërkoni, edhe dotë gjeni; trokollini, edhe dot’u hapetë juve. 10 Sepse kushdo që lypën merr; edhe ay që kërkon gjen; edhe ati që trokëllin dot’ i hapetë.
11 Edhe ndë është ndonjë prej jush atë, edhe i biri ndë i kërkoftë bukë, mos dot’ i apë gur? a po ndë i lyptë peshk, mos dot’ i apë gjarper ndë vëntt të peshkut? 12 Apo ndë i kërkoftë ve, mos dot’ i apë përçollak? 13 Ndë ju pra që jini të-liq dini t’ u epni bijvet t’uaj të-dhëna të-mira, sa më tepërë Ati që është prej qielli dot’ u apë Frymë të-Shënjtëruarë atyre që të lypnjënë prej ati?
14 Edhe ishte dyke nxjerë një djall, edhe ay ishte i-shurdhërë; edhe djalli kur dolli, ishurdhëri foli; edhe gjindja uçuditnë. 15 Po ca nga ata thanë, Se nxjer djajtë me anë të Veelzevulit, të-parit të djajvet. 16 Edhe ca të-tjerë dyke ngar’ atë kërkoninë prej ati Shënjë nga qielli. 17 Po ay si kupëtoj mendimet’ e atyre, u tha, Çdo mbretëri, që ndahetë kundrë vetëhes’ së saj, shkretonetë; edhe një shtëpi, që ndahetë kundrë vetëhes’ së saj, rrëzonetë. 18 Edhe Satanaj pra ndë qoftë se unda kundrë vetëhes’së ti, qysh dotë qëndronjë mbretëri’ e ati? sepse thoni se unë nxjer djajtë me anë të Veelzevulit. 19 Edhe ndë nxjer unë djajtë me anë të Veelzevulit, bijtë t’uaj me anë të cilit i nxjernjënë? përandaj ata dotë jenë gjykatësitë t’ uaj. 20 Po ndë nxjer unë djajtë me gishtin e Perëndisë, pa fjalë mbretëri’ e Perëndisë arriu mbë ju. 21 I-forti kur ruan i-armatosurë avllin’ e ti, gjithë gjëj’ e ati është ndë paqtim; 22 Po kur vjen m’ i-forti se ay e munt, i mer gjithë armët’ e ati, mbë të-cilat shprente, edhe ndan plaçkat’ e ati, 23 Kush nuk’ është me mua, është kundrë meje; edhe kush nukë përmbleth bashkë me mua, përndan. 24 Frym’ e-ndyrë kur del prej njëriut, vete ndëpër vënde të-thatë, po ujë, edhe kërkon të-prëjturë; edhe dyke mos gjeturë, thotë, Le të kthenem ndë shtëpit t’ ime, prej së-cilësë dolla. 25 Edhe kur vjen, e gjen fshir’ e stolisurë. 26 Atëhere vete e merr me vetëhe shtatë fryma të-tjera më të-këqia se vetëhen’ e saj, edhe hynjën’ e rrin’ atje; edhe të-pastajmet’ e ati njeriu bënenë më të-këqia se të-paratë.
27 Edhe ay kur po thoshte këto, një grua prej gjindjesë ngriti zë e i tha, Lum barku që të ka mbajturë, edhe gjijtë që ke thëthiturë. 28 Po ky tha, Lum më tepërë ata që dëgjonjënë fjalën’ e Perëndisë edhe e ruanjënë.
29 Edhe gjindja tek po mblidhej, zuri të thotë, ky bres ësht’ i keq; shënje kërkon; edhe shënjë nukë dot’ i epetë përveç shënjës së profitit Jona. 30 Sepse sikundrë Jonaj ubë shënjë ndë Ninevitët, kështu edhe i Bir’ i nje-riut do të jetë ndë këtë bres. 31 Mbretëresh’ e mesditësë do të ngrihetë ndë ditët të gjyqit bashkë me njerëzit’ e këti brezi, edhe dot’ i dënonjë sepse erdhi nga anët’ e të-mbaruarit të dheut që të dëgjonjë urtësin’ e Sollomonit; edhe na këtu ka më tepërë se Sollomoni. 32 Burrat’ e Ninevisë dotë ngjallenë ndë gjyqt bashkë me këtë bres, edhe dot’ e dënonjënë; sepse upenduanë ndë të lëçiturit të Jonajt; edhe na këtu ka më tepërë së Jonaj.
33 Edhe as ndonjë, kur ndes kandile nuk’ e vë ndë vënt të fshehurë, as ndënë shënikt, po e ve mbi kandilert, që të shohënë dritënë ata që hynjënë brënda. 34 Kandil’ i trupit ëstë syri: syri yt pra kur ësht’ i qëruarë, edhe gjithë trupi yt ësht’ i-ndriturë; po kur’ ësht’ i-keq, edhe trupi yt ësht’ i-errëtë. 35 Vështro pra drita që është te ti se mos jetë errësirë. 36 Ndë qoftë pra gjithë trupi yt i-ndriturë, pa pasurë ndonjë anë t’ errëtë, dotë jetë i-tër’ i-ndriturë, posi kandileja kur të ndrit me dritën’ e saj të-fortë.
37 Edhe si foli këto një Farise i lutej ati të vejë për drekë tek ay; edhe cy hyri e ndënji ndë mësallët.
38 Edhe Fariseu uçudit, kur pa, se nuk’ u la përpara drekësë. 39 Edhe Zoti i tha, Tashi ju Farisenjtë qëroni të-përjashtësmen’ e qeftit e të kupësë; po e-përbrëndëshmja juaj është plot me rrëmbim e me të-keq. 40 Të-marrë, ay që bëri të-përjashtësmenë, a nukë bëri edhe të-përbrëndëshmenë? 41 Veç epni eleimosinë gjënë t’ uaj, edhe na të-gjitha tek janë të-qëruara te ju. 42 Po mjerë ju Farisenjtë! sepse epni të-dhjetën’ e mëndres’ e të piganit e të çdo lakre, edhe lini mbë nj’ anë gjyqin’ e dashurin’ e Perëndisë. Këto duhej të bënitë, edhe ato të mos i linitë. 43 Mjerë ju Farisenjtë! sepse doni vëndin’ e-parë ndëpër sinagogjit, edhe të-përshëndoshuratë ndëpër tregjet. 44 Mjerë ju shkronjës e Farisenj, ipokritër, se jini po si varretë që s’ dukenë, edhe njerëzitë që ecëjnë përsipërë nukë dinë.
45 Edhe një nga nomtarëtë upërgjeq e i tha, Mësonjës, dyke thënë këto shan edhe neve, 46 Edhe ay tha, Mjerë edhe ju nomtarëtë! sepse ngarkoni njerëzitë me barrë të-rënda që s’ mbahenë, edhe ju as me njërin’ e gishtërvet t’uaj nuk’ i prekni barëtë. 47 Mjerë ju! sepse ndërtoni varret’ e profitërvet, edhe atëritë t’uaj i vranë, 48 Me të vërtetë dëshmoni edhe pëlqeni punët’ e atërvet t’ uaj; sepse ata i vranë, edhe ju ndërtoni varret’ e atyreve. 49 Përandaj edhe urtësi’ e Perëndisë tha, Do të dërgonj ndër ata profitër e apostoj, edhe disa prej atyreve dot’ i vrasënë, edhe dot’ i ndjekënë; 50 Që të kërkonetë prej këti brezi gjaku i gjithë profitërvet që është derdhurë që kur se është ngrehurë bota, që prej gjaku t’ Avelit e gjer mbë gjakt të Zaharisë, 51 Që uvra ndë mest të therores’ e të tempullit; vërtet, po u them juve, dotë kërkonetë prej këti brezi. 52 Mjerë ju nomtarëtë! sepse ngrittë hapësin’ e ditjesë; ju nukë hytë, po edhe ata që hynjënë i ndaluatë.
53 Edhe ay tek u thoshte atyre këto, shkronjësit’ edhe Farisenjtë zunë t’a ndisninë tepërë, edhe t’ a shtrëngoninë të fliste për shumë punë, 54 Sepse kishinë ngrehurë lak për atë, edhe kërkoninë të rëmbeninë ndonjë fjalë prej fojës’ s’ ati, që ta përflasënë.
1 Ndë mest të këtyre fjalëvë, si umblothnë shumicat’ e gjindjesë, kaqë sa shkelninë njëri tjatërinë, zuri t’ u thoshte nxënëset të ti, Më parë nga gjithë ruani vetëhenë t’ uaj nga brum’ i Farisenjet, që është ipokrisi. 2 Po nukë ka gjë të-mbuluarë, që s’ është për të sbuluarë, edhe të-fshehurë, që s’është për të marrë vesh. 3 Përandaj sa thatë nd’ errësirët, dotë dëgjonenë ndë dritët; edhe ç’foltë ndë vesht ndëpër dhomat, dotë lëçitetë mbi kulmet të-shtëpivet.
4 Edhe po u them juve miqvet të mi, Mos kini frikë nga ata që vrasënë trupnë, edhe pastaj s’ kanë se çtë bënjënë gjë më tepërë. 5 Po dot’ u dëftenj juve prej cilit të kini frikë; të kini frikë prej ati, i-cili passi të vrasë, ka pushtet të hedhë ndë gjehenët. Me të-vërtetë po u them juve, prej këti të kini frikë. 6 A nukë shitenë pesë zoq për dy aspre? edhe nje nga ata nuk’ ësht’ i-haruarë përpara Perëndisë; 7 Po edhe qimet’ e kresë s’ uaj janë numëruarë të-gjitha. Mos kini frikë pra; ju ndani prej shumë zoqsh.
8 Edhe po u them juve, Kushdo që të më rrëfenjë përpara njerësvet, edhe i Bir’ i Prrëndisë dot’ e rrëfenjë përpara ëngjëjvet të Perëndisë. 9 Edhe kushdo që të më mohonjë përpara njerësvet, dotë mohonetë përpara ëngjëjvet të Perëndisë.
10 Edhe kushdo që të thotë fjalë kundrë të Birit të njeriut, dot’ i faletë; po ati që të shanjë kundrë Frymës’ së-shënjtë-ruarë nukë dot’ i faletë.
11 Edhe kur t’u sjellënë juve ndëpër sinagogjit, e ndëpër urdhëratat, e ndëpër pushtetet, mos mendoni qysh a ç’të përgjigji, a ç’ të thoni; 12 Sepse Frym’ e-Shënjtëruarë dot’ u mësonjë juve nd’ atë orë ç’ duhetë të thoni.
13 Edhe një prej gjindjesë i tha, Mësonjës, thuaj t’ im vëllaj të ndanjë trashëgimnë bashkë me mua. 14 Po ay i tha, O njeri, kush më vuri gjykatës a ndanjës mbi ju? 15 Pastaj u tha atyre, Vëshroni edhe ruhi nga lakmimi; Sepse ndë pastë tepërë ndonjë, jet’ e ati nukë është bërë prej gjës’ s’ ati.
16 Edhe u tha atyre një paravoli, dyke thënë, Një njeriu të-pasurë i erdhë mbarë aratë; 17 Edhe mendonej ndë vetëhet të ti, dyke thënë, Ç’ të bënj? se s’ kam ku të mbleth pemët e mia. 18 Pastaj tha, Këtë kam për të bërë; dotë prish grunarët’ e mi, edhe dot’ i bënj më të-mëdhenj, edhe dotë mbleth atje gjithë dri-thëtë t’ im, edhe të-mirat’ e mia; 19 Edhe dot’ i the shpirtit t’ im, O shpirt, ke shumë të-mira që gjendenë për shumë vjet; prëhu, e ha, e pi, e gëzohu. 20 Po Perëndia i tha, i-marrë këtë natë dotë lypnjënë prej teje shpirtinë t’ ënt; edhe sa bëre gati, të kujt dotë jenë? 21 Kështu dotë jetë ay që mbleth thesarë për vetëhen’ e ti, e nuk’ bënetë-i-pasurë mbë Perëndinë.
22 Pastaj u tha nxënëset të ti, Përandaj po u them juve, Mos kini kujdes për jetënë t’ uaj, ç’ të hani; as për trupnë t’ uaj, ç’ të vishni. 23 Jeta është më e-vyerë se ushqimi, edhe trupi se të-veshuritë. 24 Viri re korbatë, se nukë mbjellënë, as nukë korrnjënë; ata nukë kanë as qilar as grunar, edhe Perëndia i ushqen; sa më tepërë ndani ju nga shpestë? 25 Edhe cili prej jush dyke pasurë kujdes munt të shtonjë një kut ndë shtatt të ti? 26 Ndë ju pra nukë muntni as më të-vogëlënë gjë, përse kini kujdes për të-tjeratë? 27 Viri re luletë, qysh rritenë; nukë mundonenë, as nukë drethnjënë; edhe po u them juve, se as Sollomoni me gjithë lavdin’ e ti nuk’ ishte veshurë si një nga këto. 28 Po ndë qoftë se barinë, që sot është nd’ arë, edhe nesërë hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, sa më tepërë juve, o besë-pakë? 29 Edhe ju mos kërkoni ç’ të hani a ç’ të pini; as mos jini me dy mëndje. 30 Sepse gjithë këto kërkonjënë kombet’ e botësë; edhe Ati juaj e di, se keni nevojë për këto. 31 Po kërkoni mbretërin’ e Perëndisë, edhe këto të-gjitha dot’ u shtonenë juve.
32 Mos ki frikë, o tuf’ e-vogëlë; sepse Atit t’ uaj i pëlqeu t ‘ ua apë juve mbretërinë. 33 Shitni pasjetë t’ uaj, edhe epni eleimosinë. Bëni për vetëhenë t’ uaj kuleta që nukë vjetëronenë, thesar ndë qiejt që nukë shteretë, atje ku kursari nuk’ afëronetë, as krimbi nukë prish. 34 Sepse ku është thesari juaj, atje dotë jetë edhe zëmëra juaj. 35 Letë jenë mezetë t’ uaj ngjeshurë, edhe kandiletë ndezurë; 36 Edhe ju jini gati posi njerës që presënë të zon’ e tyre, kur dotë kthenetë nga dasma, që, kur të vinj’ e të trokëlinjë, për-një-here t’ i hapnjënë. 37 Lum ata shërbëtorë, të-cilëtë, kur të vinj’ i zoti, dot’ i gjenjë sgjuarë; vërtet po u them juve, se dotë ngjishetë, e dot’ i vërë të rrinë ndë mësallët, edhe dotë vinjë përanë e dot’ u shërbenjë atyre. 38 Edhe nd’ arthtë ndë të-dytënë ruajtje, edhe ndë të-tretënë ruajtje ndë arthtë, edhe t’ i gjenjë kështu, të-lumurë jan’ ata shërbëtorë. 39 Edhe këtë e dini, se, po t’ e dinte i zot’ i shtëpisë, mbë ç’ orë vjen kursari, dotë rrinte sgjuarë, edhe nukë dotë linte t’ i çponej shtëpia. 40 Edhe ju pra bëhi gati; sepse i bir’ i njeriut vjen nd’ atë orë që nuk’ e mendoni.
41 Atëhere Pjetri i tha, Zot, për neve e thua këtë paravoli, apo për të-gjithë. 42 Edhe Zoti tha, Vallë cili ësht’ ay kujdestar besëtar edhe i-mënçim, të-cilinë dot’ a vërë i zoti mbi shërbëtorët’ e ti, që t’ u apë mbë kohë ushqimin’ e-ndarë per sicilinë. 43 Lum ay shërbëtuar, të-cilinë, kur të vinj’ i zoti, dot’ e gjenjë dyke bërë kështu. 44 Vërtet po u them juve se e ka për të vënë mbi gjithë gjën’ e ti. 45 Po ndë thënt’ ay shërbëtuar ndë zëmërët të ti, se Im Zot mënon të vinjë; edhe të zërë të rrahë shërbëtorët’ e shërbëtoretë, e të hajë e të pijë e të dehetë; 46 I zot’ i ati shërbëtori dotë vinj’ atë ditë që s’ e pret, edhe atë orë që s’ e di; edhe dot’ e ndanjë, edhe dot’ e vërë pjesën’ e ati bashkë me të-pabesëtë. 47 Edhe ay shërbëtuar që e dinte andën’ e të Zotit, edhe nukë bëri gati, as nukë bëri sipas andës’ s’ ati, dotë rrihetë shumë. 48 Po ay që nuk’ e diti, edhe bëri punë për të rrahurë, dotë rrihetë pak. Edhe gjithë-kujt që i udha shumë, shumë dotë kërkonetë prej ati; edhe ati që i ulëshuanë shumë, më shumë dotë lypnjënë prej ati.
49 Erdha të vë zjar mbë dhet; edhe ç’tjetërë dua, ndë qoftë se undes tashi?
50 Edhe kam një pagëzim të pagëzonem, edhe sa shtrëngonem gjersa të mbaronetë? 51 Pandehni, se kam ardhurë t’ ap paqtim mbë dhet? jo, po u them juvë, po ndarje. 52 Sepse që tashi e paskëtaj pesë vetë ndë një shtëpi dotë jenë të ndarë ndë mest të tyre, tre kundrë dyve, edhe dy kundrë treve. 53 Dotë ndahetë i ati kundrë të birit, edhe i biri kundrë t’ et; e ëma kundrë së bijësë, edhe e bija kundrë s’ëmësë; vjehërra kundrë nuses’ së saj, edhe nusja kundrë së vjehërësë.
54 I thoshte edhe gjindjesë, Kur shihni renë se del prej perëndimit, për-një-here thoni, Po vjen shi; edhe bënetë kështu; 55 Edhe kur shihni, se fryn erë mesdite, thoni, Se dotë bënjë vapë; edhe bën. 56 Ipokritër, faqen’ e dheut e të qiellit dini t’ e shquani; po këtë kohë si nuk’ e shquani?
57 Edhe si nukë gjykoni edhe prej vetëhesë s’ uaj të drejtënë? 58 Kur vete pra tek urdhëratësi bashkë me kundrëgjyqësinë t’ ënt, përpiqu udhësë të shpëtonjç prej ati, semos të heqë te gjykatësi, edhe gjykatësi të apë ndë dorët të shërbëtori të hedhë ndë burk. 59 Po të them tyj, Nukë ke për të dalë andej, gjersa të lajsh edhe asprën’ e fundit.
1 Edhe nd’ atë kohë ishin’ atje përpara disa veta dyke dëftyer’ ati për Gallileanëtë, gjaknë e të cilëvet Pillati e përzjeu bashkë me kurbanet’ e tyre. 2 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Pandehni, se këta Galileanë ishinë më fajtorë se gjithë Galileanëtë, sepse pësuanë të-këtilla punë? 3 Jo, po u them juve; po ndë mos u-pendofshi, të-gjithë kështu kini për të humburë. 4 Apo ata të tetë-mbë-dhjetëtë; mbi të-cilët ra pirgu ndë Siloam, edhe i vrau, pandehni, se këta ishinë fajtorë më tepërë se gjithë njerëzitë që rrinë ndë Jerusalim? 5 Jo, po u them juve; po ndë mos upendofshi, kështu të-gjithë kini për të humburë.
6 Edhe thoshte këtë paravoli: Një njeri kishte mbjellë një dru fiku ndë vreshtët të ti; edhe erdhi të marë pemë prej ati, po nukë gjeti. 7 Edhe i tha Vreshtarit, Na tek po vinj tre vjet të marr pemë prej këti druri të-fikut, edhe nukë gjenj; pre-e; përse të zërë edhe vëndinë mbë kot? 8 Po ay upërgjeq e i tha, zot, lër-e edhe këtë mot, gjersa të rëmih rrotull’ ati, e t’ i shtie plehë; 9 Edhe ndë bëftë pemë, mirë; po ndë mos bëftë, dot’ e preç pastaj.
10 Edhe një të-shëtunë ishte dyke mësuarë njerëzitë ndë një sinagogji; 11 Edhe ja një grua që kishte frymë smundjeje tetë-mbë-dhjetë vjet, edhe ishte kurusurë, e nukë munttë asfare të ngrihej përpjetë. 12 Edhe Jisuj kur e pa, e thirri, edhe i tha, Grua, e-liruarë je prej smundjesë s’ atë. 13 Edhe vuri duartë mbi atë; edhe ajo për-një-here udrejtua, edhe lavduronte Perëndinë.
14 Po i-par’ i sinagogjisë upërgjeq me zëmërim, sepse Jisuj kidën’ e-shëtunë e shëroj, e i thoshte gjindjesë, Gjashtë dit janë, ndë të-cilatë duhetë të punoni; ndër këto pra ejani e shërohi, e jo ditën’ e-shëtunë. 15 Zoti pra upërgjeq e i tha, Ipokrit, gjithë-sicili prej jush ditën’ e-shëtunë a nukë sgith kan’ e ti, a gomarin’ e ti nga grashti, edh’ e sjell e i ep ujë? 16 Edhe këjo që ësht’ e bij e Avraamit, të-cilënë na tek e pat lidhurë Satanaj tetë-mbë-dhjetë vjet, a nukë duhej të sgidhej prej këti të-lidhuri ditën’ e-shëtunë?
17 Edhe ay tek po thoshte këto, gjith’ ata që i dilninë kundrë turpëroneshinë; edhe gjithë gjindja gëzonej për gjithë punët’ e-lavduruarshimë që bëneshinë prej ati.
18 Edhe ay thoshte, Me se përgjan mbretëri’ e Perëndisë? edhe me se t’ a përgjanj? 19 Përgjan me një koqe sinapi, të-cilën’ e mori një njeri edhe e hodhi ndë kopshtët të ti; edhe urrit, e ubë dru i-math, edhe shpest’ e qiellit erdh’ e bënë të-ndënjura ndë degat t’ ati.
20 Edhe përsëri tha, Me se t’ a përgjanj mbretërin’ e Perëndisë? 21 Përgjan me brumë, të-cilin’ e mori një gura, edhe e fshehu ndë tri masa mjelli, gjersa umbrujt gjithë.
22 Edhe shkonte ndëpër qytete e ndëpër fshatëra dyke mësuarë, edhe dyke bërë udhë për ndë Jerusalim.
23 Edhe një njeri i tha, Zot, vallë të-pakë jan’ ata që shpëtonjënë? 24 Edhe ay u tha atyre, Mundohuni të hyni ndëpër derët të-ngushtë; sepse shumë veta, po u them juve, dotë kërkonjënë të hynjënë, edhe nukë dotë muntnjënë. 25 Passi të ngrihet’ i zot’ i shtëpisë, e të mbylnjë derënë, atëhere dotë zini të rrini jashtë, e të trokëllini ndë derët, dyke thënë, Zot, Zot, hap-na; edhe ay dotë përgjigjet’ e dot’ u thotë juve, Nuk’ u di juve se nga jini; 26 Atëhere dotë zini të thoni, Hëngrëm’ e pimë përpara teje, edhe mësove ndëpër rrugat t’ ona. 27 Po ay dotë thotë, Po u them juve, nuk’ u di juve se nga jini; ikëni prej meje gjithë ju punëtorët’ e paudhësisë. 28 Atje dotë jetë të-qarët’ e të-kërcë-lliturit’ e dhëmbëvet, kur të shihni Avraamin’ e Isaakun’ e Jakovin’ e gjithë profitëritë ndë mbretërit të Perëndisë, edhe vetëhenë t’ uaj të-nxjerrë jashtë. 29 Edhe dotë vinjënë nga lindja e nga perëndimi, e nga an’ e borës’ e nga an’ e shiut, edhe dote unjenë të rrinë ndë mbretërit të Perëndisë. 30 Edhe na tek janë të-prapësm që dotë jenë të-parë, edhe të-parë që dotë jenë të-prapësm.
31 Atë ditë erdhë disa Farisenj, dyke thën’ ati, Dil e ikë së-këtejmi, sepse Irodhi do të të vrasë. 32 Edhe ay u tha atyre, Hiqni e i thoni kësaj dhelpëre, Na tek nxjer djaj, edhe bënj shërime sot edhe nesërë, edhe të-tretënë ditë dotë mbaronem. 33 Po unë duhetë sot edhe nesërë edhe tjetrënë ditë të vete; sepse nuk’ është gjë e-mundurë profit të prishetë jashtë Jerusalimit. 34 Jerusalim, Jerusalim, që vret profitëritë edhe rreh me gurë ata që janë dërguarë te ti, sa herë kam dashurë të mbleth djemt’ e tu, posi pula zoqt’ e saj ndënë krahët, edhe nukë deshtë! 35 Na shtëpia juaj tek po u lihetë (e-shkretë). Edhe me të vërtetë po u them juve, se nukë dotë më shihni gjersa të vinjë koha kur të thoni, I-bekuarë ësht’ ay që vjen mb’ emërit të Zotit.
1 Edhe një ditë të-shëtunë, kur erdhi ay ndë shtëpit të njëj nga të-parët’ e Farisenjvet për të ngrënë bukë, ata ishinë dyke vënë re atë.
2 Edhe ja një i-idhropikasurë tek ishte përpara ati. 3 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha nomtarëvet edhe Farisenjvet, dyke thënë, A ësht’ e udhësë njeriu të shëronjë ditën’ e-shëtunë? 4 Edhe ata nukë bënë zë. Atëhere ay e zuri edhe e shëroj, edhe e lëshoj. 5 Pastaj upërgjeq e u tha atyre, Kujt prej jush t’ i bjerë gomari a kau ndë pus, edhe nuk’ e nxjerrë sakaqë-herash ditën’ e-shëtune? 6 Edhe ata nukë numtmë t’ i përgjigjeshinë mbë këto fjalë.
7 Edhe atyreve që ishinë ftuarë u thoshte një paravoli, (sepse vinte re, qysh sgjithninë vëndet’ e-parë,) dyke thënë atyreve, 8 Kur të ftonesh nga ndonjëj ndë dasmë, mos rri ndë kryet të mësallësë, semos është ftuarë prej ati ndonjë tjetërë m’ i-nderçim se ti, 9 Edhe vjen ay qe ka ftuarë ty edhe atë, e të thotë, Ep-i vëndinë këtij; edhe atëhere dotë zësh me turp të rrish ndë vëntt të fundit. 10 Po kur të ftonesh, shko e rri ndë vëntt të fundit, që, kur të vinj’ ay që të ka ftuarë, të të thotë, Mik, hipë më sipërë. Atëhere dotë jetë lavdim për ty përpara atyreve që rrinë ndë vësallë bashkë me ty. 11 Sepse kushdo që ngre lart vetëhen’ e ti dotë përunjetë, edhe ay që përunj vetëhen e ti dotë ngrihetë lart.
12 I thoshte edhe ati që e kishtë ftuarë, kur të bënjç drek’ a darkë, mos thirrë miqt’ e tu, as vëllezërit’ e tu, as njerëzit’ e tu, as fqinj të-pasurë; semos të thërresënë prapë dhe ata, edhe bënetë çpagim mbë ty. 13 Po kur të bënjç gosti, thirrë të-vobeq, ulokë, të-çalë, të-verbërë; 14 Edhe dotë jesh i-lumurë; Sepse ata nukë kanë të t’ a çpaguanjënë; edhe dotë të çpaguhetë ndë ngjalljet të të-drejtëvet.
15 Edhe një nga ata që kishinë ndënjurë bashkë ndë mësallët, kur dëgjoj këto fjalë, i tha, Lum ay që të hajë bukë ndë mbretërit të Perëndisë. 16 Edhe ay i tha ati.
Një njeri bëri një darkë të-madhe, edhe ftoj shumë veta; 17 Edhe ndë kohët të darkësë dërgoj shërbëtorin’ e ti që t’ u thoshte atyreve që ishinë ftuarë, Ejani, se tashti të-gjitha janë gati. 18 Po të-gjithë zunë si prej një mëndjeje të hiqeshinë mbë-nj’ -anë. I pari i tha, Bleva një arë, edhe kam nevojë të dal e t’ e shoh; të lutem, kij-më të-hequrë. 19 Edhe një tjetërë tha, Bleva pesë pëndë qe, edhe po vete t’ i provonj; të lutem, kij-më të-hequrë. 20 Edhe një tjetërë tha, Mora grua; edhe përandaj nukë munt të vinj. 21 Edhe ay shërbëtori erdhi, edhe i dëfteu të zott këto. Atëhere i zot’ i shtëpisë u zëmërua, e i tha shërbëtorit të ti, Dil çpejt ndëpër rrugat e ndëpër udhët të qytetit, edhe bjerë këtu brënda të-vobeqt’ e ulokët’ e të-çalët’ e të-verbëritë. 22 Edhe shërbëtori tha, Zot, ubë sikundrë urdhërove, po edhe ka vënt. 23 Edhe zotënia i tha shërbëtorit, Dil ndëpër udhët e ndëpër gjerdhet, edhe ngut të hynjënë, që të mbushetë shtëpia ime. 24 Sepse po u them juve, se asnjë nga ata njerëzitë që qenë ftuarë nukë dotë ngjëronjë darkënë t’ ime.
25 Edhe shumë gjindje shkoninë bashkë me atë; edhe ay ukthye e u tha atyre, 26 Ndë arthtë ndonjë tek une, edhe nukë mërzit t’ an’ e t’ ëmën’ e gruan’ e djemt’ e vëllezërit’ e motëratë, po edhe jetën’ e ti, nukë munt të jetë nxënësi im. 27 Edhe ay që nukë mban mbë krahë kryqn’ e ti, e s’ vjen prapa meje nukë munt të jetë nxënësi im. 28 Sepse cili prej jush do të ndërtonjë një pirk, edhe nukë rri më përpara të bënjë llogari sa ka për të prishurë, ndë ka ato që duhenë për të mbaruar’ atë? 29 Semos, si të hedhë themelinë, e të mos muntnjë t’ e mbaronjë, gjith’ ata që e shohënë zënë të qeshnjënë me atë, 30 Dyke thënë, Se Ky mjeri zuri të ndërtonjë, edhe nukë mundi të mbaronje. 31 Apo cili mbret, dyke vaturë të luftonjë me tjetërë mbret, nukë rri më përpara edhe nukë mendonetë, ndë është i-fortë me dhjetë mijë t’ i dalë përpara atij që vjen kundrë ti me një-zet mijë? 32 se ndë mos, tek ësht’ ay edhe po lark, dërgon lajmësi, e kërkon paqtim. 33 Kështu pra gjithë-sicili prej jush që nukë mohon pasjen’ e ti, nukë munt të jetë nxënësi im.
34 Kripa ësht’ e-mirë; po ndë uprishtë kripa, me se dotë ndreqetë. Nuk’ është më e-vejyershime as për dhe as për pichë; po e hedhënë jashtë. Ay që ka veshë për të dëgjuarë letë dëgjonjë.
1 Edhe gjithë kumerqarët’ e fajtorëtë i u afëroneshinë, që t’e dëgjoninë. 2 Edhe Farisenjt’ e shkronjësitë murmurianinë, dyke thënë, Se ky pret fajtorë, edhe ha bashkë me ata. 3 Edhe ay u tha atyre këtë paravoli dyke thënë,
4 Cili njeri prej jush, ndë pastë një qint dhën, edhe të hympnjë një prej atyreve, nukë le të nëntë-dhjet’ e nëntatë ndë shkretëtirët, edhe vete të kërkonjë atë që ka hnmburë, gjersa t’ e gjenjë? 5 Edhe si t’ e gjenjë, e merr mbi supat të ti dyke gëzuarë; 6 Edhe kur vjen ndë shtëpit, thërret miqt’ edhe fqinjtë, e u thot’ atyre, Gëzohi bashkë me mua, se gjeta delenë t’ ime që pat humburë. 7 Po u them juve, se kështu dotë jetë gëzim ndë qiellt për një fajtuar që pendonetë, se për nëntë-dhjet’ e nëntë të-drejtë, të-cilëtë s’ kanë nevojë për pendim.
8 A cila grua që ka dhjetë drahmi, ndë i humptë një dhrahmi, nukë ndes kandilenë, edhe fshin shtëpinë, edhe kërkon me kujdes, gjer sa t’ e gjenjë? 9 Edhe si t’ a gjenjë, thërret miqeshat’ e fqinjatë, dyke thënë, gëzohi bashkë me mua, se gjeta dhrahminë që humba. 10 Kështu, po u them juve, bënetë gëzim përpara ëngjëjvet të Perëndisë për një fajtuar qe pendonetë.
11 Përsëri tha,
12 Një njeri kishte dy bij; edhe më i-vogëli nga ata i tha t’et, Atë, ep-më pjesën’e gjësë që më bje për-të-marrë. 13 Edhe ay u’ a ndau atyre gjënë. Edhe pas pak ditsh më i-vogëli mblodhi gjithë ç’ pat, edhe iku ndë dhe të-huaj mbë një vënt të-largë; edhe atje çpërndau gjën’ e ti dyke shkuarë jetë plankprishësi. 14 Edhe ay si prishi të-gjitha, ubë një zi e-madhe mb’ atë vënt, edhe ay zuri të mos kishte më. 15 Atëhere vate e u ngjit pas një qytetari t’ ati vëndi; edhe ky e dërgoj nd’ arat të ti të kullotte derra. 16 Edhe dëshëronte të mbushte barkun’ e ti me harupetë qe haninë derratë; po as ndonjë nuk’ i epte. 17 Edhe si erdhi ndë vetëhet të ti, tha, Sa punëtorëve të t’ im et u tepëron bukë, e unë po humbas nga uria! 18 Dotë ngrihem e dotë vete tek im atë, edhe dot’ i them, O Atë fëjeva ndë qielit edhe përpara teje; 19 Edhe nukë jam më i vëjyerë të quhem biri yt; bëjmë posi një nga punëtorët’ e tu. 20 Edhe ungrit e erdhi tek i ati. Edhe Ay tek po ishte edhe lark, i ati e pa edhe i erdhi keq, edhe usui e ra mbi qafët t’ati, edhe e puthi. 21 Edhe i biri i tha, O Atë, fëjeva ndë qielit edhe përpara teje, edhe nukë jam më i-vëjyerë të quhem biri yt. 22 Po i ati u tha shërbëtorëvet të ti, Nxirni jashtë stolin’ e parë edhe vishj’ ani, edhe i viri unazë ndë dorët, edhe këpucë ndë këmbët; 23 Edhe bini viçin’ e-ushqyerë, edhe ther-e-ni, edhe letë ham’ e të gëzonemi; 24 Sepse ky biri im qi i-vdekurë, e ungjall përsëri; edhe qe i-humburë, e ugjënt. Edhe zunë të gëzoneshinë. 25 Edhe m’ i-madhi bir ishte nd’ arët; edhe kur erdhi e u afërua ndë shtëpit, dëgjoj kënk’ e valle. 26 Edhe thirri një nga shërbëtorëtë edhe e pyeste, ç’ janë këto. 27 Edhe ay i tha, Se ka ardhur’ yt vëlla; edhe yt atë there viçin’ e-ushqyerë, sepse e priti të-shëndoshë. 28 Edhe ay uzëmërua, edhe nukë donte të hynte brënda. I ati pra dolli, e i lutej. 29 Edhe ay upërgjeq e i tha t’ et, Na tek po të shërbenj kaqë vjet, edhe kurrë nukë dolla nga urdhëri yt; edhe kurrë nukë më dhe një kec, që të gëzonem bashkë me miqt’ e mi. 30 Po kur erdhi ky yt bir që hëngri gjënë bashkë me kurvatë, i there viçin’ e-ushqyerë. 31 Edhe ay i tha, O djalë, ti je përherë bashkë me mua, edhe gjithë të-miatë janë të-tuatë; 32 Edhe duhej të gëzoneshim’ e të ngazëlloneshimë, sepse ky yt vëlla qe i-vdekurë, e ungjall përsëri; edhe qe i-humburë, e ugjënt.
1 U thoshte edhe nxënësvet të ti,
Ishte një njeri i-pasurë që kishte një kujdestar; edhe i kallëzuanë keq për atë, se çpërndau gjën’ e ati. 2 Edhe ay e thirri e i tha, Ç’ është këjo që dëgjonj për ty? Ep llogarin’ e kujdesësë s’ ate; sepse nukë mundetë më të jesh kujdestar. 3 Atëhere kujdestari tha me vetëhen’ e ti, Ç’ dotë bënj, që im zot po më heq nga kujdesa? të rëmonj nukë munt, të lypënj kam turp. 4 Ukujtuashë ç’ duhetë të bënj, që të më presënë ndëpër shtëpirat të tyre, kur të nxirem nga kujdesa. 5 Edhe thirri përane një nga një detorët’ e të zot, e i thoshte të-parit, Sa detyrë i ke t’ im zott? 6 Edhe ay i tha, Një qint bucela vaji edhe ay i tha, Merr të-shkruarënë t’ ënde, edhe rri e shkruaj çpejt pesë-dhjetë. 7 Pastaj i tha një tjetëri, po ti sa detyrë i kë? Edhe ay i tha, Një qint matës gruri. I thot’ edhe ati, Merr të-shkruarënë t’ ënde, edhe shkruaj tetë-dhjetë. 8 Edhe i zoti e lëvdoj kujdestarin’ e-paudhë, sepse punoj me mënt; sepse të bijt’ e kësaj jete janë më të-mënçim ndë brest të tyre, se të bijt’ e dritësë.
9 Edhe unë po u them juve, Bëni miq për vetëhenë t’uaj nga mamonaj i paudhërisë që t’u presënë juve ndë tendat të-përjetëshme, kur të ngrihi së-këtejmi. 10 Ay që është besëtar mbë të-pakënë, është besëtar edhe mbë të-shumënë; edhe ay që është i-paudhë mbë të-pakënë, është i-paudhë edhe mbë të shumënë. 11 Ndë qoftë pra se s’ ubëtë besëtarë mbë të-paudhinë mamona, kush dot’ u besonetë juve të-vërtetënë gjë? 12 Edhe ndë qoftë, se nukë ubëtë, besëtarë mbë gjën’ e-huaj, kush dot’ u apë juve t’ uajnë? 13 Asndonjë shërbëtuar nukë munt t’ u shërbenjë dy zotërinjve; sepse a njërinë dot’ e mërzitnjë, edhe tjatrinë dot’ e dojë; a pas njërit dotë ngjitetë, edhe tjatrinë dot’ e hedhë tej. Nukë muntni t’ i shërbeni Perëndisë edhe mamonajt.
14 Edhe Farisenjtë që ishinë dorë-shtrënguarë këto të-gjitha i dëgjoninë, edhe e përqeshninë.
15 Edhe ay u tha atyre, Ju jini ata që nxirni vetëhenë t’uaj të-drejtë përpara njerësvet; po Perëndia njeh zëmëratë t’uaj; sepse ajo gjë që ësht’ e-lartë ndër njerëzit, ndyrësi është përpara Perëndisë. 16 Nomi edhe profitëritë kanë qënë gjer ndë Kohët të Joanit; që atëhere epetë zër’ i-mirë për mbretërin’ e Perëndisë, edhe gjithë-sicili nxitonetë të hynjë ndë atë. 17 Edhe më kollaj është qielli edhe dheu të shkonjënë, se të bjerë poshtë një pikë nga nomi. 18 Kushdo që lëshon gruan’ e ti edhe martonetë me tjetërë, kurvëron; edhe kushdo që martonetë me grua të-lëshuarë prej burrit, kurvëron.
19 Edhe një njeri ishte i-pasurë, edhe vishej me porfirë e me stoli të-kuqe, dyke gëzuarë përdita ndriçim. 20 Ishte edhe një i-vobek që e kish emërinë Llazar, i-cili dergjej përanë portës’ s’ ati plot me plagë, 21 Edhe dëshëronte të nginjej me thërrimetë që bininë nga truvez’ e të-pasurit; po edhe qëntë vinin’ e lëpininë plagët’ e ati. 22 Edhe i-vobeku vdiq, edhe upru nga ëngjëjtë ndë gjit t’ Avraamit. Vdiq edhe i-pasuri edhe ukall ndë varr. 23 Edhe ndë hadht, tek ishte ndë mundime, ngriti syt’ e ti, e sheh Avraaminë së-largu, edhe Llazarinë ndë gjit t’ ati. 24 Edhe ay thërriti e tha, O atë Avraam, përdëlle-më, edhe dërgo Llazarinë, që të ngiyenjë majën’ e gishtit të ti ndë ujë, edhe të më ftohnjë gjuhënë; sepse po mundonem ndë këtë flakë. 25 Po Avraami i tha, O djalë, kujtohu, se ti more të-mirat’ e tua ndë jetët t’ënde, edhe Llazari gjithashtu të-keqiatë; po tashi ky prëhetë, e ti mundone. 26 Edhe mbi gjithë këto, ndër mest nesh e jush është ngulurë një pafundje e-madhe, që kështu ata që duanë të shkonjënë së-këtejmi ndër ju, të mos muntnjënë, as t’ andejmitë të shkojnë ndër ne. 27 Edhe ay tha, Të lutem pra, o atë, të dërgonjç atë ndë shtëpit të t’ im et; 28 Sepse kam pesë vëllezër; që të apë dëshmim ndër ata, që të mos vinjënë edhe ata ndë këtë vënt të mundimit. 29 Avraami i thotë, kanë Moisinë edhe profitëritë; letë ndigjonjën’ ata. 30 Edhe ay tha, Jo, o atë Avraam; po ndë vattë ndonjë nga të-vdekuritë tek ata, dotë pendonenë. 31 Edhe ay i tha, Ndë qoftë, se nukë ndigjonjënë Moisinë edhe profitërit as ndë ungjalltë ndonjë nga të-vdekuritë, s’janë për të bindurë.
1 Edhe u tha nxënëset, Është fjë e-pamundurë të mos vinjënë skandhalitë; po mjer’ ay, me anë të të-cilit vinjënë. 2 Me mirë është për atë t’ i varetë një gur mulliri rreth qafës’ s’ ati, edhe të hidhetë ndë dett, se të skandhalisnjë një nga këta të-vegjëlitë. 3 Vini re vetëhenë t’ uaj. Edhe ndë të bëftë faj yt vëlla, qërto-e; edhe ndë upendoftë, fal-j’ a. 4 Edhe ndë të bëftë faj shtatë herë ndë ditet, edhe të kthenetë shtatë herë ndë ditët tek ti, e të thotë, Pendonem, t’j’a falç.
5 Edhe apostoj’i thanë Zotit, Shto-na besënë. 6 Edhe Zoti tha, Po të kishitë besë sa një koqe sinapi, dot’ i thoshitë këti druri të manit, Shkulu së-këtejmi, edhe mbillu ndë dett, edhe dot’ u ndigjonte juve. 7 Edhe cili prej jush, që ke një shërbëtuar që lëron, a ruan dhëntë, dot’ i thotë këti për-një-here, posa të kthenetë nga ara, Shko e rri të hash? 8 Apo nukë dot’ i thotë, Bëj gati ç’ të ha për darkë, edhe përvishu e shërbe-më, gjersa të ha e të pi, edhe pastaj dotë hash e dotë pish ti? 9 Mos j’ a njeh për hir ati shërbëtori, sepse bëri ato që e urdhëroj? Nukë më duketë. 10 Kështu edhe ju, kur të bëni gjithë sa u janë urdhëruarë, thoni, Se jemi shërbëtorë të-pavëjyerë; sepse bëm’ atë që kishimë detyrë të bënimë.
11 Edhe ay kur po vinte për ndë Jerusalim, shkonte përmes Samarisë e Galilesë. 12 Edhe kur po hynte ndë një fshat, përpoqnë me atë dhjetë burra të-krromosurë, të-cilëtë qëndruanë prej së-largu; 13 Edhe ata ngritnë zënë, dyke thënë, Jisu, mjeshtër, përdëlle-na. 14 Edhe ay kur i pa, u tha atyre, Shkoni e dëfteni vetëhenë t’ uaj te priftëritë. Edhe ata dyke vaturë uqëruanë. 15 Edhe një nga ata, kur pa se ushërua, ukthye dyke lavduruarë Perëndinë me zë të-math; 16 Edhe ra përmbys ndër këmbët t’ ati, e i ufaj ndersë; edhe ay ishte Samarit. 17 Edhe Jisuj upërgjeq e tha, A nuk’ uqëruanë të dhjetëtë? po të nëntëtë ku janë? 18 Nuk’ ugjëntnë të-tjerë të kithenenë që t’ i apënë lavdi Perëndisë, veç ky tjatërë-kombës? 19 Edhe i tha, Ngreu, e shko; besa jote të shpëtoj.
20 Edhe kur upyet nga Farisenjtë, kur vjen mbretëri’ e Perëndisë, upërgjeq atyre e tha, Mbretëri’ e Perëndisë nukë vjen me të-dukurë; 21 As s’ kanë për të thënë, Na këtu është, a, Na atje; sepse na mbretëri’ e Perëndisë tek është ndë mest t’uaj.
22 Edhe ay u tha nxënëset, Dotë vinjënë dit, kur dotë dëshëroni të shihni një nga ditt’ e të Birit të njeriut; edhe nukë dotë muntni. 23 Edhe dot’ u thonë juve, Na këtu është, a, Na atje; mos ecëni, as mos vini pas. 24 Sepse sikundrë vetëtima që vetëtin prej njërësë anë ndënë qiellt ndrit gjer mbë tjatrënë anë ndënë qiellt, kështu dotë jetë edhe i Bir’ i njeriut ndë ditët të ti. 25 Po më përpara ay duhetë të pësonjë shumë, edhe të mos pëlqenetë prej këti brezi. 26 Edhe sikundrë ubë ndë ditt të Noesë, kështu dotë jetë ndë ditt të Birit të njeriut; 27 hanin’ e pinin’ e martonin’ e martoneshinë, gjer mb’ atë ditë që hyri Noeja nd’ arkët; edhe erdhi përmbytja, edhe prishi të-gjithë. 28 Kështu sikundrë ubë edhe ndë ditt të Llotit; hanin’ e pinia’e blinin’ e mbillnin’ e ndërtoninë shtëpi; 29 Edhe që mb’ atë ditë që dolli Lloti nga Sodhoma, ra shi zjarri e shqufuri nga qielli, edhe prishi të-gjithë; 30 Posi këto dotë jetë nd’ atë ditë që dotë çfaqet’ i Bir’ i njeriut. 31 Nd’ atë ditë kush të gjendetë mbë dhomët, edhe enët’ e ati brënda ndë shtëpit, letë mos sbresë t’ i ngrerë; edhe ay që të gjendetë nd’ arët, gjithashtu letë mos kthenetë prapa. 32 Bini ndër mëntt gruan e Llotit. 33 Ay që dotë kërkonjë të shpëtonjë jetën’ e ti, dot’ e humpnjë; edhe ay që t’ e humpnjë; dot’ e ruanjë. 34 Po u them juve, Nd’ atë natë dotë jenë dy veta mbë një shtrat; njëri dotë merretë, e tjatëri dotë libetë. 35 Dy gra dotë jenë dyke bluarë bashkë; njëra dotë merretë, e tjatëra dotë lihetë. 36 Dy veta dotë jenë nd’ arët; njëri dotë merretë, e tjatëri dotë lihetë.
37 Edhe ata upërgjeqnë e i thonë, ku o Zot? Edhe ay u tha atyre, Ku është trupi, atje dotë mblidhenë shqiponjatë.
1 U thoshte atyre edhe një paravoli, që t’u tregonte, se duhetë të falenë gjithënjë, edhe të mos lodhenë, 2 Dyke thënë.
Ndë një qytet ishte një gjykatës, i-cili s’kishte frikë nga Perëndia, edhe s’kishte turp nga njeri. 3 Ishte edhe një e-ve nd’atë qytet; edhe vinte tek ay, dyke thënë, Ep-më të-drejtënë prej kundrëgjyqësit t’ im. 4 Edhe ay gjer mbë nje kohë nukë donte; po pastaj tha me vetëhe, Ndonëse s’ kam frikë nga Perëndia; 5 edhe s’ kam turp nga njeri, Pak-së-paku, sepse këjo e-ve më bënetë barrë, let’ ja ap të-drejtënë, që të mos vinjë gjithënjë e të më çajë kryetë.
6 Edhe Zoti tha, Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i-paudhë. 7 Po Perëndia a nukë dot’u apë të-drejtënë të-sgjedhurvet të ti që thërresënë tek ay dit’e natë, kur edhe zëmërënë e ka të-gjerë për ata? 8 Po u them juve, se dot’ u’ a apë atyre të-drejtënë për-së- çpejti. Po kur të vinj’ i Bir’ i njeriut, vallë a dot’ e gjenjë besënë mbi dhet?
9 Edhe cave nga ata që besoneshinë mbë vetëhen’ e tyre, se janë të-drejtë, edhe nuk’i zininë për gjë të-tjerëtë, u tha këtë paravoli.
10 Dy njerës hipnë ndë hieroret, që të faleshinë; njeri ishte Parise edhe tjatëri kumerqar. 11 Fariseu ndënji e falej me vetëhen’e ti, dyke thënë, O Perëndi, të falem ndersë, se nukë jam posi njerëzit’ e-tjerë, rrëmbenjës, të-paudhë, kurvarë, a edhe posi ky kumerqar. 12 Agjëronj dy herë ndë javët, ap të-dhjetënë nga gjithë ç’kam. 13 Edhe kumerqari kishte ndënjurë prej së-largu e nukë donte as sytë të-ngrij përpjetë ndë qiellt, po rrihte krahërorin’ e ti, dyke thënë, O Perëndi, përdëllemë mua fajtorinë. 14 Po u them juve se ky sbriti ndë shtëpit të ti m‘ i drejtëruarë se ay, sepse kushdo që ngre lart vetëhen’ e ti, dotë përunjetë; edhe ay që përunj vetëhen’ e ti, dotë ngrihetë lart.
15 Edhe i prunë ati edhe foshnjatë që t’ i zinte me dorë; edhe nxënësitë kur panë, i qërtuanë. 16 Po Jisuj si i thërriti përanë, tha, Liri çunat’ e-vegjëlë të vijnë tek unë edhe mos i ndalni; sepse e të-këtillëvet është mbretëri’ e Perëndisë. 17 Me të-vërtetë po u them juve, se Ay që të mos presë mbretërin’ e Perëndisë posi një çun i-vogëlë, nukë dotë hynjë nd’atë,
18 Edhe një i-parë e pyeti, dyke thënë, Mësonjës i-mirë, ç’të bënj që të trashëgonj jetë të-përjetëshme? 19 Edhe Jisuj i tha, Ç’më thua i-mirë? asnjë nuk’ ësht’ i-mirë, përveç një, Perëndia, 20 Ti i di porositë, “Mos kurvëronjç: Mos vraç; Mos vjethç; Mos apç dëshmim të-rrem; Ndero të t’ at e t’ ët ëmë.” 21 Edhe ay tha, Të-gjitha këto i kam ruajturë që mbë të-rit t’im. 22 Edhe Jisuj, kur dëgjoj këto, i tha. Edhe një punë të mungon; shit gjithë ç’ ke, edhe i ndaj ndëpër të-vobeq, edhe dotë kesh thesar ndë qiell; edhe eja, e ngjit-m’-u pas. 23 Po ay kur dëgjoj këto, uhidhërua; sepse ishte fort i-pasurë.
24 Edhe Jisuj kur pa, se uhidhërua, tha, Sa me të-vështirë dotë hynjënë ndë mbretërit të Perëndisë ata që kanë gjë! 25 Sepse më kollaj është të hynjë kamilla ndëpër vrimët të gjëlpërësë, se një i-pasurë të hynjë ndë mbretërit të Perëndisë. 26 Edhe ata që dëgjuanë thanë, E kush munt të shpëtonjë? 27 Edhe ay tha, Të-pamunduratë te njerëzitë janë të-mundura te Perëndia.
28 Edhe Pjetri tha, Ja neve tek lamë të-gjitha, edhe të erthmë pas. 29 Edhe ay u tha atyre, Me të-vërtetë po u them juve, se nuk’ është asnjë që la shtëpi, a prindër, a vëllezër, a grua, a djem, për punë të mbretërisë Perëndisë, 30 I-cili të mos trashëgonjë për një shumë ndë këtë kohë, edhe ndë jetët që vjen jetë të-përjetëshme.
31 Pastaj mori mbë nj’ anë të dy-mbë-dhjetëtë, e u tha atyre. Na tek po hipëjmë ndë Jerusalim, edhe dotë mbushenë gjithë sa janë shkruarë me anë të profitërvet për të Birin’ e njeriut; 32 Sepse dotë epetë ndër duart të kombevet, e dotë përqeshetë, e dotë shahetë e dotë pshtyhetë; 33 Edhe si t’ a frushkullonjënë dot’ e vrasënë; edhe të-tretënë ditë dotë ngjalletë. 34 Po ata nukë muarnë vesh asnjë nga këto fjalë; edhe këjo fjalë ishte e-fshehurë nga ata, edhe nukë merninë vesh ato që u thuheshin’ atyre.
35 Edhe ay kur uafërua ndë Jeriho, një iverbërë po rrinte përan’ udhësë dyke lypurë; 36 Edhe kur dëgjoj gjindjenë dyke shkuarë, pyeste, Ç’është këjo? 37 Edhe i dëftyenë, se po shkon Jisu Nazoreasi. 38 Edhe ay thirri dyke thënë, Jisu, bir’ i Dhavidhit, Përdëlle-më. 39 Edhe ata që shkoninë përpara e qërtoninë që të pushonjë; po ay shumë më tepërë thërriste, Bir’ i Dhavidhit, përdëlle-më.
40 Edhe Jisuj qëndroj, edhe urdhëroj t’ e bjenë tek ay; edhe ay si uafërua, e pyeti, 41 Dyke thënë, Ç’do të të bënj? Edhe ay tha, Zot, të hap sytë e të shoh. 42 Edhe Jisuj i tha, Hap sytë e shih; besa jote të shpëtoj. 43 Edhe sakaqë-herash hapi syte e pa, edhe i vinte pas dyke lavduruarë Perëndinë; edhe gjithë llauzi kur pa, i dha lavdi Perëndisë.
1 Edhe Jisuj hyri e shkonte ndëpër Jiriho.
2 Edhe na një njeri që quhet Zakhe, i-cili ishte i-par’ i kumerqarëvët, edhe ky ishte ipasurë; 3 Edhe kërkonte të shihte Jisunë cili është; po nukë munte nga gjindga, sepse ishte i-vogële ndë shtat. 4 Edhe usul përpara, e hipi mbë një dru mani, që t’ e shihte, sepse nga ajo udhë shkonte. 5 Edhe Jisuj si erdhi nd’ atë vënt, ngriti sytë edh’ e pa atë, edhe i tha, Zakhe, sbrit çpejt; sepse sot duhetë unë të mbetem ndë shtëpit t’ ënde. 6 Edhe ay sbriti çpejt, edhe e priti dyke gëzuarë.
7 Edhe të-gjithë kur panë murmurisninë, dyke thënë, Se hyri të rrijë te një fajtuar njeri.
8 Edhe Zakheu qëndroj e i tha Zotit, Na, o Zot, gjysmën’ e gjësë s’ ime tek po u’ a ap të-vobeqvet, edhe ndë i kam marrë gjë njeriu me përdhunë, j’ a kithenj për një katrë. 9 Edhe Jisuj i tha, Se sot ubë shpëtim ndë këtë shtëpi, sepse edhe ky është i bir’ i Avraamit. 10 Sepse i Bir’ i njeriut erdhi të kërkonj’ e të-shpëtonjë të-humburënë.
11 Edhe ata kur dëgjoninë këto, Jisuj shtoj e tha një paravoli, sepse ishte afërë Jerusalimit, edhe ata pandehninë, se sa-kaqë-herash dotë dukej mbretëri’ e Perëndisë. 12 Tha pra.
Një njeri i-fisçim vate mbë një vënt të-largë, për të marë një mbretëri për vetëhen’ e ti, e pastaj të kthenetë. 13 Edhe thirri dhjetë shërbëtorë të ti, e u dha dhjetë mna, edhe u tha, Punoni këto gjer sa të vinj. 14 Po qytetarët’ e ati e kishinë çmir edhe dërguanë lajmësi pas ati, dyke thëne, Nukë duamë këtë të mbretëronjë mbi ne. 15 Edhe si mori mbretërinë ukthye prapë, edhe tha të thëritenë tek ay ata shërbëtorëtë të-cilëvet u pat dhënë ergjëndinë, për të marrë vesh ç’kishte fituarë gjithë-sicili. 16 Edhe erdhi i pari, dyke thënë, Zot, mnaja jote fitoj dhjetë mua. 17 Edhe ay i tha, Të lumtë, shërbëtuar i-mirë; me-qënëqë ubëre besëtar ndë të-pakënë, ki pushtet përmbi dhjetë qytete. 18 Erdhi edhe i-dyti, dyke thënë, Zot, mnaja jote bëri pesë mna. I tha edhe këti, 19 Edhe ti bënu zot përmbi pesë qytete. 20 Erdhi edhe tjetëri, dyke thënë, Zot, na mnaja jote të-cilën’ e pata ruajturë ndë një rizë; 21 Sepse të pata frikë, se je njeri i ashpërë; merr atë që s’ ke vënë, edhe korr atë që s’ke mbjellë. 22 Edhe ay i thotë, Prej gojësë s’ ate të kam për të gjykuarë, shërbëtuar ikeq; ti e dinje, se unë jam njeri i-ashpërë, edhe marr atë që s’ kam vënë, edhe korr atë që s’ kam mbjellë; 23 Përse pra nukë he ergjëndinë t’ im ndë truvezët, kur të vinjam unë, t’ a merrnjam bashkë me kamatënë? 24 Atëhere u tha atyre që rrininë përpara, Merrni mnanë prej ati, edhe ep-j’ a-ni ati që ka të dhjetë mnatë. 25 (Edhe ata i thanë, Zot, ay ka dhjetë mna.) 26 Sepse po u them juve, se kujdo që ka dot’ i epetë; edhe prej ati që s’ ka, edhe ajo që ka dotë merretë prej ati. 27 Po ata armiqt’ e mi që s’ më deshnë të mbretëronj mbi ata, birni këtu, edhe therni ata përpara meje.
28 Edhe si tha këto, shkonte përpara, dyke hipurë ndë Jerusalim.
29 Edhe si uafërua ndë Vithfagji edhe ndë Vithani, ndaj malit që quhetë i Ullinjet, dërgoj dy veta nga nxënësit’e ti, 30 Dyke thënë atyre, Shkoni ndë fshat të-përtejm; ndë të-cilët kur të hyni, dotë gjeni një pulisht lidhurë, përmbi të cilënë asnjeri kurrë s’ka hipurë; sgidh-e-ni edhe sill-e-ni. 31 Edhe ndë u pyetë juve ndonjë, Përse e sgithni? kështu t’ i thoni, Se Zoti ka nevojë prej ati.
32 Edhe si vanë ata që udërguanë, gjetnë sikundrë u tha atyre. 33 Edhe ata kur po sgithninë pulishtinë, të zotërit’ e ati u than’ ayre, Përse sgithni pulishtinë? 34 Edhe ata thanë, Zoti ka nevojë prej ati. 35 Edhe e prunë te Jisuj. Edhe si hodhë rrobat’ e tyre mbi pulishtinë, hipnë Jisunë mbi atë. 36 Edhe tek po shkonte, gjindja shtroninë rrobat’ e tyre udhësë.
37 Edhe ay kur uafërua ndashti mbë të-sbriturit të malit t’Ullinjet, gjithë shumica e nxënëset zunë të gëzoneshin’ e të lavduroninë Perëndinë me zë të math për gjithë çuditë që panë, 38 Dyke thënë, I-bekuarë qoftë mbreti që vjen mb’ emërit të Zotit; paqtim ndë qiell. edhe lavdimbë të lartat.
39 Edhe ca Farisenj prej gjindjesë i thanë, Mësonjës, qërto nxënësit’e tu. 40 Edhe ay upërgjeq e u tha atyre, Po u them juve, se ndë pushofshinë këta, gurëtë dotë thërresënë.
41 Edhe kur uafërua, e pa qytetnë, qua për atë, 42 Dyke thënë, Se sikur të dinje edhe ti, pak së-paku sot ndë këtë ditët t’ënde, ato që janë për paqtimnë t’ënt, sa mirë do ishte? 43 Po tashi ufshehnë prej syvet të ty, Sepse kanë për të ardhurë dit mbi ty, edhe armiqt’ e tu kanë për të bërë hendek rreth teje, edhe të kanë për të shtrënguarë nga të gjith’ anëtë; 44 Edhe kanë për të rrëzuarë poshtë ty edhe djemt’ e tu që gjendenë brënda tek ti, edhe nukë kanë për të lënë tek ti gur mbi gur; sepse nukë njohe kohënë që erdhe për të parë ty.
45 Edhe si hyri ndë hieroret, zuri t’i nxirte jasht’ ata që shitnin’ e blininë nd’ atë, 46 Dyke thën’ atyre, Është shkruarë, “Shtëpia ime është shtëpi lutje;” po ju e bëtë “shpellë kursarësh.”
47 Edhe ishte dyke mësuarë përdita ndë hieroret; edhe kryepriftërit’ e shkronjësitë edhe të-parëtë e llauzit kërkoninë t’e prishninë; po nukë gjeninë se ç’t’i bëninë; 48 sepse gjithë llauzi ishte varurë pas ati për të dëgjuar’ atë.
1 Edhe ndë një nga ato dit, tek mësonte ay llauzinë ndë hieroret, edhe epte zën’ emirë, kryepriftërit’ edhe shkronjësitë bashkë me pleqtë erdhë eipër’ ati, 2 E i folnë, dyke thënë, Thuajna, me ç’pushtet bën këto? a cili ësht’ ay që të ka dhënë këtë pushtet? 3 Edhe ay upërgjeq e u tha atyre, Edhe unë dot’ u pyes juve një fjalë, edhe thoj-më-ni, 4 Pagëzimi i Joanit prej qielli ishte a prej njerëzish? 5 Edhe ata mendoneshinë me vetëhen’ e tyre, dyke thënë, Se ndë thënçimë, Prej qielli, dotë thotë, Përse s’ i besuatë pra? 6 Po ndë thënçimë, Prej njerëzish, gjithë llauzi dotë na rrahë me gurë, sepse i është mbushurë mëndja, se Joani është profit. 7 Edhe upërgjeqnë, se nukë dinë nga ishte. 8 Edhe Jisuj u tha styre, As unë nuk’u them me ç’farë pushteti bënj këto.
9 Pastaj zuri t’i thoshte llauzit këtë paravoli: Një njeri beltoj një veshtë, edhe e dha mdër bujqër, edhe vate ndë dhe të-huaj për shumë kohë. 10 Edhe ndë kohët të pemëvet dërgoj një shërbëtuar te bujqëritë, që t’ i epninë prej pemës’ së veshtit; po bujqërit’e rrahnë, edhe e dërguanë sbrazëtë. 11 Edhe përsëri dërgoj një tjatërë shërbëtuar; po ata edhe atë e rahnë, edhe e turpëruanë, edhe e dërguanë zbrazëtë. 12 Edhe përsëri dërgoj një të-tretë; po ata edhe këtë e bënë me plagë edhe e dëbuanë. 13 Edhe i zot’ i veshtit tha, Ç’ të bënj? letë dërgonj birinë t’ im të-dashurinë; mbase, kur të shohënë këtë, dotë kenë turp. 14 Po bujqëritë kur e panë, mendoneshinë me vetëhe, dyke thënë, Ky është trashëgimtari; ejani, te t’a vrasmë, që të na mbetetë trashëgimi. 15 Edhe e nxuarë jashtë veshtit, edhe e vranë. Ç’ dot’ u bënjë pra atyre i zot’ i veshtit? 16 Dotë vinjë e dot’ i prishnjë këta bujqër, edhe veshtinë dot’ u’ a apë të-tjerëve.
17 Po ata kur dëgjuanë, thanë, Qoftë lark! Edhe ay shtyri sytë mb’ata e tha, Ç’është pra këjo që është shkruarë, “Gurinë që nuk’ e pëlqyenë ata që ndërtonjënë, ky ubë për krye çipi?” 18 Kushdo që të bjerë mbi atë gur dotë copëtonetë; edhe mb’ atë që të bjerë, dot’e dërmonjë.
19 Edhe kryepriftërit’ e shkronjësitë kërkuanë të vënë duartë mbi atë nd’atë orë; po patnë frikë nga llauzi; sepse e muarnë vesh, se për ata e tha këtë paravoli. 20 Edhe dyke ruajturë atë për së-afërmi, dërguanë përgjonjës, të-cilëtë shtiheshinë se janë të-drejtë, me qëllim që ta zininë prej fjale, që t’ a epninë ndë dorët të urdhërit edhe ndë pushtet të qivernitarit.
21 Edhe e pyetnë, dyke thënë, Mësonjës, e dimë se flet e mëson drejtë, edhe nuk’ i mban and njeriu, po mëson udhën’ e Perëndisë me të-vërtetë, 22 A ësht’ e udhësë t’i apëmë neve Qesarit page, a po jo? 23 Edhe ay si mori vesh dinakërin’ e atyre, u tha atyre, përse më ngitni? 24 Dëfte-më-ni një dinar. Të kujt ka fytyrë e përmbishkronje? Edhe ata upërgeqnë e thanë, Të Qesarit. 25 Edhe ay u tha atyre, Ep-ni pra Qesarit ato që janë të Qesarit, edhe Perëndisë ato gë janë të Perëndise. 26 Edhe nukë muntnë t’e zininë prej fjale përpara llauzit; edhe uçuditnë për të-përgjegjurit’ e ati, edhe s’bënë zë.
27 Uafëruan’ edhe disa veta prej Saduqenjet, të-cilëtë mohonjënë, se ka të-ngjallurë, edhe e pyetnë, 28 Dyke thënë, Moisiu na ka shkruarë Ndë i vdektë ndonjëj vëllaj që ka grua, edhe ky të vdesë pa lënë fëmijë, i vëllaj i ati të marrë gruanë, edhe të ngjallnjë farë për të vëllan’ e ti. 29 Ishinë pra shtatë vëllezër; edhe i-pari mori grua, edhe vdiq pa lënë fëmijë. 30 Edhe i-dyti mori gruanë; edhe ky vdiq pa lënë fëmijë. 31 Edhe i-treti e mori atë; gjithashtu edhe të shtatëtë; edhe nukë lanë fëmijë, edhe vdiqnë, 32 Edhe më pas nga të-gjithë vdiq edhe gruaja. 33 Ndë të-ngjallurit pra, e kujt nga ata dotë jetë grua? sepse edhe të shtattë e patnë atë grua. 34 Po Jisuj upërgjeq e u tha atyre. Të-bijt’ e kësaj jete martonjën’ e martonenë; 35 Po ata që ubënë të-zotër të fitonjën’ atë jetë edhe të-ngjalluritë prej së-vcekurish as martonjën’ as martonenë; 36 Sepse as të vdesënë nukë muntnjënë më; sepse janë si-një-një me ëngjëjtë; edhe janë bij të Perëndisë, kur janë bij të të-ngjallurit. 37 Edhe se ngjallenë të-vdekuritë, edhe Moisiu e dëfteu ndë ferrët, kur thote, Zotinë Perëndin’ e Avraamit edhe Perëndin’ e Isaakut edhe Perëndin’ e Jakovit. 38 Edhe Perëndia nuk’ është Perëndi të-vdekurish, po të-gjallësh; sepse të-gjithë rronjënë mb’ atë. 39 Edhe disa nga shkronjësit’ upërgjeqnë, e thanë. Mësonjës, mirë the. 40 Edhe nukë kuxoninë më t’ a pyetninë për asgjë.
41 Edhe ay u tha atyre, Qysh thonë, se Krishti është bir’ i Dhavidhit? 42 Edhe Dhavidhi vetë thotë ndë vivlit të Psallmavet, “I tha Zoti Zotit t’ im, rri mbë të-djathtët t’im, 43 gjersa të vë armiqt’e tu ndënëkëmbje të këmbëvet të tua.” 44 Dhavidhi pra e quan atë Zot, e qysh është i bir’ i ati? 45 Edhe tek po dëgjonte gjithë llauzi, u tha nxënëset të ti, 46 Ruhi nga shkronjësitë që duanë të ecënjënë të-stolisurë, edhe duanë të-përshëndoshura ndëpër tregjet, edhe fronet’ e-parë ndëpër sinagogjit, edhe vëndet’ e-parë ndëpër darkat; 47 Të-cilëtë hanë shtëpit’ e të-vavet, dyke shtyrë shkak se falenë shumë. Këta dotë marrënë më tepërë mundim.
1 Edhe shtyri syt’e pa të-pasuritë që hithninë dhuratat’e tyre ndë thesart. Pa edhe një grua të-ve e të-vobektë dyke hedhurë atje dy të-imeta; 3 Edhe tha, Me të-vërtetë po u them juve, se këjo gura e-ve edhe e-vobektë hodhi më shumë se të-gjithë; 4 Sepse gjithë këta prej tepëricës’ së tyre hothnë ndë dhuratat të Perëndisë, po kjo prej skamjes’ së saj hodhi gjithë gjën’ e saj që pat.
5 Edhe disa tek po flisninë për hierorenë, se ësht’ e-stolisurë me gurë të-bukur’e me dhurata, tha, 6 Këto që vini re, dotë vinjënë dit, ndë të-cilat nukë dotë mbetetë gur mbi gur, që të mos rrëzonetë.
7 Edhe e pyetnë, dyke thënë, Mësonjës, kur pra dotë bënenë këto? edhe ç’shënjë dotë jetë, kur dotë bënenë këto?
8 Edhe ay tha, Shikoni të mos gënjehi; sepse shumë veta dotë vinjënë mb’emërit t’im, dyke thënë, Se unë jam; edhe se Koha uafërua. 9 Mos shkoni pra prapa atyreve. Edhe kur të dëgjoni luftëra e trazyra, mos ufrikësoni; sepse këto duhetë të bënenë më përpara; po nuk’ është për-një-herë fundi.
10 Atëhere u thoshte atyre, Dotë ngrihetë komp kundrë kombi, edhe mbretëri kundrë mbretërie; 11 Edhe dotë bënenë tërmete të-mëdhenj vënde mbë vënde, edhe zira e murtaja, edhe dotë jenë gjërra të-frikçime e shënja të mëdha prej giellit.
12 Po para gjithë këtyreve dotë vënë duart’ e tyre mbi ju, edhe dot’u ndjekënë, e dot’u apënë ndër duar ndëpër sinagogji e ndëpër burgje, dyke prurë juve përpara mbretërve e qivernitarëve për punë t’emërit t’im. 13 Edhe Këjo dot’ u jetë juve për dëshmim. 14 Viri pra ndë zëmërat t’ uaj këtë, të mos mendohi më përpara me ç’fjalë të përgjigji; 15 Sepse unë dot’ u ap juve gojë e urtësi, ndë të-cilët nukë dotë muntnjënë të flasënë kundrë, as të rrinë kundrë gjithë kundrështarëtë t’uaj. 16 Edhe dotë epeni ndë dorë edhe prej prindërsh e prej vëllezërish e prej njerëzish t’ uaj e prej miqsh; edhe dotë vrasënë disa prej jush; 17 Edhe të-gjithë dot’ u kenë çmir juve për emërinë t’ im; 18 Po asnjë qime prej krejt t’ uaj s’ është për të humburë. 19 Me durimnë t’ uaj dotë fitoni shpirtetë t’uaj.
20 Edhe kur të shihni Jerusalimënë të-rrethuarë prej ushtërive, atëhere di-e-ni, se uafërua të-shkretuarët’ e asaj. 21 Atëhere ata që të jenë ndë Judhe, letë ikëjnë ndëpër malet; edhe ata qëtë jenë brënda nd’atë, letë dalënë jashtë; edhe ata që të jenë ndëpër fshatërat, letë mos hynjënë brënda nd’ atë. 22 Sepse dit çpagimi jan’ ato, që të mbushenë gjith’ ato që janë shkruarë. 23 Edhe mjer’ ato gra që janë me barrë e që kanë foshnjë mbë gji nd’ ato dit sepse dotë jetë shtrëngim i-math mbi dhet, edhe zëmërim mbë këtë llaus. 24 Edhe dotë bjenë me gojë thike, edhe dotë skllavosenë ndëpër gjithë kombet; edhe Jerusalima dotë shkeletë prej kombesh, gjersa të mbushenë kohërat’e kombevet.
25 Edhe dotë jenë shënja ndë djellët e ndë bënët e ndë yjt; edhe mbi dhet shtrëngim kombesh që nukë dinë ç’dotë bënenë; edhe dotë buçinjë deti edhe valëtë; 26 Njerëzet dot’u dalë shpirti nga frika e nga të-priturit’e të-këqiavet që po vinjënë mbi botët; sepse fuqit’ e qiellit dotë tundenë. 27 Edhe atëhere dotë shohënë të Birin’ e njeriut dyke ardhurë ndë re me fuqi e me lavdi të-madhe. 28 Edhe kur të zënë këto të bënenë, shikoni lari edhe ngrini krerëtë t’uaj; sepse po afëronetë çpërblimi juaj.
29 Edhe u tha atyre një paravoli. Sihni drurin’e fikut edhe gjithë drurëtë; 30 tashti kur të çelenë, dyke parë prej vetiu merrni vesh, se tashti vera është afërë. 31 Kështu edhe ju, kur të shihni këto se bënenë, t’ a dini, se mbretëri e Perëndisë është afërë. 32 Me të-vërtetë po u them juve, se ky bres nukë dotë shkonjë, gjersa të bënenë të-gjitha këto. 33 Qielli edhe dheu dotë shkonjënë, po fjalët’e mia nukë dotë shkonjënë.
34 Edhe vini re vetëhenë t’uaj, semos u rëndonenë zëmëratë prej të-dejturit e prej të-pirit e prej kujdesevet të jetësë, e vinjë përmbi ju papandehuraj ajo ditë; 35 Sepse posi lak dotë vinjë përmbi gjith’ata që rrinë mbi faqet të gjithë dheut. 36 Rrini sgjuarë pra dyke luturë mbë çdo kohë, që të bëneni të-zotër të shpëtoni nga gjithë këto që janë për të bërë, edhe të rrini përpara të Birit të njeriut.
37 Edhe ditënë mësonte ndë hieroret, po natënë dilte jashtë, e e shkonte natënë ndë malt që auhetë i Ullinjet. 38 Edhe gjithë llauzi vinte që me natë tek ay ndë hieroret për të dëgjuar’ atë.
1 Edhe po afëronej e-kremtja e të-pabrumjevet, që quhetë Pashkë. 2 Edhe kryepriftërit e shkronjësitë kërkoninë se qysh t’a vrisninë; sepse kishinë frikë prej llauzit.
3 Edhe Satanaj hyri te Judha që quhej Iskariot, i-cili ishte nga numëri i të dy-mbëdjetët; 4 Edhe vate e foli me kryepriftërit’e me të-parët’e ushtëtarëvet, se qysh t’u’a apë ndër duar. 5 Edhe ata ugëzuanë, edhe bënë gjalë t’i apënë ergjënt. 6 Edhe ay uzotua edhe kërkonte kohë të-pëlqyerë që t’u’a ipte nder duar pa bërë trazyrë.
7 Edhe erdhi dit’e të-pabrumjevet, ndë të cilët duhej të therej kurban’i pashkësë. 8 Edhe Jisuj dërgoj Pjetrin’ edhe Joaninë, dyke thënë, Ecëni edhe na bëni gati pashkënë, që të hamë. 9 Edhe ata i thanë, ku do të bëjmë gati? 10 Edhe ay u tha atyre, kur të hyni ju ndë qytet, na tek dot’ u pjekë juve një njeri dyke mbajturë një shtëmbë uji; hiqni pas ati ndë shtëpit, ku të hynjë; 11 edhe dot’i thoni të Zotit të shtëpisë, Mësonjësi të thotë ty, ku është vëndi, ku dotë ha pashkënë bashkë me nxënësit’ e mi. 12 Edhe ay dot’ u dëftenjë juve një dhomë të-madhe të shtruarë; atje bëni gati. 13 Edhe ata si vanë, gjetnë sikundrë u tha atyre; edhe bënë gati bashkënë.
14 Edhe kur erdhi ora ndënji ndë mësallët, edhe të dy-mbë- dhjetët’ apostoj bashkë me atë. 15 Edhe u tha atyre, Me dëshërim dëshërova të ha këtë pashkë me ju, para se të pësonj; 16 Sepse po u them juve, se s’ kam për të ngrënë më prej asaj, gjersa të mbushetë ndë mbretërit të Perëndisë. 17 Edhe si mori, ufal ndersë, e tha, Merni këtë edhe nda-e-ni ndër mest t’uaj; 18 Sepse po u them juve, se s’kam për të pirë prej pemës’ së hardhisë, gjersa të vinjë mbretëri’e Perëndisë.
19 Pastaj mori bukë, e ufal ndersë, edh’ e theu, e u’ a dha atyre, dyke thënë, Ky ëstë trupi im, që epetë për ju; këtë bëni për të përmëndurë mua. 20 Kështu, passi udarkuanë mori edhe potirinë, dyke thënë, Ky potir është djata e-re ndë gjakt t’im, që derdhetë për ju, 21 Po na dor’ e ati që më trathëton tek është bashkë me mua mbi truvezët. 22 Edhe i Bir’ i njeriut vete sikundrë është urdhëruarë për atë, po mjer’ay njeri, me anë të të-cilit trathëtonetë. 23 Edhe ata zunë të bishëtoninë ndër mest të tyre, se, vallë cili prej atyre dotë jet’ay që dotë bënjë këtë.
24 Ubë edhe një bishëtim ndër mest t’atyre, vallë cili prej atyre duketë, se është më imath. 25 Edhe ay u tha atyre, Mbretërit’ e kombevet zotëronjënë mbi ata, edhe ata që kanë pushtet mbi ata quhenë mirëbërës. 26 Po ju nukë dotë jini kështu; po më i-madhi ndër ju letë bënetë posi më i-vogëli, edhe ay që është i-parë posi ay që shërben. 27 Sepse cili është më i-math, ay që ke ndënjurë ndë mësallët, apo ay që shërben? a jo ay që ka ndënjurë ndë mësallët? Po unë jam ndër mest t’ uaj posi ay që shërben. 28 Edhe ju jini ata që keni qëndruarë bashkë me mua ndë ngasjet të mia. 29 Përandaj edhe unë bënj gati për ju një mbretëri, sikundrë im Atë për mua, 30 Që të hani e të pini mbë truvezët t’ ime ndë mbretërit t’ ime, edhe të rrini mbi frone, dyke giykuarë të dy-mbë-dhjetë farat’e Israilit.
31 Edhe Zoti tha, Simon, Simon, na Satanaj tek u kërkoj juve, që t’u shoshnjë posi grurëtë. 32 Po un’u luta për ty, që të mos të shteretë besa; edhe ti, kur të kthenesh, forco vëllezërit’e tu. 33 Po ay i tha, Zot, jam gati të vete bashkë me ty edhe ndë burk edhe ndë vdekje. 34 Po ay tha, Pjetër, po të them tyj, nukë dotë këndonjë sot këndesi, para se të më mohonjç tri herë, se nukë më njeh.
35 Pastaj u tha atyre, kur u dërgova juve pa kuletë e pa trajshtë e pa këpucë, mos u shteri gjë juvë? 36 Edhe ata thanë, Asgjë. U tha pra atyre, Po tashi ay që të ketë kuletë, le t’a marre me vetëhe; kështu edhe trajshtë; edhe ay që të mos ketë, le të shesë rrobën’e ti, edhe letë blerë thikë. 37 Sepse po u them juve, se edhe këjo e-shkruarë duhetë të mbushetë mbë mua, se, “Edhe më të-paudhëtë unumërua;” sepse të shkruaratë për mua po marrënë funt. 38 Edhe ata thanë, Zot, na tek janë këtu dy thinë. Edhe ay u tha atyre, Mjaft është.
39 Pastaj dolli e vate, sikundrë e kishte zakon ndë malt të Ullinjet; edhe i vanë pas edhe nxënësit’ e ti. 40 Edhe si erdhi ndë vënti, u tha atyre, Fali për të mos hyrë ndë ngasje.
41 Edhe ay unda nga ata sa një të-hedhurë guri, edhe ra mbe gjunjë e falej, 42 Dyke thënë, O Atë, ndë daç të largonjç këtë potir prej meje; përveç jo dashurimi im, po uti le të bënetë. 43 Edhe i uduk një ëngjëll prej qielli dyke dhënë fuqi ati. 44 Edhe si erdhi ndë shtrëngim shpirti falej më tepërë. Edhe djersa e ati ubë posi të-ngrira pika gjaku dyke rënë mbi dhet.
45 Edhe si ungrit nga të-faluritë, erdhi te nxënësit’e ti, e i gjeti dyke fjeturë nga hidhërimi, 46 E u tha atyre, Ç’flini? ngreuni e fali, që të mos hyni ndë ngasje.
47 Edhe ay tek po fliste, na gjindja, edhe ay që thuhej Judhë, një nga të dy-mbë-dhjetëtë, tek po vinte përpara atyreve, edhe uafërua te Jisuj. që t’e puthte. 48 Edhe Jisuj i tha, Judhë, me të-puthurë trathëton të Birin’ e njeriut?
49 Edhe ata që ishinë rreth ati kur panë, se ç’dotë bënej, i thanë, Zot, t’u bjemë me thikë? 50 Edhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit, edhe i preu veshn’e djathtë. 51 Po Jisuj upërgjeq e tha, Ler-e-ni gjer këtu; edhe zuri veshn’e ati, edhe e shëroj:
52 Edhe Jisuj u tha kryepriftëret e të-parëvet të hieroresë e pleqet që kishinë ardhurë mbi atë, Posi mbi kursar keni dalë me thikë e me dru? 53 Unë përdita jeshe me ju ndë hieroret, edhe nukë shtritë duartë mbi mua. Po këjo është ora juaj, edhe pushteti i errësirësë.
54 Edhe si e zunë, e shpunë, edhe e prunë ndë shtëpit të kryepriftit. Edhe Pjetri i vinte pas për së-largu.
55 Edhe ata si ndezë zjarr ndë mest të hoborit, edhe ndënjnë bashkë, rrinte edhe Pjetri ndë mest t’ atyreve. 56 Edhe një shërbëtore, kur e pa atë dyke ndënjurë drejt dritësë, e dyke shtyrë sytë mb’ atë tha, Edhe ky ishte baskë me atë. 57 Po ay e mohoj, dyke thënë, O grua, nuk’e njoh. 58 Edhe pas pakëzë e pa atë një tjetërë, edhë tha, Edhe ti je prej atyreve. Po Pjetri the, O njeri, nukë jam. 59 Edhe passi shkoj si ndonjë orë, një tjetërë qëndronte me fuqi, dyke thënë, Me të-vërtetë edhe ky ishte bashkë me atë; sepse edhe Galileas është. 60 Po Pjetri tha, O njeri, nukë di se ç’thua. Edhe për-një-here, tek ishte ay edhe dyke folurë, këndoj këndesi. 61 Edhe Zoti ukthye e shtyri sytë mbi Pjetrinë; edhe Pjetrit i ra ndër mënt fjal’ e Zotit që i pat thënë se, para se të këndonjë këndesi, dotë më mononjç tri herë. 62 Edhe Pjetri dolli jashtë, edhe qau hidhurë.
63 Edhe ata burratë që mbaninë Jisunë e përqeshninë edhe e rrihninë; 64 Edhe dyke mbuluarë syt’ e ati i bininë faqesë edhe e pyetninë, dyke thënë, Profiteps, cili është ay që të ra? 65 Edhe i thoshninë shumë të-tjera dyke sharë.
66 Edhe si ubë ditë, umbloth pleqësi’e llauzit e kryepriftërit’ e shkronjësitë, edhe e prunë lart ndë bashkëndënjet të tyre, dyke thënë, Ndë je ti Krishti, thua-na. 67 Edhe ay u tha atyre, Ndë u thënça juve, nukë dotë besoni; 68 Edhe ndë u pyeça, nukë dotë më përgjigji, as nukë dotë me lëshoni. 69 Që tashi i Bir’ i njeriut dotë jetë dyke ndënjurë prej së djathtës’ së fuqis’ së Perëndisë. 70 Atëhere të-gjithë thanë, Ti pra je i Bir’ i Perëndisë? Edhe ay u tha atyre, Ju po thoni se unë jam. 71 Edhe ata thanë, Ç’ nevojë kemi më për dëshmim, sepse neve vetë e dëgjuamë prej gojës’ s’ati.
1 Atëhere gjithë shumica e atyreve ungritnë, edhe e prunë te Pillati.
2 Edhe zunë t’e përflisninë, dyke thënë, se këtë e gjetmë dyke prishurë kombinë, edhe dyke ndaluarë njerëzitë t’ i apënë pagesa Qesarit, dyke thënë për vetëhen’ e ti se është Krishti mbreti. 3 Edhe Pillati e pyeti, dyke thënë. Ti je mbreti i Judhenjet? Edhe ay upërgjeq e i tha, Ti po thua.
4 Edhe Pillati u tha kryepriftërvet edhe gjindjesë, Asndonjë faj nukë gjenj te ky njeri. 5 Po qëndroninë me fuqi dyke thënë, Se trazon llauzinë, dyke mësuarë ndëpër gjithë Judhenë, dyke zënë që nga Galilea e gjer këtu. 6 Edhe Pillati kur dëgjoj fjalënë Galilea, pyeti, ndë është njeriu Galileas. 7 Edhe kur e mori vesh, se ishte prej vëndit të pushtetit të Irodhit e dërgoj te Irodhi, i-cili edhe ay ato dit ishte ndë Jerusalim.
8 Edhe Irodhi kur pa Jisunë, ugëzua shumë; se kish mjaft kohë që doj t’a shihte, sepse kishte dëgjuarë shumë gjërra për atë; edhe shprente të shihte ndonjë shënjë të bënej prej ati. 9 Edhe e pyeste me shumë fjalë; po ay nuk’i përgjigjej asgjë. 10 Edhe kryepriftërit’ e shkronjësitë rrininë dyke përfolur’ atë me nxehtësirë të-madhe. 11 Edhe Irodhi bashkë me ushtëtarët’ e ti e bëri për asgjë, edhe e përqeshi, edhe i veshi një rrobë të-ndriçime, edhe e dërgoj përsëri te Pillati. 12 Edhe nd’ atë ditë Pillati edhe Irodhi u bënë miq njeri me tjatrinë; sepse më përpara ishinë nd’ armiqësi njeri me tjatrinë.
13 Edhe Pillati si thirri bashkë kryepriftërit edhe të-parët’ edhe llauzinë, 14 U tha atyre, Prutë këtë njeri tek unë, se sikur trazon llauzë; edhe na unë përpara jush e pyeta hollë hollë, edhe nukë gjeta ndonjë faj te ky njeri nga sa të-përfolura thoni kundr’ati; 15 Po as Irodhi; sepse u dërgova juve tek ay; edhe na asgjë të-vëjejturë për vdekje s’ka bërë. 16 Passi t’a mundonj pra, dot’e lëshonj.
17 Edhe prej nevoje duhej t’u lëshonte atyre një nga të-burgosuritë për të-kremte. 18 Po të-gjithë bashkë bërtitnë, dyke thënë, Ngrej-e këtë, edhe na lësho Varavvanë, 19 I-cili ishte hedhurë ndë burk për një trazirë që ishte bërë ndë qytett, edhe për vrasje.
20 Përsëri pra Pillati u foll atyre, sepse donte t’a lëshonte Jisunë. 21 Po ata thërritninë, dyke thënë, Kryqëzo-e, kryqëzo-e. 22 Edhe ay për të-tretënë herë utha atyre, Përse, ç’ të-keqe ka bërë? asndonjë faj për vdekje s’ gjeta tek ay; passi t’e mundonj pra, dot’ e lëshonj. 23 Po ata qëndroninë me zë të-math, dyke kërkuarë të kryqëzonetë; edhe zëret’e atyre e të kryepriftëret po forconeshinë shum’e më shumë. 24 Edhe Pillati vendosi të bënetë kërkimi i atyre. 25 Edhe u lëshoj atyre atë që ishte hedhurë ndë burkt për trazirë e për vrasje, të-cilënë e kërkoninë, po Jisun’ e dha ndë dashurimt t’atyre.
26 Edhe si e nxuarnë jashtë, zunë një farë Simon Qirineas, që ishte dyke ardhurë nga ara, edhe i vunë kryqnë mbë krahë, që t’ e sillte prapa Jisujt.
27 Edhe i vininë prapa shumë shumicë llauzi, e grash, të-cilatë edhe çireshin’ e ulërininë për atë. 28 Po Jisuj u kthye e u tha atyre, Bija të Jerusalimit, mos qani për mua, po qani për vetëhenë t’uaj edhe për fëmijënë t’uaj. 29 Sepse na tek po vinjënë dit, ndë të-cilat dotë thonë, Lum beronjatë, edhe ata barke që nukë puallë, edhe ata gjij që nukë dhanë sisë. 30 Atëhere dotë zënë t’u thonë malevet Bini mbi ne; edhe kodravet, Mbulo-na-ni. 31 Sepse ndë mbë drun’ e-njomë bënjënë këto, mbë të-thatënë ç’dotë bënetë?
32 Po silleshinë edhe dy të-tjerë keq-bërës, që të vriteshinë bashkë me atë.
33 Edhe kur erdhë ndë vëntt që quhetë vënd’ i Kresë, atje kryqëzuan’ atë, edhe keqbërësitë mbë të-djathtë, edhe tjatrinë mbë të-mëngjërë. 34 Edhe Jisuj thoshte, O Atë, ndje-i ata; sepse nukë dinë se ç’bënjënë. Edhe dyke ndarë rrobat’e ati, shtynë shortë.
35 Edhe llauzi rrij e po vështronte. Edhe të-parët’ e përqeshninë bashkë me ata, dyke thënë, Të-tjerë shpëtoj; letë shpëtonjë vetëhen’ e ti, ndë është ky Krishti, i-sgjedhuri i Perëndisë. 36 Edhe e përqeshnin’ atë edhe ushtëtarëtë, dyke afëruarë e dyke dhënë atij uthullë, 37 Edhe dyke thënë, Ndë je ti mbreti i Judhenjet, shpëto vetëhenë t’ënde.
38 Edhe ishte shkruarë mbi atë edhe një përmbishkronjë me shkronja Gërqishte e Llatinishte e Ebraishte, Ky është mbreti i Judhenjet.
39 Edhe një nga ata keq-bërësitë që ishinë varurë e shante atë, dyke thënë, Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë t’ënde edhe neve. 40 Po tjatëri upërgjeq, edh’ e qërtoj atë, dyke thënë, As nga Perëndia s’ke frikë ti, i-cili je ndë një dënim me atë? 41 Edhe neve me të-drejtë jemi dënuarë; sepse marrmë çpagim sikundrë na vjen për sa punuamë; po ky as ndonjë të-keqe nukë bëri. 42 Pastaj i thoshte Krishtit, Kujto-më, o Zot, kur të vish ndë mbretërit t’ ënde. 43 Edhe Jisuj i tha, Me të-vërtetë po të them, sot dotë jesh bashkë me mua ndë paradhist.
44 Edhe ora ishte sindonja gjashtë, edhe ubë errësirë mbë gjithë dhenë gjer mbë të-nënttënë orë. 45 Edhe djelli uerr; edhe kurtina e tempullit uça mesi.
46 Edhe Jisuj thirri me zë të-math, e tha, O Atë, ndër duart të tua ap shpirtinë t’im. Edhe si tha këto, dha shpirtinë.
47 Edhe krye-qindësi, kur pa se ç’ubë, lavduroj Perëndinë, dyke thënë, Me të-vërtetë ky njeri paskërka qënë i-drejtë.
48 Edhe gjithë ghindja që kishin’ ardhurë bashkë për të vënë re, kur panë se ç’ubë, ktheheshinë dyke rrahurë krahërorët’e tyre. 49 Edhe rrininë gjithë të-njohurit’e ti për sëlargu, si edhe gratë që kishin’ ardhurë bashkë me atë nga Galilea, dyke shikuarë këto punë.
50 Edhe navoka një burrë që quhej Josif, icili ishte an’ e këshillësë, njeri i-mir’e i-drejtë, 51 (Ky nukë pat qënë ndë një mëndje ndë këshillët e ndë punët t’atyre;) nga Arimathea, një qytet i Judhenjet, i-cili edhe vetë priste mbretërin’ e Perëndisë. 52 Ky erdhi përanë Pillatit, edhe lypi trupin’ e Jisujt. 53 Edhe si e sbriti, e pshtolli me pëlhurë, edhe e vuri ndë një varr të-gdhëndurë ndë gur, ku asndonjë kurrë s’ ishte vënë. 54 Edhe ishte dit’ e-prëmte, edhe gdhihej e-shëtunë.
55 Edhe i vanë prapa edhe gra, të-cilatë kishin’ ardhurë bashkë me atë nga Galilea, e panë varrinë, edhe se si uvu trup’ i ati’ atje. 56 Edhe ukthyen’e bënë gati erëra të-mira e vajra ere; edhe të-shëtunën’ uprëjtnë pas porosis së nomit.
1 Edhe ditën’ e-parë të javësë, fort që me natë, erthnë mbi varrt, e prunë ato erërat’ emira, të-cilatë kishinë bërë gati; ishinë edhe ca veta bashkë me ato. 2 Edhe gjetnë gurrë të-rrukullisurë prej varrit. 3 Edhe si hynë brënda, nuk’ e gjetnë trupin’ e Zotit Jisu. 4 Edhe këto tek po vrisninë mëndjenë për këtë punë, na tek qëndruanë përpara atyre dy burra me rroba që vetëtininë. 5 Edhe me-qënë-që ato ufrikësuanë, edhe ulnë faqenë mbë dhet, ata u than’ atyre, Ç’ kërkoni të-gjallinë ndër të-vdekurit? 6 Nuk’është këtu, po ungjall. Kujtohi, si u pat folë juve, kur qe edhe ndë Galilet, 7 Dyke thënë, Se duhetë i Bir’ i njeriut të epetë ndër duar njerëzish fajtorë, edhe të kryqëzonetë, edhe të-tretënë ditë të ngjalletë. 8 Edhe u ranë ndër mëntt atyre fjalët’ e ati.
9 Edhe si ukthyenë nga varri, u dhanë zë për gjithë këto të një-mbë-dhjetët edhe gjithë të-tjerëvet. 10 Edhe ishinë Maria Magdhalinë, edhe Joana, edhe Maria e ëm’ e Jakovit, edhe të tjeratë bashkë me ato, të cilatë u thoshnin’ apostojvet këto fjalë. 11 Po fjalët’ e atyreve u-duknë përpara atyreve posi fjalë të-sbrazëta, edhe nuk’u zininë besë atyre.
12 Edhe Pjetri ungrit e vate me vrap ndë vartt; edhe uunj e pa pëlhuratë që ishinë përdhe vetëmë; Edhe iku dyke çuditurë me vetëhen’ e ti për këtë punë.
13 Edhe na dy veta prej atyreve tek ishinë dyke vaturë atë ditë ndë një fshat që quhej Emmaus, që ishte gjashtë-dhjetë stadhe lark nga Jerusalimi. 14 Edhe ata flisninë ndër mest të-tyre për gjithë këto që kishinë ngjarë. 15 Edhe kur po flisnin’ e haeshinë njëri me tjetrinë uafërua edhe vetë Jisuj, e ecënte bashkë me ata. 16 Po syt’e atyre mbaheshinë për të mos njohur’ atë.
17 Edhe ay u tha atyre, Ç’janë këto fjalë që flitni njëri me tjatrinë dyke ecurë, edhe përse jini të vrërëtë? 18 Edhe njëri, që e kishte emërinë Kleopë, upërgjeq e tha, Vetëmë ti qënke i huaj ndë Jerusalim, edhe s’ paske marrë vesh se ç’janë bërë nd’ atë ndër këto dit? 19 Edhe ay u tha atyre, Cilatë? Edhe ata i thanë, Punët’ e Jisu Nazoreasit, i-cili qe njeri profit, i fortë ndë punë e ndë fjalë përpara Perëndisë edhe gjithë llauzit; 20 edhe si kryepriftërit’ edhe të-parëtë t’ anë e dhanë ndër duar për dënim vdekjeje, edhe e kryqëzuanë. 21 Edhe neve shprenimë, se ay ishte ay që kishte për të çpërblyerë Israilinë. Po mbi gjithë këto, sot ësht’ e treta ditë që kur se ubënë këto; 22 Po edhe ca gra prej nesh na habitnëtë cilatë vanë çpejt që me natë ndë varrt; 23 Edhe passi nukë gjetnë trupin’ e ati, erthnë dyke thënë, se kishinë parë edhe një të-dukur’ ëngjëjsh, të-cilëtë thanë, se ay rron. 24 Edhe ca nga t’ anëtë vanë ndë varrt, edhe gjetnë kështu, sikundrë than’ edhe gratë; po atë nuk e panë. 25 Atëhere ay u tha atyre, O të marrë edhe të-mënuarë ndë zëmërët për të-besuarë gjith’ ato që folnë profitëritë. 26 Nukë duhej të pësonte këto Krishti, edhe të hynte ndë lavdit të ti? 27 Edhe dyke zënë që nga Moisiu edhe që nga gjithë profitëritë, u sgithte atyre ato që ishinë shkruarë për atë ndëpër gjithë shkronjat.
28 Edhe uafëruanë ndë fshatt, që po vininë; Edhe ay ubë sikur kishte për të vaturë më tej. 29 Po ata e shtrënguanë tepërë, dyke thënë, Mbetu bashkë me ne, sepse është ndaj të-ngrysurë, edhe dita uthye. Edhe ay byri për të mbeturë bashkë me ata. 30 Edhe si ndënji ndë mësalët bashkë me ata, mori bukënë, e bekoj, edhe e theu, edhe u’a njau atyre. 31 Atëhere uhapnë syt’ e atyre, edhe e njohnë; po ay humbi prej sysh t’ atyre. 32 Edhe ata i thanë njëri tjatërit, Nukë digjej zëmëra jonë ndër ne, kur na fliste udhësë edhe na sgithte shkronjatë.
33 Edhe ungritnë nd’atë orë, edhe ukthyenë ndë Jerusalim, edhe gjetnë mbledhurë bashkë të dy-mbë-dhjetëtë, edhe ata që ishinë bashkë me ata, 34 Të-cilëtë thoshinë, Se me të-vërtetë Zoti ungjall, edhe uduk te Simoni. 35 Edhe ata prapë dëfteninë ç’ punë u ngjanë udhësë, edhe si unjob tek ata ndë të-thyerët të bukësë.
36 Edhe ata tek po flisninë këto, vetë Jisuj qendroj ndë mest t’atyreve, edhe u thotë, Paqtim mbë ju. 37 Po ata utrëmpnë e ufrikësuanë, sepse u dukej, se po shihninë ndonjë frymë. 38 Edhe ay u tha atyre, Perse jini të-trumbulluarë? edhe përse hipnjënë ndë zëmërat t’ uaj mendime? 39 Shihni duart’ e mia edhe këmbët’e mia, se unë jam ay; zë-më-ni edhe shihni; se fryma s’ka mish e eshtëra, sikundrë sihni mua se kam. 40 Edhe si tha këtë, u dëfteu duart’ edhe këmbëtë. 41 Po tek nukë besoninë ata nga gëzimi edhe çuditeshinë, u tha atyre, A kini gjë për të ngrënë këtu? 42 Edhe ata i dhanë një copë peshku të-pjekurë edhe hoj mjaltë. 43 Edhe ay mori e hëngri përpara atyreve.
44 Pastaj u tha atyre, Këto jan’ ato fjalë, që u fola juve, kur ishnjam bashkë me ju, se duhetë të mbushenë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nomt të Moisiut edhe ndë profitërit edhe ndë Psallmat për mua. 45 Atëhere u hapi mëndjen’ atyre, që të merrninë vesh shkronjatë. 46 Edhe u tha atyre, Se kështu është shkruarë, edhe kështu duhej të hiqte Krishti, edhe të ngjallej prej së-vdekurish të-tretënë ditë, 47 Edhe të lëçitej mb’ emërit t’ ati pendim edhe ndjesë fajesh mbë gjithë kombet, dyke zënë nga Jerusalimi. 48 Edhe ju jeni dëshmimtarë për këto. 49 Edhe na unë tek po dërgonj të-zotuarat’ e t’ im Et mbi ju; edhe ju rrini ndë qytett Jerusalim, gjersa të vishi me fuqi prej së-larti.
50 Pastaj i nxori jashtë gjer ndë Vithani; edhe ngriti duart’e tia e i bekoj. 51 Edhe ay dyke bekuar’ ata unda nga ata, edhe birej lart ndë qiellt. 52 Edhe ata si i ufalnë ati, ukthyenë ndë Jerusalim me gëzim të-math. 53 Edhe ishinë gjithënjë ndë hieroret, dyke lavduruarë e dyke bekuarë Perëndinë. Amin.