Kapitulli: 1
1 Unë plaku mbë Zonjën’ e-sgjedhurë, edhe mbë bijt’ e asaj, të-cilëtë un’ i dua me të-vërtetë; edhe jo vetëm’ unë, po edhe gjith’ ata që kanë njohurë të-vërtetënë; 2 Për të-vërtetënë që mbetetë ndër ne, edhe dotë jetë bashkë me ne për gjithë jetënë; 3 Qoftë bashkë me ju hir, përdëllim, paqtim prej Perëndisë, Atit, ndë të-vërtetë e ndë dashuri.
4 Ugëzuashe shumë, se gjeta ca nga bijt’ e tu dyke ecurë ndë të-vërtetët, sikundrë muarmë porosi prej Atit. 5 Edhe tashi të lutem ty, o Zonjë, jo sikur se të shkruanj ndonjë porosi të-re, po atë që kishimë që ndë kryet, të duamë njëri tjatërinë. 6 Edhe këjo është dashuria, të ecëjmë pas porosivet t’ati. Këjo është porosia, sikundrë e dëgjuatë që ndë kryet, të ecëni mb’ atë.
7 Sepse shumë kobimtarë hynë ndë botët, të-cilëtë nukë rrëfenjënë se Jisu Krishti erdhi ndë mish; i-tilli është kobimtari edhe anti-krishti. 8 Vështroni vetëhenë t’uaj, që të mos humbasëm’ ato që punuamë, po të marrëmë pagë të-plotë. 9 Kushdo që shkel porosinë edhe nukë mbetetë ndë mësimt të Krishtit, ky nukë ka Perëndi; ay që mbetetë ndë mësimt të Krishtit, ky ka edhe Atin’ edhe Birinë. 10 Ndë qoftë se vjen ndonjë ndër ju, e nukë bje këtë mësim, mos e merrni ndë shtëpi, edhe mos i thoni ati, Gëzuash; 11 Sepse ay që i thotë ati, Gëzuash, bënetë pjesëtar ndë punërat t’ati të-liga.
12 Ndonëse pata shumë për të shkruarë juve, nukë desha me kartë e me mellan t’u’a shkruanj; po shprenj të vinj te ju, edhe të flas gojë për gojë, që të jetë i-plotë gëzimi ynë.
13 Të falenë me shëndet djemt’ e s’at motëre së-sgjedhurë. (Amin.)