Kapitulli:  1  2  3  4  5

1 Joanit – Krye 1

1 Atë që ishte që ndë kryet, atë që kemi dëgjuarë, atë që kemi parë më sytë t’anë, atë që vumë re, edhe duartë t’ona e preknë, për Fjalën’ e jetësë; 2 (Edhe jeta uçfaq, edhe e pamë edhe dëshmojmë, edhe u apënë juve zë për jetën’ e-përjetëshme, që ishte tek Ati, edhe uçfaq ndër ne;) 3 Atë që kemi parë edhe kemi dëgjuarë, për atë u apëmë zë juve, që të keni edhe ju pjesë me ne; edhe pjesa jonë është me Atin’ edhe me Birin’ e ati Jisu Krisht. 4 Edhe këto u’a shkuajmë juve, që të jet’ i-plotë gëzimi juaj.

5 Edhe ky është zëri që kemi dëgjuarë nga ay, edhe u apëmë zë juve, Se Perëndia është dritë, edhe nukë ka ndonjë errësirë tek ay. 6 Ndë thënçimë së kemi pjesë me atë, edhe ecëjmë nd’errësirët, gënjejmë, edhe nukë bëjmë të-vërtetënë. 7 Po, ndë ecëshimë ndë dritët, sikundrë ay është ndë dritët, kemi pjesë njëri me tjatërinë, edhe gjaku i Jisu Krishtit, Birit t’ati, na qëron nga çdo faj.

8 Ndë thënçimë se s’kemi faj, kobojmë vetëhen’ t’ënë, edhe e-vërteta nuk’ është ndër ne. 9 Ndë rrëfefshimë fajetë t’anë, është besëtar edhe i-drejtë, që të na ndjenjë fajetë edhe të na qëronjë nga çdo shtrëmbëri. 10 Ndë thënçimë se s’kemi fëjyerë, e bëjmë atë gënjeshtar, edhe fjal’ e ati nuk’ është ndër ne.

1 Joanit – Krye 2

1 Djemthit’ e mi, u shkruanj juve këto, që të mos fëjeni; edhe nde fëjeftë ndonjë, kemi kush të lutetë tek Ati, Jisu Krishtin’ e-drejtë. 2 Edhe ay është çpërblimi për fajetë t’anë; edhe jo vetëmë për t’anëtë, po edhe për të-gjithë botësë.

3 Edhe nga këjo e dimë, se e kemi njohurë atë, ndë ruajçimë porosit’ e ati. 4 Ay që thotë, E kam njohur’ atë, edhe s’ruan porosit’ e ati, është gënjeshtar, edhe e-vërteta nuk’ është mb’ atë; 5 Po, ay që ruan fjalën’ e ati, me të-vërtetë dashuria e Perëndisë ësht’ e-mbaruarë te ky. Nga këjo e dimë, se jemi mb’ atë. 6 Ay që thotë se mbetetë mb’ atë, ka detyrë, sikundrë eci ay, edhe ky kështu të ecënjë.

7 Vëllezër, nuk’ u shkruanj juve porosi të-re, po porosi të-vjetërë, atë të-cilënë e kishitë që ndë kryet; porosia e-vjetërë është fjala që dëgjuatë që ndë kryet. 8 Përsëri u shkruanj juve një porosi të-re, e-cila gjë ësht’ e-vërtetë mb’ atë edhe mbë ju; sepse errësira shkon, edhe drita e-vërtetë po ndrit. 9 Ay që thotë se është ndë dritët, edhe i ka mëri të vëllat, nd’ errësirë është gjer tashi. 10 Ay që do të vëllanë mbetetë ndë dritët, edhe skandhali nukë ka tek ay. 11 Po ay qe i ka mëri të vëllat, nd’ errësirët ecën, edhe nukë di se ku vete, sepse errësira i verboj sytë.

12 U shkruanj juve, djemthit’ e mi, se undjenë fajetë t’uaj për emërin’ e ati. 13 U shkruanj juve, atër sepse e keni njohur’ atë që është që ndë kryet; u shkruanj juve, djaloshë, se e keni mundurë të-ligunë; u shkruanj juve, çuna, sepse e keni njohurë Atinë. 14 U shkrova juve, atër, sepse e keni njohur’ atë që është që ndë kryet; u shkrova juve, djaloshë, sepse jeni të-fortë, edhe fjal’ e Perëndisë mbetetë ndër ju, edhe e keni mundurë të-ligunë.

15 Mos doni botënë, as ato që janë ndë botët. Ndë do ndonjë botënë, dashuria e Atit nuk’ është mb’ atë. 16 Sepse çdo gjë që është ndë botët, dëshërimi i mishit, edhe dëshërimi i syvet, edhe madhështia e jetësë, nuk’ është prej Atit, po është prej botësë. 17 Edhe bota shkon, edhe dëshërim’ i asaj; po ay që bën dashurimin’ e Perëndisë mbetetë ndë jetët të-përjetëshme.

18 Cuna, është or’ e fundit; edhe sikundrë dëgjuatë, se antikrishti vjen, edhe tashi shumë antikrishtër ka; andaj dimë, se është or’ e fundit. 19 Prej nesh duallnë, po nuk ishinë prej nesh; sepse, ndë ishinë prej nesh, dotë kishinë mbeturë me ne; po duallnë, që të çfaqenë se nukë janë të-gjithë prej nesh. 20 Edhe ju keni të-lyerë prej Shënjtit, edhe i dini të-gjitha. 21 Nuk’ u shkrova juve, sepse nukë dini të-vërtetënë, po sepse e dini, edhe sepse çdo gënjeshtrë nuk’ është nga e-vërteta. 22 Kush është gënjeshtari, veç ay që mohon se Jisuj nuk’ është Krishti? ky ësht’ antikrishti, ay që mohon Atin’ edhe Birinë. 23 Kushdo që mohon Birinë, s’ka as Atinë; (ay që-rrëfen Birinë, ka edhe Atinë).

24 Ajo pra që ju dëgjuatë që ndë kryet, letë mbetetë ndër ju. ndë mbettë ndër ju ajo që dëgjuatë që ndë kryet, edhe ju dotë mbeteni te Biri e tek Ati. 25 Edhe këta është të-zotuarëtë që ay na uzotua, jet’ e-përjetëshme. 26 Këto u’a shkrova juve për ata që u kobonjënë. 27 Edhe ata të-lyerëtë që muartë nga ay mbetetë ndër ju, edhe s’keni nevojë t’u mësonjë juve ndonjë; po sikundrë u mëson juve gjithata të-lyerë për të gjitha, kështu është edhe e-vërtetë, edhe nuk’ eshtë gënjeshtrë; edhe sikundrë u mësoj juve, dotë mbeteni mb’ atë.

28 Edhe tashi, djemthit’ e mi, mbetuni mb’ atë, që, kur të çfaqetë, të kemi kuxim, e të mos turpëronemi nga ay mbë t’ardhurit t’ati.

29 Ndë e dini, se ësht’ i-drejtë, e dini se kushdo që bën drejtërinë prej ati ka lindurë.

1 Joanit – Krye 3

1 Shihni ç’farë dashurie na ka dhënë Ati, që të quhemi djem të Perëndisë; përandaj bota nukë na njeh, sepse nuk’ e njohu atë.

2 Të-dashurë, tashi jemi djem të Perëndisë; po edhe s’është çfaqurë se ç’dotë jemi; po e dimë, se, kur të çfaqetë, do të jemi posi ay; sepse do t’a shohëm’ atë sikundrë është. 3 Edhe kushdo që ka këtë shpresë mb’ atë, pastron vetëhen’ e ti, sikundrë ay ësht’ i-pastrëtë. 4 Kushdo që bën fajinë, bën edhe panominë; sepse faji është panomia. 5 Edhe e dini, se ay uçfaq, që të ngrerë fajetë t’anë; edhe faj nukë ka tek ay. 6 Kushdo që mbetetë mb’ atë, nukë fëjen; kushdo që fëjen nuk’ e ka par’ atë, as nuk’ e ka njohur’ atë.

7 Djemthit’ e mi, letë mos u kobonjë juve asndonjë; ay që bën drejtërinë, ësht’ i-drejtë, sikundrë ay ësht’ i-drejtë. 8 Ay qe bën fajnë, është nga djalli; sepse që ndë kryet djalli është dyke fëjyerë. Përandaj uçpërfaq i Bir’ i Perëndisë,që të prishnjë punërat’ e djallit. 9 Ay që ka lindurë prej Perëndisë, faj nukë bën, sepse fara e ati mbetetë mbë atë; edhe s’munt të fëjenjë, sepse ka lindurë prej Perëndisë. 10 Me këtë çquhenë djemt’ e Perëndisë, edhe djemt’ e djallit. Kushdo që nukë bën drejtëri, nuk’ është nga Perëndia, si edhe ay që nukë do të vëllanë.

11 Sepse këjo është porosia që ndëgjuatë që ndë kryet, të duamë njëri tjatërinë; 12 Jo sikundrë Kaini i-cili ishte prej të-ligut, edhe theri të vëllanë. Edhe përse e theri atë? sepse punërat’ e ati ishinë të-liga, e ato të të vëllat ishinë të-drejta.

13 Mos çuditi, vëllezërit’ e mi, ndë bota u ka mëri juve. 14 Neve e dimë, se kemi shkuarë prej vdekjesë ndë jetët, sepse duamë vëllezëritë; ay që nukë do vëllanë, mbetetë ndë vdekjet. 15 Kushdo që i ka mëri të vëllat, është njeri-vrasës; edhe e dini se çdo njeri-vrasës s’ ka jetë të-përjetëshme që mbetetë ndë vetëhet të ti.

16 Nga këjo e njohëmë dashurin’ e Krishtit, se ay vuri jetën’ e ti për ne; edhe neve kemi detyrë të vëmë jetënë t’ënë për vëllezëritë. 17 Po ay që ka të-mirat’ e botësë, edhe sheh të vëllanë që ka nevojë, edhe mbyll zëmërën’ e ti prej ati, qysh munt të mbetetë dashuria e Perëndisë tek ay? 18 Djemthit’ e mi, të mos duamë me fjalë, as me gjuhë, po me punë e me të-vërtetë.

19 Edhe nga këjo e njohëmë se jemi prej së-vërtetësë, edhe dotë sigurojmë zëmëratë t’ona përpara ati; 20 Se ndë na dënon zëmëra, pa fjalë Perëndia është më i-math se zëmëra jonë, edhe njeh të-gjitha. 21 Të-dashurë, ndë mos na dënon zëmëra jonë, kemi kuxim te Perëndia; 22 Edhe çdo që të lypëjmë, e marrëmë nga ay, sepse ruajmë porosit’ e ati, edhe bëjmë të pëlqyeratë përpara ati. 23 Edhe këjo është porosia e ati, të besojmë mb’ emërit të Birit t’ati Jisu Krishtit, edhe të duamë njeri tjatërinë, sikundrë na la porosi. 24 Edhe ay që ruan porosit’ e ati, mbetetë mb’ atë, edhe ay mbë këtë, edhe nga këjo e njohëmë se mbetetë ndër ne, nga Fryma që na dha.

1 Joanit – Krye 4

1 Të dashurë, mos i besoni çdo fryme, po provoni frymatë, ndë janë nga Perëndia; sepse shumë profitër të-rrem duallnë ndë botët. 2 Nga këjo e njihni Frymën’ e Perëndisë; çdo frymë që rrëfen, se Jisu Krishti ka ardhurë ndë mish, është nga Perëndia; 3 Edhe çdo frymë që nukë rrëfen se Jisu Krishti ka ardhurë ndë mish, nuk’ është nga Perëndia; edhe këjo është fryma e antikrishtit, që keni dëgjuarë se vjen, edhe qe tashi është ndë botët.

4 Ju jeni nga Perëndia, djemthit’ e mi, edhe i keni mundurë ata; sepse ay që është ndër ju është më i-math se ay që është ndë botët. 5 Ata prej botësë janë; përandaj prej botësë flasënë, edhe bota i dëgjon ata. 6 Neve jemi nga Perëndia; ay që njeh Perëndinë, na dëgjon; ay që nukë është nga Perëndia, nukë na dëgjon. Nga këjo njohëmë frymën’ e së-vërtetësë, edhe frymën’ e kobimit.

7 Të-dashurë, letë duamë njëri tjatërinë; sepse dashuria është nga Perëndia; edhe kushdo që do ka lindurë prej Perëndisë, edhe e njeh Perëndinë. 8 Ay që nukë ka dashuri, nuk’ e njohu Perëndinë; sepse Perëndia është dashuri. 9 Mbë këtë uçfaq dashuria e Perëndisë mbë ne, se Perëndia Birin’ e ti të-vetëmlindurinë e dërgoj ndë botët, që të rrojmë me anë t’ati. 10 Mbë këtë është dashuria, jo se neve e deshmë Perëndinë, po se ay na deshi neve, edhe dërgoj Birin’ e ti çpërblim për fajetë t’anë. 11 Të-dashurë, ndë na deshi kështu Perëndia, edhe neve kemi detyrë të duamë njëri tjatërinë. 12 Asndonjë s’e ka parë Perëndinë ndonjë herë. Ndë duamë njëri tjatërinë, Perëndia mbetetë ndër ne; edhe dashuria e ati ësht’ e-sosurë mbë ne. 13 Nga këjo e njohëmë, se mbetemi mb’ atë, edhe ay ndër ne, sepse na ka dhënë nga Fryma e ti.

14 Edhe neve kemi parë, edhe dëshmojmë, se Ati dërgoj Birinë Shpëtimtar të botësë. 15 Ay që të rrëfenjë se Jisuj është i Bir’ i Perëndisë, Perëndia mbetetë mb’ atë, edhe ay mbë Perëndinë. 16 Edhe neve e kemi njohur’ edhe e kemi besuarë dashurinë, që ka Perëndia mbë në. Perëndia është dashuri; edhe ay që mbetetë ndë dashurit, mbetetë mbë Perëndinë, edhe Perëndia mb’ atë. 17 Mbë këtë është e-sosurë dashuria me ne, që të kemi kuxim ndë ditët të gjyqit; sepse sikundrë ay është, kështu edhe ne jemi ndë këtë botë. 18 Frikë nukë ka ndë dashurit, po dashuria e-sosurë e nxier jashtë frikënë; sepse frika ka mundim; edhe ay që ka frikë nuk’ është i-mbaruarë ndë dashurit. 19 Neve e duamë atë; sepse ay më parë na deshi. 20 Ndë thëntë ndonjë, Se dua Perëndinë, edhe i ka mëri të vëllat, është gënjeshtar; sepse ay që s’do të vëllanë të-cilinë e ka parë, qysh munt të dojë Perëndinë të cilinë s’e ka parë? 21 Edhe këtë porosi e kemi nga ay, Ay që do Perëndinë të dojë edhe të vëllanë.

1 Joanit – Krye 5

1 Kushdo që beson se Jisuj është Krishti, ka lindurë prej Perëndisë; edhe kushdo që do atë që e ka pjellë, do edhe atë që ka lindurë prej ati. 2 Nga këjo e njohëmë se duamë të bijt’ e Perëndisë, kur duamë Perëndinë, edhe ruajmë porosit’ e ati. 3 Sepse këjo është dashuria e Perëndisë, të ruajmë porosit’ e ati; edhe porosit’ e ati nukë janë të-rënda. 4 Sepse çdo gjë që ka lindurë prej Perëndisë e munt botënë, edhe kejo është vitoreja që mundi botënë, besa jonë. 5 Cili ësht’ ay që munt botënë, veç ay që beson, se Jisuj është i Bir’ i Perëndisë?

6 Ky ësht’ ay që erdhi me anë uji e me anë gjaku, Jisu Krishti; jo me anë uji vetëmë, po me anë uji edhe gjaku; edhe Fryma është ajo që dëshmon, sepse Fryma ësht’ e vërteta. 7 Sepse tre janë ata që dëshmonjënë ndë qiellt, Ati, Fjala, edhe Frym’ e-Shënjtëruarë; edhe këta të tre janë një. 8 Edhe tre jan’ ata që dëshmonjënë ndë dhet, Fryma, edhe ujëtë, edhe gjaku; edhe këta të tre janë mbë një.

9 Ndë qoftë se presëmë dëshmimin’ e njerësvet, dëshmimi i Perëndisë është më i-math; se ky është dëshmimi i Perëndisë që ka dëshmuarë për të Birinë. 10 Ay që i beson të Birit të Perëndisë, ka dëshmimnë ndë vetëhet të ti; ay që nuk’ i beson Perëndisë, gënjeshtar e ka bërë atë, sepse nuk’ i besoj dëshmimit që dëshmoj Perëndia për të Birinë. 11 Edhe ky është dëshmimi, se Perëndia na dha jetë të-përjetëshme, edhe këjo jetë është tek i Biri. 12 Ay që ka Birinë, ka jetënë; ay që s’ka të Birin’ e Perëndisë, s’ka jetënë. 13 Këto u’a shkrova juve që besoni mb’ emërët të Birit të Perëndisë, që t’a dini se keni jetë të-përjetëshme, (edhe që të besoni mb’ emërët të Birit të Perëndisë.)

14 Edhe ky është kuximi që kemi tek ay, se, ndë lypçimë gjë pas dashurimit t’ati, na dëgjon. 15 Edhe ndë e dimë se na dëgjon, çdo qëtë lypëjmë, e dimë se marrëmë të-lypuratë që kemi lypurë prej ati.

16 Ndë paftë ndonjë vëllan’ e ti se fëjen faj jo për vdekje, dotë lypënjë, edhe Perëndia dot’ i apë ati jetë, atyreve që nukë fëjenjënë për vdekje. Ka faj për vdekje; nukë them të lutetë për atë faj. 17 Çdo shtrëmbëri është faj; edhe ka faj jo për vdekje.

18 E dimë se kushdo që ka lindurë nga Perëndia nukë fëjen; po ay që ka lindurë nga Perëndia e ruan vetëhen’ e ti, edhe i-ligu nuk’ e përket. 19 E dimë se jemi nga Perëndia; edhe gjithë bota gjëndetë mbë të-ligët. 20 Po e dimë se i Bir’ i Perëndisë erdhi, edhe na dha kupëtim, që të njohëmë të-vërtetinë; edhe jemi mbë të-vërtetinë, mbë të Birin’ e ati Jisu Krisht. Ky ësht’ i-vërteti Perëndi, edhe jeta e-përjetëshme.

21 Djemthit’ e mi ruani vetëhenë t’uaj nga idhujtë. Amin.