Kapitulli:  1

Judhe – Krye 1

1 Judha, shërbëtuar i Jisu Krishtit, edhe i vëllaj i Jakovit, mbë të-thërrituritë që janë të-shënjtëruarë prej Perëndisë, Atit, edhe të-ruajturë prej Jisu Krishtit; 2 Përdëllim, e paqtim, e dashuri, shumoftë mbë ju.

3 Të-dashurë, passi vë çdo kujdes t’u shkruanj juve për shpëtimin’ e-bashkëtë, pata nevojë t’u shkruanj juve, e t’u lutem të luftoni për besënë që u udha një herë shënjtorëvet. 4 Sepse hynë fshehurazi disa njerës, të-cilëtë përpara që moti ishinë shkruarë për ndë këtë dënim, njerës të-pabesë, që kthenjënë hirin’ e Perëndisë t’ënë ndë ndyrësi, edhe mohonjënë të-vetëminë Zotëri (Perëndinë), edhe Zotinë t’ënë Jisu Krisht.

5 Edhe dua t’u bje juve ndër mëntt, ndonëse ju e dini këtë, se Zoti, si shpëtoj llauzinë nga dheu i Egjyptësë, pastaj i humbi ata që nukë besuanë. 6 Edhe ata ëngjëjtë që nukë ruajtnë gjëndjen’ e tyre të-parë, po lanë vëndin’ e tyre, i ka ruajturë me të-lidhura të-përjetëshme ndënë errësirë, për gjyqin’ e ditës’ së-madhe; 7 Posi Sodomat’ e Gomorratë, edhe ata qytetetë rreth atyreve, që udhanë ndë kurvëri pas mënyrës s’atyreve, edhe vanë prapa tjatëri mishi, janë vënë përpara për shëmbëllesë dyke umunduarë me zjarr të-përjetëshm. 8 Gjithashtu edhe këta, dyke parë ëndërra, ndyrinë mishinë, e pushtetinë e bënjënë për asgjë, edhe ofiqetë i shanjënë. 9 Po Mihaili, i-par’ i ëngjëjvet, kur dyke luftuarë hahej me djallinë për trupin’ e Moisiut, nukë kuxoj të bjerë kundr’ ati ndonjë dënim vllasfimie, po tha, Zoti të qërtoftë ty. 10 Edhe këta për gjërëra që nuk’ i dinë flasënë keq; edhe prishenë mb’ ato që i dinë prej naturë, posi shtëzëtë pa mënt. 11 Mjerë ata! sepse ecnë ndë udhët të Kainit, edhe për pagë uderthnë me vrap pas kobimit të Ballaamit, edhe uhumpnë ndë kundrëfjalët të Koreut.

12 Këta janë këllirëra ndë gostirat të dashurisë s’uaj, kur han’ e pinë bashkë me ju pa frikë, e kullosënë vetëhen’ e tyre; janë re pa ujë që bihenë andej e këtej prej erëravet; janë drurë vjeshte të pa-pemshim, dy here vdekurë, çkulurë nga rrënjëtë; 13 Valë deti t’egra që shkumëzonjënë turpjet’ e tyrë; yj që bihen’ andej e këtej, për të-cilëtë është ruajtur’ errësir’ e-zezë për gjithë jetënë.

14 Edhe për këta profitepsi edhe Enohu i-shtatti prej Adhamit, dyke thënë, “Ja tek erdhi Zoti me mijëra prej shënjtorëvet të ti, 15 Që të bënjë gjyq përmbi gjithë, edhe të qërtonjë gjithë të-pabesëtë ndër mest t’atyreve, për gjithë punërat’ e pabesëris’ s’atyre që punuanë me pabesëri, edhe për gjithë fjalët e-ashpëra që fajtorë të-pabesë folnë kundr’ ati.” 16 Këta jan’ asish që murmurisnjën’ e qahenë, dyke ecurë pas dëshërimevet të tyre; edhe goja e atyre flet fjalë fort të-trasha, edhe përkëdhelnjënë njerës, që të kenë dobi nga ata.

17 Po ju, o të-dashurë, sillni ndër mëntt fjalëtë që ufolnë më përpara nga apostojt’ e Zotit t’ënë Jisu Krisht, 18 Se u thoshinë juve, “se ndë kohët të-pastajmë dotë ketë përqeshës që dot’ ecënjënë pas dëshërimevet të pabesërivet të tyrë.”

19 Këta jan’ ata që ndanjënë veç vetëhen’ e tyre, posi shtëzë, që s’kanë Frymë.

20 Po ju, o të-dashurë, dyke ndërtuarë vetëhenë t’uaj përmbi besët t’uaj fort të-shënjtëruarë, e dyke falurë me Frymë të-Shënjtëruarë, 21 Ruani vetëhenë t’uaj ndë dashurit të Perëndisë, dyke priturë përdëllimin’ e Zotit t’ënë Jisu Krisht për jetë të-përjetëshmë. 22 Edhe ca i përdëlleni, kur hahenë me ju; 23 Edhe të-tjerë i shpëtoni me frikë, dyke rrëmbyerë ata nga zjarri, edhe dyke pasurë mëri edhe atë rrobënë që është fëlliqurë nga mishi.

24 Edhe mb’ atë që munt t’u ruanjë juve të-pafajm, e t’u qëndronjë juve faqe-bardhë ndë gëzim përpara lavdis’ së ti, 25 Mbë të-vetëminë (të-diturë) Perëndi, Shpëtimtarinë t’ënë, qoftë lavdi edhe madhëri, fuqi edhe pushtet, edhe tani edhe ndë gjithë jetët të-përjetëshme. Amin.